Tiranë, 24shtator (MIA) -Një emër i ri në krye të ambasadës amerikane në Tiranë.
Marsi Ris, ish shefe e zyrës amerikane në Prishtinë, është kandidatja e propozuar sot nga Shtëpia e Bardhë si amabasadore e re e Shteteve te Bashkuara në Shqiperi.
Në një njoftim zyrtar të dhënë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Marsi Ris, është propozuar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush si ambasadorja e re e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Propozimi për emërimin e Risit i është kaluar Senatit amerikan dhe së shpejti pritet miratimi i këtij propozimi.
Diplomatja në karrierë Marsi Ris e cila deri pak kohë më parë ka qenë shefja e zyrës amerikane në Kosovë konsiderohet si një njohëse e mirë e rajonit të Ballkanit.
Ris ka patur edhe disa funksione të tjera drejtuese në autoritetin diplomatik amerikan në Londër, Ankara, Santa Domingo si dhe në misionin amerikan në BE.
Marsi Ris pritet të jetë ambasadorja e dytë grua në Tiranë pas ish ambasadores Mariza Linos.
Krijoni Kontakt