Ballkan - fjalė shqipe
Ethymologjia e fjalės - BALLKAN shkencėrisht origjinėn e vet e ka nė Gjuhėn Shqipe tė Vjetėr, apo nė Illirishten e Re dhe asnjė gjuhė tjetėr indo-europiane, sot as kurrė, nuk mund ta spjegojė nė bazė tė morfologjisė historike as nė bazė tė fonetikės historike. Vetem Shqipja ka fuqi spjegimi morfologjik e fonetik, qė vet emri - Ballkan, deri sot mbeti emėr i papėrcaktuar shkencėrisht, ashtu sikur janė tė papėrcaktuara vet fillet e shkencės botėrore.
Fjalėn - Ballkan e spjegon guha skipe illire - gjuha shqipe e sotme. Kjo fjalė - Ballkan, ėshtė fjalė - skipe illire - shqipe illire, e nuk ka ndonjė gjuhė tjetėr i.e., qė mund ta spjegojė origjinėn historiko-linguistikė me fakte shkencore.
Emri - Ballkan, pėrbėhet prej dy fjalėve, kur zbėrthehet morfologjikisht - BALL + KAN = BALLKAN.
Fillesa, fjala e parė e kompozitės, ėshtė rrėnja skipe - shqipe - BALL dhe pjesa e dytė - KAN ėshtė folje skipe - shqipe, qė vie nga folja - me pasė, pėr tė pasur, por mund tė jetė edhe rrėnjė e tė dy foljeve ndihmėtare: me pasė dhe me qenė.
Fjala BALL ėshtė edhe emėr: linguistik, gjeografik, anatomik, historik, psikologjik, filozofik, arkeologjik, sociologjik, astronomik dhe i tė gjitha shkencave, ku nė ēdo shkencė gjen pėrdorimin e vet... emėr linguistik: sipas Shqipes, fjala BALL, ėshtė emėr gramatikor; trajta e pashquar, emėr i pėrgjithshėm, emėr konkret, emėr i gjinise mashkullore, numri njėjės i emrit, emėr i lakueshėm nėpėr rasat gramatikore tė emrit, qė sipas lakimit tė emrit nė gjuhėn shqipe, mund tė spjegohet nė kėtė mėnyrė: Lakimi i emrit BALL sipas gramatikes sė Shqipes
Trajta e pashquar e emrit -
1.Emnorja (Nominativi) (njė)........ BALL
2.Gjindorja (Genetivi) (i,e,tė,njė) BALLI
3.Dhanorja (Dativi) (njė).......BALLI
4.Kallxorja (Akuzativi) (njė).......BALL
5.Thirrorja (Vokativi) (o BALL) ----
6.Rrjedhorja (Llokativi) (prej - njė)BALLI
Ndėrsa, pjesa e dytė e kompozitės (fjalėformimit) nga BALL + KAN, rrėnja KAN ėshtė folje ndihmėtare, nga folja - me pasė, pėr tė pasur, apo nga folja - me qenė, me kanė (geg.), pėr tė qenė, ku nė tė dy rastet e kemi zgjedhimin e foljes nėpėr veta tė pėremrit vetor kėshtu: ball KAM (unė); ball KE (ti), ball KA (ai,ajo)- njėjsi dhe - ball KEMI (na); ball KENI (ju); ball KANĖ (ata, ato)- shumėsi gramatikor i Shqipes.
Pra, veta e tretė e shumėsit tė Shqipes - KANĖ, si rrėnjė e foljes - KAN, formoi pjesėn e dytė tė kompozitės BALL + KAN = BALLKAN.
Sipas linguistikės Gjenetike, e cila si shkencė moderne, qė shkon paralel me linguistikėn Komparative (gjuhėsinė Krahasimtare), rrėnjėt shqipe (skipe-skype) BALL dhe KAN, qė formojnė kompozitėn - BALLKAN, mund tė zbėrthehen a deshifrohen edhe sipas Fonetikes Historike te Shqipes, ku tre tingujt e rrėnjės sė parė si pjesė e parė a fillese - B + A + LL = BALL, shprehin nganjė tėrėsi emėrtimesh nė vetvete, ku tingulli i parė B lidhet me hieroglifin e Thotit - BROF, qė ka kuptimin e ngritjes, zgjimit, brofjes, ēuarjes nė kėmbė, zgjimin e vetėdijes sė njeriut - menjėherė pas Krijuesit (si tingull i dytė i alfabetit) - ku tok me zanoren A, kjo tokzanore B (bashkėtingėllore) formon diftongun qė difton, tregon, spjegon BA - babėn, tė Parin e njeriut - BA-BA dhe tingulli i tretė, apo dytingullori LL, lidhet me illiret, qė kuptohet sipas fonetikes historike shqipe, si dritė illire, ball illir, lidhet me dritėn e diellit, dritėsi, yllėsirė; ku formoi ky tingull LL emėrtimin pėr dritėn nė disa gjuhė i.e. licht=dritė ger., light(llajt)= dritė ang. etj.
Fillesa BALL nga emėrtimi Ballkan, si emėr gjeografik, kuptohet si lartėsi mbidetare gjeografike, balli i tokes, balli i Dheut, balli i bregut, balli i shpatit, balli i majės sė bjeshkės, balli i vargmaleve, balli i bregut tė detit, ball-toka, ball-deti, ball-bjeshka, ball-guri, ball-shkėmbi, ball-qyteti, ball-mali, ball-liqeni etj. Do tė thotė, fjala BALL kuptohet nė Shqipen si pjesė e ngritur, e ēuar, e lartėsuar, qė shihet sėpari, nė fillim - mbi pjesėt e tjera. Kėtu nė kuptimin gjeografik: Ballkani, toka-gadishulli (siujdhesa) pėrballė botes, detėrave: Egje, Jon, Adriatik, Kaspik dhe pėrballė, nė ballė tė Mesdheut...
Fjala shqipe - BALLI, si emėr anatomik ėshtė pjesa e parme e kokės lartė mbi vetulla, deri tek flokėt - balli i kresė, balli i kokės, pjesa e parme e lartė e kokės, pjesa e pėrparme ashtore e rrashtės sė kresė, e kafkės sė njeriut. Por, si emėr anatomik - balli ėshtė edhe te tė gjitha gjallesat me kokė.
Fjala shqipe Balli, si emėr sociologjik: balli i burrave, balli i kuvendit (kryesia), balli i katundit, balli i qytetit, balli i kombit, balli i atdheut (kryesia e atdheut prej njėrezve qė udheheqin), balli i vendit, balli i Odes, balli i oxhakut (kryesia e odės sė burrave shqiptare), balli i ushtrisė (kreu ushtarak) etj.
Fjala Shqipe BALL-i, si emėr psikologjik: ballėlartė, ballėhapur, ballėēelur, ballėngritur, ballėndritur, ballzdritur (krenaria e njeriut); ballėzi, ballėultė, ballėskuqur, ballėrrexuar (ligėsia e njeriut); ballėngjeshur, ballėshtrenguar, ballėgjak, ballėshkėmbore (trimėria e njeriut); ballėqeshur, ballėgezuar, ballėdiell, ballėdritė (gėzimi i njeriut); lule balli, lulja e ballit, ne lulballi(mesi i ballit) etj...
Fjala shqipe - BALL-i, si emėr historik: balli i luftės - ballėluftė; balli i mejdanit, balli i lirisė, balli ushtarak (kreu ushtarak); balli i historisė...
Fjala shqipe BALL-i formoi edhe kompozitat e tjera: ballina (e librit); balloja (e valles, theatrit, muzikės); pėrballė, pėrballuar, pėrballimi, ballafaqimi, ballafaqe (haptazi); pėrballje, ballėsimi, ballsamimi, ballancimi, ballist, balli kombėtar, ballėrrudhur-ballėrrudhan (rrudhat e ballit, ballė me rrudha); ballon, ballona (aeroplani) etj.
Fjala shqipe BALL-i, formoi kompozita tė shumėta tė linguistikės indo-europiane, qoftė emėrtime gjeografike dhe shkencore nė pėrgjithesi: Ballgaria (Bullgaria), Ballkaria (krahinė nė Kaukaz), Balltik-u (liqeni Balltik), Balltikė (shtetet balltike), balladė-ballada (balada, poemė e vogėl tregimtare); ballajkė (tambura popullore ruse nė formė trekėndėshi me tre a mė shumė tela); ballancė (ballancimi, peshore, peshoje, kandari); ballanit (mjek. pezmatim i kokės sė organit seksual tė mashkurllit); ballast, bast (rryp, ushkur nė ballė trupi); balldakin (ēati mbi fronin altarin nė odė); ballo-balloja (pjesė vallėzuese muzikore); ballėrina (balerina); ballėt (baleti); ballėtmaester (drejtues i baletit); ballista (hist. makinė luftarake pėr tė hedhur gurė, shtiza etj); ballistik (qė i pėrket ballistikės, qė lėviz sipas ligjeve tė ballistikės); ballistofobia (mjek. frikė e madhe nga gositja e projektileve); ballistokardiograf (aparat qė pėrcakton vėllimin sistolik tė zemrės, me anė tė ballistokardiografit); ballistokardiogram; ballsam, ballaban (njeri i trashė fizikisht); ballgun (shpardh, shparr - Quercus Conferta) etj. Ku tė gjitha kėto fjalėformime (kompozita) origjinėn ethymologjike e kanė nė Shqipen ilire - skipe illire.
Fjala shqipe BALL-i, formoi kompozitat i.e. Ballkan (gadishulli ballkanik); Ballkanika (Balcanica); Ballkanistika (Linguistika ballkanike); Ballkanologjia; ballkanolog-u; ballkanikė, ballkanizmi, ballkanizimi, ballkanizmat etj...
MAKEDHONIA ILLIRE
Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT MAQEDONIA
(Historiku gjeo-linguistik).
Fjala emėr Maqedonia, (Macedonia-Makedonia) nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėt ballkanike dhe i.e. ėshtė pėrciellė si njė falsifikat gjeo-linguistik dhe gjeo-politik, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1944), si toponom i shpifur ish-jugosllav mbi tokat shqiptare Makedonija - gjoja duke u mbėshtetur nė emėrtimin e hershėm nė toponomin real gjeo-historik Makedhonia illire dhe duke u zėvėndsuar me emėrtimin e njė populli, si antroponom maqedon si substrat mbetje bullgaro-sllave, qė nuk ka tė bėjė asgjė ethnogjenetikisht me makedhon illirian. Kjo mbetje e popullėsisė bullgare ėshtė substrat qysh pas invazionit bullgaromadh, pas Kongresit tė Shėn Stefanit (1879) kur Bullgaria e Madhe pushtuese u shtrij dhe u zgjėrua mbi tokat shqiptare deri nė mbrėndėsi tė Shqipėrisė sė sotme.
Makedhonia illire e Lekės sė Madh illirian (Aleksandri I Madh) shtrihet nė njė pjesė tė territorit tė Maqedonisė sė sotme (IRJM) dhe pjesa mė e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri nė zemėr tė Greqisė sė sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithė Antroponomia edhe Toponomastika e kėtij linguinomi Makedhonia paraqet bartjėn e gjithmbarshme historiografike antike illire prej antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, si emėrtime tė cilat mund tė spjegohen vetėm pėrmes Shqipes sė Vjetėr. Dihet se, ndryshimet ethymologjike, tė cilat u bėnė gjatė periudhave greko-bizantine dhe romake, poashtu edhe pas kėtyre sllave, nė lidhje me prejardhjėn e emėrtimeve, pėrkundėr vėshtirėsive tė gjurmimeve linguistike, pėrsėri mund tė vėrehen rrėnjet skipe-illire, nė toponomet dhe hidronomet kryesore makedhone.
Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja Shqipja e Lekės sė Madh, e Filipit tė Makedhonisė, ishte ajo gjuha qė nuk e kuptonin authorėt antik, tė cilėt nga mėria ekspanzioniste e quanin Shqipen e Vjetėr edhe gjuhė barbare ("Akeksandri I Madh fliste njė gjuhė barbare, qė nuk ishte as greke dhe as latine"). Ishte ajo Shqipja e Lekės sė Madh, e pėrciellur gjatė pushtimeve tė tij deri nė Aleksandri, e deri nė Hindi, poashtu deri tej Illerit gjėrman nė rrafshin trekontinental afriko-azio-europian! Leka I Madh nuk pushtoi vetėm ushtarakisht, por edhe pushtoi kulturalisht antikuitetin botėror tė kohės, Ai krijoi edhe Mrekullitė e botės si Farin e Aleksandrisė.
Leka I Madh foli shqip tok me Antikuitetin, nga Aleksandria e deri nė Hind! *)
Ethymologjia. -
Ethymologjia e emrit tė sotėm Maqedonia-Makedonia si toponom, emėr gjeografik, nė cilėndo formė linguistike tė hulumtimeve, qė tė provosh, me tė gjitha gjuhėt indo-europiane, me tė gjitha gramatikat historike tė gjuhėve i.e. ky emėrtim makedonia, nė kėtė formė siē ėshtė sot, nuk paraqet kurrėfarė kuptimi linguistik, si njė kompozitė e cila nuk tregon asgjė, as nė kuptimin historiko-gjenetik tė vet emrit, as tė vet popullit, I cili sot ėshtė vetemruar maqedon (makedon).
Sekreti I emėrtimit tė kompozitės makedonia, qėndron nė tingullin e dyfishtė tė shqipes dh, si fillesė e rrokjės sė tretė tė kompozitės e cila rrokje dho : ėshtė edhe vet kuptimi I toponomit, qė nuk ka mundėsi fonetike, tė theksohet nė gjuhėt sllave dhe mu pėr atė, ka mbetė I njohur si falsifikat histriografik emėr pa kuptim, I papėrcaktuar ethymologjikisht nė pikėpamje shkėncore.
Fjala emėr Maqedonia edhe nė shqip ėshtė pėrciellė si toponom, emėr gjaografik I deformuar, qė nuk pėrcakton emėrtimin e hershėm origjinal, nga gjuha paraardhėse e Shqipes, e cila konteston tė gjitha format emėrtuese i.e. qoftė sipas fonetikės dhe morfologjisė historike tė Linguistikės Komparative, poashtu edhe tė Linguistikės Gjenetike.
Ethymologjia e emrit Maqedonia (Makedonia) mund tė spjegohet vetėm pėrmes Shqipes sė Vjetėr, I cila kompozitė ėshtė nė origjinal Makedhonia qė lidhet me foljėn e lashtė shqipe-gege me dho : - me dhonė PIE (Paraindo-europiane) pra folja me dhanė (gege) pėr tė dhėnė (toske).
Kompozita linguistike Makedhonia nė esencėn kryesore tė thelbit tė saj, pėrbėhet nga tri rrokje tė lashta shqipe ma+ke+dho: - ma: > ke: < dho: >n (ė), ku folja e lashtė dardhanishte gege-shqipe dho: - dho: n(ė) e theksuar pėrmes nazalizmit tė hershėm :O sikurse tek emėrtimet: so - zo - mo- nom-i, zoni, zona, dho : na-dhona, (Dhona e Zotit!), dh^ana, dh^ena dhana, e dhana gege - dhėna, e dhėna toske, me kuptimin ajo ēfarė tė jepet (japet), nga zoti apo nga njeriu Si determinim i asaj qė tė japet, dhurohet, falet...(dhonet) si formė dhunėtie, e dhonne, (e dhanne), theksimi i zanores O-hundore sikur tek fjala - bonne (e banne) kurse kėtu shprehja shqipe - e dhanme, e banme, gege dhe e dhėnne, e dhėnme, toske-shqipe, janė kėto shumė mė tė vonshme, si nazale a-hundore dhe e-hundore.
Forma e hershme dardhane gegėnishte O ^ hundore vie si formė mė e vonshme nazale a^hundore qė zėvėndėsohen gati tė gjitha format e theksimit, duke iu larguar edhe theksimit origjinal PIE (paraindo-europian) son-i, so: na-zo: na, dho: na, dho: (kur dhohet nė gjinj) o^sht dho: nė gjii (delja, lopa...). Rrjedha fonetike shqipe e vjetėr nga theksimet mė tė hershme: O^: - a^ - e^: ė^ si konfiguracion fonetik, nga dy fazat gege, nė shqipen e sotme me e- tė pazėshme.
Zatėn, edhe nomet e hershme PIE (paraindo-europiane): zot, zoti son-soni-zon-zoni, nom-nomi, zonė-zona-t (zana-t e malit), dho: - dhonė-dhona (dhana-dhėna) dhona e zotit ajo si ti japet njeriut ato forma fonetike PIE, janė edhe vet spjegimi PIE i kompozitave mė tė lashta tė antikuitetit.
Kompozita origjinale Makedhonia pėrmes spjegimit tė Shqipes sė Vjetėr, zbėrthehet a dėshifrohet nė kėto rrokje tė lashta ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik nė vetvete:
Ma = trajtė e shkurtė e perėmrit pronor shqip, veta e parė mue-mua
Ke = trajtė e shkurtė ndėrfoljore, nga folja me pasė, pėr tė pasur
dhon = trajta e shkurtė e foljės sė hershme shqipe gege:dhonė-dhanė
i = sufiksi nė trajtėn e pashquar tė emrit si toponom makedhonii
a = sufiksi nė trajtėn e shquar tė emrit si toponom Makedhonia.
Emėrtimi Makedhonia pėrbėhet prej dy trajtave tė shkurta tė perėmrave tė shqipes sė lashtė, si trajta vetori e pronori dialektor tė Gegėnishtes dardhane tė lashtė, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar nė ndėrfoljore, ku rrėnja kryesore e kompozitės ėshtė folja e lashtė dho: - dhonė-dhona-e dhonna-e dhonmja - (dhanė-dhana- e dhanmja), dhėnė-dhėna-e dhėnmja qė theksohet me tingullin o-hundore dhe si folje e lashtė gege, mund tė zgjedhohet nėpėr vetat gramatikore tė vetorit tė shqipes sė vjetėr, kėshtu:
Ma ke dho^nė (mue) na ke dho^nė (neve)
Ta kam dho^nė (ty) ju ka dho^nė (juve)
Ia ke dho^nė (atij,asaj) iu ke dho^nė (atyre-ve)
Shprehja shqipe gege e lashtė ma ke dho^nė e cila ėshtė kuptimi i mėvonshėm ma ke dha^nė, (ma ke dhanė-ma ke dhėnė) e spjegon ethymologjikisht, krejt fjalėformimin Makedhonia, nė tė cilėn nėnkuptohet shprehja nė variante tė ndryshme, por, qė mendoj se vie pikėrisht nga dhunėtia e natyrės, e cila i dedikohet njeriut, nė shpėrthime piedestalesh tė aftėsive, zotėsive tė dhuruara, si ato tė mėnēurisė, trimėrisė-guximit, shkathtėsisė, e dhėna e mbarėsisė - qė i dhurohen njeriut si dhunėtia e natyrės, ku do tė spjegohej pėrmes shprehjeve tė ndryshme: - Ma ke dhonė o Zot...! Ma ke dhonė...diturinė, drejtėsinė, guximin! Ma ke dhonė tė Mbarėn!...
Emėrtimi I vendit toponomi I sotėm Maqedonia (Makedonia) ėshtė poashtu edhe njė deformim fonetik, ku ashtu sikurse tek emri shqipja-skipka, nė kėtė kemi deformimin e tokzanores (konsonantes) K nė Q e cila sipas theksimit latin, kjo theksohet - Q=Ku e cila ėshtė edhe njėkohėsisht njė deformim fonetik, nė shqiptimin Maqedonia, nė vend se tė thohet Makedhonia vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.
Symboli kombėtar makedhon I Makedhonisė illire origjinale ishte flamuri me diell, I cili ėshtė pėrvehtėsuar krejtėsisht nga ky substrati i sotėm bullgaro-sllav (makedon) dhe Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit Hillit tė Dritės Dillit Diellit Dita e Hillit Dita e Illit Dita e Yllit pikėrisht, kjo dita festive kombėtare maqedonase Illinden- ILLINDENI illi+n+den - Kėtu fjala illi ėshtė hilli hillirian ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet pėrmes Shqipes sė Vjetėr si DITA E ILLIT = ILLINDITA!
Poashtu edhe tek formimi I gjuhės maqedone, Maqedonishtes, qė nė tė gjitha format ėshtė terminologji e papėrcaktuar shkėncėrisht, e qė u pėrpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.) ku vet kėto dy emėrtime spjegohen pėrmes Shqipės sė Vjetėr CIRILLI E METHODI ĒIRILLI E METHODI (METHOTI) tė cilat antroponome, janė nė lidhje koherente linguistike me skipen illire.
CIRILLI (Ciril) ĒIRILLI spjegohet me ethymologji skipe, pikėrisht nga Shqipja e Vjetėr, ku zbėrthimi fonetik dhe morfologjik I emrit bėhet cir+il=Ciril, ēir+ill=Ēirill- Ēirilli. Pjesa e parė e emrit fjala cir ēir vie a rrjedhė nga PIE k*c >I:>R = kcir=k*Ē>I: R = kĒir = ĒiR = Ēiri = qiri, qiriri si preokupim morfologjik I spjegimit tė dritės, dritės sė diturisė, ndėrsa pjesa e dytė; e emrit ilAntroponomet e sotme Kiro = Kēiro = Kqira-Kēira- Ēiro=Ēira (Qira) si tek antroponomet e sotme maqedonase, poashtu edhe tek ato shqiptare nė Makedhoninė, janė me prejardhje nga kuptimi I qiriut, si kuptim I dritės, kurse poashtu lidhen direkt fono-historikisht me kuptimin e emėrtimit pėr dritėn ill illi LL (AMA), si kuptim I lashtė pėr dritėn, nga skipja illire LLAMA ILLIRE.
Poashtu edhe antroponomi tjetėr Metodi (Metod) kur analizohet fonetikisht, nė bazė tė Fonetikės Historike, spjegohet nga shprehja me thot-I, Methoti e qė lidhet me rrėnjen e foljes thot (me thot ai mė thotė, - me <*thot pikėrisht lidhet me Thotin Skipe krijuesin e hieroglifeve tė para dhe krijuesin e alfabeteve tė para
Nga fjala Methoti (Metod-I) ngase nė sllavishtet nuk ekziston tingulli I dyfishtė dytingullori th, theksohet si t ku parafjala me e cila lidhet me foljėn thot krijon emėrtimin Methoti (Metod-I), si antroponom me kuptimin e lashtė nga folja shqipe thot (ai), me thot (ai), mė thot(ė) Thoti!
Rrjedhshmėria kronologjike emėrtuese nga kompozita methot e qė u krijuan kompozitat tjera i.e. dhe PIE (metodė, metoda-t, metodika, metodicient-i-e-ja-et) dhe qė nė realitet sipas burimit linguistik fonetiko-morfologjik, duhet tė jenė reale: methot(d)ė < methodė methoda methodika methodicient-I-ja-et-ėt, dhe qė edhe nė shqipen e sotme thohen sipas fonetikės slave. Anipse, Shqipja ka mundėsi fonetike origjinale tė theksimit tė drejtė tė kompozitave nė fjalė, si karakteristikė linguistike e Shqipes, me elemente tė saja edhe nė grupin lindor tė gjuhėve satem, ashtu sikundėr Shqipja I ka karakteristikat e elementeve tė saja edhe nė grupin perėndimor tė gjuhėve kentuum.
Ēirilli e Methodi tė cilėt njihen si pėrpiluesit e alfabeteve sllave, pikėrisht tė Sllavishtja e Vjetėr njihen si pėrcaktuesit e gjuhėve sllave, me qėllim lidhjeje nga Thrrakishtja e lashtė, por me njė distancim linguistik nga Greqishtja e Vjetėr, anipse tė gjita kėto gjuhė sllave, merren se janė gjuhė greke dhe pikėrisht, nė shkėncėn e Linguistikės, anashkalohet emėrtimi grek, qė sot kemi termin linguistik pėr studimin e gjuhėve sllave Sllavistika.
Toponomastika ballkanike nė kėtė pjesė tė Makedhonisė illire (tok me Maqedoninė e sotme) e cila shtrihet gjeopolitikisht sipas hartės sė lashtė deri nė qėndėr tė Greqisė - ėshtė krejtėsisht me spjegim nga Shqipja e Vjetėr.
Duke u nisur, qė nga toponomet, emrat gjeografik, poashtu edhe tek hidronomet, tė njohura edhe mė vonė gjatė pushtimeve turke si vilajete shqiptare Vilajeti I Manastirit dhe Vilajeti I Janinės, tok me Vilajetin e Kosovės e Vilajetin e Shkodrės, janė lidhje koherente toponomastike, qė sot na pėrkujtojnė, njė tėrėsi territoriale tė njė shteti tė lashtė, emrime nga njė gjuhė makedhone, e cila ishte vetėm njė dialekt illirian ashtu sikur ėshtė sot e folmja dibrane nė relacion me shqipen Dibranishtja, njė e folme shumė e lashtė e ruajtur etnogjenetikisht, falė autoktonisė historiko-natyrore, sensit tė fortė linguistik, pozitės linguistiko-strategjike, e ruajtur si ndėrlidhshmėri fono-morfologjike natyrore, tė genit foljor, qė I ka pėrballuar tė gjitha atyre imponimeve tė pushtuesve gjatė periudhave historike e deri tek ato parahistorike
Toponomet: Skopi (Skupi) Shkupi, si emri I hershėm I kyeqytetit tė Dardhanisė, Astibi(Shtipi), Manastiri Linkestidi (Bitoli), Tanusha e lashtė, Kėrēova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa, Ohri etj. janė me ethymologji shqipe, nė emėrtimet e lashta. Poashtu dhe hidronomet Vardari (Aksi) "edhe lumi I madh I dardhanėve, I cili mė parė quhej me emrin Paeion Aksi, tė cilin Homeri e lavdon, mori emrin illirian Vardari", sipas I. Degmexhiqit, qė ėshtė thjeshtė ethymologji shqipe-illire vardar vazhdar qė vazhdon -I gjatė.
Hidronomi Ohri qė ėshtė njė nga liqenet mė tė bukura, ku nga freskia e ashkut tė frymėmarrjes sė kėndshme, u formua nga pasthirma e gėzimit Oh dhe nga folja shqipe rri, rri kėtu, Oh rri Ohrri Ohri. Poashtu, emėrtimi Klementi ndryshim fonetik nga emri shqip Kelmenti Kelmendi, si alternom nga antroponomi i cili e pėrcaktoi edhe vet toponomin nė fjalė.
Ndėrsa, sot nė milleniusin e Tretė, popullėsia e vėrtetė - trashigimia ethnogjenetike makedhone illire shqiptarėt e sotėm si popull shtetformues edhe I kėsaj gangrene gjeo-politike ish-jugollave Makedonia, (1945), (IRJM), shtrihen nė zonat mė tė pazhvilluara, qė me qėllim tė caktuar, mbeten pa infrastructure, vetėmpse janė shqiptarė!
Spjegime:
*) Filipi i II-tė, mbreti i Makedhonisė illire - babai i Lekės sė Madh, e authorizoi dijetarin mė tė madh tė botės antike, filozofin e madh AristoTelin, qė tė ia mėsoiė, arsimojė dhe edukojė Lekėn e ri. Leka i Madh, ishte nxėnėsi i AristoTelit po nė cilėn gjuhė mėsoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), pėrveēse nė skipen skolastike illire! Aristo Teli Zoti Teli (zotėri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri I tij, si symbolizim linguistiko-filozofik Tel mendje tel mendje hollė kuptimi I mėnēurisė mendjeholli. Kėshtu mund ta spjegojmė pėrmes Shqipes!
Krijoni Kontakt