Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Tani po. Shenimi ne kllapa eshte i sqaruar.
    konfirmimi:

    http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-07-24.html

    Po vjen një orë e re...



    Prita 24 orë, për t'i dhënë kryeministrit Sali Berisha shansin që të ngrihet nga bataku i primitivizmit ekstrem, ku u zhyt kokë e këmbë në mes të natës, duke spërkatur me baltë gjithë Parlamentin e Shqipërisë e duke turpëruar të gjithë popullin që e ka kryetar qeverie, dhe për të kërkuar ndjesë.


    Nga Edi Rama
    Thu, 24 Jul 2008 08:12:00



    Prita 24 orë, për t'i dhënë kryeministrit Sali Berisha shansin që të ngrihet nga bataku i primitivizmit ekstrem, ku u zhyt kokë e këmbë në mes të natës, duke spërkatur me baltë gjithë Parlamentin e Shqipërisë e duke turpëruar të gjithë popullin që e ka kryetar qeverie, dhe për të kërkuar ndjesë.

    Prita 24 orë, për t'i dhënë kryeministrit Sali Berisha mundësinë që të kujtohet se nuk jemi as në kohën e kacafytjeve mes fiseve primitive dhe as në vendin e hakmarrjes a të gjakmarrjes, po në shekullin e XXI dhe në Shqipërinë kandidate për NATO e për Bashkimin Europian, ku është e papërfytyrueshme të qeveriset duke sharë nga motrat e duke dhunuar me fjalë e me grushte deputetët e opozitës dhe ku ndjesa publike, pas shfaqjesh shumë herë më pak të papëlqyeshme sesa ajo e Kryeministrit tonë parmbrëmë, është normë e pashmangshme.

    Prita 24 orë, për t'i dhënë kryeministrit Sali Berisha kohën e nevojshme për të mbledhur forcat e për të gjetur kurajën që t'u thotë, jo thjesht deputetit Taulant Balla e familjes së tij, as edhe thjesht deputetëve socialistë dhe atyre që i kanë zgjedhur, po të gjithëve pa përjashtim, qytetarëve shqiptarë pa dallim përkatësish e simpatish politike, se është penduar për atë shfaqje monstruoze që ka skandalizuar e shqetësuar çdo shqiptar, të madh e të vogël, prindër e fëmijë.

    Të nesërmen nuk ishte dita për të bërë replikën bajate të radhës dhe aq më pak, për të kërcitur dhëmbët duke iu përgjigjur vulgaritetit qeveritar me vulgaritet opozitar, po dita për t'u lënë të gjithë shqiptarëve mundësinë të njiheshin me dëshminë rrëqethëse dhe të dëgjonin dëshmitarët, në emër të të cilëve foli dje kryetarja e grupit socialist.

    Ndërsa sot është dita për të thënë se Sali Berisha e mbuloi veten me një turp tjetër, të pashembullt e të padëgjuar në historinë e Shqipërisë e të Europës, por edhe se turpi i asaj nate sot rëndon akoma më shumë sepse duke mos kërkuar asnjë lloj ndjese, Kryeministri i Shqipërisë u thotë të gjithë shqiptarëve, pa dallim, se për të s'ka asnjë fije rëndësie dinjiteti i tyre si qytetarë e si zgjedhës.

    Këtë turp të madh asnjë shqiptar e shqiptare s'duhet ta harrojë dhe, madje, duhet ta kujtojë mbi të gjitha ato që duhen mbajtur mend për ditën e zgjedhjeve të ardhshme. Sepse kjo e këtyre dy ditëve ishte shprehja më shembullore e faktit se shqiptarët e shqiptaret, qofshin ata që nuk e kanë votuar, qofshin ata që e kanë votuar Sali Berishën, për Kryeministrin e Shqipërisë s'janë vëllezër e motra, s'janë nëna e baballarë, s'janë gjyshër, nipër e mbesa, s'janë njerëz të cilëve ai duhet t'u shërbejë me përkushtim e përulësi, po janë thjesht një turmë ndaj së cilës zoti Kryeministër s'ka as detyrimin të përmbajë pulsionet e tij primitive, e as obligimin minimal të ndjesës publike.

    Përkundrazi, në vend të ndjesës me duart e shërbëtores së tij Jozefinë, Kryeministri përjashtoi për 15 ditë nga Kuvendi, viktimën e barbarisë së tij.

    Kush ka sy të shikojë kush na qeveris, kush ka veshë të dëgjojë si na qeveris, kush ka mend të mos harrojë asgjë, për të mos lejuar që ky njeri jo vetëm i paaftë e i papërgjegjshëm, po edhe pa asnjë skrupull, të na qeverisë përtej afatit që i skadon në më pak se një vit.

    Ora e Sali Berishës në krye të vendit po mbaron. Ka filluar ora e një Shqipërie të re, përmes një bashkimi të ri...


  2. #62
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    edhe sala, si puna e karaxhiq, mjek ...

    njeri me kriminel se tjetri ...

  3. #63
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot

    Berisha, pakt me spiunët e medias
    për bllokimin e ligjit të spiunëve
    Nga Përparim HALILI -

    Nuk ka më asnjë dyshim, që kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha është "dirigjenti" i orkestrës parlamentare, për shtyrjen e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit. Natyrisht, që e ka një qëllim dhe ky është "operacioni" për mbylljen e dosjes së zezë kriminale të Gërdecit, ku dhe ai është protagonistë aktiv e përfitues potencial, sepse siç dihet, Berisha nuk futet atje ku nuk (për)fiton.

    Por Berisha, po me këtë ligj ka përcaktuar si "burim fitimi" edhe lëvizjen në një drejtim tjetër. Konkretisht, në draftin e paraqitur prej PD (saktësisht prej Saliut) është hequr neni për hapjen e dosjeve të punonjësve të medias dhe për këtë, nuk është dhënë asnjë shpjegim publik, por vetëm ka patur një veprim privat të tij. Ky nen, ka qënë parashikuar në draft projekt-ligjin e deputetit të PD, zotit Biberaj, i cili foli në këtë rast edhe në emër të KE, prej të cilës, Berishës dhe mazhorancës i është vendosur kushti për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për atë kategori shtetasish shqiptarë, që aktualisht janë pjesë aktive dhe drejtuese e politikës, dhe medias, e institucioenev kushtetuese etj.

    Mirëpo Berisha, përveçse këtë proces e ka mbajtur të izoluar në sirtarët e Jozefinës prej afro tre vjetësh, megjithëse qëllimisht nuk e realizoi gjatë pushtetit të tij të viteve 1992-1997 dhe megjithëse nuk e kërkoi asnjëherë gjatë 8 viteve "zbor" të opozitës, nuk po e realizon as tani, që i kërkohet me këmbëngulje nga KE, si kusht bazë për pranimin në BE. Por kjo është njera në e medaljes së "ndryshkur" të (mos)hapjes së dosjeve. Ana tjetër është heqja nga projektligji e hapjes së dosjeve për drejtuesit e medias. Këtë ndërhyrje antiligjore dhe antikushtetuese, madje anti-KE, kryeministri Sali Berisha nuk e ka bërë sepse duhet, por sepse i duhet, për të shpëtuar nga demaskimi publik ata botues, ata editorë, ata gazetarë që ka brenda dhe rrotull "oborrit" të pushtetit të tij, të cilët i shërbejnë me devocion, ashtu siç i kanë shërbyer dhe rregjimit komunist, dhe sigurimit të shtetit, dhe pushteteve majtas e djathats në Shqiperi në 18 vitet e fundit.

    Berisha ka aftësinë të bëjë aleanca dhe koalicione edhe me botues e drejtues mediash, qofshin këto të hapura, ose të fshehta, duke i vënë në dispozicion të tij, kundrejt shpërblimeve, ose presioneve të ndryshme. Në rastin konkret edhe nëpërmjet dosjeve të sigurimit të shtetit. Në pushtetin e medias, ashtu si në pushtetin ekzekutiv e politik ka ish-spiunë, të cilët u përzgjodhën dhe u "desantuan" posaçërisht prej ish-pushtetit komunist në vitin 1991, në lëvizjen mediaktike demokratike e atë politike. Këta ish-spiunë, vazhdojnë të jenë në krye ta gazetave dhe televizioneve, të politikave editoriale dhe të emisioneve "speciale", duke bërë politikat e "shefave" të tyre. Në këtë "lukuni" spiunësh që kanë mbetur, që kanë depërtuar dhe që janë "atashuar" brenda sektorit të medias shqiptare, Berisha ka kontingjentin e tij të përdorshëm të "rezervistëve", me të cilët bënë propagandën që i duhet, por edhe sulmet ndaj kundërshtarëve të pushtetit të tij. Ai tashmë, ka në shërbim gazeta, televizione, radio, madje dhe revista që "punojnë" për të ndoshta dhe nga halli i ekzistëncës së dosjeve, por edhe që shpërblehen sipas kontributeve të porositura.

    Ky kontingjent, nuk do të jetë pjesë e ligjit për hapjen e dosjeve edhe pse janë spiunë dhe u duhen hapur "letrat". Mirëpo Berishës i duhen, madje edhe pozitës së nesërme, sepse PAKTI për mos përfshirjen e dosjeve të tyre në ligj është bërë mes PD dhe PS. Por së pari, ky pakt i Berishës është bërë me vetë botuesit dhe editorialistët (ish)spiunë, të cilët i kanë kërkuar Berishës, që të mos u hapen dosjet e tyre të zeza të spiunllëqeve, në shkëmbim të vazhdimit të shërbimit mediatik deri sa të jenë në pushtet me të. Shqiptarët e dinë fare mirë, që këta ish-spiunë kanë lëvizur nga një gazetë në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, sipas "urdhërit" të politikës dhe të pushteteve për "nevoja shërbimi".

    Berisha ka nevojë për ta, ndaj dhe i përjashtoi nga hapja e dosjeve. Ndaj dhe spiunët që kanë zaptuar mediat pro qeveritare e pro politike, janë të "lumtur e të qetë" në këtë drejtim pas paktit të firmosur mes tyre dhe Berishës, sepse nuk do të "digjen" moralisht edhe pse pseudonimet dhe bëmat e tyre të ndyra si ish-spiunë të sigurimit dihen nga të gjithë, sepse përballë janë viktimat e tyre. Edhe mos hapja e dosjeve të punonjësve të medias është një skemë e pushtetit dhe e politikës dhe synimi i saj konverton me qëndrimin që mbajnë disa media të kompremtentuar me të kaluarën e drejtuesve të tyre dhe me të sotëm e imponuar për shkak të implikimit me dosjet e sigurimit. Këta rast "fatlumë" Berisha e shfytëzoi tani, duke vepruar, që këto kontingjente ish-spiunësh të djeshëm dhe shërbëtorësh të sotëm, të mos bëhen viktimë e krimeve të tyre, por të vazhdojën të jenë të "nderuar" publikisht. .

    Pseudonime që përfitojnë nga projekti "Berisha" :

    Bozhuri - Holta - Drita - Çorapja dhe Sqepi - Tigri - Korani Myzeqesë - Alfon Ballshi - Çiftelia - Pashtraku - Masoviku dhe Grepi - Stuhia - Poeti

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Të shkruajmë një lajm për në gazetë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2017, 04:48
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •