Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 144
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Berishen e lodhen..por edhe ti dukesh i lodhur Brari

    ..ka qene Dhjetori i 99-tes ose Janari i 2000-it kur nje anetar i forumit me nikun "Regy4u2 njoftoi qe : nga malli per Shqiperine ndryshoj nikun tim nga "Regy4u2" qe nuk ka asnje emocion per mua, e ndryshoj me nikun "Dajti" qe me duket sikur me sjell me prane tek une Shqiperine, si me eren ,flladin, freskine e malit te Dajtit ashtu dhe me kujtimet e bukura te xhiros perpara hotel Dajti-t.
    Ne postimet mbas njoftimit tim vetem dy me jane fiksuar, njera qe thoshte: " Pse, mua me pelqen me shume " Regy4u2" qe te nesermen e harrova se kush e postonte dhe tjetra qe me beri shume pershtypje dhe kurre nuk e harrova postuesin por perkundrazi fillova te kerkoja postimet e tjera te tij dhe sa me shume qe lexoja aq me shume me terhiqte aftesia e tij neper postime. Postimi i tij ishte " ..me pelqeve..cfare ishte ky "Regy4u2" si pseudonim spiunesh. dhe postuesi ishte as me shume dhe as me pak por vete "Brari"

    Pra "Brari" edhe disa muaj behen 9-vjet dhe hyjme per 10-te si anetare te FSH.
    Kur une u anetaresova isha anetari i 97 dhe ti ishe anetaresuer me pare se une.

    Ne keta 10-vjet nuk kam shfaqur neper diskutimet e paketa te mia se jam simpatizant, anetar jo se jo, i ndonje partie ne opozite me PD.
    Dikur e kam thene qe kam qene anetar i PPSH dhe ky fakt ne vetvete me bente me turp qe dikur une isha aq shume naiv dhe per pasoje nuk i jepja te drejte vehtes qe te diskutoja per politike me te tjeret. Ky ka qene i vetmi shkak qe nuk kam qene pothuajse fare aktiv ne dhenien e mendimeve ..por vetem lexoja me kenaqesi me te diturit, nder to "Brari " i pari.
    Gjithmone me torturonte mendimi se si ka mundesi qe une nje anetar i thjeshte i PPSH te ndjehem fajtor per naivitetin tim dhe mos te kem kurajon te jap nje mendim ne forum kurse Berisha edhe ai nje anetar PPSH si une ka guxim neper tribuna te jape direktiva ? Pergjigja u formua dale ngadale, ne fillim ishte si dicka e qullet pa forme konkrete por me vone . pak nga pak, ngjarje pas ngjarje, tronditje pas tronditje pergjigja erdhi dhe u ngurtesua, u formua dhe u saktesua perfundimisht ne formen qe: Berisha, ne karakter, eshte njeriu me negativ dhe me i paparashikueshmi nder njerezit publike nga viti 1990 dhe deri ne ditet e sotme. Ai qe e mbron jo se nuk e din , perderisa e dij une nje naiv, por ai e mbron se ka interesa qe lidhen me qenien e Berishes.
    Te jesh anti-Berishian or "Brari"nuk do te thote te jesh pro PS ose pro Edvin.
    Une jam anti-hipokrizise-Berishiane. Jam fuqimisht pro PD-se se shpresave per te cilen ajo u kriju por qe u uzurpu nga Berisha. Nga pozicioni i diteve te sotme do te thoja qe do te ishte fatmiresi per te gjithe shqiptaret, e perseris, do te ishte fatmiresi per te gjithe shqiptaret nje PD me Bamir Topin ne krye edhe nese do te duhej qe te linte presidencen, ose ose nje PD me Besnikun ne krye i cili duket se lejon me shume frymemarje ne parti.
    Lul Basha nuk eshte aspak me shume se sa nje marionete ne duart e Berishes.
    Eshte i gjate dhe i bukur...edhe Enver Hoxha ka qene i gjate dhe i bukur..por o Zot na mbro dhe mos e lejo Lul Bashen te behet si Enveri.

    ..ju kerkoj ndjese te gjitheve per keto shenime te gjata..por nje ze i brendeshem me thote ..Dajti bej edhe ti dicka per Shqiperine dhe per njerezit qe ke ne Shqiperi. Demaskoje Berishen qe te largohet sa me shpejt nga drejtimi famekeq i PD, qe ne drejtimin e PD te vine elemente me horizont dhe ti japin nje frymemarje tjeter Shqiperise. Sa me perpara zgjedhjeve te 2009-es te behen keto aq me shume rriten shpresat per nje PD prap ne pushtet. Ne se ne 2005 ,votuan per Berishen nga zemerimi ndaj Nanos , viti 2009 mund te sjelle ne pushte Ramen qe te gjithe e kujtojme me k.are perjashta dhe kjo do te jete nje pergjegjesi jo vetem e Berishes por edhe e atyre qe nuk ndihmuan ne largimin e tij nga skena politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 18-10-2008 më 21:46

  2. #22
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Brari

    Hodha nje sy tek postimet e bera nga ty o Brari dhe vura re qe ti shkruan vecse ne tema ku ke mundesi te lavderosh Berishen dhe te shash cdo lloj tjeter politikani i cili nuk e ka mire me berishen (nga brenda PD) ose eshte kundershtar politik i tij. Shkruan dhe tek tuk me ndonje teme tjeter por pa zgjatur ne diskutime.

    Per mendimin tim ti nuk je demokrat, por thjesht nje adhurues i berishes.

    Ky berisha yt me ka privuar gjithmon nga votimet sepse thjesht jam me ide demkrate dhe nuk mund te votoj majtas, por as Berishen qe eshte thjesh nje krimb komunist i futur nga Ramiz Alia per te shkatruar partine demokratike.

    Me pak fjale qe ta mbrosh ne kete far lloj feje kete kelysh komunisti qe mban peng partine demokratike duke perzene te gjithe dhjetoristat (demokratet e vertet) nga PD dhe te gjith shtresen intelektuale nga PD, ku vetem Banir Topi shpetoi nga persekutimi i tij, se te tjeret qe jane ne PD jane cop cop dhe as te lidhin 2 llafe nuk dine, lere te tjerat qe jane koke e kembe injoranta dhe te korruptuar, kjo do te thote qe ti nuk je budalla, sepse dhe nje xhaje demokrat qe kisha ne lagje i cili shiste fara luledielli tek shkolla 8-vjecare e kish kuptuar me ne fund se Berisha ka rol te dyshimte ne PD. Dhe ti, nuk e di se cfar detyre ke ne kte forum, por ke hyre ne rolet e dyshimta si perendia jote Berisha. Ndryshe nuk shpjegohet ky adhurimi yt per kte legen te paskrupullt dhe tradhtar te kombit shqiptar.

    Dhe kur flet me njerez te cilet kane bindje te djathta mos ua lodh koken me traplliqe duke share kot me kot Enver Hoxhen, Fatos Nanon, Edi Ramen apo ku di une sa e sa te tjere, te cilet e dime mire se cfar legenash jane dhe nuk kemi nevoj te na i citosh ti. Pikerisht ketu qendron dyshimi im per ty, se sa here qe akuzohet Berisha per dicka ti nuk del me argumente per ta mbrojtur, por fillon e shan ke njeh dhe ke s'njeh nga kundershtaret e berishes.Populli thot: "nuk mbulohet muti me shurrre"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sot filloj kryemafiozi edvin masakrimin e atij jeshillekut posht diges se liqenit..
    beri sa beri demagogji e ja hyri ksaj poshtersie pa pyetur banoret e tiranes..
    te shohim si do reagoni juve.. tiranasit..qe ja kuptoni vlerat gjelberimit te paket qe i ka mbet tiranes..

    spo bej debate sot per berishen.. sepse e ka marre ne dore persekutimin barbar mbi berishen.. prokuroria gjykata e krejt segmentet shteterore me fuqi hetuse pergjuse zhbiriluse e arrestuese..
    kjo ben muuuu tash..e u vertetua ky dyshim i imi i dikurshem se.. enveristet me pushtet..de facto.. do ja krrejne karabelane te ngratit.. sepse ai dhe se ka voten e popullit.. ka vec celsat e kashtes ne dore..

    nejse..


    ja cthot rd..

    ---


    Aktori më famë botërore rrëfen planet e tij të ardhshme për investime në vendin e të parëve të tij


    Jim Belushi: Përse besoj tek lidershipi i kryeministrit Berisha


    BEQIR SINA


    Kisha e parë Orthodokse Shqiptare në Boston - Amerikë, - Kisha e Shën Gjergjit, në kremtimin madhështor të 100 - vjetorit të saj, e dekoroi aktorin e famëshëm të Hollivudit, Jim Belushi (Xhim Bellushi), me motivacionin "Për kontributin e lartë që me emrin e tij si shqiptar - ka bërë në prezantimin e vlerave kombëtare, teksa është prezantur, se është shqiptar". Njohja me emrin e tij si aktor me origjinë shqiptare, bëhet shkak dhe i meritave të tij të konsiderueshme, për zhvillimin e kulturës dhe të artit shqiptar, nëpërmjet prezantimit të tij prej nga e ka origjinën shqiptare.

    Këtë, ai e ka bërë sa herë është pyetur nga gazetarët amerikanë, në mbarë opinionin amerikan, duke treguar origjinën e tij, se vjen nga rrënjët shqiptare me baba e nënë shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur në 15 Qershor 1954 në Chicago. Jimi është i lindur nga prindër shqiptarë i jati, Adam (Adem), emigroi në Amerikë, kur ishte 16 vjeç, ndërsa e jema, Anjeza (Agneza), ka lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë. Kjo dekoratë iu dha aktorit të njohur me origjinë shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special në pjesëmarrjen e mbrëmjes festive me rastin 100-vjetorit të Kishës Ortodokse Shqiptare, të themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rëndësia e kësaj dekorate, qëndron në faktin se ky është ndër të vetmit aktorë më i madh me origjinë shqiptare në Amerikë, që njihet deri më sot, dhe ai nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij - shqiptare. Pra, në koleksionin e tij të madh prej dekoratave, çmimeve dhe vlerësimeve që ka marrë deri tani, ylli i Hollivudit, aktori me origjinë shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi), aktor, komedian dhe një aktor i shquar i muzik-hollit, ka në këtë koleksion dhe këtë dekoratë, të dhënë nga shqiptarët e Amerikës. Dekoratë, kjo e cila është dekorata më e lartë e dhënë deri tani, nga bashkëvendasit e tij në Amerikë. Kjo është njohja e parë që kjo pjesë e bashkësisë shqiptare në SHBA-së, i bën këtij aktori me origjinë shqiptare, nga shqiptarët e hershëm e të rinj. Ende në faqet e shtypit shqiptar në Amerikë, përcillet pjesëmarrja e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare në darkën e themelimit të Kishës së Parë Orthodokse Shqiptare në Boston - Amerikë, - Kisha e Shën Gjergjit, në kremtimin madhështor të 100 - vjetorit. Shtypi shqiptar po "zbulon" nga fjalimi i tij dhe deklarimet e tija edhe të vërtetat se, përse Belushi po shkon në Shqipëri. Fjalimin e tij në darkën e 100-vjetorit të Kishës së Shën Gjergjit, Xhim Belushi e përfundoi me kujdesin që duhet treguar për edukimin e fëmijëve në Shqipëri, shkruan sot një media shqiptare nga Bostoni. Ajo shkruan se, "Ai e përsëriti disa herë: "Të ndihmojmë fëmijët!" Ai ishte befasuar kur kishte dëgjuar se 25% e nxënësve të shkëlqyer në shkollat e Bostonit ishin shqiptarë...Kryekisha e Shën Gjergjit i dhuroi një medalje Belushit dhe informoi se do të bëhen donacione në emër të Xhim Belushit për "Shtëpinë jetimore në Durrës, që mbështetet nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë".

    Aktori i madh do të niset së shpejti për në Shqipëri, lajmërim ky që është bërë prej ditës kur ai e deklaroi këtë. "Të ndihmojmë Shqipërinë!", ishte fjala e tij e fundit në kremtimin madhështor të 100 - vjetorit të themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Shën Gjergji në Boston, duke përfundur se, "Kjo mbrëmje festive na ka mbledhur të gjithë së bashku, ortodoksë, katolikë, myslimanë...të gjithë jemi shqiptarë!".

    Mirëpo, "sekretet" e Belushit me vendin e të parëve, Shqipërinë, të cilën ai po e përmend me shumë krenari, vazhdojnë t'i rrëmojnë edhe më shumë thëniet e tija në shtypin shqiptar. Lidhjet e tij me Shqipërinë, duket se nuk janë më ndonjë sekret.... Ai thotë me mburrje kudo se, " E dua Shqipërinë, është vend shumë i bukur. Solla tim atë në 1997-ën, një vit përpara se të ndërronte jetë. S`ishte kthyer aty për më se 63 vjet, ndaj ishte një eksperiencë e bukur të zbulonte nga e para vendlindjen e tij, kurse për mua ishte fantastike të zbuloja rrënjët. Tani ai ka vendosur edhe një pjesë të fitimeve të tija edhe pse jo t'i investojë edhe në vendin e të parëve në Shqipëri. Xhimi i ka thënë gjatë një interviste gazetarit nga Tirana, se "Jam lidhur me disa burra (një firmë kandazo - amerikane, e cila ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare, për eksplorimin e metaleve në malet e Mirditës) në Montreal, të cilët po përpiqen të hapin biznes në Shqipëri. Jemi në fazat e para e deri tani kam pasur sukses, më tepër falë bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë shqiptare". Kështu, i është përgjigjur revistës, aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Xhim Belushi, duke vijuar se këtë javë për shembull, jemi marrë me formalitetet. Belushi pohon se, "Në këtë periudhë, ka liderë të shkëlqyer në Shqipëri. Kam një besim të madh te lidershipi i kryeministrit Berisha dhe te planet e tij për të sjellë në Shqipëri prosperitet dhe një jetë më të mirë. Edhe unë dua të jem pjesë e këtyre planeve, sepse një gjë e tillë më duket e drejtë. Flas pak shqip, aq sa më duhet për këtë punë", rrëfehet aktori ynë i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi - në planet e tij me Shqipërinë, të cilën pritet t'a vizitojë sipas tij brenda muajit tjetër.






    Zëdhënësi i Grupit të PD-së tha se kreu i PS-së mbështeti festimet e lindjes së diktatorit komunist


    Bumçi: Rama, avokat krimeve të komunizmit, pengon hapjen e dosjeve

    Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, e quajti të turpshme mbështetjen indirekte të Ramës për festimet e 100-vjetorit të lindjes së diktatorit mizor të komunizmit, Enver Hoxha. Zëdhënësi i Grupit parlamentar më të madh në Kuvend theksoi se, lidhjet shpirtërore të Ramës me ish-diktatorin, por edhe disa shërbime të tij në Ministrinë e Brendshme gjatë diktaturës, e detyrojnë Ramën të mbetet peng i së shkuarës. "Rama dështoi në përpjekjet për të kremtuar 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror. Lidhjet shpirtërore me të shkuarën, por edhe disa lidhje të tjera në veprimtarinë e tij në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës së diktaturës, e detyrojnë Edi Ramën të mbetet peng i të shkuarës së hidhur të këtij vendi", theksoi Bumçi. Ai theksoi se Rama ka bërë të gjitha përpjekjet që të organizojë pelegrinazhin në ish-shtëpinë e diktatorit më të egër të Evropës komuniste. Bumçi tha se Rama ka goditur publikisht figurën e Tom Rigde, sekretarit të parë të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Bush, duke reflektuar në mënyrë të qartë riminishencat e së kaluarës. Ai akuzoi Ramën se po mban peng ligjin e hapjes së dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, duke u shndërruar në avokatin e krimeve të komunizmit. "Edi Rama ka pesë muaj që mban peng ligjin e dosjeve të ish-Sigurimit. Në të vërtetë, politika e tij në këtë aspekt nuk është asgjë tjetër veçse një mbrojtje e të kaluarës së hidhur të vendit tonë", tha Bumçi. Ligji për hapjen e dosjeve ka kohë që nuk merr konsensusin e opozitës, e cila me pretekse të njëpasnjëshme kërkon të shtyjë qëndrimin në detyrë të një sërë zyrtarësh me të kaluar të lidhur ngushtë me Sigurimin famëkeq të Shtetit. Për këtë arsye, në seancën e fundit parlamentare, para derës së Kuvendit u organizua një protestë e ish-të përndiekurve politikë. Kjo shtresë kërkon me insistim hapjen sa më parë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së diktaturës komuniste. Ish-të përndjekurit kanë risjellë në vëmendjen e opinionit publik mizoritë e diktatorit, pikërisht në ditën kur nostalgjikë të tij, të mbështetur edhe nga Partia Socialiste, u përpoqën të ridimensionojnë figurën e tij në 100-vjetorin e lindjes. Ndërkohë, kjo shtresë po rehabilitohet nga qeveria duke i shkurtuar disa shpenzime, siç ishte ulja në masën e 50% të pagesës për ata fëmijë të përndiekurish që vazhdojnë studimet master.

    Elis KUÇI


    ja cthote panorama..


    --
    Edi Rama i ofroi nëpërmjet Erion Veliajt 500 mijë euro ryshfet dhe vendin në listën e deputeteve Kosta Trebickës për një dëshmi të rreme që do të bënte ai lidhur me trafikun e armëve. Akuza për kreun e PS-së vjen nga Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate për shtyp i kërkon sërish Ramës të kërkojë falje publike lidhur me mënyrën se si përdori aksidentin e Trebickës. “Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nëpërmjet nënkryetarit të tij Erion Veliaj, i cili me paratë e vjedhura nga organizata ‘Mjaft’ ndërtoi vilën private, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij; i ofroi kur ishte gjallë të ndjerit Trebicka, 500.000 euro ryshfet dhe vendin në listën e deputetëve nëse ai do të bënte një dëshmi të rreme për interesat e ulëta dhe të fëlliqura politike të zotit Rama”, tha Bogdani.

    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-10-2008 më 07:48

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Berisha s'ka nevojë të ikë sepse ëshë duke punuar mirë!

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    populli te ike, saliu te rrije ...

    saliu nuk iken dot se ka frike ...

    saliut po i dalin pislleqet sheshit ... ndaj edhe me teper hiqet si "trim", por eshte trim mbas lufte ... ka akoma mbeshtetjen e punizem-sigurimit ...

    nuk ka gje se njerezit vijojne te ikin me varka prej bumit ekonomik gerdecian e fazlliçian te saliut ...

    si nuk po ikin ata rivalet e saliut, qe ta lejne rehat te sundoje dhe realizoje vetem planet e athines e te beogradit ...

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Si mendoni ju, a mund te ngjalli shpresat nje PD pa Sali Berishen ?[/I]
    [COLOR="Blue"]


    pyetja me e sakte eshte:

    a ekziston demokracia nen qeverisjen e Berishes????

  7. #27
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Edi Rama i ofroi nëpërmjet Erion Veliajt 500 mijë euro ryshfet dhe vendin në listën e deputeteve Kosta Trebickës për një dëshmi të rreme që do të bënte ai lidhur me trafikun e armëve. Akuza për kreun e PS-së vjen nga Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate për shtyp i kërkon sërish Ramës të kërkojë falje publike lidhur me mënyrën se si përdori aksidentin e Trebickës. “Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nëpërmjet nënkryetarit të tij Erion Veliaj, i cili me paratë e vjedhura nga organizata ‘Mjaft’ ndërtoi vilën private, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij; i ofroi kur ishte gjallë të ndjerit Trebicka, 500.000 euro ryshfet dhe vendin në listën e deputetëve nëse ai do të bënte një dëshmi të rreme për interesat e ulëta dhe të fëlliqura politike të zotit Rama”, tha Bogdani
    Futja pordhes kot..... . Trebicka i spiunoi sepse donte ta merte ai si pune dhe nuk ja dhane, per kete ai u hakmor.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Kori i bretkocave ne nje ze. Tani po na japin mend se cfare duhet te beje PD. Shyqyr qe na doli Nardi dhe o burra. NQS ju keni tajare hyni ne forumet e PD dhe atje ne menyre te ligjshme mundohuni ti zini vendin Sales. per te dhene mend se si duhet te jete PD nuk ka te drejte as nardi e as njeri ketu. Sa per menyren se si qeveris maloku, prisni deri vitin tjeter dhe keni mundesi te shprehni mendimin tuaj nepermjet votes. Keshtu funksionon demokracia. Por me sa duket disa ketu ne forum nuk i dine keto gjera dhe vazhdojne me propoganden komuniste.

  9. #29
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Kjo deklarate e Ndokes i ngjan asaj shprehje: O me beni dhender o rrashe e vdiqa

    Po pse re tani u kujtua ky "gje e zgjuar" qe Berisha duhet te ike apo e ben per inat ngaqe Sala i hoqi kolltukun te cilin e mbante si kelloçka kur ngroh vezet....

    Mire qe po durrojme nje Sali por te jeni te bindur se keto lloj fytyrash si ky Ndoka & Co jane gati te klonohen ne 100 Sali njeheresh !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Kori i bretkocave ne nje ze. Tani po na japin mend se cfare duhet te beje PD. Shyqyr qe na doli Nardi dhe o burra. NQS ju keni tajare hyni ne forumet e PD dhe atje ne menyre te ligjshme mundohuni ti zini vendin Sales. per te dhene mend se si duhet te jete PD nuk ka te drejte as nardi e as njeri ketu. Sa per menyren se si qeveris maloku, prisni deri vitin tjeter dhe keni mundesi te shprehni mendimin tuaj nepermjet votes. Keshtu funksionon demokracia. Por me sa duket disa ketu ne forum nuk i dine keto gjera dhe vazhdojne me propoganden komuniste.
    eshte e drejte, ashtu funksionon demokracia, teorikisht, por PRAKTIKISHT ne Shqiperi tani je akoma ne komunizem mo djal...

    nuk kam asgje kunder sistemit demokratik per aq koh sa vepron si sistem demokratike edhe fatkeqsisht shqiperia ka nje jete te tere qe jeton ne komunizem edhe akoma me sakte 19vjet qe jeton nje demokraci shume te rreme e zhgenjyese...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •