Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Oktapodi i shesheve të ndërtimit Edi Rama.

    Oktapodi i shesheve të ndërtimit Edi Rama, i vë ruspën me dhunë një banese 100 vjeçare


    05 Korrik 2008


    Nga Përparim HALILI - Dje ka vazhduar dhuna psikologjike, kërcënimet dhe më së fundi edhe dhuna fizike e ushtruara prej kamikazëve me uniformë policie të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, kundër familjes Simo dhe të afërmeve të tyre, të cilët janë bërë shënjestër e tij për t'u zhvatur truallin mbi të cilën ngrhet banesa e tyre afro 100 vjeçare. Familja Simo në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet, ka në pronësi ligjore një banesë me oborr dhe me mur rrethues, të blerë nga shteti që në vitin 1957 dhe të kaluar në pronësi të rregullt në pronësi të kësaj familjeje.Mirëpo, tani pas 51 vjetësh, oktapodi i trojeve të shtive të vjetra, kryebashkiaku Edi Rama, vërsuli afro 10 ditë më parë kundër kësaj familjeje policët e tij bashkiakë e ata ndërtimorë, me në krye kryepolicin e besuar ndërtimor të bashkisë, Afrim Qendro, për t'i rrafshuar banesën. Edhe pse familja i paraqiti dokumentet e rregullta të pronësisë dhe hartës së banesës, me urdhër të shefit të tyre të lejeve pirate të ndërtimit, kamikazët e instruktuar të hajdutit të trojeve dhe shkatërruesit të pronave të tiranasve, kryebashkiakut Edi Rama, i rrafshuan murrin rrethues dhe më pas iu vërsulën banesës, duke mos përfillur dokumentet e hipotekës të 51 viteve më parë. Pasi ndeshën në rezistencën e familjarëve dhe banorëve të zonës, banda e policëve bashkiakë të Edi Ramës u tërhoq, duke lënë pas pirgje me gërmadha, të cilat, fadromat e bashkisë i shtyn deri tek dritaret dhe dera e banesës së familjes Simo e cila sipas planeve shkatërruese dhe grabitëse të truallit prej 375 metër katrorë është projektuar për t'u kthyer në shesh ndërtimi, madje është dhënë edhe leja e ndërtimit prej kryebashkiakut, ku thuhet se ai dhe rrjeti i tij i ndërtimeve të paligjshme, do të ndërtojnë një qendër biznesi. Kryebashkiaku Edi Rama nuk resht së denigruari banorët e vjetër të kryeqytetit. Mjafton një kapriçio dhe interes i tij e çastit dhe gjithçka hidhet në erë vetëm me një copë urdhër prej letre që hartohet, vendoset, firmoset dhe vuloset vetëm prej zotërisë 10% të lejeve të ndërtimit. Lajthitja e momentit e Ramës, kësaj radhe ka rënë në kurriz të familjes Simo në Tiranë, një familje e vjetër tiranase, të cilës ka kërkuar t’i rrëmbejë banesën e ngritur prej afro 100 vjetësh dhe pronësi e kësaj familjeje prej 51 vjetësh vjetësh. Shkëndija që ka pasur me kërkesën alogjike të Ramës, për të prishur këtë shtëpi, ka ardhur pas prishjes së garazhit, që kishte në pronësi kjo familje. Pas prishjes së garazhit dhe murit rrethues, kryebashkiaku Rama ka kërkuar dhe vepruar me veprime fizike nëpërmjet policisë së tij të dhunshme, që të shkatërroj banesën, veprim ky që pritet të bëhet realitet në ditët në vijim, mbasi kështu iu dha edhe dje mbasdite ultimatumi familjes Simo prej njerëzve të Ramës, madje edhe civilë të dërguar prej krybashkiakut, që nuk kanë asnjë lidhje pune me bashkinë, por vetëm me rrjetin e mafioz të Ramës. Vlera e ofruar nga kryebashkiaku Rama, për shpronësimin e kësaj familjeje, realisht është turp të përmendet, por për efekt të qartësisë dhe vërtetësisë, ajo duhet të bëhet e ditur. Kështu, Bashkia e Tiranës ka dërguar policinë bashkiake për të prishur shtëpinë e familjes Simo në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Një ofertë qesharake prej 120 mijë eurove i është ofruar familjes Simo, paraprakisht dhe privatisht prej njerëzve të Edi Ramës, në këmbim të një shtëpie dhe trualli prej 3 75 metra katrorë. Por familja Simo nuk e ka pranuar një oferët të tillë, pasi shtëpia ka tjetër vlerë dhe për më tepër nuk pranoi që ta jap banesën e saj. këti ka nisur veprimi i dhunshëm e antiligjor zyrtar i kryebashkiakut, i cili ka nxjerr urdhërin për ta shembur këtë banesë e për ta krheyr në truall ndërtimi edhe pse banesa është me letra të rregullta pronësie. Thoma Tashi, pjesëtar i kësaj familje, tregon se si policët e shfrenuar deri në dhunë dhe degradim moral të Bashkisë së Tiranës, e kanë kërcënuar këtë familje për ta përzënë nga shtëpia, madje edhe duke ofruar fadromat deri tek dritaret e duke bërë gjeste presioni me ruspat e tyre. Thomani dëshmoi dje, pas aktit të dhunës fizike, që u ushtrua ndaj tij dhe familjes Simo prej individëve të dërguar privatisht prej Edi Ramës, në orën 19.50 minuta: “Para pesë ditëve, në shtëpinë e Llukan Simos, erdhi një letër nga policia ndërtimore, një urdhër ekzekutimi për të prishur murin e shtëpisë, garazhin, sepse muri i shtëpisë, sipas Policisë Ndërtimore, me në krye Afrim Qendron, me synim për të prishur edhe banesën në vijim. Por, familja Simo e kishte ndërtuar këtë mur që para 45 vjetëve kundër të githë rregullave dhe brneda hartës së pornësisë së truallit të saj, të blerë nga shteti që përpara 70 vitesh. Ndërsa bashkia kërkon t'i manipulojë këto letra, duke mos i njohur fare, duke i ofruar shumën prej 120 eurove në shkëmbim të lënies së banesës dhe truallit prej 375 metra katrorë. Familja e kudnërshtoi, por këtu ndehsi me presionin, më pas me dhunën e mandej me shkaëtrrimin e oborrit dhe mjediseve që kishte ndërtuar brneda tij. Në bazë të letrave dhe vërtetimeve të paraqitura pranë gazetës “SOT”, dokumentet për lejet e ndërtimit janë të sakta dhe të vërtetuara nga ana hipotekore me pronësi që përpara 50 vjetëve. Por Policia Ndërtimore e Ramës, ka bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Nuk kanë pranuar asnjë letër që vërteton pronësinë e familjes Simo. “Policia Ndërtimore, nuk mori parasysh asnjë dokumentacion por erdhi dhe na goditi, duke prishur gjithçka”, shprehet Thoma Tashi. Pasi është shembur muri i shtëpisë, ndërtimorët e Edi Ramës kanë urdhëruar të prishin edhe oborrin. Të nesërmen, të gjitha mbeturinat i spostuan përpara derës së shtëpisë, në mënyrë që mos të kishim se ku të kalonim”, u shpreh më tej pjesëtari i familjes Simo. Menjëherë, të nesërmen, familja Simo, ka bërë denoncim pranë rajonit Nr. 1, në Tiranë. Sipas Tashit, policia e ka pasur shumë të vështirë të pranonte këtë denoncim. Ndërkohë, policia e kryeqytetit, gjithmonë i pranon denoncimit edhe për një vjedhje stilolapsi, por këtë radhë, duket se janë “frenuar” nga firma dhe vula e Edi Ramës, mikut të Sali Berishës, i cili në jo pak raste kur ia këkron interesi Edi Ramës, i ka vënë në dispozicion politinë e shtetit. “Nuk e pranuan denoncimin pasi janë palë e Edi Ramës”, pohoi dje, i dhunuari Thoma Tashi. Kur shkuam në komisariat për të bërë denoncimin, më mbajtën mbi 6 orë së bashku me gruan në dhomën e izolimit. Kur ishim të izoluar në komisariat, për një moment, blutë luajtën "ping-pong" me ne. Denoncimi ynë ishte, sepse nga data 2 e këtij muaji, Llukanit, pronarit të shtëpisë, i kanë shkuar në shtëpi tre persona, njëri ndizte çakmakun, tjetri mbante dorën në brez dhe na pyetën ku i keni dokumentet e shtëpisë, sepse shtëpia juaj një shkrepëse do”, tha ai. Ndërkohë, zonja Jovanka, bashkëshortja e Llukanit, u ka thënë të largoheshin menjëherë. Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, Bashkia e Tiranës i ka dërguar një letër kryefamiljarit Llukan Simo, ku cilësohej se me datë 28, duhet të lironi shtëpinë. Letra është dërguar edhe në Komisariatin Nr. 1, në Tiranë. Dy ditë më parë, familja Simo ka vendosur një shirit pranë gardhit të shtëpisë. Menjëherë është ofruar pala e Edi Ramës, ku u ka bërë një ofertë, që t'i paguante dhe t'i largonte nga shtëpia. Por, familja Simo nuk e ka pranuar një ofertë kaq qesharake. Presoni që erdhi për të na mashtruar me ofertën prej 120 mijë eurove në këmbim të shtëpisë, kishte makinë tip “Benz”, ngjyrë gri, me targa amerikane, ndërsa ka goditur me grusht çiftin Simo, Jovankën dhe Llukanin në kokë. Por, persona në fjalë, kanë goditur duke gjakosur edhe djalin e tyre, Stavri Simo. Menjëherë, është njoftuar policia nëpërmjet numrit 19, që është vënë në dispoziocin për qytetarët, të cilët janë përgjigjur menjëherë dhe na kanë shërbyer shumë mirë.

    Gazeta Sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka nje histori thon te tille ne njujorkun a cikagon e shekullit 19-20.
    athere ishte ethja e gratacielave.. dhe mafia ju sul nje shtepie.. por i zoti nuk e dha..
    e thon u be gurguleja..

    edvini eshte nje tiger i gratacielave sepse dihet aty fitohet..

    askush nuk pyet sa eshte metri katror i nje kanali ujrash te zeza..apo nje kanali kabllosh ..apo nje metro lulishto baro gjethesh.. sepse ato nuk blihen e nuk shiten.. prandaj kryebashkiaket tane ja dine kimene pazarit te metro katrorit gratacialas..

    ishte nje polici ndertimore.. qe deri diku ja prishte nga njehere lubise edvin.. megaoreksin e kullufitjes se tiranes per xhep te vet..

    dhe ate ja fali berisha..e tani goxilla edvin.. i ka te gjitha cka i duhen nje perbindeshi..

    bej qejf o edvin .. se dhe pak do te te benet e jotja dhe karriikja e saliut ne qeverri..

    e sundo gjate me kanibalet e tu..o edveri inë..

    sdo guxoj kush te pipetije nja 50 vjet derisa te mos i punoje me gjishti njesiteve guerile altino arapoiste vampire te edvinit..

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Perse shqiptaret nuk marrin pushken kur ndodhin gjithe keto?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ka nje histori thon te tille ne njujorkun a cikagon e shekullit 19-20.
    athere ishte ethja e gratacielave.. dhe mafia ju sul nje shtepie.. por i zoti nuk e dha..
    e thon u be gurguleja..

    edvini eshte nje tiger i gratacielave sepse dihet aty fitohet..

    askush nuk pyet sa eshte metri katror i nje kanali ujrash te zeza..apo nje kanali kabllosh ..apo nje metro lulishto baro gjethesh.. sepse ato nuk blihen e nuk shiten.. prandaj kryebashkiaket tane ja dine kimene pazarit te metro katrorit gratacialas..

    ishte nje polici ndertimore.. qe deri diku ja prishte nga njehere lubise edvin.. megaoreksin e kullufitjes se tiranes per xhep te vet..

    dhe ate ja fali berisha..e tani goxilla edvin.. i ka te gjitha cka i duhen nje perbindeshi..

    bej qejf o edvin .. se dhe pak do te te benet e jotja dhe karriikja e saliut ne qeverri..

    e sundo gjate me kanibalet e tu..o edveri inë..

    sdo guxoj kush te pipetije nja 50 vjet derisa te mos i punoje me gjishti njesiteve guerile altino arapoiste vampire te edvinit..
    Nje gje me ben pershtypje more Brar

    E permend Edvin monstren ne 95% te shkrimit tend (shkrimeve tuaja)

    E ke fut dhe nje paragraf per Sali kucedren "dhe ate ja fali berisha"

    Si keshtu?

    Shoh goxha talent ne ato qe ti shkruan

    Per te mos thene me i miri ketu ne forum

    Po pse i bie fyellit vetem ne nje vrime?

    Keta dy maskarenjte bashke ne nje sahan hane

    dhe gjithe lakenjte e tjere qe rrine prapa e lepijne kockat

    44 leje ndertimi u miratuan para nje jave

    o me fal se Sala nuk e dinte

    une nuk e di ku rri dhe me se merresh

    ne qofsh ndonje nepunes i vogel i perandorise vazhdo sic e ke nisur

    ama ne qofsh idealist i vertete jepi secilit ate qe meriton

    kaq

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Brari thote..."bej qejf o edvin .. se dhe pak do te te benet e jotja dhe karriikja e saliut ne qeverri.. e sundo gjate me kanibalet e tu..o edveri inë.. "

    Edhe une e kam kete frike duke pare gjithe kete per-puthje te mendimit dhe veprimit te dyshes Berisha-Rama.

    Ne zgjedhjet e fundit ne Tirane njerezit preferuan kryetar bashkie nje njeri qe rrinte me k.oqe perjashta se sa nje njeri shume serioz si Sokoli, por qe ishte nje njeri i Berishes.
    Kjo tregon se sa shume jane lodhur njerezit nga politika e vjeter.

    Dhe kur te vije Edi ne karriken e Sales , Edi si perfaqesues i politikes se re, Edi modernisti, Edi
    e ardhmja...do te duhen ..jo 50-vjet..por pa frike 20 ose 25 qe do te rrije ne krye te vendit..
    dhe ne te tjeret do te rrime duke pare fotografite me m.ullaqet e tij perjashta dhe protesta me e ashper qe do te bejme do te jete ndonje bisede ne kafe me pleqte e tjere kunder Edid...kurse te rinjte , brezi i ri do te hyjne ne internet dhe do te thone disa fjale per Edin..
    kurse Edi as qe do ta rr.uje fare dhe do ta shtyje mbreterimin e tij ...kurse ne ...vetem do te lehim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 06-07-2008 më 15:32

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nje nga aktet e para qe edveri do te nxjerri nga kryeministria, kuptohet duke i mare edhe nje firme presidentit, do te jete falja per punet e zeza te saliut, duke i siguruar atij jete pensionisti me prona e thesare te vjedhur, me bodigarda, me luks, si ish kryeminister, edhe ish president ... nuk eshte çudi qe mendja e tij e semure ti kerkoje edverit, topes e gramoz rucit qe te zgjidhet perseri president ... se keshtu i paska thene ne vesh allahu ...

    kjo Shqypni pjellka boll envera,
    iken njani, tjetri pret ke dera ...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    nje nga aktet e para qe edveri do te nxjerri nga kryeministria, kuptohet duke i mare edhe nje firme presidentit, do te jete falja per punet e zeza te saliut, duke i siguruar atij jete pensionisti me prona e thesare te vjedhur, me bodigarda, me luks, si ish kryeminister, edhe ish president ... nuk eshte çudi qe mendja e tij e semure ti kerkoje edverit, topes e gramoz rucit qe te zgjidhet perseri president ... se keshtu i paska thene ne vesh allahu ...

    kjo Shqypni pjellka boll envera,
    iken njani, tjetri pret ke dera ...
    Kam lexuar plot dokra neper forume , por mund te mburesh se je KAMPION I DOKRAVE.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Spo meret vesh fare ky Edvini i poltikes se "re" as dele as as dash.
    Dhe po e investojne mire per ta bere kryeminister. Po bredh neper Shqiperi si misionar i rendit te ri e te se ardhmes????. Te bashkohemi thote mbi partite po per te ardhmen.
    Se ca te ardhme un se kam fare te qarte.
    E ardhmja ne Shqiperi eshte per tu bere nga A ne ZH
    Ne cdo hap deri tani nga A ne ZH nje mender te madh kemi bere.
    Do jete ky Edi Rama qe ti vere ne vend punet?
    Skam besim fare

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    A do ta gjejë Rama me Berishën kabllin kinez


    Fatos Lubonja (Gazeta "Korrieri")


    "44 leje të reja ndërtimi në Tiranë".
    Hapa gazetat të lexoj se për çfarë bëhej fjalë me ndjenjën që kam kur hap faqet e kronikës së zezë. Lexova dy syresh, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Disinformim i gjallë! Gjëja e parë që më ra në sy, i dashur lexues, ishte se, ndryshe nga lajmet e kronikës së zezë, këtu jepej vetëm pjesa e bardhë e lajmit. Sepse në të dy gazetat - që kuptohej se kishin material të dhënë nga Bashkia - flitej vetëm për gjashtë punëra publike që, nga sa konstatova, ishin kryesisht restaurime rrugësh të qendrës. Asnjë informacion nuk jepej për 44 lejet e ndërtimit për pallate përveç faktit se 33 qenë leje ndërtimi dhe 11 leje sheshi. Asnjë fjalë, për be, se për çfarë pallatesh bëhet fjalë, se ku do të ngrihen, se cilët janë arkitektët e shquar apo të rinj, cila është forma e këtyre pallateve, lartësia e më the të thashë. Dikush mund të thotë: po këto janë private pse duhen thënë? Por a ka gjë më publike sesa pallate që të ngrihen befas përballë dritares, që të gllabërojnë edhe volumin e mbetur të ajrit që frymëmerr, që të zënë edhe pemën e fundit që të zinte syri edhe centimetrin e fundit katror të pejsazhit të Dajtit, që ngrihen mbi trotuare ku ke ecur tërë jetën, që ta bëjnë edhe më të vështirë trafikun me makina e ecjen më këmbë? Për të mos folur për monumente historike apo për atë se ata ta reduktojnë edhe më vlerën e një apartamenti që mund të kesh blerë apo që pret ta shesësh.
    Për të shpjeguar këtë terr informativ Bashkia sqaronte, nëpërmjet një kuadrati gri, edhe arsyen pse KRRT-ja e Tiranës i zhvillon me dyer të mbyllura seancat e saj: “Në mbështetje të ligjit nr. 8480, datë 27.05 1999, “Për funksionimin e Organeve Kolegjiale të administratës shtetërore dhe Enteve Publike” mbledhja e KRRT si organ kolegjial që nuk zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në bazë të nenit 9.1 të ligjit të mësipërm i zhvillon mbledhjet pa praninë e mediave".
    Pasi u konsultova me dy juristë njëri më tha se në këtë ligj nuk thuhet se organet e zgjedhura jo drejtpërdrejt duhet t'i bëjnë mbledhjet të fshehta. Një tjetër më tha se, sipas ligjit, ka të drejtë Bashkia. Po ç'rëndësi ka kjo. Rama e Berisha ligjin e bëjnë si të duan dhe e interpretojnë si të duan.
    Po Berisha ç’lidhje ka me këtë, do të më pyesë lexuesi im i nderuar demokrat. Po si nuk paska mor zotëri. KRRT-ja që kemi tani rezulton se filloi të punojë e të japë leje ndërtimi vetëm pasi u arrit marrëveshja "historike" që ajo të përbëhet nga tre njerëz të Ramës, tre të Berishës dhe një të zgjedhur bashkarisht. Rama, nga sa jam informuar nga burime të sigurta të brendshme, njerëzit e vet i mbiquan "pula". Nuk e di se si i quan Berisha të vetët, ndoshta gjysmagjela. Dhe, sa për vete, kur lexoj këtë sqarim nuk indinjohem edhe aq pse pulat e Edi Ramës nuk kakarisin fare kur bëjnë vezë (më falni pallate). Sepse Rama dihet se, nëse ka ndonjë aftësi ku ua kalon të gjithëve, është aftësia për të fshehur me mashtrim kombëtar dhe ndërkombëtar punët e veta të liga. Kurse me gjysmagjelat e Sali Berishës indinjohem sepse i kam ende të freskëta fjalimet e Olldashit kur deklaronte pasojat dramatike që i ka sjellë qytetit shkellja e regullores së urbanistikës nga Rama. A nuk qe ai, me Berishën në krah, që deklaronte se 3 milion e 500 mijë metrave katrorë ndërtime të kryera gjatë gjashtë vjetëve të Ramës, sipas kësaj rregulloreje, do të duhej t’u ishin shtuar, minimalisht, 210 mijë metra katrorë gjelbërim rrotull pallateve, 210 mijë metra katrorë ndërtim të parqeve të gjelbëruara, 280 mijë metra katror rrugë dhe shëtitore, 1 milion e 220 mijë metra katrorë park periferik, 40 çerdhe të reja, 40 kopështe, 20 shkolla tetëvjeçare, 10 shkolla të mesme, 70 mijë metra katrorë terren sportiv publik e se të gjitha këto, që mungojnë, përbëjnë diferencën midis një qyteti normal dhe qytetit që ka ndërtuar Rama - sipas meje midis një qyteti normal dhe një qyteti të çmendurish. Nuk kanë kalur dy vjet që bërtisnin kështu, këta, duke premtuar transparencë dhe ndëshkim të korrupsionit. Kurse tani, pulat e Ramës dhe gjysmagjelat e Berishës punojnë së bashku me dyer të mbyllura për t'i pakësuar edhe më hapësirat e gjelbërta. Kush mund ta kontrollojë tani zbatimin e asaj rregullores që, edhe me opozitë, u nëpërkëmb në atë farë feje? Ku do të arrijmë kështu?
    "Cherchez la femme" (kërko gruan) është një thënie (e vjetëruar) frënge sipas së cilës, tek motivet që lidhen me gruan duhet ta kërkosh origjinën e veprimeve të mira apo të liga të njerëzve. Tek ne, i dashur lexues, nëse kërkon të gjesh origjinën e të gjitha sjelljeve të politikanëve tanë, të konflikteve apo të marrëveshjeve, të buzëqeshjeve apo ngrysjeve në fytyrë - mor po të gjithshkaje, por edhe të gazetarisë sonë, të shoqërisë civile, se ku jemi nisur e ku po shkojmë duhet të aplikosh thënien: "kërko lejen e ndërtimit". Të duket e paqartë sjellja e ndonjë figure që deri dje e ke gjykuar ndryshe? Shih se mos ka hallin e ndonjë leje ndërtimi. Gjithë këtë zallamahi politike që ke parë, edhe paqen e madhe midis Ramës dhe Berishës, edhe mbylljen e dosjeve të krimit të korrupsionit tek lejet e ndërtimit duhet ta gjesh.
    Mirëpo paradoksalisht, gjetja e lejes së ndërtimit tani që Berisha dhe Rama kanë bërë paqen e madhe (mu për shkak të lejeve të ndërtimit) është bërë thuasje e pamundur. Tani duket sheshit se nuk ka mbetur më asnjë shpresë që kryetari i ynë i Bashkisë ta gjejë atë kabllin kinez. Po ky kablli kinez ç'lidhje ka me këtë muhabet do të thuash ti, i nderuar lexues. Ka, ka. Sepse gjithë çka thashë lidhur me shprehjen "gjej lejen e ndërtimit" nuk do të ishte thënë sikur ne të kishim një plan urbanistik dhe këtë do ta kishim sikur të mos qe kablli kinez. Lermë ta shjegoj: Me një plan urbanistik të diskutuar e aprovuar edhe përpara qytetarit sekush do të dinte se ku ndodhet, se çfarë ka përpara, se çfarë do të ketë mbrapa, se sa do të jetë vlera e apartamentit apo e shtëpisë së tij. Do të dinin edhe ndërtuesit se ku ndërtohet e ku nuk mund të ndërtohet. Shkurt do ta kishte pushtetin plani që është ligj dhe jo Rama e as Berisha. Nuk do të kishte nevojë as për marrëveshje e as për mbledhje të fshehta KRRT-je. Unë jam i bindur se sikur të mos ekzistonte problemi "leje ndërtimi", pra të ekzistonte plani/ligji jo vetëm që Rama nuk do të ishte korruptuar nga oligarkët, por as oligarkët nuk do të ishin korruptuar nga Rama, por edhe sikur kjo prapë se prapë të ndodhte, Berisha do ta kishte luftuar korrupsionin e, të jesh i sigurt, i dashur lexues, se as Gërdeci nuk do të ishte hedhur në erë. Dhe as rreziku i ndërtimit të një termocentrali bërthamor nuk do të na kanosej. Mirëpo a e di ti, i nderuar lexues, se përse nuk bëhet plani urbanistik? Ja, ta them unë: për shkak të atij të mallkuari kabëll kinez, që Rama ka filluar ta kërkojë që kur u bë kryetar bashkie dhe nuk e ka gjetuar akoma. E kam dëgjuar vetë me veshët e mij gjatë fushatës së fundit për kryetar kur një gazetar e pyeti se përse ka shtatë vjet (tani janë bërë nëntë) që nuk bën e planin urbanistik të premtuar që fushatën e parë. A e dini se si u përgjigj mashtruesi ynë ndërkombëtar? (Them ndërkombëtar, i dashur lexues, se ky na mashtron me francezë e me belgë e me artistë ndërkombëtarë). U përgjigj se bërja e planit nuk është një punë e lehtë sepse, që të bësh planin urbanistik, duhet të dish se çfarë ka nëntoka e Tiranës. Dhe për ta ilustruar këtë tha se ka kaq kohë që Bashkia është në kërkim të një kablli të vendosur nga kinezët që del nga Radio Televizioni dhe nuk dihet se ku përfundon dhe pa gjetjen e këtij kablli dhe të gjithçkaje ka nëntokë Tirana nuk mund të bëhet dot një plan urbanistik.
    E kështu i dashur lexues Edi Rama e ka filluar kërkimin e kabllit duke nisur nga Radio Tirana duke hapur themele pallatesh. Atje ku nuk gjendet kablli ngrihen pallate. A e keni parë se si e ka bërë çorap me pallate një nga pjesët më të bukura të Tiranës, bllokun me vila prapa dhe rreth RTSH ku ndodhet edhe pallati ku banon Berisha. Akoma edhe më çorap do ta bëjë, do t'i shembë edhe vilat e mbetura, sepse, atje duhet gërmuar shumë shumë se mu atje rrotull është origjina e kabllit. Kurse Berisha me kryekomunarët e tij, para sistemit 3 + 3 + 1, i ishin futur kërkimit të kabllit nga fundi i tij që mendohej se mund të binte andej nga rrëza e Malit të Dajtit, Kashari apo Sauku sepse në fillim nuk e linte Rama të gërmonte në qendër. Prandaj janë ato pallatet e tmerrshme në rrëzë të Dajtit apo matanë liqenit. Nuk e ka fajin korrupsioni i dashur lexues, është faji i kabllit që na lanë kinezët. Si puna e atij litarit që të le i varuri jashtë, por ky është brenda, thellë, i padukshëm. Tani Berisha e Rama po gërmojnë sëbashku. Po a ka shpresë të na e thonë, edhe po e gjetën në themelet e ndonjë pallati, lajmin e madh të gjetjes së kabllit? Unë dyshoj se jo. Por më duket se edhe ne nuk do të kemi më interes që ata ta gjejnë kabllin. Më duket se, ashtu si kanë ardhur punët, ne kemi që të gjithë interes që kablli të mos gjendet kurrë sepse gjetja e tij do të kërkonte ndonjë të varur kurse ne jemi popull paqësor, që e duam jetën sido që ajo na paraqitet dhe që fajin e gjejmë gjithmonë jashtë vetes. Kështu, me kabllin të pagjetur askush nuk do të varet, faji do t'u mbetet kinezëve, kurse ne do të vazhdojmë të jetojmë pa e ditur asnjëherë se ç'vendoset të ndërtohet për ne me dyer të mbyllura çka është kusht i domosdoshëm i lumturisë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Harri Lena ka varrosur nën beton “Syrin e kaltër” të Këlcyrës

    Nga Mero Baze

    Letër për ministrin Xhuveli

    Për dijeni,

    Berishës dhe Hirësisë së Tij, Janullatos




    Po të drejtohem publikisht për një krim, i cili ndodh në sytë e të gjithëve dhe nuk e ndal askush. Gryka e Këlcyrës është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë. Pothuajse në mes të saj, katër kilometra para qytezës së Këlcyrës, gjenden tokat e familjes Këlcyra, mbi të cilat është ngritur së fundi një kishë në kujtim të ushtarëve grekë të vrarë gjatë dy luftërave italo-greke në tokën tonë. Vendi, për të cilin flas, është në kujtesën e çdo kalimtari që ka kaluar qoftë dhe njëherë në këtë grykë, pasi fare pranë rrugës kryesore nacionale ka qenë një burim uji që dilte nga nëntoka, duke formuar një liqen të vogël të pashtershëm dimër-verë me ujë të pijshëm, i cili gëlonte aty dhe më pas varej si ujëvarë në Vjosë. Një kriminel (dhe në këtë rast e them pa m’u dridhur goja këtë vlerësim), i quajtur Harri Lena, duke folur lart e poshtë në emër të Sali Berishës, për të cilin jam i bindur se nuk i ka dhënë ndonjë mandat, ka zaptuar tokën përmes mashtrimeve, duke rindarë tapi me ligjin 7501 në vitin 2008, ka mbuluar me urgjencë burimin dhe e ka fshehur atë poshtë një shtrese betoni njëmetroshe. Ky burim unikal për nga bukuria dhe vlerat e tij natyrore, sot nuk ekziston më për syrin e çdo kalimtari në Grykën e Këlcyrës, duke i hequr këtij monumenti natyror një nga simbolet e tij.

    Do të ishte gjysma e së keqes sikur ky zaptim toke të ishte thjesht një agresion ndërtuesi. Në të vërtetë është një agresion pushtuesi. Ky institucion kriminal pushtues, i quajtur Harri Lena, në fillim ka hapur fjalë se do të bëjë fshat turistik me leje të Sali Berishës, gjë që i la të gjithë pa gojë, se aty nuk është një vend ku mund të bëhen rezidenca turistike për shkak të motit të ftohtë në dimër. Pastaj, pasi zaptoi tokën dhe korruptoi administratën lokale, gjithmonë duke keqpërdorur emrin e Sali Berishës, filloi të mbushë fushën me beton, duke betonuar fillimisht sipërfaqen e mrekullueshme të burimit, i cili ishte praktikisht “Syri i kaltër” i Këlcyrës. Pasi e varroi atë nën beton, iu është turrur kodrave të Peshtanit, një fshat fqinj aty, duke gërmuar gurore, duke marrë zhavorr prej tyre pa leje, duke shkatërruar po kështu dhe pronën e të tjerëve. Shoferë të tij të armatosur kërcënojnë fshatarët dhe flasin në emër të Kishës, kur janë ortodoksë dhe në emër të Sali Berishës, kur janë myslimanë, pasi kjo zonë është e përzier dhe tolerante nga pikëpamja fetare. Ky superspekulant është duke çimentuar një fushë të tërë, duke ndërtuar një fabrikë uji thuajse ilegale, pa marrë asnjë licencë normale si çdo fabrikë uji në Shqipëri. Qëllimi i tij final është të riprodhojë aty ujin “Zagoria” që importon dhe të mos iu nënshtrohet detyrimeve shtetërore, derisa ta bëjë fabrikën fakt të kryer dhe të thërrasë në fund Hirësinë e Tij, Janullatos, për ta pagëzuar, siç bën gjithmonë për të mbuluar problemet e tij në biznes.

    Pra, i nderuar zoti ministër, gjendemi para një institucioni kriminal, i cili do të bëjë gjithçka të paligjshme. Ka zënë tokat në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar një pasuri natyrore në mënyrë të paligjshme, po ndërton një fabrikë në mënyrë të paligjshme, po shkatërron pasuritë e fshatrave përreth në mënyrë të paligjshme dhe shteti nuk vepron. Të gjithë që shkojnë ta kontrollojnë, kthehen të korruptuar prej tij. Kështu ka ndodhur me Policinë Ndërtimore, të Rendit, Bashkiake a komunare. Aty jetojnë njerëz të varfër për t’u ndeshur me një përbindësh të tillë. Vetëgjyqësia mund të jetë arma e fundit që mund të ndalë kriminelë të tillë që nuk ndalen para asgjëje, duke përdorur gjithçka, çdo emër, qoftë ky autoritet politik apo fetar.

    Unë e njoh aq Sali Berishën, sa të mos besoj asgjë nga pallavrat, me të cilat ky njeri i bën të rrinë urtë pushtetarët lokalë. E di që, së paku, askush nuk i ka thënë të varrosë “Syrin e kaltër” të Këlcyrës, pasi bukuria natyrore e asaj gryke sjell më shumë të ardhura dhe turistë për ata banorë aty, sa bunkeri i betonit fitimprurës i Harri Lenës. Unë e njoh aq Hirësinë e Tij Janullatos, sa të besoj se ai nuk nxit konflikte mes besimeve fetare në atë zonë, duke urdhëruar shoferë që puthin kryqin dhe nxjerrin pistoletat për të terrorizuar fshatarët që iu grabitin tokat dhe guroret. Por, dhe në paçin ndryshuar brenda natës, unë e kam të vështirë të ndryshoj dhe po të paralajmëroj se, nëse ju nuk e zhbllokoni atë bukuri natyrore nga betoni i këtij krimineli, do t’ju konsideroj palë me këtë kriminel, derisa vetë të rizbulojmë atë që natyra ka miliona vjet që na ka dhuruar. Është mirë që të veproni shpejt, është mirë që të bëni detyrën tuaj dhe ta ndalni këtë përbindësh. E kemi ende të freskët Gërdecin, ku 200 njerëz punonin pa asnjë leje dhe të pasiguruar në mes të Tiranës. Në mes të rrugës Tiranë-Këlcyrë, një njeri bën gjithçka pa leje dhe shkatërron pasuritë tona natyrore. Nëse nuk e ndalni, do të gjendet dikush ta ndalë, por pastaj përgjegjësia do të bjerë mbi ju. Mos thoni që “nuk e dinim”.

    tema

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 12:43
  2. Drejtuesi i ZMK: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndërtimit
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:26
  3. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •