..kam lexuar ketu ne forum se vrasja e Remzi Hoxhes ka lidhje me takimin e Sllobodan Milloshevicit dhe Sali Berishes, gjithashtu me ka tronditur nje analize qe eshte ketu ne FSh ku e nxjerr Sali Berishen dhe te paret e tij si bashkepunetore te serbit, gjithashtu thone qe pseudonimi i Sales ose kryeministrit tone ne dokumentet e serbit eshte ..."penicilina".
Per mua , o te dashur bashkeatdhetare eshter e tmerreshme kur e mendoj qe kryeministri im te jete nje i tille.
O zot, me fal nese te kam lenduar ndonjehere dhe te lutem plotesoma kete lutje : Te lutem me gjithe fuqine e shpirtit tim qe nga te gjitha rrefimet qe do te beje Ilir Kumbaro, si shefi i larte i SHIK-ut per vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, kryeministri im te mos kete asnje lidhje. Kam forca ta urrej kryeministrin tim si mashtrues, si njeri i pabese dhe i paparashikueshem, por nuk kam forca ta konsideroj edhe si vrases. Te lutem o zot mos na rendo kaq shume te na e besh kryeministrin tone vrases me vetedije.
Amin.
..Spartak Ngjela ka thene : Sala te vret.
Sali Berisha ne kuvend, drejtuar publikish Tauland Balles:" UNE TE VRAS !!!"
Kumbaro: Si u zhduk Remzi Hoxha
Pendohet ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut: Rrëfej krimin, nëse më jepni azil politik. I biri i biznesmenit: Ai e di varrin e babait
Rrëmbimi dhe torturimi i Remzi Hoxhës, 13 vjet më parë, i cilësuar si një nga ngjarjet më enigmatike të Prokurorisë shqiptare, ka marrë një kthesë të papritur. Dje, në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, "kanë marrë" një propozim të papritur nga Ilir Kumbaro, i akuzuar në Shqipëri si një nga personat që ka rrëmbyer dhe më pas zhdukur Hoxhën. Sipas burimeve tepër konfidenciale, ai ka pranuar të tregojë të gjithë historinë e rrëmbimit dhe torturimit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, por me një kusht: të mos ekstradohet në Shqipëri, si dhe të fitojë azilin politik në Angli, duke përfituar njëkohësisht të gjitha privilegjet që i jep ligji një "të penduari". Propozimi është marrë seriozisht nga delegacioni shqiptar dhe menjëherë kanë filluar konsultimet. Meqenëse në ekipin e lartë që ndodhet në Londër është edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, dikur një nga prokurorët që ka hetuar dosjen në fjalë, çështja është diskutuar në detaje, dhe parimisht është rënë dakord që Ilir Kumbaro të fitojë statusin e të penduarit, duke i krijuar të gjitha kushtet që parashikon ligji në fjalë.....
..."Arratisja"
Prokuroria thotë se pikërisht Ilir Kumbaro është personi që e ka takuar për herë të fundit Hoxhën. Dyshimet janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e tjera të rojeve dhe punonjësve të tjerë të rezidencës së SHIK-ut në Lezhë, Vain. Për herë të parë, emri i Ilir Kumbaros është përmendur nga Bledar Mane, i vetëshpallur trafikant, sipas të cilit, ai vetë e kishte dërguar Kumbaron në Londër.
Krijoni Kontakt