Close
Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 298
  1. #161
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    As edhe nje te mire kurr.
    Por si e ceket ju Drenica, Pse keta qe kan Zemren e kuqe te Komunizemit ne KS pse nuk e formojne nje parti e te mos mshefen nen fustanin e dikujt tjeter.
    Kisha propozu ta formojn burr Partine Komuniste te Kosoves dhe te mos na i krimbin partit tjera...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Për t’i kursyer lexuesit nga shkrimet e gjata, shkëputa ca fragmente nga shkrimi i Agron Hamzës në të përditshmën Ekspress: Megjithatë, fantazma (lugati) do të sillët.


    Agon Hamza


    “Secili komunist është qen” – ky ishte titulli i ballinës në njërën nga gazetat franceze, rreth viteve të 60’ta.

    Fantazma kurrë nuk ka pushuar së qenuri mbi ne – problemi është që Batoni (dhe të tjerët) nuk e paskan ditur këtë. Problemi tjetër është se është dashur të festohet ditëlindja e Enver Hoxhës, për t‘i bërë disa të vetëdijshëm për praninë e saj. A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse komunistët janë qej?
    Domethënë, edhe të vdekur, ata vazhdojnë të qëndrojnë si fantazma (lugeten) mbi kokat tona dhe të na shqetësojnë pamëshirshëm në gjumin tonë të thellë neoliberal.

    Qeni i vjetër komunist nuk paska vdekur tërësisht: dhe kjo është ajo pjesa që ngjallë tmerrin gjithandej.



    ************************************************

    Shihni çmendurinë e lugatit
    ************************************************


    Ai vdiq (biologjikisht), u varros, u mallkua, u linçua, u shpall diktator, tiran, e çka jo tjetër.

    Por, Enver Hoxha u ringjall në Prishtinë. Kjo ringjallje e tij, kaq madhështore dhe megjithatë traumatike, më së miri shpjegohet nëpërmjet modelit të tij ideologjik: Stalinit. Në fjalimin e tij të famshëm në varrimin e Lenint, Stalini e lancoi projektin e tij. Ai tha se komunistët kanë trup tjetër, trupi i tyre është i përbërë nga një material tjetër, etj. Por, pjesa më e rëndësishme e fjalimit ishte kjo: komunistët nuk vdesin kurrë. Thënë ironikisht, edhe fantazma është e tillë – asaj mund t’i bësh gjithçka, por ajo përsëri kthehet. Fatkeqësia e këtij iluminimi është se u deshtë xhaxhi Enver ta (ri)sjellë fantazmën.

    Por, për dallim prej shumë kolegëve të tyre partiak e jo partiak, ata u treguan të sinqertë në bindjet e tyre. Problemi me Hysenin dhe Luzhën, e edhe i Jakup Krasniqit është që, nëse Enveri do të ishte gjallë, ata do t’i nënshtroheshin autokritikës dhe pastaj do të pushkatoheshin për tradhëti ndaj klasës punëtore, sepse janë anëtarë të PDK-së, sepse e kanë votuar për dhe e kanë pranuar këtë sistem neokolonial dhe veprojnë në te si deputetë, e madje edhe si kryetar i Parlamentit.



    Shkrim nga d.de Daliver!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    A din ndokush te me that se qfar te mire i solli enver hoxha kosoves
    Ketu vetem po shkruhet kunder njeri tjetrit e askund nuk gjeta ndonje shkrim per meritat e enverit,koj me bind qe enveri glorifikohet ne baza ideologjike.
    Dihet qe ne kosove marksizem leninizmi ka qen dhe akoma vazhdon te egzistoj por tani te mveshur nen petkun e partis demokratike.
    Kjo ideologji e marr do ta shperbej kete parti heret a von,si do qe te jet jam shume kurreshtar nese dikush din per meritat e enverit sa i perket kosoves le te shkruaj sepse gjeneratat e reja jan te hutuar kur festohet pervjetor te kasapit te shqiptarve dhe nga ana tjeter askund nuk ka njeriu mundesi te lexoj se ky "njeri" qfar te mire i solli kombit.
    SHQIPTARET JAN ASHTU SIQ I DO ARMIKU

    Nuk na sulmoi me arme kimike,se te tjerat te gjitha na i beri sikurse edhe shqipetareve tjere.

    Ja pra,kete te mire e kemi nga ai.

  4. #164
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    atij qe mban fotografine e enverit, une do ti sugjeroja qe te mbante ne krah te tij edhe fotografine e pal vates ... pas tij edhe ate te sal berishes ...

  5. #165
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    atij qe mban fotografine e enverit, une do ti sugjeroja qe te mbante ne krah te tij edhe fotografine e pal vates ... pas tij edhe ate te sal berishes ...
    Po edhe vazhdo me fotot e Milloshevicit qe eshte e perbashketa e gjithe ketyre.

  6. #166

    Fytyra e absurdit në Kosovë

    Fytyra e absurdit në Kosovë

    » Vendosur: 19/10/2008 - 10:13

    • Sami Repishti

    Manifestimi përkujtimor i lindjes së diktatorit, satrapit aziatik EHO, në Prishtinë dhe disa vende të tjera të Kosovës, nuk ashtë thjesht i pabesueshëm; ai ashtë bizar, grotesk, padyshim absurd. Ndërsa Nëna Shqipëri rënkon akoma nga plagët e përhershme të shkaktueme nga një regjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit të tyre maniak, në Kosovën e martirizueme nga komunistët jugosllavë, kryesisht serbë, festohet me thirrje histerike ditëlindja e njërës nga figurat ma të shëmtueme të historisë shqiptare, ndoshta ma e shëmtuemja.
    Që nga nëntori 1944 deri në mars 1992, ma shumë se 6.000 burra a gra janë vra me gjyq e pa gjyq, ma shumë se 26.000 shqiptarë janë arrestue, torturue dhe burgosur, kryesisht për "faje verbale" ma shumë se 12.000 familje, pleq, gra dhe fëmijë të prindërve të persekutuem kanë kalue vite të gjata në kampe përqendrimi, e punë të rënda nën kërbaçin e policit të kuq; me qindra mijëra vëllazën e motra shqiptarë janë persekutue në mënyrën ma të egër, për 45 vjet me radhë e me format ma çnjerëzore që Sigurimi famëkeq i shtetit shqiptar mësoi nga të tjerët, ose zbuloi në kërkimet e tij me perfeksionue persekutimin. Vuajtja u ba ushqimi i përditshëm; gënjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u përqafue me entuziazëm si mjeti ma i lehtë e ma efektiv me vulosë një status quo, ku liria ishte vra me plumb, ku e vërteta quhej krim, dhe ku dashuria për vëllain e motrën shqiptare ishte mbyt nga zhurma e një propagande, që kërkonte thellimin e përhershëm të "luftës së klasave", sinonim i pabarazisë sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.
    Për 45 vjet me radhë, Nëna Shqipëri u izolue nga bota e jashtme; familjet në të dy anët e kufirit u ndanë për jetë. Qindra të rij e të reja që kërkuan lirinë u vranë nga rojet e kuqe ose u coptuen nga qentë e tyre. Vetëm "udhëheqja" udhëtonte për "shërbim", "kura mjekësore" dhe dëfrim. Nëna Shqipëri u ba sinonim i një vendi ekzotik, të çmendur dhe të rrezikshëm për racën njerëzore. Të vorfën pa kufi, të zhveshur, të lodhur deri në kockë, 3-milionë shqiptarë përkulën kurrizin në punë të rënda të planeve të çmendura pesëvjeçare, për një copë bukë, për një pras, për një domate...!
    Kur më 1991, mbas përmbysjes së turpshme të regjimit gjakatar komunist në Shqipëri, një popull i rraskapitur nga frika e uria u vërsul si i çmendur me u largue nga vendlindja, larg nga toka nanë që u ndërrue në njerkë, të rinj e të reja shqiptare, shpresa e vendit, u arratisën me rrezikun e jetës, në vende të panjohura, në shtete që nuk i dëshironin, në mes të popujve të huaj që i përbuzeshin dhe i përçmonin, e sot jetojnë në mërgim.
    Vëllazën e motra shqiptarë të indoktrinuar të Kosovës! Në qoftë se nuk keni turp që "respektoni" kujtimin e një tirani monstruoz, të paktën kini mëshirë për viktimat e pafajshme që ai krijoi dhe shtypi pa mëshirë. Mos harroni se "shqiptarët e Shqipërisë" janë vëllaznit dhe motrat tuaja që ju duan, që ju ndihmojnë dhe që dëshirojnë vetëm të mirën tuaj. Me mijëra janë vra nga EHO, që ju sot nderoni, vetëm sepse kundërshtuan politikën e tij pro-jugosllave që persekutonte "Shqipërinë Lindore" siç e quajmë ne. "Edhe flamuri kuq e zi/ Do të valojë përsëri/ Në Kosovë e Çamëri/ Plot me gaz, me gaz e në liri!" ka qenë kënga jonë djaloshare e mbytur nga pushka partizane e komunistëve shqiptarë. Ju lutem, mos harroni mijërat e të rinjve dhe të rejave kosovare që u vranë në 1944-'45 atje tek ju në Kosovë, e që u torturuan, u burgosën për vite të gjata nga Sigurimi i Shtetit, e që unë i kam pa në burgjet shqiptare, i kam dëgjuar, i kam prek me dorë dhe kam qarë kur kanë vdekur në burgjet e errëta komuniste dhe ma në fund i kam varros në vende të panjohura, pa shenja, pa gjurmë. Fytyrat e tyre të zverdhura nga uria e kamxhiku i rojës së kuqe shqiptare më ndjekin akoma sot, e sytë e thellë të kufomës sikur më thonë: "Mos na harroni! Erdhëm se deshëm Nënën Shqipëri. Kjo Nënë na vrau. Ju lutem mos na harroni!"
    Por manifestimet e fundit enveriste në Kosovë tregojnë se ata viktima jo vetëm që janë harrue, por vriten sot për herë të dytë; kësaj radhe nga vëllaznit e mortat e tyre kosovare. Manifestimet e fundit enveriste në Kosovë janë padyshim fytyra e absurdit kosovar. Ata janë turpi i Kosovës dhe i kombit shqiptar. Ata janë shfaqja ma monstruoze dhe imorale e një pjese të popullit shqiptar të Kosovës, që nuk njeh të drejtën e çdo individi me jetue i lirë dhe me dinjitet, dy armiqtë ma të mëdhenj të komunizmit. Ata përfaqësojnë klasën që ka humbur arsyen dhe që ashtë zhveshur nga ndërgjegjja. Zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes ka vdekur në mendjet e tyre të turbullta dhe në zemrat e tyre të akullta, sepse ata mohojnë sakrificat e shqiptarëve në luftën kundër komunizmit, në të dy anët e kufirit. Kam shumë frikë se këta janë fanatikë të pariparueshëm dhe elementi i hedhur përfundimisht jashtë kuadrit të shoqërisë njerëzore të qytetnueme.
    Vëllazën e motra shqiptarë të Kosovës: Ju lutem kini mëshirë për ne, viktimat e komunizmit gjakatar. Dënoni diktatorin!


    Panorama

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Gani GECI, LDD:
    "Po t'mos ishin nderkombetaret dhe NATO, Jakup Krasniqi jo vetem qe kish mbajt nje foto te Enver Hoxhes, por edhe bustin e tij n'Parlament."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mik i dashur Arb , me knaqesi do e lexoja kete intervist nqs eshte e mundur diku ne internet?

    Respeke per juve..

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    O Niemand!

    Pashe vetem kete deklarate te tij ne TV Rrokum, te shkruar poshte ekranit...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Akoma po pres pergjigjeje per "meritat" e enverit sa i perket kosoves
    Shpresoj qe llapi do gjej diku material komunist dhe te na sjell ndonje sihariq ne kete debat.
    Eshte mekat qe historianet tan sidomos te kosoves nuk kan ber asgje per ta then te verteten rreth enverit dhe kosoves.
    Ne vetem dim qe enveri ishte produkt i milladinit dhe mugoshes por do ishte mire qe gjeneratat e reja te mesojn te verteten rreth mardhenjeve shqiptaro sllave.
    Dim po ashtu qe enveri vrau me shum shqiptar se qdo armik tjeter qe kishim,dim po ashtu qe akoma kemi simpatizues te keti gjelati dhe per fatin e mjer te kosoves keta simpatizues udheheqin kosoven.
    Populli i kosoves duhet te kerkoj urgjentisht zgjidhje te reja dhe ti shporrin keta marksist leninista nga qeverisja sepse kosova nuk e meriton te qeverisen nga keta horra.

Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •