Close
Faqja 7 prej 44 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 439
  1. #61
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ç'është ky mall që treti dhenë
    Dhe më vuri në mendime?!
    S'të kam parë e s'më ke parë,
    Pse në shpirt ndjej drithërime?

    Më punon imagjinata....
    Dhe më thot:"Eshtë shumë e bukur"
    Un' çatoj e më zë data.
    S'di pse ndjehem kaq i lumtur!

    Po ti si më mendon mua,
    A mundesh që të ma thuash?!
    I martuar,kam një grua,
    Që s'pranon ti të më duash.

    Mor i lutem,sa s'mendohet
    Dhe i them s'është e vërtet.
    S'më ka parë e se kam parë,
    Që më do s'e mbaj sekret.

  2. #62
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Magji kanë këto kaçurrela,
    lëshuar mbi ballin tënd të dremitur.....
    Kjo rrebele që të ndan syrin në dy thela,
    pusi për mua...
    mos vallë ka ngritur?!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Një javë rresht s'i a ndava hënës sytë....
    Prisja sa dilte, ulur në dritare,
    mendoja se kishte shëmbëllim të dytë,
    veç hënës së plotë,Hënës magjistare.

    -Ç'shikon,o bir?-më thoshte nënë shkreta,
    -Për gjumë u këpute....,por dhe ajo nuk flinte....
    Po ku ta dinte Nëna,pse në dritare mbeta,
    Po ku ta dinte Nëna,pse gjumi natën më ikte?!

    Unë shihja Hënën që i puthte buzën malit,
    si Ti më dukej në ato ditë plot blerim,
    kur vallzonim mes luleve të majit,
    dhe si Hëna malin,
    pushtoje gjoksin tim....
    Poet i nderuem, Rizah!
    Me andje lexoi poezit tuja ...dhe te them me plot sinqeritet se shume me pelqejne!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  4. #64
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Çaushi faleminderit per vleresimin dhe s'dyshoj as pak ne sinqeritetin tend,por une shkruaj vetem se kam deshire poezine dhe per as nje pyksynim tjeter.Jeni i nderuar prej meje dhe nje person i mikpritur.Ju faleminderit.rizai2008

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pershendetje i dashur Riza!
    Ndjehem mire kur lexoj poezite tuaja.
    Ju pergezoj!

  6. #66
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Pershendetje i dashur Riza!
    Ndjehem mire kur lexoj poezite tuaja.
    Ju pergezoj!
    Beso faleminderit.Ne permjet ketij forumi na u dha mundesia te shkembejme eksperience me njeri tjetrin,ndoshta eshte nje mundesi orgjinale per tu argetuar.Te uroj gjith te mirat.Rizai

  7. #67
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Këmbë,këmbë,këmbë......
    Këmbë gomishe grash....
    ....Po të ishin fustanet më të gjata një pëllëmbë,
    shumë punëra s'do na shkonin mbrapsht!....

  8. #68
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dua të jem njeri i lirë,
    se kam një shpirt gazmor.
    S'pranon ky shpirt,litarë,zinxhirë
    As dje ,as sot,as mot.

    Mbi supe vite të pa shpresa,
    Fytyra të pa lara.
    I ndjej në zemër këto ngarkesa
    Dhe kridhem në andralla.

    Dua të jem njeri i lirë
    me gjithë hallet e mia,
    Të vdes i ngrënë,të vdes i pirë,
    Mos të vdes nga mërzia.

    Mbi krye jo s'pranoj padron
    Dua të jem i lirë....
    Prekëm pak, ose ngacmomë
    Nga shpirti nxjerr shkëndija....

  9. #69
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shënoje këtë numur telefoni

    Shënoje këtë numur telefoni,
    ndoshta mund të të duhet një ditë.
    Për ëndrrat që ti përkëdhelje,
    nga malli do të lotojnë sytë.

    Shënoje këtë numur telefoni,
    ta kesh si shok në largësi.
    Kur detit të trazuar të lundrosh,
    mes lodhjesh të më kujtosh përsëri.

    Shënoje këtë numur telefoni,
    për një ditë të keqe a të mirë.
    Ky numur s'besoj të të lodhë
    do plotsosh me të çdo dëshirë.

    Merre këtë numur telefoni
    dhe mos e harro as njëherë.
    Kur lajmi i vdekjes të të vijë,bjeri!
    Do ringjallem menjëherë.

  10. #70
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'mjafton një

    Një mur rrethues,më tej një dardhë,
    kalon aty dhe buzëqesh ajo.
    Qëndro në syrin tim,moj vajzë.
    e mos bëj sikur nuk më do.

    Ti vetë më puthe pa pyetur fare,
    tani vidhesh si hëna nëpër re.
    Qëndro një çikë,mos thuaj:"Utalla!"
    Më puth,të ndjej në zemër,ç'ke?

    E di, ti thua,u nisa për udhë,
    si hëna që shket natën në maj.
    Kështu si ti kam puthur shumë,
    po s'mund të dashuroj kaq kollaj.

Faqja 7 prej 44 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •