Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni Pro apo Kunder regjimit te Enver Hoxhes?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pro

    25 14.29%
  • Kunder

    131 74.86%
  • Mendim Neutral

    19 10.86%
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 187
  1. #31
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    KUNDËR!

    Para se të jem kundër Enver Hoxhës, jam kundër sistemin utopik komunist. 'Fajet' më të mëdhaja i ka pas vet Sistemi, sepse si Enver Hoxha ka patur çdo shtet komunist me disa përjashtime, te cilet kane vrarë dhe kanë prerë për të mbajtur pushtetin në dorë të tyre. Edhe ekonomia e dështuar ishte dhuratë e Sistemit ku bazohej shteti sepse ekonomia dështoi jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend komunsit: BS, Bullgari, Rumani, Poloni etj. Në çdo vend komunist njerëzit ishin të varfër (edhe në BS, në fund para shpërbërjes, njerëzit merrni ushqim me rracione, e prisnin nëpër rradha te gjata për çdo gjë).

    Nuk mundem të them që regjimi i Enver Hoxhës pati vetëm të kqija dhe asgjë të mirë. 20-25 vitet e para Shqipëria pati zhvillim ekonomik (në krahasim me atë çka kishte qenë më parë), u ndërtuan hidrocentrale, rrugë të reja, hekurudha, u hapën fabrika, u ndërtuan banesa, u thanë kënëta, u arsimuar pjesa më e madhe e popullit, etj.. etj. Në të njëjtën kohë u ndërtua një Ushtri shumë e aftë, shume e fortë, me të cilën nuk denjonin të talleshin këta fqinjët tanë.

    Por të gjitha këto ishin të destinuara të sfumoheshin pasi sistemi ishte difektoz, njeriu është qenie që e do fitimin, nuk mund të vihet në punë nëse fitimi personal nuk ekziston, as parimet e as idealet s'pinë ujë.

    Enver Hoxha ishte njeri gjakpires, sepse cdo njeri qe denon jo vetëm personi, po gjithë familjen e e farefisin e tij ëshë gjakpirës. Burgosi njerëz kot së koti, dënoi njerëz me 25 vite e me burg të përjetshëm vetëm për një fjalë goje, izoloi një popull të tëra nga bota, rrethoi gjithë kufirin me tela me gjemba, dhunoi psikologjikisht të gjithë njerëzit. U pushkatua mijëra njerëz dhe u internuan qindra mijëra të tjerë. Pas pushtimit 5-shekullori osman, komunizmi me ne krye Enver Hoxhën është gjëma më e madhe që i ka rënë këtij populli, pasojat e të cilit akoma nuk janë fanitur. E la Shqipërinë vendin më të varfër të Europës. 1.5 milionë shqiptarë Shqipërie sillen si emigrantë nëpër botë vetëm prej atij regjimi të dështuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 18-10-2008 më 14:12
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Terheq shkrimin, pasi dilte nga tema.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 18-10-2008 më 14:21 Arsyeja: Teknike

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Terheq shkrimin, pasi dilte nga tema.
    Gjithsesi te na kishe thene a je pro a kunder

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Kunder, te ishte gjall enveri dhe regjimi ti ,
    te isha dhe un ja 25 vjec ne ate kohe do merrja mundimin ta vrisja ate njeri qe na la shum m'brapa bote.


    PS: dhe tani as bota sna do prej kti njeriu kaq {trrap}
    qe mbante kufinjte mbyllur.!!!!
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Nejse teme e cekt duket pak a shumê! une jam kunder keti regjimi

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anëtarësuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172
    -Thojne qe Skenderbeu ishte nje diktator nga menyra si drejtonte vendin dhe shum i ashper dhe per kete arsye ne kohen e vet shum persona e urrenin dhe ishin kunder tij, por tani pas gjith ketyre viteve eshte heroi yne kombetar.
    -Te gjith kur lexojne ne gazete apo forum per krimet qe behen qdo dite, grabitjet, dhunimet e personave etj gjeja e pare qe thojme eshte ''duhet enveri ketu'' .
    -Enveri te gjith thojne se na la 50 vite pas, pra qe i bie per qdo vit qe kalonim neve mbetnim nje vit mbrapa ne ekonomi, kulture etj. Ndersa Sala ne 97 ne nje kohe me pak se nje mujore e kthej me vite e vite shqiperin pas dhe pjesa e ''zgjuar'' e popullesise Shqiptare e voton perseri kete moster.

    Gjithsesi un mbaj nje qendim neutral siq dhash dhe voten time, pasi mes shum te keqijash qe kishte ky person bashke me regjimin e tij, kishte dhe disa te mire qe sot i kerkojme por si gjejme me asgjekundi dhe sdo i gjeme.
    URL .net http:// .com www. .it ftp:// .al https:// . . . . . . . . .

  7. #37
    Citim Postuar më parë nga s138942 Lexo Postimin
    -Thojne qe Skenderbeu ishte nje diktator nga menyra si drejtonte vendin dhe shum i ashper dhe per kete arsye ne kohen e vet shum persona e urrenin dhe ishin kunder tij, por tani pas gjith ketyre viteve eshte heroi yne kombetar.
    -Te gjith kur lexojne ne gazete apo forum per krimet qe behen qdo dite, grabitjet, dhunimet e personave etj gjeja e pare qe thojme eshte ''duhet enveri ketu'' .
    -Enveri te gjith thojne se na la 50 vite pas, pra qe i bie per qdo vit qe kalonim neve mbetnim nje vit mbrapa ne ekonomi, kulture etj. Ndersa Sala ne 97 ne nje kohe me pak se nje mujore e kthej me vite e vite shqiperin pas dhe pjesa e ''zgjuar'' e popullesise Shqiptare e voton perseri kete moster.

    Gjithsesi un mbaj nje qendim neutral siq dhash dhe voten time, pasi mes shum te keqijash qe kishte ky person bashke me regjimin e tij, kishte dhe disa te mire qe sot i kerkojme por si gjejme me asgjekundi dhe sdo i gjeme.
    Gjithsesi per hir te rendit publik nuk mund te themi qe Enveri i duhej Shqiperise. Mos harro se çfare te gjente nese thoje qe: - Ketu nuk paska qumesht!

  8. #38
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Pro 10 20.00%
    Kunder 35 70.00%
    Mendim Neutral 5 10.00%

    Si ka mundesi qe ka njerez pro me gjithe krimet qe ka bere ai regjim?
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 18-10-2008 më 15:45

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Pro 10 20.00%
    Kunder 35 70.00%
    Mendim Neutral 5 10.00%

    Si ka mundesi qe ka njerez pro me gjithe krimet qe ka bere ai regjim?
    Nuk ndjehesh ti vet Diktator nëse se respekton mendimin e lirë? Do t'ua ndalojë të gjithëve ato që nuk të shkojnë Ty për shtati apo jo? E, Enveri çka bënte ai?
    Uniforma të pasqyron si një diktator ëndërrues por që lindi pas kohe!

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Është dashur që sondazhi të bëhet në formën publike të votave, meqë duhet të dalin në shesh dhe ti shohin të gjithë ato që janë për Enver Hoxhën edhe sot e kësaj dite.
    Sui generis

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •