burimuji
(10/17/01 9:58:57 am)
Reply | Edit | Del All Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
Ne pamundesi per ta shqiperuar:
Italy may increase the number of troops it sends to the Balkans to allow the United States to withdraw some of its forces in the region, said Deputy Defense Secretary Paul Wolfowitz Monday.
"That's obviously a place where Italy might play a larger role," Wolfowitz said at a morning news briefing with Italian Prime Minister Silvio Berlusconi.
"Italy has played a very big role in the Balkans," he said. "And obviously that's one of the places where we're feeling a certain amount of strain."
The United States has about 4,000 soldiers in Bosnia and 6,000 in Kosovo and Macedonia. Wolfowitz also said Italy may play a direct military role in the ongoing campaign against terrorism.
Berlusconi said Italian military officers were in Tampa, Fla., the home of U.S. Central Command, which is directing the strike on Afghanistan.
"They're discussing concrete ways in which we can support and give our support in terms of troops, in terms of naval air forces, in terms of air forces," Berlusconi said.
"Italy knows very well that it owes its democracy, freedom and well being to the United States of America ... that's why I am here today to bear witness and guarantee our moral and material support ... against terrorism," he said.
Albasoul
(10/17/01 12:12:41 pm)
Reply | Edit | Del
Community Supporter
Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
Italia eshte i vetmi vend Europian tek e cila US mund te gjeje nje bashkepunim te sinqerte, kjo per faktin se interesat e tyre ekonomike ne rajon jane pothuaj te njejta. Dikur, kete rol e luante Gjermania, por me rrezimin e kancelarit Kol Gjermania eshte mundur te krijoje nje identitet te vete ne arenen ndekombetare, dhe eshte nje nga sponsoret kryesore te Europes se Bashkuar.
Italia eshte anetare e G8 dhe ne te njejten kohe ka luajtur nje rol shume te vogel ne Ballkan, hapesire qe u la e lire per Greqine si anetare e BE. Duke perfituar nga mospatja e deshires se qeverive te majta italiane te investonin ne Ballkan, Greqia mori rolin e vendit dominant ne rajon, qe nuk i takon ne asnje kriter apo forme. Eshte kjo arsyeja qe ndikimi grek ne Shqiperi u rrit jashte mase pas 1997.
Nderhyrja e US ne Kosove, dhe rritja e prezences se saj ushtarake dhe ekonomike ne Ballkan, ka zgjuar jo vetem urrejtjen greke qe hedhin parrullat "Ballkani i ballkanasve", por edhe interesin e Italise, qeveria e re e se ciles eshte e djathte. Edhe kur kane qene ne opozite, forcat e djathta italiane e kane denuar ne te gjitha format e mundshme politiken denigruese te Italise kundrejt rajonit te Ballkanit. Tani qe keta e gjejne veten ne pushtet, dhe zoterojne kapitalin politik, ekzekutiv dhe legjislativ, Italia po kerkon te zere vendin qe i takon ne rajon.
Amerikanet nuk do te largohen nga rajoni pasi me ate rajon i lidhin interesa sa strategjike edhe ekonomike. Ne te njejten kohe, rritja e prezences ushtarake italiane ne rajon, do te thote qe Italia do te jete vendi ku do te merren vendime te rendesishme per rajonin dhe me gjere, ne bashkepunim edhe me aleatet. Mbartja e peshes se shpenzimeve ushtarake nga Italia, ben qe ajo te kete nje ndikim te madh ne rajon dhe ne te ardhmen e tij. E djathta Italiane e kane treguar miqesine e tyre me popullin shqiptar, qe nga koha qe kane qene ne opozite, dhe tani ata jane ne pozita qe jo vetem te ofrojne premtime, por te ndihmojne konkretisht ringritjen e faktorit shqiptar ne Ballkan.
axMIAxa
(11/5/01 7:10:56 am)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
Italia eshte vendi me i sinqerte ku Amerika mund te gjeje perkrahje?!!!! Fraze interesante, ashtu sic behet akoma eshe me interesant shkrimi juaj!
Une ndoshta nuk e shoh dot aq gjere sa ju i nderuar Albasoul, sepse kur degjoj mbi interesat italiane ne ballkan, atehere me vjen nder mend dashuria e madhe e italise per serbine dhe kujdesi i vazhdueshem italian per ta mbajtur shqiperine nen rremuje (te kuptohemi, ai grek nuk bie poshte).
Nuk e shikoj dot dashurine e madhe italiane per ballkanin sepse koalicioni i djathte gati fashist ka adoptuar ligje ne disfavor te madh ndaj ekstrakomunitareve (ku shqiptaret kane nje fete te rendesishme).
"Nese Shqiperia nuk do te ekzistonte do shpikur". Keshtu thone... Dhe mire bejne qe e thone se nepermjet Shqiperise, me operacionet Alba e Pelikan, Italia riafirmoi pozitat e saj ne Europe duke dale si shpetimtar qe hyn ne ate ndot ku nuk duan te hyjne Anglia, Franca apo Gjermania. Ne keto terma perkufizohet dashuria italiane per Shqiperine...
Nuk e kuptoj cfare interesash ekonomike e politike mund te kene USA ne Ballkan. Me te ardhur ne fuqi Bushi deklaroi terheqjen e nje pjese te mire te trupave amerikane nga Kosova duke e bere fare te qarte se Kosova eshte tashme nje problem i Europes.
Se sa dashuri ka Amerika apo Europa per qeverine e tashme italiane duket ne dy pika:
1. Italia i ofroi USA-s ushtare dhe pergjigjia qe: Na mjafton mbeshtetja juaj morale!
2. Behet e dyta mbledhje e kryeministrave te Anglise, Gjermanise, Belgjikes, Frances e Spanjes(se fundmi) dhe Berlusconi nuk eshte ftuar.
Roli i Italise mund te jete ne rritje ne Ballkan, pas largimit te atyre qe nuk duan te "ndotin" duart, por ne Europe dhe ne Bote Italia shfaqet e dobesuar dhe pa perspektive. Ne keto kushte, E si te mos i bjere nder kembe Amerikes?!!!
MIA
tirana
(11/5/01 2:37:54 pm)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
ne Europe dhe ne Bote Italia shfaqet e dobesuar dhe pa perspektive.
Une nuk e di se ē'kupton ti me perspektive por me habisin keto fjale pasi behet fjale per vendin e peste ne bote per nga fuqia ekonomike.
Albasoul ka te drejte,Pas Anglise,Italia,te pakten per momentin eshte mbeshtetja me e denje.
Ki parasysh qe,operacionet ushtarake ne Shqiperi nuk jane derguar me inisjativen e Italise por ate te BE.
Maskaralleqet e destabilizimit dhe perkrahjen e Serbise e bene komunistet italiane te cilet udhehoqen vendin per 7 vjet pa qene te zgjedhur nga populli.
Berlusconi,eshte nje nga imprenditoret me te zote boterore dhe,sikur per Italine te beje ēerekun e asaj qe ka bere me ndermarrjen e tij,Italia do te rimekembet shpejt.
shkodra13
(11/5/01 5:24:52 pm)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
E drejte,Tirana,implikimi italian me Serbine (persa i perket allishverisheve per telekomin serb) i perket te majtes italiane e jo pozites se sotme qe Mia ngutet kur e quan gatifashiste.Por mos te harrojme se ne rrespekt te Paktit Atlantik,Italia ishte baza nga niseshin sulmet ndaj Serbise!
Ai "ndot" ku tjeret s'fusin duart e i fut Italia jemi NE!Pasi shkaterrojme vendin tone mos te ankohemi se Italia s'na do sinqerisht!E sa per dobesimin e mungesen e perspektives se Italise i cajme hallin kaloresit se i varen kembet.
ReEdD
(11/6/01 3:45:27 am)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
axMIAax.
Koalicioni i djathte gati fashist sic mund ta quani Ju, ka adoptuar masa ne disfavor te emigranteve shqiptare.
Pse cfare prisni Ju, qe te thone "Mire se Vini"? Te djathtet e Italise kur qene ne opozite paten derguar me qindra amendamente kundra qeverise se majte te Dinit, Prodit dhe D'Alemes ne lidhje me perkrahjen qe ata po i benin krimit te organizuar shqiptar dhe atij italian dhe jo emigracionit te organizuar.
Pra Berlusconi & Co nuk ishin dakort me politiken liberale karshi emigranteve ne Itali dhe per kete kishin te drejte.
Po ndiqej nje politike absurde, pavaresisht se NE shqiptareve mund te na vije keq. Toleroheshin skafistet qe sillnin me mijera emigrante dhe qe nuk kontrolloheshin nga qeveria e majte italiane.
Pra cfare do me thene kjo?
Nje qe vjen ilegalisht ne Itali, nuk ka mundesi qe te gjeje pune sepse nuk ka dokumenta dhe qe keshtu dashje pa dashje kalon neper rruget e krimit. Shume shqiptare pa dokumenta kane qene te detyruar qe te vjedhin, grabisin etj etj, me qellim qe te sigurojne jetesen dhe me ato vepra te shemtuara qe kane kryer kane prishur imazhin e shqiptareve te vertete te ndershem qe jetojne ne Itali.
Kurse Berlusconi ka deklaruar qe duhet ndalur emigracioni klandestin, pasi ndihmon vetem mafien dhe kontrabanden dhe pengon cdo gje tjeter. Prandaj me te ardhur ne fuqi nxorri ate ligj per emigracionin ilegal, por nga ana tjeter liberalizoi emigracionin e organizuar. Shko ne ambasaden italiane ne Tirane dhe kerko se sa viza pune jane nxjerre gjate ketij 6 mujori dhe krahasoje me vitet e kaluara. Eshte 3 here me i madh.
Pra sa me pak emigracion klandestin dhe sa me teper emigracion i organizuar do me thene me mire per NE shqiptaret, me mire per shtetin italian, me keq per mafiozet shqiptare dhe shtetin mafioz shqiptar.
Ne 98 shume shoke te mi kane vajtur ne Itali duke paguar Guardia di Finanza me 2 milione liretta.
Cfare i thua ti kesaj?
Kurse tani eshte me e veshtire qe te shkosh ne Itali klandestin. Edhe nese shkon eshte gati e pamundur qe te besh dokumentat. Pra menyra e vetme eshte qe te falesh tek ambasada italiane dhe te futesh ne Itali ne rruge zyrtare ashtu sic e ka e gjithe Bota Perendimore, Gjermania, Austria, Vendet Nordike, Anglia, Amerika, Kanadaja, Australia etj etj etj.
Ndersa per interesin e Italise per Serbine duhet ta dini qe e ka patur e majta italiane simotra e se majtes komuniste serbe. Kur u be ai marifeti i telekomit serb, kryeminister i Italise ishte Romano Prodi dhe minister i jashtem Lamberto Dini dhe ishte ky i fundit qe kurdisi gjithcka duke i dhuruar Serbise me miliona dollare dhe jo Berlusconi.
Interesat ekononomike dhe politike ne Ballkan te SHBA-se nuk mund ti kuptoni ashtu sic e keni thene edhe vete JU:
Nuk e kuptoj cfare interesash ekonomike e politike mund te kene USA ne Ballkan. Me te ardhur ne fuqi Bushi deklaroi terheqjen e nje pjese te mire te trupave amerikane nga Kosova duke e bere fare te qarte se Kosova eshte tashme nje problem i Europes.
Derisa nuk i kuptoni interesat nuk mund te flisni. Perderisa Ju nuk pelqeni politiken e jashtme amerikane nuk keni perse te interesoheni per interesat e saj ne Ballkan. Per Ju sa me shpejt qe te terhiqet Amerika nga Ballkani aq me mire eshte.
MIA, eshte e vertete qe Italia eshte e dobesuar por jo nga Berlusconi qe e ka marre pushtetin prej pak muajsh dhe qe ne 10 vitet e fundit nje force e djathte nuk ka mundur te qeverise nje vit te tere. Por eshte e dobesuar nga politika e majte anakiste qe kane ndjekur te majtet Dini, Prodi, D'Alema, Amato, te cilet shkaterruan ushtrine, policine, fuqizuan burokracine, etj etj. Krijuan kushtet per abrogimin e sherbimit te detyruar ushtarak etj.
Eshte normale qe tani Italia te beje nje figure qesharake ne opinionin politik boteror. Epo kur sheh Prodin me ate kaslycin e vet qe nuk e kreh, apo Dinin qe mundohet te jape leksione liberalizmi dhe qe ja bleu Telekomin Serbise dhe ja shiti me 1/4 e cmimit. Lere pastaj ate filozofin D'Alemen dhe kete tjetin Rutellin qe perdite po cirret qe Berlusconi nuk i ka mbajtur premtimet qe ka dhene. A thua se Berlusconi ka 10 vite ne pushtet. Nuk ka mbushur akoma vitin.
tirana
(11/6/01 6:23:21 am)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne Ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
Toleranca e komunisteve italiane ne drejtim te klandestineve shqiptare dhe krimit te organizuar(prostitucionit e droges)solli si pasoje ne Itali nje vizion negativ,i cili ndikoi negativisht dhe ne ata shqiptare te ndershem e puntore.U krijua imazhi i nje kombi kriminel e te ndyre, i cili nuk qenkerka i zote te beje gje tjeter veē krimit.
Per fat te keq,Berlusconi eshte pak vone,ky imazh tashme eshte krijuar.Por me mire vone se kurre.Kur ti mbyllen dyert krimit,edhe ky imazh do te nderroje.
Berlusconi,ate ēka premtoi per 100 ditet,e mbajti.Dizenjot e ligjeve i prezantoi ne qeveri.Tani mbetet realizimi,i cili nuk mjafton 1 vit.Duhet kohe.Megjithate,ne keto pak muaj ai po:
-reformon arsimin
-reformon proēedurat ligjore
- " " burokracine
- " " aparatin shteteror
_ " " qeverine e ministrite
- " " pensionet
etj etj
shkodra13
(11/6/01 7:02:41 am)
Reply | Edit | Del axMIAxa
--------------------------------------------------------------------------------
Persa i perket fjales "ndot" kujtova se ishte fjale e ytja,prandaj u hodha si gjel.Thashe qe je ngutur,por qenkam ngutur une!Te kerkoj ndjese.Me qe flasim per Italine,nje proverb italian thote se nguti eshte nje keshilltar i keq.
Mbetem i mendimit se e djathta italiane eshte me korrekte per Shqiperine e shqiptaret ne Shqiperi e jashte saj.Jam i neveritur nga hipokrizia e se majtes!
beratsi
(11/7/01 3:01:45 pm)
Reply | Edit | Del Roli i Italise ne ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
Ju s'dini cfare flisni o vellezer. Berlusconi eshte ne aleace me Forca Italian qe dhe italianet e jugut i konsideron si alien, jo me shqiptaret qe as i ka fare ne defter. Te gjithe mafioze jane ata si te djathtet ashtu dhe te majtet. Te majtet kooperativiste duan taksat e veriut, te djathtet separatiste cifligjet e jugut.
Ai s'kishte fijen e turpit kur deklaroi para githe botes per superioritetin e perendimit, dhe vlerat e saj qe lindja islamike duhet te marre shembull. Dhe ai Bosi me cinizem fare te natyrshem thoshte, qe c'jane myslimane po nuk na u deshen do ti debojme. Ja keto jane vlerat e peredimit, dhe te thote kush te doje qe ishte thjesht mendim personal i Berluskonit, apo i Bosit, por ata jane lideret e Italise dhe idete e tyre zgjojne mendimet e mbare kombit.
Vertet n.q.s perendimi eshte superior, ai duhet t'i integroje vendet e lindjes dhe jo t'i izoloje. Dhe mos te harrojme qe edhe shqiptaret duan apo s'duan jane pjese e kesaj bote, te pakten keshtu na konsiderojne.
Sa per te mirat qe i kane bere shqiperise, kujtoni kanalin e Otrantos, pale me thoshte nje Italian qe qau kur nxoren anijen nga deti, po ju o qen bir qenesh, i thashe, hapini rruget pse e lini miletin te merohet me skafe ne s'jemi ufo.
Dhe kur flasin per investimet qe kane bere ne shqiperi, kane ardhur ca plehra qe kane blere ca magazina dhe i kane kthyer ne punishte kepucesh, punojne mileti ne shqiperi, jane dhe kavaliera, zgjedhin vajzat me te bukura, dine ata jane per tu q .. m...
Ata jo se u pellcet k... per Shqiperine por, e kane ne gjak imperializmin, qe avash avash po zevendesohet me ate ekonomik, ik e punoni tek punishtet e italianeve!
Ku ishin ata qe i shpallen lufte Greqise, gjoja per te mbrojtur shqiptaret e camerise, pse s'e hapen gojen per masakrat e sadistit Zerba ndaj shqiptareve.
tirana
(11/7/01 5:38:16 pm)
Reply | Edit | Del Re: Roli i Italise ne ballkan
--------------------------------------------------------------------------------
e kane ne gjak imperializmin, qe avash avash po zevendesohet me ate ekonomik, ik e punoni tek punishtet e italianeve!
Eh mer Beratas,e vure me shpatulla per muri imperializmin
Une personalisht,shkoj e punoj ne punishtet e italianeve pasi puna nuk eshte turp por eshte nder.E keshtu duhet ta mendojne te gjithe shqiptaret e ndershem e puntore.
Ne shqiptaret vuajme nga supremacia.duam te jemi te gjithe kapo e padrone.Por si i thone fjales: une boss,ti boss,po lopen kush do ta kullose?
Ki parasysh qe,Sicilia i dha me shume vota Berlusconit sesa vete vendlindja e tij(Lombardia).Kjo eshte mjaft domethenese,por varet si e interpreton.
Interpretimi im eshte qe,Sicilia,eshte e lodhur te jetoje nen mafien,te grabitet,ti vjedhin dinjitetin,pasurine e te mos i japin shansin per pune e per te permiresuar ekzistencen.Eshte e lodhur me perkufizimin qe kelyshet komuniste italiane i dhane keta 50 vjet si mafioze,pertace,etj.
Sa per ate kanalin e Otrantos qe na permende zotrote.Italia pati guximin e denoncoi e nxorri para gjyqit,e madje u dha demshperblim familjeve te viktimave,te cilat,duke shkelur mbi gjakun e te afermit te vdekur,siē e ka zakon llumi,filluan e benin pazarlleqe,jo na dhane pak po na dhane shume.
Ndersa miku yne: GREQIA(kujto dy popuj miq)policia e saj po i therr si kecat shqiptaret e qeveritaret komuniste tradhtare na e kane ulur kembekryq ne Shqiperi e po na denokan Italine.
hapini rruget pse e lini miletin te merohet me skafe ne s'jemi ufo.
Jemi ufo qe ē'ke me te se kur na i hapi dyert Italia ne 1991-shin, i mbushem trotuaret me prostituta e piacat me droge(e me duket se ketu vendin e pare e ka mbajtur Berati ne mos gaboj)
E pra,une preferoj me mire te punoj ne ato punishtet qe permende.
Italia eshte vend ligjor i dashur,jo amulli si Shqiperia.
Flas keshtu sepse nuk na ka bere asgje te keqe.Vetem na ka ndihmuar.Nuk jam bukeshkale,nuk do ta harroj kurre mikpritjen e ketij kombi,i cili na hapi shtepite,ndau me ne buken,e na beri te ndiehemi me te vertete njerez.
Vetem qe,ne,e tradhtuam.Nxorrem ne pah faqen tone te vertete.
Kur shkela per here te pare ne Itali,mora dhe mesimin(principin)e pare demokratik:
la mia liberta,finisce dove inizia la tua liberta
kjo eshte demokracia o miku im.
Ruaj Lidhjet