Close
Faqja 6 prej 44 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 439
  1. #51
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    U marrosa pas teje dhe s'dija ç'far bèja.
    Nga do qe kaloja,mendoja për ty.
    Më dukesh si kur,më s'do të të gjëja'
    POR PORTRETI YT Më NGELI Në sy.

    Në ëndërr më dilje dhe më hidhje kunja.
    Më thoshje:"Bandill s'të kam vetëm ty".
    Dashuria djalë s'bëhet me barbunja,
    S'do vetëm shikime që m'i dhuron ti.

    Çmëndesha në ëndërr me k'to prapësira.
    Goja nuk më hapej t'i thoshja një fjalë:
    Ti e dashur vajzë je si embëlsira,
    Por s'je për të gjithë,vetëm për një djalë.

    Prandaj,lëri nazet,se më merakosën.
    Mos ma zapto ëndrrën, se më le pa gjumë.
    Hiqmi shpejt ilaçet,se më farmakosën,
    Për dashurin tonë po ulem në gjunjë.
    Me le pa fryme i nderuar poet....Shume e bukur!

    Respekte Riza
    "Carpe Diem"

  2. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pas ne fundjave shume te kendshme qe kalova ne Sarande kenaqesia vazhdon dhe ne forum, hap faqen letrare dhe gjej pershendetiet nga Mondi,Gentiani dhe nga Djana.Ju them faleminderit dhe bashkpunim te vazhushem me neri tjetrin per krijimtarit tona letrare.Jini shum te kendshem.

  3. #53
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Sa e pa besë fytyra jote,
    Vet' sytë të tradhëtojnë.
    S'di çfar mendon ti mëndje kote?
    Se nuk po te kuptojnë!

    Vetligesi buzët e tua
    Dhe helmin e helmojnë.
    Mendon se jam nje kokërr ftua,
    Me dhëmbë të më kafshojnë.

    Mendon se botën ke zaptuar
    Dhe je bër' mbretëresh!
    Një varg për mua se ke shkruar
    Dhe quhesh poeteshë.

    Ç'far mbrekulli e ligësuar
    Ka mbirë në zemrën tënde.
    Ta them ta disham djal i zgjuar,
    S'shkel kot në ato vënde.

  4. #54
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Bukurinë që ta ka shpirti,
    Pasqyrohet në pasqyrë.
    Të dy syçkat vetëtitin,
    Zbardhin dhe një errësirë.

    Dhe pa folur thyhet heshtja,
    Pa hap gojën të del zë.
    Sa lezet që të ka veshja
    Dhe gjerdani për mbi të.

    Ç'bukuri të ka fal' Zoti,
    Shife veten në pasqyrë.
    Mjerë ai që s'është i zoti,
    Do të çmëndet pa parë mirë..

    Mundet të rrëshqas dhe un'
    Që heq veten djal' i dalë.
    Mundet dhe të mos flë gjumë
    Po s'të rrëshqita si ngjalë.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mbas kaq vjetësh u ktheva prapë,
    te shelgu i moçem i rinisë.
    Më kishte djegur dita gjithë vapë
    si dikur malli i dashurisë....

    Kërkoja freski përsëri....
    nën flokët e blertë të mikut të vjetër,
    Ndonse i vetëm jam tani,
    më keq se veten gjëj mikun tjetër!

    Unë kokë jashtë,ballëzhveshur,
    ai i tharë,mbetur cung!
    Ngushëllojmë njëri-tjetrin buzëqeshur:
    -I dashur,çdo fillim e ka një fund!


    Kjo poezi eshte vertet nje margaritar ne kete forum.
    Urime dhe respekte!

  6. #56
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Syku ju falenderoj per pjesmarrjen tuaj ne faqen time letrare si dhe per vleresimin e poezise qe keni cituar.Une realisht e ndjej veten nje amator te poezise,por meqense e kam pasion poezine shkruaj ndonje gje dhe sikur çlirohem.Megjithate jeni nje poet i respektuar ne poezite e thjeshta te miat.Respekte Pellumb.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Alma07
    Anëtarësuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    ktu ku nuk duhet
    Postime
    282
    doja tju beja dhe un komplimentet e mia per te gjitha poezit e tuaja jene shume te bukurae shplodhse ,ndonjehere gje veten time aty brenda mes ndonje vargu .......ju pershendes i nderuar riza ........

  8. #58
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Alma07 Lexo Postimin
    doja tju beja dhe un komplimentet e mia per te gjitha poezit e tuaja jene shume te bukurae shplodhse ,ndonjehere gje veten time aty brenda mes ndonje vargu .......ju pershendes i nderuar riza ........
    Faleminderit Alma07 per komplimentat.Eshte kenaqesi qe kur krijon nje dicka dhe tjetrit i pelqen.Do kemi mundesine qe te rishihemi perseri.Respekte.

  9. #59
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Një javë rresht s'i a ndava hënës sytë....
    Prisja sa dilte, ulur në dritare,
    mendoja se kishte shëmbëllim të dytë,
    veç hënës së plotë,Hënës magjistare.

    -Ç'shikon,o bir?-më thoshte nënë shkreta,
    -Për gjumë u këpute....,por dhe ajo nuk flinte....
    Po ku ta dinte Nëna,pse në dritare mbeta,
    Po ku ta dinte Nëna,pse gjumi natën më ikte?!

    Unë shihja Hënën që i puthte buzën malit,
    si Ti më dukej në ato ditë plot blerim,
    kur vallzonim mes luleve të majit,
    dhe si Hëna malin,
    pushtoje gjoksin tim....

  10. #60
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Era

    Rrihmë!
    Jam mësuar me shuplaka...
    Si çamarroke përplasi dritare dhe dyer.
    Që djalë i ri e deri sa u plaka,
    Të kam pritur me kraharor zbërthyer.....

    Keq më vjen për filizat e njomë,
    që vret e pret porsi një xhelat...
    Eh,moj erë!
    Mbaje dorën!....
    Dëgjomë:
    -Shkatërruesit s'kanë jetë të gjatë!...

Faqja 6 prej 44 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •