Nje foto paksa qesharake
![]()
Rusia eshte pregatitur me heret per kete. Ty te duket vendim i drejte qe te bombardohen femijet dhe grate?! Mire, ky eshte mendimi yt. Jo Bushit pak si shtir, por njerez si Putini i gjejne disa shtete te vogla dhe te dobeta qe te kryejne cmendurite e tyre.
http://www.youtube.com/watch?v=85f7d...eature=related
Kjo ngatresa midis Gjeorgjise, Rusise, e SHBA, me kujton 'all along the watchtower' te Hendrix.
There must be some kind of way out of here
Said the joker to the thief
Theres too much confusion
I cant get no relief
Businessman they drink my wine
Plow men dig my earth
None will level on the line
Nobody of it is worth
Hey hey
No reason to get excited
The thief he kindly spoke
There are many here among us
Who feel that life is but a joke but uh
But you and I weve been through that
And this is not our fate
So let us not talk falsely now
The hours getting late
Hey
Hey
All along the watchtower
Princes kept the view
While all the women came and went
Bare-foot servants to, but huh
Outside in the cold distance
A wild cat did growl
Two riders were approachin
And the wind began to howl
Hey
Oh
All along the watchtower
Hear you sing around the watch
Gotta beware gotta beware I will
Yeah
Ooh baby
All along the watchtower
----------------
Bush = The Joker
Putin = The Thief
"Thre's too much confusion...
None will level on the line":
Kjo ngatrese eshte nje situate perfekte e teorise se zgjedhjes racionale (rational choice theory). Ktu te gjithe po hiqen si te mire... te gjitha palet po bejne si viktima. Te gjitha palet po luftojne per tu paraqitur me integritet moral, por faktikisht, te gjitha palet po veprojne duke llogaritur ne menyre strategjike situaten e tyre, por edhe te tjetrit, dhe integriteti moral ka prioritet te dyte. Konkretisht, ajo qe paraqitet si viktima me e madhe, Gjeorgjia e Presidenti i saj... eshte tashme e qarte se ai shkeli armpushimin midis shtetit te tij e Rusise. Gjeorgjia llogariti ne menyre strategjike (racionale) ti binte Rusit... duke marr parasysh se perendimi do te hidhej ne lufte per te... por beri gabim... dmth nuk i beri llogarite mire. Rusi tani po ben te njejten, duke llogaritur ne menyre strategjike se jo vetem ka te drejten morale ti kundervihet Gjeorgjise, por se mundet biles te pushtoj Gjeorgjine... duke llogaritur ne menyre strategjike se SHBA si superfuqi ndodhet ne nje pozicion te mbi-zgjeruar ne Irak e Afganistan. Por kjo nuk dmth se SHBA do te toleroj absolutisht gjithcka qe i cohet Rusit ne koke te bej. Psh SHBA mund te jete e detyruar ti sakrifikoj dy provincat e Gjeorgjise qe kekrojne pavaresi prej Gjeorgjise, por mund te jete e detyruar gjithashtu, nga ana strategjike, ekonomike, ideologjike e morale, te mos e lejoj pushtimin e Gjeorgjise, dhe kthimin e ktij shteti nen thundren e Rusise. Nga ana tjeter, Rusia nuk e do Gjeorgjine ne NATO, dhe nqs do te mundej do ta deshironte ndryshim regjimi ne Tbilis e do ta donte Gjeorgjine ne kampin e saj.
Pra pyetja qe e gjithe bota ka, eshte: "Cfare kerkon Rusia?" Nderkaq Rusia nuk po jep pergjigje, por po vazhdon vrullin e saj si nje njeri qe eshte i nxehur dhe vepron... para se te shpjegoj se cfare po ben. Ka nje element intoksikimi nga ana e Rusit... i cili mendoj se mund te coj ne nje mos-llogaritje si ajo e Gjeorgjise.
Une nuk e djie se qka jeni duke thane dhe folur ju, por jame me se i sigurt qe Anglo-Amerikanet do te ha dridhin Putinit Rusin, qe ka me u qydite edhe vet Putini, mbane ne mend se vetem ditet jane duke ju numruar, por nuk do ti shkoj shume larg!
Vetem plane jane duke u ber se si te sulmojn ne baza berthamore dhe si te mbrohen nga to!
Nuk e di sa te sukseshem do jen Ruset deri ne fundin e kesaj lufte por nuk ka dyshim qe gjeten rastin me te mire per nje lufte qe Ruset e programatizojne qe ne diten qe Jelsini i'a dha pushtetin Putinit dhe atyre "biznesmeneve" qe ka perreth.
Tani qe gjithe bota e di pse po bombardohen Gjeorgjianet vetem nje pyetje mbetet : ku eshte Amerika?
Nuk e di sa te gatshem jane Ruset per te kthyer epoken e Stalinit por Gjeorgjianet si popull i vogel qe ishin duhet ta kishin menduar mire para se te benin derci verci ne favor te Perendimit se tani qe ata po hajne plumbat Perendimi do dali te bej deklarata!
Nejse, kjo lufte eshte bombe ne gjithe ato planet qe donin te kthenin edhe vendin tone ne kyc enrgjitik per Europen. Mishi i kalbur qe i ofruan Putinit ne restorantet e Athines nuk e prish faktin se pasurite natyrore te Kaspikut nese nuk gjejne dalje nga Ukraina kane si dalje tashme rrugen Rusi-Turqi-Greqi. Amerikanet asnjeher nuk e kishin pare me qejf kete rruge nen kontrollin rus dhe kishin nje aletrantive tjeter : Azerbajxhan - Gjeorgji (deti i Zi)- Bullgari-Maqedoni-Shqiperi-Europe.
Kur e shkel naftaxhiu i Uashingtonit kemben ne Tbilis do te thote qe ka era gaz natyror, po Ruset si dhelpra gjeten rastin dhe po nxjerrin Gjeorgjine nga loja duke bllokuar edhe Azerbajxhanin i cili domosdo do zevendesoj Perendimin me Iranin. Amerika eshte ngatruar ne luftra koti (per te tjeret), Europianet e menduan shume per te futur Gjeorgjine ne NATO..... dhe ja rasti i mrekullueshem per Ruset, mos themi qe ky ishte rasti i fundit qe Moska kishte ne dore per te rimare gjerat nen kontrollin e vet.
Ky konflikt ka dy te mira dhe nje te keqe per Shqiperine : te mirat jane qe vendet e NATOs do tregojne solidaritet poshte presionit amerikan dhe do e fusin Shqiperine me shpejt ne NATO (megjithese kjo nuk eshte e mire nga ana demokratike ngase besimi im eshte qe me Berishen nuk duhet te ket asnje "dekorim" te jashtem) dhe e mira e dyte eshte se kur te dalin zerat skeptik per Kosoven do i thote Uashingtoni mbyllni gojen se po beheni vegla ruse. E keqja eshte se ato kompanite qe donin Korridorin e 8 dhe te tjera alternativa ndaj Rusise dhe Turqise tani e dine qe eshte rrezik te investojne ne aventura te reja. Po Ruset me sa duket jane te vendosur te monopolizojne gazin natyror te Azise (fundja fundit ajo eshte e vetmja rrugedalje per ekonomine ruse).
Shkaku energjitik fshihet pas kesaj lufte! Gjeorgjia po paguan haracin e planeve perendimore ne ate zone.... ky eshte thjesht nje mesim per shtetet e vogla: po nuk u bazove tek fuqite e tua mos prit se te tjeret do sakrifikohen per ty. Gjeorgjia i beri llogarite gabim!
http://www.forumishqiptar.com/showth...trat+hegjemoni
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 12-08-2008 mė 00:24
Nje koment shume i pjekur. Vetem doja te rregulloja nje gje te vogel.(mos themi qe ky ishte rasti i fundit qe Moska kishte ne dore per te rimare gjerat nen kontrollin e vet.) Per mendimin tim i nderuar kryeplak, ky eshte vetem fillimi. Sa per Gjeorgjianet doja te shtoja, keshtu do ta pesojne te gjithe ata qe shkelin buken e vjeter duke u lepire pas "miqve" te rinj.
Kryeplak mos te duket aq naive perendimi ne kete lufte.Une mendoj se ceshtja eshte me e thelle.
Perandorise qe vendosi Putini mesa duket po i gjehet nje mynyre tjeter per ta rrezuar.Forcimi i ish KGB-istave ne pushtetin rus dhe arrestimi i disa cifuteve te gazit natyror dhe naftes e ka prekupuar shume perendimin per zgjimin nga gjumi i ariut Rus.Ne keto kushte mesa e pane dhe perendimi se lufta politike tashme ne Rusi kunder Putinit dhe KGb eshte e pashprese po mundohen te gjejne metoda te tjera ne dem te rusise.
Ju e dini mire se lufta e Afganistanit ne Ruset ishte grushti i pare kunder Komunizmit.Kjo lufte i kushtoi shume ruseve deri ne ndarjen e tyre ne shume republika.
Ceshtja e Gjeogjise per mua eshte me e thelle.Shikoji pak levizjet diplomatike te Ukrahines, Estonise dhe vendeve te tjera kaukaziane pro perendimore.Ukrahina kercenoi deri aty se nuk do lejoi anijet ruse ne ujrat e saj.Kjo nuk e eshte e paket.Me duket se permasat e lkuftes se Gjeogjise do shkone ne rrenimin ekonomik te Rusise ndoshta dhe me nje lufte te ish vendeve te BRSS.Nuk eshte Budalla perendimi te perballet me Rusine drejteperdrejte.Huntigtoni e ka sqaruar mire mynyren per ta perdorur ne keto raste ne librin Perplasja e Civilizimeve.(Kine-Tajvan).Ne keto kushte une mendoj se lufta do vazhdoj dhe do marre permasat e nje lufte brenda familjes se BRRS se dikurshme.Amerika, Europa do bejne sehir dhe republikat sovjetike do kacafyten me njera tjetren derisa ta rrenojne rusine ne ekonomi dhe ushtarakisht.
Eksperimenti do jete i forte mirepo ka gjasa edhe mos te ndodhe.
"Shoku Mjekesise"
Kjo lufte eshte nder me te komplikuarat deri me tash. Eshte e pa imagjinueshme qe Gjeorgjia krye ne veti te kete sulmuar Osetine, dhe e pamundur te mos kete llogaritur reagimin rus. Pastaj po te kemi parasysh qe Gjeorgjia eshte aleate e perendimit deri aty sa don te futet ne Nato, te jep dyshimin se ka pasur prej dikah nje shtytje per te marre aksion.
Por ana tjeter e medaljes i peshtjellon krejt gjerat, tani shohim se si diplomacia perendimore eshte dorezuar fare dhe sorollatet neper kaukaz duke lutur Rusine per nje armepushim, bile edhe aktin poshterues te Gjeorgjise per te nenshkruar armepushim te njeanshem.
Tani shtrohen disa pyetje:
A ishte e cmendur Gjeorgjia qe filloi luften nese ska pasur shtytje nga shtetet e Natos???
A e shtyn Gjeorgjine ne vetevrasje shtetet e Natos dhe e lane ne balte???
Apo ende si ka dale fundi kesaj pune, dhe mbase do te shohim gjera tjera qe do ta qartesojne kete situate!!!
Por disa gjera jane te qarta, nese nuk kemi ndonje reagim kuptimplote te shteteve perendimore ne kohen e ardhshme shume te shkurter, vijme ne perfundim se Gjeorgjia ishte nje eksperiment i deshtuar i perendimit dhe perveq zhdukjes nga harta te ketij shteti do te kemi edhe zhdukjen nga harta te ndikimit perendimor ne bote.
Kjo eshte nje shenje e qarte se do te kete nje kthese te madhe ne histori, te shohim vetem kush do te fitoje ndikimin ne bote Rusia apo Nato.
Shakashvili arriti te pakten nje gje, fitoj luften e propogandes, Rusia shihet si agresori ne kte lufte nga pothuajse te gjithe. Po ta shihje ne CNN ne cdo 2 fjali permende faktin qe Gjeorgjia eshte nje shtet demokratik, dhe duke pare faktin qe demokracia ne kohet e socme eshte bere sinonim me drejtesine harrojne te gjithe qe ishte pikerisht Gjeorgjia ajo qe prishi statusin-quo per te cilin po cirret kaq shume tani. Nejse e di edhe Gjeorgjia tani qe sbehet shaka me jeten.
Rusia eshte agresor dhe kolonizator i Georgjise, (me saktesisht Osetise)
kurse ata qe mundohen qe kete te vertete te fresket historike ta paraqesin ndryshe,
nuk jane asgje me pak se kriminela stalinist te pandreqshem e permes kesaj edhe tradhetar te kombit shqiptar.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt