Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga BvizioN Lexo Postimin
    Populli ne fakt, duhet te jete me se i informuar mbi arritjet/mosarritjet e qeverise.

    Nuk eshte nevoja te dale njeri me megafon the te bertase per ate cfare eshte bere, e cfare nuk eshte bere. Cdo ane pozitive apo negative ne progresin e nje vendi, seshte asgje tjeter veqse pasqyre e punes se qeverise.

    Ne Shqiperi akoma u behet jehone gjerave te parendesishme, dhe gjerat e rendesishme jane larg vemendjes. Po keshtu ndodh kur njerezit bien kollaj pre e propogandes se medias.
    .

    Cilat jane faktet e "rendesishme" qe anashkalon media? Ekonomikisht Shqiperia nuk ka asnje lajm sensacional pasi cdo gje eshte ne rritmet e meparshme, si investimet e huaja, po ashtu edhe niveli i rritjes ekonomike. Cfare propagande ben media, dhe sa pare mend duhet te kesh per te besuar se media bekerka propagande kurse qeveria jo? Per cfare do beje propagande media, kur ajo nuk ka asnje interes te drejtperdrejte ne kete konflikt. Sa gazetare nga keta qe kritikojne sot ke pare te pretendojne nje vend per pushtet?

    Media ne cdo vend te botes eshte natyrshem e predispozuar te sulmoje qeverine, dhe te jete kritike per te, kjo eshte ne thelb natyra me organike e nje shoqerie demokratike. Nqs media nuk sulmon qeverisjen demokracia humb kuptimin dhe shoqerite kthehen ne konformist, fjales se lire i humb kuptimi, dhe diversiteti zhduket.

    Media duhet nxitur, ne fakt duhet detyruar te bej oponence ndaj qeverise. Duhet detyruar qe te hedhe dyshime dhe sulmoje cdo gje te dyshimte qe shef ne qeverisje. Jeta personale e figurave publike eshte po ashtu objekt sulmi, pasi si figure publike askush nuk mund te fshihet pas kartonit te jetes personale. Ne kete rast, vajza e Berishes nuk mund te deklaroje se ka 1 milione dollare te bera me pune dhe te thote mos me pyesni ku i bera se kjo eshte nje ceshtje personale.

    Me tej kur plasi Gerdeci dhe media me te drejte iu hodh lajmit me koke, u quajt tradhetare sepse solli lajmin ne sy te botes dhe shqiptareve. Shqiptareve ne vend tu vinte keq per ate qeverisje dhe manaxhim gerdalle te shtetit, u vinte inat perse media transmetoje ate katraure. Ishte media qe e turperoi Shqiperine per shume shqiptare idiote dhe jo shperthimi dhe keqmanaxhimi i depove te armeve.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Me bene pershtypje dhe me cuditen mesazhet e Zara pak me lart. Ne kundeshtim me gjithe diskutusit e meparshem per Zaren liria e shtypit do te thote e drejta e mashtrimit dhe e shpifjes, do te thote e drejta e genjeshtres do te thote e drejta e ofendimit dhe talljes me punen dhe dinjitetin e tjetrit.
    E pra te nderuar bashkebisedues ky mentaltet alla shqipetarce i te parit gjerat dhe kjo llogjike e mbrapshte nuk na lene te ecim perpara si komb.
    Se mos kujtoje njeri ketu qe une personalisht jam nje mbeshtetes i flakte i Berishes? Jo jo eshte krejt e kunderta dhe gjerat duhen te shikohen me realizem.
    Nje spot ku qeveria komunikon punen e bere gjate nje periudhe te caktuar dhe para nje fushate elektorale eshte normale ne cdo vend normal te botes.
    Po ku fillon anomaliteti shqipetar dhe ku fillon anamaliteti Berisha me sakte.
    Une jam i bindur se po te ishte dikush tjeter sot kryeminister i Shqiperise gjithe kjo polemikie nuk do te ishte bere dhe ne qoftese ai do te ishte sjelle shume me keq se sa po sillet Berisha sot (kemi rastin e Nanos me te afermin).
    Perse ndodh kjo? Kjo ndodh se figura politike e Berishes permbledh ne vetvete gjithe kontradiktat e kesaj bote, Berisha ishte komunist dhe kur u hodh me PD e me shume akoma kur PD mori pushtetin ne 92 dhe u be simbol i te djathtes Berisha mori titullin e tradhetari nga ish komunistet e thekur por nderkohe mbeti prap nje ish komunis "i tyre" per nje pjese te mire te ish deklasuarve.
    Berisha ne pjesen e pare te te qenit ne pushtet 92-97 mbeti nje ish komunst i bindur dhe nje politikan popullist me nje stil jete spartane dhe ku ishte pika e dobet per tu goditur , sigurisht karakteri i tij verior dhe prezumta pseudo diktatura o pseudo totalizmiqe,por kjo strategji nuk dhane frutet e kerkuara me iskenimet e 96.
    Arijme te 97 u gjet sebepi "duam paret tona", u dogj Shqiperia nga drite shkurtesia e ne shqipetareve dhe as sot dhe as kure ata qe dilnin ne protesta skane pare dhe skane per te pare nje lek me sy.
    Duke lene me nje ane periudhen 97- 05 ku secili nga ju mund te flasi per dite te tera per vjedhjet korupsioni qe kaluan ne sistem dhe te arijme mbas 05.
    Me rimarjen e pushtetit nga ana e Berishes ( se pushtetin ne PD te rish shtrember dhe te flasesh hapur e ka dhe e ushtron Berisha) me gjithe se shteti ishte totalish ne sherbim te korupsionit ndryshime dhe permiresime ka.
    Dhe veprat e medha duke filluar nga Rruga e Arberit ( per te cilen nga 97-05 u dhane dhe u vodhen 2 here leket) kane filluar te behen.
    Politikisht aritjet keto 3 vjet jane aq te medha sa ne akoma si bashke jetues te eventeve nuk mund ti kuptojme per momenti ( dikush do te thote fjale dhe propagande, une i pergjigjem qe per here te pare ne historine e saj si shtet Shqiperia po ze vendim qe baballaret e kombit enderonin dhe ne si komb na takon.).
    Jemi ne rruge te mbare per tu bere pjese e EU, jemi de fakto pjese e Natos, jemi jashte influences se Jalltes e neser nuk mund te ndodhe me ne ajo qe ndodhi me Gjorgjine.
    Duke lene jashte suksesin me te madh si komb ne jeten e tij: KOSOVEN; me duket me se normale qe nje qeveri e cfardoshme te komunikoje keto aritje.
    Po ku qendron anomalia ketu?
    Berisha , Berisha dhe vetem Berisha.
    Berisha komunisti, Berisha tradhetari, Berisha i ndershmi, Berisha i koruptuari, Berisha shpetimtari ,Berish "vrasesi", Berisha demokrati, Berisha diktatori............
    Ka aq shume Berishe brenda Berishes sa cdokush i jep te drejte vetes o me mire mund te gjeje alibi o justifikim per te kritikuar , share dhe ofenduar figuren e politikanit Berisha.
    Per ta mbyllyr kete reflektim dua te bej nje kosideracion te fundit:

    Fatekeqesi me e madhe per mua si shqipetar dhe zgjedhes poltencial eshte kur shikoj se ke ka perpara si aversare politike Berisha.
    Fatekeqesisht Shqiperise dhe shqipetareve per momentin zgjidhja me e mire u mbetet Berisha dhe per faktin se e dime se si eshte Berisha.

    Sot me shume se kure "Eshte koha per ndryshim" eshte koha per njerez te rinj qe nuk jane perlyer dhe nuk kane ngrene lugen e corbes se prishur te komunizmit eshte koha e figurave te reja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga veris06 : 06-09-2008 më 07:35

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga veris06 Lexo Postimin
    .
    Nje spot ku qeveria komunikon punen e bere gjate nje periudhe te caktuar dhe para nje fushate elektorale eshte normale ne cdo vend normal te botes..
    Ne cilin vend te lutem na e thuaj? Dmth qeveria paska te drejte te bej "komunikim" neprmjet medias per punen e saj, kurse te tjeret nuk paskan te drejte ta kritikojne qeverine per punen e saj nepermjet medias, dhe media duhet te haje gjobe kur e ben kete?
    Hmm shume mendjeholle qenke o qerata. Nuk ia vlen te zgjatesh me me ty, duket qarte sa te thith truri, dhe ne cfare niveli diskuton.

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    .

    Cilat jane faktet e "rendesishme" qe anashkalon media? Ekonomikisht Shqiperia nuk ka asnje lajm sensacional pasi cdo gje eshte ne rritmet e meparshme, si investimet e huaja, po ashtu edhe niveli i rritjes ekonomike. Cfare propagande ben media, dhe sa pare mend duhet te kesh per te besuar se media bekerka propagande kurse qeveria jo? Per cfare do beje propagande media, kur ajo nuk ka asnje interes te drejtperdrejte ne kete konflikt. Sa gazetare nga keta qe kritikojne sot ke pare te pretendojne nje vend per pushtet?

    Media ne cdo vend te botes eshte natyrshem e predispozuar te sulmoje qeverine, dhe te jete kritike per te, kjo eshte ne thelb natyra me organike e nje shoqerie demokratike. Nqs media nuk sulmon qeverisjen demokracia humb kuptimin dhe shoqerite kthehen ne konformist, fjales se lire i humb kuptimi, dhe diversiteti zhduket.

    Media duhet nxitur, ne fakt duhet detyruar te bej oponence ndaj qeverise. Duhet detyruar qe te hedhe dyshime dhe sulmoje cdo gje te dyshimte qe shef ne qeverisje. Jeta personale e figurave publike eshte po ashtu objekt sulmi, pasi si figure publike askush nuk mund te fshihet pas kartonit te jetes personale. Ne kete rast, vajza e Berishes nuk mund te deklaroje se ka 1 milione dollare te bera me pune dhe te thote mos me pyesni ku i bera se kjo eshte nje ceshtje personale.

    Me tej kur plasi Gerdeci dhe media me te drejte iu hodh lajmit me koke, u quajt tradhetare sepse solli lajmin ne sy te botes dhe shqiptareve. Shqiptareve ne vend tu vinte keq per ate qeverisje dhe manaxhim gerdalle te shtetit, u vinte inat perse media transmetoje ate katraure. Ishte media qe e turperoi Shqiperine per shume shqiptare idiote dhe jo shperthimi dhe keqmanaxhimi i depove te armeve.
    Media! Pasqyra me e sakte e nivelit te pergjithshem te shoqerise shqiptare.

    Nuk mund te pretendohet se media shqiptare ka arritur ato nivele te cilat do ti jipnin asaj besueshmeri.

    Ajo deri sot luan vetem formalisht rolin e pushtetit te katert, por ne te vertete nuk eshte asgje me teper se nje kurtizane qe flirton me te parin qe e paguan me mire.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Një histori banale me tregues seriozë

    MENTOR BEQA

    Tashmë është bërë e zakonit që sa herë priten zhvillime shumë të rëndësishme, një debat pa rëndësi të veçantë tërheq të gjithë vëmendjen publike. Opinionistë, media e institucione janë përfshirë në debatin mbi një spot televiziv të Kryeministrit Berisha dhe një kundërspoti të G 99-ës, alias, Erion Veliajt. Në kohën kur në tregun e diskursit publik pritej të hidheshin ligji për dënimin e krimeve të komunizmit dhe pastërtisë së figurës së zyrtarëve, ligji mbi prokurorinë, diskutimi mbi Kodin Zgjedhor etj. një palo diskutim mbush hapësirat mediatike, a thua se nuk paska gjë më të rëndësishme për të diskutuar sesa spoti i G 99-ës dhe një gjobë që paska marrë televizioni që trasmetoi këtë spot. Nga ky debat banal me ingredientë banalë mund të veçosh tre elementë me të cilët ia vlen të merresh.

    Së pari, G 99 dhe News 24 kanë ndërtuar një furtunë në gotë kundër vendimit të KKRT-së për gjobën ndaj tyre, por institucioni më pak i sulmuar nga ana e tyre është pikërisht KKRT-ja. I gjithë sulmi është përqendruar tek Kryeministri Sali Berisha, i cili me shumë gjasa paska urdhëruar KKRT-në të gjobisë, madje edhe me shumë të përcaktuar, News 24-ën. Erion Veliaj dhe televizioni kanë të drejtën e tyre të bërtasin dhe të akuzojnë Kryeministrin se i ka gjobitur në mënyrë arbitrare, por shqetësues mbetet fakti se përse këta aktorë publikë nuk ndjekin procedurën më të thjeshtë ligjore, që do të tregonte edhe qytetarinë e tyre; të bëjnë një ankimim në gjykatë, dhe le të vendosë drejtësia nëse KKRT-ja ia ka futur kot apo ulërimat histerike të 99-shave kanë qasje thjesht politike. Nuk ka palë të tretë më të pavarur sesa gjykata për të na e sqaruar këtë mjegullnajë që hidhet nga të gjitha palët. KKRT-ja mund të ketë vepruar gabim, por këtë nuk e përcakton pala e prekur, por gjykata. Nëse Erion Veliaj e ka të megjithmendtë dëshirën për shtet ligjor, atëherë le të bëhen ai dhe ndjekësit e tij, shembulli tregues se si në një shtet ka procedura që çohen deri në fund.

    Së dyti, reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, paçka se në kufijtë e të pranueshmes, tregon për një kulturë të mangët institucionale. Ai akuzoi Kryeministrin Sali Berisha për gjobën ndaj News 24-ës dhe i kërkoi të ndikojë mbi KKRT-në për ta hequr këtë gjobë. KKRT-ja është një institucion i pavarur dhe me sa jam në dijeni, struktura legale e tij nuk ka ndryshuar që nga ardhja në pushtet e Sali Berishës. Nga një anë socialistët akuzojnë Kryeministrin Sali Berisha se ushtron presione mbi institucionet e pavarura, dhe nga ana tjetër ia kërkojnë po ata që të ndikojë mbi institucionet e pavarura. Përdorimi i standardeve të dyfishta në qëndrimin që duhet mbajtur ndaj institucioneve të pavarura, nuk ndihmon në pavarësinë e këtyre institucioneve, përkundrazi, i bën ato edhe më vulnerabël përballë orekseve politike. Nëse socialistët mburren me ndërtimin e institucioneve të pavarura përgjatë qeverisjes së tyre, në kohën kur struktura ligjore e këtyre institucioneve nuk ka ndryshuar dhe logjika thotë se ata janë ende të pavarura, është anormale t’i kërkosh Kryeministrit të ndërhyjë në punët e një institucioni të tillë. Zgjidhja e vetme mbetet procedurat brenda këtij institucioni të pavarur ose gjykata.

    Së treti, Erion Veliaj, për të shmangur ligjin që do e trajtonte si subjekt politik e ka regjistruar lëvizjen e tij si OJF. Natyrisht që si një lëvizje e shoqërisë civile, G 99 ndoshta nuk do të ishte subjekt i ligjit që ka cituar KKRT-ja për të penalizuar News 24, por pas kësaj na lind një problem tjetër i madh me të ardhmen e G99-ës. Erion Veliaj është shprehur se do të angazhohet politikisht në zgjedhjet e 2009-ës dhe do të konkurrojë si subjekt politik. Kodi Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë lejon vetëm partitë politike të konkurrojnë në zgjedhje, ndërsa lëvizjet qytetare nuk paraqiten si të tilla përballë ligjit. Natyrisht që Veliaj mund të ketë dhjetëra forma për t’i bërë një hile ligjit dhe për të kaluar në anën tjetër të lumit, por në këtë rast vetëm me moral nuk kemi të bëjmë. Nuk mund të sillesh përgjatë kohës që sulmon qeverinë si subjekt i shoqërisë civile, dhe në momentin e zgjedhjeve si subjekt politik. Këtij ngërçi Erioni duhet t’i gjejë zgjidhje.


    06/09/2008
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    sa mire qe i kane gjobitur,por doja te shtoja se eshte me vonese kjo gjobe se duhet t`ia kishin vene qe kur dhane lajmin e ores se Bushit ketyre plehrave edhe atyre haleve homokomuniste te top çanelit.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shume e quditshme
    Derisa qeveria ben te pa munduren per ta luftu korrupcionin disa medija te majta sidomos NEWS24 bejn te kunderten.
    Jo qe duhet denua por duhet mbull sepse keso media nuk i duhen askujt

  8. #38
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    sa mire qe i kane gjobitur,por doja te shtoja se eshte me vonese kjo gjobe se duhet t`ia kishin vene qe kur dhane lajmin e ores se Bushit ketyre plehrave edhe atyre haleve homokomuniste te top çanelit.
    eshte televizioni news 24 nuk eshte top channel !!! gjithsesi flm qe je munduar te japesh nje pergjigje !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shume zhurme per asgje. Zhurma qe ben "rinia reaksionare", sic do ti etiketonte Eqrem Bej Vlora rinine komuniste te kohes se vet, nuk jane gje tjeter vecse nje thirrje deshperimi per pak vemendje, tani qe problemet e vendit po marrin zgjidhje nga qeveria dhe shqiptaret nuk kane me oreks per teatro kukullash ne rruget e Shqiperise sponsorizuar nga klientela e amabsadave te huaja.

    Me shume se cdo gje tjeter, ato sherbejne si promo publicistike per nje prostititute politike me emrin Erion Veliaj: ju xhironi eurot e dollaret ne llogarine bankare, dhe une jam gati te sulmoj publikisht qeverine, kryeminitrin dhe dreqin me brire po te doni.

    Mbase Berisha duhet te nxjerri nje ligj edhe per "prostitucionin politik" ne Shqiperi.
    Albo

  10. #40
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shume zhurme per asgje. Zhurma qe ben "rinia reaksionare", sic do ti etiketonte Eqrem Bej Vlora rinine komuniste te kohes se vet, nuk jane gje tjeter vecse nje thirrje deshperimi per pak vemendje, tani qe problemet e vendit po marrin zgjidhje nga qeveria dhe shqiptaret nuk kane me oreks per teatro kukullash ne rruget e Shqiperise sponsorizuar nga klientela e amabsadave te huaja.

    Me shume se cdo gje tjeter, ato sherbejne si promo publicistike per nje prostititute politike me emrin Erion Veliaj: ju xhironi eurot e dollaret ne llogarine bankare, dhe une jam gati te sulmoj publikisht qeverine, kryeminitrin dhe dreqin me brire po te doni.

    Mbase Berisha duhet te nxjerri nje ligj edhe per "prostitucionin politik" ne Shqiperi.
    Albo
    Megjithe respektin qe kam per ty albo, disa gjera qe thua me siper nuk shkojne fare.

    Nuk mund ti mohohet perpjekja kujtdo grupimi qe te beje spote ... propogande ... sepse edhe qeveria, partia, rinia, fshatarsia, puntoria, etj i bejne perpjekjet e tyre per ate te shkrete vemendje ...

    ato amabsadat e huaja, klientela, sponzorizimi, teatrot e kukllave, llogarite bankare qe permend te krijojne shijen e hidhur te nje te kaluare te erret punisto-sigurimse ...

    sa per ate qe saliu, sipas teje, duhet te nxjerre edhe ligje, ai per disa mund te jete edhe ekzekutiv, edhe legjislativ, edhe gjyqesor ... por kjo nuk eshte zgjidhja ...

    une uroj qe keto te jene shije dhe deshira personale, dhe te mos marrin karakter kolektiv si ne çmendurine kooperativiste oruelliane ...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •