Tetė mėnyra pėr tė larguar stresin
Ja disa mėnyra ēlodhėse pėr trupin, qė ndikojnė edhe nė rimėkėmbjen e shpirtit tuaj.
Aromaterapia
Ēfarė ėshtė? Ėshtė njė term gjithėpėrfshirės, qė ka tė bėjė me mėnyrat ēlodhėse dhe shėruese pėrmes aromave dhe vajrave. Fjala aromaterapi u pėrdor fillimisht nė vitin 1920 nga kimisti francez, Rene-Maurice Gattefose. Vaji i levadės ėshtė vaji klasik qė tė sjell ēlodhje dhe relaks. Tė tjerė vajra shumė tė pėrdorur janė ato tė kamomilit e bergamonit. Tė pasionuarit: Cameron Diaz, Dani Mino, Xhud Law
Akupunktura
Ēfarė ėshtė? Bazohet nė filozofinė kineze, qė energjia e trupit "qi" pėrbėhet nga "yin" dhe "yang", rryma qė ndodhen nėn lėkurė. Nėse "yin" apo "yang" janė mė dominuese, atėherė "qi" ka probleme dhe si pasojė vijnė sėmundjet. Njė specialist akupunkture fillimisht merret me shėndetin tuaj nė pėrgjithėsi pėr tė gjetur mungesėn e ekuilibrit tė "qi"-sė. Pasi ta ketė bėrė njė identifikim tė tillė, atėherė do tė nisė injektimi i gjilpėrave nė zonat e fluksit dhe kanaleve tė energjisė, nė mėnyrė qė trupi tė vijė nė balancėn e tij natyrore. Edhe pse nuk ka shumė kėrkime tė mirėfillta shkencore nė lidhje me kėtė teknikė, njė numėr i madh njerėzish e preferojnė dhe gjejnė tek ajo ēlodhje e relaks. Tė pasionuarit: Sandra Bulok
Masazhi me gurė tė nxehtė
Ēfarė ėshtė? Ėshtė vendosja e gurėve tė nxehtė dhe tė ftohtė nė disa pjesė tė trupit. Gjatė terapisė sė gurėve tė nxehtė, gurėt vihen zakonisht mbi shpinė dhe ngrohen nė ujė. Ndėrsa gurėt e mermertė, tė ftohtė, pėrdoren menjėherė pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe nė pėllėmbėn e duarve dhe tė kėmbėve. Kjo terapi pėrdoret pėr tė vėnė nė lėvizje qarkullimin e gjithė sistemeve tė trupit tė njeriu, atė tė gjakut dhe atė limfatik. Tė pasionuarit: Ashli Xhun dhe Anxhelika Huston Refleksologjia: Ēfarė ėshtė? Kjo teknikė pėrdor manipulimin e pikave tė presionit trupor, zakonisht kėmbėt, por edhe duart e veshėt, pėr t‘u dhėnė impulse pjesėve tė tjera tė trupit. Sipas refleksologėve, nė trup ka mbetje kripėrash dhe kristalesh tė tjera, apo edhe acidesh tė cilat pėrqendrohen rreth fundit tė nervave nė kėmbė, ndaj ato ndihen shpesh tė rėnduara. Sipas njė sondazhi nė Danimarkė, tė publikuar nė vitin 1999, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% tė personave me migrenė, tė cilėt e kishin aplikuar. Tė pasionuarit: Princi Ēarls
Notimi
Ēfarė ėshtė? Sė pari ka lindur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1950 dhe pretendon qė tė reduktojė presionin e gjakut, tė lehtėsojė dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe tė pėrmirėsojė fuqitė krijuese. Gjatė njė sesioni subjekti futet nė njė kuti, ku mbizotėron temperatura trupore. Aty shtohen edhe disa kripėra tė tretura nė ujė. Ky solucion ndihmon pėr t‘u dizintoksikuar. Ata qė e preferojnė njė teknikė tė tillė thonė se nė 10 minutat e para pėrjetohen shumė dhimbje, derisa mė nė fund ato nisin tė zhduken njėra pas tjetrės pėr njė muaj rresht. Nė disa qendra tė tilla mund tė shohėsh edhe televizor. Kutitė janė shumė relaksuese dhe nuk u bėjnė dėm as grave shtatzėna. Tė pasionuarit: Uain Runi
Reiki
Ēfarė ėshtė? Ėshtė njė fjalė qė vjen nga japonishtja, e cila nėnkupton "energjinė universale tė jetės" dhe u praktikua pėr herė tė parė nga njė budist me emrin Mikao Usumi, nė vitin 1922. Praktikuesit e reikit "i shėrojnė" pacientėt e tyre pėrmes transferimit tė energjisė me anė tė pėllėmbėve tė duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij nė afėrsi tė trupit, duke bėrė lėvizje tė ndryshme rreth tij. reiki ėshtė shumė popullor, por efektshmėria e tij nuk ėshtė provuar. Tė pasionuarit: Nikol Kidman, Meg Rajan
Qigong
Ēfarė ėshtė? Ėshtė shpikur nga murgjit taoistė 3000 vjet mė parė dhe lidhet shumė me meditimin. Ka tė njėjtėn bazė si reiki dhe akupunktura, pra tė energjive tė brendshme trupore dhe ėshtė i organizuar pėrmes kombinimit tė lėvizjeve trupore me frymėmarrjen. Tė pasionuarit: Xhulia Roberts
Meditimi
Ēfarė ėshtė? Meditimi nė njė mėnyrė, ose nė njė tjetėr ėshtė komponent pėrbėrės i shumė feve dhe ėshtė praktikuar shumė gjatė kėtyre 5000 viteve tė fundit. Qėllimi ėshtė qetėsimi i mendjes dhe arritja e paqes sė brendshme. Nė meditimin transshendental, qėllimi ėshtė shndėrrimi i procesit tė tė menduarit nė njė proces tė qetė, nė njė gjendje ideale paqeje e pėrqendrimi tė plotė. Pėr kėtė rekomandohen 20 minuta meditim ēdo ditė, pėr tė reduktuar stresin dhe ankthin. Njerėzit mund tė arrijnė njė gjendje meditative vetė, duke u fokusuar nė dritaren e autobusit, ose nė njė pikė nė mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund tė vetėmėsohet, por edhe tė instruktohet. Tė pasionuarit: Sting, Halle Beri
Nga : Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt