Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë

    nje lajm i gezueshem per shqiptaret..

    me shpirt nder dhembe nga marazi.. balkan vebi i edvin bollinos.. se mallteze alba anila aldo bare altin arapeve..njofton.. me an te orietes.. zhubres a si e ka kjo gazetarja..


    ---

    o b BalkanWeb.com

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=29997

    Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë


    (Dërguar më: 24/11/08) Nga Orjeta Zhupa
    Kryeministri italian, Berluskoni pritet të vijë në datën 2 dhjetor në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të takojë këtu “mikun” e tij, Berisha, i cili është treguar i gatshëm për të gjitha projektet energjetike të Italisë.
    CORRIERE DELLA SERA


    Kryeministri italian, Silvio Berluskoni pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datën 2 dhjetor. Burime zyrtare të qeverisë italiane kanë njoftuar se ai do të takojë në Tiranë kryeministrin shqiptar, Sali Berisha si dhe presidentin, Bamri Topi.

    “Dashuria” Berisha – Berluskoni është e hershme, dhe vizita e Berluskonit në Shqipëri nuk është një surprizë. Vetë Berisha në një intervistë në fund të muajit Maj, për gazetën e mirënjohur italiane Corriera della Sera është shprehur se: “Silvio është luani i gadishullit”. Berisha i ka premtuar Berluskonit ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, nëpërmjet të cilit do të furnizohet me energji edhe Italia. Media italiane ka komtuar këtë lëshim nga ana e qeverisë Shqiptare si një favor që Berluskoni të mos rrezikojë postin e tij, duke ndërtuar një central bërthamor në mes të Italisë, në kundërshtim të hapur me gjithë italianët, që gjithsesi janë të etur për energji. Italia është fuqia e pestë ekonomike në botë.

    Kryeministri shqiptar, Berisha, në intervistën e dhënë për gazetën Italiane "Corriere della Serra", është shprehur i gatshëm për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri. Ndërsa për importin e plehrave nga Italia, është shprehur i prerë se nuk e lejon ligji për momentin... Gjithashtu Berisha i ka premtuar Berluskonit edhe ndërtimin e një TEC-i me qymyr, i cili sipas ekologjistëve
    krijon ndotje serioze të mjedisit.


    Përveç centralit bërthamor, edhe një central me qymyr

    Një pikë e fortë e diskutimeve midis Berishës dhe Berluskonit në takimin e datës 2 dhjetor mendohet të jetë edhe çështja e ndërtimit të një TEC-i me qymyr.
    Kompania italiane “Enel” është tashmë në një garë të hapur me një konsorcium greko-gjerman për ndërtimin e termocentralit me qymyr që është parashikuar që të ndërtohet në Porto-Romano. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se kapaciteti i këtij termocentrali do të jetë 800 MW dhe ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë ai që do e ndërtojë këtë TEC, që pjesën më të madh të energjisë së prodhuar do ta ketë për tregun Italian.

    Deklarata për ndërtimin e një TEC-i me qymyr në Shqipëri ka ardhur nga shefi ekzekutiv i kompanisë i kompanisë në muajin qershor të këtij viti. “Ne po punojmë me qeverinë Shqiptare për ndërtimin e termocentralit me qymyr, “ ka bërë të ditur Fulvio Conti, drejtori ekzekutiv i “Enel” për radio RAI 1. “Ne mendojmë se kemi të gjitha garancitë e nevojshme për të bërë të mundur që të rrisim prezencën tonë në treg, edhe në investimet nukleare, por në terma shumë afatgjatë. Akoma asgjë nuk është planifikuar asgjë në këtë drejtim”, ka bërë të ditur ai. Conti ka bërë të qartë ambicien e kompanisë “Enel” për të rifilluar ndërtimin e një centrali bërthamor në Itali, ku ai u rrëzua me referendum që në vitin 1980. “Ne kërkojmë që të shkojmë drejt nuklearit”, ka bërë të ditur Conti , deri sa Italia importon 20 për qind të energjisë elektrike nga Franca që është edhe prodhuesi më i madh i energjisë nga centralet bërthamore.

    (O.Zhupa/ BalkanWeb)

    --



    suksese berishes e berluskonit.. ne te mire te shqiperise.. e kosoves..

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    A do e mare Berlusconi ate ministren bukuroshe ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a pi tetove je a pi shumadie..or shoq..

    minstresha e bukur eshte e jona..

    hajt shko pi nji caj ne cajtore te burrave.. o asnjiher ballist..

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a pi tetove je a pi shumadie..or shoq..

    minstresha e bukur eshte e jona..

    hajt shko pi nji caj ne cajtore te burrave.. o asnjiher ballist..
    Chaj me limon a pa limon ? Ti e pi marihuanen e Llazaratit ?

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpresojmë të jetë ndonjë vizitë me rezultat pozitiv për Shqipërinë, e jo si vizitat tjera vetëm për të pirë kafe.
    Sui generis

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot,

    Formimi i nyjes gordiane ne
    Nga Lavdosh FERRUNI

    Teksa Berisha dhe Fratini vërtisnin nëpër duar formatet e pasaportave biometrike e kartat e identitetit para Shqiptareve, për shumëkënd ata ngjanin njëlloj si eksploratorët evropianë që u tregonin pasqyrat indianëve të Amerikës në këmbim të arit të tyre.

    Shqipëria është zbuluar prej “eksploratorëve” italianë, si të ishte Amerika e perëndimit të largët, por ku pasurimi nuk është rropatës dhe i rrezikshëm siç ndodhte me kërkuesit e atëhershëm të arit, madje fare i lehtë mjafton një ujdi me kryetarin e Qeverisë (imagjinoni kryetari i fisit) dhe çdo gjë është e mbaruar. Pas lojës me pasaporta e me karta qëndronte marrëveshja tepër hermetike për nyjen energjetike të Lezhës e veprave ndihmëse për të, që u përmend shkarazi teksa u hodhën firma për këtë nyje. Pas pasaportave e kartave qëndronin dhe nyje të tjera energjetike përgjatë bregdetit Adriatik të Shqipërisë.

    Fratini tha qartazi: “Italia është e interesuar në mundësinë që Shqipëria ofron në fushën e energjetikës për të cilat Italia ka nevojë”. Qartazi foli dhe Berisha tek tha: “Zbatova ato që kisha shpallur…garantova se do të vendosja praktikat më të mira për investimet e tyre”.

    Nëse i shkrin të dy prononcimet në një përkthimi bëhet: “Shqipëria vihet në shërbim të Italisë. Ajo garanton me mundësitë e saj plotësimin e nevojave që ka Italia për energji”. Në fakt çështja është më zi se sa duket nëse konsiderohet se sa miliona tonelata blozë do derdhin në bregdetin Shqiptar nevojtarët Italian. Por le të vijmë në plan më konkret.

    Cili e di se ç’është nyja energjetike e Lezhës (se e Porto Romanos u bë e njohur nga Fazlliçi)? Shumë shumë pak vetë. Në fakt sipas ligjit dhe konventave ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë, duhet ta dinte e gjithë Shqipëria dhe madje shqiptarët duhet të merrnin pjesë në vendimmarrje për këto nyje energjetike. Media, për shembull, nuk di gjë se kjo nyja energjetike e Lezhës si fillim përbëhet nga dy TEC-e, njëri prej të cilëve tashmë është aprovuar. Përsëri karburanti për djegie do vij nga importi me anije. Nëse shtojmë dhe terminalin e eksportit të çimentos prej nyjeve të çimentos që po ngrihen nga Fushë Kruja në Lezhë drejt Italisë nuk mbetet gjë tjetër veçse ti themi “lamtumirë” edhe plazheve të bregdetit të Lezhës.

    Me 50 ha tokë të vënë në dispozicion për TEC-et italiane pikërisht midis lagunës së Knallës dhe asaj të Merxhanit e Kune Vainit, të cilat komunikojnë me njëra tjetrën me ujërat nëntokësore shumë pranë sipërfaqes dhe që përbëjnë një nga zonat me vlera të rralla ekologjike (ku ndodhen të paktën 15 specie në rrezik zhdukje) ekonomike dhe turistike, pjesë e projektit të zonës së mbrojtur, shkatërrohet totalisht i gjithë ekosistemi ligatinor i Kune-Vainit. Në përpjekje për të qepur ca letra është dhënë urdhër që vija e zonës së mbrojtur të zbritet poshtë zonës së TECeve. Egzaktësisht e njëjta skemë si për zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, kur antimjedisori nr 1 i vendit (i djeshëm dhe i sotëm), Xhuveli zvogëloi territorin e zonës së mbrojtur të lagunës (duke zbatuar kështu edhe porosinë e ministrit të atëhershëm të energjetikës, për të cilin ka një kallëzim në prokurori për këtë akt) për ti lënë terren TEC-it të Vlorës dhe Petroliferës. Nyja energjitike e Lezhës së bashku me atë të Porto Romanos, Semanit e Vlorës mbyllin ciklin e industrive ndotëse në Adriatikun lindor, pasi në territorin e shtetit malazes dhe kroat nuk lejohen nyje të tilla.

    Në bregdetin Jonian të Shqipërisë po përgatitet instalimi përfundimtar i nyjeve “turistike”, të tipit Kakome, që nuk janë asgjë tjetër veçse një okupim i plazheve më të bukura joniane të vendit prej multinacionaleve në bashkëpunim me klanet të politikës brenda vendit.

    Ato nuk janë gjë tjetër veçse ngulmime të kampingjeve të huaja, të ashtuquajtur fshatra turistik, të cilat kanë personel shërbimi të huaj, ushqime të huaja, pajisje të huaja dhe sigurisht turistë të huaj që do konsumojnë mallrat dhe shërbimet e huaja. Dhe vlera e lartë e konsumit, si rrjedhojë e vlerës së lartë të perlës mjedisore shqiptare të grabitur do të gjeneroi fitime të mëdha po për të huajt dhe një grushti kolaboracionistësh vendas. Ndërkohë këto kampingje luksi do të çojnë në rrënim të fshatrave të mrekullueshëm të bregdetit Jonian Shqiptar, si rrjedhojë e bllokimit të komunikimit të tyre me daljet natyrale në det e për pasoj të humbjes së turistëve vendas.

    Njëherazi kjo do të rrisë fluksin e nxjerrjes së valutës jashtë vendit nëpërmjet turistëve vendas që do ti drejtohen siteve turistike të vendeve të tjera. Të gjitha këto nyje së bashku po krijojnë me shpejtësi në Shqipëri një nyje gordiane, ku thurësi kryesor quhet Sali Berisha, paçka se ideator është Fatos Nano. Nga ana tjetër është tejet e rrezikshme që kandidati për drejtimin e vendit në 4 vitet e ardhshme, Edi Rama i ka krijuar komoditet me heshtjen e tij Berishës të punoj qetësisht, pa as më të voglin shqetësim në procesin e përfundimit të thurjes së nyjes gordiane para përfundimit të mandatit të tij. E nëse nyjeve në mbarë vendin i shtohet dhe nyja e betonizimit të kryeqytetit e ideuar dhe zbatuar nga vetë Rama, ky i fundit mund të quhet bashkëthurës me Berishën.

    Kjo lloj nyje e ngërthyer dhe me fijet e lidhura keq të Kushtetutës dhe së fundi dhe të kodit zgjedhor po bëhet e pa shpleksshme. Dhe në këtë situatë mbetet vetëm një opsion për ta shpleksur nyjen gordiane, që është prerja e saj me shpatën e Sovranit. Vetëm kështu Shqipëria mund të shpëtoj nga asfiksimi që i kanoset e ti hapet rruga normalitetit në jetën e saj.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Dhe per kete spo na zen gjumi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur po i kordinon edvinua punet..
    --

    --

    Basha i pandehur, Mjaft! kërkon largimin
    Lëvizja Mjaft! kërkoi sot përsëri largimin e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha nga kabineti qeveritar, kërkesë e përforcuar edhe nga shpallja e ministrit të pandehur nga Prokuroria

    Shekulli Online
    Marte, 25 Nentor 2008 18:04:00


    Lëvizja Mjaft! kërkoi sot përsëri largimin e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha nga kabineti qeveritar, kërkesë e përforcuar edhe nga shpallja e ministrit të pandehur nga Prokuroria. Përmes një qëndrimi zyrtar, Mjaft! vuri theksin te humbja e legjitimitetit dhe aftësinë morale dhe publike të Bashës për të përfaqësuar vendin në nivel ndërkombëtar.

    “Më në fund pamë një akt konkret nga ana e Prokurorisë në këto 18 vjet pluralizëm, i cili përbën një shembull model për hetimin e korrupsionit. Dëshmi e një procesi ligjor, transparent dhe publik - jo në nivelin e shantazheve të ndërsjella në sallën e Kuvendit, apo të spoteve patetike qeveritare”, tha aktivisti i Mjaft!, Leart Kola, gjatë konferencës për median. Kola shtoi se falë zbatimit të ligjit, shqiptarët sot kanë një ministër të pandehur, i pari në dy dekadat e fundit.

    Lëvizja Mjaft! është e qëndrimit se mbetet ende shumë për të bërë, qoftë në rastin e Bashës, qoftë edhe të zyrtarëve të tjerë, përgjegjës për vepra kriminale, nën hetim, apo që ende nuk janë shënjestruar nga drejtësia. Është fakt që përgjatë historisë së pluralizmit shqiptar, nuk kemi parë të prangoset asnjë ministër apo ish ministër, pavarësisht akuzave për korrupsion ndërmjet partive dhe kërcënimeve të ndërsjella me “dosje sekrete”.Ndërkaq, mijëra shqiptarë në mbarë vendin kanë hedhur firmat në peticionin e realizuar nga Mjaft! për largimin e Bashës.

    “Kjo lidhje perverse, nepotike e Kryeministrit me ministrin e tij të preferuar, duhet të marrë fund me dorëheqje ose shkarkim”, vërejti Kola, duke shtuar se “ne jemi të ndërgjegjshëm që largimi i Bashës, përveçse karakter politik ka edhe karakter të fortë estetik”.

    ---

    pra ina rama dhe vishinsket rreth saje jan vene ne dispozicion te spiropales.. mantenutes se erion velise..i cili gjithashtu eshte vete mantenute e edvinit..

    pra kur te vij berluskoni..shteti do jet pa minister te jashtem..
    bukur edvin..i mencur je..
    njiher spiropalet me keng fashiste presin fratinin.. tani me lul ne burg le te vij po te doj berluskoni.. pra.. ne shqiperi vendos jo 3 korriku plebishitar.. se kus do vij e do shkoj..por njesitet guerile enveroiste te edvin veli braces e nexhit..
    tmerr..

    i hoqe fare breket..moj ine..
    po ku te kan zene mat oj qik..

    e mer berish qe kurre nuku more vesh sa eshte sahati..

  9. #9
    ja erdhi e ça pastaj,para ca kohesh donte femra shqiptare ky tullaci qe ka mbjelle floket.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=30366
    Berisha dhe Berluskoni firmosin: Shqipëria, super- fuqi energjitike në Ballkan


    (Dërguar më: 02/12/08) Pak para konferences per shtyp te dy kryeministrave, u nenshkruan disa marreveshje te rendesishme ne fushen e energjitikes. Berisha u shpreh shumë i kënaqur për marrëveshjet e arritura me Italinë. Kryeministri shqiptar shprehu synimin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minisuperfuqi energjitike në Ballkan. Ai e konsideroi Italinë partnerin e parë ekonomik të Shqipërisë, pohim i cili u mbështet tërësisht edhe nga homologu i tij Berluskoni


    TIRANE-Berisha u shpreh shumë i kënaqur për marrëveshjet e arritura sot me Italinë. Ai shprehu synimin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minisuperfuqi energjitike në Ballkan. Berisha shpalosi potencialin energjetik të Shqipërisë duke vënë theksin te potenciali i energjisë të erës, dhe ftoi të tjerë investitorë të vijnë për të investuar. Gjithashtu nuk hezitoi të kërkojë ndihmë për zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe turizmit.
    Berisha e konsideroi Italinë partnerin e parë ekonomik të Shqipërisë, pohim i cili u mbështet tërësisht edhe nga homologu i tij Berluskoni.

    Vizat, Berluskoni: Kjo i takon Franko Fratinit

    Ora 13:52-Problemi me vizat shqiptare për të shkelur Italinë u bë evident edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Berisha-Berluskoni. I pyetur nga mediat shqiptare rreth këtij problemi, kryeministri italian tha shumë shkurt se “pozicioni im është pozitiv për këtë cështje. Por, për këtë po punon Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini. Unë do e mbështes në punën e tij Fratinin”.

    Berluskoni: Shqipëri-Itali, marrëdhënie të shkëlqyera

    Ora 13:35-Kryeministri italian Silvio Berluskoni nga ana e tij u shpreh i gatshëm që qeveria e tij të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Italisë, Berluskoni i karakterizoi me “Marrëdheniet shumë të mira tregohen me gjëra shumë të thjeshta, në shkollat tona kanë 8 mijë nxënës shqiptarë, dhe 18 mijë studentë shqiptare”.
    Berluskoni vuri theksin edhe në miqësinë me kryeministrin shqiptar që sic bëri të ditur ai, i bashkon edhe bindja politike. “Saliu dhe unë jemi miq të vjetër jemi brenda familjes demokratike evropiane, dhe kemi patur kontakte të shumta pune mes bashkëpunëtorëve tanë”.
    Berluskoni shprehu bindjen se firmat italiane do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e veprave të tyre.

    Berisha: Jemi te interesuar per energjine berthamore

    Ora 13:35-“Synojmë te jemi superfuqi energjitike në rajon. Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë”. Kështu i deklaroi sot kryeministri shqiptar Sali Berisha, kryeministrit italian Silvio Berluskoni.
    Kryeministri shqiptar Sali Berisha doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Duke zgjedhur të flasë italisht dhe me superlativa për homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime.

    ”Për mua për të gjithe shqiptarët është një ditë e madhe pasi kemi këtu një mik të madh të shqiptarëve, një italin të vërtetë. Takimi i sotëm më jep një kënaqësi të madhe pasi përpara jush, përpara gjithë shqiptarëve dhe italianëve kemi firmosur marrëveshje që do të ndihmojnë ekonominë shqiptare. Para 3 vjetësh isha në një takim me sipërmarrësit italianë dhe u deklarova se shumë italianë janë larguar nga Shqipëria. U kërkova të ktheheshin. Dhe këtu e pas 3 vjetësh numri i tyre është rritur.
    Për ne është e rëndësishme që investitorët italianë zgjodhën të investoijnë në vendin tonë. Garantoj se italianët do të kenë jo vetëm lehtësirat, por edhe një mik të madh në qeverinë shqiptare”, tha gjatë fjalës së tij Berisha.
    Kryeministri shqiptar i shpjegoi homologut italian për rrugën e reformave që ka nisur Shqipëria. Ai përmendi si të tilla taksat më të ulëta në Europë, projektin me ullinjtë. “Vendi ynë ka projekte madhështore për ullinjtë. Pretendojmë që të mbjellim mijëra drurë të tillë brenda 4-5 viteve. Edhe Berluskoni dhe unë duam përjetësinë dhe ulliri është bima që sjell përjetësinë”.

    Sa i përket energjisë, Berisha vuri theksin tek energjia bërthamore. ”Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë. Të punojmë që investitorët italianë të vijnë të investojnë në këtë sektor dhe të zhvillohet ekonomia vendase”.

    Nenshkruhen disa marreveshje bashkepunimi mes Italise dhe Shqiperise

    Ora 12:59-Pak para konferences per shtyp te dy kryeministrave, u nenshkruan disa marrveshje te rendesishme. Keshtu u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin nga Ministri i Finanave Ridvan Bode dhe ambasadori italian, Saba D’Elia . Po keshtu u firmosen katër marrëveshje mes anëtarëve të qeverisë dhe grupeve ‘Falcione’, ‘Moncada Construzioni’, ‘Colacem e Todini Costruzioni Generali’.
    Marrëveshjet bëjnë fjalë për realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhet me Italinë me impiante nënujore. I gjithë projekti kap vlerën e 1 miliard eurove. Projekti tjetër ka të bëjë me ndërtimin e një parku eolik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë, projekt që kap vlerën 1 miliard e 15 milionë euro. Projekti i tretë ka të bëjë me një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro si dhe ndërtimi i rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro.

    Berisha-Berluskoni ne nje konference te perbashket per shtyp

    Ora 12:55-Pritet nga momenti ne moment te nise konferenca per shtyp e kryeministrave Silvio Berluskoni dhe Sali Berisha.

    Berluskoni në Tiranën nën tingujt e bandës frymore

    Ora 11:50-Kryeministri italian Berluskoni menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga një eskortë makinash diplomatike arrin në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Nën tingujt e bandës së frymorëve, së bashku me kryeministrin shqiptar, Berluskoni takoi kabinetin e kryeministrisë shqiptare. Ceremoia solemne u organizua në selinë e Kryeministrisë në Tiranë, nga Kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha në nder të vizitës së homologut e tij italian, Silvio Berlusconi, i cili ndodhet sot në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të një vizite zyrtare .
    Ceremonia e pritjes në Selinë e Kryeministrisë nisi me ekzekutimin e dy hymneve kombëtare, atij shqiptarë dhe italianë për të vijuar me parakalimin ceremonial të dy personaliteteve të larta në prani të përfaqësuesve të delegacionit italian si dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

    Kryeministri italian Silvio Berluskoni mbërrin në Tirane

    Ora 11:10-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni mberriti ne Shqiperi ne oren 11:07 minuta. Ai u prit ne aeroportin e Rinasit nga Zv-ministri i Energjitikes, Gjergj Lezhja. Kreu i qeverise italiane po i drejtohet ne keto momente Tiranes ku do te pritet ne kryeministri nga homologu shqiptar, Sali Berisha.

    Kryeministri italian, sot me projekte në Tiranë

    Ora 07:25- Kryeministri italian vjen sot në Shqipëri për të konkretizuar projektet e përbashkëta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Paradite, rreth orës 11.00, Berluskoni mbërrin në aeroport dhe ceremonia zyrtare e pritjes së tij nga ana e Berishës është caktuar për në orën 11.20 minuta. Në axhendën e dy kryeministrave është parashikuar rreth një orë bisedime mes Berishës dhe Berluskonit. Në 11.30 minuta fillon takimi i tyre dhe pritet të mbarojë në 12.20 minuta, orë në të cilën do të nënshkruhen marrëveshjet e parashikuara kohë më parë. “Në përfundim të takimin me Kryeministrin Berisha, është parashikuar firmosja e katër marrëveshjeve mes anëtarëve të qeverisë dhe grupeve ‘Falcione’, ‘Moncada Construzioni’, ‘Colacem e Todini Costruzioni Generali’”, - bën të ditur faqja zyrtare e qeverisë italiane. Nga i njëjti burim mësohet se këto marrëveshje bëjnë fjalë për realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhet me Italinë me impiante nënujore. I gjithë projekti kap vlerën e 1 miliard eurove. Projekti tjetër ka të bëjë me ndërtimin e një parku eolik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë, projekt që kap vlerën 1 miliard e 15 milionë euro. Projekti i tretë ka të bëjë me një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro si dhe ndërtimi i rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro.
    Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Berisha dhe Berluskoni japin një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të jepen sinjalet e para për projektin aq të përfolur mes dy vendeve, për centralin bërthamor. Megjithëse ambasadori italian, Saba D’Elia muajin e kaluar e mohoi faktin se ka një projekt konkret mes palëve për këtë çështje, të dy qeveritë kanë shprehur angazhimin e tyre për një projekt të tillë. Në fakt, pritet një përgjigje nga pala italiane, pasi qeveria shqiptare, me anë të Kryeministrit Berisha ka bërë të qartë dy gjëra; që është i hapur për çdo burim tjetër që prodhon energji elektrike, si dhe qeveria e tij nuk mund të përballojë ndërtimin e një projekti të tillë, pasi nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Gjithashtu, Berisha i ka bërë të ditur qeverisë italiane, se nëse nuk do të ketë projekt ajo, atëherë do t’i drejtohet sektorit privat. Burimet në Kryeministri bëjnë të ditur se një nga kompanitë e mëdha italiane, kontaktuar për këtë projekt është ajo e ENEL-it. Tani pritet vetëm një përgjigje zyrtare nga ana e Kryeministrit italian. Shqipëria ka hedhur dhe hapin tjetër, me ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Burimet Natyrore, një agjenci shtetërore që varet direkt nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Statusi i kësaj agjencie sa i takon burimeve natyrore, është përpilimi i një raporti të hollësishëm për vendin ku mund të ndërtohet një central i tillë, impakti që do të ketë për ambientin dhe njerëzit ky central. Pas përfundimit të takimeve me Berishën, Berluskoni do të takohet me Topin. Ky i fundit do të shtrojë një darkë zyrtare, ku pritet të marrin pjesë Kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •