Close
Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 268 prej 268
  1. #261
    Kreksi ka tė drejtė deri diku, por problemi ėshtė se nuk ka fytyrė Rusia qė tė luftojė pėr tė drejtat e atyre qė kėrkojnė pavarsi kur nga ata tjetėr i shypin kėto tė drejta brenda kufijve tė vet.

  2. #262
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    cfare te drejte tek paska kreksi, -ky po flet si francez alias si babai i politikave pansllave te llojit serbia deri ne thesali!

    cfare lidhje ka osetia e jugut apo e veriut me rusine? Cfare te drejtash paskan te ashtuquajturit ruse te polonise, cekise, slovakise, hamamise e osetise per te kerkuar pavaresi ne ato vende. Kur ata erdhen si te derguar ne periudhen e perandorise sllavokomuniste te hegjemnise ruse dhe u instaluan me dhune aty. Mos i kishte ftuar dikush per ti bere pashe? Po ruset e Shqiperise a duhet te kene te drejte per nje shtet te tyre te vogel rus ne mes te Shqiperise se Kreksi kete logjike po hedh.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kreksi ka tė drejtė deri diku, por problemi ėshtė se nuk ka fytyrė Rusia qė tė luftojė pėr tė drejtat e atyre qė kėrkojnė pavarsi kur nga ata tjetėr i shypin kėto tė drejta brenda kufijve tė vet.
    Kreksi e ka gabim teresisht .
    Nuk e di se a i kujtohen Kreksit kolonet(izbeglicat) serbe te ardhur nga Kroacia e Bosnia te cilet i vendosi dhuneshem Serbia ne Kosove. Te gjithe ata jane te paisur me pasaporta serbe dhe tani shumica prej tyre pas mbarimit te luftes ne Kosove jane te vendosur ne Mitrovicen veriore . Tani Serbia thirret ne mbrojtjen e minoritetit serb ne Kosove te cilin e krijoi vet duke e kolonizuar ate me kolone serb .
    E tani ta pyesim Kreksin se a duhet edhe "Mitrovica e Veriut" ti bashkangjitet Serbise pasi qe ata nuk duan te jetojne me pjesen tjeter te Kosoves ?

  4. #264
    Nje makine ka shperthyer ne Osetine e Jugut duke vrare 7 ushtare ruse. "Ka 7 te vrare dhe 7 te plagosur" tha Marat Kulakhmetov, komandanti i forcave paqeruajtese ruse ne Osetine e Jugut.

    Lideri i Osetise se Jugut, Eduard Kokoity, tha se ky atentat eshte bere nga gjeorgjianet. Ai tha "nuk kemi asnje dyshim qe keto akte jane bere nga forct speciale gjeorgjiane".

    Kakha Lomaia, shefi i keshillit te sigurimit te Gjeorgjise, kundershtoi akuzat dhe tha se Gjeorgjia nuk ka kontroll mbi Osetine Jugore qe eshte e pushtuar nga ruset.

    http://www.bloomberg.com/apps/news?p...4&refer=europe

  5. #265

    Ambasada amerikane dhe konflikti i Gjeorgjisė

    Para se te lexoni artikullin, duhet te keni parasysh se ky artikull eshte shkruar nga Olsi Jazexhi (Jazexhi a.s) i cili si gjithmone edhe ne artikullin e meposhtem shfaqet si gjithmone anti-shqiptar dhe kunder interesave kombetare.

    Artikulli eshte marre si gjithmone nga nje faqe ne internet adresa e se ciles eshte publicistika.com. Vetem ne kete faqe gjenden artikuj te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Conquistador : 13-10-2008 mė 17:12

  6. #266

    Artikulli i Jazexhi a.s.

    Shkruan: Olsi JAZEXHI


    Deklarata e ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, qė i ėshtė shpėrndarė mediave shqiptare nė datė 22 gusht 2008, ėshtė njė nga rastet e rralla nė historinė pas-komuniste tė Shqipėrisė, kur amerikanėt qė gjenden nė pozita tė dobėta ndėrkombėtare, mundohen tė lobizojnė njė publik tė papėrfillshėm dhe shpesh te injoruar siē ėshtė ai shqiptar. Ēfarė tė bėn pėrshtypje nė deklaratėn pėr media tė ambasadės amerikane nė Tiranė, ėshtė se nė shkrimin e tyre, amerikanėt, ndėrhyrjen ushtarake ruse nė Gjeorgji e krahasojnė mė ndėrhyrjen e Bashkimit Sovjetik nė Ēekosllovakinė e vitit 1968 dhe Rusinė e demonizojnė sikur tė jetė vendi mė i rrezikshėm i planetit qė kėrcėnon paqen dhe stabilitetin nė botė.

    Krahasimet e Rusisė me Bashkimit Sovjetik dhe Gjeorgjisė me Ēekosllovakinė, nė kėto ditėt e fundit i kanė bėrė pa rreshtur si presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvilli, si sekretarja e shtetit amerikan, Kondoleza Rice aq edhe zyrtarė tė tjerė amerikanė. Ēfarė tė bėn pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė nė tė gjithė kėtė cirkus shtirjesh dhe shpifjesh ėshtė se si presidenti Saakashvilli, si sekretarja Rice, por edhe ambasada amerikane nė Tiranė janė personat e fundit nė kėtė botė qė mund tė akuzojnė Rusinė, duke quajtur ndėrhyrjen e saj nė Gjeorgji "agresion", dhe tė krahasojnė Rusinė me Bashkimit Sovjetik. Arsyet qė si z. Saakashvilli dhe si amerikanėt nuk kanė fytyrė qė tė flasin kundėr Rusisė, janė tė shumta. Duke nisur qė me z. Saakashvilli, pėr ata qė ndjekin me vėmendje politikėn amerikane nė Gjeorgjinė e kėtyre viteve tė fundit e dinė fare mirė qė Saakashvilli ėshtė njė minidiktator i veshur me kostum amerikan, i cili erdhi nė pushtet nė Gjeorgji nėpėrmjet tė ashtuquajturit "revolucion tė trėndafiltė", njė grushti shteti tė sponsorizuar nga CIA dhe fondacioni Soros. Presidenti Saakashvilli ėshtė njė njeri i diskredituar nė Gjeorgji, njė diktator modern i tipit Daniel Ortega, i cili pėr tė mbajtur pushtetin e tij ka pėrdorur gjithėfarėsoj taktikash, tė cilat variojnė qė nga shkelja e tė drejtave tė njeriut, te grushti i shtetit, pėrdorimi i CIA-s pėr tė shtypur opozitėn dhe deri te vrasjet pėr tė eleminuar dhe frikėsuar oponentėt politikė. Skandali mė i madh publik qė regjimi Saakashvilli u pėrball kėto kohėt e fundit ėshtė ai i 25 tetorit 2007, kur ministri i mbrojtjes sė Gjeorgjisė, Irakli Okruashvili akuzoi botėrisht superiorin e tij, presidentin Saakashvili si nxitės dhe planifikues tė vrasjes sė filantropistit gjeorgjian dhe kandidatit pėr president tė Gjeorgjisė, Badri Patarkatsishvili. Por edhe pse Saakashvilli u akuzua nga ministri i tij brendshėm pėr nxitės vrasjesh, edhe pse opozita gjeorgjiane ka bėrė njė seri protestash kundėr manipulimit tė votimeve nga presidenti Saakashvilli, presidenti i dashur i amerikanėve qė flet me fjalorin e njė misionari protestant ka arritur qė tė shtypė tė gjithė zėrat ndryshe nė republikėn e tij, ndėrsa komunitetit ndėrkombėtar (apo mė saktė perėndimor) ai i ėshtė rrėfyer nga mbėshtetėsit e tij amerikanė, sikur tė jetė meleq dhe jo njė dreq.

    Krimet qė presidenti filoamerikan ka bėrė nė Gjeorgji nė kėto vitet e fundit kanė qenė llahtaritėse. Kėto krime kulminuan nė 12 shkurt 2008, kur, siē ish-ministri i brendshėm gjeorgjian, Okruashvili kishte paralajmėruar, kulminuan me vrasjen e filantropistit gjeorgjian, Badri Patarkatsishvili i cili u gjet i vrarė nė Britaninė e Madhe, ku ishte strehuar pėr ti shpėtuar hakmarrjes sė Saakashvillit. Badri Patarkatsishvili ishte personi mė i rrezikshėm pėr presidentin Saakashvilli. Ai kontrollonte sektorė tė rėndėsishėm tė biznesit dhe medias nė Gjeorgji nėpėrmjet tė cilave kėrcėnonte seriozisht jo vetėm pushtetin e Saakashvillit por edhe aventurat amerikane pėr tė kthyer Gjeorgjinė nė njė shtet kamikaz kundėr Rusisė. Por edhe pse ish-ministri i brendshėm gjeorgjian, Okruashvili tregoi qartė disa muaj mė parė mbi vrasjen e Badriut, deri mė sot askush nė mediat perėndimore nuk ka guxuar tė tregojė se kush qėndronte pas vrasjes sė kandidatit pėr president tė Gjeorgjisė.

    Edhe pse nė vitet e fundit president Saakashvilli e ka mbytur Gjeorgjinė nė njė lumė korrupsioni, manipulimi votash, vrasjesh, aventurash politike dhe varfėrie, ai ka vazhduar tė sundojė Gjeorgjinė i pashqetėsuar, pasi amerikanėt i kanė dhėnė mbrojtje ushtarake "heroit tė tyre tė lirisė dhe demokracisė nė Kaukaz." Arsyet pse amerikanėt kanė mbėshtetur njė mini-diktator si Saakashvilli nė Gjeorgjinė kaukaziane lidhen me rėndėsinė gjeopolitike qė Gjeorgjia ka nė planet amerikane pėr tė rrethuar Rusinė. Edhe pse kur Bashkimi Sovjetik ra, amerikanėt ju zotuan rusėve qė ish-republikat sovjetike do ti linin tė pa-angazhuara nė koalicionet perėndimore – siē janė NATO dhe Bashkimi Evropjan – nė vitet e fundit amerikanėt po rrethojnė nė mėnyrė agresive Rusinė. Armatimi i Polonisė me raketa, futja e vendeve balltike dhe ish-komuniste nė NATO, "revolucionet" portokalli dhe tė trėndafilta tė organizuara nga CIA nė Ukrainė dhe Gjeorgji, pushtimi i Afganistanit dhe Irakut nga amerikanėt ka vetėm njė synim; rrethimin dhe shkatėrrimin e Rusisė. Nė lojėn gjeo-strategjike tė amerikanėve kundėr Rusisė, Gjeorgjia ėshtė njė nga gurėt mė tė rėndėsishėm tė lojės. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse amerikanėt mbėshtesin njė diktator si Mikheil Saakashvilli, i cili, duke pėrdorur konfliktin me republikat e Abkazisė dhe Osetisė Jugore, e ka kthyer Gjeorgjinė nė njė gropė tė zezė prodhuese parashė pėr kompanitė amerikane dhe izraelite tė armėve tė cilat kanė nxjerrė fitime kolosale nga armatimi i egėr qė republika kaukaziane ka bėrė nė kėto vitet e fundit.

    Edhe pse abkazėt dhe osetėt nuk janė gjeorgjianė dhe janė shkėptur nga Gjeorgjia qė nė vitin 1992, amerikanėt shtynė deri nė ēmenduri presidentin Saakashvilli qė tė sulmojė republikat kaukaziane dhe kėrkojė qė ti inkorporojė ato me dhunė nė shtetin gjeorgjian. Ēmenduria e Saakshavillit pėr luftė e ktheu Gjeorgjinė, e cila ėshtė mė e varfėr sesa Shqipėria, nė njė parajsė paradhėnėse pėr industrialistėt e mėdhenjė izraelitė dhe amerikanė. Gjeorgjia e cila ka njė popullatė prej 4 milion banorėsh, ku tė ardhurat ditore tė njė personi nuk shkojnė mė shumė sesa 4 dollarė nė ditė, ka shpenzuar nė kėto vitet e fundit 40% tė tė ardhurave kombėtare nė armatime. Nė njė kohė qė shumė gjeorgjianė vuajnė pėr bukėn e gojės – ashtu si nė Shqipėri – presidenti i tyre arriti qė nė vitin 2008 – tė shpenzojė mbi 950 milion dollarė taksapaguesish gjeorgjianė pėr tė armatosur vendin me armė qė presidenti i Gjeorgjisė i bleu nga kompanitė amerikane dhe izraelite.

    Tamam siē ndodhi edhe nė Shqipėri me Gėrdecin e Berishės, edhe nė Gjeorgji, Gėrdeci politik i presidentit Saakashvilli shpėrtheu jashtė kontrollit kur ai, me nxitjen e CIA-s lėshoi makinėn ushtarake gjeorgjiane kundėr Republikės sė Osetisė, banorėt e tė cilės janė nė tė njėjtėn kohė nėnshtetas rusė. Kundėrpėrgjigja ruse pėr tė mbrojtur qytetarėt e saj ishte diēka e papritur nga amerikanėt dhe Saakashvilli. Megjithatė ajo ishte shumė herė mė e matur sesa kundėrpėrgjigja amerikane pas 11 shtatorit 2001, kur amerikanėt pėr "tė mbrojtur" qytetarėt e tyre pushtuan vende sovrane si Afganistani dhe Iraku duke vrarė, zhdukur, mbytur dhe burgosur me miliona njerėz. Nė konfliktin gjeorgjian, rusėt nuk u sollėn si amerikanėt. Ata dėrguan forcat e tyre ushtarake nė Oseti, ēliruan republikėn Osete, por nė Gjeorgji nuk bėnė "ndryshim regjimi" siē bėnė amerikanėt nė Irak dhe nė Afganistan, as nuk vranė popullata civile siē bėjnė pėrditė amerikanėt nė Irak dhe nė Afganistan, dhe as nuk vranė udhėheqėsit gjeorgjianė siē bėnė amerikanėt me Sadam Huseinin nė Irak dhe me udhėheqėsit afganė. Rusėt u mjaftuan vetėm duke shkatėrruar bazat agresore ushtarake gjeorgjiano – amerikane, ēliruar Osetinė e Jugut dhe ju treguan amerikanėve qė ata janė ende tė fortė pėr tu provokuar nga njė palo-republikė bananesh si ajo e Saakashvillit.

    Por edhe pse sjellja e Rusisė ka qėnė shumė herė mė e matur sesa ajo e amerikanėve kundėr popujve tė botės sė tretė nė kėto dhjetė vitet e fundit, sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rice apo Kondoleza Pilafi, i ka krahasuar paturpėsisht rusėt me sovjetėt dhe Gjeorgjinė me Ēekosllovakinė. Znj. Pilafi e cila ka deklaruar qė "ne nuk jetojmė nė vitin 1968 me pushtimin e Ēekosllovakisė," duket sikur ka harruar nė mėnyrė tė turpshme deklaratat qė ajo vetė lėshonte nga SHBA-ja dhe Jeruzalemi gjatė agresionit izraelit nė Liban nė qershor tė vitit 2006, kur ajo justifikonte agresionin dhe krimet izraelite nė Liban dhe fliste "pėr Lindjen e Mesme tė re." Tamam si Kondoleza Pilafi, edhe presidenti Bush i ėshtė drejtuar paturpėsisht rusėve duke ju thėnė se "kėrcėnimi dhe frikėsimi nuk janė mjete tė pranueshme pėr tė bėrė politikėn e jashtme nė shekullin e 21tė." Sikur kėto deklarata ti bėnte ndonjė udhėheqės tjetėr botėror qė nuk i ka duart e lyera me gjak, ato edhe mund tė gėlltiteshin. Por kur kėsi deklaratash bėhen nga administrata e z. Bush dhe znj. Pilafi, dhe ambasada e tyre nė Tiranė, tė cilėt qė nga viti 2001 kanė ēuar tanket, raketat dhe aeroplanėt e tyre nė njė seri vendesh, duke vrarė, mbytur, shkatėrruar regjime, terrorizuar dhe varfėruar njė sėrė vendesh tė botės sė tretė, ēdo lexues i qetė nuk mundet tė ruajė dot nervin dhe tė mos reagojė. Si mundet vallė ambasada e shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, qė ndėrhyrjen e Rusisė nė Gjeorgji ta krahasojė me atė tė "Bashkimit Sovjetik" dhe "skena tė vitit 1968", kur ēdo njeri nė kėtė planet ku ne jetojmė ka parė "live" nė Top Channel dhe nė televizionet e tjera filoamerikane tė Tiranės, krimet qė amerikanėt kanė bėrė nė kėtė tokė kėto 18 vitet e fundit qė nga Iraku, Afganistani, Somalia, East Timori, Mindanao, Nikaragua, Panamaja, Haiti etj? Si mundet vallė qė ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė tė flasė pėr "Skenat e agresionit rus" me "kujtime tė frikshme tė vendeve qė dikur kanė qenė tė robėruara dhe qė tani kanė zgjedhur njė model perėndimor tė lirisė dhe demokracisė" kur vetė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė kėto vitet e fundit kanė zhdukur, vrarė, robėruar, rrėzuar regjime dhe pėrndjekur njė sėrė udhėheqėsish dhe popujsh tė botės sė tretė? A mendojnė amerikanėt e Tiranės qė shqiptarėt janė kaq leshko sa tė harrojnė masakrat amerikane nė Falluxha, Bagram, Guantanamo, Bagdad, Haiti dhe Panama? Apo mos mendojnė ata se populli shqiptar ka tė njėjtin kapacitet me "analistėt" e gazetave tė Tiranės, si puna e Kastriot Islamit, tė cilėt pėr tė pėrfituar ndonjė "scholarship" apo punėsim nga ambasada amerikane nė Tiranė, apo pėr tė mos i prishur qejfin pronarėve tė gazetave qė mafia ka ngritur pėr tė ruajtur bizneset – janė tė gatshėm ti thonė derrit dajė?

    Deklarata e ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė ėshtė hipokrite kur ajo thotė qė "bota nė tė cilėn jetojmė sot ėshtė e ndryshme nga viti 1968 … pse.. qė atėherė Evropa, komuniteti transatlantik dhe bota kanė ecur pėrpara." Kjo deklaratė ėshtė hipokrite pse nė fakt veprimet amerikane nė vitet e fundit kanė treguar tė kundėrtėn. Qė nga pushtimi i Afganistanit dhe Irakut, te e ashtuquajtura "luftė kundėr terrorizmit", te vrasjet e civilėve nė Filipine, Somali, Etiopi dhe Shqipėri; te diskriminimi dhe shtypja globale e muslimanėve, te grushtet e shteteve tip "revolucione portokalli" qė amerikanėt kanė bėrė qė nga Ukraina nė Gjeorgji, te sponsorizimi i palaēove tė tipit MJAFT nė Shqipėri, amerikanėt i kanė treguar botės; qė bota qė ata kanė ndėrtuar nė kėto vitet e fundit ėshtė nė fakt njė botė e dhunshme, diktatoriale, dhe mė kriminale dhe prapanike sesa ajo qė sovjetėt kėrkonin tė ndėrtojnė nė Ēekosllovakinė e vitit 1968.

    Ndėrsa sovjetėt nė vitet 1968 rrėzonin regjimet e pabindura ndaj Traktatit tė Varshavės dhe kėto i zėvendėsonin me regjimet e tyre kliente, sovjetėt nuk kanė prodhuar republika si ato tė Shqipėrisė, Irakut apo edhe Afganistanit qe ne shohim sot, ku njerėzit vdesin si qenėr rrugėve pėr copėn e bukės dhe kllounėt e ambasadave amerikane flasin pėr demokraci dhe emancipime euro-atlantike ndėrsa vetė kontrollojnė tregėtinė e armėve dhe tė drogės. Ndėrsa sovjetėt nė vitet 1968 rrėzonin regjimet e pabindura tė bllokut lindor, ata nuk vrisnin njerėzit kaq shqeto sa ē'bėjnė amerikanėt sot me avionėt e tyre qė nga Iraku, Somalia dhe Afganistani. Sovjetėt nuk rrėzonin regjime si nė Haiti dhe Somali apo edhe nė Shqipėri nė 1997, dhe ti linin njerėzit tė vdesin pėr bukė. Nė kohėn e Bashkimit Sovjetik, vendet qė hynin nėn sferėn sovjetike ndėrtoheshin dhe ushqeheshin. Ne nė Shqipėri, sovjetėt na ndėrtuan uzina, fabrika, kombinate, shkolla, rrugė e ndėrmarrje ku populli punėsohej dhe shkollohej. Sovjetėt me tė vėrtetė ishin brutalė, por ata nuk i lanė shqiptarėt qė tė flenė dhe vdesin nėpėr semafore siē ata po vuajnė sot nėpėr rrugėt e Perėndimit.

    Vetėm kur vendet e bllokut ish-komunist ranė nėn sundimin e amerikanėve, siē ėshtė rasti i Shqipėrisė, ne kemi parė qė fabrikat, uzinat dhe shteti ynė u shkatėrrua. Njerėzit qė mė parė ishin mėsues, oficerė dhe zyrtarė sot kanė pėrfunduar nė rrugė dhe ose u bėnė drogėshitės, ose klandestinė nėpėr rrugėt e Evropės dhe fėmitė e tyre janė bėrė njerėz pa tė ardhme. Bota post-sovjetike qė amerikanėt ndėrtuan nė Shqipėri dhe nė vendet e botės lindore ėshtė shumė herė mė e poshtėr sesa bota nė kohėn e Bashkimit Sovjetik. Nėse nė kohė tė komunizmit, njerėzit nė Shqipėri kishin njė shtėpi ku tė fusnin kokėn, dhe njė punė sa pėr tu ushqyer, dhe edhe pse tė varfėr, rronin e vdisnin me bijtė dhe bijat e tyre pranė. Por sot shqiptarėt janė bėrė syrgjynė tė perėndimit qė flenė rrugėve tė Evropės, pa letra, pa dokumente, ndėrsa pastrojnė haletė e kaurėve perėndimorė. Ambasada Amerikane nė Tiranė dhe znj. Pilafi nuk duhet ti kujtojė botės dhe Rusisė, Bashkimin Sovjetik tė 1968-ės kur sot vende tė saja aleate siē ėshtė Shqipėria, e cila ēon mercenarė pėr tė luftuar pėr Amerikėn qė nga Iraku e deri nė Afganistan dhe pret krahėhapur presidentin Bush, ėshtė kthyer nė njė vend vuajtjesh dhe urije ku papunėsia ka arritur shifrėn 30%. Nė Ēekosllovakinė e Bashkimit Sovjetik nuk ka patur kronika tė zeza si ato qė ne lexojmė nėpėr gazetat e Shqipėrisė ku shqiptarėt e mjerė vrasin pėrditė veten, kėrcejnė nga ballkonet e shtėpive, shesin nderin e grave tė tyre, dhe janė kthyer nė skllevėr dhe hale-larės tė perėndimit pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Nė Ēekosllovakinė e Bashkimit Sovjetik nuk kishte njerėz si ata mijėra fukarenjė shqiptarė qė flenė rrugėve tė Evropės pasi nuk kanė punė pėr tė paguar qiratė.

    Ambasada e shteteve tė Bashkuara nė Tiranė kur deklaron se "bota nė tė cilėn jetojmė sot ėshtė e ndryshme nga viti 1968, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Ēekosllovakinė. Qė atėherė Evropa, komuniteti transatlantik dhe bota kanė ecur pėrpara," duhet tė definojė mė qartė se ēfarė nėnkupton ajo me kėtė hecje pėrpara. Nėse me kėtė hecje pėrpara amerikanėt nėnkuptojnė situatėn politike qė ekziston sot nėpėr vende si Gjeorgjia apo Shqipėria, ku qendrat e pushtetit janė pėrqėndruar nė duart e disa klikave hajdute, tė cilat shtypin, vjedhin dhe mjerojnė popujt e tyre, zhysin popujt nėpėr luftėra civile, siē janė rastet e Shqipėrisė nė 1997, apo ato tė Gjeorgjisė sot, kjo nuk ėshtė hecje pėrpara. Ky ėshtė njė regres drejt barbarizmit dhe mjerimit.

    Edhe pse ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, mund tė jetė e lumtur me mbėshtetjen e tipit "Yes Mam!" qė ajo merr nga politikanėt tanė ish-Enveristė dhe shumė gazetarė fukarenjė qė punojnė sot nė Tiranė pėr klikėn qė kontrollon mediat e Shqipėrisė, ajo e di shumė mirė qė Pax-Americana nė tė cilėn ne jetojmė sot ėshtė shumė herė mė mizore sesa bota nė kohėn e Bashkimit Sovjetik.

    Pėr mė tepėr, amerikanėt nuk duhet tė tėrbohen me ndėrhyrjen e Rusisė nė Gjeorgji pėr tė ndaluar gjenocidin ushtarak qė qeveria e Saakashvillit kreu nė republikėn e Osetisė sė Jugut nė 8 gusht 2008. Ndėrhyrja ruse nė Osetinė e Jugut ishte njė ndėrhyrje humanitare, nė tė njėjtėn mėnyrė siē edhe NATO ndėrhyri nė Kosovė pėr tė shpėtuar popullin e Kosovės nga masakrat e regjimit tė Sllobodan Millosheviēit. Ndėrhyrja ruse nė Oseti u bė pėr tė shpėtuar njė popullatė civile nga masakra qė regjimi i Saakashvillit ndėrmorri nė Oseti, duke kthyer kryeqytetin e saj, Tskhinvali nė gėrmadhė dhe masakruar rreth 2000 qytetarė. Nė tė njejtėn mėnyrė siē edhe NATO ndėrhyri nė Kosovė pėr tė shpėtuar popullin kosovar, edhe rusėt kanė tė drejtė tė mbrojnė bashkėqytetarėt e tyre sot nė botė. Tek e fundit fare, pėrplasjet e fuqive tė mėdha, siē ėshtė rasti i tanishėm i Rusisė me SHBA, pėrveē tė kėqijave kanė edhe tė mirat e saj. E mira nė rastin tonė ėshtė se rusėt ndėrhynė nė Gjeorgji pėr tė shpėtuar popullin osetian nga gjenocidi dhe pėr hir tė interesave tė tyre gjeostrategjike, tamam siē ndėrhyri edhe NATO nė Kosovė disa vite mė parė pėr interesat gjeostrategjike tė perėndimit nė Ballkan. Nga pėrplasja e tė mėdhenjėve shpesh pėrfitojnė popujt e dobėt dhe tė vegjėl.

    Pėr sa mė lartė jam i mendimit qė Ambasada Amerikane nė Tiranė nė vend qė tė demonizojė rusėt si agresorė, duhet tė pranojė faktin qė bota jonė, deri nė datėn 8 gusht 2008 ishte kthyer nė njė botė tė rrezikshme dhe tė frikshme. Amerikanėt e kishin kthyer NATO-n nė njė Traktat tė ri tė Varshės; ku vendet e vogla si Shqipėria dhe Gjeorgjia futen me pahir, ju merren paratė dhe ushtarė, pėr tė shtypur, kolonizuar dhe luftuar luftėrat e SHBA-ve kundėr popujve tė lirė tė botės sonė. Por dalja e ariut rus nė skenėn ndėrkombėtare sot, ashtu si nė vitet 1945, duket se do tė ketė mirėsitė e saja. Nėsė nė vitet 1945 vende si Shqipėria, Egjipti, Algjeria, Tunizia, Indonezia, Nigeria, Zimbavea etj fituan pavarėsinė si pasojė e proēesit dhe presionit dekolonizues tė nxitur nga sovjetėt, edhe sot si pasojė e pėrplasjes sė tė mėdhenjėve, popujt osetian, abkazian, kosovar por edhe afrikanė kanė mė shumė shanse dhe shpresa pėr tė jetuar tė lirė dhe fituar pavarėsinė e tyre sesa kishin pėrpara datės 8 gusht 2008. Historia e njerėzimit ka treguar qė kur bota sundohet nga njė fuqi e vetme, fuqia sunduese nuk mban pėrgjegjėsi pėr krimet e saj. Por nė njė botė dypolare apo shumėpolare vendet e vogla kanė mė shumė shanse pėr tė jetuar tė lira. Sikur tė mos ekzistonte pėrplasja SHBA – Rusi, Fuqitė e Mėdha tė krishtera tė perėndimit tė cilat copėtuan tokat shqiptare 100 vite mė parė, edhe sot, ndoshta nuk do tė kishin ndėrhyrė pėr tė mbrojtur kosovarėt nga makina ushtarake serbe.

    Konfikti i sotėm amerikano – rus mbi gjeorgjinė, ėshtė njė ogur i mirė edhe pėr politikanėt e vendeve botės sė tretė, dhe popujt e vegjėl siē janė shqiptarėt, tė cilėt qė pas rėnies sė komunizmit nuk kanė guxuar qė tė bėjnė as gėk dhe as mėk kundėr NATO-s dhe amerikanėve por i kanė thėnė vetėm "lepe e peqe" diktateve tė perėndimit. Me fuqizimin e ariut rus, shpresohet qė edhe shqiptarėt tė fitojnė shansin pėr tu bėrė sėrisht njerėz dhe ndėrruar kursin e tyre politik sipas interesit dhe jo sipas frikės. Bota pas ndėrhyrjes ruse nė Gjeorgji ka shanse qė tė bėhet njė botė mė e mirė. Amerikanėt dhe perėndimorėt kėtej e tutje, do tė duhet ti trajtojnė mė me temena popujt e vegjėl, dhe tė mos i trajtojnė si lecka siē perėndimi sillet sot me shqiptarėt. Pse nė rast se ata do tė vazhdojnė ti trajtojnė shqiptarėt si lecka dhe mercenarė, koha do tė prodhojė shqiptarė qė do tė hidhen nė krahun e kundėrt; nė anėn e "vėllait rus", "kinez" apo cilitdo vėllai qė tė dali nė treg, pėr sa kohė qė ai do tė jetė i gatshėm pėr tė gjetur dezertorė nė kampin e NATO-s. Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė me shkrimin qė i ka nisur mediave shqiptare nė datė 22 gusht 2008 dhe begenisjen qė po i bėn publikut tė papėrfillshėm dhe tė injoruar deri mė tani shqiptar, duket se ka nisur tė kuptojė pikėrisht kėtė fakt. Nė gjeopolitikėn globale ėshtė ngritur pazari.

  7. #267
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Do tė ishte mirė qė postimin ose artikullin mė lartė ta shoqėrosh me burimin e tij, Forumi Shqiptar respekton tė drejten e autorit tė cdo shkrimi.
    Sui generis

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pse cuditeni? Kushedi sa e kane paguar Olsin per ate shkrim. Edhe ruset kane aktivizuar sherbimet e tyrre sekrete. Vec kesaj, ka plot shqipfoles qe nuk ia duan te miren Shqiperise.....

Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:06
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Ligji i konfliktit tė interesave, deputetėve s’u lejohen biznese
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 19:52
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •