Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Edi Rama nuk beson ne fitoren e PS, prandaj nuk do të jetë kandidat për deputet.

    Në një bisedë të lirë me gazetarët, Edi Rama sqaroi “Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, por do respektoj dhe kontratën katërvjeçare me qytetarët e Tiranës”.


    TIRANE- Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet. Këtë ka lënë të kuptohet dje kreu socialist, i cili shprehu hapur ambicien për të qeverisur vendin, dhe jo vetëm Tiranën, në rast të fitores së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Në fakt, ka qenë një bisedë e lirë me gazetarët, ku kreu socialist ka sqaruar edhe hamendësimet që janë bërë rreth kandidimit të tij gjatë këtyre ditëve. “Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj”, - u shpreh Rama.

    Ai tha se do t’u shpjegojë votuesve të tij se, duke e votuar atë si kryeministër, “do të kem mundësinë që të punoj 5-fish më shumë për Tiranën dhe të punoj më shumë për Shqipërinë”.

    Ai u shpreh prerë se nuk ka asnjë lloj frike, duke hedhur poshtë ato që thuhen se, Rama nuk kandidon për deputet, pasi nëse nuk fiton mandatin, humbet edhe postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Nëse Rama do të vendoste të kandidonte për deputet, duhet të hiqte dorë nga Bashkia, sipas ligjit për pushtetin vendor dhe Kushtetutës.

    “Nuk e kuptoj ç’hyn frika këtu. Pse duhet që të jesh në Parlament për të qenë kryeministër, apo ministër? Ky shembull është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, drejtuesit e ekzekutivit janë ekstraparlamentarë”, - i është përgjigjur Rama, interesit të gazetarëve.

    Ai tha se ideja është që në të ardhmen, qeveritarët dhe deputetët të kenë pozicione të ndara nga njëri- tjetri. Ai që do të zgjidhet ministër të merret me punët e qeverisë dhe ai që zgjidhet deputet, sipas Ramës të ketë mundësi të bëjë detyrën në Kuvend.
    Tashmë, edhe anëtarët e tjerë të kryesisë socialiste, apo edhe deputetët kanë filluar të lançojnë çdo ditë emrin e Edi Ramës si kreun e qeverisë që ata mund të krijojnë në rast se do të fitojnë zgjedhjet. Kjo është e përcaktuar edhe në statutin e PS-së.

    Por, ajo që do të duhet të zgjidhet pas kësaj fitoreje, është fakti nëse Rama do të mund t’i mbajë edhe postin e kreut të Bashkisë, edhe atë të kryeministrit. Kushtetuta nuk përcakton gjë për këtë pikë, por sipas konstitucionalistëve, Rama nuk mund t’i mbajë të dy postet. Megjithatë, kjo do të diskutohet në rast të fitores së PS-së, kur edhe Rama gëzon të drejtën e krijimit të qeverisë së re.

    (s.g/GSH/BalkanWeb)
    http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=37405


    -------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------


    Edi Rama dhe partia e "Bashkisë të lejeve të ndërtimit" vendosen qe:
    Ne asnje menyre te mos e leshojne "Shpellen e Ali Babes", pa pushtuar me pare "Ishullin Monte Kristo" dhe te ulen mbi thesarin e tij.

    Per te justifikuar friken qe ata kane, se mund te mbeten edhe pa "Bashkisë e lejeve të ndërtimit" edhe ne opozitë, vendosen te hallakasin mendjet e lodhura shqiptare me modelin amerikan.

    Ata me shume djallezi dhe duke ofenduar inteligjencen e shqiptareve, na tregojne vetem hallken e fundit te demokracise amerikane, qe eshte Kabinetin Qevereises amerikan.

    Ndersa hallkat e tjera te zinxhirit demokratik amerikan, mundohet ti mbulojne me "Sitat e jevgjve, te bregut lumit".
    Ne Amerike, qe prej 230 vjetesh populli voton nje here ne 4 vjet "Mbretin" e tij.
    Presidenti i dale nga nje gare e gjate, e veshtire dhe e drejtperdrejte elektorale, merr besimin dhe te drejten, qe per te realizuar programin e paraqitur ne fushate prej tij personalisht , te zgjedh ndihmesit e tij (Kabinetin).


    Edi Rama nuk u kenaq me talljen qe i ka bere qytetareve te Tiranes (Votuan per Ed Ramen si kryetar bashkie dhe kane "de fakto" Ed Shalsin kryetar).
    Tani vjen me variantin:
    "Votoni per ke te doni, une dhe 14 Shalso-Kodhelët e mi, do ju drejtojme"



    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 09-05-2009 më 05:29

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    frikaCAKU EDVIN RAMA ka frik te kandidoj per deputet....
    kjo eshte e forte do te behet kryeminister pa u votuar nga populli por nga deputetet e tij.

    skandaloze!!!! edvin dil e perballu me popullin po ta mbajti.
    frikacak
    vari leshte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Nëse Rama do të vendoste të kandidonte për deputet, duhet të hiqte dorë nga Bashkia, sipas ligjit për pushtetin vendor dhe Kushtetutës.
    E theksova kete me lart nga artikulli i sjelle per t'ju treguar se jeni komplet jashte teme qe ne titullin e saj. Rama kur ishte per tu rivotuar per kryebashkiak karshi Olldashit, cfare nuk thate dhe cfare nuk nxorret nga goja dhe perseri ai populli i Tiranes (qe ju vetem ne kohe zgjedhjesh kujtoheni per te) ja dha me shumice voten Rames, duke e lene me gisht ne goje Olldashin tek i cili u prqendrua gjithe propaganda PD-se dhe qe u denua me vote aq sa nuk e mendonin kurre. Pra mos flisni para kohe per gjera qe ju kane zhgenjyer me pare duke i provuar shijen e kundert nga ajo qe pelqenit ju. Rama nuk ka frike dhe kete e ka deshmuar, por respekton ata qe e kane zgjedhur. Deputeti eshte nje shkalle me poshte se ajo qe ka tani Rama.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ai po tregohet me kodoshi. Do behet edhe kryeminister pa qene deputet fare edhe kryetar bashkie se medemek ka kontraten me qytetaret e Tiranes.
    E nuk futet fare ne gare per deputet.
    Keshtu ka thene sot vete ai.

  5. #5
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    endrra e rames nuk do te realizohet kurre pasi ai i vetem me kualicionin e tij nuk i kalon 70 deputetet. Keshtu qofte edhe nje deputet ti duhet nga LSI ta harroj karriken e kryeministrit.

    Keshtu qe Iliri kurr nuk e voton ramen kryeminister me mire me berishen
    vari leshte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    eshte mesuar ky rama qe nje dor ta maj ne kadaif e tjetren ne bakllava,por kurre s mund ta beje kete popull budalla.ai dita dites po tregon se bashkin e ka vetem per 15% e jo per ti sherbyer qytetarve te tiranes,sepse nqs do te kandidonte per deputet e s do arrinte te merrte kryeministrin nuk do te mund te jetonte me rroge deputeti.keshtu duke majt bashkin vazhdon "politiken e re" 15 % she.
    ...Tirana eshte e para

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    endrra e rames nuk do te realizohet kurre pasi ai i vetem me kualicionin e tij nuk i kalon 70 deputetet. Keshtu qofte edhe nje deputet ti duhet nga LSI ta harroj karriken e kryeministrit.

    Keshtu qe Iliri kurr nuk e voton ramen kryeminister me mire me berishen
    Me sa di une Iliri ishte njehere Kryeminister, c'fare ndryshimesh beri, mund te na vendosesh listen!

    Dhe me vjen per te qeshur me te gjithe juve qe beni avukatet partiake, qe kush nga te gjithe politikanet nuk eshte aty per karrigen e tyre ne fillim.

    Ju kujtoni se po flisni me kalamaqer te kopshtit, mbase ndaj edhe Sala mbyll shkollerat e merr ata vetem neper mitingje, se ata se kuptojne, u duken si perralla.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #8
    Rama, nga Skënderbe në Hamza

    » Vendosur: 10/05/2009 - 12:19

    • Edmond Arizaj

    Sepse jo pak herë në shkrimet e mia kam theksuar se ti po luan “o gjithçka, o asgjë”, duke luajtur në këtë mënyrë me interesat e të majtës. Por në fakt ti as nuk e paske çuar ndonjëherë në mendje këtë. Ti je duke luajtur me tjetër logjikë; “o gjithçka, o vetëm Bashkinë e Tiranës”, duke luajtur në këtë rast me interesat e të gjithë atyre shqiptarëve që shpresojnë të ndahen njëherë e mirë nga kthetrat e Sali Berishës dhe zgjatimeve të tij. Moskandidimi juaj për deputet, siç e pranuat vërtet nuk ka të bëjë me frikën e moszgjedhjes, ky do të ishte budallallëk për këdo që e mendon. Por ekziston ndoshta tek ju një frikë shumë herë më e madhe; sepse pa kostumin e kryebashkiakut të Tiranës, ju do të dalloni nga shumica e ish-ve të para ’90 që keni rrotull, vetëm nga gjatësia. Sepse zoti Rama ju ndoshta nuk mund ta konceptoni dot veten pa mandatin e bashkisë së kryeqytetit, apo më larg akoma, nuk e konceptoni dot veten vetëm pa pushtet ekzekutiv, i cili gjithsesi sjell pas edhe pushtetin politik, ndërsa ju dukeni se nuk jeni ende gati për të anasjelltën.
    Zoti Rama! Ju u shfaqët katër vjet më parë para socialistëve dhe shqiptarëve si një Skënderbe i ri, i cili do të çlironte vendin e do të sillte përparimin e realizimin e ëndrrave. Ky Skënderbe erdhi duke u zvogëluar deri sa u kthye në një Hamza, pikërisht në deklarimin e fundit se ju nuk do të kandidoni. Sepse ai Skënderbeu i dikurshëm nuk qëndroi në ballë të betejës vetëm kur s’kishte më fuqi të ngrihej, dhe pikërisht për këtë sheshi do të vazhdojë të mbajë emrin e tij.
    Si do të mund të votojnë të majtët, kur vetë drejtuesi numër një nuk do të jetë në përballjen e madhe të mbiquajtur si lufta e të resë ndaj të vjetrës. Kur sipas monologjeve e dialogjeve në 28 qershor, na duhet të shkëputemi me të shkuarën për të parë drejt së ardhmes. Dhe ju, që jeni arkitekt i politikës së të ardhmes, inxhinieri i politikës së re, restauruesi i politikës përtej së majtës e të djathtës, nuk do të jeni në ballë të përplasjes, por thjesht vëzhgues dhe pritës. Shumë i keni ulur kokat e socialistëve me këtë vendim, zoti Rama.
    Moskandidimi juaj për deputet nuk lidhet aspak me zbatimin e kontratës me qytetarët e Tiranës, siç mund të pretendojnë disa. Sepse kandidimi juaj do të ishte lidhja e kontratës me të gjithë qytetarët e Shqipërisë, me në krye Tiranën. Ju do të lidhnit kontratë edhe me socialistët e Kukësit, edhe me ata të Gjirokastrës, edhe me socialistët e Laçit dhe me ata të Tepelenës. Tek e fundit, ju keni aq eksperiencë sa të ndihmoni një pasardhës në krye të Bashkisë së Tiranës, qoftë edhe duke luajtur si Vladimir Putin. Por ju nuk e bëtë as këtë. Dhe padyshim që askush nuk mund t’u heqë të drejtën demokratëve të amplifikojnë akuzat se ju zoti Rama nuk doni të shkëputeni nga Bashkia e Tiranës për qindra arsye, ku e fundit është kontrata me qytetarët.
    Ju zoti Rama, me gjithë vendimin tuaj për të mos kandiduar si deputet, jeni shprehur se do të jepni dorëheqjen nga kryetari i Partisë Socialiste nëse humbisni. Për cilën fitore flisni në këtë rast; atë kur ju merrni 71 vota, apo atë kur Partia Socialiste bën koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim? Sepse kjo është një pikë e paqartë zoti Rama. Nëse ju arrini të fitoni deputetë gati të barabartë me Berishën, atëherë ju personalisht nuk mund të flisni për fitore, kur mbi supe do të keni edhe moskandidimin për deputet.
    Moskandidimi juaj zoti Rama është një thikë pas shpine për shumicën e socialistëve, dhe atyre që lëkundeshin mes abstenimit dhe votimit majtas. Mendimi i parë është dëshpërimi, se me këtë vendim të kryesocialistit situata nuk është rozë. Mendimi i dytë është se kryesocialisti kërkon të marrë të gjitha pushtetet me “krye”, duke rrezikuar instalimin e një diktature demokratike. Mendimi i tretë është se kryesocialisti nuk pranon të jetë i parë midis të barabartëve, siç edhe ka pohuar dikur, por vetëm i parë midis të përunjurve.
    Moskandidimi juaj zoti Rama nuk do ta lërë Partinë Socialiste pa vota. Por ato nuk do të jenë vota për ju. Nuk do të jenë për ju votat e të moshuarve që dikur i keni quajtur pleq të rrjedhur. Nuk do të jenë për ju votat e veteranëve që luftën ua kthyet në luftë civile. Nuk do të jenë për ju votat e të rinjve, të cilët deri më sot kanë marrë vetëm tema hartimi. Nuk do të jenë për ju votat e të larguarve nga puna, e të lënduarve në punë, e të rrëgjuarve në punë. Këto do të jenë vota për Partinë Socialiste dhe për të majtën. Do të jenë votat e atyre që shpresojnë se PS-ja është ende ajo që mundi të kthehet nga komuniste në anëtare të Internacionales. Do të jenë votat e atyre që nuk durojnë më dot atë qeshje hienash që vjen nga pushteti aktual. Nuk do të jenë për ju zoti Rama, sepse ju nuk rrezikoni për këta njerëz. Patjetër ju mund të përfitoni prej votave të tyre. Por me moskandidimin tuaj vallë do të mjaftojnë votat që ju të bëheni kryedrejtues i këtij vendi?


    panorama

  9. #9
    Rama vendos veton për grupin parlamentar

    BLERINA GJOKA


    Asambleja / Kreu i PS-së kërkon mendimin e anëtarësisë, pasi ka vend


    Bazës së partisë i ndalohet propozimi i deputetëve aktualë në listat e reja të qershorit. Kandidimi i Fatos Nanos mbetet në dorën e pasardhësit të tij, pasi Edi Rama ruan ekskluzivitetin e vendimit për karrierën politike të deputetëve

    Edi Rama vendos veton nëse do të jenë deputetët aktualë në listën e re të PS-së apo jo, duke marrë kështu në dorë dhe fatin e karrierës politike të paraardhësit të tij, Fatos Nano. Vetëm ai mund të vendosë nëse ai do të jetë më përfaqësues i socialistëve në Parlamentin e ardhshëm apo jo. Edhe nëse baza socialiste dhe elektorati i zonës së Nanos apo kujtdo deputeti tjetër që janë aktualisht në Parlament mund të kërkojë rikthimin e tyre, kjo s’do të merret për bazë. Kreu i PS-së e ka bërë publik këtë vendim, duke e futur në listën e kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve që miratoi dje Asambleja Kombëtare e kësaj partie. Për çudi nuk është raportuar asnjë kundërshtim nga anëtarët e asamblesë, ku bëjnë pjesë edhe deputetët në fjalë. “Nuk mund të propozohen nga strukturat e partisë si kandidatë të listës së kandidatëve për deputetë, deputetët aktualë të GPS”, - thuhej në udhëzimin e djeshëm "Parimet, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për përfaqësimin e Partisë Socialiste në pushtetin legjislativ". Kjo do të thotë se baza nuk propozon dot për deputete të ardhshëm deputetët aktualë, duke ia lënë këtë në dorë vetëm kryetarit dhe kryesisë. Ndërkaq në këtë udhëzim i jepej liri anëtarësisë të sillte emra të rinj nga qarqet. Gjithsesi, mbledhja e këtij forumi dhe vendimmarrja për këtë çështje ka qenë më shumë një farsë, pasi tashmë Rama ka vendosur për shumicën e emrave që do të jenë në këtë listë, duke lënë pikëpyetje vetëm për Qarkun e Tiranës. Po dje asambleja i dha Ramës të drejtën që të negociojë dhe të firmosë aleanca parazgjedhore dhe të krijojë një koalicion politik.

    Kandidatët

    Kur dihet që është hedhur skica e listës që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në këtë zgjedhje parlamentare, ku ajo futet për herë të parë me në krye Edi Ramën, asambleja e partisë ka kërkuar dhe përfshirjen e bazës në këtë proces. Procedura e përzgjedhjes së emrave do të nisë me mbylljen e procesit konsultues në strukturat e partisë për kandidaturat potenciale për kandidatët për deputetë. Më pas, sipas udhëzimit do të ketë takime dhe konsultime për tërheqjen e mendimit të strukturave të partisë për kandidaturat potenciale do të organizohen në bazë rrethi. Në këto takime dhe konsultime do të marrin pjese, delegatet e Kongresit të PSSH, anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PSSH në rrethin përkatës dhe anëtarët e KS të rrethit. Kriteret e miratuar nga PS për kandidatët janë: të kenë cilësi qytetare dhe aftësi profesionale të spikatura; të kenë integritet moral dhe kurajë civile për të luftuar shkeljet e ligjit, shfaqjet e abuzimit me pushtetin; të kenë kontribut e angazhim politik, të mbështesin dhe zhvillojnë politikat e PSSH-së në nivel kombëtar e rajonal; të gëzojnë respektin e komunitetit përkatës dhe më gjerë; të kenë aftësi komunikimi me zgjedhësit, të jenë aktivë dhe të angazhuar për njohjen dhe zgjidhjen e problemeve.


    09/05/2009

    standard

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    Nëse Rama do të vendoste të kandidonte për deputet, duhet të hiqte dorë nga Bashkia, sipas ligjit për pushtetin vendor dhe Kushtetutës.
    E theksova kete me lart nga artikulli i sjelle per t'ju treguar se jeni komplet jashte teme qe ne titullin e saj. Rama kur ishte per tu rivotuar per kryebashkiak karshi Olldashit, cfare nuk thate dhe cfare nuk nxorret nga goja dhe perseri ai populli i Tiranes (qe ju vetem ne kohe zgjedhjesh kujtoheni per te) ja dha me shumice voten Rames, duke e lene me gisht ne goje Olldashin tek i cili u prqendrua gjithe propaganda PD-se dhe qe u denua me vote aq sa nuk e mendonin kurre. Pra mos flisni para kohe per gjera qe ju kane zhgenjyer me pare duke i provuar shijen e kundert nga ajo qe pelqenit ju. Rama nuk ka frike dhe kete e ka deshmuar, por respekton ata qe e kane zgjedhur. Deputeti eshte nje shkalle me poshte se ajo qe ka tani Rama.

    Rama nuk ka frike dhe kete e ka deshmuar? Perkundrazi ai pikerisht kete tregon ne menyre te perseritur qe ai ka frike te madhe, nga heqja dore nga pushteti. Eshte nje frike qe e le pa gjume, se ashtu e duke mos fituar te drejten te behet kryeminister, por vec nje deputet, nuk do te kete me ne dore te beje te fortin as ne nivel Shqiperi e as ne nivel Partie. E ku i dihet atehere nuk jane as socialistet kundra qe ai t'i nenshtrohet gjykimit dhe hapjes se dosjeve qe jane dorezuar per te ne Prokurori. Ka frike te madhe eshte e vertete dhe me shume nga te gjithe nga konkurrentet e vet ne PS qe dalin te fituar ne cdo rast, edhe sikur mos te fitoje PS, sepse me humbjet e PS-se e kane te sigurte qe do e qerojne Edin nga drejtimi i PS-se.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD në zgjedhje”
    Nga Turi72 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  4. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  5. Mall qensh
    Nga katana në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •