Close
Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 337
  1. #151
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Nuk ju marr vesh ju dhe kërkoj sqarim ca.
    Të më thonë mua psh "majmun", unë nuk ofendohem se nuk jam majmun.
    Po të më thonë serb, prapë nuk ofendohem se nuk jam serb. Apo të bëhet një përgjithësim që: Shqiptarët e Shqipërisë janë të pamoralshëm; apo dhe si kam parë: Ata (shqi. të Alb) shesin motrat e tyre.
    Ne si grup nuk ofendohemi.

    Tani më thoni: Ata shqiptarë Maqedonie që nuk janë, nuk sillen, nuk hanë, nuk pinë, nuk vishen, nuk këndojnë si arab; PSE DUHET TË OFENDOHEN KËTA MER JAHU???

    Këtu po flitet për ata që sillen si arabë. Atyre iu djeg suma dhe vijnë e krruhen. Shumë mirë e tha një tjetër më lart; ata duan të mbrojnë arapllëkun e tyre sepse e shofin veten të kërcënuar.

    E shofin veten të kërcënuar nga këngët, vallet, folklori, gjuha, kostumet, tradita, rakia SHQIP.
    Unë kam pa gjona të papara me ca njerëz. Mund të të hiqet si patriot ndonjë mbetje turke psh që e di prejardhjen e vet. Apo naj boshnjak. Ulërrasin këta madje edhe për patriotizëm. Edhe strehën e kanë gjet te islami dhe te xhybja arabe.

    Të jesh shqiptar është një proces që fitohet, nuk bohesh kshu taka-faka mrena ditës.
    Ça lesh shqiptari është dikush që mi thotë çdo mysloje "vëlla"? Ça t'i them atij unë që ma prezanto arabin si vëlla? Meno ça gjaku të hollum ka në deje një njeri i tillë.

    Problemi tjetër është, që persona të tillë (të arabizum) sikur kanë marrë shumë yxhym kohët e fundit, falë neglizhencës karakteristike të vet shqiptarëve që nuk para e vënë ujët në zjarr, presin të digjet fshati njëherë pastaj e bëjnë.
    Tani është momenti me e nda shapin nga sheqeri se nuk pres pri gabelit të përfaqësojë apo të luajë me emrin tim si shqipo. Gabeli po ka me nejt të rrijë ke veni i vet të mos pëllasë shumë forumesh. Se këta janë si kope magjarësh dhe pllasin fort.

    Nashi, të dalin vet të përfaqësumit dhe të vetidentifikumit si gabel me e shqit kët muhabet i herë e mirë.

    Pershendetje Julias !!

    Tema ne fjale eshte shume e qelluare,per arsye se thelon komunikimin ndermjet shqipetareve pa dallim feje apo rrethine . Nuk pajtohem me disa anetare te forumit ,kurre flasin ne """"shumice """ per 1,milion shqipetare te maqedonise,t'i paraqesin s'i arabe apo turqe.S'ikur ne shqipetaret ne pergjithesi te jemi te afte nuk ka asgje te keqe se jemi te ndare ne tre religjone.Toleranca jone ndermjet nesh jepe nje shembull pozitiv i cili ralle munde te gjindet ne bote.

    Merre nje shembull me popullin boshnjak muslimane : Muslimanet boshnjak me kombe jane sllave , pore me religjion muslimane.Aktualishte boshnjaket muslimane kane probleme te medha me identifikimin e tyre kombetare ,per arsye se nuk ekziston kombe muslimane .

    Per fate te mire, shqipetaret ne maqedoni ,nuk ballafaqohen me keto probleme te boshnjakeve muslimane ,te identifikimit kombetare ,edhe pse pjesa me e madhe jane muslimane.

    Citat : E shofin vehten te kercenuare nga vallja, kenga ,kultura,folklori tradita , dhe rakija, shqipe.

    Zoteri Julias !!! Afer 50 vite nuk ka pasur mundesi te komunikojme s'i kombe me njeri tjetrin ne pergjithesi ,moskomunikimi per 50 ,vite me siguri se sjelle , edhe pasoja ,ne tradita, zakone, kulture, tj.etj.

    Rakia : Une mendoje se gjithe shqipetaret ne Maqedoni, dhe ane e mbane botes ,kemi qene dhe jemi krenare me prodhimin vendore te rakise shqipetare, pore ne anen tjeter rakia nuk te bene popull ,kombe moderne,sepse ne shume shtetet e evrpes ,perdorimi i tepruare i rakise luftohet me te madhe.

    Vellau i mire Julias , Ju nuk i merrni parasyshe hallet e shqipetareve te maqedonise, ne sistemin e kaluare komuniste : Une s'i dhe shume te tjere s'i femije ,kishim shume deshire te shiqojme televizionin shqipetare ,pore ishte e pa mundur duke vajtur neper oborr me antena te ndryshme dhe ishte e pa mundur qe t'i kapim valet ,per arsye se Jugoslavia, i kishte naluare vallet e RTVSH.ne teritorin ish jugosllave. Nje kohe para 20 ,viteve s'i femije u grumbulloheshim te ndonje i afert i familjes dhe me shume kujdes ne menyre sekrete qe te shiqojme ndonje film shqipetare te icizuare ilegalishte nga Shqiperia, s'ikur dikush nga sherbimi sekret sllave dhe bashkepunetoret shqipetare te sllaveve ,t'a hetonte kete raste me siguri se kishte denim te rrende per keto te ashtuquajtura veprimtari armiqesore. Hallet per t'a ushqyere shpirtin me muzike dhe folklore shqipetare ishin te medha, pore ishte e pa mundur.

    Citat : Shqipetaret e Maqedonise ,te pa arsimuare :

    Zoteri i nderuare ,ne vitin 1994 ,ju shume mire e dini se jane vra dhe jane burgosur shume shqipetare nga Maqedonia, pse ata kerkonin Univerzitet shqipetare ne Maqedoni ,Tetove. Kurre ne shqipetaret ne Maqedoni, u gjakoseshim me forcat sllave te shkijeve, per arsim ,ne gjuhen shqipe ,ju ne Shqiperi , filluate luften qytetare trazira te perditshme me arme automatike ,duke e shkateruare shtetin deri ne kapitullim. Ku ishte shteti shqipetare, Shqiperia e ate kohe qe te ja terhjek verretjen sllavo-mqedonve sepse e behet fjale per 1,,milion shqipetare qe kerkojne te arsimohen ne gjuhen e vete amtare ???

    Zoteri te nderuare ,hallet tona te shqipetareve te maqedonise nuk ka nevoje qe t'i globalizoni ne religjion musliman , per asye se koha po punon per shqipetaret , pore me ndihmen e shtetit shqipetare ,duke komunimikuare s'a me shume me njeri tjetrin ,deri s'a te arrihen qellimet tona kombetare .

    N e raste se dikush mendon se me ofendim ,munde te arrihet rezultate me shqipetaret e maqedonise ,me siguri se gaboheni , S'A ME SHUME KOMUNIKIM ,SEPSE ESHTE I DOMESDOSHEM .A'A ME SHUME TOLERANCE PER NJERI TJETRIN.

    PRONAR TE KESAJ BOTE ESHTE RINIA . RINIA ESHTE NE TE MIRE TE SHQIPETAREVE

  2. #152
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Po hiqe atë foton e Berishës se duket po ndikohesh në postime nga ai.
    Nuk ia ke kap kuptimin temës plako...
    Qe ta kuptosh ti bashke me te tjere me mire temen, shko njehere andej nga rruga e Kavajes (Tirane) tek xhamia. Shko shifi njehere "arabet" shqipfoles te Shqiperise qe dynden cdo te premte aty tek xhamia dhe ne xhami te tjera. Pasi te besh kete hajde ketu dhe jepu mend shqiptarve te Maqedonise bashke me te tjeret per problemet e tyre fetare.
    Nga ana tjeter po e permend dhe e ripermend ate qe kam thene me pare. Ky eshte nje fenomen i pergjithshem mbareshqiptar. Zgjidhja nuk vjen nga percmimi qe i ben njera pale pales tjeter, qofte me ane te fjaleve apo me veprime te ndryshme. Zgjidhja vjen vetem me mirekuptim, informim dhe bashkeveprim te dyanshem.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #153
    O brooklyn pash zotin tani se edhe toleranca dhe mirekuptimi kane nje kufij. Disa gjera nuk behen me zorr. Kush eshte fenomen mbareshqiptar? Po ne xhamite e Shqiperise nuk shef kembe te riu mer, pervec disa tocave qe nga fukaralliku perfunduan e studiuan ne Arabine Saudite per teologji. Mbase ne fshatra po sidomos andej nga Dragostunja e Elbasanit qe dihet sa te marum jane por ne qytet e? Pervec disa pleqve qe mezi ju qendrojne poturet, rinia se can koken jo per fe myslimane por as per fe tjeter. Nese do te rrime shtrember e te flasim drejt atehere duhen pare faktet ne sy sic jane dhe jo sic na pelqejne ne te jene. Disa shqiptare te Maqedonise kane tendenca te theksuara arabizimi dhe kete e kemi pare ne forum sa e sa here. Po ashtu ke dhe nga te Kosoves (si rasti i ketij qypit Ameer Khattab). Provo e fol me keta tipa me mirekuptim, informim dhe bashkeveprim. Te tregojne direkt allahu-n ekber dhe xhihadin. Kesaj cfare mirekuptimi ti gjesh?

  4. #154
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    Darius, me duket se eshte keqkuptuar mesazhi im. Une nuk e mohoj qe ne Maqedoni dhe Kosove ka Shqiptare te Arabizuar. Poashtu nuk e mohoj faktin qe edhe ne forumin shqiptar ka shqiptare qe vetem njerez s'mund te quhen, e lere me pastaj te komunikosh me to. Mua nuk me pelqen titulli i temes qe duket shume gjithperfshires. Poashtu dhe tendenca dashje apo padashje per ti pare ne pergjithesi muslimanet shqiptare te Maqedonise si te turqizuar apo arabe. Jo se s'ka, por sjane shumice. Nuk jane me shume se c'ka ne Shqiperi. Te garantoj qe ne shume xhami ne Shqiperi ka shume djem e vajza te reja qe jo vetem ndjekin ritet fetare (qe eshte normale), por kane adoptuar nje sjellje dhe paraqitje tipike te Lindjes se Mesme. Te permenda xhamine e Rruges se Kavajes, besoj se e ke idene per cilen flas. Ajo nje dhe shume xhami te tjera sot per sot jane fusha pjellore per radikalizimin fetar te Shqiptareve.
    Mos te permend pastaj qytete te tjera, psh Shkodra, ku ekstremizmi fetar ka shkuar aq larg sa te shkaktoheshin edhe protesta per vendosjen e statujes se Nene Terezes ne kete qytet. Nuk ka asgje te keqe pse hapen te tilla debate per te reflektuar ne kesi lloje problemesh, por me duket se ne (Shqiptaret e Shqiperise) po tregohemi pak miope ne vleresim. Nderkohe qe forumet duhet te sherbejne si mjet bashkepunimi dhe ndarje opinionesh, ne po i perdorim dita dites si mjet te IMPONIMIT te ideve. Duke perdorur te tera rruget e mundshme, qe nga fyerjet dhe sharjet banale e deri ne perdorimin e argumentave percmues e diskriminues brenda llojit. A ka shprese se po te ecet ne kete menyre do arrihet ndonje rezultat pozitiv?!

    Dhe dicka se harrova. Shikoni pak pyetjen qe ben i nderuari hapesi i temes:

    ka shqiptare ne Maqedoni apo arabe qe gabimisht flasin shqip
    Ka shqiptare apo ska Maqedonia?! Apo "A jane shqiptaret e vertete shumice apo jane pakice"?!. Pra paska arritur puna deri aty sa te vihet ne dyshim prania e vertet etnike shqiptare ne keto troje. Nese nje pyetje e tille lejohet ne hapjen e nje teme, atehere nuk e di se c'emer mund ti vihet kesaj nisme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 06-08-2008 më 19:04
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #155
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ne ca vija te pergjithshme jam dakort me brook, duke filluar qe nga titulli (qe e kam permendur me lart) e deri te ca steriotipizma te tjera.
    Ne Shqiperi, kane filluar disi nga keto idiotlleqet. Ne B.Curri psh, qe ne pergjithesi nuk njiheshin per ekstreme te tilla, nje fondacion arab kishte hapur nje si tip qendre per te shperndare ndihma. Qe te merrje ndihmen, po te ishe femer, duhej te veje atje me bluze me menge te gjata, dhe fund deri te kembet dhe ne mes te vapes. Bashke me ndihma te jepnin dhe Kuranin. (OK, dakort deri ketu.)
    Nje vajze qe e njoh, i hyri thelle ceshtjes se besimit, u fejua me nje djale qe studion te behet hoxhe. Tani as doren nuk i jep kunatit te vet (burrit te motres) se ia ndalon "feja." Kjo e fundit aq me acarron nervat, se ne pergjithesi kuneterit i kemi pas tradite t'i kemi si vellezerit (ate timin e shaj me keq se tim vellane ). Plus qe traditat e mikepritjes se malesorit e malesores jane me nam.
    Ne B. Curri eshte ngritur nje xhami e re qe frekuentohet, por kishe katolike per katoliket e qytetit nuk ka.

    Kjo ne qytet, se c'behet ne fshatra ku ekonomia eshte me keq, dhe niveli i arsimit me i ulet, as s'e kam idene.

    Dmth nje lloj fenomeni i tille eshte ne dukje dhe ne Shqiperi. Doza e ulet, por po i le ....

  6. #156
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Teovamas
    T'i kthehemi realitetit : C'ka beri Shqiperia ,dheshqipetaret s'i shteti ame per civilizimin e shqipetareve te mqedonise, kure dihet se Qeveria maqedone -sllave per nje grushte njeres nje pakice maqedone 000000%ne Shqiperi, e nghere gjithe ate pluhur diplomatik ??? C'ka bene Shqiperia,dhe shqipetaret s'i shtete per gjithe emigrantet e tokave etnike shqipetare me diplomacine e vete ,per rruajtjen e mesimit plotesues dhe gjuhes shqipe ??? C'ka bene Shqiperia ,dhe shqipetaret e civilizuare per avansimin e tradites dhe kultures shqipetare ne tokat etnike shqipetare ??? Cka bene Shqiperia, dhe shqipetaret per nje komunikim s'a me te afert institucional te gjithe shqipetareve te tokave etnike me shtetin ame Shqiperine ?????Cka bene Shqiperia ,me Istitutin Albanologjik per afirmimin e shqipetareve ne tokat etnike. Cka bene Shqiperia s'i shtet ame qe ,per cdo vite te organizoje seminare per cdo lami ,fetare ,kombetare , ekonomike, politike , shkencore , kulturore, pore ne raste se eshte nevoja edhe ligjerata nacionaliste ne te mire te kombit ,me gjithe shqipetaret e tokave etnike ????
    Ju te gjithe forumiste te nderuare , qe kerkoni nga shqipetaret e Maqedonise, qe ne te bejme reforma magjike nga arabistan ne shqipetare ,mbrenda nates pa ndihmen e Shqiperise, dhe Kosoves ,eshte e pa mundur, dhe duhet te keni pake durim ,se ndoshta per nje kohe te shkurte Tetova, dhe gjithe shqipetaret ne Maqedoni ,do te jene faktore shume i rendesishem gjitheshqipetare.
    Teovamas, i lexova me vemendje dhe respekt postimet e tua ne kete teme. Dhe me vjen mire qe je munduar te japesh nje pergjigje konkrete temes, duke anashkaluar pasojat e titullit.

    Nuk dua te ndalem shume te faktori "per inat te vjehrres, mullinai" dmth per t'u ruajtur nga faktori sllav, u islamizuan shqiptaret e Maqedonise. Kete e morem vesh, mund te jete dhe faktor legjitim (shkalla e ketij faktori vihet ne pikepyetje ne kete teme.)

    Por dua te ndalem pak te kjo ceshtja e "shtetit shqiptar." Ato pyetjet qe ke bere per shtetin shqiptar, fare mire mund t'u drejtohen dhe vete shtetasve shqiptar brenda kufijve zyrtar. Flet per civilizim, por sistemi komunist zhveshi, c'civilizoi dhe nenshtetasit e tij. Per 50 vjecarin e diktatures nuk ia vlen te flasim se as gek e as mek s'beje dot, jo me te mendoje te hyje e te dilje neper Kosove, Maqedoni e gjetke. Plus qe gjeopolitika e rajonit ishte e tille qe ta bente te pamundur.
    (E megjithate, ne 2004 ne nje familje ne nje fshat te Struges, vajta ne nje shtepi qe kishin akoma portretin e Enver Hoxhes aty. loool, fillimisht me te erdhi per te qeshur, pastaj me shpjeguan se ky fshat eshte fshat "komunistash." Qe te mos keqkuptohemi, njerez te shkelqyer dhe teper mikprites, dhe si mike qe isha, u shpjegova me pak fjale tmerrin e atij portreti, po hic se me besonin/kuptonin. Gjithesesi muhabet tjeter.)

    Pas renies se komunizmit, qeverite qe vijuan s'e vune ujin ne zjarr per 1/3 e shqiptareve qe emigruan, per te drejtat e tyre, per mundesite e shkollimit ne shqip te femijeve te ketyre emigranteve etj. Nuk u moren as me abuzimet nga shtetet fqinje, Itali, Greqi etj ndaj ketyre emigranteve.
    Ta kam fjalen jo se shqiptaret e Maqedonise apo te Kosoves jane me pak te rendesishem, por dua te ve ne pah paaftesine e qeverive.

    Ne thelb eshte kjo qe: "I zoti e nxjerr gomarin nga balta." Po prite per te tjeret mund te jete teper vone.
    Nga ana tjeter, ne vijim te ideve te tua, shkembimet arsimore jane ne rritje, midis universiteteve. Dhe duhet te jene me ne rritje. Shkembimet ekonomike, tregtia etj, duhet te marre te njejtin hov. Fatkeqesisht, eksportet shqiptare nuk jane ne zhvillimin e duhur, por tashme me heqjen e vizave (se dhe ca gjera s'varen nga ne) ndoshta do lehtesohet.

    Dhe mbi te gjitha, "shkembimet/kontakti human" ose me fshatce turizmi. Gje qe eshte ne rritje, shume shqiptare te Shqiperise shkojne per turizem sidomos ne Struge e Oher, e anasjelltas, shume maqedonas vijne per pushime ne Shqiperi. Kjo e fundit eshte menyra me e mire. Domosdo qe do hasen pengesa. Incidente te tilla si ajo zenka ne Durres para ca ditesh qe beri buje neper gazeta (dy te rinje qe u zune me nje turist maqedonas.) Apo ne rastin tim, kur vajta ne Struge qe me keshillonin ta fshehja kryqin qe kisha ne qafe. Ne fakt asgje nuk me ndodhi, dhe as qe me shkon ne mendje te gjykoj ne baze te kesaj.

    Por me e rendesishme eshte se afersia e trevave, detyrimisht, apo me shprese do forcoje lidhjet tona, dhe ne kete aspekt do kuptojme qe lidhjet e shqiptarizmit jane shume me te forta se ndarjet qe mund te shkaktojne ekstremet e nje feje apo nje tjetre.

  7. #157
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin

    Ju faleminderit Liones per replike !!

    Une personalishte jame nga Tetova ,pore per fate te keqe jetoje dhe punoje ne Skandinavi,. .Ne shume raste kure takohem me vendasit e mije nga Shqiperia ,as qe me shkon mendja te shiqoje ne shenja fetare , pore shiqoje racen dhe gjakun time, dhe kjo me bene me shume krenare qe te bisedoje dhe te jeme me i aferte me te gjithe shqipetaret e nje gjaku. Paramendoni komunizmi ishte vetem nje ideologji shoqerore 50 ,vjecare dhe ende rrenjet e saja nuk jane shkateruare ,ne krahasim kurre flasim me disa kultura arabe,turke qe kane mbyzoteruare ne trevat tona etnike me 500, vjete rradhazi. Toleranca , komunikimi ,arsimimi ndermjet gjithe shqipetareve ,do te japerezultate pozitive,duke e respektuare njeri tjetrin s'i nje trup i perbashket me nje gjuhe dhe me nje gjake .

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    pershendetje, me habit fakti pse mundoheni ju shqiptaret e maqedonis te ju shpjegoni disa forumistave nga shqiperia per poziten ton te pa volitshme ne maqedoni

    1.kto zoteri te nderuar neve na quajn maqedons a ne jemi ne luft me sllavo maqedonsit nder shekuj
    2.kto zoteri te nderuar nuk bejn dallim mes religionit dhe kombit
    3.flasin per kulturen evropiane (sipas meje me kete nenkuptojn se duhet shqiptari te greqizohet apo te italijnizohet)duke nenvlesur kulturen ton mbarkombetare e cila ka elemente edhe nga lindja edhe nga perendimi
    4......
    5......
    etj

  9. #159
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_23 Lexo Postimin

    Shqiptaret nuk kane kulture nga Lindja. Ose me sakte nje pjese e tyre kane nje kulture lindore e cila nuk i perket kombit shqiptar dhe qe eshte totalisht e huaj per te. Ne momentin qe thua qe shqiptaret kane dhe nga lindja dhe nga perendimi do te thote se shqiptaret qenkan dhe europiane dhe aziatike ne te njejten kohe. Kjo eshte shume e gabuar. Ne jemi europiane te lindur dhe te tille do te mbesim.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #160
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_23 Lexo Postimin
    pershendetje, me habit fakti pse mundoheni ju shqiptaret e maqedonis te ju shpjegoni disa forumistave nga shqiperia per poziten ton te pa volitshme ne maqedoni

    1.kto zoteri te nderuar neve na quajn maqedons a ne jemi ne luft me sllavo maqedonsit nder shekuj
    2.kto zoteri te nderuar nuk bejn dallim mes religionit dhe kombit
    3.flasin per kulturen evropiane (sipas meje me kete nenkuptojn se duhet shqiptari te greqizohet apo te italijnizohet)duke nenvlesur kulturen ton mbarkombetare e cila ka elemente edhe nga lindja edhe nga perendimi
    4......
    5......
    etj

    Shupjani nga nje postim tjeter:

    o ti shurdhak une nuk jam teolog te spjegoj pse ne arabisht krihen ritualet por edhe ti sje ne gjendje te kuptosh se islami nuk njeh komb apo rac lexoj me vemendje vargjet edhe nje her e kan fjalen per islamin dielli=islami
    Prape po them, por ne fakt eshte thene me pare dhe duhet te kemi parasysh te drejtat e "copyright" : Mblidhni dhite me keto muhabete se u be kjo pune si kembet e dhise.

    Per kuriozitet a ka mundesi te na sjellesh me pak fjale cilat jane sipas teje elementet e lindjes dhe perendimit ne kulturen tone (mundesisht, pa folur per xhezven e kafese, dhe makiaton.) Po elementet shqiptare cilat jane?

    flm paraprakisht

Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •