Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    harri lena eshte mbeshtetesi kryesor i qeverise se sotme jo vetem sot por qe ne fillimet e demokracise.. perse mos beje harri lena bunkere te rinj te tipit pasdulle kur gjen shesh e ben pershesh?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edi Rama shan Benzin - Bujqësinë Shqiptare

    (09.07.2008)

    “Fshati i braktisur e pa prodhim”. Kështu deklaroi Edi Rama të martën me 8 korrik 2008, duke dashtë të kundërshtojë Sali Berishën.
    Që në krye po i them zotit Rama se bujqësia e fshati shqiptar në këto tre vite është si Benzi, i cili nuk don reklamë. Se Benzi është Benz dhe nuk ka dalë kush deri sot ta shajë. Lëvdata nuk don. Po edhe sharjet të kthehen mbrapsht se të tall njerzia të shash Benzin. Siç të tall njerzia sot të shash bujqësinë e këtyre tre viteve në Shqipëri. Edhe bujqësia e fshati shqiptar në këto tre vite është si Benzi. Është mirë. Nuk ka nevojë për lëvdata. Është aq mirë saqë nuk mund të krahasohet me 2005 kur bujqësinë e fshatin e gjetëm të braktisur, rrënuar e lënë pas dore. Është më mirë në të gjitha aspektet.
    Në fakt, unë e di mirë se Edi Rama i din këto gjëra. Ai e din se si ka qenë fshati shqiptar në komunizëm. Si ka qenë bujqësia atëhere. E din mirë se ka patur nundësi ta dijë dhe nuk ka qenë dakort atëhere me atë gjendje mjerimi të kallaisur.
    Edi Rama e din se fshatari shqiptar merrte në komunizëm 2 (dy) – 3 (tre) apo 4 (katër) lekë për ditë pune. Se fshatari shqiptar nuk kishte tokë private dhe asgjë private. Ndërkohë që fshatari maqedonas kishte së paku një hektar deri në dhjetë hektarë tokë private. Edi Rama e din se fshati shqiptar pjesërisht e kishte një lopë, ndërkohë që fshatari maqedonas (jugosllav) mbante lopë apo të imta sa të donte. Edi Rama e din mirë se 30 vjet para nesh vendet ishjugosllave e të tjera të Lindjes i zhdukën koperativat socialiste. Edi Rama i mban mend ato kohë se është goxha në moshë. Edi Rama e din se njerzia coptohej për një pikë qumësht, ndërsa sot ka prodhim të tepruar qumështi etj. Edi Rama që hante bukë gruri atëhere dhe nuk e njihte bukën e misrit, e din se fshatari shqiptar prodhonte produktet për qytetin dhe vetë hante gishtin pas...
    Për ta krahasuar atë fshatin e dikurshëm, mjerim i kallaisur, që mbante mend Edi, me këtë të sotmin, ai mori udhët drejt fshatit. Edhe për tu bërë medeomos lider. Për tu pranuar si lider. Për t’i takuar fizikisht njerzit që në ato zona nuk i ka takuar kush nga shokët e Edit, se e din Edi se 6 muaj ata mbajnë në gojë Edin që tokte duart apo i shkelte syrin miqësisht ndonjërit (shenja afrie që vadisin rritjen e liderit), për të zënë radhë për tu pranuar si lider ai shkoi në fshatra dhë bëri shumë mirë. Sepse e njohu atdheun e vertetë, gjeografinë e tij, atdhun jashtë bllokut në Tiranë e jashtë unazës së Tiranës. Edhe që e mediatizoi bëri mirë. Por fiks do të ishte të merrte shumë gazetarë me vete e jo të ishte vetë gazetar. E lëvduar qoftë kjo nismë. Ngaqë pa mirë në fshat, ngaqë pa fshatarët që tregojnë mirëqenie që në fytyrë, ngaqë pa çdo fshatar që takoi me celular në xhep e me shumë celularë në shtëpitë e tyre, mëqe pa makina nëpër oborret e familjeve fshatare, shpesh edhe makina që Edi i pati zili, ngaqë pa vila që Edi i kishte parë në Zvicër, por këtu jo të drunjta por të gurta e të tullta, ai nuk mundi të shante bujqësinë e fshatin dhe nisi të bëjë sofizma duke ju thënë fshatarëve mos votoni as PD e as PS. Shau mungesën e rrugëve. Po, mungojnë rrugët e asfaltuara. Kjo qeveria e Berishës ka nisur t’i bëjë rrugët kudo. Ndërtimi i rrugëve në gjithë Shqipërinë po e rivlerëson me shpejtësi dhe po ia shumëfishon vlerën cdo cepi të atdheut e kryesisht fshatit shqiptar.
    Por zëdhënësit e Edit që nuk e dallojnë dot misrin nga kanabisi, që nuk e dinë se nga e bën shurrën lopa, po ia fusin kot. Qyshse na krahasojnë me Maqedoninë. Sikur të merrnin, ta zëmë, si etalon, ketë periudhë trevjeçare, cilëtdo ekspertë, e ta krahasonin fshatin e bujqësinë shqiptare me Maqedoninë e këdo si Maqedonia për ritmet e zhvillimit në këto tre vite, ne do të ishim dakort. Nuk jemi në fshatin e nivelin e bujqësisë shqiptare të para 2005 kur fshatari shqiptar, me urdhër të qeverisë socialiste importonte barin e thatë nga Maqedonia. Edhe raportbërësit e ekspertët kombëtarë a ndërkombëtarë, duhet të dinë se e pakrahasueshmja është e pakrahasueshme. Shqipëria krahasohet me veten e saj, me statistikat e saj të viteve ’90, 2005, por nuk krahasohet bujqësia shqiptare e fshati shqiptar me bujqësinë kanadeze apo fshatin austriak. Ekspetët që ekspertojnë në Shqipëri e për Shqipërinë duhet të dinë se ende nuk janë bërë dy dekada që ky vend është ndarë me komunizmin alla shqiptar që ekspertët nuk arrijnë ta përfytyrojnë në zezonë e tij. Ekspertët vendas a të huaj duhet të shohin periudhat e caktuara dhe të masin rezultatet në ato periudha. Se po na del e rrënuar bujqësia dhe se në komunizëm Shqipëria ka prodhuar bukën në vend. Po a e han kush më këtë rrenë me bisht.
    Nejse, unë kujtova se xhevahiret kundër bujqësisë shqiptare nga PS-ja dalin pa dijen e lejen e Edi Ramës. Mbase ashtu është. Mbase edhe me 8 korrik ai lexoi ndonjë letër të shkruar që ia kanë vënë përpara. Por sidoqoftë, shau Benzin, shau bujqësinë shqiptare që këto tre vite është bërë si Benzi. Është mirë bujqësia dhe Edit e të tijve s’ka pse u vjen inat. Edi është në krizë të rëndë se ende nuk ka gjetur një njeri të hajrit që ta projektojë për të drejtuar bujqësinë kur Edi të bëhet Kryeministër. Asnjë të hajrit nuk kemi për bujqësinë, ishte shprehur zoti Rama një natë në një rreth të ngushtë të drejtuesve të PS-së.
    E zgjata shumë por tani po kthehem tek fillimi ku shkrova se zoti Rama u shpreh, kot, sa për të thënë një llafe kundër Berishës se fshati është braktisur e nuk ka prodhim. Unë nuk desha t’ia kujtoj atë gafën që bëri në Durrës kur tha se fshatari shqiptar është më i varfri në rruzull, më i varfër se fshatari afrikan. Ia thashë më sipër se sa i varfër është fshatari shqiptar e do t’ia them më poshtë sërish. Nuk desha t’ia kujtoj gafën tjetër në një fshat të Pukës ku foli për bujqësinë. Harroi se sipas vendit bëhet kuvendi. Në Pukë mund të flasësh për shumëçka por jo për bujqësinë se Puka nuk është pellg bujqësor. Unë nuk desha t’i kujtoj këto e t’i them zotit Rama se pse lodhesh të shkosh në Pukë e të takosh pukjanët. Pukjanët i ke në mes të Tiranës, takoji këtu në Tiranë. Pse u ikën si djallit pukjanëve që janë në Tiranë, mirditorëve që janë në Tiranë, dibranëve, gramshiotëve, librazhdasve, tepelenasve, kolonjarëve, gjirokastritëve, kuksianëve, devollinjve e korçarëve që janë në Tiranë. Takoji këto që janë në Tiranë, se ke respektuar pjesëtarët e familjeve të tyre që janë atje. Takoji dhe mos i përbuz “ardhacakët”, “çeçenët”, “malokët” që janë në Tiranë, legalizoji, mos ua saboto legalizimin, mos i terrorizo por bëju paqtues i shpirtrave të tyre sepse asnjëri që ka ardhë këtu dhe ka bërë vilë (si për inat këta që thashë kanë ardhë e kanë bërë edhe vila, pale), nuk ka ndërmend të ikë, të braktisë gjakun e mundin që e ka bërë banesë. Pra respekto këto që ke pranë, respektoji dhe pranoji këto se do të pranohesh edhe ti atje. Ndryshe, mund të bëhesh edhe Kryeministër, por jo lider i askujt e as i së majtës dhe nuk do të mundesh të ngjisësh dot tek njerëzit. Duhet ta kesh parë vetë në fshatrat që shkove se mëse gjysma e popullsisë jeton në to. Pra nga njerzit nuk është braktisë fshati. Nga qeveria nuk është braktisë. Nëse don të na bindësh në ato që thua, dil vetë ose nxirr zëdhënësit të na thonë sa lekë ka pas dhënë në vit për fshatin e zonat rurale qeveria e PS-së në gjithë vitet e saj dhe krahaso sa ka dhënë Berisha. Sa fonde janë dhënë nga gjithë qeveritë e PS-së në Shqipërinë rurale e sa fonde ka dhënë Berisha. Na fol me shifra ose ndryshe mos na cingëris nervat.

    Unë po flas me shifra. Për ato që ende nuk kanë mundur të degjojnë e as të lexojnë dhe që për fat të keq diagnostikojnë bujqësinë e fshatin shqiptar pa e njohur kurrë, po ribëjmë me dije se për vitin 2007, që ishte një ndër vitet më të vështira bujqësore, edhe për shkak të thatësirës së pazakontë, në Shqipëri pati rritje prodhimi e jo rënie të tij. Opozita nuk duhet të dëshpërohet për këtë lajm të mirë. Dhe zoti Rama të mos sakëlldiset për këtë fakt që e pohon kushdo në këtë vend. Po bëhet viti i tretë, që për fat të mirë, nga kujdesi i shtuar i kësaj qeverie, nga zhdukja e monopolistëve të importit të ushqimeve, prodhimi është shtuar. Nuk vijnë më domate nga importi. Nuk vijnë më perime nga importi. Eksportojmë (vetëm këtë 6 mujor 75 mijë ton perime si shalqin e perime të tjera), kryesisht në Maqedoni nga ku para 2005 ne importonin bar të thatë, e vende të tjera fqinjë. Fshati shqiptar prodhon 671 mijë ton perime, importojmë 17 mijë ton. Kaq konsumon vendi. Ne nuk prodhojmë oriz edhe pse opozitarët e sotëm, shokët e zotit Rama, patën instaluar para 2005 fabrika orizi në Shqipëri me paratë e projektit 2KR. Ne nuk prodhojmë dot sheqer. Por këto s’janë mëkate e dobësi sepse nuk jetojmë si në rrethim edhe pse don opozita por në treg të hapur e të lirë. Nuk duhet t’i vijë keq opozitës që tregu është i mbushur me prodhime stine të vendit. Po bëhen tre vjet që nuk kalbet në fushë prodhimi i fermerit shqiptar edhe pse në këto tre vjet është shumëfishuar prodhimi. Në vitin e veshtirë 2007 u prodhuan në vend 250 mijë tonë grurë, u importuan 315 mijë tonë. U shtua sipërfaqja me grurë prej 22 mijë ha. U arrit sivjet një rendiment mesatar deri në 46 kv/ha, 6 ha më shumë se vjet. Më shumë se 80 përqind e nevojave për produkte të freskëta prodhohen në vend dhe ky lajm i mirë nuk duhet ta mërzisë opozitën, as Edin e zëdhënësat e tij, pasi ky prodhim vendas imponoi ulje çmimi për produktet ushqimore.
    Krahasuar me pak vite më parë, përmirësimi është i ndjeshëm. Nëse në vitin 2002 kemi prodhuar vetëm 60 mijë ton fruta, në vitin 2007 janë prodhuar 120 mijë ton. Kemi prodhuar 155 mijë ton patate dhe kemi importuar vetëm 19 mijë ton. Kemi prodhuar rreth 21 mijë ton fasule dhe importuar vetëm rreth 300 ton. Kemi prodhuar rreth 148 mijë ton fruta dhe ullinj dhe kemi importuar 95 mijë ton. Janë prodhuar 736 milionë kokrra vezë dhe importuar vetem rreth 100 mijë kokrra. Prodhimi i birrës është 366 mijë hektolitra ndërsa importi është 299 mijë. Këto të dhëna e bëjnë me dhimbje koke opozitën por janë lajm i mirë. Zoti Rama pse nuk i pranon këto fakte. Sipërfaqet e serave me ngrohje janë rritur gati dy herë në 2007 krahasuar me vitin 2005. Paguam paisjet për ngrohjen e serave me mazut. Pronarët na falenderuan publikisht në Krujë e Durrës e kudo, duke na thënë faleminderit se s’po na e vidhni naftën siç e patën vjedhë socialistët. Numri i pemëve frutore në dy vitet e fundit është rritur me 31 për qind, i ullinjve me 11 për qind dhe i vreshtave me 14 për qind. Në vitin 2007 janë prodhuar në vend më shumë se 2.5 milionë fidanë drufrutorësh dhe hardhish, dy herë më shumë se një vit më parë. Kjo ka dhënë mundësi në shtimin e mbjelljeve dhe në pak vite më vonë, të shtimit me ritme më të mëdha të prodhimit të këtyre produkteve. Shqipëria ka më shumë krerë bagëtish se Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, si dhe dy herë më shumë se Maqedonia, gjë që favorizon edhe plotësimin e nevojave të tregut vendas me mish. Ky numër i madh krerësh, a thua e varfëron fermerin shqiptar apo e pasuron? Numri i të imtave ne Shqipëriështë më i madh se numri i tyre në 4 shtete si Serbi, Kroaci, Maqedoni dhe Mal i Zi të marra së bashku. Prodhimi i mishit në 2007 llogaritet rreth 75 mijë ton, importi ishte 22 mijë ton. Sallame e proshuta të prodhimit vendas janë 9 mijë ton, të importit 4 mijë ton. Djathë i vendit u prodhua 13 mijë ton, u importuan 1.5 mijë ton. Eksportet shqiptare po vijnë gjithnjë në rritje. Në pesë muajt e parë të vitit, gjatë periudhës janar - maj eksportet shqiptare në sasi u rritën me 10 për qind të volumit në total. Ndryshimet e këtyre tre viteve dhe rritja e prodhimit ka ardhë se kjo qeveri ka strategji të qartë për bujqësinë dhe fshatin shqiptar. Është rritur prodhimi se punon fermeri, nuk mbytet nga importuesit e ushqimeve që sillni ushqime pa taksa e dogana vetëm që të mos punonte fermeri shqiptar. Edhe pse nuk i vjen mirë opozitës, sot tregu shqiptar është i tejmbushur me produkte kryesisht vendi. Nuk ka importe por janë shtuar eksportet. Nëse në 2005 të ardhurat për fermerin ishin 1700 dollarë për frymë, në 2007 janë 2700 dollarë për frymë dhe ne krahasohemi me veten tonë, me atë trashëgimi rrënuese ndaj fshatit që na la opozita në 2005 dhe nuk krahasohemi me askënd tjetër.
    Po të referohemi në shifra, këto tre vjet fermeri shqiptar është bindur që të mos e lëshojë fshatin sepse prodhimi i është shtuar, prodhimi nuk i është kalbur dhe kjo qeveri po i ndërton rrugët e munguara të vendit që të lehtësohet edhe fermeri shqiptar në koston e transportit. 1 miliard dollare po investohet nëpër Shqipëri dhe përfitues është edhe fshati shqiptar, 40 perqind me te larta janë fondet për ne infrastukture për komunat. 420 milionë dollarë po jepen për rrugët rurale. Qëndrueshmëria dhe stopimi i migracionit është meritë e kësaj qeverie, ndaj sot mbi 54 % e popullsisë jeton në fshat dhe merret me bujqësi. 5000 ferma kanë përfituar subvencione nga shteti prej 1.5 miliard lekë ne 2007-2008. Kjo skemë zevendësoi naftën pa akcizë që nuk e merrte fermeri por ia merrnin fermerit zyrtarët. Vetëm nga kjo mbështetje është shtuar 2500 ha sipërfaqja me vreshta e pemtore, pa llogaritur se dyfish me shumë është shtuar pa mbështetje.
    Për fund, zotit Rama do t’i thoja, lere fshatin e bujqësinë dhe mos u merr me to se janë sfida të humbura për ty. Tre vjet provë janë mëse mjaftueshëm që të bindesh se po ia fut kot. Hiq dorë edhe nga këshilltarët gjermanë për bujqësinë që ke punësuar dhe paguan majmshëm, hiq dorë nga çdo lloj këshilltari se e bardha nuk bëhet dot e zezë. Bujqësia nuk është keq. Fshati po vitalizohet.

    Nga Rexhep Shahu

    55

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar nga lart,
    ...

    Ekspetët që ekspertojnë në Shqipëri e për Shqipërinë duhet të dinë se ende nuk janë bërë dy dekada që ky vend është ndarë me komunizmin alla shqiptar që ekspertët nuk arrijnë ta përfytyrojnë në zezonë e tij. Ekspertët vendas a të huaj duhet të shohin periudhat e caktuara dhe të masin rezultatet në ato periudha.
    ...
    Edi është në krizë të rëndë se ende nuk ka gjetur një njeri të hajrit që ta projektojë për të drejtuar bujqësinë kur Edi të bëhet Kryeministër. Asnjë të hajrit nuk kemi për bujqësinë, ishte shprehur zoti Rama një natë në një rreth të ngushtë të drejtuesve të PS-së.
    ...
    zotit Rama do t’i thoja, lere fshatin e bujqësinë dhe mos u merr me to se janë sfida të humbura për ty. Tre vjet provë janë mëse mjaftueshëm që të bindesh se po ia fut kot. Hiq dorë edhe nga këshilltarët gjermanë për bujqësinë që ke punësuar dhe paguan majmshëm, hiq dorë nga çdo lloj këshilltari se e bardha nuk bëhet dot e zezë. Bujqësia nuk është keq.

    ...
    ki regjepi qenka i squet ... me spond ia fut sales ... lezetshem kerkon te behet kurtizan e edit ... lufton te huajt si ne kohe te enverit ...

    siç duket, po ben gati kerkese-aplikacion per tu bere minister bujqesie i edverit ... te njejten gje mund te beje edhe xhuveli ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Fshati shqiptar po vitalizohet !!!
    Ca perralle.
    Mos perfitoni o qeveritare te Saliut te na publikoni shifra qe nuk vertetohen kurre. Lereni kete propagande tip envenriste.
    Sa per shifra ska me alarmante se ato te humbjes se tokes bujqesore.
    E sa per vitalizimin dil nje xhiro ne nje fshat te bregdetit se aty kemi toka te medhaja fushore dhe shiko tokat se jane te punuara.
    Shume shume jepen me qira per kullota per delet ose mbillen me terfil per lopet. Ja ky eshte vitalizimi i fshatit
    Te shese qumesht me shishe plastike

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    keto pune i ndan mejdani.. thot ajo kenga..

    dhe kto punet e fshatit..i ndan fotografia..

    sillni foto nga shtepite e fshatareve ne koh te enverit.. e sillni foto nga shtepite e fshatarit te kohes berishiane..

    e te bejme dallimin..

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tema eshte per oktapodhin, brarisha na del tek katundi ... qe nuk do kallauz ..

    dhe per ti ngatrruar punet me shume, na sjell edhe "kohera" enverike dhe salike ...

    ... sillni foto nga shtepite e fshatarit te kohes berishiane..
    saliu nuk ka bere epoke ... fatosi po ... atij i vete pas historia ... lideri historik i se majtes ... saliut nuk i thote goja kujt, jo me nga jashte, por as nga te vetet brenda, perfshi edhe mazohistet si puna e lejfeneve te tij ketu, qe ti thone saliut lider historik, aq me pak ... i se djathtes ... puniste po ...

    brarish po ben perpjekje titanike ... ta ka shternguar lakun ... e vet ...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e pse nuk e merr vesh edvinin mo juan..
    ne mitingjet e tij vijne enveristet me portret te enverit..
    ja kaq i ri eshte edvini me partin e tije..
    apo jo dujsuv..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    keto pune i ndan mejdani.. thot ajo kenga..

    dhe kto punet e fshatit..i ndan fotografia..

    sillni foto nga shtepite e fshatareve ne koh te enverit.. e sillni foto nga shtepite e fshatarit te kohes berishiane..

    e te bejme dallimin..
    ti qenke me mentalitetin e dulles more mik.. ai sillte dokumentare nga kasollet ne kohen e zogut dhe pallateve ne kohen e dulles.. sillte kenetat ne kohe te zogut dhe fushat me grure e miser ne kohe te dulles sillte kasollet me kandil e bishtuk ne kohe te zogut dhe dhomat plot drite te dulles.. sillte analfabetet e zogut dhe shkollat e dulles sillte gomeret ne kohe te zogut dhe trena ne kohe te dulles.. keshtu edhe kjo qe thua ti.. vendi evolon me apo pa politikane.. e rendesishme eshte te kemi te ndershem e jo kete kase qe vetem mendon llogarine e dites sa miliona nxorri.

  9. #19
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    keto pune i ndan mejdani.. thot ajo kenga..

    dhe kto punet e fshatit..i ndan fotografia..

    sillni foto nga shtepite e fshatareve ne koh te enverit.. e sillni foto nga shtepite e fshatarit te kohes berishiane..

    e te bejme dallimin..
    O Magjyp ; O gogol se ty nuk di cte te thuash me;

    Sillni foto nga Shtepite thua mor Kuceder mor injorant qe e ke pushtuar kete forum e nuk e le te te bej nje diskutim serioz. Cfare Shtepish te te sjell Fotografi more lugat, Shtepite e ndetuara me leket e mergimit? Apo e shtepite e ndertuara me leket e kriminalitetit.

    Tek Shtepite do e shoh une rritjen e prodhimtarise te Fshatit mor Gogol? Ik shih fushat e mbushura me plehra, fushat e papunuara, fushat e rrenuara; brezaret e prishura, more gogol.

    Franca ne 2001 Investoi 150 mio per te bere brezare; ne i kishim e i prishem ne kohen Berishiane e Nanoiste.

    Ti ose je i verber ose je aq injorant i helmuar politikisht sa nuk di ta shpjegoj.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #20
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Oktapodi i shesheve të ndërtimit Edi Rama, i vë ruspën me dhunë një banese 100 vjeçare


    05 Korrik 2008


    Nga Përparim HALILI - Dje ka vazhduar dhuna psikologjike, kërcënimet dhe më së fundi edhe dhuna fizike e ushtruara prej kamikazëve me uniformë policie të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, kundër familjes Simo dhe të afërmeve të tyre, të cilët janë bërë shënjestër e tij për t'u zhvatur truallin mbi të cilën ngrhet banesa e tyre afro 100 vjeçare. Familja Simo në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet, ka në pronësi ligjore një banesë me oborr dhe me mur rrethues, të blerë nga shteti që në vitin 1957 dhe të kaluar në pronësi të rregullt në pronësi të kësaj familjeje.Mirëpo, tani pas 51 vjetësh, oktapodi i trojeve të shtive të vjetra, kryebashkiaku Edi Rama, vërsuli afro 10 ditë më parë kundër kësaj familjeje policët e tij bashkiakë e ata ndërtimorë, me në krye kryepolicin e besuar ndërtimor të bashkisë, Afrim Qendro, për t'i rrafshuar banesën. Edhe pse familja i paraqiti dokumentet e rregullta të pronësisë dhe hartës së banesës, me urdhër të shefit të tyre të lejeve pirate të ndërtimit, kamikazët e instruktuar të hajdutit të trojeve dhe shkatërruesit të pronave të tiranasve, kryebashkiakut Edi Rama, i rrafshuan murrin rrethues dhe më pas iu vërsulën banesës, duke mos përfillur dokumentet e hipotekës të 51 viteve më parë. Pasi ndeshën në rezistencën e familjarëve dhe banorëve të zonës, banda e policëve bashkiakë të Edi Ramës u tërhoq, duke lënë pas pirgje me gërmadha, të cilat, fadromat e bashkisë i shtyn deri tek dritaret dhe dera e banesës së familjes Simo e cila sipas planeve shkatërruese dhe grabitëse të truallit prej 375 metër katrorë është projektuar për t'u kthyer në shesh ndërtimi, madje është dhënë edhe leja e ndërtimit prej kryebashkiakut, ku thuhet se ai dhe rrjeti i tij i ndërtimeve të paligjshme, do të ndërtojnë një qendër biznesi. Kryebashkiaku Edi Rama nuk resht së denigruari banorët e vjetër të kryeqytetit. Mjafton një kapriçio dhe interes i tij e çastit dhe gjithçka hidhet në erë vetëm me një copë urdhër prej letre që hartohet, vendoset, firmoset dhe vuloset vetëm prej zotërisë 10% të lejeve të ndërtimit. Lajthitja e momentit e Ramës, kësaj radhe ka rënë në kurriz të familjes Simo në Tiranë, një familje e vjetër tiranase, të cilës ka kërkuar t’i rrëmbejë banesën e ngritur prej afro 100 vjetësh dhe pronësi e kësaj familjeje prej 51 vjetësh vjetësh. Shkëndija që ka pasur me kërkesën alogjike të Ramës, për të prishur këtë shtëpi, ka ardhur pas prishjes së garazhit, që kishte në pronësi kjo familje. Pas prishjes së garazhit dhe murit rrethues, kryebashkiaku Rama ka kërkuar dhe vepruar me veprime fizike nëpërmjet policisë së tij të dhunshme, që të shkatërroj banesën, veprim ky që pritet të bëhet realitet në ditët në vijim, mbasi kështu iu dha edhe dje mbasdite ultimatumi familjes Simo prej njerëzve të Ramës, madje edhe civilë të dërguar prej krybashkiakut, që nuk kanë asnjë lidhje pune me bashkinë, por vetëm me rrjetin e mafioz të Ramës. Vlera e ofruar nga kryebashkiaku Rama, për shpronësimin e kësaj familjeje, realisht është turp të përmendet, por për efekt të qartësisë dhe vërtetësisë, ajo duhet të bëhet e ditur. Kështu, Bashkia e Tiranës ka dërguar policinë bashkiake për të prishur shtëpinë e familjes Simo në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Një ofertë qesharake prej 120 mijë eurove i është ofruar familjes Simo, paraprakisht dhe privatisht prej njerëzve të Edi Ramës, në këmbim të një shtëpie dhe trualli prej 3 75 metra katrorë. Por familja Simo nuk e ka pranuar një oferët të tillë, pasi shtëpia ka tjetër vlerë dhe për më tepër nuk pranoi që ta jap banesën e saj. këti ka nisur veprimi i dhunshëm e antiligjor zyrtar i kryebashkiakut, i cili ka nxjerr urdhërin për ta shembur këtë banesë e për ta krheyr në truall ndërtimi edhe pse banesa është me letra të rregullta pronësie. Thoma Tashi, pjesëtar i kësaj familje, tregon se si policët e shfrenuar deri në dhunë dhe degradim moral të Bashkisë së Tiranës, e kanë kërcënuar këtë familje për ta përzënë nga shtëpia, madje edhe duke ofruar fadromat deri tek dritaret e duke bërë gjeste presioni me ruspat e tyre. Thomani dëshmoi dje, pas aktit të dhunës fizike, që u ushtrua ndaj tij dhe familjes Simo prej individëve të dërguar privatisht prej Edi Ramës, në orën 19.50 minuta: “Para pesë ditëve, në shtëpinë e Llukan Simos, erdhi një letër nga policia ndërtimore, një urdhër ekzekutimi për të prishur murin e shtëpisë, garazhin, sepse muri i shtëpisë, sipas Policisë Ndërtimore, me në krye Afrim Qendron, me synim për të prishur edhe banesën në vijim. Por, familja Simo e kishte ndërtuar këtë mur që para 45 vjetëve kundër të githë rregullave dhe brneda hartës së pornësisë së truallit të saj, të blerë nga shteti që përpara 70 vitesh. Ndërsa bashkia kërkon t'i manipulojë këto letra, duke mos i njohur fare, duke i ofruar shumën prej 120 eurove në shkëmbim të lënies së banesës dhe truallit prej 375 metra katrorë. Familja e kudnërshtoi, por këtu ndehsi me presionin, më pas me dhunën e mandej me shkaëtrrimin e oborrit dhe mjediseve që kishte ndërtuar brneda tij. Në bazë të letrave dhe vërtetimeve të paraqitura pranë gazetës “SOT”, dokumentet për lejet e ndërtimit janë të sakta dhe të vërtetuara nga ana hipotekore me pronësi që përpara 50 vjetëve. Por Policia Ndërtimore e Ramës, ka bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Nuk kanë pranuar asnjë letër që vërteton pronësinë e familjes Simo. “Policia Ndërtimore, nuk mori parasysh asnjë dokumentacion por erdhi dhe na goditi, duke prishur gjithçka”, shprehet Thoma Tashi. Pasi është shembur muri i shtëpisë, ndërtimorët e Edi Ramës kanë urdhëruar të prishin edhe oborrin. Të nesërmen, të gjitha mbeturinat i spostuan përpara derës së shtëpisë, në mënyrë që mos të kishim se ku të kalonim”, u shpreh më tej pjesëtari i familjes Simo. Menjëherë, të nesërmen, familja Simo, ka bërë denoncim pranë rajonit Nr. 1, në Tiranë. Sipas Tashit, policia e ka pasur shumë të vështirë të pranonte këtë denoncim. Ndërkohë, policia e kryeqytetit, gjithmonë i pranon denoncimit edhe për një vjedhje stilolapsi, por këtë radhë, duket se janë “frenuar” nga firma dhe vula e Edi Ramës, mikut të Sali Berishës, i cili në jo pak raste kur ia këkron interesi Edi Ramës, i ka vënë në dispozicion politinë e shtetit. “Nuk e pranuan denoncimin pasi janë palë e Edi Ramës”, pohoi dje, i dhunuari Thoma Tashi. Kur shkuam në komisariat për të bërë denoncimin, më mbajtën mbi 6 orë së bashku me gruan në dhomën e izolimit. Kur ishim të izoluar në komisariat, për një moment, blutë luajtën "ping-pong" me ne. Denoncimi ynë ishte, sepse nga data 2 e këtij muaji, Llukanit, pronarit të shtëpisë, i kanë shkuar në shtëpi tre persona, njëri ndizte çakmakun, tjetri mbante dorën në brez dhe na pyetën ku i keni dokumentet e shtëpisë, sepse shtëpia juaj një shkrepëse do”, tha ai. Ndërkohë, zonja Jovanka, bashkëshortja e Llukanit, u ka thënë të largoheshin menjëherë. Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, Bashkia e Tiranës i ka dërguar një letër kryefamiljarit Llukan Simo, ku cilësohej se me datë 28, duhet të lironi shtëpinë. Letra është dërguar edhe në Komisariatin Nr. 1, në Tiranë. Dy ditë më parë, familja Simo ka vendosur një shirit pranë gardhit të shtëpisë. Menjëherë është ofruar pala e Edi Ramës, ku u ka bërë një ofertë, që t'i paguante dhe t'i largonte nga shtëpia. Por, familja Simo nuk e ka pranuar një ofertë kaq qesharake. Presoni që erdhi për të na mashtruar me ofertën prej 120 mijë eurove në këmbim të shtëpisë, kishte makinë tip “Benz”, ngjyrë gri, me targa amerikane, ndërsa ka goditur me grusht çiftin Simo, Jovankën dhe Llukanin në kokë. Por, persona në fjalë, kanë goditur duke gjakosur edhe djalin e tyre, Stavri Simo. Menjëherë, është njoftuar policia nëpërmjet numrit 19, që është vënë në dispoziocin për qytetarët, të cilët janë përgjigjur menjëherë dhe na kanë shërbyer shumë mirë.

    Gazeta Sot
    hajde Motren dhe Edi Rames se s'paska qene me mire se te tjeret. Sulm direkt nga Shteti ndaj nje familjeje civile...

    Si nuk na u ndane keta Monstra qe uzurpojne nje popull te tere.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 12:43
  2. Drejtuesi i ZMK: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndërtimit
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:26
  3. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •