Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi

    Me sa kam pare e degjuar sa vjen dhe rriten drejt nje limiti te pacaktuar cmimet e apartamenteve ne Shqiperi.. Kur ekonomia e atij vendi eshte gjithmone e ne ulje ( papunesia eshte e larte.. norma e inflacionit gjithashtu.. dhe jo te gjithe ndihmohen nga njerezit e tyre familjare qe mund te ndodhen ne emigrim) ka gjithashtu dhe shume te pastrehe..!!

    Nuk besoj se ka ndonje rregull apo ndonje ligj te caktuar per te mbrojtur te pastrehet ne Shqiperi.. Nje ligj qe te mund te ndihmojne ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme.. Kapitalizmi dhe rruga ne te cilen e kane cuar vendin tone me duket absurde.. Vendi yne po shkon drejt shkaterrimit ( flas per familjet e vogla... te pastrehet.. dhe gjithashtu te papunet...)

    A mendoni se nje familje e thjeshte.. ku njeri prej familjareve punon do mund te arrije te bleje nje shpi aq te shtrenjte?? sikur dhe me credi.. Me ato pagesa qe ka ne Shqiperi Une personalisht nuk mendoj se do ta blejne dot nje shpi njerez te thjeshte te cilet sapo kane filluar te krijojne familjen e tyre.. Gjithsesi pres mendimet tuaja

    Me respekt,

    Zemrushja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 17-08-2006 mė 13:31
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ja dhe nje artikull i marre nga Koha Jone die

    DO RRITEN ME TEJ ēMIMET E BLERJES SE APARTAMENTEVE

    Qendra per Kerkim dhe Zhvillim pohon se ka nje ulje te kerkeses kosnumatore per ndertim.Pengesat per sektorin e ndertimeve, jane kryesisht lejet e ndertimeve dhe energjia elektrike.

    Ēmimet e blerjes se apartamenteve, do te vijne duke u rritur ne muajt e ardhshem. Nje parashikim te tille e jep Qendra per Kerkim dhe Zhvillim, ne nje studim te saj per treguesin e ndertimit per muajin korrik 2006. Sipas tij, ne kete muaj te vitit, ka nje tendence per nje rritje me te forte te ēmimeve ne ndertim.

    Ēmimet e blerjes se apartamenteve, do te vijne duke u rritur ne muajt e ardhshem. Nje parashikim te tille e jep Qendra per Kerkim dhe Zhvillim, ne nje studim te saj per treguesin e ndertimit per muajin korrik 2006. Sipas tij, ne kete muaj te vitit, ka nje tendence per nje rritje me te forte te ēmimeve ne ndertim.

    Ēka do te thote se kjo eshte e reflektuar ne objekte si apartamente dhe banesa te reja. Nderkaq, Qendra per Kerkim dhe Zhvillim, pohon gjithashtu se "gjithsesi, ka shenja te uljes se kerkeses konsumatore per kete sektor". Qe do te thote se njerezit me keto ēmime gjithmone e me te larta, perhere e me pak do i drejtohen edhe ne te ardhmen, blerjes se apartamenteve te reja me ēmime te kripura.

    Keshtu, rezultatet e vrojtimit ne muajin korrik 2006 tregojne se situata e biznesit ne sektorin e ndertimit per tremujorin e trete te ketij viti pritet te dobesohet. |Dobesimi i klimes se biznesit shfaqet me renien e treguesit te besueshmerise per muajin korrik 2006 me 4 pike ne krahasim me nje vit me pare dhe 1 pike ne krahasim me 3 mujorin e kaluar.

    Renia e treguesit te besueshmerise ka ardhur nga renia e parashikimeve per rritjen punesimit ne 3 muajt e ardhshem. Po keshtu vertetohet nje renie e volumit te ndertimeve ne tremujorin e dyte ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar" thuhet ne kete studim.

    Duke theksuar se si faktore me te rendesishem pengues edhe ne muajin korrik mbeten veshtiresite ne rritje per sigurimin e lejeve te ndertimit, si dhe faktore te tjere si legjislacioni fiskal, konkurenca e pandershme, nderkohe qe shenohet nje renie e ndjeshme e mungeses se energjise elektrike, pasiguria makroekonomike, si faktore pengues ne ndertim.

    Ne muajin prill 2006 u kontaktuan 200 firma ndertimi ne rrethet Tirane, Durres, Vlore, Fier, Elbasan dhe Shkoder, prej te cilave u siguruan 184 pergjigje. Ky anketim eshte pjese e programit te Qendres per Kerkim dhe Zhvillim qe zhvillohet ēdo tre muaj nga janari i vitit 2002. Anketimi zhvillohet ne perputhje me metodollogjine e harmonizuar te Bashkimit Evropian per vleresimin cilesor te biznesit.


    Besueshmeria
    Ne muajin korrik 2006 treguesi i besueshmerise se QKZH se ne sektorin e ndertimit shenon vleren e 6 pikeve, duke shenuar nje renie prej 1 pike ne perqindje ne krahasim me tremujorin e kaluar.

    Ky nivel eshte, gjithashtu, 4 pike me i ulet krahasuar me nje vit me pare (korrik 2005), por eshte pak a shume ne mesataren e ketij treguesi per periudhen 2002 2005. Ky nivel i treguesit te besueshmerise tregon se biznesi i ndertimit ne 3 mujorin e trete te ketij viti do te kete nje renie ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, si dhe nje tendence uljeje e krahasuar kjo me 3 mujorin e kaluar.


    Kontraktimet
    Treguesi i nivelit aktual te kontraktimeve ne muajin korrik shenon vleren e 18 pikeve. Ky nivel tregon nje permiresim prej 6 pikesh te mjaftueshmerise se nivelit te kontraktimeve i krahasuar me tremujorin e kaluar.

    Krahasuar me nje vit me pare ky nivel eshte me rreth 1 pike me te ulet, ndersa eshte pothuajse ne nivelin e mesatares 2002 2005 e ketij treguesi. Permiresimi ne nivelin e kontraktimeve ne ndertim tregon se ky sektor duket se e ka prekur nivelin e tij me te ulet, duke siguruar nje qendrueshmeri ne nivelin aktual te ndertimit.


    Punesimi
    Treguesi i parashikimi i punesimit per 3 muajt e ardhshem ne sektorin e ndertimit peson nje ulje ne krahasim me 3 muaj me pare dhe nivelin e nje viti me pare. Ne korrik 2006 balanca e pergjigjeve ne lidhje me kete pyetje eshte pozitive prej 7 pikesh, nivel ky qe eshte 8 pike me i ulet se nje vit me pare dhe 6 pike me i ulet se 3 muaj me pare.

    Duke perjashtuar efektin sezonal, ku punesimi ne ndertim peson nje renie ne 3 mujorin e trete dhe te katert, dobesia ne rritjen e kerkeses per fuqi te re punetore nga ana e te intervistuarve duket se ka ardhur kryesisht nga mungesa e perspektives per sheshe dhe kontrata te reja ndertimi.


    Vleresimi i aktivitetit ndertues
    Aktiviteti i prodhimit ne 3 muajt e kaluar tregon renie ne krahasim me te dhenat e regjistruara nje vit me pare. Vihet re se ne muajin korrik 2006 balanca3 e pergjigjeve te manaxhereve te firmave te ndertimit mbi situaten ne aktivitetin e ndertimit ne 3 muajt e kaluar eshte ne vleren e 7 pikeve, e cila eshte 5 pike ne perqindje me e ulet se nje vit me pare. Ky nivel ne perqindje i krahasuar me muajin prill 2006 eshte 5 pike me i larte dhe rreth 2 pike me i larte se mesatja shumevjeēare.


    Ēmimet e ndertimit
    Balanca e pergjigjeve ne lidhje me ēmimet e ndertimit edhe ne muajin korrik 2006 jo vetem qe vazhdon te mbetet pozitive, por ritmet e kesaj rritjeje jane me te larta te krahasuara keto si me 3 mujorin e kaluar ashtu edhe ato te nje viti me pare.

    Keshu treguesi i balances se pyetjes se, si do te jene ēmimet e ndertimit ne muajin korrik eshte pozitive prej 47 pike, nivel ky 10 pike me i larte se 3 muaj me pare dhe 8 pike ne perqindje me i larte se nje vit me pare. Keto te dhena tregojne se rritja e ēmimeve te ndertimit do te vijoje me nje tendence me te forte rritjeje per te pakten edhe per 3 mujorin e ardhshem.


    Kontratat ne muaj pune
    Niveli i kontraktimeve ne muaj ne sektorin e ndertimit vleresuar ne muajin korrik 2006 eshte mesatarisht 9 muaj. Krahasuar me nje vit me pare ky tregues eshte 1 muaj me pak, por ai eshte 1 muaj me teper se 3 muaj me pare, gje qe konfirmohet edhe nga permiresimi i nivelit te mjaftueshmerise ne nivelin e kontraktimeve.


    Pengesat kryesore, lejet e ndertimit
    Ndikimi i proēedurave per leje ndertimi vazhdon te konsiderohet si faktori me kryesor pengues nga ndertuesit e intervistuar. Ne muajin korrik 2006, 67% e te anketuarve e kane permendur kete faktor si nje nga pengesat e tyre. Ky nivel eshte 6 pike ne perqindje me e larte se ne muajin prill 2006 duke arritur te njejten shtrengese per biznesin si ne veren e vitit 2005.



    Energjia elektrike
    Ndikimi i mungeses se energjise elektrike po behet pothuajse i paperfillshem si faktor pengues ne sektorin e ndertimit. Ne muajin korrik vetem 11% e te anketuarve e kane nenvizuar mungesen e energjise elektrike si faktor pengues, duke zbritur ne kete menyre ne nivelet me te ulta historike.


    Legjislacioni fiskal
    Legjislacioni fiskal i keq hartuar apo keq zbatuar eshte nga faktoret qe ne 3 anketimet e fundit permendet ne menyre konstante nga rreth 52 55 % e te anketuarve. Ne muajin korrik ai permendet nga 52% e te anketuarve, nivel i cili, megjithese eshte rreth 12% me pak se nje vit me pare, tregon se qeveria dhe administrata tatimore ne veēanti, ka bere pak per lehtesimin e procedurave tatimore ne kete sektor.


    Informaliteti
    Ne anketimin e muajit korrik verehet nje rritje e ndikimit frenues qe vjen nga aktiviteti informal ne kete sektor. Keshtu, ky faktor permendet nga 41% e te anketuarve nga rreth 23 % qe permendej 3 muaj me pare, e cila tregon se masat e qeverise per te shmangur ndikimin e tregut te zi ne kete sektor jane jo te plota duke ndikuar ne kete menyre ne ecurine normale te biznesit ne sektorin e ndertimit.


    Stabiliteti makroekonomik
    Ndikimi i faktoreve makroekonomike (si levizjet e shpeshta te kursit te kembimit, ēmimet me pakice apo i lendeve te para) eshte permendur nga vetem 13% e drejtuesve te firmave te ndertimit ne anketimin e fundit te korrikut 2006, duke mbetur ne nivele minimale.

    Ky nivel tregon rezultatet e dy anketimeve paraardhese dhe flet per nje qendrueshmeri te klimes makroekonomike per biznesin ne sektorin e ndertimit. Por edhe zbatimi jo korrekt i ligjit te prokurimit eshte nje faktor pengues konstant. Ky faktor permendet nga rreth 22% e te anketuarve, me nje permiresim prej rreth 13% ne krahasim me nje vit me pare.


    Kerkesa konsumatore
    Duke krahasuar te dhenat e 4 anketimeve te fundit verehet nje tendence konstante rritje e mungeses konsumatore si faktor penguese ne sektorin e ndertimit. Keshtu, shikohet se ne korrik 2006 kete faktor e kane cilesuar 24% e te anketuarve, nga 17% qe e permendin 3 muaj me pare, ose 6% ne muajin prill 2005.

    Shenjat e nje mungese te kerkeses konsumatore ne sektorin e ndertimit mund te ndikoje ne perkeqesimin e situates se biznesit ne sektorin e ndertimit, por ajo mund te mos ndikoje ne renien e ēmimeve te banesave, per shkak te kufizimeve qe ndjejne firmat ne lejet e ndertimeve.


    Korrupsioni
    Qe nga muaji tetor 2005 korrupsioni permendet nga rreth 20 23% e te anketuarve si faktor pengues, me nje renie prej 13 20% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, gje qe tregon per nje pune me te mire te administrates publike dhe ne veēanti te asaj tatimore, por qe kerkon nje vemendje me te madhe ndaj ketij fenomeni, pasi ai vazhdon te ndikoje te pakten ne 20% te te intervistuarve ne sektorin e ndertimit.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Vallai o ba keq fare sja del dot me pun te nershme me Ble APartament .......




    O te ngrihesh o te 0,i....................................



    Jam rahat per vete jetoj ne Hotel !!!!

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    te blesh nje apartament ne tirane pa pasur nje biznes por vetem duke qene nje nenpunes i thjeshte eshte e pamundur.

    Pse ndodh kjo?

    Kjo ndodh sepse firmat ndertuese jane te politikaneve tane.
    Politikaneve nuk ju intereson qe te kene cmime te uleta per apartamentet pasi te jemi realiste asnje nga politikanet tane nuk do ta bente nje gje te tille.

    me rroga qesharaka poshte 300$ eshte skandaloze qe te mendosh se ky vend do te behet nje dite....

    Kredite per shtepi jane me keq se firmat piramidale.

    banga te jep nje dhe te merr 5.

    ky eshte realiteti shqiptarqe na vjen keq ta degjojme ne qe jemi jashte shqiperise.
    vari leshte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Betonimi i "Zogut tė Zi" ka larguar donatorėt e BERZH-it nga investimi i "Unazės"


    Rama vazhdon tė pengojė zhvillimin e kryeqytetit


    Puna e qeverisė pėr shpėtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėrta nė kryeqytet ka konsistuar edhe nė shndėrrimin e mjaft zonave problematike nė zona ēlodhėse si, kryqėzimi i "Zogut tė Zi", gropa e Sejdisė ose e quajtuar ndryshe gropa e pisllėqeve dhe imoralitetit, si dhe zona e ish-Fushės sė Aviacionit. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Transporteve, gjatė konferencės sė djeshme pėr shtyp, ka saktėsuar pėr opinionin publik se tė gjitha kėto iniciativa po vihen nė jetė falė pėrpjekjeve tė qeverisė, ndėrkohė qė Bashkia e Tiranės ka penguar nė zhvillimin e tyre. Bogdani ka konkretizuar punėn frenuese tė Bashkisė sė Tiranės me bllokimin e kredisė pėr "Unazėn" e kryeqytetit. "Qeveria, me iniciativėn e saj, ka mbushur gropėn afėr Bashkisė dhe sė shpejti nis gjelbėrimin e saj. Po ashtu, ėshtė pėrfunduar plani i gjelbėrimit tė ish-Fushės sė Aviacionit, ku puna pėr gjelbėrimin e saj do tė fillojė kėtė vit. Gjithashtu, pas zhbetonimit tė "Zogut tė Zi", do tė gjelbėrohen edhe hapėsirat pėrreth kėtij kryqėzimi", tha Bogdani. Mė pas, zėdhėnėsi pėr shtyp shtoi se "falė pėrpjekjeve tė qeverisė, kėtė vit, u aprovua dhe miratua nė Kuvend kredia pėr "Unazėn" e Tiranės. Kjo kredi ishte parashikur tė lėvrohej kohė mė parė, por siē e provojnė dokumenta tė shumtė, donatorėt u tėrhoqėn pėr shkak tė kėmbėnguljes fanatike tė kryetarit tė Bashkisė pėr tė betonuar kryqėzimin e "Zogut e Zi".

    Sipas Ministrisė sė Transporteve, kryetari i Bashkisė jo vetėm qė nuk ka ndihmuar nė zhvillimin e qytetit, por ėshtė bėrė pengesė e kėtij zhvillimi nė mėnyrė tė vazhdueshme, sa herė janė prekur interesat e tij financiare dhe politike. "Ėshtė e qartė pėr kėdo, se mungesa e pėrhershme e kryetarit tė Bashkisė dhe konfliktualiteti qė ai sjell sa herė rishfaqet, nuk e ka penguar qeverinė tė veprojė me vendosmėri nė interes tė qytetarėve tė Tiranės", ka pėrfunduar zėdhėnėsi i zyrės sė shtypit nė Ministrinė e Transporteve.






    Ish-zona e Aviacionit, park me sipėrfaqe tė gjelbėr, 1 km i gjatė


    Zona e ish-fushės sė Aviacionit ėshtė lėnė pas dore dhe ėshtė e mbytur nga balta dhe pluhuri, duke rėnduar kėshtu kushtet e jetesės sė banorėve tė kėsaj zone. Pėr tė zgjidhur kėtė situatė tė tejzgjatur, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do tė hartojė njė projekt pėr gjelbėrimin e zonės. Nė njė takim me banorėt e zonės disa ditė mė parė, ministri i Transporteve, Basha ka deklaruar se "ish-fusha e Aviacionit do tė shndėrrohet nė njė park dhe sipėrfaqe tė gjelbėr, me ambiente argėtimi dhe pushimi pėr fėmijėt dhe banorėt e zonės. Parku do tė jetė rreth njė kilometėr i gjatė dhe do tė pėrmbajė sipėrfaqe tė gjelbėrta, sipėrfaqe ujore dhe kėnde lojėrash. Projekti i kėtij parku tė gjelbėrt ėshtė kėrkuar tė hartohet nga Instituti i Urbanistikės dhe do tė paraqitet pranė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Tiranės pėr miratim", tha Basha Ministri Basha, si deputet i kėsaj zone, u angazhua pėr finalizimin sa mė tė shpejtė tė kėtij projekti dhe pėr sigurimin e financimeve nėpėrmjet fondeve publike.


    Dorina azo

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    http://www.peshkupauje.com/?p=1883

    Do ju ftoja ta lexonit.. Shume interesante dhe besoj se ia vle ta lexosh
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. INSTAT: Rritja ekonomike ne Shqiperi arriti 9.9%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 14:37
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •