Close

Rezultati i Sondazhit: Cfarë e rrezikon tolerancen fetare midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme?

Votues
62. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Vetë, religjionet e ndryshme

    20 32.26%
  • Ateistët

    12 19.35%
  • Realiteti post 9/11

    2 3.23%
  • Propagandat e huaja

    28 45.16%
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #-9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    A është në rrezik toleranca fetare në Shqipëri

    Duke lexuar ca pjese nga tema Si lindi harmonia fetare në Shqipëri? dhe duke pare qe brenda per brenda asaj teme nuk kishte gjithaq harmoni fetare, me lindi ideja te diskutojme per nje problem shume shqetesues per shqiptaret si komb.

    Eshte e vertete qe shqiptaret jane shquar ne te gjithe boten si i vetmi popull me tre besime krejtesisht te ndryshme (dhe me teper sekte), dhe qe KURRE nuk ka patur probleme te natyres se perplasjeve fetare, ose per arsye te saj.

    Irlanda e Veriut ka keto probleme tash e nje kohe te gjate. Palestina poashtu. Cecenia njesoj. Iraku si me keq. Ka dhe shume shtete tjera qe s'kane arritur te gjejne (t'a lindin) ose ta zhvillojne nje tolerance fetare midis besimeve te ndryshme brenda trupit te nje kombi te vetem.

    Propagandat antishqiptare te sllaveve, grekeve si dhe okupatoreve te tjere jane munduar qe te na godasin pikerisht aty ku jemi me te ndryshem, tek besimet. Por ne kemi mbijetuar duke njohur dallimet e njeri tjetrit. Sidoqofte, kjo eshte nje ngjarje tjeter qe tashme diskutohet ke tema e permendur ne hyrje te kesaj teme.

    Ajo qe me intereson te lexoj nga ju eshte kjo:
    - A eshte ne rrezik toleranca fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
    - Kush ose cfare rrezikon tolerancen fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
    - Si ka ndikuar situata pas 11 Shtatorit, 2001 tek bashkejetesa ne harmoni e shqiptareve te besimeve te ndryshme midis shqiptareve ne pergjithesi?
    - Cfare mund te behet qe te evitohet nje percarje e tille?
    - Parashtroni ndonje pyetje dhe ju...


    Pres mendimet e gjithsecilit, perfshi dhe ata qe s'kane ndonje fe ose qe ndjekin besime alternative, te natyrave te ndryshme.

    ...dhe, uroj shume qe kjo teme te reflektoje per te mire, per te pare e njohur dallimet, per t'u pajtuar me to, dhe per te vazhduar bashkejetesen, si deri tani.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #-8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vetëm pak prit dhe do të fillojnë grindjet ndërfetare dhe jofetare, ja vetëm pak, sa të vinë të zakonshmit që meren me këto punë.
    Sui generis

  3. #-7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Eshte e vertete qe shqiptaret jane shquar ne te gjithe boten si i vetmi popull me tre besime krejtesisht te ndryshme (dhe me teper sekte), dhe qe KURRE nuk ka patur probleme te natyres se perplasjeve fetare, ose per arsye te saj.
    Në rradhë të parë me këtë konstatim kaq pompoz ti tregon mungesë të theksuar njohurish në histori.

    Ka pasur raste konfliktesh. Ndonjëherë edhe ca të dhimbshme.
    Rasti i Kolonjës me fshatin e Fan Nolit, Voskopojës, Çamërisë. Këto kanë qënë konflikte me bazë fetare.
    Të jetoja 100 vjet më parë, vetëm një gjë do desha të kisha bërë: Gjithë ça ishin hoxhallarë e priftërinj, do i çoja në litar.
    Edhe po ta them arsyen pse. Nga të dhënat historike del në shumë raste se hoxhë e prift, shkonin bashkë te kadiu i mëhallës dhe padisnin shqiptarët që shkruanin shqip.

    "zoti" i shkretëtirës është zot antikombëtar. Dhe fetë që përfaqësohen prej tij janë e dhëna më e mirë se ai nuk ekziston.

    Ajo qe me intereson te lexoj nga ju eshte kjo:
    Përpara se të më lexosh, të ftoj për një sfidë mbi një konstatim sipas të cilit do bazohet gjithë përgjigjia ime:

    Toleranca fetare shqiptare, pikë së pari nuk është tolerancë, është indiferencë fetare.
    Dhe...
    Toleranca fetare rrezikohet mbi të gjitha dhe përveç të tjerash prej vetë besimtarëve.

    ***

    - A eshte ne rrezik toleranca fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
    Po. Sepse konflikti i ardhshëm botëror me shumë mundësi do jetë i natyrës fetare. Dhe varet si do na gjejë. Po na gjeti të bashkuar mirë. Po na gjeti të ndarë, më qafsh moj shegë.

    - Kush ose cfare rrezikon tolerancen fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
    Pikë së pari vetë besimtarët, dhe kjo në varësi të shkallës së fanatizmit që mbartin.
    Sa më shumë të besojë dikush, aq më fanatik, aq më intolerant etj.

    - Si ka ndikuar situata pas 11 Shtatorit, 2001 tek bashkejetesa ne harmoni e shqiptareve te besimeve te ndryshme midis shqiptareve ne pergjithesi?
    Në fakt pas shtatorit 2001, në Shqipëri u fut një filtër antiarab për të ndaluar hyrjen e xhybeve të shkretëtirës në trojet shqiptare. Sepse u pa që loja me tespie nga Arabia ishte goxha e rrezikshme dhe me pasoja.
    Gjendja mes besimtarëve të thjeshtë nuk ka ndryshuar, por reagimet ndaj arabëve po. sikur nuk tolerohen më si më parë.
    Problemi tjetër kryesor, janë nxitjet nga jashtë të çdo feje. Po do e trajtoj më poshtë këtë punë.

    - Cfare mund te behet qe te evitohet nje percarje e tille?
    Të vihet kombi mbi fenë, jo në mënyrë të detyruar, por të ndërgjegjësuar. Vetë besimtarët e çdo feje do duhet të godasin fanatizmin brenda saj. Kjo duhet të jetë DETYRË e çdo besimtari të kritikojë ata që kalojnë masën dhe i përkasin të njëjtit besim. Se po ta bëjmë ne ateistët filloni e qani pastaj.
    Të vendoset përfundimisht një projekt-plan i pranuar prej të gjithë shqiptarëve. Mbi simbolet e shenjta të kombit. Shave Gjergj Kastriotin psh, ik mbushu nuk je shqiptar, je legen.
    Shave Nënë Terezën, idem.
    Shave Naim Frashërin, Ismail Qemalin, idem.
    Këto figura janë MBI fe, se sa do i gëlltisni aty do duket "toleranca". Aty do duket sa shqiptarë jeni.
    Pastaj, problemi me fenë është që plotëson nevoja elementare të masave të thjeshta. Do duhet sa më shumë edukim. Në vend të merreni me Kurana e Bibla, shikoni përktheni best sellerin më të fundit që doli në Angli, teoritë më të reja në shkencë, ekonomi, biznes, agrikulturë, etj. Shikoni filozofët e këtij shek. cilët janë, profesorët më të shquar.
    Ku dallohen shtete të ndryshme psh për teknologji? Suedia e zëmë, si ka arritur të shtojë prodhimin në x degë, silleni metodën në Shqipëri, krijoni një rrjet komunikimi të ndërsjelltë me Evropën, SHBA-në etj etj.

    Stimulon dialogët ndërfetarë. Tolerantë do jeni kur unë si ateist të kem të drejtë të kritikoj si të më vijë mbarë që nga Abrahami, Moisiu e gjithë misionarët e shkretëtirës deri te këta të rinjtë që i mbani për profetë dhe zotër. Kur të "rriteni" dhe të mos ndiheni të ofenduar se u paskemi kritikuar besimin, atëherë do quheni me gjithë mend tolerantë.

    - Parashtroni ndonje pyetje dhe ju...
    Kur keni ndër mend të hiqni dorë nga deluzioni se zoti ekziston e ju don fort?
    Ezekiel 25-17.

  4. #-6
    Julius, shpesh të huajt kur flasim për fenë në Shqipëri e përmendin vendin tonë si shembull për harmoninë fetare.

    Ama siç mund të shihet qartë te "Toleranca fetare" ka nje urrejtje të madhe midis besimeve të ndryshme dhe menjëherë pas 2-3 replikave do të shikosh akuza se njëri apo tjetri është grek, rumun, rus, arab, serb turk etj.

    jam shumë dakort me atë që ka thënë Julius, që toleranca për të cilën njihet Shqipëria, vjen thjesht nga fakti se vetëm një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve janë me të vërtetë fetarë. Sa më shumë të rritet ky numër, aq më shumë do dalin në pah konfliktet ndër-fetare qe shihen shumë qartë këtu në forum.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    rezik i madh jan kto wahabistat po ashtu edhe extremistat krishter te cilet thrasin ne fen e te parve .
    We are all Aliens

  6. #-4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pyetjen e ke bërë për Shqipërinë?

    Unë që sa kam lind e deri tani jetoj në Shqipëri, dhe e njoh mentalitetin e këtij populli, e kësaj shoqërie me rrënjë. Dhe me garanci 99.9999....999...% që konflikte fetare nuk ka shanse të këtë. S'jemi popull fetar ne. Rinia as që bëhet fjalë me ik në xhami apo në kishë, apo me hy nëpër debate fetare. As edhe moshat e tjera. Kur kam qenë në shkollë unë (8 vjeçare) e gjimnaz as që bëhej noj herë muhabet për fenë, s'bite rasti me fol për fenë, as me pyt çar feje ke ti. Gjona qesharake. Me pak fjalë populli i thjeshtë ngelet jashtë konfliktit.

    Kush mund ta shkaktojë konflikt? Vetëm "kokat" e m'dhoja të fesë. Po edhe prej tyre nuk shoh ndonjë rrezik.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #-3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Votova per alternativen e pare.

    Arsyetimi: Te tri* religjionet qe ka shoqeria shqiptare jane aso monoteiste dhe misionare. Monoteiste sepse qe te tri religjionet predikojne se eshte vetem nje Zot ne Bote (duke hedhur poshte Zotin e tjetrit). Misionare sepse perhapja e religjionit ne Bote eshte postulat eksplicit i tri religjioneve dhe per kete arsye ne syte e besimtareve: postulat hyjnor. Mjaftojne vetem keto dy vecori te kuptosh se keto religjione jane ne konflikte permanente me njera tjetren, qofte aso dogmatike qofte aso luftarake. Shoqeria shqiptare me shekuj ndodhet ne mes te ketij konflikti te perjetshem. Deri sot, Zotit fale, ne shumice kemi atestuar imunitet ndaj ketij konflikti qe origjinen dhe forcen bartese e ka jashte shoqerise shqiptare. Arsyet per kete imunitet jane sigurisht te shumeta, por si me te rendesishmen e kisha cekur epoken e iluminizmit krishter: Kjo epoke, e cila daton se paku tre shekuj prapa dhe qe zgjate akoma sot, arriti te mposhte adoleshencen intelektuale te njeriut, te cilen ai ia ka dhene vetit qe ne ate moment kur themeloi religjionin. Eshte merite e kesaj epoke qe njeriu mesoi te kundershtoj e hedhe poshte doktrina e praktika religjioze te pabaza, mesoi ne kete menyre qe religjioni (dhe me te edhe Zoti) di te jete i gabueshem, i keqperdorshem, i demshem. Njeriu i krishter mesoi te pavaresoj veten nga religjioni, mesoi t´i japi vetvetes norma ligjore, morale e sociale, duke krijuar keshtu barazi dhe tolerance te papare per te gjithe shoqerine dhe duke debuar religjionin me instancat e tij sa me large pozicioneve kyce te shoqerise. Mesoi te krijoj shoqerine moderne, duke debuar cdo here e me shume ate qe religjioni origjinalisht mesonte: shoqerine arkaike e shpesh here ataviste.

    Kjo epoke njohu "reprezentante" te saj edhe ne shoqerine shqiptare. Njohu njerez, te cilet shekuj me pare e kishin kuptuar demshmerine qe mund te te sillte religjioni dhe te cilet na mesuan se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, na mesuan ta duajme kombin e ta respektojme religjionin aq sa ky sipas arsyes e meriton kete gje, na mesoj ta mesojme ne religjionin se nese vihemi para situates ku duhet te zgjedhim ose religjionin ose kombin, ne perhere vendosemi per te dytin. Kjo trashegimi ne syte e mi eshte arsyeja kryesore pse shoqeria jone deri sot ishte (te pakten ne shumice) imune ndaj konfliktit permanent te lartepermendur qe na paraprogramojne tri religjionet qe kemi. Kjo trashegimi duhet te vleresohet, te ruhet dhe shperndahet ne cdo te mitur shqiptar qe ne shkollen fillore, para se ai te jete infektuar pasherueshem nga ndonjeri religjion. Sidomos nga nje religjion sic eshte Islami, i cili (te pakten ne vendet nga buron) as qe njeh iluminizem apo dicka te tille.

    -------
    Sqarim:
    * = fola per Ortodoksine dhe Krishterimin si dy religjione (krahas religjiont te trete te shqiptareve: Islamit), sepse sa di une pernga doktrina e dy religjioneve eshte me e gabueshme te flasesh per Krishterimin dhe Ortodoksine si "nje religjion" sesa t´i ndash ne dy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 08-08-2008 më 16:14

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anëtarësuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172
    Per mendimin tim rreziku edhe pse i vogel, egziston. Ky rrezik vjen nga kjo pakic qe mund te shihet edhe ne forum qe nderhyjne ne gjith temat per te ber propagande, kjo puna e feve eshte si puna e nje virusi, pershembull nje i pashkolle dhe pa asnje pik kulture nderhyn ne tem dhe godet rende fen time me terma te dhe fakte te pabazuara askun dhe un pasi i lexoj ne ate gjak nxehtesi shkruaj nje pergjigj'je qe ofendoj pa dashje shum te tjer qe sigurish do pergjigjen mua dhe keshtu me rradhe... lind nje konflikt mes fetar per faj te personave te pandergjegjshem. Por duke pare qe neve qe jemi paqesor midis nesh jemi me shum ne numer, duhet te vazhdojme te jemi te till dhe ti injorojme nga jeta jon virtuale dhe reale gjith keta tipa qe rrezikojne te na infektojne me ate virus qe kan marr ata me pare.
    URL .net http:// .com www. .it ftp:// .al https:// . . . . . . . . .

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    E vetmja gje qe e mbron tolerancen shqiptare ne shqiperi (dhe e ka mbrojtur) ka qene qendresa e fuqive te medha qe u interesoheshe nje shqiperi e pavarur. Shqiptaret nuk jane ndonje rast special ne kete sepse c'do gje varet nga elitat politike nderkombetare dhe kombetare. Sherrin e ka ne gjake c'do njeri dhe do plasi her pas here nqs jo ne linja fetare, ne linja klase, politike apo tifozllike.

    Ketu po flas per tolerance se per harmoni s'besoj se kemi pasur ndonjeher.

  10. #0
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    E vetmja gje qe e mbron tolerancen shqiptare ne shqiperi (dhe e ka mbrojtur) ka qene qendresa e fuqive te medha qe u interesoheshe nje shqiperi e pavarur.
    Sikur te ishte ashtu qe qendrimi i fuqive te medha solli dhe mbajti tolerancen ne Shqiperi, atehere ne Shqiperi nuk do te duhej te kishte patur tolerance fetare ne peridha kohore ku ajo (Shqiperia) nuk ishte ne inluencen e atyre fuqive te medha te cilave u duhej Shqiperia e pavarur.

    Qe ne Shqiperi pati qe nga mesjeta e hershme tolerance fetare, flasin burime historike. Ja cka shkruan ne lidhje me kete teme p.sh. ne faqen http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaq...shqiptare.html (paragrafi i peste i kesaj faqeje):

    Të dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme të shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Misionari katolik Pjetër Mazreku në një raport të tijin dërguar Selisë së Shenjtë të Romës më 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët - shën. i aut.) si p.sh. me kremtue ditën e premte që asht festa kryesore e turqve (myslimanëve - shën. i aut.) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët - shën. i aut.), si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen (shëndetësohen - shën. i aut.), në qoftë se kryejnë disa të këqia ...”.
    Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë”.
    Burimet historike të shek. XVII-XVIII jo rrallë ofrojnë të dhëna sipas të cilave vajza të krishtera martoheshin me djem të islamizuar dhe se këta të fundit u kërkonin priftërinjve katolikë që grave të tyre të krishtera t’u jepeshin sakramentet e shenjta (pagëzimi, kungimi, rrëfimi etj.). Për më tepër, në kundërshtim me rregullat fetare, ata kërkonin që edhe fëmijët e lindur nga këto martesa të përziera të pagëzoheshin në kishë. Ishin të shumta rastet kur edhe familje tërësisht të islamizuara u kërkonin priftërinjve pagëzimin e fëmijëve të vet.
    Kjo tregon se shoqeria shqiptare njohu tolerancen fetare edhe para veprimit te fuqive te medha ne Shqiperi.


    Ketu po flas per tolerance se per harmoni s'besoj se kemi pasur ndonjeher.
    S´shoh ndonje dallim qenesor mes te tolerances dhe harmonise. Te dyja jane ne te njejten mase te veshtira te arriten dhe arriten vetem nepermjet te menjanshmerise ndaj religjionit qe i perket. Kur njeri religjion (Islami) predikon se Zoti eshte Allahu, dhe Allahu s´pranon se Krishti eshte as bir Zoti as trinitetin e keshtu me radhe, dhe tjetri religjion (Krishterimi) predikon se Krishti eshte Zoti, dhe as qe njeh apo permend ndonjehere Allahun, atehere eshte fare e logjikshme se e vetmja rruge per te pasur tolerance apo harmoni ne mes te perkatesve te ketyre dy religjioneve eshte menjanshmeria e tyre ne te gjitha ato mesime te dy religjioneve qe kunderthone njera tjetren.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •