
Postuar më parë nga
Borix
Argumenti kyc i perdorur nga propozuesit per ndryshimin e emrit ishte, pak a shume, ky: "I. Qemali nuk ka dhene ndonje kontribut per fushen akademike shqiptare. Prandaj, universiteti i Vlores nuk ka pse te mbaje emrin e I. Qemalit, me gjithe respektin per kete figure historike." (Pjesa e fundit e fjalise eshte shtuar nga une per efekt korrektesie politike.)
Ky argument nenkupton faktin qe ekziston diku tjeter nje arsyetim se nje universitet ose duhet te mbaje emrin e vendit gjeografik ku gjendet, ose duhet te mbaje emrin e nje figure te atij kombi (ose jo) qe ka kontribuar ne fushen akademike te atij kombi (ose shteti). Ne te vertete, nuk ekziston ndonje ligj i tille logjike dhe per kete arsye, meqenese qenia njerezore eshte gjithnje ne kerkim te se vertetes te pranueshme, atehere argumenti i Tanushit, PhD, nuk eshte se ka ndonje peshe te madhe sa c'do te mund te kishte ndonje argument tjeter (qe nuk shoh se si mund te thurret nje i tille). Gjithashtu, titulli PhD nuk i kthen qeniet ne me inteligjente se qenie te tjera. Per kete arsye, jo cdo gremine qe thone PhD-te se kapercehet mund, ne fakt, te kapercehet. Madje, sic thote dhe Paul Krugman, nga ata me PhD, me pak se 1% jane vertete aq te ditur sa te mund te quhen inteligjente. Meqenese 1% eshte me e vogel se 99%, pjesa tjeter, edhe argumenti se "...Tanushi, PhD, ka studiuar ne SHBA, ku emrat e universiteteve identifikohen me vendndodhjen gjeografike te tyre dhe prandaj edhe ai i Vlores duhet te identifikohet me emrin e Vlores", eshte nje tjeter argument i pajustifikuar dhe, mbi te gjitha, i pajustifikueshem, dhene historia e dy vendeve nen kontrastim.
Sa per mua, shume pak me intereson. Per sa kohe qe ky vend mbyll akademi shkencash dhe emerton ministra arsimi disa qenie qe nuk dine c'do te thote zhvillim arsimi, atehere kujt i dhemb se I. Qemali konsiderohet figure qe "...nuk ka dhene kontribut ne arsimin e ketij kombi"?
Krijoni Kontakt