Epo le te themi qe kete pyetje ma risolli nje film qe sapo pashe. Tipik amerikan : Nje kriminel, futet ne burg, dashurohet me psikologen e burgut, tregon bashkepunetoret, kryen denimin ( e shkurtuar ) dhe rikthehet ne jete tashme si nje person shembullor dhe bashkeshort i lumtur.
Raste te tilla hollywoodi ka plot, por realisht deri ne cfare pike mund te ndryshoje njeriu ? Sepse kur dua te them ndryshim, me kete nuk nenkuptoj se si e mban goten e veres, kerkoj shume me teper se kaq.
Cilat mund te jene ato kushte te cilat me marreveshje mund ti quajme "favorizuese" ndaj ndryshimit : Presioni shoqeror ? Dashuria ? Izolimi ( burgu apo ne nje tjeter forme ) ? Apo dicka tjeter ?
Pratolini
Krijoni Kontakt