Close
Faqja 43 prej 65 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 650
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Se hyri naleti thojn.

    Më e keqja është një tjetër .

    Nuk jam ka bëjë shaka por kjo dukuri është e njohur tek ju , tani pyetja ime qëndron .

    A hynë tek ju ende shehi i pari dhëndërr me provue a ka dal nusja mirë gjatë darsmave që i bëjnë .

    Edhe njëherë nuk jam duke bërë shaka mirëpo për këtë në ks kanë njohuri shumica andaj mos e merrni si ofendim mirëpo si dukuri po pyes .

    Veç sa e bere nje postim me siper ku thua te lihen sharjet ,nuk dite tjeter çka me thane postimit e e pshtjelle disi si munde .
    Nuk kaloi shume kohe dhe me kete postim tendin e kundershton veten.
    Prap po e them muslimani flet me fakte dhe jo fjale rrugesh ,Muhamedi a.s dhe pasuesit e tij te vertet nuk do te perdornin fjale rrugaqesh kurre.

    Aso fjale propagandash kane leshuar shkijet e greku se e kane ditur se ka pas shume patriota nga dervishet , me ju ndihmuar shkijev ne propaganda te flliqta te tyre ju kane ndihmuar disa hoxhallart pa shkolle te ktynehershit qe i kemi pas ,te njejtit hoxhallar i ndalojshin popullin tone nga shkollat dhe ndihmonin shkinijen ne shpernguljen e Shqiptarve ne turqi.

    Ne qofte se i merrni fjalet e rrugeve lexo edhe kete çka degjova une .Po ju raportoj live nga rruga ,disa po thojn se vehabistat krejt jane kopila dhe baballart i kane nga çifutet .
    Si thua a te sjellim ma shume informata nga rruga a çka.

    Shkijet dhe disa "hoxhallarve" te shitur gjithmone ju kane penguar patriotat tane ku nje pjese e tyre kane qene dervish apo simpatizues te tyre.
    Ju kane penguar dhe ju pengojn ende Naim Frasheri , Sami Frasheri , Abdyl Frasheri , Isa Boletini , Ali Pasha Janina, Qerqiz Topulli, Bajram Curri , Ismajl Qemajli etj etj qe jane me qindra .

    Selam per muslimanet e ndershem me tradita (sunna) te Muhamedit a.s dhe jo atyre me tradita (sunna) te rrugaqve .
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  2. #422
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga only truth Lexo Postimin
    Veç sa e bere nje postim me siper ku thua te lihen sharjet ,nuk dite tjeter çka me thane postimit e e pshtjelle disi si munde .
    Nuk kaloi shume kohe dhe me kete postim tendin e kundershton veten.
    Prap po e them muslimani flet me fakte dhe jo fjale rrugesh ,Muhamedi a.s dhe pasuesit e tij te vertet nuk do te perdornin fjale rrugaqesh kurre.

    Aso fjale propagandash kane leshuar shkijet e greku se e kane ditur se ka pas shume patriota nga dervishet , me ju ndihmuar shkijev ne propaganda te flliqta te tyre ju kane ndihmuar disa hoxhallart pa shkolle te ktynehershit qe i kemi pas ,te njejtit hoxhallar i ndalojshin popullin tone nga shkollat dhe ndihmonin shkinijen ne shpernguljen e Shqiptarve ne turqi.

    Ne qofte se i merrni fjalet e rrugeve lexo edhe kete çka degjova une .Po ju raportoj live nga rruga ,disa po thojn se vehabistat krejt jane kopila dhe baballart i kane nga çifutet .
    Si thua a te sjellim ma shume informata nga rruga a çka.

    Shkijet dhe disa "hoxhallarve" te shitur gjithmone ju kane penguar patriotat tane ku nje pjese e tyre kane qene dervish apo simpatizues te tyre.
    Ju kane penguar dhe ju pengojn ende Naim Frasheri , Sami Frasheri , Abdyl Frasheri , Isa Boletini , Ali Pasha Janina, Qerqiz Topulli, Bajram Curri , Ismajl Qemajli etj etj qe jane me qindra .

    Selam per muslimanet e ndershem me tradita (sunna) te Muhamedit a.s dhe jo atyre me tradita (sunna) te rrugaqve .
    Prape nje keqkuptim unë njëherë tregova që nuk dua ta fyej askënd por nëse e merr si të tillë s kam çka të them tjetër . Për që s ' kam argumente mendja mos ta hajë po nejse s desha as ta postoj si temë se pastaj do kishin hyrë ateistat e do e bëjshin hajgare këtë punë . Dhe një gjë unë nuk jam ashtu si i emërton ti Wehabi . Nëse e ke bërë vetëm për revansh ke gabuar thellë . Nejse keqkuptimi nuk është ndryshe.
    KOSOVA E MADHE

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Prape nje keqkuptim unë njëherë tregova që nuk dua ta fyej askënd por nëse e merr si të tillë s kam çka të them tjetër . Për që s ' kam argumente mendja mos ta hajë po nejse s desha as ta postoj si temë se pastaj do kishin hyrë ateistat e do e bëjshin hajgare këtë punë . Dhe një gjë unë nuk jam ashtu si i emërton ti Wehabi . Nëse e ke bërë vetëm për revansh ke gabuar thellë . Nejse keqkuptimi nuk është ndryshe.
    Ani de kishe u keqkuptuam po e lejm me kaq .Veç mos na frigo me argumentet e tua Allahile , une kam argumente se edhe per sahabet ma te mire ne hadithat "sahih" kane shpikur per ta se kane paguar per intimitet me para robereshat e zera nga lufta .

    Leri fjalet e rruges se nuk ka kurgjo prej tyre ,fjalet e rruges nuk lejne askund pa e perlyer , ndoshta ne kete moment flitet keq ne rruge edhe per ty edhe per mua dhe familjet tona se ata qe e gojen e flliqt nuk do te dalin trendafila prej tyre , te tregova kush i ka shperndar ato rrena dhe pse.



    Nuk po te them vehabi por po me duket shpesh po hyn ne valle te tyre ,hajt se cool eshte ndoshta te duket dhe po mendon me jau dhene krahun pak.

    Kalofsh mire.

    Lavdi traditave te verteta te Muhamedit a.s
    Ndryshuar për herë të fundit nga albprofiler : 26-08-2008 më 17:23
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  4. #424
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    selam alejkum ti Only truth pse e thua emrin Wehabi a mendon se ne ndihemi te ofenduar a qka?

    A e din sa here na ke thene Wehabi, Jehzida e nuk e di qka, per qfar arsye ke thene qe te na ofendojsh neve por nuk ofendohem mos ta nin veq vazhdo dhe mos gjyko me emocione se nuk eshte mire vetem qete,
    Sa here qe te kemi sjell argument na ke share ose ofenduar, vetem edhe nje, mua nuk me ke share e ke share veten se ke treguar kulture, por ne fund nuk ka lidhje ...

    si e keni fene ju duke ofenduar te tjeret apo qka?

    selam alejkum wr.wb..

  5. #425
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga auloni2008 Lexo Postimin
    selam alejkum ti Only truth pse e thua emrin Wehabi a mendon se ne ndihemi te ofenduar a qka?

    A e din sa here na ke thene Wehabi, Jehzida e nuk e di qka, per qfar arsye ke thene qe te na ofendojsh neve por nuk ofendohem mos ta nin veq vazhdo dhe mos gjyko me emocione se nuk eshte mire vetem qete,
    Sa here qe te kemi sjell argument na ke share ose ofenduar, vetem edhe nje, mua nuk me ke share e ke share veten se ke treguar kulture, por ne fund nuk ka lidhje ...

    si e keni fene ju duke ofenduar te tjeret apo qka?

    selam alejkum wr.wb..
    Paqja qofte edhe me ty por lexoje mire postimet e tani komento.
    Me ty po e kam problem se nuk di si te mirrem vesh ,nuk i lexon postimet si duhet e ndjehesh i fyer ndoshta.

    Une nuk ju kam shajt as qe do te ju shaj do te mundohem te permbahem edhe ne qofte se dikush me shan personalisht . Jam i lumtur qe kam fe islamin dhe kjo fe me ka larguar nga shume gabime qe i kam bere me pare nje nder to ka qene edhe sharja

    Ti gjithe diten po vjen ketu e po na thua neve qafira e lutes te varreve e tani ankohesh pse po te quajm vehabi .
    Ti po i lexon librat e tyre i perkrah idete e tyre ,sjell propagande te tyre dhe thua te te presim ty me lule.
    Ne qofte se i numerojm sharjet dhe fyerjet ateher do ta shohesh veten se çka po shkruani dhe çka po propagandoni ju ketu.

    Mos harro se kulture te Bektashive dhe Sufive ne pergjithsi as qe do te mund te arrijn ndonjeher , vetem shiqoj figurat tona kombtare dhe sjell ti ndonje hero nga "salafizmi " me pantolla te shkurt;

    As ti as mashtruesja e disa tjere nuk perfaqsoni Ehli sunnetin , ju perfaqsoni (pa e ditur) rrymat e vehabistve .
    Nuk i perfaqsoni Bashkesine Islame te Kosoves, te Shqiperise, apo Ilirides , nuk perfaqsoni Bashkesite Islame te shumices se vendeve muslimane.
    Deklarata sikur te juajat nuk vijne nga keto Bashkesi Islame qe i permenda por vijn nga disa "dijetar" qe ju duket vetja se jane ma te miret.

    Ajo pakice qe ju mbeshtetni te ta i quani edhe pjesen tjeter te Ehli Sunnetit dhe Xhematit me lloj lloj emrash , bidatxhi ,shpeshhere qafira e gjithçka tjeter .Edhe Ebu Hanifen dhe mezhebin e tij nuk e doni hiç e shume nga ju e kane quajtur Murxhia apo bidatxhi.

    Ju keni probleme me te gjithe dhe nuk merreni vesh me askend , tash ju ka hy fitneja edhe ndermjet juve ,njera pale vehabiste jane me Ameriken e njera kunder shiqoje arabine saudite
    Kjo eshte historia e vehabistve dhe gjithmone ne te ka sharje dhe vrasje ne pabesi kunder muslimanve.
    Tek te gjitha grupet tjera ne islaam jetohet me tolerance dhe pa urrejtje.
    Edhe ne viset Shqiptare ne Ballkan e ne shume vende islamike muslimanet nuk i kane pas kto fitne ma perpara por si kane dale ne skene xhadallat vehabist muslimanet veçse kane marre teposhtezen.

    Feja jeme eshte islami ,jane traditat e Muhamedit a.s te Ehlibejtit ,sahabve dhe te gjithe pasuesve te tyre qe kane qene te drejte.

    Mos me cito ma por vetem lexoje historine e komuniteteve tona a kane pas fitne derisa keni ardh ju .edhe sot nuk ka fitne ndermjet mezhebeve dhe tarikateve perpos ndoshta disa te papergjegjshmeve qe mund ti numerojsh me gishtat e njeres dore.

    Selam dhe rrini larg extremizmit
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  6. #426
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    Une I lexoj librat e Muhammed Ibn Abdul Wehabit sepse ai e tregon te verteten dhe tregon se si qafirat naj kan njollosur fen islame, dhe me quaj Wehabi se po kam qef teb jem pasues i islamit, une nuk jam ekstremist por vetem pasoj Hakun e par kete shkak ty te dokem ekstremist, se qafirat smuj mi duru hiq ....

  7. #427
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    o ti only truth pse fol palidhe pse ha m... ti ke met mem kallxu se shka pasoj une ti.... kshyre veten qe sje kerkun me besim me akide kontrolloje veten edhe at te paster mund ta gjesh veq ne sunni.... shikoj gabimet katastrofike qe i bani.... ti di veq me kundershtu (as ket nuk e di po mirresh e ket) e me praktiku sesht me ransi me sa duket per ty... ki kujde mos ofendo se je te tepru more kastarvec ti lyp vra..... te kam than edhe po e perseris pra peshoje veten me Kur'an dhe Sunnet shikoje veten ku je e leje fillozofin nese je per debat urdhero te pergjigjna me ket dije te vogel qe kam.... nese je ne hak me sjell argumente qe une e kam gabim ne po kerkojm hakun

  8. #428
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga mos_u_mashtro Lexo Postimin
    kam ndegju se bektashit ju frigohen leprit! pse? a ka najkush qe ma spjegon?.
    per lepur mete ndegjume ekom nuk e hajn se asht prej gjakut te mustracioneve te femres i krijum , qeshtu diqka por mashum fjal te popullit jan kto.

  9. #429
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    Ja e verteta mbi Sufizmin

    Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)
    [Nakshibenditë, Sulejmanxhitë, Nurxhitë]
    Përgatiti: Ebu Unejs



    Parathënie:

    Falëmderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe, kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.[1]

    Thënia më e vërtetë është Thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr. . .

    Dhe më pastaj. . .

    Duke e parë gjendjen e vështirë të muslimanëve të Kosovës - nga padituria apo thjesht nga mosinteresimi, apo edhe nga hoxhallarët tanë[2] të cilët nuk e ngritin zërin kundra tarikateve sufiste, që e kanë vërshuar Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë - e pashë te arsyeshme që të pregatiti një libërth në lidhje me disa tarikate. Në këtë libërth mund të gjeni material të bollshëm në lidhje me tarikatet e ardhura nga Turqia si Nakshibenditë, Sulejmanxhitë dhe Nurxhitë.

    Së pari jam munduar që me pak fjalë të sqarojë besimin e vërtetë të Ehli Sunnetit, duke filluar nga origjina e shirkut, pastaj çka është tarikati dhe a lejohet grupimi nëpër tarikate, cili është grupi i shpëtuar, si dhe lloje të ndryshme të ibadeteve që i praktikojnë sufistët/dervishët, si p. sh. Tevessulin (afrimin me ndërmjetësim) dhe Rabëtan etj, dhe së fundi do t’ua sqarojmë se çka kanë thënë dijetarët Islam rreth marrjes së diturisë nga të devijuarit.[3]

    Kam parë disa muslimanë që shkonin tek këto xhemate/tarikate, madje madje edhe nga hoxhallarët tanë që shkonin tek ata, kinse për të bërë dawa, dhe për këtë ndjehesha shumë i shqetësuar për popullatën tonë. Kjo ishte një ndër arsyet pse iu rroka punës për përmbledhjen e të gjithë këtij materiali dhe shkaku tjetër ishte se në gjuhën shqipe nuk ekziston një libërth i tillë për kundërshtimin e këtyreve tarikateve.

    All-llahu subhanehu ve teala thotë:

    "Me të vërtetë ata që e fshehin atë që e kemi zbritur Ne prej argumenteve të qarta dhe udhëzimit (diturisë se qartë) pasiqë ua qartësuam njerëzve në Libër, ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnë mallkuesit(të gjitha krijesat)” El-Bekare 159.

    Dhe fjalën e te Dërguarit: "Kush e fsheh një dituri Allahu atij në ditën e kijametit do t’ia vendosë një fren (sikur freni që vendoset në gojë të kalit) nga zjarri”[4]

    Zatën edhe një prej veqorive më karakteristike të gurabave [jabanxhive, të huajve] është përmirësimi; saqë i është thënë Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Kush janë Gurabatë”? Ai tha:”Ata të cilët bëjnë përmirësime kur të prishen njerëzit”[5]

    Prandaj ky libërth nuk është “qërim hesapësh”, por thjeshtë është një këshillë për muslimanët në përgjithësi, ashtu siç qëndron në hadith, ku i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:”Feja është këshillë". I thanë:"Për kë?" Tha:"për All-llahun dhe për Librin e Tij dhe për prijësit e muslimanëve dhe muslimanët në përgjithësi” (Transmeton Muslimi).

    Shpesh më tingëllonte fjala e Imam Ahmedit e transmetuar nga shejhul Islam Ibn Tejmije në ”Mexhmu’ul Fetava” (28/231-232) i cili thotë:”I është ankuar dikush Ahmed ibn Hanbelit:”Vërtetë mua më vjen vështirë që të them: filani është kështu, e filani është ashtu! E ai ia ktheu:”Nëse ti hesht e unë heshti, atëherë si do të mësoj injoranti (xhahili) se kush është më i mirë e kush është i keqi?! Dhe thotë:”Të paralajmërosh Ummetin kundër udhëheqësve të bidatçinjëve, të cilët kundërshtojnë Kur’anin dhe Sunnetin, apo ata të cilët bëjnë adhurime në kundërshtim me Kur’anin, dhe t’u tregosh (Ummetit) të vërtetën rreth tyre; kjo është obligim me Ixhma (marrëveshje të përgjithshme, koncenzus) të muslimanëve, sa që i kanë thënë Ahmed ibn Hanbelit: Një njeri i cili agjëron, falet dhe bën Ittikaf është më i dashur tek ti, apo një njeri i cili flet kundër bidatçinjëve? Ai tha: “Nëse ai falet, bën i’atikaf; ai këtë e bën për vetveten, e nëse flet kundër risimtarëve, atëherë ai këtë e bën për muslimanët. Kështu që kjo është më e mirë”.

    E nga kjo sqarohet se dobia e këtij është në interes të të gjithë muslimanëve dhe fesë së tyre, dhe ky lloj i luftës në rrugë të All-llahut është për fenë, menhexhin dhe sheriatin e Tij. Dhe largimi i tiranisë dhe armiqësisë së tyre ndaj fesë, është obligim shoqëror me Ixhma’ të muslimanëve. Sikur të mos kishte pasur kush të flet kundër tyre, që ta largojnë dëmin e tyre, atëherë do të ishte ndërruar feja, dhe fesadi (trazira, prishja) i tyre është më i madh se i ndonjë okupatori që na lufton. Ngase këta (armiqët okupatorë), nëse bëjnë okupim, këta nuk i prishin zemrat (e muslimanëve) vetëm se pasi që të bëhet okupimi; kurse ata (bidatçinjët) i prishin zemrat qysh në fillim”[6]

    Në një hadith, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem thotë:

    “Vërtetë kur njerëzit e shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë atë, atëherë ka frikë që All-llahu ata (njerëz) t’i përfshijë me një ndëshkim nga Ai”. [Sahih Ibn Maxheh (3236).]

    Andaj ashtu siç duhet të mësohet e vërteta paralelisht duhet të mësohet edhe e kota, që t’i mbrojnë vetet tona nga ata të cilët pasojn teket dhe epshet e veta.

    Thotë poeti:

    “E kam mësuar të keqen, jo për ta bërë të keqen,
    Por që të ruhem prej saj.
    E kush nuk e dallon (mëson) të keqen prej të mirës,
    Ai bie në të”.

    Një fjalë të njejtë e kemi edhe nga sahabiu i njohur, Hudhejfe ibnul Jeman, i cili quhet edhe sekreti i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Njerëzit e pyetnin Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem për hajrin, kurse unë e pyetja për sherrin, nga frika se do të bie në të”.[7]

    Dije, vëlla musliman, se shpërndarja e diturisë së dobishme është pasuria më e mirë që një musliman mund të posedojë gjatë jetës së tij, dhe kjo duke praktikuar fjalën e Muhamedit, alejhi selam, kur thotë:”Mirësitë e diturisë janë më të mira sesa mirësitë e ibadetit/adhurimit”[8], apo thënia e tij, alejhi selam:”Mirësitë e dijetarit ndaj adhuruesit, janë si mirësitë e mia ndaj ndonjërit nga ju”[9].

    Ka thënë Muhamedi, alejhi selam:”Me të vërtetë ajo që e pason njeriun pas vdekjes, si rrjedhojë e punës dhe të mirave të njeriut, është dituria të cilën e ka praktikuar dhe shpërndarë. . . ”[10] . Thotë shejh Ali Hasen el Halebi:"Mjetet e thirrjes janë të shumta, dhe rrugët e shpërdarjes së diturisë islame janë të lehta. Dhe, nga më të mirat dhe më të rëndësishmet janë shkrimet dhe botimet"[11]

    E lus All-llahun subhanehu ve teala që të ma bëj të lehtë këtë punim timin dhe të më shpërblej këtë vepër në këtë botë dhe në botën tjetër[Amin].

    Autori



    Kapitulli i parë

    - Origjina e Shirkut[12]

    Temën në lidhje me zanafillën e shirkut që do t’a lexoni në vijim është shkëputur nga libri i Muhaddithit shqiptar të këtij shekulli, Imam Nasiruddin el-Albani rahimehullah me titull ”Vërejtje falësit mos t’i shndërrojë varret në xhamia (Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid)”. Prej asaj që është vendosur në Sheriat (ligjin e urdhëruar), është ajo se njerëzimi qe – në fillim – popull i vetëm në Teuhidin e vërtetë, pastaj Shirku (të drejtuarit e ndonjë forme të adhurimit, apo çfarëdoqoftë tjetër që është e drejtë ekskluzive e Allahut, tjetërkujt pos Allahut) gradualisht i kaploi ata. Bazë për këtë është thënia e Allahut – më të Bekuarit, më të Lartit:

    “Njerëzimi ishte një Umet (popull), pastaj Allahu dërgoi pejgamberë që sollën përgëzime dhe paralajmërime.” (Bekare, 213)

    Ibn Abbasi – radiallahu anhu – tha:“Në mes Nuhut dhe Ademit qenë dhjetë gjenerata, të gjitha prej tyre qenë në Sheriat (ligj) të së vërtetës, pastaj ata u përçanë. Kështu që Allahu dërgoi pejgamber si prurës të lajmeve të mira dhe si paralajmërues”[13] Ibn Urve el-Hanbeli (v. 837) tha:“Kjo thënie i përgënjeshtron ata historianë nga Njerëzit e Librit, të cilët pohojnë se Kabili (Kaini) dhe të bijtë e tij qenë adhurues të zjarrit” [14] Unë them: Kjo po ashtu është përgënjeshtrim ndaj disa filozofëve dhe ateistëve, të cilët pohojnë se baza (natyrore) e njeriut është Shirku, dhe se Teuhidi evuloi në njeriun! Ajeti që parapriu i bën këto pohime të rreme, dhe po ashtu edhe të dy hadithet që vijojnë:

    Së pari: Thënia e tij (sallallahu alejhi ue selam), që ai transmetoi nga Zoti i Tij (Allahu):

    “Unë i krijova të gjithë robërit e Mi në Fenë e vërtetë (në Teuhid, të pastër prej Shirkut). Pastaj atyre u erdhën djajtë dhe i devijuan ata prej Fesë së vërtetë. Ata ua bënë të palejuar njerëzve atë çka Unë ua kam lejuar atyre, dhe ata i urdhëruan të shoqërojnë në adhurimin Tim atë për të cilën Unë s’kam zbritur kurrfarë autoriteti.” (El-Kheuakibud-Durari fi Tertib Musnedul-Imam Ahmed’ela Ebuabil-Buhari (6/212/1), ende në formë manuskripte. )

    Së dyti: Thënia e tij (sallallahu alejhi ue selam):“Çdo fëmijë lind në Fitre (natyrshmëri të pastër) (Transmetuar nga Muslimi (8/159) dhe Ahmed (4/162) nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashi’i radiallahu anhu) por prindërit e tij e bëjnë atë çifut, të krishter apo zjarrputist. Kjo është sikurse mënyra në të cilën një shtazë lind një pjellë natyrale. A keni vërejtur ndonjë të lindur të shtrembëruar, para se ju t’i keni shtrembëruar ato”.

    Ebu Hurejra ka thënë: Lexoni nëse doni:“Fitra e Allahut me të cilën Ai krijoi njerëzimin. Nuk duhet të ketë ndryshim në krijesën (fenë) e Allahut.” (er-Rum, 30) [15]

    Pas këtij shpjegimi, është me rëndësi të madhe për Muslimanin që ta di se si përhapet Shirku në mesin e besimtarëve, pasi që ata ishin muvehidin (njerëz të Teuhidit). Në lidhje me thënien e Allahut – më të Përsosurit – për popullin e Nuhut (alejhis selam):

    “Dhe ata thanë: ti s’do t’i braktisësh zotat tu, as që do të braktisësh Uedin, as Suvanë, as Jeguthin, as Ja’ukun, as Nesrin.” (Nuh, 23)

    Është treguar nga një grup prej Selefit (paraardhësve të devotshëm), në shumë transmetime, se këto pesë perëndi qenë adhurues të drejtë. Kur ata vdiqën, Shejtani (Satana) u përshpëriti njerëzve të tyre që të tërhiqen dhe të ulen tek varret e tyre. Pastaj Shejtani u përshpëriti atyre që erdhën pas tyre se ata duhet t’i marrin ata si idhuj, duke ua zbukuruar atyre idenë se ju do t’i përkujtoni ata dhe me këtë t’i pasoni në sjelljen e mirë. Pastaj Shejtani i sugjeroi gjeneratës së tretë se ata duhet t’i adhurojnë këta idhuj krahas Allahut – më të Lartit – dhe ai u përshpëriti se kjo ishte ajo çka stërgjyshërit e tyre bënin!!!

    Kështu që Allahu iu dërgoi atyre Nuhun (as), duke i urdhëruar ata që ta adhurojnë vetëm Allahun. Mirëpo, asnjë nuk iu përgjigj thirrjes së tij përveç disave. Allahu e tregoi tërë këtë incident ne kaptinën Nuh.

    Ibn Abasi tregon:“Vërtet, këta janë pesë emra të njerëzve të drejtë prej popullit të Nuhut. Kur ata vdiqën, Shejtani iu përshpëriti popullit të tyre që t’u bëjnë statuja atyre dhe t’i vendosin këto statuja në vendtubimet e tyre si përkujtim për ta, kështu që ata vepruan kësisoj". Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk i adhuroi këto statuja derisa ata vdiqën dhe qëllimi i statujave qe harruar. Pastaj (gjenerata tjetër) filloi t’i adhurojë ata. ”( Transmetuar nga el-Buhari (11/418) dhe Muslim (18/52))

    E njëjta si kjo ka qenë treguar po ashtu nga Ebu Muteher, i cili tha: Jezid ibn el-Muhelleb i qe përmendur Ebu Xhafer el-Bakirit (v. 11H), kështu që ai tha: "Ai qe mbytur në vendin ku një tjetër pos Allahut qe adhuruar së pari. Pastaj, ai e përmendi Uedin dhe tha:“Uedi qe një Musliman i dashur për popullin e tij. Kur ai vdiq, njerëzit filluan të mblidheshin rreth varrit të tij në vendin e Babilit (Babilonisë), duke qarë dhe vajtuar. Kështu që kur Iblisi (Satana) i pa ata duke qarë dhe vajtuar për të, ai mori formën e njeriut dhe u erdhi atyre, duke thënë: Unë shoh se ju jeni duke qarë dhe vajtuar për të. Pra, pse nuk e bëni një figurë të tij (d. m. th. statujë) dhe ta vendosni atë në vendtubimet tuaja që ta përkujtoni atë. Ata thanë: Po. Dhe ata e bënë një figurë të tij dhe e vendosën në vendtubimin e tyre, e cila i përkujtonte ata për të". Kur Iblisi i pa ata sesi e përkujtonin atë (së tepërmi), ai tha: “Pse nuk e bëni secili prej jush nga një figurë të ngjashme që ta mbani në shtëpitë tuaja, ashtu që ta kujtoni atë (vazhdimisht). ”Ata thanë “Po”. Dhe secila shtëpi e bëri nga një figurë të tij, të cilën ata e admironin dhe respektonin dhe e cila i përkujtonte vazhdimisht në të. Ebu Xhafer tha: “Ata të gjeneratave të vona panë se çfarë kishin bërë (gjeneratat e mëhershme) dhe e morën këtë në konsiderim. . . deri në atë masë, saqë e morën atë si një ilah (perëndi) për adhurim krahas Allahut. Ai pastaj tha: “Ky ishte idhulli i parë që u adhurua pos Allahut, dhe ata e quajtën këtë idhull Ued. (Transmetuar nga el-Buhari (8/534))

    Kështu urtësia e Allahut – të Bekuarit, më të Lartit – qe përmbushur kur ai dërgoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selam) si pejgamberin e fundit dhe e bëri Sheriatin e tij plotësim të të gjitha Ligjeve të Urdhëruara hyjnore. Me këtë Ai ndaloi të gjitha mënyrat dhe shtigjet me të cilat njerëzit mund të bien në Shirk – i cili është mëkati më i madh. Për këtë arsye, të ndërtuarit e faltoreve mbi varre dhe qëllimi që të udhëtohet posaçërisht te ato, duke i marrë ato si vende për kremta dhe tubime, dhe duke u betuar në banorin e varrit, të gjitha janë ndaluar. E gjithë kjo çon në teprim dhe udhëheq për në adhurimin e të tjerëve pos Allahut – më të Lartit. Duke qenë ky rasti edhe më shumë në epokën në të cilën dituria është duke u pakësuar, injoranca është në rritje, ka pak këshillues të sinqertë (në të vërtetën) dhe shejtani është duke bashkëpunuar me njerëz dhe xhinë që ta devijojë njerëzimin dhe t’i largojë ata nga adhurimi i Allahut – të Bekuarit, më të Lartit.

    - Teuhidi dhe Shirku

    Për t’a kuptuar më mirë nocionin e teuhidit, nevojitet që të dihet edhe e kundërta e saj, e ajo është shirku që d. m. th. përshkrimi i All-llahut shokë. Kur’ani është përplot me ajete që na urdhëron për teuhidin dhe na ndalon nga shirku.

    Shirku është mëkati më i madh që njeriu mund t’a bëjë. All-llahu subahnehu ve teala i falë të gjitha mëkatet përpos shirkut. All-llahu subahnehu ve teala në Kur’anin famëlartë thotë:

    “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” (en-Nisa, 116)

    “. . . ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (el Maide, 72).

    Këtu nënkuptohet se All-llahu nuk e falë shirkun nëse njeriu vdes me këtë mëkat, mirëpo nëse pendohet para vdekjes , All-llahu subhanehu ve teala do t’ia pranoj pendimin edhe nga ky mëkat i madh.

    “Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (el-Haxhxh, 31)

    Në kohën e të gjithë pejgamberëve, mëkati më i madh ka qenë shirku. Për këtë arsye shohim se çdo i dërguar, misionin e vet e filloi tek populli i vet që të besojnë në Teuhid (njëshmëri) dhe që t’a braktisin shirkun. Në suren el-A’raf, përmenden mesazhet madhështore të pesë pejgamberëve, Nuhit, Hudit, Salihut, Shuajbit dhe Musës alejhimu selam. Thirrjet e të gjithë këtyre kanë qenë në një fjalë:

    "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij. . . ” (Hud, 84)

    Shirku i fshinë të gjitha punët e mira. Thotë All-llahu subhanehu ve teala në Kur’anin Famëlartë:

    “Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.” (ez-Zumer, 65)

  10. #430
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    - Llojet e shirkut[16]

    Shirku ndahet në dy lloje:

    1-Shirku i madh

    Përkufizimi: Kryerja e një adhurimi për dikë tjetër përveç All-llahut. Kështu, ata që bëjnë kurban apo i luten dikujt tjetër përveç All-llahut, siç bëjnë shumë njerëz tek varret e njerëzve të mirë, kanë bërë shirk të madh. Të njëjtën gjë e themi edhe për ata që frikësohen nga të vdekurit duke menduar se ata mund t’u sjellin fatkeqësi dhe shpresojnë prej tyre gjëra që janë në dorë të All-llahut, siç janë plotësimi i nevojave apo largimi i fatkeqësive. All-lahu i Madhëruara thotë:

    “Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". (Junus, 18)

    Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe në të njëjtën kohë bëhet shkak që ai të mbes përgjithmonë në zjarrin e xhehennemit, nëse vdes pa u penduar.

    2-Shirku i vogël

    Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bëhet shkak për mosplotësimin e një pjese të Teuhidit dhe, në të njëjtën kohë, është hapi i parë që të çon në shirkun e madh, i cili, siç thamë dhe më lartë, e hedh poshtë teuhidin në tërësi.

    Shirku i vogël ndahet në dy pjesë:

    1- Shirku i dukshëm, i cili mund të bëhet me fjalë ose me vepra. Tek shirku i vogël që bëhet me fjalë mund të përmendim:

    - Betimi në diçka tjetër përpos All-llahut (siç betohen disa njerëz për kokën e prindërve apo fëmijëve)
    - Thënia ”Si të dëshirojë All-llahu dhe ti”. Transmetohet se një herë dikush i tha Profetit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Si të dëshirojë All-llahu dhe ti.” Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu:”A më bëre të barabartë me All-llahun!?" Thuaj:"Si të dëshirojë vetëm All-llahu.”
    - Thënia”Po të mos ishte All-llahu dhe filani” pasi lidhësa "dhe" vë shenjën e barazimit midis All-llahut dhe një prej krijesave të Tij. Ndaj, në të tilla raste duhet të themi:”Po të mos ishte All-llahu, pastaj filani”, pasi në këtë mënyrë kuptohet se dëshira e njeriut është në varësi të Dëshirës dhe Vullnetit të All-llahut, i cili thotë:

    "Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!" (et-Tekvir, 29)

    Në këtë kategori futet dhe thënia:”Nuk kam njeri tjetër përveç All-llahut dhe teje.” apo “Kjo është për shkak të mirësisë së All-llahut dhe tëndes.”

    Ndërsa tek kategoria e dytë, d. m. th. tek shirku që bëhet me anën e veprave, mund të përmendim mbajtjen e varësave, byzylykëve, fijejeve të perit apo çfarëdolloj gjëje tjetër,[17] për të larguar sëmundjet, magjitë, syrin e keq apo çdo të keqe tjetër. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse këto veprime jo gjithmonë konsiderohen prej shirkut të vogël. Në disa raste ato mund të jenë prej shirkut të madh. Kështu nëse njeriu që kryen veprime të tilla beson se është All-llahu ai që e mbron njeriun nga të këqijat, por këto gjëra janë shkaqe për largimin e të keqes, atëherë kemi të bëjmë me shirkun e vogël, sepse All-llahu nuk i ka bërë këto gjëra shkaqe për largimin e sëmundjeve. Por nëse personi që mban gjëra të tilla beson se janë këto gjëra ato që e mbrojnë nga të këqijat, atëherë veprimi i tij hyn tek shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siç thamë dhe më sipër.

    2- Shirku i msheftë apo shtirja, i cili ndodh atëherë kur muslimani kryen një adhurim me qëllim që ta shohin të tjerët, si p. sh. kur dikush e zbukuron apo e zgjat namazin me qëllim që t’a lavdërojnë të tjerët, apo jep lëmoshë me qëllim që njerëzit të thonë se filani është bujar, apo përmend All-llahun vetëm që ta dëgjojnë të tjerët, etj. Një vepër e tillë nuk pranohet nga All-llahu, i cili thotë:

    “E kush shpreson në takimin e Zotit të tij, le të bëjë punë të mira e të mos shoqërojë akënd në adhurimin e Zotit të tij.”

    Profeti sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem u tha një ditë shokëve të Tij:”Gjëja prej së cilës kam më tepër frikë për ju, është shirku i vogël. ”Kur u pyet për të, tha:”Shtirja”.

    Në këtë kategori futet dhe bërja e një pune për përfitime materiale, siç është rasti i atij që thërret ezanin apo bëhet imam apo mëson dije fetare, duke pasur për qëllim vetëm marrjen e parave.

    Imam Ibnul Kajjimi thotë:“Ndërsa shirku që bëhet me anën e nijetit jo të sinqertë, është si deti pa brigje dhe janë të paktë ata që shpëtojnë prej tij. Ai person, që ka për qëllim me punën e tij diçka tjetër përveç kënaqësisë së All-llahut, ka bërë shirk me nijetin e tij jo të pastër, pasi sinqeriteti i vërtetë arrihet vetëm atëherë kur çdo punë, thënie apo qëllim bëhet vetëm për hirë të All-llahut.

    Kjo është feja e vërtetë, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të), ndjekja e së cilës është detyrë për qdo musliman, pasi ky është realiteti dhe thelbi i Islamit, përveq të cilit Allahu nuk pranon asnjë fe tjetër:

    ”E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do ti pranohet (ajo fe) dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të humburve”. (Ali Imran, 85)

    Nga sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin se midis shirkut të madh e të vogël ekzistojnë ndryshimet e mëposhtme:

    1. Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndërsa shirku i vogël nuk e nxjerr njeriun nga Islami.
    2. Personi që kryen shirkun e madh, nese vdes pa u penduar, do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa personi që e kryen shirkun e vogël, edhe nëse hyn në zjarr nuk do të qëndrojë atje përgjithmonë.
    3. Shirku i madh i fshin të gjitha punët e mira, ndërsa shirku i vogël fshin vetëm punën me të cilën është i përzier.



    - Vahdetul Vuxhudi

    Vahdetul Vuxhudi është ndër bidatet më të rrezikshme kufërsjellëse tek Nakshibenditë dhe tek sufitë e tjerë. Ata e shohin All-llahun tek të gjitha krijesat dhe veprat e Tij. Kosmosi tek ata është pasqyrë e Emrave dhe Cilësive të Tij. Kur flasin Sufitë në lidhje me Vahdetul Vuxhudin e marrin për bazë argumentin e Ebu Jezid el-Bestamijës i cili ka thënë:”Subhani, me e’adhamu seni-Lavdërimet qofshin për mua, ashtu si jam i madhëruar!” apo fjala e El-Hallaxhit:”Enel Hakk/Unë jam i vërteti!”. [d. m. th. Unë jam Zoti!!!]

    Ebu Jezid el-Bistami thotë:”E kam kërkuar All-llahun gjashtëdhjetë vjet, kur(e kuptova se) jam unë Ai”.[18]

    Sipas sufijve vahdet-i vuxhudi paraqet trajtën më të përsosur të tevhidit. Kjo teori është e pranishme në thëniet e sufijve të caktuar që prej ditëve të para të aktiviteteve mistike brenda shoqërisë islame, por është sistematizuar nga ana e “doajenit” [sipas tyre] të Tesavvufit filozofik Muhjuddin ibn Arabiut. [19].

    Kjo thënie dhe besim i tyre është në kundërshtim me besimin e Pejgamberit, sahabeve, dhe imamëve të udhëzuar si Ebu Hanifja, Maliku, Shafiiu dhe Imam Ahmedi. Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Ai i cili thotë se nuk e di se a është Zoti im në qiell apo në tokë, ka bërë kufër, gjithashtu edhe ai i cili thotë se All-llahu është mbi Arsh, mirëpo nuk e di se a është Arshi në qiell apo në tokë, ka bërë kufër (mosbesim)"[20].

    Ku janë ata muslimanë të cilët pretendojnë se e pasojnë Ebu Hanifen, ndërsa në çështje themelore të Akides e kundërshtojnë Imamin e tyre.

    Besimi në vahdetul vuxhud, sipas besimit të ehli sunnetit është kufër dhe renegim nga feja [siç u cek dhe nga vetë Ebu Hanifja, rahimehullah]. All-llahu i Lartësuar i shpalli mosbesimtar të krishterët të cilët thanë se All-llahu u mishërua në Isaun alejhi selam. Sufitë thonë se All-llahu u mishërua në çdo gjë që e shohim në këtë botë. (Nga ky besim i tyre nënkuptojmë se All-llahu i Lartësuar, gjindet edhe në vendet ku kryhet nevoja, tek majmunët, derrat etj, qoftë i Madhëruar dhe i Lartësuar All-llahu nga ky besim i tyre i kotë).



    - Besimi i Ehli Sunnetit rreth vendqëndrimit të All-llahut subhanehu ve teala

    Kemi ajete të shumta që aludojnë për qëndrimin e All-llahut mbi qiej. Allahu Azze ue Xhele thotë:

    “Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell, nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet? Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell, nuk do të dërgojë kundër jush një vorbull uragani të dhunshëm? Atëherë, do ta merrni vesh sa i tmerrshëm ka qenë Paralajmërimi Im.” [Mulk, 16-17].

    Dhe Ai, më i larti thotë:

    “Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) u ngrit lart dhe qëndroi (ashtu siç i shkon për shtat Madhështisë së Tij) mbi Arsh. ” [Ta-Ha, 5].

    Dhe Ai, më i larti ka thënë:“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (ashtu siç i takon Madhështisë së Tij.” [Sexhde, 4].

    Dhe Ai, më i larti ka thënë:

    “Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e mira dhe punët e drejta e lartësojnë atë (fjalën e drejtë)” [Fatir, 10].

    Dhe Ai, më i larti thotë në lidhje me çështjen e Isait:

    “Unë do të marr ty dhe do të të ngre lart pranë Meje”. [Ali-Imran, 55]

    Po ashtu edhe hadithet janë të shumta që aludojnë në qëndrimin e All-llahut mbi qiej.

    Në Sahihun e Imam Muslimit ka ardhur nga transmetimi i Muavije bin Hakem es-Sulemi, Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij, i cili ka thënë:"Unë kisha një robëreshë e cila më ruante kopenë e bagëtive në drejtim të Uhudit dhe Xheuanijes, kur një ditë mora vesh se ujku kishte marrë një dele nga kopeja dhe, duke qenë se jam një nga bijtë e Ademit dhe gaboj ashtu siç gabojnë ata, e qëllova me pëllëmbë në fytyrë. Kështu që shkova tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili e mori si një çështje shumë serioze. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?
    Ai tha: “Sille tek unë.”
    Ia çova atij dhe ai e pyeti: “Ku është Allahu?”
    Ajo u përgjigj: “Mbi qiej. ”
    Ai tha: “Kush jam unë.”
    Ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.”
    Ai tha pastaj: “Liroje, sepse ajo është besimtare.”

    Dhe në dy Sahihet ka ardhur nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, Ai shkroi në një libër që është tek Ai mbi Arsh: Mëshira Ime e kalon Zemërimit Tim”

    Poashtu tek dy Sahihet është transmetimi i Ebu Se’id el-Khudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “A nuk më besoni ndërkohë që unë jam më i besueshmi i Atij që është mbi qiej? Shpallja më vjen nga qielli në mëngjes e në mbrëmje.”

    Sa për ata që thonë se Allahu është në çdo vend, ata janë Xhehmijet, [poashtu edhe sufitë e kanë trashëguar këtë besim të tyre] sekti i shpikur që e kundërshtojnë Sunetin në shumë çështje, si, për shembull, çështja e atyre që do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit, ose pohimin e Cilësive të Tij. Ata janë pasuesit e Xhehm bin Safuanit nga Kufa, i cili ishte një bidatçi i devijuar. Duke u bazuar mbi thënien e tyre, nëse Allahu është gjithandej, atëherë Ai do të ishte edhe në vende të ndyra, sepse fjala Arabe ‘Kul’ (gjithë) është fjalë e përgjithshme (gjithëpërfshirëse), por Allahu është shumë larg asaj çfarë thonë ata për Të. Nga dyshimet e tyre është thënia e Atij, më i larti:

    “A nuk e ke parë se Allahu është në dijeni për gjithë ç'gjendet në qiej dhe gjithë ç'gjendet në tokë? Nuk ka bisedë të thjeshtë të tre (vetave) veçse Ai është i katërti i tyre, dhe nuk ka pesë (të tillë) veçse Allahu është i gjashti i tyre, dhe as për më pak se aq dhe as për më shumë se aq veçse Ai është me ta kudo që të ndodhen. Pastaj, Ai do t’i njoftojë ata Ditën e Kijametit për gjithë ç’kanë bërë. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” [Muxhadile, 7]

    Të gjitha argumentet nga të cilat pretendojnë se Allahu është me krijesat (el-Me’ije), ata i përdorin si argument për të mohuar Lartësimin e Allahut mbi krijesat (el-Uluw), ndërkohë që Pasuesit e Sunetit i mbledhin bashkë argumentet el-Me’ije dhe ato të Lartësimit të Allahut (el-Uluw) dhe thonë: Vërtet, Allahu Azze ue Xhel u ngrit mbi Arsh ashtu siç i takon Madhështisë dhe Fisnikërisë së Tij, dhe Ai është me krijesat e Tij me Dëgjimin, me Shikimin, me Fuqinë dhe me Dijen e Tij.

    Kurse, sa për fjalën Arabe me’a (me): të përzihesh nuk të çon në asnjë kuptim tjetër përveç se të bashkohesh, sikurse është thënë: Ma nezilna nesiru uel-kamer me’ana/“Kemi udhëtuar dhe hëna ishte me ne. ”Pra, nga kjo fjali kuptohet që hëna nuk u përzje (apo nuk u shkri) me ta. Dhe Ibnul-Kajjim thotë në librin e tij ‘Ilamul’Muwaki’in (2/318) se zgjerimi i argumenteve të Lartësimit të Allahut mbi krijesat e Tij (el-Uluw) arrijnë thuajse njëmijë, por Xhehmijet i kanë mohuar të gjitha ato dhe i kanë refuzuar, duke u bazuar mbi dykuptimësi (ambiguitet).

    Dijetari, Muhadithi dhe Imami i epokës, Nasir ud-Din el-Albani – Allahu e mëshiroftë – ka thënë, duke komentuar fjalët e edh-Dhehebiut, (në lidhje me qëndrimin e All-llahut mbi qiej) “Them: Po, vetëm ata që flasin me Uahdetul-Vuxhud [unitetin e ekzistencës] e kuptojnë këtë, dhe se Krijuesi dhe e krijuara janë njëra dhe e vetmja gjë. Madje, nuk ekziston asgjë që quhet ‘krijues’ apo ‘krijim’. Çdo gjë që ju e shihni me sytë tuaj është Allah! I Lartë është Allahu nga ajo çka tiranët thonë. Ndoshta Xhehmiu [ibn Safuan] dhe ata sikur ky prej thirrësve të parë [në devijim] kishin për qëllim akidenë e Uahdetul-Vuxhud - ajo që kërkon mohimin e ekzistencës së Krijuesit, të Bekuarit dhe të Lartësuarit, me thënien e tyre se Allahu është në çdo vend dhe se Ai s’është mbi Fronin. Mirëpo, [ata e bënin këtë] në një mënyrë të fshehtë dhe të neveritshme. Kjo është ajo për çka refuzimi i Selefit ndaj tij dhe pasuesve të tij ishte shumë i ashpër dhe disa prej tyre e bën shumë të qartë – siç ka paraprirë në biografinë e Imam ibn el-Mubarek dhe të tjerëve – se Xhehmitë pohojnë se Allahu s’është entitet [d. m. th. s’është në ekzistencë]. Pra, çfarë do të thonin Selefi i drejtë sikur t’i dëgjonin sot Sufitë duke thënë në minberat e tyre [të xhamive], ‘Allahu s’është mbi, as nën, as në të djathtë, as në të majtë, as para, as mbrapa, as brenda krijimit, as jashtë tij!’[21]


    - Çka është Tarikati (rruga sufite)

    Fjala tarikat, rrjedh nga gjuha arabe e cila d. m. th. rrugë të cilës duhet ecur, metodë e cila duhet të ndiqet, gjendje dhe pozitë. Në fillim tarikati kishte kuptim të largimit prej dynjasë për ta fituar ahiretin dhe të rrugës e cila do të ndiqej me edukimin e fuqive shpirtërore, kontrollimin e shtytësve të unit dhe të karakterit njerëzor. Ndërsa më vonë, me tarikat nënkuptohej tërësia e rregullave dhe parimeve etike-sociale të ndjekura nga ana e personave që marrin edukatë shpirtërore nën kontrollin e një shejhu dhe brenda një teqeje të caktuar. [22]

    Qëllimi i tarikatit është t’i nxjerr në pah vlerat shpirtërore me origjinë hyjnore të fshehura në brendinë e ithtarit të tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmoj atyre ta gjejnë All-llahun xhel-le sha-nuhu.

    Themeluesi i çdo rruge (tarikati) nga ana e pararojës së tij (shejhu) i cakton disa rregulla dhe adete.

    Sipas sufive rrugët e arritjes tek All-llahu janë të panumërta. Secili në mënyra dhe rregulla të ndryshme arrin tek All-llahu dhe e realizon me metoda dhe rrugë te ndryshme.

    Tarikatet në bazë të metodologjisë së tyre ndahen në tre grupe:

    1. Tarik-i ahjar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet vetëm nëpërmjet namazit, agjërimit, leximit të Kur’anit, haxhit dhe xhihadit të pandërprerë. Personat që e ndjekin këtë rrugë kanë nevojë për më tepër përpjekje se sa dy grupet e tjera.

    2. Tarik-i ebrar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet nëpërmjet përpjekjes (muxhadele) dhe stërvitjes kuptimore (rijadat). Përpjekja dhe stërvitja në këtë rrugë kanë për qëllim që personi të largohet prej sjelljeve të liga dhe të furnizohet me më të mirat.

    3. Tarik-i shuttar - është rrugë e shkrirjes, ekstazës (fena, vexhd), përkushtimit (teslimijjet), meditimit (tefekkur) dhe falemnderimit (shukr). Personat që ecin në këtë rrugë (salik) përpiqen që ta pastrojnë unin e tyre dhe të ngrihen sa më lartë shpirtërisht.[23]

    Ndërsa në bazë të metodave të edukimit dhe arsimimit mistik, tarikatet ndahen në dy grupe dhe atë tarikate “shpirtërore” dhe të “Unit”.

    1) Tarikatet shpirtërore (ruhanijje) - Këto tarikate bazë të sistemit të tyre e kanë shpirtin dhe nëpërmjet kryerjes së farzeve, sunneteve[24], ibadeteve nafile, përkujtimit të pandërprerë të All-llahut xhel-le shanuhu dhe lidhjes kuptimore (rabëta)[25] përpiqen ta arrijnë pastërtinë shpirtërore. Në procesin edukativ-arsimor sufik (sejr-i suluk) të këtyre tarikateve ka disa shkallë që duhet të kalohen edhe atë:

    a) Kalb (zemra)
    b) Ruh (shpirti)
    c) Sir (sekreti)
    ç) Hafi (fshehtësia)
    d) Ahfa (metafshehtësia/gjysëmfshehtësia)
    dh) Letaif-i nefs (shëmbëlltyra e unit)
    e) Letaif-i kul-l (shëmbëlltyra e tërësisë)

    Zotërimi i këtyre shkallëve dhe kapërcimi i tyre bëhet nëpërmjet vird[26] të posaçëm të emrave të All-llahut xhel-le shanuhu, dhe si rezultat arrihet në pastrimin e fundmë të shpirtit të njeriut nga të gjitha njollat e kësaj bote dhe kthimin e tij në origjinalitetin parazanafillor.

    2) Tarikatet e unit (nefsanijje) janë tarikatet që bazë të sistemit të tyre e kanë unin dhe që kanë zhvilluar një metodologji të caktuar në luftën kundër pasioneve dhe lakmive negative të unit njerëzor. Personi (saliku) i cili e zgjedh këtë rrugë duhet që nëpërmjet shtatë pozitave ta pastroj unin e tij. Këto pozita (sipas besimit të tyre sh. a.) janë:

    a) Nefs-i emmare - Është uni që e urdhëron të keqen dhe zemrën e tërheq nga e liga. Saliku në këtë pozitë veten e konsideron si më të ulët në qenësi dhe mundohet që t’i heshtë pëshpërimat e brendshme të epshit të tij.
    b) Nefs-i levvame - Është uni që pengohet për gabimet e bëra dhe që e fajëson veten. Herë pas here e urdhëron të keqen, por shpejt pendohet dhe kthehet e bën vepra të mira.
    c) Nefs-i mulhime - Është uni që frymëzohet nga një intuitë e brendshme për të keqen si e keqe dhe për të mirën si e mirë. Ai i kahëzon veprat e njeriut në bazë të këtij frymëzimi, e kundërshton shejtanin dhe pasionet epshore të paligjshme.
    d) Nefs-i mutmainne - Është uni i shëndritur me dritën e zemrës, i pastruar prej cilësive të liga dhe me etikë të përsosur. Ai është i bindur se do të përgjigjet para Zotit për veprat e bëra. Veprat e mira i bën me dashuri dhe sinqeritet.
    e) Nefs-i radije - Është uni që tregon kënaqësi për të gjitha gjendjet në këtë botë. Ai nuk ngren krye në asnjë fatkeqësi të kësaj bote por gjithmonë është i nënshtruar pranë Fuqisë Krijuese.
    f) Nefs-i merdijje - Është uni me të cilin është i kënaqur All-llahu xhel-le shanuhu.
    g) Nefs-i kamile - Është uni që ka arritur pozitat më të larta shpirtërore. Saliku në këtë pozitë është i përsosur dhe mund të bëhet udhërrefyes për të tjerët.[27]

    Tarikatet më të njohura dhe më të përhapura në botën islame janë:

    1. Tarikati Kadirijje - Abdul-Kadir Gejlaniu ka vdekur (v. 562h/1166)
    2. Tarikati Jesevijje - Hoxha Ahmed Jeseviu ka vdekur (v. 562h/1167)
    3. Tarikati Rifaijje - Ahmed er-Rifaiu ka vdekur (v. 578h/1182)
    4. Tarikati Medjenije - Ebu Medjen Shuayb bin Huseyin, ka vdekur (v. 590h/1193)
    5. Tarikati Kubrevije - Nexhmuddin Kubra, ka vdekur (v. 618h. /1221),
    6. Tarikati Suhreverdije - Ebu Hafs Omer Shehabuddin Suhreverdî, ka vdekur (v. 632h/1234)
    7. Tarikati Çishtije - Muinuddin Hasan el-Çishtîu, ka vdekur (v. 633h/1236)
    8. Tarikati Ekberijje - Muhjuddin ibn Arabiu, ka vdekur (v. 638/1240)
    9. Tarikati Shazelije - Ebu'lHasan Shazelîu, ka vdekur (v. 656h/1258)
    10. Tarikati Bektashije - Haxhi Bektash Veliu, ka vdekur (v. 669h/1270)
    11. Tarikati Mevlevije - Mevlana Xhelaleddin Rumî, ka vdekur (v. 672h/1273)
    12. Tarikati Bedevije - Ahmed bin Ali Bedeviu, ka vdekur (v. 675h/1276)
    13. Tarikati Desukijje - İbrahim Desukîu, ka vdekur (v. 676h/1277)
    14. Tarikati Sadije - Saduddin bin Musa Xhebbavî, ka vdekur (v. 700h/1300)
    15. Tarikati Nakshibendije - i themeluar nga Bahauddin Nakshibendî, ka vdekur (v. 791h/1388)
    16. Tarikati Halvetije - Omer bin Ekmeluddin Lahixhî, ka vdekur (v. 800h/1397)
    17. Tarikati Bajramije - Haxhi Bajram Veli, ka vdekur (v. 833h/1429) [28]

Faqja 43 prej 65 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i festojne Pashket besimtaret Ortodokse
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 17:57
  2. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •