Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    citim antimafise,

    E tha i ziu Kadare, e tha.

    Po kujt ja tha, me, kujt ja thaaaaaaaaaaaa?!?!?!?!
    mjafton qe ja paska thene sales, ky menjihere e ka thith muhabetin, dhe e kan vijuar ne paris ... salija eshte mahnitur prej kujtimeve studentore te smajlit ne moskov ...

    smajli ke enveri, sala ke hysnija ... jane takuar rastesisht, njeri duke mare rrefimet per konferencen e 81 partive, dimrin e koncertin ... tjetri duke mare analizat e ...

    i paskan bere pllanet ...

    mbaroi puna ... u be ... prit i than sales, ti rri mjek ... nuk do behesh shkrimtar ... te do partija per me vone ... do te behesh politikan ... se ti njonen e din, tjetren jo ...

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Dyshimet e arsyeshme për votimin e emigrantëve

    Nga Mero Baze

    Debati për votimin ose jo të emigrantëve, i nisur nga grupime minore politike në Shqipëri, po reflektohet me indiferentizëm nga dy blloqet politike që kanë të drejtën e vendimmarrjes në Kodin e ri Elektoral. Në të vërtetë, ky debat ka vlerën dhe kohën e vet pikërisht tani. Është një vendim që ne duhet ta marrim, jo aq si një detyrim ndaj atyre që e kanë lënë Shqipërinë dhe për faj të politikës, por mbi të gjitha për ta hequr nga axhenda dhe shterpësinë, dhe spekulimin e madh që mbart ky debat. Nuk dua të hyj në debate se për kë voton emigracioni dhe nga se ndikohet ai kur voton, por parimisht jam kundër që fatet e mia t’i vendosë, qoftë dhe me një diferencë të vogël, një pakicë që emocionohet nga diferenca që bën mes Shqipërisë dhe vendit ku jeton dhe jo nga përpjekja e saj për ta ndryshuar këtë realitet. Por kjo nuk na jep të drejtë as mua dhe askujt tjetër t’u heqë atyre të drejtën të jenë të përfshirë në jetën publike dhe politike të Shqipërisë. Për këtë arsye debati për votimin e tyre duhet të jetë realist, praktik dhe të prekë atë pjesë që realisht dëshiron ta mbajë të lidhur fatin e saj me fatin e Shqipërisë. Ne kemi sot rreth 1 milion shqiptarë të rinj, që kanë ikur pas vitit ‘90 jashtë Shqipërisë, por jo shumë prej tyre, për të mos thënë shumica, nuk duan të kenë më lidhje me vendin e tyre. Tradita mediokre e diasporës shqiptare, mungesa e vlerave të saj në favor të Shqipërisë, sidomos në gjysmën e dytë të këtij shekulli dhe distanca reale që ata kanë me problemet e Shqipërisë, ka bërë ndarjen e vet. Për këtë arsye duhen gjetur modalitete që të përfshijnë në të drejtën për të votuar ata shtetas shqiptarë që janë aktivë dhe që dëshmojnë një përgjegjësi personale për t’u regjistruar si votues dhe për të qenë kontribuues të ndryshimeve politike në Shqipëri. Në këtë mes hartimi i regjistrit kombëtar të shtesave shqiptarë është një lehtësi e madhe për të verifikuar gjithë shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër në duhet të regjistrojmë gjithë diasporën shqiptare ose ta identifikojmë në regjistrin elektronik vendndodhjen e dytë të secilit shtetas. Kushdo prej emigrantëve që do të votojë, duhet të kontribuojë duke depozituar vetë adresën e tij të dytë në gjendjen civile të Shqipërisë dhe kjo adresë të jetë e vlefshme që atij t’i dërgohet me postë fleta e votimit. Ne nuk kemi luksin të krijojmë një armatë votuesish, të cilëve nuk iu dimë as adresë, as emër real dhe as lidhjet me Shqipërinë. Ata që duan të votojnë, së paku duhet të dëshmojnë të regjistrohen si votues dhe të depozitojnë të dhënat e tyre pranë shtetit shqiptar. Pastaj forma e votimit mund të zgjidhet në mënyrat klasike, siç votojnë qytetarët amerikanë jashtë Amerikës apo dhe diaspora të vendeve të tjera. Dhe jam i sigurt se ata që sot flasin në emër të qindra-mijërave, do të flasin pas zgjedhjeve në emër të disa mijërave, pasi shkalla e përkushtimit politik të emigrantëve është më shumë verbale sesa reale. Përveç disa tifozëve që rrinë gjithë ditën në internet dhe bëjnë gjyq për hesap të tyre për çdo gjë që dëgjojnë nga Shqipëria duke krijuar një realitet virtual jo fort të përputhshëm me atë realin, pjesa tjetër e emigracionit është dëshmuar inaktive dhe shpesh me një distancë reale nga Shqipëria. Niveli i tyre kulturor sidomos i emigracionit në Greqi është i ulët dhe shumë fëmijë të tyre po rriten indiferentë ndaj të qenit shqiptarë. Ne nuk duhet t’ia mohojmë askujt shansin të votojë, por jo atyre që duan të kujtohen për këtë akt ditën kur votohet. Emigracioni i përgjegjshëm ka të drejtë të votojë duke dëshmuar përgjegjësi për vendin e tyre, duke u regjistruar dhe duke deklaruar qartë identitetin e tyre. Ne nuk mund të rrezikojmë të votojë një njeri që ka tre emra, katër pasaporta dhe pesë adresa banimi. Është mirë që ky debat të jetë racional dhe jo populist. Është mirë që hartuesit e Kodit t’i japin zgjidhje gjakftohta, pragmatike, por dhe edukuese për të rritur përgjegjshmërinë e atyre që do të vendosin dhe për fatin tonë që jetojmë këtu. Jemi të lodhur nga ankesat e emigrantëve për çdo diferencë që ka vendi jonë problematik me vendin ku ata jetojnë. Nuk ia vlen të lodhemi dhe duke i gjurmuar ata ku janë strehuar, duke iu lutur të votojnë për ne. Duhet të votojnë ata që e meritojnë.

    -------------------------------
    ------------------------------

    O Mero, o "Kokë-Dardhë" !

    Po me uren ç`pate ?



    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 17-07-2008 më 09:11

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Paska shkruar mire Mero kok-oturaku

    Ndonjehere shkruajne mire edhe njerezit e ligj

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    Kryeministri, ky silenciator i fjales se lire
    Andrea Stefani

    Me gjithë betimet e kohë pas kohëshme për besnikëri ndaj fjalës së lirë dhe medias, Kryeministri Berisha nuk po mundet të përmbajë, përsëri kohë pas kohe, zemërimin e tij ndaj kritikave në media. Duket se Berisha nuk po arrin të kuptojë se respekti dhe toleranca ndaj fjalës së lirë nuk ka të bëjë me ato media dhe gazetarë që i thurin lavde qeverisë dhe Berishës. Respekti ndaj fjalës së lirë dhe medias si industri e saj, ka të bëjë mbi të gjitha me ata gazetarë dhe media që thonë dhe shkruajnë për qeverinë dhe Berishën gjëra që ajo nuk i pëlqen. Prandaj respekti ndaj fjalës së lirë, televizioneve dhe gazetave, nuk mund të mos shfaqet si tolerancë ndaj kritikës. Por nuk duket aspak e tillë një deklaratë e Këshillit të Ministrave e bërë dy ditë më parë, kundër "Gazetës Shqiptare", një prej të përditshmeve më të njohura në vend. Në pak rreshta, deklarata e qeverisë së Kryeministrit, që vetëshpallet dashnor i fjalës së lirë, ka ekspozuar një mllef me intensitet të frikshëm kundër një gazete, duke e etiketuar atë si një "fletushkë" të "specializuar për shpifje dhe trillime" dhe të vënë në shërbim të opozitës. Toni i deklaratës dhe fjalori i përdorur nuk ngjasojnë aspak me ato të një qeverie demokratike, por saktësisht me një pretencë të egër dhe të vrazhdë të një prokurori komunist kundër një armiku të klasës dhe partisë.


    ***

    Çfarë e ka zemëruar kaq shumë Kryeministrin Berisha, sa të harrojë rishtazi betimet publike për respekt ndaj medias, duke ju rikthyer zakonit të tij të paharruar, duke urdhëruar një sulm thuajse rrugaçëror ndaj një gazete? Një lajm i botuar prej kësaj të fundit mbi atë që ajo e cilëson si një takim sekret të Kryeministrit me kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano? Apo mos vallë raportimi prej gazetës i faktit që kryebashkiaku i Himarës është parë gjatë ca ceremonive inauguruese përkrah Kryeministrit pa simbolet dalluese (shiritin kuqezi) që atij ia detyron ligji ta mbajë në të tilla raste? Apo që këto inaugurime me prerje shiritash bardhë e blu janë bërë - sikundër raporton "Gazeta" - larg fokusit të medias vendase? Kjo nuk ka shumë rëndësi. Edhe sikur për një moment të pranojmë se, ashtu sikundër pretendon dhe deklarata e qeverisë, takimi sekret Berisha-Bollano nuk ka ndodhur, të supozojmë se ndoshta mund të ketë (gjë që megjithatë nuk është provuar) pasaktësi edhe në të gjitha të tjerat. Por a nuk do të qe i mjaftë një përgënjeshtrim i qeverisë me tone shumë më të qeta dhe civile?

    Kujt i shërbejnë deklarime të tilla primitive, që më shumë se një sqarim apo saktësim të opinionit rreth një raportimi mediatik përçojnë mesazhin e egërsisë dhe urrejtjes qeveritare për një gazetë "mashtruese", që përcjellin jo respektin për median e lirë, por përbuzjen për "një fletushkë" në shërbim të opozitës? Të tilla deklarime primitive jo vetëm nuk rivendikojnë të vërtetën, por sikur kërkojnë ta fshehin atë prapa avujve të një urrejtjeje kundër mediave armike të qeverisë. Të tilla deklarime barbare, jo vetëm nuk sqarojnë, por kërkojnë të frikësojnë dhe terrorizojnë mediat kritike ndaj qeverisë dhe Kryeministrit.


    ***

    Deklarata, si ajo e bërë tri ditë më parë në adresë të një gazete, deklaratë ku ndihet qartë skërmitja e inatit kryeministror, janë krejtësisht të patolerueshme për një qeveri që këmbëngul të vetëquhet demokratike. Sepse bota demokratike i ka treguar me kohë rrugët dhe mjetet për të vepruar edhe kundër shpifjeve dhe mashtrimeve, por pa viktimizuar fjalën e lirë. Gjuha e urrejtjes nuk është mjeti demokratik që një qeveri të sqarojë në publik edhe gabimet e mundshme në raportimet e mediave. Por është pikërisht kjo gjuhë që po aplikohet, jo vetëm në deklaratat e qeverisë Berisha, sa herë mediat publikojnë diçka të papëlqyeshme për të, por edhe në disa media "të pavarura", që Berisha i ka financuar për të organizuar të tilla sulme kundër fjalës së lirë.

    Berisha është nga politikanët e rrallë në tranzicionin lindor, që vazhdon të përdorë me sukses mediat e tij "të pavarura" kundër mediave dhe gazetarëve të pavarur. Ai mbetet mjeshtri i shantazhimit të mediave të pavarura me media "të pavarura".

    Të mos përmendim këtu presionet fiskale mbi mediat apo largimet nga punërat të familjarëve të gazetarëve që e kritikojnë. Kohët po tregojnë se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë Berisha fortifikohet në llogoren e tij të vjetër kundër fjalës së lirë. Ato që po ndryshojnë dhe sofistikohen janë vetëm armët e luftës kundër fjalës së lirë. Tentohet të jenë më pak të zhurmshme, por përsëri e vrasin atë, ndonëse qetësisht. Si një pistoletë me silenciator. Qeveria "Berisha" në këtë rrafsh shfaqet më e pabesë edhe se regjimi komunist i Hoxhës. Diktatura dhe diktatori e shpallnin se ishin kundër fjalës së lirë. Në ballin e sistemit diktatorial ishte gdhendur me germa kapitale armiqësia ndaj fjalës së lirë: ndalohet propaganda kundër regjimit! Por të shpallësh se je për lirinë e fjalës dhe më pas ta luftosh atë në forma nga më të ndryshmet (duke i shpallur ndonjë media armike, apo duke i kërcënuar gazetarët që të kritikojnë me bukën e gojës, apo duke ju mbyllur ekranet), për ta bërë të heshtë apo që është e njëjta gjë, për ta vrarë fjalën e lirë, është t‘ia kalosh nga pabesia edhe diktaturës.

    Sepse një qeveri demokratike mund ta urrejë një pikëpamje, një media, një gazetë apo një gazetar, por ka për detyrë të luftojë me të gjithë forcën e saj, me të gjithë pushtetin e saj, me të gjithë burokracinë e saj, që ata të mos heshtin. Mund ta urrejë një fjalë, po duhet të bëjë gjithçka që ajo të shqiptohet, që ajo të mos kërcënohet. Berisha po bën të kundërtën. Në fakt, atë që ka bërë gjithnjë, që kur 18 vjet më parë shkeli në politikë. Vetëm se sot ka vënë një silenciator në grykën e urrejtjes së tij të pashuar kundër medias dhe fjalës së lirë. Ky është "ndryshimi".

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ndryshime, nën panikun e skandalit të seancës

    Nga Mero Baze

    Kryeministri, Sali Berisha, nxitoi dje të zhurmonte skandalin e tij në seancën e mesnatës në Kuvend, ku pas një provokimi politik prej deputetit socialist, Taulant Balla, shpërtheu në një krizë nervore, të pashembullt në historinë e politikës shqiptare dhe asaj botërore. Me një fjalor më keq se ordiner, ku përmendej motra, nëna gruaja dhe gjithë femrat e familjes së ngushtë të zotit Balla, kryeministri në të vërtetë bëri një gjest të denjë për të dhënë dorëheqje ditën e sotme. I rrezikuar nga opinioni publik dhe nga marrja gjatë e medias me këtë skandal, ai prodhoi me urgjencë një lajm, i cili në të vërtetë nuk përbën ndonjë ngjarje.

    Ndryshimet e tij në qeveri nuk përbëjnë në të vërtetë asnjë lajm politik. Sikundër pritej, ai eci në linjën e mungesës së përfaqësimit politik në qeveri. Emërimi i Fatos Bejës në Ministrinë e Arsimit është lajm i rëndësishëm vetëm për faktin se PD në fund merr Ministrinë e Arsimit dhe po kaq i rëndësishëm, që zoti Beja është një figurë me integritet, nga i cili shpresojmë të zbërthehet së paku një hallkë e rrjetit mafioz që zoti Pollo ndërtoi me instrumentet e tij plaçkitëse në Ministri të Arsimit. Vetëm kaq. Asgjë tjetër përtej kësaj nuk është lajm, pasi opinioni publik priste ndryshime në qeveri dhe jo zënie shtigjesh për ndryshime. Po ashtu, emërimi i zonjës Godo ka një rëndësi profesionale dhe jo politike. Ajo është një mjeke e aftë dhe me personalitet, i njeh problemet e shëndetësisë, por nuk ishte kjo arsyeja që u bë ministre. Arsyeja është thjesht të mbyllë një pakënaqësi të republikanëve. Duke qenë se të dyja emërimet nuk prodhojnë asgjë politike për qeverinë, ndryshimet mund të konsiderohen thjesht qoka.

    PD, e ardhur në pushtet përmes lojës me grupet e përfaqësimit me një spektër të gjerë njerëzish, disidentësh, ish-kundërshtarësh të Berishës, në fakt qeveris përfundimisht vetëm me ngastrën që Berisha zgjedh gjithmonë, me kusht që mos t’i futet njeri brenda saj. Në këtë rast ai po e mbyll mandatin, duke i lënë grupet që përfaqësuan PD para se të vinte në pushtet thuajse në opozitë të heshtur me të, pa i lejuar as ta cekin pushtetin. Të vetmin që duket se respektuan formalisht prej tyre është Genc Pollo, për arsyen e vetme se tashmë atij i ka dosjet e korrupsionit në Ministri të Arsimit dhe shpreson që përmes tyre ta mbajë nën kontroll. Duke i dhënë postin e zëvendëskryeministrit, një pozicion thuajse teknik dhe inekzistent, ai në të vërtetë forcon profilin jopolitik të ndryshimeve dhe po rrezikon të shkojë në zgjedhje më një profil të ulët politik duke marrë gjithçka përsipër vetë. Ndërsa në vitin 2005, unë i pari, por dhe avokatë të tjerë politikë të Berishës, kishim tezën se, dhe nëse gabon Berisha, janë të tjerët garantë për të, duke treguar me gisht nga ish-disidentë të tij dhe të rinj të afruar në PD, tani në zgjedhjet e 2009, avokatët e tij kanë vetëm një rrugë, t’iu mbushin mendjen shqiptarëve se garanti i tyre është vetëm Sali Berisha. Ky është një guxim i madh politik, por dhe një shpërdorim i madh i sinqeritetit politik që dëshmuan njerëzit dhe grupe të ndryshme interesi ndaj tij. Ai i gënjeu ata, i përdori dhe i flaku.

    Tashmë, shumica e atyre emrave që janë në grupin parlamentar të PD nuk kanë më asnjë shpresë ta prekin pushtetin, dhe aq më shumë të jenë pjesë e listës së ardhshme të Berishës. Ëndrra e tyre politike ka marrë fund këtu. Beteja mes atyre që e sollën Berishën në pushtet dhe atyre që e gëzuan pushtetin (lexo: Pollo, Islami, Ruli, ..., pra ish-disidentët e PD-- shenimi im)), u fitua sërish, për herë të dytë nga ata që Berisha thirri në pushtet ((lexo: Pollo, Islami, Ruli, ..., pra ish-disidentët e PD)).

    Kjo e kthen PD në një shkretëtirë politike duke i hequr çdo shans të ridinamizohet. (lexo: i heq çdo shanc qe te fitoje zgjedhjet e 2009). Gara e vitit 2009 do të jetë e fokusuar rreth një emri, Sali Berishës, rreth një ideje, Sali Berishës, rreth një projekti, Sali Berishës dhe rreth një fjalori, larg qoftë si ai i djeshmi i Sali Berishës.




    Si lexohet ky shkrim i Bazes ? (koment imi)

    Lexohet: Berisha vazhdon te qeverise me ata njerez qe i pat perzene nga PD dikur, dmth me Pollon, Rulin, Zogajn.... etj etj, dhe JO me PD-istët e thekur (tip Paloka a ku di une). Dhe, siç thote Meroja, zgjedhjet e 2009-es do jene nen siglën "Berisha 2009", EKZAKT siç ishin ato te 2005-es, per PS-ne, nen siglen "Nano 2005" e qe po ashtu PS-ja i humbi nen siglën "Nano 2005" !

    Shkurt, Baze paralajmeron se me humbjen e tij, Berisha do terheqe ne humbje gjithe PD-ne (gje qe fundja eshte normale: ne gjithe boten, kur nje shef fiton personalisht, fiton edhe forca politike qe drejton; kur humb, humb dhe kjo e fundit). Keshtu qe Baze i del te keqes perpara me editorialin e tij, duke i thene PD-se: "Ju pret humbja, po vazhduat me mbajt ne krye te njejtin kryeminister" (jo rastesiht, ne editorial lexohet "kryeministri në të vërtetë bëri një gjest të denjë për të dhënë dorëheqje ditën e sotme".

    Sa mund ta degjojne ne PD zerin e Bazes, kjo eshte krejt tjeter gje, por Baze ben punen e tij per te cilen edhe paguhet. Kuptohet, konkluzioni ne te cilin arrin Mero ne artikull nuk duhet te datoje prej sodit : ka fort mundesi qe ai ta kete nxjerre kete konkluzion qe prej momentit qe ka kuptuar se kontrata e famshme e kalim-pushteteve ne Shqiperi eshte bere, "u bo" (kur thone kosovarët), dhe tani duhet thjesht pergatitur ardhja e Edi Ramës ne pushtet. Ose thene ndryshe, ka kuptuar ate qe qe prej disa kohesh, mediat ne Shqiperi e quajne me naivitet "muaji i mjaltit te Berishes me Ramen" ( http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang= )

    E perseris: kete konkluzion Baze duhet ta kete nxjerre prej kohesh, se Shqiperia nje by... vend eshte dhe gjerat nuk jane hiç te veshtira per t'u lexuar. Por sherri i mbremshem ne parlament i dhà Meros nje mundesi suplementare per t'u bere nje thirrje te fundit PD-isteve te vertete per nje "rrevolucion pallati" kunder shefit te tyre sa nuk eshte vonë. Thene ndryshe, i doli "te keqes" ("te mires" ??) perpara. A do te nxisë kjo daljen e ndonje "Ilir Mete" ne PD ?? ...


  6. #56
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tek komenti yt ne kllapa autori, kush eshte Islami?

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Tek komenti yt ne kllapa autori, kush eshte Islami?
    falje Dita, ke te drejte ! Kam dashur te shkruaj "Imami", dhe shkruajta "Islami" (Arben Imami eshte shef kabineti i kryeministrit aktual).

  8. #58
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tani po. Shenimi ne kllapa eshte i sqaruar.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    .... shkalla e përkushtimit politik të emigrantëve është më shumë verbale sesa reale. Përveç disa tifozëve që rrinë gjithë ditën në internet dhe bëjnë gjyq për hesap të tyre për çdo gjë që dëgjojnë nga Shqipëria duke krijuar një realitet virtual jo fort të përputhshëm me atë realin, pjesa tjetër e emigracionit është dëshmuar inaktive dhe shpesh me një distancë reale nga Shqipëria. ....
    Ktu ka fol mire Mero Baze.

  10. #60
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ka shkruar, more, ka shkruar merua, po shifni se çfare po ben ai fare kryeministri, qe flet nen efektet e droges ... vepron si bandit kamorre e ndraghetist ...

    me ato veprime dhe ate fjalor rrugaçesh e trafikantesh ordiner, krieministri jone i vuri nje tjeter njolle parllamentarizmit Shqiptar ...

    çfare pislliku i pashoq ...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të shkruajmë një lajm për në gazetë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2017, 04:48
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •