Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 173
  1. #131
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    tashme ajo qe nuk pritej ndodhi, kosova do behet nje bosnje e dyte vetem per faj te diplomacis se thacit. pak humbi vemendjen amerika ndaj kosoves dhe ja ku perfundoi kosova ne kthetrat e euopes kurve te putinit.

    ptu maskarenj e late kosoven tja marrin serbet me nje komunitet te vogel kur ju kishit mbi 100 vite dhe nuk morret asnje te drejte.
    vari leshte

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    tashme ajo qe nuk pritej ndodhi, kosova do behet nje bosnje e dyte vetem per faj te diplomacis se thacit.
    valla ti po marrshe vesh ne politik se jo mahi haaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ISG-ja ripohon përkushtimin e respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

    Kështu thuhet në një deklaratë nga takimi i gjashtë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) që është mbajtur sot në Bruksel, ku konstatohet se Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtetësisë së saj. Njëkohësisht ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar dialogun me të gjithë fqinjët e saj dhe për t’i kontribuar stabilitetit në rajon. Lexo deklaratën e plotë:
    1. Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) falënderon Shkëlqesinë e Tij Z. Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, për fjalimin drejtuar anëtarëve të Grupit mbi punën e Qeverisë në përfaqësimin e Kosovës. Gjithashtu, ISG-ja falënderon Shkëlqesinë e Tij Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës, për fjalimin drejtuar delegatëve të ISG-së mbi punën lidhur me buxhetin dhe ekonominë e Kosovës.

    2. Me më shumë se pesëdhjetë njohje - përfshirë ato nga katër ish-republikat Jugosllave, nga shumica domethënëse e shteteve evropiane dhe nga shtete të të gjitha kontinenteve - Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtetësisë së saj. ISG-ja inkurajon përpjekjet shtesë për të siguruar njohje të mëtejme. ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar dialogun me të gjithë fqinjët e saj dhe për t’i kontribuar stabilitetit në rajon.

    3. ISG-ja ripohon përkushtimin e saj ndaj respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe akterëve ndërkombëtarë do të avancojë implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS), përmes të cilin sigurohet krijimi i një Kosove shumetnike të bazuar në vlerat demokratike dhe duke respektuar standardet ndërkombëtare.

    4. ISG-ja e rithekson mbështetjen e saj të plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), Z. Pieter Feith dhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) për të përkrahur dhe mbikëqyrur implementimin e PGjS-së nga autoritetet e Kosovës dhe për t’i ndihmuar ato në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike.

    5. ISG-ja mirëpret vendosjen e planifikuar të misionit të EULEX-it në mbarë territorin e Kosovës. ISG-ja thekson rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit. ISG-ja mbështet synimin që EULEX-i të veprojë në përputhje me kornizën institucionale dhe juridike që është në fuqi në Kosovë që nga 15 qershori 2008.

    6. Qeveria po bën përpjekje të mëdha për të implementuar decentralizimin dhe po i jep përparësi përmirësimit të arsimimit të pakicave. Plan-programet në gjuhët e pakicave duhet të zhvillohen para përfundimit të këtij viti shkollor dhe në këtë pikëpamje do të themelohet një komision i pavarur sa më parë që është e mundur. ISG-ja vë në dukje se kërkohet veprim shtesë për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Qeveria ka arritur përparim përkitazi me themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka miratuar Kodin Doganor si dhe katër ligje të tjera që lidhen me PGjS-në. Qeveria ka vazhduar me privatizimin. Megjithatë, ISG-ja shpreh shqetësimin e saj lidhur me përgatitjet për buxhetin e vitit 2009, në veçanti lidhur me ngritjen e dukshme të shpenzimeve aktuale, përfshirë pagat për sektorin publik. ISG-ja i bën thirrje Qeverisë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë fetare dhe kulturore siç parashihet në PGjS.

    7. ISG-ja mirëpret publikimin nga ICO-ja të Matricës së azhurnuar të Implementimit të Misionit në faqen e saj të internetit (www.ico-kos.org). Kjo Matricë përcakton etapat kyçe për implementimin e PGjS-së. Matrica tregon se është arritur një përparim i rëndësishëm gjatë muajve të kaluar. ISG-ja do të vazhdojë me monitorimin e përparimit.

    8. ISG-ja përshëndet Presidentin Ahtisaari për marrjen e Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij të zellshme në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet e tij të palodhshme që çuan në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.
    | s.b & RTK staff |

    21 nëntor 2008 - 17:55:04
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #134
    Vetëvendosja paralajmëron protesta

    Rreth deklaratës së shefit të diplomacisë së BE-së, Havier Solana, por edhe të disa diplomatëve të OKB-së se është arritur pajtushmëri e duhur mes palëve për rikonfigurimin e misionit civil ndërkomëtarë në Kosovë, përkatësisht shtrirjen e EULEX-it, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë për Radio Kosovën se politikanët e Kosovës tjetër flasin e tjetër veprojnë.
    Ata paraqitën tepër të butë me ndërkombëtarët, kurse para mediave këtu bëhën se nuk lëshojnë pe për çështjët e ndjeshme. Ndryshe, Kurti paralajmëroi protesta dhe demonstrata, për formën dhe kohën e të cilave po zhvillohën konsultime të duhura, spikati ai.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #135
    Solana shpreson që Eulex-i do të vendoset në fillim të dhjetorit

    New York, 22 nëntor. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, deklaroi në New York pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon se një nga çështjet që kishin biseduar ishte edhe Kosova dhe shfaqi shpresën që Misioni i Eulex-it do të vendosej në Kosovë fillim të dhjetorit.
    Ligjërisht, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, vendosjen e Misionit do ta mundësonte raporti i radhës i Sekretarit të Përgjithshëm i cili do të konstatojë se 'ekzistonte pajtueshmëri e mjaftueshme e palëve që Misioni i ri të marrë mandatin nga i deritashmi', Misioni i Kombeve të Bashkuara ose UNMIK-u.
    Diplomati Solana në pyetjet për gjashtëpikësishin tashmë famkeq, për refuzimin e Qeverisë së Kosovës, për planin Ahtisaari, nuk dha përgjigje konkrete, por vetëm përsëriti të njëjtën fjali, që qartë tregonte për një marrëveshje paraprake për të mos dhënë asnjë hollësi.
    "Unë shpresoj shumë se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të publikohet sa më parë dhe shpresoj se kjo do të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Nëse kjo bëhet atëherë ne do të mund të dislokojmë (Eulexi-in) në fillim të dhjetorit", tha Solana.
    As në pyetjen argumentuese se Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar planin gjashtëpikësh të Sekretarit Ban, Solana nuk deshi të elaborojë përveçëse ka nënvizuar, siç tha, 'Sekretari i Përgjithshëm i ka të gjitha informacionet dhe ai do të vendosë."
    Kryediplomati evropian nuk ka përmendur ndonjë hollësi tjetër nga takimi lidhur me Kosovën por ka ritheksuar më se njëherë se Sekretari ka informacionet dhe ka shfaqur shpresën që raporti me hollësitë apo ndryshimet eventuale do të gjendet para anëtarëve të Këshillit të
    Sigurimit në fillim të javës.
    Po qe se do të ketë një pajtueshmëri të mjaftueshme dhe koncensuale, atëherë Këshilli i Sigurimit në një takim javën që vjen do të miratojë raportin e Sekretarit Ban dhe shtrirjen e Misionit të Eulex-it në Kosovë, jo me ndonjë rezolutë të re, por vetëm me një deklaratë
    presidenciale. /S.gashi/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #136
    ORA kritikon qeverinë për mos transparencë

    “Plani 6 pikësh është një minë, i cili po të pranohej do ta minonte Kosovën” kështu tha sot kryetarja e Partisë Reformiste Ora,Teuta Sahatqija. Ajo ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos transparencë në marrjen e vendimeve siç tha ajo kur është në pyetje çështja kombëtare.
    Ndërkaq, kryetari i komisionit për shëndetësi në këtë parti, Bajram Selimaj, kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për mos miratimin e ligjeve. Madje sipas tij Ministria e Shëndetësisë po i barazon mjekët e ndërgjegjshëm me ata të pandërgjegjshëm.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ekskluzive: Ja përmbajtja e Raportit të Ban Ki-moonit

    Raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, iu është dorëzuar të hënën shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Telegrafi ka siguruar kopjen e këtij raporti – ku sekretari Ban jep instruksione për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe modalitetet që duhet ndjekur në këtë proces – duke u bazuar në negociatat që janë zhvilluar me Beogradin rreth kësaj çështjeje. Raporti do të diskutohet mes shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërkaq më pas do të caktohet data e mbledhjes së këtij këshilli, ku do të diskutohet ky raport.

    Përmbajtja e raportit:

    • Janë zhvilluar diskutime, për të pasqyruar synimin tim të paraqitur në raportin e 12 qershorit para Këshillit të Sigurimit për misionin e administratës së OKB-së në Kosovë për qasjen e statusit neutral të OKB-së.

    • Përfaqësuesi im special ka këshilluar se dialogu dhe konsultimet me të gjitha palët janë zhvilluar në Beograd dhe Prishtinë, pa paragjykime lidhur me qëndrimin e tyre për çështjen e statusit dhe në frymën e Kartës së OKB-së. Të gjithë kanë vazhduar të kërkojnë përparim pragmatik në kuadër të diskutimeve me përfaqësuesin tim special, sa u përket gjashtë pikave, të nënvizuara në raportin tim të 12 qershorit. Jam mirënjohës për përkushtimin e tyre për të arritur një përparim të tillë dhe mezi pres vazhdimin e dialogut për këto dhe çështjet tjera.

    • Siç është bërë e qartë në raportin tim më 12 qershor, të gjitha aranzhimet lidhur me gjashtë pikat do të aplikohen, përderisa të mos fillojnë të funksionojnë mekanizmat relevant pasues. Në këtë kontekst, unë nënvizoj se të gjitha palët e kanë pranuar rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare, ashtu siç është paraparë në nenin 16 të Raportit tim më 12 qershor, i cili është në përputhje me situatën e evoluar në Kosovë dhe që i mundëson BE-së që të marrë përsipër një rol më të madh operativ në Kosovë, në veçanti në fushat e policisë ndërkombëtare, të drejtësisë dhe të doganave.

    • Rezultatet e këtyre diskutimeve janë shpalosur. Përderisa janë arritur rezultate për disa nga gjashtë çështjet, të tjerat do të kërkojnë vazhdimin e diskutimeve.

    1. Policia

    a.) Diskutimet kanë nxjerrë në sipërfaqe synimin e përbashkët të përgjithshëm për implementimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën. Kjo do të siguronte më mire mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, administrimin koherent të drejtësisë kriminale, zbatimin jodiskriminues të ligjit kriminal dhe ofrimin e plotë të shërbimeve policore, me respektimin të plotë të të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve.

    b.) Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, shërbimi policor duhet të pasqyrojë të gjithë shoqërinë dhe shërbimet policore të bazuara në komunitet, për aq sa është e realizueshme dhe e përshtatshme, duhet të ofrohen nga pjesëtarët e komuniteteve lokale. Për këtë arsye, vëmendje e posaçme do t'i kushtohet, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, kushteve të punës së oficerëve serbë të policisë së Kosovës, në vendet e tyre të punës. Sa i përket kësaj, tashmë janë duke u zhvilluar diskutime aktive.

    c.) Stacionet dhe nënstacionet në rajonet e pakicave janë hapur në të gjitha komunat.
    Nënstacione shtesë do të hapen, varësisht nga kërkesat e sigurisë dhe ato operative. Stacionet dhe nënstacionet do të mbesin nën zinxhirin ekzistues të komandës dhe do të monitorohen nga policia ndërkombëtare.

    d.) Përfaqësuesi im special, nëpërmjet komisarit të tij të policisë, do të iniciojë
    emërimet në funksionet e larta, në përputhje me ligjet e zbatueshme, të oficerëve serbë të policisë së Kosovës me përvojë të përshtatshme, të cilët ndër të tjera do të kenë obligime dhe përgjegjësi, të cilat ndërlidhen me aktivitetet në terren. Këta oficerë do t'i raportojnë oficerëve të lartë të policisë ndërkombëtare në Kosovë, nëpërmjet kanaleve ekzistuese të komandës.

    e.) Të gjitha detyrat policore në Kosovë do të monitorohen ndërkombëtarisht, siç
    është arritur pajtimi me aranzhimet aktuale dhe atyre në të ardhmen. Vëzhguesit ndërkombëtarë të policisë do të vendosen në të gjitha stacionet dhe nënstacionet, në të gjitha rajonet dhe departamentet. Këta monitorë do të kenë strukturë të pavarur komanduese dhe vija të raportimit, e cila aktualisht përfundon me PSSP-në. Krahas monitorimit të sundimit të ligjit, roli ndërkombëtar do të mbikëqyrë edhe trajtimin korrekt të oficerëve të policisë nga radhët e pakicave dhe mbrojtjen e kushteve të punës, në përputhje me udhëzimet ekzistuese. Do të përgatitet edhe një pako e trajnimit, për t'u siguruar se monitoruesit ndërkombëtarë kanë aftësitë e duhura.

    2. Doganat

    a.) Kosova do të vazhdojë të funksionojë si një rajon i vetëm doganor.

    b.) Oficerët ndërkombëtarë të doganave, të emëruar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), do të rikthehen në portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit të tyre, sa më shumë që është e mundshme do të pasqyrojnë modalitetet e konceptit të menaxhimit të kufijve të integruar të Evropës dhe kjo mund të përfshijë edhe bashkërenditje të pikave doganore. Ata do të aplikojnë procedura në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përfshirë këtu edhe "Protokollin ndërmjet administratës tatimore të Republikës së Serbisë, që vepron për Ministrinë e Financave dhe Shërbimit të Doganave të UNMIK-ut, të cilat veprojnë për misionin e përkohshëm të administratës së UNMIK-ut në Kosovë, për kooperim dhe asistencë të ndërsjellë administrative për Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe çështjet e tatimeve indirekte, të cilat ndërlidhen me transportin e mallrave përtej vijës administrative kufitare", e me këtë edhe të anekseve, e gjithashtu "Minutat e pajtuara të takimit bilateral në kontekstin e negociatave për zgjerimin e CEFTA-s" në vitin 2006.

    c.) Do të aplikohen tarifat, të cilat janë në përputhje me kodin e doganave të
    rregullores 2004/1 të UNMIK-ut.

    d.) Do të nevojiten negociata të mëtutjeshme mes lojtarëve relevantë, për të arritur pajtimin dhe për të përcaktuar modalitetet për operim për riaktivizimin e pikave doganore, të përmendura më lart. Këto diskutime gjithashtu do t'i adresohen edhe distribuimit të të ardhurave doganore, të grumbulluara në pikat 1 dhe 31, të cilat gjithashtu duhet t'i kontribuojnë edhe zhvillimit të komuniteteve lokale.

    3. Drejtësia

    a) Diskutimet kanë dhënë shenja edhe për pranim të gjerë të parimeve bazë, duke përfshirë edhe sundimin e ligjit që të aplikohet në të gjithë Kosovën, dhe që drejtësia të jetë në dispozicion të të gjithëve, pavarësisht etnisë, komunitetit apo lokaliteteve. Këto parime mbështesin funksionalizimin e një sistemi koherent të drejtësisë, përfshirë çështjet civile dhe kriminale dhe ato të policisë në të gjithë Kosovën.

    b) Pas diskutimeve për zhvillimin e këtyre parimeve, ndërtesa e gjykatës në veri të Mitrovicës ka kohë që është vënë në funksion të limituar nën kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetëm ligjet e UNMIK-ut dhe i mbështetur nga stafi i UNIMK-ut deri në 60 ditë nga dita e hapjes së gjykatës. Një plan periodik ka ofruar një kornizë për veprimet e tanishme dhe të ardhshme të drejtësisë.

    c) Gjatë fazave pasuese, gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në
    pajtueshmëri me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999). Përzierja e gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë të emëruar në këto faza do të reflektohet në komunitet dhe në juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do të shërbejnë.

    4. Transporti dhe infrastruktura

    a) Diskutimet kanë dhënë shenja të pranimit të nevojës për bashkëpunim të ngushtë mbi çështjet e mëdha infrastrukturore (rrugë, hekurudhë, ujë, energji elektrike), rrjedhën e trafikut dhe tregtinë, si dhe mbi çështjet shumë të rëndësishme praktike siç është identifikimi i kualifikimeve. Shumë prej këtyre çështjeve janë të rëndësisë qenësore për qytetarët e të gjitha komuniteteve, dhe mungesa e aranzhimeve praktike bashkëpunuese shkakton probleme të mëdha.

    b) Duke pasur parasysh këtë, Raporti im i kaluar ka dhënë shenja se një komitet i bashkëpunimit teknik do të themelohet nga Përfaqësuesi im Special për t'iu adresuar të gjitha çështjeve relevante. Një komitet i bashkëpunimit teknik është themeluar, por nuk ka arritur ndonjë përparim praktik. Mirëpo, Qeveria e Serbisë në diskutimet e fundit, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e saj mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, ka shfaqur shenja se do ta riforcojë këtë propozim, në mënyrë që çështjet të mund të adresohen më konkretisht. Përfaqësuesi im special do të sigurojë dialog të mëtejmë.
    Progresi në këto fusha nuk është vetëm çështje e sigurisë që do të mirëpritet në Evropë, por në veçanti do të jetë një zhvillim i mirëpritur për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    5. Kufijtë

    Shumë prej çështjeve relevante me menaxhimin e kufirit do të adresohen nga procesi i komitetit teknik për transport dhe infrastrukturë. Në të kundërtën, dhe siç është theksuar në Raportin tim të mëhershëm, në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 (1999), KFOR-i si prezencë ushtarake ndërkombëtare, vazhdon ta përmbushë mandatin e tij të sigurisë nëpër të gjithë Kosovën, përfshirë këtu edhe respektimin e kufijve, në bashkëpunim me organizata tjera ndërkombëtare.

    6. Trashëgimia serbe

    a) Mbrojtja ndërkombëtare e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet dhe do të
    vazhdojë. Diskutimet kanë treguar mbështetje universale për parimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
    b) Nën rrethanat e tanishme dhe duke marrë parasysh rolin e statusit neutral të OKB së në Kosovë, konsideroj se dialogu i vazhdueshëm është i nevojshëm në Beograd dhe Prishtinë. Këtu duhet përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe, aktorë relevantë ndërkombëtarë dhe aksionarë tjerë. Kjo do të themelojë një kornizë të miratuar brenda së cilës mund të adresohen çështje të vazhdueshme si dhe të sigurohet që Këshilli i Evropës dhe procesi për rindërtim i UNESCO-s të vazhdojë.

    c) Agjenda do të përfshijë zbatimin e marrëveshjeve mbrojtëse përreth vendeve të Kishës Ortodokse Serbe, aktiviteteve të ndërlidhura me mirëqenien e murgjve dhe murgeshave, siç është lirimi i Kishës Ortodokse Serbe nga TVSH-ja, Taksa e Akcizës dhe obligimeve Doganore, modaliteteve për rindërtimin e vendeve fetare nga Kisha Ortodokse Serbe si dhe çështjen e kthimit të artefakteve arkeologjike.

    Përgatiti: Gent Prokshi
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Vetëvendosja paralajmëron protesta

    Rreth deklaratës së shefit të diplomacisë së BE-së, Havier Solana, por edhe të disa diplomatëve të OKB-së se është arritur pajtushmëri e duhur mes palëve për rikonfigurimin e misionit civil ndërkomëtarë në Kosovë, përkatësisht shtrirjen e EULEX-it, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë për Radio Kosovën se politikanët e Kosovës tjetër flasin e tjetër veprojnë.
    Ata paraqitën tepër të butë me ndërkombëtarët, kurse para mediave këtu bëhën se nuk lëshojnë pe për çështjët e ndjeshme. Ndryshe, Kurti paralajmëroi protesta dhe demonstrata, për formën dhe kohën e të cilave po zhvillohën konsultime të duhura, spikati ai.

    PROTESTA MASIVE me kall kejt me rrotllu kejt ne ter KOSOVEN se ma keq ska ku me shku me lujt me neve si maca me minin

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin

    Shteht pa shtet i cili nuk thuhe askund shteti i kosoves

    1. Shteti i Kosoves, pra për cilin territor bëhet fjale

    2. Qeveria e Kosoves, kushtetuta, asnjehere, sikur të mos ekzistonte fare.

    3. Thuhet se kinse OKB do te jete neutrale sa i perket statusit: çfare injorance ndaj nje shteti, "nese jemi shtet"e

    4. Por përmendet Qeveria e Serbis

    Çfardo marreveshje qe do te ndodh, do te behet në dem te Kushtetutes, une me sa mund te gjykoj eshte shkelur Kushtetuta dhe sovraniteti i Kosoves, per OKB-UNMIKUN Kosova eshte inekzistente.Qeveria e Kosoves eshte para aktit te kryer, perafersisht keto pika jane edhe ne "Pakon Atisarit" .Tash me keto 6 pika keto jan shtes jasht pakos se atisarit

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Raporti për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së është paralajmëruar të diskutojë të mërkurën planin e debatueshëm të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon që pritet t'i hapë rrugën funksionalizimit të misionit të BE-së në Kosovë, në fillim të muajit dhjetor.

    Dokumenti, që iu është shpërndarë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, thotë se zoti Ban ka marrë parasysh pa paragjykime qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës lidhur me statusin.

    Ai thotë se plani gjashtëpikësh i OKB-së do të zbatohet në Kosovë, megjithëse autoritetet në Prishtinë e kanë hedhur poshtë atë si në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

    Zëdhënësi i zotit Ban, Brenden Varma, tha për BBC-në se Sekretari i Përgjithshëm është i inkurajuar nga gatishmëria e Prishtinës për dislokimin e EULEX-it në Kosovë.

    Ilir Nishku bisedoi me zëdhënësin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Brenden Varma.

    Është ende herët të themi në këtë moment, nëse do të kemi ose jo ndonjë veprim apo një deklaratë presidenciale.

    Brenden Varma, zëdhënës i OKB-së

    BBC: Çfarë do të bëjë Këshilli i Sigurimit me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm?

    Varma: Zakonisht kur Këshilli i Sigurimit shqyrton raportet e Sekretarit të Përgjithshëm, anëtarët shkëmbejnë pikëpamje, i bëjnë të ditura pikëpamjet e tyre për raportin dhe pak a shumë kjo është e gjitha. Ai është një debat. Është ende herët të themi në këtë moment, nëse do të kemi ose jo ndonjë veprim apo një deklaratë presidenciale. Duhet të shohim se çfarë vendos Këshilli i Sigurimit, kur anëtarët të kenë lexuar raportin dhe të vijnë në takim.

    BBC: A po thoni ju se diskutimet në Këshillin e Sigurimit mund të ndryshojnë mendjen e Sekretarit të Përgjithshëm për ndonjë pikë të raportit?

    Varma: Në këtë pikë raporti i Sekretarit të Përgjithshëm është shkruar dhe tani i takon Këshillit të Sigurimit ta lexojë raportin dhe të reagojë për raportin dhe të vendosë për rrugën që duhet të ecet përpara. Nga ana jonë, ne i qëndrojmë raportit që ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm, ne do të vazhdojmë me rikonfigurimin e UNMIK-ut, siç është parashtuar në raport. Na duhet të presim dhe të shohim kur të zhvillohet takimi, se çfarë do të ndodhë më pas.

    Sekretari i përgjithshëm ishte i vetëdijshëm se autoritetet e Kosovës e kishin kundërshtuar planin e tij, por ai vuri gjithashtu në dukje anën pozitive se autoritetet e Prishtinës kanë thënë se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me EULEX-in.

    Brenden Varma, zëdhënës i OKB-së

    BBC: Po autoritetet e Prishtinës a janë marrë parasysh? Kryeministri i Kosovës përsëriti refuzimin për planin gjashtëpikësh?

    Varma: Sekretari i Përgjithshëm ishte i vetëdijshëm se autoritetet e Kosovës e kishin kundërshtuar planin e tij, por ai vuri gjithashtu në dukje anën pozitive se autoritetet e Prishtinës kanë thënë se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me EULEX-in. Dhe ky është një inkurajim pozitiv.

    BBC: Autoritetet e Kosovës kanë frikë se rajonet e populluara nga serbët, në një farë mënyre do të shkëputen nga Kosova, sepse ato nuk do të qeverisen nga ligjet që zbatohen në të gjithë Kosovën. Cili është komenti juaj lidhur me këtë?

    Varma: Komenti im i thjeshtë është se ne, asnjëherë, kurrë, nuk kemi bërë thirrje për ndarjen e Kosovës, dhe ne nuk po e bëjmë këtë as tani.

    BBC: Nëse raporti kalon në Këshillin e Sigurimit, a do të thotë kjo se përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Prishtinë, kreu i UNMIK-ut, do të fillojë të ketë përsëri kompetencat e tij të plota që ai nuk i ka përdorur shumë këto pak muajt e fundit pas pavarësisë?

    Varma: Ai vazhdon të jetë zyrtari ynë kryesor në terren dhe ai do të vazhdojë të jetë i tillë. Sigurisht misioni i OKB-së në Kosovë duhet të evoluojë me ndryshimin e ngjarjeve në terren, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ne do të vëmë re gjithashtu edhe një reduktim të tij, që përfaqësuesi ynë e ka përmendur tashmë si pjesë e procesit të rikonfigurimit. Por ai do të vazhdojë të mbetet zyrtari kryesor i OKB-së në terren dhe ai do të vazhdojë detyrat e tij.

    BBC: A do të ketë ai, p.sh, fuqi të vendosë veton ndaj ndonjë ligji që shkon kundër rezolutës 1244?

    Varma: Mendoj që duhet të shohim kur të dalin çështjet, nëse ato dalin. Ju po bëni një pyetje hipotetike. Por si edhe deri tani ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij sipas mandatit të rezolutës 1244, dhe, më duhet ta theksoj, procesi i rikonfigurimit evoluon vazhdimisht dhe është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë ai në situata të caktura, nëse ato situata ndodhin.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •