Pike se pari dua te theksoj se qellimi i kesaj teme eshte nen vazhden e frymes interaktive qe jam perpjekur ti jap ketij nen-forumi, ku pesha kryesore bie mbi diskutimin dhe shprehjen e ideve te anetareve dhe jo mbi nje informacion te thate akademik rreth filozofise. Pra edhe diskutimi duhet te perqendrohet mbi mendimet dhe reflektimet tuaja rreth makiavelizmit dhe jo rreth nje materiali te thjeshte mbi vepren e Makiavelit.
Gjithsesi, duke qene se jo te gjithe prej jush e ka te qarte makiavelizmin, po perpiqem me dy rreshta ta permbledh ( kuptohet eshte shume shume me e gjere se sa kaq ), per te qene te gjithe ne brendesi te temes dhe per te ofruar mendimet tona.
Me nje fjali te vetme do ta perkufizoja makiavelizmin me nje aforizem te perdorur prej vete Makiavelit : I miri i te gjitheve eshte i keqi i vetes !
Pra njeriu duhet te jete elastik, i pergatitur ( ndonjehere edhe i "pamoralshem" ) per te perballuar sfidat dhe per te pasur sukses.
Nje tjeter aforizem i famshem eshte ky : Qellimi justifikon mjetin ! ( i cili has shume diskutim dhe ndonjehere keqperdorim )
Gjithsesi, cilido qe ka informacion te sakte rreth kesaj teme, mund te me ndihmoje duke me plotesuar me dy apo tre fjali te tjera qe i duken te pershtatshme.
Mendoj se tema duhet te trajtohet ne keto pyetje konkrete :
1 : Mendoni se filozofia makiaveliste eshte e pranueshme dhe te ofron sukses ?
2 : A do ta paragjykonit dike te etiketuar si makiavelist ? ( sepse ky epitet rendom ka marre nuanca pezhorative )
3 : Mendoni se filozofia makiaveliste calon ne ndonje vend dhe nese po, ku ?
4 : A i aplikoni ju vete ne ndonje sfere te jetes mesimet makiaveliste ? ( Megjithese per kete pike do postoj me vone nje informacion plotesues nga nje pikepamje e botes moderne )
Pratolini ©
Krijoni Kontakt