Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 169
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anëtarësuar
    10-06-2008
    Postime
    13

    Çështja “GAY”

    Marr shkas nga ky shkrim i kesaj zonje ne gazeten Panorama te ftoj anetaret e forumit per diskutim. Po e nis me diskutimin tim. Ndiej nje keqardhje te madhe kur shikoj se si rrugace te tilla te veshura me petk zonjash vazhdojne te zhysin shoqerine Shqiptare ne nje batak akoma me te neveritshem duke i paraprire degjenerimit te servirur prej tyre si zhvillim e kulture. Ka mijra probleme sot ne Shqiperi per te cilat mund te ngresh zerin e te shkruash artikuj sensibilizimi per ti ardhur sado pak ne ndihme me zerin tend, shoqerise e familjes Shqiptare fatkeqesisht ne shkaterrim. Ne nje situate te tille nje lavire si kjo "zonje" na qenka shume e shqetesuar per trajtimin qe shoqeria Shqiptare u ben homoseksaleve. Pfuuuu....!!!!! [AME]Çështja “GAY” » Vendosur: 16/08/2008 - 08:59



    • Elsa Ballauri

    Shpeshherë harrojmë se problemet e mprehta dhe shqetësuese janë pranë nesh çdo moment dhe orë, i kemi atje dhe nuk i shohim, shpesh nuk duam t’i shohim. Kemi krijuar stereotipat, që për fat të keq na e vështirësojnë më shumë komunikimin me njëri-tjetrin, se sa na ndihin për të njohur mendimet dhe shpirtin e njëri-tjetrit. I kërkojmë tabutë edhe kur iu ka kaluar koha dhe s’përbëjnë më një modë, edhe kur logjika na e ka lëkundur disi fatin dramatik të stereotipit, mundohemi të mos e lemë llogoren pa e shkrepur pushkën… E tillë në përfytyrimin tim është problemi i gay-ve në shoqërinë tonë ...Ajo që dua të them nuk është e re dhe prej meje është shtjelluar disa herë si një shqetësim. Nuk mendoj se është vetëm pozicioni “komod” i një aktivisti i të drejtave të njeriut. Unë e ndiej këtë si shqetësimin normal të një qytetari që shkon edhe përtej ligjeve dhe deklaratave të të drejtave të njeriut…. Si përherë, një pretekst të bën të shkundësh rutinën e përditshme, që kur ndodh në kohë vape është edhe më rutinë. Tamam në këto ditë të nxehta na duhej të shpërnguleshim në zyra të reja, që për fat të mirë janë vetëm një hyrje më tutje. Gjithsesi, e njëjta lodhje dhe mundim. Midis njerëzve që na ndihmonin, ne u munduam të ndihmojmë edhe një prej travestitëve shqiptarë, e njohur me emrin Nikoleta. Duke vëzhguar lëvizjen e Nikoletës nëpër pallat, unë vëzhgova edhe sjelljen e banorëve kundrejt saj. Pas dy-tre ditësh mora vesh që banorët ishin ankuar te përgjegjësi i pallatit dhe punëtorët që punonin në hyrjet përkatëse refuzuan të vazhdonin punën nëse Nikoleta do të shfaqej përsëri…. Nuk e di pse më erdhi në mend refuzimi dhe mohimi që qytetarët gjermanë të pragluftës së Dytë Botërore i bënin hebrenjve dhe më pas genocidi cfilits ndaj tre grupeve njerëzore që ndërmori Hitleri: hebrenjtë, homoseksualët dhe romët… Duket sikur ka një ndryshim të madh që prej atëherë ...dhe natyrisht që ka. Evropa dhe bota e qytetëruar i kapërceu pragjet e stereotipave të këtij lloji. Ne, shqiptarët, ende nuk e kemi hedhur hapin për të njohur këto pragje.
    Duke marrë shkak nga ky mini-incident me Nikoletën, e cila sa për dijeninë e lexuesit nuk u largua, unë dua të veçoj disa probleme pezull. Një i tillë në shoqërinë tonë është çështja e gay-ve. Janë ata të harruarit dhe të vetëharruarit. Historia e homoseksualëve në Shqipëri është e vjetër dhe e groposur, është e re dhe hipokrite, është vrasëse dhe vetëvrasëse. Natyrisht që sistemi i diktaturës i shkatërroi dhe i çoroditi të gjithë radhët e natyrshme të shoqërisë, por si gjithmonë në rrethana ekstreme politike, homoseksualët shqiptarë nuk mundën ta ngrinin dot kokën dhe ata u frustruan, u dënuan, u tjetërsuan..., por nuk u zhdukën. Pa dashje, pa e pasur njohurinë e duhur mbi komunitetin homoseksual, shumë vetë në Shqipëri mendojnë se ata thjesht “nuk ekzistojnë”, apo “neve nuk i kemi pasur premisat për të pasur të tillë”. Ndërsa nga kultura e paragjykimit, shumë njerëz mendojnë se ata janë “të sëmurë”, ose “jonormalë”. Pra, gjykimi NDRYSHE për ta është i pari stereotip që i bën njerëzit t’i mohojnë. Siç kemi qenë historikisht të (vetë)izoluar, e kemi mprehur shumë mirë aftësinë e përjashtimit. Për çudi kjo bëhet më e mprehtë kur fuqizohemi një çikë më shumë. Kompleksi i inferioritetit është interesant të njihet edhe në sjelljet e shqiptarëve ndaj fenomenit “gay”. I urrejmë homoseksualët shqiptarë, sa kohë ata janë të pambrojtur, të paorganizuar, të varfër. Ka një sjellje ndryshe ndaj atyre që kanë një fuqi, që mundësisht nuk identifikohen si të tillë, por ama mjafton enigma magjike që kur përzihet me para dhe interes, duket sikur zhvishet edhe nga paragjykimet. Një sjellje krejt ndryshe është pastaj ndaj të huajve. Në këtë rast paragjykimi zbehet, pothuajse kalon në shkallë të fundit. Kryesorja është që ndaj tyre ka një interes, sepse patjetër kur vijnë në Shqipëri kanë edhe synim të ndihmojnë dhe kjo ndihmë është e vlefshme për shqiptarët. Me pak fjalë, taboo-të e shqiptarëve luajnë sipas interesave personale. Ajo që mungon dhe e bën shoqërinë të paemancipuar është mungesa e vështrimit realist, human dhe sipas parimeve të drejtësisë, që duhet të edukohen tek qytetarët. Në fakt, ndodh e kundërta. Personat gay janë më të piketuarit nga policia për t’u ngacmuar, madje edhe për t’u keqtrajtuar, janë ata që e kanë të vështirë të merren vesh me punëdhënësit. Janë ata që ende jetojnë nën frikën e familjes, që ende nuk e di prirjen e tyre. Dhe sidomos janë ata që ndofta në të vetmin vend, në Shqipëri, janë të privuar nga jeta e tyre sociale. Sidomos kjo e fundit, i bën ata të ndjehen të vetmuar dhe ka krijuar një det pa ura mes tyre dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Me vlerat e tyre, si individë të zakonshëm, ata nuk ndikojnë dot në shoqëri dhe nuk mund të krijojnë opinione pozitive rreth vetes. Nga ana tjetër, shoqëria shqiptare përjashtuese, vazhdon t’i paragjykoje dhe s’e merr asnjëherë mundimin t’i njohë. Në Holandë ata janë spikatur si individë me vlera të veçanta në fushën e diplomacisë, artit, kulturës dhe si të tillë ndihmohen. Pothuajse çdo shqiptar kur e dëgjon një gjë të tillë, vë buzën në gaz. Homoseksualët janë si të gjithë të tjerët, prirja e tyre seksuale është pjesë private e çdo individi dhe si e tillë nuk mund të shihet si një herezi. Në Shqipëri, në vitin 1994, pas deklarimit të disa prej tyre në media, nisi një periudhë postkomuniste optimiste për ta. Gradualisht, me një insistim sofistikant dhe sistematik, tashmë jeta homoseksuale në vendin tonë është një zero. Vendi ynë është i vetmi në Evropë që nuk ka një klub të tyre publik. Tradita e lashtë e përjashtimit ka vepruar në mënyrë perfekte. Ndërkohë që edhe vetë ata janë përjashtues. Shumë individë në Shqipëri që janë gay, nuk e marrin dot përsipër të identifikohen dhe të bëjnë një përmbysje në mentalitetin e shoqërisë. Vetvetiu jeta e këtij grupi shoqëror mbetet e trishtuar dhe e dyzuar - një ironi e prejardhjes së emrit “gay”, që në gjuhen angleze do të thotë “i gëzuar"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Talkitna : 16-08-2008 më 06:25 Arsyeja: gabim ne vendosje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Kjo zonja kaq kishte ne dore kaq beri,nuk varen gjerat nga une,ju apo ajo. problemet e shqiperis nuk po i zgjidhin koka me te medha jo nje gazetare,pastaj edhe pse u diskutua "ceshtja gay"nuk shoh ku eshte problemi? seili eshte i lire te beje zgjedhjet e veta.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anëtarësuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    Kjo zonja kaq kishte ne dore kaq beri,nuk varen gjerat nga une,ju apo ajo. problemet e shqiperis nuk po i zgjidhin koka me te medha jo nje gazetare,pastaj edhe pse u diskutua "ceshtja gay"nuk shoh ku eshte problemi? seili eshte i lire te beje zgjedhjet e veta.
    Me fal se nuk kam sqaruar dicka me siper. Nuk kam ftuar per diskutim ato qe lepijn ..ickat e njera tjetres. Eshte e natyrshme qe ato dhe Elsa Ballahuri nuk shikojne ndonje problem.

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Talkitna Lexo Postimin
    Me fal se nuk kam sqaruar dicka me siper. Nuk kam ftuar per diskutim ato qe lepijn ..ickat e njera tjetres. Eshte e natyrshme qe ato dhe Elsa Ballahuri nuk shikojne ndonje problem.
    E kush po te pyt si shume ty se kush do vij ketu per diskutim apo jo?
    As qe du me dit!

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E ke bo najherë atë "punë" mi Sa Kot?
    Se e kam vu re që nuk të rref shumë, pranej të pys.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    E ke bo najherë atë "punë" mi Sa Kot?
    Se e kam vu re që nuk të rref shumë, pranej të pys.
    Ou, pse ky qeka justifikimi per me pyt ne ditet e sotme?

    Atyne qe s'ja rref dyshohen per nai lezbikllik?
    As qe du me dit!

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nope.
    I paraprin pytja naj pytje tjetër. Si psh to share common experiences, if u like. :P
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Nope.
    I paraprin pytja naj pytje tjetër. Si psh to share common experiences, if u like. :P
    Ah, jo jo...no thanks!

    Shko pyt Ilden, mbase te ndihmon.
    As qe du me dit!

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ne fakt kjo ceshtja e ktyre homove eshte kthyer ne ceshtje dite!

    Ah o milet, njerzit po vdesin per buke, juve diskutoni per kta bythshklymat.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E pra, le të vijnë këtej nga Gërqia ku çdo urinim publik është potencialisht ftesë për tu bythëshkep.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •