Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Shoqatat Misionare Nė Ballkan

    SHOQATAT MISIONARE NĖ BALLKAN

    Ajni Sinani
    Hyrje
    Ndarja dhe copėtimi i padrejtė i tokave muslimane, si rezultat i largimit tė Perandorisė Osmane, solli deri te formimi i disa shteteve nė Ballkan, ku vetėm nė dy prej tyre muslimanėt ishin shumicė: nė Shqipėri dhe nė Bosnje. Formimi i shtetit tė Shqipėrisė, mė 1913, la jashtė saj mbi gjysmėn e trojeve shqiptare muslimane. Edhe pėrkundėr kėsaj, muslimanėt brenda saj pėrbėnin shumicėn me mbi 75%. Shkėputja nė mėnyrė tė padrejtė e trojeve shqiptare muslimane (Kosovės dhe Ēamėrisė) nga Shqipėria[1] dhe dhurimi i tyre Serbisė, Greqisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, si edhe tė Sanxhakut musliman[2], bėri qė kėta muslimanė brenda kėtyre shteteve tė shndėrrohen nė pakica ku do tė trajtoheshin si qytetarė tė dorės sė dytė dhe do t’i nėnshtroheshin vazhdimisht dhunės dhe terrorit qė ose tė largoheshin prej aty, ose tė asimiloheshin duke u konvertuar nė fenė e tyre. Si rrjedhim, me qindra mijėra muslimanė do tė shpėrnguleshin nga kėto troje nė drejtim tė Turqisė. As nė Bosnjė gjendja nuk do tė ishte mė e mirė. Ndonėse nė tė muslimanėt (boshnjakėt) ishin mė shumė nė numėr[3], tentativat e serbėve dhe kroatėve pėr tė dominuar mbi Bosnjėn do tė ishin me pasoja shumė tė rėnda pėr muslimanėt e kėtij shteti.
    Largimi i Perandorisė Osmane nga Ballkani ka bėrė qė fqinjėt e shqiptarėve, boshnjakėve dhe turqve tė ushtrojnė dhunė dhe tė bėjnė masakra mbi ta. Muslimanėt e kėtij nėnqielli gjatė shek. XX-tė kanė qenė viktimė e luftėrave tė ndryshme pėr shkak tė shtrirjes sė tyre nė hapėsira qė kufizohen me kultura dhe civilizime tė tjera, apo sikurse shprehet Huntington nė pjesėt e “islamit periferik”.[4] Si rrjedhim, mund tė konkludojmė se largimi i Perandorisė Osmane ka qenė fatal pėr muslimanėt e Ballkanit dhe ėshtė pėrvijuar me dėbime, vrasje dhe tortura nga mė tė egrat ndaj tyre. Brutaliteti i egėr nė kontinuitet dhe me intensitet tė ndryshėm serb, grek, maqedon, malazez, bullgar, dhe kohė pas kohė edhe kroat, ka qenė fati i muslimanėve nė Ballkan.
    Lufta e Dytė Botėrore shėnoi njė kapitull tjetėr tė persekutimit dhe gjenocidit kundėr muslimanėve. Nė vitin 1945 muslimanėt shqiptarė tė Ēamėrisė nė Greqinė Veriore u spastruan etnikisht dhe mėrguan nė Shqipėri dhe Turqi, dhe shtėpitė dhe xhamitė e tyre u shkatėrruan apo u konfiskuan pasi qeveria e Papandreut e akuzoi popullsinė shqiptare ēame pėr bashkėpunim me nazistėt.[5]
    Rėnia e Paktit tė Varshavės, dėshtimi i sistemit socialist nė vendet e Evropės Lindore si dhe mbarimi i Luftės sė Ftohtė, ndonėse u pritėn me entuziazėm nga muslimanėt e Ballkanit, megjithatė, rezultuan shumė tė pėrgjakshme pėr ta. Ēmimin mė tė madh pėr shpėrbėrjen e Jugosllavisė e paguan muslimanėt boshnjakė dhe ata shqiptarė. Pamjet dhe imazhet e luftės dhe krimet e bėra nga forcat serbe nė Bosnjė dhe nė Kosovė akoma janė tė freskėta nė memoriet tona.[6]
    Instalimi i forcave ndėrkombėtare nė Bosnjė dhe mė vonė nė Kosovė ėshtė mirėpritur nga muslimanėt e kėtyre vendeve sepse me kėtė, megjithėse populli boshnjak dhe ai shqiptar nuk arritėn gjithė atė qė meritonin, iu dha fund gjenocidit serb mbi muslimanėt boshnjakė e shqiptarė. Me ardhjen e forcave tė huaja, erdhėn edhe shoqata tė shumta misionare nė kėto dy vende.

    Shoqatat misionare dhe ndikimi i tyre
    Misionarėt kanė filluar tė vijnė nė hapėsirat e Ballkanit qė me fillimin e largimit tė Perandorisė Osmane. Kėshtu, nė vitin 1914, nė Shqipėri hasim misionarė tė ndryshėm qė dėrgonin raporte nė SHBA pėr krimet qė kryenin forcat greke kundėr shqiptarėve. Kurse nė vitin 1921, Misioni Metodistik amerikan bėri pėrpjekje pėr tė marrė Shkollėn Teknike nė Tiranė, qė ishte themeluar po atė vit. Nė vitin 1933, tė gjitha shkollat qė drejtoheshin nga tė huajt, nė mesin e tė cilėve kishte edhe misionarė, u vunė nėn administrimin e shtetit shqiptar.[7]
    Muslimanėt nė Shqipėri pėr shkak tė sistemit tė egėr socialist, ndalimit tė fesė, dhe izolimit dhe mbylljes sė saj ndaj botės, nuk patėn mundėsi qė tė mėsojnė pėr fenė e tyre. Mundėsia e muslimanėve nė ish Jugosllavi pėr tė mėsuar pėr fenė e tyre, edhe pėrkundėr faktit se ishte paksa mė e mirė se nė Shqipėri pėr shkak tė njė sistemi pak mė tė butė socialist krahasuar me sistemet e tjera tė Evropės Lindore e veēmas tė Shqipėrisė, megjithatė nuk ishte e kėnaqshme madje edhe pėr shkak tė statusit tė tyre jo tė barabartė me popujt e tjerė tė ish-Jugosllavisė .
    Me rėnien e sistemit socialist nė Shqipėri dhe hapjen e saj ndaj botės mė 1991, vėrshuan me dhjetėra, madje qindra shoqata misionare krishtere, disa prej tė cilave tė lidhura ngushtė me masonizmin[8], qė vinin nga vende tė ndryshme tė botės, madje edhe nga Amerika dhe Australia e largėt. E njėjta gjė ndodhi edhe me Bosnjėn me pėrfundimin e luftės (1992- 1995) dhe vendosjen e forcave multinacionale tė SFOR- it[9] mė 1996 dhe me Kosovėn pas vendosjes sė forcave tė KFOR-it[10] mė 1999 dhe instalimit tė administratės ndėrkombėtare.
    Gjatė okupimit serb, Kosova ka pėrjetuar njė aparteid tė rėndė. Largimi i forcave pushtuese serbe la pas gėrmadha dhe shkatėrrime tė shumta. Pas luftės se fundit, infrastruktura ekonomike ėshtė shkatėrruar dhe kjo ka bėrė qė Kosova tė vazhdojė tė jetė vendi mė i varfėr i Evropės. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Bosnjėn. Shqipėria pėr shkak tė mbylljes sė saj 40 vjeēare dhe instalimit tė regjimit ateist dhe tė egėr tė Enver Hoxhės ka lėnė njė vakum tė madh shpirtėror dhe injorancė pėr Islamin nė mesin e masave tė gjėra dhe tek vetė klasa e saj politike e intelektuale. Njė gjendje e kėtillė do tė jetė tepėr e favorshme pėr aktivitetin e shoqatave misionare. Dihet se pas krizave dhe pas situatave tė luftės fillojnė tė dalin dhe tė vėrshojnė, si kėrpudhat pas shiut, shoqata tė ndryshme e tė shumta krishtere. Kjo ka ndodhur me hapėsirat e kėtyre vendeve.
    Rreth ndikimit tė shoqatave misionare ka mendime tė ndryshme. Disa mendojnė se edhe pėrkundėr prezencės sė tyre tė madhe, ndikimi i tyre ka qenė i kufizuar nė njė numėr tė caktuar individėsh, mė shumė si rezultat i ndihmės sė ofruar materiale, se sa nga ndonjė bindje e fituar. Pjesa tjetėr, mendon se duhet tė jemi tė kujdesshėm, sepse prezenca e njė numri shumė tė madh shoqatash misionare, qė nė raport me shoqatat islamike ėshtė diku 7 me 1, mund tė ketė ndikime shumė negative dhe tė rrezikshme.
    Ėshtė fakt se nuk duhet tė injorohet dhe as tė nėnvleftėsohet puna dhe veprimtaria e kėtyre organizatave, tė cilat jo vetėm qė kanė pėrvojė, mundėsi dhe fonde tė fuqishme, por kanė edhe plane afatgjata dhe mendojnė tė kenė prezencė tė gjatė nė kėto hapėsira. Gjatė pėrgatitjes sė kėtij punimi kam kuptuar se nga ana e muslimanėve nuk ka shumė tė dhėna rreth aktivitetit tė kėtyre organizatave misionare.[11] Skamja e tepėrt mund t’i shpie nė mosbesim njerėzit me besim tė dobėt. Ka raste kur disa familje muslimane duke kėrkuar ndihmė pėr shėrimin e fėmijėve tė tyre, duke mos gjetur ndihmė nga ana e muslimanėve, kanė gjetur pėrkrahje nga organizata krishtere. Kjo ka bėrė qė ato tė ndikohen prej tyre.[12] Nė maj tė vitit 2008, njė grup prej 32 personash tė familjes Sopi tė Llapushnikut, u konvertuan nė katolicizėm.[13]

    Aktorėt kryesorė qė mbėshtesin veprimet misionare
    Vetė atmosfera e krijuar pas 11 shtatori ėshtė njė mbėshtetėse lehtėsuese e veprimit dhe aktivitetit tė kėtyre organizatave. Pėr pasojė, nė qetėsi dhe pa kurrfarė shqetėsimi ato pėrhapin farėn helmuese mes muslimanėve. Ndėrkohė qė aktiviteti i shoqatave muslimane sulmohet dhe pėrgjohet, nė anėn tjetėr, shoqatat misionare tė ardhura nga tė katėr anėt e botės, vazhdojnė punėn e tyre pa kurrfarė kufizimi dhe nė mėnyrė krejtėsisht tė lirė.
    Shumė prej kėtyre organizatave gėzojnė pėrkrahjen e institucioneve vendore. Edhe institucionet politike nė Kosovė dhe Shqipėri hera herės janė tė njėanshme nė kėtė aspekt. Ish-Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova kishte kėrkuar qė tė rrėnohej objekti i njė shkolle nė qendėr tė Prishtinės dhe nė vend tė saj tė ngrihej njė katedrale e madhe, ndėrtimi i sė cilės tani ka filluar, edhe pse numri i katolikėve nė Prishtinė ėshtė simbolik.[14] Ndėrkohė, edhe pėrkundėr kėrkesave tė vazhdueshme tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nuk jepet njė truall ku do tė ndėrtohej njė xhami e madhe qė ėshtė njė nevojė imediate pėr besimtarėt e Prishtinės. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Tiranė. Lejohet ndėrtimi i njė kishe tė madhe ortodokse nė mes tė Tiranės, kurse nuk lejohet tė ndėrtohet njė xhami pranė Parlamentit Shqiptar, ndonėse aty ėshtė hapėsira boshe qė mė herėt ka qenė vend xhamie. Nė vitin 2005, nė Prizren (Kosovė), qeveria lokale i fali 4 hektarė shkollės jezuite Loyola.[15] Shumica dėrmuese e nxėnėsve qė vijojnė mėsimet nė atė shkollė janė fėmijė tė familjeve muslimane.
    Sot filogrekėt apo filolatinėt, nė emėr tė integrimeve tona nė Evropė, bėjnė thirrje pėr kthim nė fenė e tė parėve (nė krishterizėm) dhe me kėtė kanė pėr qėllim zhdukjen e identitetit musliman tė shqiptareve dhe rikonvertimin e tyre nė krishterizėm. Miti i figurės sė Skėnderbeut dhe i Gonxhe Bojaxhiut - Terezės pėrdoren pėr tė paralelizuar krenarinė kombėtare shqiptare me atė katolike duke i lėnė muslimanėt, qė janė shumicė dėrmuese nė Shqipėri dhe Kosovė dhe qė kanė nxjerrė 10 herė mė shumė figura tė mėdha, qoftė nga numri apo nga cilėsia, ashtu si i lanė gjatė shekullit tė XX-tė, nė mėshirė tė thikave tė egra krishtere serbe e greke.[16] Edhe nė Bosnjė duket se gjendja nuk ėshtė mė e mirė. Padyshim se ėshtė shqetėsues vlerėsimi se nuk njihet ndonjė rast ku pushteti nė BH ka lejuar qasje pa pengesa nė institucionet arsimore pėr organizatat e tjera jokrishtere. “Vetėm misionarėve tė krishterė iu lejohet qė tė pėrhapin nė mėnyrė tė hapur farėn helmuese tek fėmijėt muslimanė”.[17] Ajo pėr ēka shquhen misionarėt e krishterė ėshtė se ata janė tė palodhshėm, tė organizuar mirė, pėrplot me tė holla dhe janė tė pajisur me tė gjitha lejet e mundshme.

    Ēfarė synojnė shoqatat misionare?
    Sikurse ėshtė e njohur, shoqatat misionare shfrytėzojnė situatat e luftės dhe fatkeqėsitė e njerėzve si rast ideal pėr aktivitetet e tyre duke e konsideruar veten si “thirrės tė Hyjit” qė ta krishterizojnė popullatėn muslimane nė mėnyrė qė muslimanėt ta pranojnė “Krishtin pėr Zot”! Shoqatat misionare bėjnė thirrje tė hapur pėr nė krishterizėm. Ato pėrdorin metoda nga mė tė ndryshmet. Paragjykimet qė kanė pasur evropianėt nė Mesjetė, dhe mė vonė dhe sulmet qė kanė bėrė nė adresė tė Islamit[18] vazhdojnė tė plasohen edhe sot e kėsaj dite nga shoqata tė ndryshme krishtere.
    Ato e pėrshkruajnė Muhammedin a.s. si njė Antikrisht, Kur’anin fisnik si njė plagjiat tė Biblės, kurse fenė islame e shohin si herezi dhe tė ngjashme me paganizmin.[19] Kisha Ortodokse (Serbe, Greke, Maqedonase, Malazeze) dhe qarqe tė caktuara brenda Kishės Katolike nė Shqipėri e nė Kosovė dhe Kishės Ortodokse nė Shqipėri, si dhe disa grupe evangjeliste qė veprojnė nė kėto hapėsira, kanė njė shikim shumė negativ ndaj Islamit, urrejtja e tė cilėve shtrihet thellė nė histori.[20] Ato pėrhapin akuza kundėr Islamit me qėllim qė tė mbjellin dyshime tek muslimanėt dhe shquhen pėr kompleksitetin e superioritetit tė krishterizmit ndaj Islamit.
    Ka pasur edhe prej atyre shoqatave misionare qė kanė defiluar nėpėr rrugėt e Tiranės me veshje ekstravagante, me qėllim qė tė ndikojnė nė pėrhapjen e lakuriqėsisė tek tė rejat shqiptare. Disa prej tyre kanė abuzuar edhe me tė rinjtė qė i frekuentonin ato shoqata. Qėllimi dhe detyra kryesore e shoqatave misionare ėshtė qė “ta nxjerrin muslimanin prej Islamit, kėshtu qė ai tė bėhet krijesė pa kurrfarė lidhje me All-llahun, e me kėtė njėkohėsisht edhe pa kurrfarė lidhje me moralin dhe tė krijojnė njė gjeneratė qėllimi kryesor i tė cilės do tė ishte plotėsimi i pasioneve.”[21] Ata punojnė pėr largimin e tė rinjve nga Islami dhe mė pas mundohen qė tė ngulitin nė kokat e tyre mėsimet pėr krishterizmin. Pėr ta bėrė kėtė mė atraktive, nė shoqatat dhe predikimet e tyre, nuk mungojnė dėfrimet dhe pijet pa kurrfarė kufizimi, gjė qė degjeneron nė shthurje dhe shkatėrrim moral tė tė rinjve dhe tė rejave muslimane.
    Si rrjedhim, mund tė konkludojmė se qėllimi i shoqatave krishtere ėshtė qė tė fitojnė sa mė shumė ithtarė nga radhėt e muslimanėve tė pavetėdijshėm. Por nėse nuk arrijnė qė t’i krishterizojnė muslimanėt, atėherė ato mundohen qė tė mbjellin tek ata dyshime rreth Islamit dhe tė shkatėrrojnė moralin e tyre.

    Metodat qė pėrdorin nė misionarizmin e tyre
    Shumė prej shoqatave misionare pėrdorin metoda humanitare nė formėn e njė pune tė planifikuar afatgjate me “dėshirėn dhe vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar, duke paraqitur kėshtu shpirtin humanist kristian”. Ato shpėrndajnė libra dhe broshura tė krishtera dhe botojnė libra, madje edhe kundėr Islamit.[22] Stimulojnė aktivistėt e tyre tė dinė sa mė shumė gjuhė tė huaja e veēmas gjuhėn e popullatės vendase. Stafi i kėtyre organizatave ėshtė i pėrgatitur nė lėmi tė ndryshme. Nė mesin e tyre ka edhe mjekė dhe infermiere sepse kjo ėshtė njė prej metodave tė suksesshme pėr tė pėrhapur krishterizmin.
    Njėri prej misionarėve thotė: “Ne na nevojiten tė krishterė solidė nė ēdo sferė tė arsimit – administrim, mėsimdhėnie dhe pėrkrahje teknike (pėr shembull kompjuterė dhe librari). Ne pėrfundimisht kemi nevojė pėr mėsues cilėsorė nė tė gjitha disiplinat (Bibėl, matematikė, statistikė, kompjuterė, llogari, biznes, histori, shkencat politike, arsim, anglisht, gjermanisht, ekonomi, gazetari dhe komunikacion) . Por mė e rėndėsishmja, ne na nevojiten tė krishterė tė zellshėm qė dėshirojnė tė kenė ndikim shpirtėror nė jetėn e tė rinjve. Sistemi ynė akademik ėshtė i strukturuar nė mėnyrė tė tillė qė njė mėsues tė mund tė vijė pėr njė vit, disa muaj, apo madje disa javė me qėllim qė tė mbajė leksione, seminare dhe tė ketė ndikim shpirtėror”.[23]
    Ato, meqenėse kanė pėrvojė nė punėn e tyre misionare dhe mbėshtetje tė fuqishme materiale, hapin kurse tė shumta pėr mėsimin e kompjuterit, e gjuhės angleze, organizojnė ekskursione nė qytete tė ndryshme dhe ofrojnė bursa pėr studime jashtė shtetit. I bashkojnė tė rinjtė duke mos i ndarė djemtė prej vajzave, bėjnė qė tė dėfrehen sė bashku dhe u ofrojnė pije alkoolike. Identifikojnė tė rinjtė muslimanė qė janė tė varfėr dhe pa kushte pėr jetė dhe u ofrojnė atyre ndihmė.
    Shumė prej shoqatave misionare aktivitetin dhe punėn e tyre e kanė pėrqendruar tek fėmijėt muslimanė. Atyre u ofrojnė dhurata dhe libra tė ilustruar me rrėfimet mbi Jezusin dhe fenė e krishterė dhe pėrpiqen qė tė mbjellin tek ata dyshime kundėr Islamit. Ka shumė prej tyre qė kanė marrė shtėpi me qira, apo i kanė blerė ato, dhe aty zhvillojnė aktivitetet e tyre. Njė numėr tė rinjsh i frekuentojnė ato, jo tė motivuar nga simpatia ndaj fesė krishtere, por pėr faktin sepse aty shoqėrohen dhe dėfrehen me vajza. Kjo paraqet rrezik permanent, sepse frekuentimi i vazhdueshėm i atyre organizatave bėnė qė i riu tė jetė viktimė e tyre jo vetėm nė aspektin moral, por edhe atė besimor.
    Disa prej kėtyre fondacioneve, pėrveē ndihmave dhe formave tė lartpėrmendura, familjeve qė kanė njerėz tė sėmurė dhe duhen tė shėrohen jashtė, ua mundėsojnė njė gjė tė tillė. Formojnė njė fond tė veēantė, me qėllim tė ndihmesės sė tė varfėrve dhe njerėzve tė cilėt janė nė varfėri tė skajshme dhe kėshtu mundohen tė kenė influencė mbi ta. Ofrimi i ndihmės pėr familjet muslimane nga ana e tyre shpesh mund tė jetė e kushtėzuar, apo duke qenė se kėto familje janė nė hall dhe nuk kanė ndonjė zgjidhje tjetėr, ato janė tė gatshme qė tė pranojnė nė disa raste edhe krishterizmin vetėm e vetėm qė tė mund tė shėrojnė tė sėmurin e tyre.[24] Kriza ekonomike ka bėrė qė disa familje muslimane tė bien nėn ndikimin e tyre edhe pėr arsye tė dhėnies sė bursave, ofrimit tė nėnshtetėsive, apo tė ndonjė vendi pune jashtė shtetit. Prej metodave tė tyre ėshtė njohja me njerėz qė kanė ndikim nė shoqėri dhe qė janė me influencė, si me gazetarė, politikanė, historianė, publicistė.

    Ndarja e veprimeve misionare sipas shteteve
    Qė nga viti 1991 deri mė vitin 1999, numri i shoqatave islame qė kanė vepruar nė Shqipėri ka arritur nė disa dhjetėra sosh. Me pėrfundimin e luftės dhe largimin e forcave serbe nga Kosova, mė 1999, tė njėjtat shoqata islame qė kanė qenė nė Shqipėri kanė kaluar edhe nė Kosovė. Sulmi terrorist i 11 shtatorit ka qenė me pasoja tė rėnda pėr shoqatat islame. Shumė prej tyre janė detyruar tė reduktojnė fondet e tyre apo tė pėrfundojnė veprimtarinė duke i mbyllur zyrat nė Ballkan.
    Edhe ato pak shoqata islame qė vazhduan aktivitetin e tyre, pėr shkak tė kontrollit tė fondit tė tyre dhe trysnisė sė cilės ato i janė nėnshtruar, qoftė gjatė tubimit tė fondeve apo shpėrndarjes sė tyre, rezultuan me reduktimin dhe kufizimin e ndjeshėm tė aktivitetit tė tyre. Shoqatat islamike, nėn parullėn e luftimit tė terrorizmit, do tė akuzohen pėr pėrkrahje tė terrorizmit dhe do tė shihen me sy dyshimi, madje edhe do tė akuzohen pa kurrfarė baze nga qarqe tė ndryshme antiislame nė kėto hapėsira.

    Shqipėria
    Sipas shifrave tė marra nga drejtuesit e komunitetit musliman, ortodoks dhe katolik, sot nė Shqipėri ekzistojnė 568 xhami (nga 1666 xhami qė ka pasur Shqipėria deri nė vitin 1967), 70 tyrbe tė sektit bektashi dhe 1119 kisha – 425 kisha ortodokse dhe 694 kisha katolike. Pra numri i objekteve fetare qė kanė ndėrtuar muslimanėt ėshtė shumė mė i vogėl se objektet katolike dhe ortodokse nė proporcion me numrin e tyre.[25] Sipas raportit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr lirinė fetare, gjatė vitit 2006, nė Komitetin Shtetėror tė Kulteve nė Shqipėri, qė llogaritet se ka 3.6 milionė banorė, janė regjistruar si aktive 245 shoqata, grupe, fondacione dhe organizata fetare. Nė Shqipėri, zyrtarisht, konsiderohet se ka katėr fe tradicionale: muslimane sunite, bektashiane, ortodokse dhe katolike. Prej 245 organizatave, qė janė tė regjistruara nė Gjykatėn e Tiranės, 34 janė islamike. Ndėrkohė, 189 tė tjera i pėrkasin besimit kristian. Nė vend tė parė pėr nga numri i misionarėve renditen amerikanėt[26], mė pas vijnė ata nga Evropa Perėndimore dhe numrin mė tė vogėl e kanė misionarėt nga Lindja e Mesme. Sipas kėtij raporti, gjatė vitit 2004 “nga ana e Komitetit Shtetėror tė Kulteve janė siguruar 1084 leje qėndrimi pėr misionarė tė huaj”.[27]
    Pas vitit 1991, me hapjen e Shqipėrisė kundrejt perėndimit, njė ushtri sektesh dhe shoqatash protestante, mormone, Dėshmitarė tė Jehovait, evangjelistė, kalvanistė, adventistė, tele-evangjelistė , kadianitė, bahaj e tė tjera kanė pushtuar Shqipėrinė. Meqė numri i Qendrave dhe Shoqatave joqeveritare qė veprojnė nė Shqipėri ėshtė shumė i madh, ėshtė e pamundur qė tė pėrmenden tė gjitha.[28]

    Kosova dhe Maqedonia
    Njashtu sikurse nė Shqipėri edhe nė Kosovė vepron njė numėr shumė i madh organizatash krishtere. Numri i tyre arrin numrin e shoqatave nė Shqipėri (mbi dyqind sosh), sepse gati tė gjitha shoqatat misionare qė janė nė Shqipėri[29] kanė shtrirė aktivitetin e tyre edhe nė Kosovė dhe Maqedoni. Bashkėsia muslimane nė Maqedoni ka mbi 450 xhami dhe mbi 500 predikues fetarė. Shkupi ka 18 xhami, nė tė cilat shėrbimet bėhen nė gjuhėn shqipe (pėrveē namazit, qė ėshtė nė arabisht si nė mbarė botėn), kurse nė njė xhami, tek ajo e Sulltan Muratit, shėrbimi ėshtė nė gjuhėn turke.[30]
    Vlen pėr t'u theksuar se mungesa e xhamive nė Kosovė dhe nė Shqipėri ka sjellė nevojėn urgjente pėr ndėrtimin e tyre, pasi vendet dhe hapėsirat qė besimtarėt e shumtė kryejnė ritet e tyre janė tė pakta dhe detyrohen tė falen edhe jashtė xhamive nė diell gjatė temperaturave tė larta dhe nėn shi dhe borė nė temperatura tė ftohta.

    Bosnja
    Nė fillim tė viteve 1990, disa organizata tė rėndėsishme joqeveritare me bazė fetare siguruan ndihmė emergjente humanitare, duke pėrfshirė World Vision, Catholic Relief Services, and the United Methodist Committee on Relief. [31] World Vision ėshtė njė organizatė ndėrkombėtare shumė e madhe, e shtrirė nė shumė vende tė botės, qė vepron edhe nė Bosnjė dhe merret me trajtimin e fėmijėve. Nė internet nuk ka tė dhėna rreth numrit tė organizatave misionare nė Bosnjė.

    Si mund ta mbrojė veten shoqėria islame nga veprimet misionarike?
    Nė Kosovė, Shqipėri, Bosnje dhe Maqedoni janė derdhur shumė fonde nga shoqata tė ndryshme islame, por nuk ka pasur njė vlerėsim tė prioriteteve dhe u ka munguar njė strategji afatgjate. Nganjėherė edhe menaxhimi nuk ka qenė nė nivelin e duhur.
    Bashkėsia Islame duhet tė mendojė qė kuadrot e saj t’i shpėrndajė nėpėr fshatra pėr tė mbajtur ligjėrata fetare. Duhet tė pėrgatisim ligjėrues tė formuar dhe tė mos merremi me njėri tjetrin. Hyrja e rrymave tė ndryshme islame brenda shoqėrive tė kėtyre vendeve ka filluar tė shkaktojė dilema dhe shpeshherė edhe pėrēarje mes xhematit. Thirrėsit duhet t’u ikin konfrontimeve mes vete qė kanė pėr qėllim triumfin e ndonjė grupi, xhemati, apo shoqate. Ata duhet tė qėndrojnė nėn fjalėn La ilahe il-la Allah Muhamedun-resul Allah dhe tė qėndrojnė nė mbrojtjen e saj me tėrė atė qė u ėshtė dhėnė nga dituria e urtėsia. Tė thėrrasin nė unitetin e muslimanėve dhe tė veprojnė nė largimin e pėrēarjes dhe konfrontimeve, duke iu pėrmbajtur ajetit kur’anor[32]:
    “E mos u pėrēani mes vete e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė.” (El Enfal: 46)
    Metodat dhe mėnyrat e thirrjes islame duhet tė shtrihen jashtė xhamive. Kėrkohet qė tė jemi sa mė afėr familjeve qė janė nė skamje dhe qė kanė nevojė pėr ndihmė. Tė formohen fonde pėr raste tė rėnda qė tė mund t’u ndihmohet atyre. Tė punohet pėr krijimin e mediave vizive dhe tė shkruara islame, nė mėnyrė qė mesazhi islam tė mund tė depėrtojė nė ēdo familje muslimane. Tė hapim sa mė shumė shkolla islame, kolegje, revista. Edhe vendet muslimane duhet tė japin kontributin e tyre nė kėtė drejtim. Tė punohet me njerėzit e pasur brenda vendit qė edhe ata me pasurinė e tyre tė kontribuojnė nė kėtė drejtim.
    Misionarėt nė kėto hapėsira kanė strategjinė e tyre tė veprimit. Qėndrimi i tyre do tė jetė i vazhdueshėm. Tashmė ata e kanė mė lehtė tė veprojnė nė kėto hapėsira sepse kanė filluar ta njohin mė mirė mentalitetin e muslimanėve. Pėr tė minimizuar ndikimin e kėtyre shoqatave duhet qė tė punohet mė shumė me rininė. Qė tė arrihet kjo, misioni i thirrjes nė Islam nuk duhet tė kuptohet si njė profesion nga i cili duhet tė pėrfitojmė materialisht, por tė kuptohet si mision dhe obligim pėr pėrhapjen e sė vėrtetės sė amshueshme islame.
    Lidhjet mes xhematit, imamit dhe institucionit tė bashkėsisė islame duhet tė jenė mė tė ngushta. Duhet tė punohet qė nė ēdo fshat musliman tė ndėrtohen xhami dhe tė ketė imam tė rregullt e tė arsimuar. Tė hapen institute islame ku do tė pėrgatiteshin studime qė do t’u pėrgjigjeshin kėrkesave dhe nevojave tė shoqėrisė muslimane. Vetėm me njė angazhim gjithėpėrfshirė s mund tė bėjmė qė tė dėshtojnė planet e atyre qė dėshirojnė t’ia ndryshojnė pėrbėrjen fetare kėtyre hapėsirave.


    ________________________________________
    [1] http://sq.wikipedia .org/wiki/ Historia_ e_Shqip%C3% ABris%C3% AB
    [2] http://bs.wikipedia .org/wiki/ Sand%C5%BEak_ (oblast)
    [3] Muslimanėt tani janė 40%, serbėt 31%, kroatėt 15%, protestantėt 4% dhe grupe tė tjera 10 %. Shih: http://sarajevo. usembassy. gov/irf-2007. html
    [4] Huntington, Samuel P., Pėrplasja e qytetėrimeve dhe ribėrja e rendit botėror, Logos-A, Shkup, 2004, f. 245 e tutje.
    [5] Regjimi komunist qė ishte instaluar nė Shqipėri nga jugosllavėt dhe sovjetikėt pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė vitin 1967e hoqi lirinė e besimeve fetare nė vend dhe e deklaroi Shqipėrinė njė shtet ateist. Shih: Jazexhi, Olsi, Albanians and Islam, between existence & extinction, marrė nga: http://www.geocitie s.com/djalosh/ albanians. htm
    [6] Serbėt nė Kosovė gjatė luftės sė fundit 1997-1999 kanė shkatėrruar 218 xhami nė Kosovė.
    [7] Silajxhic, Haris, Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Uashingtonit, Dituria, Tiranė 1999, f. 20-23.
    [8] Sakar, Muhammed Ibrahim Esh Sherbini, El Hareketu El Mesihijetu El Usulijetu El Amerikijetu ve alakatuha bi Es Sehjunijeh, Kajro, 2003,f. 52 e tutje.
    [9] http://en.wikipedia .org/wiki/ SFOR
    [10] http://en.wikipedia .org/wiki/ Kosovo_Force
    [11] Nga tė dhėnat qė kam del se vetėm dy persona deri mė tani kanė shkruar mė gjerėsisht pėr aktivitetin e shoqatave krishtere dhe metodat qė pėrdorin ato. Fehim Dragusha e ka pasur pėr temė magjistrature veprimtarinė e tyre, kurse Valon Ibrahimi pėr temė fakulteti.
    [12] Dragusha, Fehim, shih:
    http://forumi. kurandhesunet. net/lajme- nga-bota- islame(24) /misionaret- ne-kosove- dhe-arsyet- e-konvertimit- te-muslimaneve- kosovare( 6819).html
    [13] Di Lellio, Anna , Kosovan - and Catholic, shih:
    http://www.guardian .co.uk/commentis free/2008/ may/21/kosovanan dcatholic
    [14] Pirraku, Muhamed, Jo Katerdrale, Prishtinė, 2005.
    [15] Ajo ėshtė njė shkollė profesionale katolike e rendit jezuit kristian nė mesin e muslimanėve me emrin gjimnaz. Shih: Ibrahimi, Nexhat, Gjimnazi “Loyola” nė Prizren - ēfarė fshehet pas tij?, marrė nga: http://www.mesazhi. com/author_ article_detail. php?id=24
    [16] Rakipi, Abedin, Fillimet e Albanologjisė , shih:
    http://groups. yahoo.com/ group/alb- muslimstudents/ message/39493
    [17] Beganović, Ezher, Krscansko misionarstvo u BiH, shih:
    http://prosvjetitel j-muallim. org/index. php?option= com_content&task=view&id=1014&Itemid=100
    [18] Ibrahimi, Nexhat S., Paragjykimet ndaj Islamit gjatė shekujve, Zėri Islam, Prizren, 2000. f. 5-30
    [19] Sinani, Ajni, Tė tjerėt pėr Islamin, Zėri Ynė, Prishtinė, 2005, f. 8
    [20] Kovać, Mirnes, Evangelizam u Muslimanskim zemljama, Novi Horizonti, nr. 48, marrė nga:
    http://www.iltizam. org/index. php?ime=tekstovi&tekstovi=tekst&id=2145540869
    [21] El-Muhajjis, Nebil B.Abdurrahman, Muslimanė, Zgjohuni!, Stamboll, 1999.
    [22] Njė libėr qė ėshtė pėrkthyer nė gj. shqipe dhe qė e vė nė pikėpyetje autenticitetin e Kuranit fisnik ėshtė libėrthi: Mbi Kuranin, letėr apologjetike, shkruar nga Joseph Smith, Prishtinė, 2001.
    [23] http://groups. yahoo.com/ group/alb- muslimstudents/ message/40619
    [24] http://forumi. kurandhesunet. net/lajme- nga-bota- islame(24) /misionaret- ne-kosove- dhe-arsyet- e-konvertimit- te-muslimaneve- kosovare( 6819).html
    [25] http://groups. yahoo.com/ group/alb- muslimstudents/ message/44083
    [26] Nė Amerikė ka rryma fundamentaliste fetare, qė besojnė se Mesihu do tė kthehet shpejt dhe, pėr hir tė kėtij qėllimi, ata janė tė gatshėm qė tė bėjnė verpime tė pakontrolluara. Shih: Havali, Sefer, Dita e Hidhėrimit, NUN, Shkup, 2003. f. 19.
    [27] Xhani, Qamil, Shqipėria, 3.6 milionė banorė, 245 shoqata fetare, Raporti i Departamentit amerikan tė Shtetit pėr lirinė fetare gjatė 2006-ės, shih: Gazeta Tirana Observer, Albania, marrė nga webfaqja: http://www.tiranaob server.com. al/20060917/ aktualitet. htm#2, shtator, 2008.
    [28] Jazexhi, Olsi, op. cit.
    [29] Mė shumė rreth kėtyre organizatave shih: http://www.albanian .com/community/ vbl/archive/ index.php? t-14367.html
    [30] Maqedonia ka maqedonas 64.2%, shqiptarė 25.2%, turq 3.9%, romė 2.7%, serbė 1.8%, tė tjerė 2.2% (regjistrimi i vitit 2002). Shih: http://www.dardania .de/vb/upload/ showthread. php?t=19956
    [31] http://www.icnl. org/KNOWLEDGE/ ijnl/vol6iss1/ special_4. htm
    [32] El Bedevi, Dr. Ahmed Abbas, Misioni Islam dhe Misionarėt, Shkup, 2002, f. 51.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ik mer **** na ēave ****** me keto tema idiote,
    ēa pune po te prishin ty misionaret,
    po per misionaret arab ēa duhet te themi ne,

    Apo nuk fillon shkrimi, "pas shperberjes se perandorise osmane"
    i mjeri ti ke nostalgji per vllezrit e tu turq.

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    .................................................. ..............
    Elegance is an attitude.

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    SHOQATAT MISIONARE NĖ BALLKAN

    Ajni Sinani
    Hyrje
    Ndarja dhe copėtimi i padrejtė i tokave muslimane,
    Tokat jane etnike, o Tunxh (ku Tunxh, lexo Ajni).

    Po t'i quash "toka muslimane" u jep te drejte morale atyre qe i copetuan, sepse para se te beheshin "muslimane" ishin "te krishtera". Kupton, Tunxh?

    Pjesen tjeter te mender artikullit s'e lexova se jam i sigurt qe eshte trapllek ne proze te varfer.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    of diamonds... Maska e dust
    Anėtarėsuar
    13-10-2008
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    67
    ēa toka muslimane thu ti mer legen,tokat jane shqiptare mer debil i arabizum...o ajni o pall,

    booooooooooooooo nuk mbarohen ndonjehere kta trushpelare.

  6. #6
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    altruisit_ek84 dukesh qe je anetar i shoqates "traplliku pa kufi" se ngele tu shkujt shkrime azmatike !!!!

    Ik thith ajer....

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mos u kapni per fije kashte , komentoni thelbin e temes.
    Un pajtohem me ket qe ka shkrujt Ajni Sinani , ka lloj lloj misionar nga e mbar bota ne Ballkan, po nuk kuptoj pse vijn ktu tek ne me perhap krishterimin , kur ne shtetet e veta se kan perhap si duhet ? Aty ku shum pak shkohet ne kisha

  8. #8
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Mos u kapni per fije kashte , komentoni thelbin e temes.
    Or ti gje e zgjuar nuk i hap syte se si fillon kjo teme apo duhet te ta themi ne arabisht qe ta kuptosh ?

    Mund te quash musilmane besimtaret shqiptare por jo token ilire o te shkombtarizuar qe nuk dini as te merni fryme jo me te keni goje dhe te flisni !!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    altruisit_ek84 dukesh qe je anetar i shoqates "traplliku pa kufi" se ngele tu shkujt shkrime azmatike !!!!

    Ik thith ajer....
    Nuk shkruaj per injorant si puna jote jo, shkruaj per ata qe shofin me larg. Nga ty nuk pres dem, eshte pun e jotja te shkruash c'te duash ti ke jeten dhe misionin tend une timin, mirupafshim i nderuar.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  10. #10
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Nuk shkruaj per injorant si puna jote jo, shkruaj per ata qe shofin me larg. Nga ty nuk pres dem, eshte pun e jotja te shkruash c'te duash ti ke jeten dhe misionin tend une timin, mirupafshim i nderuar.
    Ate zgjuaresine tende ik dhe tregoje ne Kabul, Bagdad, Islamabad por jo ketu tek Forumi Shqiptar o vjetersire e orientit !!!

    Ndrysho rruge o qyqar se ke serbin mbrapa krahave.....nqs nuk do qe te endesh si ēifuti ne shkretetire...

    Nuk do kesh me sy e faqe te kerkosh ndihme tek shqiptari or ti pinjolli i muxhaidineve & Co !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  3. "Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  4. Ballkan - Makedhonia -Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 18:54
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •