Zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare
“Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
Ditën e shtunë, më datë 2 shtator 2006, në mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”. Kjo konferencë kishte për qëllim të hapte horizonte të reja në trajtimin e çështjeve kulturore, sociale, integruese dhe ekonomike të muslimanëve ballkanas, diskutimin e këtyre tematikave nga specialistë të fushave përkatëse, gjetja e zgjidhjeve të tyre dhe hedhja e propozimeve për bashkëpunim ose analizë e studim më të thelluar të këtyre çështjeve.
Konferenca “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja” u organizua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Në këtë konferencë ishin ftuar studiues, drejtues institucionesh dhe përfaqësues nga vendet ballkanike për të bërë një paraqitje sa më konkrete të gjendjes sociale, ekonomike dhe kulturore të muslimanëve ballkanas. Në konferencë merrnin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku, Bosnja dhe Mali i Zi, përfaqësues të institucioneve fetare, shkencore dhe kulturore, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik, studentë të interesuar dhe të ftuar të tjerë.
Për të ndjekur punimet e konferencës kishte ardhur posaçërisht edhe një delegacion nga Kuvajti, i kryesuar nga kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Kuvajtit, dr. Uelid El-Tabtabai. Në përbërje të këtij delegacioni kishte pedagogë dhe studiues.
Konferenca i nisi punimet me fjalët përshëndetëse nga ana e organizatorëve dhe mysafirëve ku, ndër të cilat, përmendim fjalët përshëndetëse të dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam; prof.Ylli Popës, kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë; Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; z. Nexhat Gjuzi, përfaqësues i Komitetit Shtetëror të Kulteve; z. Mevlud Dudiç, dekan i fakultetit të Shkencave Islame në Sanxhak dhe studiuesi dhe poeti boshnjak Ferid Muhiç.
Më tej, pas koktejit të organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, konferenca i zhvilloi punimet në katër seanca, si më poshtë vijon:
Seanca e parë:
Ceshtjet kulturore të muslimanëve në Ballkan
Drejtues të seancës: Dr. Isa El Unezi, Mr. Elez Ismaili
Temat e trajtuara:
1. Promovimi i diversitetit kulturor si përgjigje ndaj izolacionizmit. (Alban Bala).
2. Islami si urë lidhëse midis kulturave në Ballkan. (Dr. Ramiz Zekaj)
3. Zhvillimi kulturor dhe shkencor në trevat shqiptare në Ballkan. (Prof. Dr. Ruzhdije Qafmolla)
4. Roli i OJQ-ve në njohjen dhe përhapjen e kulturës islame në Ballkan pas viti 1990 (Mr. Azem Xheladini).
5. Identiteti islam i shqiptarëve: mit apo realitet. (Ermal Bega).
Seanca e dytë:
اështjet integruese të muslimanëve në Ballkan
Drejtues të seancës: Dr. Hysamedin Feraj, Mevlud Dudiç
Temat e trajtuara:
1. Rëndësia e marrëdhënieve islamo-ballkanase. (Dr. Uelid Tabtabai).
2. E ardhmja e shqiptarëve në Ballkan në kuadër të ngjarjeve rajonale e ndërkombëtare. (Abdi Baleta).
3. Bashkëpunimi ndërfetar dhe ndërnacional rrugë drejt integrimit (Prof. As. Dr. Arian Kadiu).
4. Origjinaliteti i marrëdhënieve të muslimanëve në Ballkan. (Abdurrahman Xhumejan).
5. Pak nga historia e dhimbshme e shqiptarëve dhe e boshnjakëve në Ballkan dhe integrimi i tyre në Europë. (Dr. Ibrahim Gashi)
6. Ballkani: dhimbje dhe shpresë. (Dr. Gazi Shemmeri).
Seanca e tretë:
اështjet sociale e arsimore të muslimanëve në Ballkan
Drejtues të seancës: Dr. Uelid Tabtabai, Bedri Telegrafi
Temat e trajtuara:
1. Inkorporimi i mësim-besimit nëpër shkolla, domosdoshmëri e kohës dhe akt human. (Mr. Elez Ismaili).
2. Realiteti social i muslimanëve në Ballkan, trajtimi i çështjes së muslimanëve në Maqedoni. (Gafurr Zharku).
3. Të njohim specifikat tona edhe në edukim, duke afirmuar vlera. (Prof. Dr. Musa Kraja).
4. Realiteti social i muslimanëve ballkanas, gjendja në Kosovë. (Ekrem Abdiu).
Seanca e katërt:
اështjet ekonomike të muslimanëve në Ballkan
Drejtues të seancës: Dr. Khalil Al-Zirr, Kreshnik Osmani
Temat e trajtuara:
1. Vakëfet në Ballkan dhe roli i tyre në proceset ekonomike. (Mevlud Dudiç).
2. Administrimi dhe menaxhimi i potencialeve njerëzore çon përpara zhvillimin ekonomik të muslimanëve në Ballkan. (Muhamed Fuhejd El-Axhmi).
3. Marrëdhëniet ekonomike – Fusha e bashkëpunimit dhe e tolerancës midis besimeve (Dr. Myslym Hotova).
4. Ekonomia islame dje dhe sot. (Arben Ramkaj).
5. Fushat e investimeve në dobi të Islamit në Shqipëri. (Murteza Bode).
Në përfundim seancave u mblodhën të gjithë kumtuesit dhe pjesëmarrësit dhe diskutuan për ecurinë e konferencës, u nxorën konkluzionet përkatëse dhe u bënë propozime për vendosjen e një bashkëpunimi, në mënyrë që temat dhe problemet e trajtuara në konferencën “Muslimanët në Ballkan: realiteti dhe e ardhmja” të preken më nga afër nga të gjithë muslimanët ballkanas dhe më gjerë.
Në këtë konferencë u mbajtën gjithsej 21 kumtesa si dhe u zhvilluan në çdo seancë diskutime nga të pranishmit rreth temave përkatëse.
Kumtesat e mbajtura në katër seancat analizuan problemet e Islamit në Ballkan vështruar në kuadrin historik, kulturor, arsimor, social dhe ekonomik.
Konkluzioni kryesor i konferencës ishte se Islami në Ballkan, i përfaqësuar vullnetarisht nga një pjesë e popullsisë së këtij rajoni dhe duke u mbështetur në parimet e shëndosha të këtij besimi në Kuranin Famëlartë e në porositë e Profetit Muhamed (a.s.), ka luajtur rol progresiv në jetën e asaj pjese të popullsisë që u përfshi në Islam si rregullator në jetën e individit familjar dhe në shoqëritë me përkatësi islame.
Gjithashtu në fund u bënë propozime që aktivitete të tilla të zhvillohet edhe në të ardhmen dhe në vende të ndryshme të rajonit ballkanik.
![]()
Krijoni Kontakt