Ky njeri nuk është në gjendje ta ndryshojë as veten, as botën
Ka pengesa...
Njeriu, si qenie shoqërore, e ka vështirë të ndryshojë nga se ai me vete bart një bagazh të rëndë: Kujtesën Në kuptimin filozofik kujtesa është ajo përvoja, ajo hapësira brenda të cilës lëviz dhe imiton të tjerët dhe në të shumtën e rasteve as që ka mundësi të jetë vetja.
Se e a mund të ndryshojë njeriu, pra njeriu i cili do ta ndryshonte edhe botën, është një pyetje që endet nëpër labirinthet e pafundme, gjatë gjithë ekzistencës sonë. Me këtë pyetje është marr pareshtur filozofia, psikologjia, sociologjia, por rezultatet asnjëherë nuk janë optimiste, nëse mendojmë për njeriun si specie...
Ndonjëherë mendimi i pesimistëve është më i thellë dhe më i saktë.
"Po të ishte e përkryshme bota, tanimë veç do të ishte e përkryer" (Nitzche)
E gjithë problematika e çështjes është se a duam ne të ndryshojmë?, a duam ne të ndryshojmë ne në atë shkallë, si specie, sa të bëhemi të përkryer dhe ta përkryejmë dhe ta bëjmë shumë më funksionale edhe botën...
Ne, raca njerëzore, mjerisht, nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë na pengon ai bagazhi i rëndë
Me sa e dijmë ne, filozofi i madh i Greqisë së vjetër: Sokrati, kishte provuar propagandimin filozofik të idesë për njeriun e ri. Përkryerja, natyrisht, do të vinte më vonë, por do të ishte e mundur. Por, siç e dijmë, për këtë shkak e detyruan ta pinte helmin...
Bota, nuk e pranon asnjëherë njeriun e ri , ajo duhet të heq dorë prej bagazhit, të cilin e përmenda pak më lart.
Pra, ne, njerëzit, e dijmë, por na vjen pak si rënd ta themi se nuk e pranojmë njeriun e ri Ne, pranojmë: mirë, më mirë, shumë mirë , por nuk e pranojmë njeriun e ri dhe kështu zvarritemi nëpër botën dualiste brenda pjesës së ndriçuar dhe brenda pjesës së errët të trurit tonë.
Krijoni Kontakt