Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 118 prej 118
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Mir qe nuk esht ndrru emri , arsyetimi i rektorit ishte i pabaz .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #112
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mendjet e vogla e ruajtën emrin e universitetit.
    Mire qe e kuptuan se ne ca kategorie hyjne te pakten
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #113
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Mire qe e kuptuan se ne ca kategorie hyjne te pakten
    Si si ndrysho kuptimi për dy thonjza të shkreta.

    se ka pas kot abetarja ate vjershën

    Për një thonjzë që ti se vë, fjala "mik" bëhet mik.

  4. #114
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ngrehu Ismail Bej nga varri!

    Dje mësuam sërish se krerët e universitetit të Vlorës nuk tërhiqen. Janë të bindur top se shkolla e tyre nuk e meriton atë emër.

    Ose më mirë, që Ismail Qemali nuk e meriton atë shkollë. Më saktë akoma, janë të bindur se mes dy palëve nuk gjendet asnjë pikë bashkimi. Dhe se puna s’pret e duhet bërë diçka.
    I pari ngacmim që më sjell debati në fjalë, ka të bëjë pikërisht me ngutin, prioritetin e madh që i kanë dhënë krerët e atij universiteti, ndërrimit të emrit. Në mbyllje të vitit, në kohë analizash, shpjegimesh e përgjegjësish për punën e tyre, ata kanë zgjedhur një numër të tillë akrobatik. Duke hapur një çështje krejt jashtë takatit të tyre. Pyes veten e s’arrij për kjamet të kuptoj, se si është e mundur që ky “hall” ka zënë pa pritur kryet e vendit, e po arrin të zhvendosë shqetësimet e vërteta që ka shkolla e shoqëria jonë sot? Shqetësime që sot i njohin, i prekin e i vuajnë të gjithë. Me siguri edhe në Vlorë.
    ***
    E dyta gjë që më vjen në mendje është pikërisht ..titulli i mësipërm i këtij komenti. Asgjë më të mirë se sa kjo nuk mund të bëjmë ne përkundrejt kësaj ndodhie banale të një grupi “senatorësh” të çuditshëm të denjë për personazhe të Dostojevskit, nga një universitet lokal të një qyteti të vogël të Shqipërisë sonë jo të madhe. T’i kthehemi pra vetë Ismail Beut e ta ftojmë që, të bëjë si të bëjë e të ngrihet për disa çaste. S’ka pse të mos e bëjë, përderisa këtë gjë afërsisht e pat bërë shumë kohë më parë Kostandini i legjendës. Këtij madje ju desh gjitha ajo punë, se nuk mjaftonte thjesht të shkundej e të nisej, por duhet të bënte pak edhe taksixhiun. Lidhur me Doruntinën e kam fjalën. Duke kaptuar jo pak, por plot shtatë male.
    Ndërsa shikoni sa pak i kërkohet Ismail Beut. Mjafton që të ngrihet. Të ngrihet e të na nderojë në një mbledhje të “senatit” të universitetit të Vlorës. Besoj se “senati” do ta pranojë. Me gjithë axhendën e ngjeshur që mund të ketë. E me gjithë bindjen e “senatorëve” mbi disnivelin e madh human e kulturor që i ndan ata vetë nga ky intelektual thuajse i humbur i një shekulli më parë....
    Pjesën tjetër Ismail Beu e di vetë. Se për zotësitë diplomatike të tij edhe vetë “senatorët” e Vlorës s’besoj se kanë dyshime. Askush nuk ka dyshim pra që Ismail Qemali ynë i madh fillimisht do përulet me nderim para kryetarit të senatit të Vlorës. Pastaj edhe një seri përuljesh krejt të merituara përpara senatorëve një nga një me radhë. Le ta ulë pak politikani e diplomati ynë i paarritshëm kokën e vet të thinjur e ballin e mençur. Zonjave “senatoresha” natyrisht që duhet t’ju puthë dorën. Ndërsa rektorin është e mira ta puthë mirë në të dy faqet....
    T’i bëjë njëherë këto Ismail Beu ynë pastaj shohim e bëjmë. Mundet që “senatorët” e Vlorës” të ngelen krejt të kënaqur e që këtë përulje ta marrin për nderim lidhur me punën dhe veprën e tyre. Sepse s’ka si të kemi pikë dyshimi që senati i universitetit të Vlorës dhe senatorët një nga një kanë lënë një emër dhe vepër të madhe. Vepër e cila, të gjithë e dimë sa e lartë dhe e çmuar është këtej mbi rrugët e kafenetë e të gjallëve të qytetit. Por që nuk e dinim se sa shumë u çmuaka edhe andej, përtej varrit. Të kënaqur pra e të qetësuar nga kjo mirënjohje transhendentale, senatorët mund ta lejojnë Ismail Beun që të marrë edhe fjalën. Se për i fjalës, ai ka qenë i fjalës, dhe këtë gjithashtu s’ka si e mohojnë as vetë senatorët e “Vlora University”.
    E merr Ismail Beu fjalën dhe me garanci njëqind për qind përqendrohet tek niveli i lartë akademik e shkencor që po demonstron sot Universiteti shqiptar në përgjithësi dhe ai i Vlorës në veçanti. Tek epërsia e dukshme në cilësinë e përgatitjes së studentëve krahasuar jo vetëm me universitetet e vendeve përreth por edhe me “Harvardin”, “Kembrixhin” a “Sorbonën” (se Ismail Beu ishte njeri i bredhur apo jo dhe eksperiencat e botës nuk i njihte pak). Pa harruar të nënvizojë se kjo, në radhë të parë i dedikohej nivelit të lartë shkencor dhe dedikimit sublim të stafit mësimdhënës. I cili ndryshe nga përhapësit e dijes e patriotizmit në kohë të Dhaskal Todhrit a të vetë Ismail Beut që si të thuash “bënin biznes”, sot pra nuk shtyhen nga paraja e pasurimi. Ju e përbuzni paranë e pasurimin sidomos atë nën dorë, -mund të vazhdonte Ismail Beu, -sepse në mendjet e zemrat tuaja ka vetëm një qëllim e një ideal: përgatitjen e diplomantëve të aftë e të zot; ngritjen në lartësi të reja të dijes e të shkencës shqiptare!. Ky do të ishte dhe një moment kulmor në fjalimin e tij. Senatorët mund të shihnin njeri-tjetrin të habitur që ky folës që nga bota e përtej varrit e dalloi aq qartë motivin e idealin që rreh në zemrat e tyre. Dhe që i bën ata ta shohin me aq dyshim rolin e bëmat e njerëzve që bllokojnë më kot faqet e historisë. Përfshi edhe tabelën e universitetit të njohur. Të Vlorës.
    S’ka nevojë Ismail Beu të rrijë e të zgjasë muhabetin mbi çështje “anësore” që zakonisht i tjerrin armiqtë e Shqipërisë e të shqiptarëve. E kam fjalën për çështje të korrupsionit e të abuzimit në shkolla. As për emërime krejt të diskutueshme mësimdhënësish. Ca më pak për procedurën e zgjedhjeve në krye të departamenteve, e hierarkisë universitare. Ku formula “një anëtar një votë” shndërrohet shpesh në “një anëtar një ...gotë”. E ç’mund të bësh tjetër kur shpesh i bie që tre anëtarë të zgjedhin një shef? Le të merren pra keqdashësit me këto gjëra. Si dhe qeveria. E cila në fakt po e prek dhe fyen thellë sedrën shkencore të universiteteve tona. Me programe të tipit “Brain Gain” (se Ismail Beu s’ishte keq as në punë gjuhësh të huaja, apo jo), qeveria juaj e dyzeteshtata e këtij vendi -mund të shtonte kryetari i qeverisë së parë shqiptare, -dëshmon se s’ka pikë vlerësimi për nivelin e shkollës së vet dhe se çmon e nderon shumë më tepër të ardhurit nga shkolla koti të ..botës jashtë.
    Ja këto mund të thotë Ismail Beu në atë mbledhje jashtë axhende. Në universitetin që vendosi me të drejtë t’i shkulë gozhdët tabelës me emrin e tij. Mund ta mbyllte me një autokritikë të fortë e të hidhur. Për atë që, në të gjallë të vet s’mundi të bëjë sa duhet për kombin. As sa çereku i një “senatori Vlore”.
    Ç’mbetet të ndodhte më pas? Asgjë. Plaku i Vlorës do të psherëtinte i lehtësuar. Pastaj do të merrte vetë në duar pllakën e mermertë me emrin e tij dhe do të tërhiqej atje ku i takonte. Ai poshtë e tabela me emrin sipër. S’do të ishte faji i tij nëse shqiptarët do të vazhdonin me mijëra ta puthnin atë pllakë. E ta mbulonin me lule çdo 28 Nëntor.



    (a.r/Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
    Sui generis

  5. #115
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Edhe kali i Kaligulës ka qenë senator!

    Adrian Ndreca

    (02.08.2008)
    Universitetet shqiptare sigurisht që nuk përmenden në botë për cilsinë e naltë akademike, bile as për ndershmëninë e sjelljes profesionale të docentave të vet, shumë prej cilëve s’kanë asnji lloj autoriteti akademik jashtë mahallës së tyne.
    E megjithatë disa prej këtyne Universiteteve mbajnë emna të shquem si ai i Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqrem Çabejt e deri para pak ditësh edhe emnin e Ismail Qemalit.
    Të gjithë ne e kemi të qartë, shpresoj, se kush kanë qenë këto figura, sa i kanë dhanë atdheut dhe sa meritojnë së paku prej kujtesës historike të kombit.
    Ato emna sot nderojnë universitetet përkatëse, e kundërta, së paku sot, nuk ndodh, pse universitetet tona vijojnë me mbajt heroikisht nivele akademike mediokre dhe vijojnë me qenë çerdhe të korruptuemish dhe korruptuesish. Un nuk e besoj kurrë se Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani apo Eqrem Çabej do t’i kishin dhanë nji notë kaluese në provim nji studenti apo nji studenteshe në këmbim të pareve. Atëherë pse duhet që nji diplomë e bleme të mbajë sipër emnat e atyne figurave tue i përlye indirekt ato?
    E sotmja për ne asht motiv turpnimit, e djeshmja (e idealizueme dhe e paidealizueme) mbetet motiv krenijet.
    E megjithatë senati i Universitetit të Vlonës vendosi me i heq emnin e Ismail Qemalit atij ateneu.
    Pse? Arsyetimet janë krejt fëmijnore, thuhet se Ismail Qemali nuk paska dhanë asgja për botën akademike, po na pengoka regjistrimin e disa arabve që dashkan me marrë shkencë në Vlonë etj. etj.
    Fakti që Ismail Qemali s’i paska dhanë gja botës akademike shqiptare (harrojnë teveqelat se në at’ kohë Shqipnia kishte krejt pak shkolla fillore e nji Normale në Elbasan) po na e penalizoka modernizimin e këtij universiteti, a thue se fakti që shumica e profesorave të tij s’i kanë dhanë sot asgja për t’u shenjue shkencës shqiptare e ndihmon atë?!
    Por ndoshta arabët në Vlonë nuk vijnë për shkencë të mirëfilltë, ose ma mirë, atë që u duhet e bijnë me vete.
    Në botën e qytetnueme, e kam parasysh Gjermaninë, Italinë, Poloninë e vende tjera, ka mjaft universitete që mbajnë emna mbretnish, papësh, princash të cilët përgjithsisht nuk njihen për traktate shkencore por ma së shumti për kontribute që kanë të bajnë me kushtet që kanë lejue që shkenca dhe artet të zhvillohen e të përparojnë.
    A s’ka dhanë nji kontribut madhor Ismail Qemali në ngritjen e Shtetit shqiptar?
    A mund të kishte arsim e shkencë shqiptare pa pamvarsi?
    Ai universitet mund të mos e mbante emnin e Ismail Qemalit, por atij universitet nuk mund t’i hiqet ai emën, pse do të ishte nji fyemje për vetë Pamvarsinë e Shqipnisë.
    Ndoshta ma mirë do të ishte që senatit të Vlonës t’i hiqej emni “senat”.
    Në fakt emnin e senatit nuk e ka degradue kali që perandori gjakatar Kaligula pat veshë me togën e senatorit, por nji vendim si ky: i pamenduem, i ulët përsa i përket modaliteteve, i çmendun dhe antikombtar.
    E vetmja arsye pse flitet për at’ senat asht se ka ndrrue emnin e Universitetit. Tepër pak edhe për nji kalë, lene ma për nji senat!
    Ismail Qemali së paku ka pasë guximin me i dhanë nji shqelm të gjitha privilegjeve që kishte e me marrë mbi shpatullat e plakuna detyrën madhore të shpalljes së pamvarsisë së atdheut tonë.
    Nji deputet turk pat ngritë dorën njiherë në parlamentin osman kundër Plakut fisnik të Vlonës e kjo gja pat ba me u revoltue mbarë shqiptarët, sot ai burracak që i ka humbë emni përjetë emulohet me sukses prej nji senati që merr nji vendim i cili shkon përtej prerogativave të veta ligjore.
    Themi këtë pse zakonisht në botë, në nji universitet shtetnor, senati nuk ka forcë ligjore me ndrrue emnin e Universitetit që përfaqson, mbasi senati asht juridikisht nji organ i përkohshëm që përfaqson nji entitet jo të përkohshëm, pra senati asht pjesë e përcaktueme në raport me institucionin që përfaqson e si i tillë nuk mund ta modifikojë atë.
    Vetëm në Shqipni ndodhin mrekullina të tilla, që nji pjesë të determinojë tansinë. Senati i Vlonës nuk ka të drejtë me i ndrrue emnin Universitetit Ismail Qemali, nuk ka të drejtën morale por as atë juridike.
    Shpresojmë që ministri i ri i arsimit do t’ia bajë këtë favor kulturës shqiptare tue garantue autonominë e institucionit por tue garantue edhe respektin që ai senat duhet të tregojë për at’ që shpalli pamvarsinë e Shqipnisë.
    Ismail Qemali këputi zinxhirët që lidhnin dhunshëm atdheun tonë me Azinë e Vogël, shumëkujt kjo gja mund t’i duket ende sot nji sakrilegj, ne na duket nji meritë e madhe e për ketë akt Plaku fisnik i Vlonës duhet nderue në përjetsi.

  6. #116
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    s'ka problem, pse shqetesoheni?Le ta nderojne edhe emrin e qytetit,per shembull le ta quajne: Legenmuti,ose Bidonshurre.Pse, do te habiteshit ne qofte se kjo do te ndodhte?

  7. #117
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    jo jo, vetem kam frike se ndoshta ndonje dite na mblidhet parlamenti dhe na e nderroje emrin e vendit nga Shqiperi ne Alvania thjesht per qef te grekeve.

  8. #118
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me sa duket perfundimisht nuk ndryshohet emri i universitetit por qendron i njejti "Ismail Qemali".

    Lexoni me posht nje artikull me nje interviste te vet rektorit Tanush Shaska.

    "Nuk do heqim Ismail Qemalin"

    Universiteti i Vlores do te mbaje emrin "Ismail Qemali". Diskutimet per ndryshimin e tij jane mbyllur nga vete rektori Tanush Shaska, i cili sapo eshte kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ka shpjeguar ne nje interviste te gjate per gazeten "Koha Jone" jo vetem te rejat e sezonit akademik 2008-2009, por edhe faktin se institucioni nuk do te pagezohet me nje emer te ri. Pas kater muajve debatesh dhe reagimesh, eshte vete kreu i universitetit qe i ka dhene fund nje nga diskutimeve qe shkaktoi jo pak buje ne opinionin shqiptar.

    Pas pak ditesh fillon viti akademik 2008-2009. Sa eshte numri i studenteve te cilet priten t'i afrohen auditoreve dhe sa parashikohet te shkoje ne total ky numer ?

    Jane ne total 2750 kuota ne vitet e para, ne 15 dege te ketij universiteti. Keto kuota e cojne ne 15 mije numrin e studenteve te cilet ne tetor do te ulen ne auditoret e Universitetit te Vlores.

    Krahasuar me vitin e kaluar, si eshte kjo shifer ?

    Me shifrat e vitit te kaluar, kuotat e vitit te pare jane dyfishuar. Ndersa numri total i studenteve do te kete nje rritje prej 4 mije vetash, duke perfshire ketu edhe masterat dhe studentet e diplomave te dyta.

    Eshte folur per programet e reja qe do te aplikohen, konkretisht cfare risie do te kete?

    Sipas Kartes se Bolonjes dhe udhezimeve te Ministrise se Arsimit, te gjitha programet duhen te konvertohen apo te ndryshojne ne pershtatje te Konventes se Bolonjes. Konkretisht numri i provimeve per ciklin e pare te studimeve duhet te jete jo me shume se 22. Duke u nisur nga kjo, ne beme nje rikonstruktim te te gjitha programeve ekzistuese. Programet e reja jane programe bashkekohore te marre nga modele te universiteteve perendimore, kryesisht amerikane. Me perjashtim te disa diplomave te mesuesise si psh.; mesues per ciklin e ulet dhe mesues per ciklin e ulet parashkollor, te gjitha programet e tjera jane te standardeve perendimore.

    A jeni gati per aplikimin e programeve te reja?

    Se sa jemi gati kjo do te duket ne tetor. Ne po bejme seminare te perditshme me pedagoget gjate gjithe muajit shtator, per te diskutuar pikerisht implementimin e ketyre programeve te reja. Kemi disa marreveshje me universitete amerikane, ku do te shkoje shumica e pedagogeve tane, per periudha disa javore apo edhe disa mujore per trajnime ne pershtatjen me keto programe te reja.

    Le t'i kthehemi debatit per ndryshimin e emrit te institucionit, nga "Ismail Qemali" ne Universiteti i Vlores, qe ka sjelle shume polemika. Cfare do te behet me emrin e universitetit, a do te ndryshohet?

    Jo, emri i universitetit nuk do te ndryshohet, pavaresisht diskutimeve qe jane bere.

    Po diskutimet e bera gjate kesaj periudhe, kohe qe ju ishit edhe ne Amerike, si i komentoni ?

    Per mua ato diskutime jane te mbyllura. Emri i universitetit do te jete "Ismail Qemali".

    A ka pedagoge te mjaftueshem, per te perballuar rritjen e numrit te studenteve?

    Ne jemi universiteti ne raportin me te disfavorshem pedagog-student. Kemi vetem 115 pedagoge efektive dhe kjo e ben pothuajse te pamundur nje funksionim normal te procesit mesimor, duke pasur parasysh numrin e madh te studenteve. Kemi bere kerkese tek Ministria e Arsimit per rritje te numrit te pedagogeve, megjithate ende nuk kemi marre ndonje pergjigje.

    Keni pezulluar kontratat me pedagoget e jashtem, mbi 500 pedagoge, si do t'i plotesoni nevojat, do te merren 500 te tjere ?

    Kontratat e pedagogeve te jashtem ligjerisht pushuan se funksionuari ne 3 qershor te 2008. Per te gjithe ata pedagog te jashtem qe do te merren ne pune nga Universiteti i Vlores do te kete nje konkurrim te hapur, ku edhe ata qe kane qene pedagog te jashtem me pare jane te mirepritur te konkurrojne.

    Kriteret e pasqyruara ne faqen on-line per punesimet jane per pedagog me titull doktorature. Do te keni tolerance ne perzgjedhje ?

    Ne do te perpiqemi qe ato 15 vende shtese qe kemi per pedagog efektive t'i plotesojme me njerez me doktorature. Per pedagoget e jashtem, ose me kontrate, ne do te marrim njerezit me te kualifikuar, duke perfshire ketu edhe me mastera.

    Lidhur me masterat qe priten te frekuentohen per here te pare ne Universitetin "Ismail Qemali" te Vlores, cfare degesh, apo profilesh dhe sa studente pritet te jene pjese e tyre?

    Ne kemi aplikuar per mastera pothuajse ne te gjitha deget dhe per doktoratura ne shkenca kompjuterike dhe matematike, ende nuk kemi ndonje pergjigje zyrtare nga ministria nese keto programe shkollore jane aprovuar apo jo.

    Shume kerkesa te bera nga rektorati i UV-se dhe asnje pergjigje nga ministria. Mendoni se eshte lene jashte vemendjes ?

    Natyrisht qe ne shpresojme qe Ministria e Arsimit te mos na kete harruar. Ne jemi koshiente per limitet financiare apo administrative qe mund te kete ministria, megjithate une dua t'i bej edhe nje here apel ministrise per kerkesat tona, te cilat mendoj se jane te arsyeshme.


    K.J
    Sui generis

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Propozohet ndalimi i makinave të vjetra
    Nga ALBA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 10:01
  2. Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •