Close
Faqja 18 prej 27 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 268
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agresioni i Moskės ndaj shtetit sovran tė Gjeorgjisė1>

    (11.08.2008)

    Ish-presidenti Putin kėrcėnoi tė gjitha vendet qė i kanė shitė armė dhe i kanė dhanė mbėshtetje ushtarake Gjeorgjisė (ndėr ta figurojnė Ukraina, Turqia... e ndonji tjetėr), dhe tha se do ata qė kanė derdhė gjakun rus nė Kaukaz do ta paguejnė shtrenjtė.
    Ndėrkaq trupat gjeorgjiane nisėn me u kthye nė pozicionet e para, mbasi asht e vėshtirė qė nji popull prej 5 milion banorėsh si Gjeorgjia tė fitojė nji luftė tė vėrtetė me nji superfuqi si Rusia. Simbas tė dhanave zyrtare forcat e armatosuna gjeorgjiane pėrbahet gjithsejt prej 17.500 ushtarėve, ndėrsa rusėt vetėm dy ditėt e fundit kaluen kufinin dhe dėrguen nė Osetinė e Jugut 10 mijė ushtarė dhe 200 tanke nė mbėshtetje tė trupave qė ndodheshin aty.
    Gjithsesi, trupat gjeorgjiane njifarė suksesi e arritėn, sukses ma fort mediatik, mbasi gjithė bota, pėrfshi bashkėsinė oliampike, i hodhi sytė nga ata.
    Gjeorgjia ka dy probleme tė pazgjidhuna, qė po nuk i zgjidhi sot nuk mund t’i hapė vetes nji tė ardhme nė NATO.
    Problemi i parė asht Osetia e Jugut, i dyti Abkazia.
    Tė dyja kėto rajone kanė shprehė me kohė tendenca separatiste dhe e kanė vulosė ndamjen nga Gjeorgjia me referendume e me protesta, edhe tė armatosuna. Mbas tyne rrin me ndihma, ekonomike dhe ushtarake, ariu rus.
    Nė kėto kushte Gjeorgjia ka kėrkue me u afrue me Perėndimin. Nji vend me shumicėn e popullsisė sė krishtenė, me nji kulturė tė lashtė, me tradita tė skalituna – kėrkon me hy nė NATO dhe me u fut nėn ombrellen e SHBA. Diēka tė tillė u mundue me ba edhe Ukraina.
    Nga pikėpamja gjeopolitike kėto dy vende kanė ndihmue indirekt zgjidhjen e konflikteve nė Ballkan, pse lėvizjet centrifugale nė Azi kanė dobsue ndikimin dhe vėmendjen ruse nė Ballkan dhe i kanė dhanė mundėsi edhe Kosovės me fitue pamvarsinė.
    Operacioni gjeorgjian i presidentit Mikheil Saakashvili ndaj provincės separatiste mbrenda territorit sovran tė Gjeorgjisė (pra, nuk kemi nji agresion tė armatosun, por nji operacion pėr marrjen nėn kontroll tė territorit tė vet) zgjati vetėm tri ditė dhe u mbyll me tėrheqjen e trupave e tija. Ndėrkaq ai sulm i dha pretekst rusėve me dėrgue trupat e tyne, me krye nji agresion ndaj nji shteti sovran dhe me vu nėn kontroll territorin oset. Bile rusėt kanė hapė menjiherė edhe nji front tė ri nė Abkazi tue dėrgue menjiherė rreth 4 mijė forca ushtarake.
    Tashti me siguri do tė nisin negociatat dhe Gjeorgjia do tė ulet nė tryezė me nji avantazh: nė territorin e saj ka trupa tė hueja, e kjo gja vijon me shqetsue edhe sot Kėshillin e Sigurisė.
    Operacioni gjeorgjian ndaj Osetisė mund tė duket i pakuptimtė por nuk mund tė shtyhej ma tej. E para pse nė NATO nuk mund tė hyhen me probleme kaq tė mėdhaja tė pazgjidhuna, e dyta se kur tė bahet antare e NATO-s Gjeorgjia nuk mund tė bajė ma gjana tė tilla, pse simbas traktateve mbrojtėse konflikti nė rast se rusėt do tė ndėrhynin arbitrarisht, siē bane tashti, do tė zgjanohej rrezikshmėnisht.
    Nga ana tjetėr Rusia e Putinit, edhe e Medvedevit, nuk ngurroi me “mbrojtė” qytetarėt e vet tue dėrgue trupa nė nji shtet sovran.
    “Qytetarė rus” nė Gjeorgji - mund tė pyesė dikush?
    Nė kėto 15 vitet e fundit pakicat ruse nė republikėn kaukaze pėrveē pasaportės “gruze”, kanė marrė edhe nėnshtėsinė ruse tue e futė vetveten nėn mbrojtjen e Moskės. Nji gja tė tillė psh. vendet balltike jo vetėm nuk e kanė lejue por e kanė lidhė ngushtė pasjen e nėnshtesisė balltike me njohjen e gjuhės pėrkatėse dhe kanė penalizue rusėt nė shumė drejtime.
    Mendoni sikur Bollanoja me shokė tė ankohej nė Athinė se shteti shqiptar e persekuton (i vjedh tokat!!) dhe atėherė Athina ta ndiente tė nevojshme me dėrgue “qerre tė armatosura dhe fluturakė” (siē i quenin dikur) nė Himarė!?
    Nji mekanizėm juridik pėr me rregullue jetėn, sidomos ekonomike, tė qytetarėve qė banojnė nė Republikėn e Shqipėrisė dhe deklarojnė nji nėnshtetėsi tė dytė ose nji nėnshtetėsi tjetėr duhet tė ishte studjue urgjentisht. Qytetarėt e huej nuk mund tė gėzojnė tė drejta tė barabarta, jo themelore, me qytetarėt shqiptarė. Qytetarėt e huej duhet tė kenė nji kufizim, psh. nė blemjen e pasunive tė patundshme, e shteti shqiptar duhet tė zbatojė taksa ma tė nalta pėr pronat e tyne mbrenda territorit shqiptar dhe duhet tė tutelojė sė pari qytetarėt shqiptarė.
    Por tue u kthye tek sulmi rus nė Gjeorgji, vėrejmė se baza e pandehun juridike e tij asht e paqenė dhe pretekstuoze, mbas Putin/Medvedev duen thjesht me konfirmue hegjemoninė ruse nė rajon dhe me mbajt nė rang satelitėsh tė gjitha shtetet tjera tė vogla.
    Asht e vėshtirė me parashikue si do tė zgjidhet ēėshtja e Osetisė sė Jugur dhe e Abkazisė, mbasi nji kthim nė normalitet kėrkon shumė kohė dhe vullnet tė mirė, qė mungon krejtėsisht.
    Por duhet tė kemi parasysh se Ukraina, Gjeorgjia dhe Armenia janė tre shtetet qė rrezikojnė seriozisht ndikimin rus nė Kaukaz.
    Nė kėtė drejtim sulmi treditor ishte nji demonstrim force dhe nji provė me anė tė cilės i tregohej Rusisė se koha e frikės ka kalue. Sigurisht nuk ka ardhė ende koha e fitores me anė tė nji Blitzkrieg-u, por hapi i parė asht ba.
    BE, NATO-ja, SHBA-ja mbėshtėsin tansinė territoriale tė Gjeorgjisė dhe kėrkojnė armėpushim tė menjihershėm. Kurse ministri i jashtėm suedez Carl Bildt krahasoi sulmin rus ndaj Gjeorgjisė me sulmet e Hitlerit ndaj vendeve tė vogla dikur, mbrojtja e qytetarėve rus nė Gjeorgji asht nji pretekst i ulėt me cėnue sovranitetin e nji populli si ai gjeorgjian.
    Presidenti gjeorgjian Saakashvili tha se skuadra e tij olimpike po pėrgatitet pėr protesta.
    Gjendja e sotme na kujton Olimpiadėn XVI tė Melbournit, tė vitit 1956, kur skuadra hungareze e vaterpolos u pėrball me skuadren sovjetike, e cila damtoi randė lojtarėt hungarez. Ishte koha e agresionit tė turpshėm sovjetik ndaj Hungarisė dhe gjithė bota demokratike ishte tifoze e vendit tė vogėl dhe krenar qė i bani qėndrėse burrnore superfuqisė komuniste.
    Ka kalue nji gjysėm shekulli por gjanat nuk kanė ndryshue: Moska ende nuk ka mėsue se ēka asht liria e popujve dhe ēka asht ma e keqja nuk respekton ende sovranitetin e tyne.
    Le tė shpresojmė qė Gjeorgjia tė fitojė dinjitetin dhe sovranitetin e saj tė nėpėrkambun, pa humbje jetėsh njerzore dhe pa damtime tė matejshme.

    Nga Ardian Ndreca

    55

  2. #172
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Marrėveshje ruso-gjeorgjiane pėr armėpushim

    Presidenti francez Sarkozy, ka rėnė dakort qė tė hartojė njė plan me Rusinė dhe Gjeorgjinė pėr tė zgjidhur krizėn.

    Marrėveshja u njoftua nga zoti Sarkozi nė njė konferencė shtypi nė orėt e vona me udhėheqėsin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, nė Tbilisi.

    Plani thekson rėndėsinė e kthimit tė tė gjitha forcave tė pėrfshira nė konflikt nė zonat ku ishin pėrpara se tė shpėrthenin luftimet javėn qė shkoi.

    Rusia duhet tė lere nė Osetinė Jugore vetėm forcėn paqeruajtėse qė ishte atje fillimisht.

    Por pavaresisht planit tė paqes, zoti Sarkozy tha se nuk kishte asnjė iluzion nė lidhje me vėshtirėsitė qė kishte pėrpara.

    Zoti Sarkozy u shpreh keshtu pėr planin:

    "Tekstin do t’ua paraqesė Bernard Kouchner 27 ministrave tė jashtėm nė njė takim tė BE-sė nė Bruksel kėshtu qė tė pėrkrahet nga BE-ja. Dhe ky tekt do tė shndėrrohet nga njė kornizė bazė nė njė dokument juridik nė formėn e njė rezolute qė do t'i jepet pastaj Kėshillit tė Sigurimit. Kėshtu ėshtė fillimi i njė proēesi qė do t'i hapė rrugėn- apo qė Franca shpreson qė do t'i hapė rrugėn - paqes nė rajon."

    Ndėrkohė njoftimet nga Uashingtoni bėjnė tė ditur se SHBA kanė vendosur qė tė anulojnė njė manovėr tė pėrbashkėt detare me Rusinė pėr shkak tė ndėrhyrjes sė saj nė Gjeorgji.

    Njė zyrtar amerikan citohet tė ketė thėnė se SHBA nuk mund ta kryejnė kėtė manovėr nė kushtet e krizės aktuale.

    Ajo ishte planifikuar tė fillonte nė detin e Japonisė ditėn e premte.



    /BBC/
    Sui generis

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Rusi Shkon drejt TBLISIT 24 ore mbasi se konfirohet arm pushimi 13:12 GMT, 14:12 CET

  4. #174
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Mor po keta ekspertat tane (Ndreca & Co) lexojne ndonje gje apo ia mbysin ne tym me cfare degjojne neper kafene?!

    Pasi humben jeten disa qindra mijera njerez, bilanci eshte ky (perkthyer jo verbatum nga BBC):

    Fituesit:

    Rusia: Dergoi nje mesazh te qarte qe ne zonen e saj te influences nuk do lejoje manovra te tilla. Plus qe sipas armepushimit, forcat paqeruajtese ruse do vazhdojne te veprojne ne Osetine e Jugut, dhe bile forcat gjeorgjiane paqeruajtese nuk do te lejohen me si me pare. Po ashtu sic thashe me lart do fillojne diskutimet per pavaresi de juro, se de facto kane nja 16 vjet qe e kane.

    Kryeministri Putin: Rikonfirmoi veten si "man of the land." Ndersa Sakashvili qante neper mediat perendimore, Putin i akuzoi per standarte te dyfishta, dhe i vuri vulen me aksion te shpejte luftarak.

    Osetianet e Jugut: Levizja separatiste tashme me e forte dhe "legjitime" e qe do kete me kontroll ne rajon.

    Europa e vjeter: Franca dhe Gjermania, qe e kishin me dyshim anetaresimin e Gjeorgjise dhe Ukraines ne NATO, tani kane arsye konkrete. Ne rastin e Gjeorgjise, sipas tyre nje shtet me konflikte te tilla per kufijte nuk i duhet NATOs.

    Humbesit:

    Te renet dhe te plagosurit

    Presidenti Sakashvili: E para sepse humbi Osetine e Jugut. Gjithashtu edhe pse mbahet per pishtar demokracie nga US, nga shume gjeorgjiane nuk njihet i tille. (Ka eleminuar fizikisht oponente te tij, dhe para konfliktit opozita e akuzonte per korrupsion e per gjera te tjera.) Qeveria e tij ka marre 300 milion dollare fonde nga Millenium Corporation Fund (korporate e qeverise se Bushit per shtete me qeveri "efektive".) Forcat amerikane kane stervitur forcat gjeorgjiane psh, per te luftuar rebelet cecene ne kufi. Por shume nga fondet e dhena nga US harxhohen per mbrojtjen e naftesjellesve qe kalojne neper Gjeorgji.
    Nejse, Sakashvilli eshte akuzuar nga qeverite e perendimit qe ne lidhje me Osetine e Jugut, ndermori veprime bazuar ne "emocione" dhe rezultatet shihen. Megjithate, sipas agjensive te tjera, ky akt ishte i primedituar, sepse jo pak muaj me pare, qeveria gjeorgjiane kishte paguar eksperte izraelite te vinin e te stervisnin trupat gjeorgjiane ne "lufte urbane."
    Plus qe thirrjet e tij se Gori ishte nen sulm nga ruset jane hedhur tashme poshte nga mediat.

    E verteta: u be lemsh ne kete konflit. Atrocitetet ne Osetine e Jugut nga bombardimet gjeorgjiane apo genocid sipas ruseve nuk jane konfirmuar. Rusia nuk ka lejuar observues nderkombetare te shkojne ne Osetine e Jugut. Nga ana tjeter sic permenda me lart, marshimi i trupave ruse ne Gori nuk ishte i vertete.
    Gjithashtu qeverite angleze dhe amerikane (hmmm British Petrolium) e karakterizuan situaten si agresion rus, por tashme dihet qe ishin gjeorgjianet qe bombarduan te paret.

    Perendimi:
    "The West" u gjend para nje surprize. Thuhet se qeveria amerikane dhe ajo angleze i thane Sakashvillin te ushtroje kujdes. Nqs eshte e vertete, jo vetem qe Rusia fitoi kunder nje aleati te perendimit, por aleati vete nuk ndoqi urdhrat dhe keshillat e perendimit.

  5. #175
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Baba Bush dergon ndihma ne Gjeorgjia, edhe i qon selame Putinit

    http://www.cnn.com/2008/POLITICS/08/...acy/index.html

    Ne anen tjeter Britania e Madhe ka bere thirrje per pershpejtimin e anetaresimit te Gjeorgjise ne NATO.

    Komenti i Kondoleza Rajsit

    Rice said Russia cannot act like its Soviet forebears.

    "This is not 1968 and the invasion of Czechoslovakia, where Russia can threaten its neighbors, occupy a capital and get away with it," Rice said Wednesday, referring to the Soviet Union sending troops into Prague that year to stop the Czechoslovak government's attempts at liberalization.

    "It's time to stop this so that Russia can dig out of the hole it's gotten itself into," Rice said. "Russia has seriously overreached."

    Te tjera lajme

    ------------------------------------

    Presidenti Bush bėn thirrje pėr tėrheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia

    Zėri i Amerikės, Uashington
    13-08-2008


    Presidenti Xhorxh Bush i bėri thirrje Rusisė tė pėrmbushė angazhimin e saj pėr njė armėpushim nė Gjeorgji dhe tė tėrheqė trupat e saj nga ai vend.

    Presidenti tha sot nė Shtėpinė e Bardhė se ėshtė i shqetėsuar rreth njoftimeve se Rusia nuk ka ndalur operacionet ushtarake nė Gjeorgji, siē u njoftua mė parė nga Moska.

    Zoti Bush tha se pret nga Rusia qė tė tėrheqė trupat e saj, tė cilat kanė hyrė nė Gjeorgji gjatė ditėve tė fundit.

    Presidenti i bėri gjithashtu thirrje Rusisė tė lejojė njė mision humanitar tė drejtuar nga ushtria amerikane. Shtetet e Bashkuara kanė nė plan tė pėrdorin forca ajrore dhe detare pėr tė shpėrndarė ndihma humanitare dhe mjeksore.

    Presidenti tha se kishte folur nė telefon me presidentin e Gjeorgjisė, Mikhail Saakashvili si dhe me Presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili ėshtė angazhuar nė pėrpjekjet e paqes mes Rusisė dhe Gjeorgjisė.

    Zoti Bush njoftoi se Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice do tė shkojė nė Francė pėr t’u takuar me zotin Sarkozy, dhe pastaj do tė shkojė nė Gjeorgji pėr tė vazhduar pėrpjekjet, siē u shpreh presidenti, pėr tė siguruar mbėshtetjen e Amerikės nė mbrojtje tė njė Gjeorgjie tė lirė. (ze)

  6. #176
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Pushoi lufta aq e pati? Viktima Gjeorgjiane as 3 dite nuk rezistuan.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #177
    "It's time to stop this so that Russia can dig out of the hole it's gotten itself into," Rice said. "Russia has seriously overreached."
    Shume flluske sapuni kjo retorika e Rice. Power that be prape po bejne show-n e rradhes dhe masat po hedhin bastet se babai i kujt eshte me i forti

  8. #178
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    mua me pelqeu Putini kur tha "pse nuk mund ti bejme ne Shakazvilit sic i beri SHBA Sadamit?"... lol... kjo qe nje 'clue' i madh per ata qe i benin pyetjen vetes "ku e shihni Shakazvilin 1 vit prej sot?"

  9. #179
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Shume flluske sapuni kjo retorika e Rice. Power that be prape po bejne show-n e rradhes dhe masat po hedhin bastet se babai i kujt eshte me i forti
    Epo c'grijne sallate keta o Darius.

    Del Sakashvilli dhe thote qe US do marri persiper mbrojtjen e porteve dhe aeroporteve ne Gjeorgji. 5 min me vone del Pentagoni me deklarate e thote qe s'eshte e vertete.

    Mire me Rusine, po ketij i kruhet dhe me US.

  10. #180
    Po ca do humbi me shume ai? I mbaruar qe i mbaruar eshte, tha ta bej dhe une njehere si xhaxhi qe pa breke ne mendere dhe i kercellonte dhembet gjithe dynjase

Faqja 18 prej 27 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:06
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Ligji i konfliktit tė interesave, deputetėve s’u lejohen biznese
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 19:52
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •