Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 141
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    "Sundimi i Bizantit (Greqise)."

    Sa keq qe shkruajne....

    Bizanti nuk ishte vetem Greqi, ishin shume popuj. Bizanti ishte Roma Lindore: eshte injorance te shkruhet keshtu. Dhe te mendosh qe Mark Krasniqi ishte akademik. Me kete ai s'ben gje tjeter vecse u jep te drejte serbve: para tyre paskeshin qene greket, kurse shqiptaret s'kane qene fare.

    Perandoria Bizantine perfshinte shqiptare te cilat kishin kishat e tyre ortodokse.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  2. #32
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    O qorrbiba, nuk thotë se ka pasur grekë në Kosovë, kjo do ishte marrëzi, veçse ishin nën sundimin bizantin. Por besimtarët ishin shqiptarë.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Problemi eshte se disa perdorin menyra te dyfishta arsyetimi. Njehere thone qe disa gjera i dime nga tradita gojore, pra nuk ka nevoje per dokumente shkencore. Pastaj na nxjerrin konkluzione nga analiza faktesh historike, pra bejne shkence, pa ditur nese jane te sakte ne konkluzione.

    Mentaliteti i shqiptareve te Kosoves apo Shqiperise sot, qofte prej nje ose disa shekujve, nuk verteton asgje ne lidhje me ate se cfare kane qene shqiptaret me fe ne gjeneze te tyre.

    Se dyti, kalendari kishtar ka qene i njejte deri ne fund te shek.16, keshtu qe fakti qe ne Kosove disa festa jane te kalendarit julian nuk verteton se keta jane pasardhes te ortodokseve. Eshte njelloj si te thuash qe, meqe festa te sotme fetare ortodokse perkojne ne nje dite me festa te njejta katolike te kalendarit te ri perendimor, atehere keta ortodokse sot jane katolike!


    Krishterimi ne Dardani ne gjeneze te vete eshte ROMAN. Ortodoksine e njohur vetem me kolonizimin sllav-bizantin te fund mijevjecarit te pare, nepermjet bullgareve dhe gjysmes se pare te mijevjecarit te dyte nepermjet atij bizantin - bullgar e serb.

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    ...


    Krishterimi ne Dardani ne gjeneze te vete eshte ROMAN. Ortodoksine e njohur vetem me kolonizimin sllav-bizantin te fund mijevjecarit te pare, nepermjet bullgareve dhe gjysmes se pare te mijevjecarit te dyte nepermjet atij bizantin - bullgar e serb.
    Fakti qe Shqiperia deri ne vitin 731 ishte nen juridiksionin e Romes, kjo nuk tregon qe ishte nje
    “ krishterim roman”, por ishte nje krishterim si edhe gjithe pjesa tjeter e lindjes.
    Kisha nuk ishte ndare ( skizma e madhe 1054’ ), pra zona si influence mbeti deri me 731 nen Romen, por gjithnje jo direkt, por nepermjet Ohrit dhe Ohri nuk eshte Roma, gjithashtu edhe Selaniku…
    Kete copez e kam shkeputur nga siti i Kishes tone; www.orthodoxalbania.org
    Në kohën e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipërisë së sotme, me qendër Shkodrën, përbënte një pjesë të krahinës së Prevalitanës (Praevalitana); zona qendrore deri në lumin e Vjosës, me qendër Durrësin, përbënte krahinën e Epirit të Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë përbënte atë të Epirit të Vjetër (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit të parë në vitin 395, u nda në Lindje dhe Perëndim, territori i Shqipërisë së sotme kaloi në varësinë e krahinave lindore. Deri në kohën e Konstandinit të Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Më pas varej vetëm politikisht nga Konstandinopoja, ndërsa kishtarisht mbeti në juridiksionin e vjetër deri në vitin 731.
    I gjithë Iliriku Lindor ishte një kishë vetadministruese nën mbikqyrjen e lartë të Romës, nëpërmjet Vikariatit të Selanikut. Midis nëntë episkopatave të Vikariatit, mitropoliti i Durrësit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, përmenden qytete që sot gjeografikisht i përkasin Shqipërisë…
    Pra flitet deri ne 731, kur Kisha ishte ende e pa ndare, por thjesht per aresye politike. Nuk ka se si te ishte krishterimi roman, por ishte ende krishterimi si ne te gjithe ballkanin edhe ne Rome, pra ishte nje krishterim i padevijuar.
    Pas vitit 731, as qe behet fjale me per Romen edhe pse per divergjencat duhet te presim shekuj…, si Dardania ashtu edhe Prevalitania, ashtu edhe Epiri I Ri dhe ai I Vjeter, kishte nje krishterim, ate qe na mesuan Pavli me nxenesit e tij.
    Nga viti 395 deri ne vitin 731, Dardania ishte nen juridiksionin e Romes por jo Krishterim roman..., pasi krishterimi si fè e re, ishte perhapur tashme me kohe, te pakten 300-350-vjet, dhe nuk na e sollen nga Roma...
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 15-05-2008 më 13:38

  5. #35
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba Lexo Postimin
    "Sundimi i Bizantit (Greqise)."

    Sa keq qe shkruajne....

    Bizanti nuk ishte vetem Greqi, ishin shume popuj. Bizanti ishte Roma Lindore: eshte injorance te shkruhet keshtu. Dhe te mendosh qe Mark Krasniqi ishte akademik. Me kete ai s'ben gje tjeter vecse u jep te drejte serbve: para tyre paskeshin qene greket, kurse shqiptaret s'kane qene fare.

    Perandoria Bizantine perfshinte shqiptare te cilat kishin kishat e tyre ortodokse.
    Eshte me shume fjala se gjuha greke ishte gjuha zyrtare e perandorie bizantine.dhe eshte shume e vertete ka pasur ortodoks kosovar por qe me pushtimin barbar 500 vjecar turk u konvertuan ne islam.mos harro lindja ishte e bizantit(ortodokse)ne ku ishim???
    sigurisht qe ne kemi pasur edhe ortodoks edhe katolik te perzier si pozite gjeografike ne mes te 2 perandorive.

  6. #36
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Ja çfarë thotë akedemik Mark Krasniqi për traditën ortodokse në Kosovë (intervistë me titullin "Kosova ka traditë të autonomisë" dhënë "Rilindjes", më 2 qershor 1990).



    Siç shihet ortodoksia është prezente në formën bizantine (llogjikisht për besimtarë shqiptarë) në Kosovë, para kolonizimit serb.
    Ja ka fut kot ky Marki , po sllavet jane ardhur vone ne ballkan , nuk jane te hershem dhe Greket kurr nuk kane qene keta greket , greket e hershem s jane popull sllav kurse keta jane sllav . Por si duket disave me shum ju konvenon qe kishat ortodokse shqiptare te mbeten ne anen e serbeve duke mohuar te gjitha faktet qe ato kane qene shqiptare .
    KOSOVA E MADHE

  7. #37
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Ja ka fut kot ky Marki , po sllavet jane ardhur vone ne ballkan , nuk jane te hershem dhe Greket kurr nuk kane qene keta greket , greket e hershem s jane popull sllav kurse keta jane sllav . Por si duket disave me shum ju konvenon qe kishat ortodokse shqiptare te mbeten ne anen e serbeve duke mohuar te gjitha faktet qe ato kane qene shqiptare .
    ke shume te drejt.sllavet kane ardhur shume vone dhe termi ortodoks perdoret ne vitin 1054 per here te pare.tani nje komb qe vjen ne shek e 6 pas.l.k ku ndarja ndermejt 2 rrymave ishte bere,ca feje ka pas ai komb barbar qe erdhi?
    i bie pagan ose thjeshte barbar i pa fe ndersa dardanet e atershem si dhe shqiptaret e kishin bere ndarjen ne 2 rryma te kristianizmit dhe asnje nuk e hedh dot poshte qe ato kisha jane shqiptare.kosovaret muslimane me ortodoksi personifikojne serbet.dhe thone qe feja islame ruajti identitetin kobetar shqiptar.keto hidhen te gjitha poshte.si u ruajt identiteti duke u etiketuar si turq ne vitin 1912?mund ta kishin ruajtur shume mire po te ishin edhe katolik ose ortodoks(ukraina a u asimilua nga rusia ortodokse meqe te 2 kombet jane ortodokse?ajo i mbijetoi shume mire ketij asimilimi)keshte qe ky preteksi per ruajten e identitetit eshte nje farse.nuk ka fe kristiane qe te asimilon sepse ajo i bashkangjitet kultures dhe zakoneve te atij kombi qe e ka dhe jo si islamizmi dhe mundohet te ndryshoje kulturen dhe zakonet(a duken te gjitha kombet muslimane njelloj?)kombet kristiane ndryshojne rrenjesisht nga njeri tjetrin si shoqeri zakone e gjithshka kerkoj ndjese qe dola nga tema.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 04-07-2008 më 21:26

  8. #38
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    SHËN XHERXHI dhe SHËN MËJTRI ne te Dibres i quajm keshtu edhe ketej nga ne ka njohuri kjo feste, dhe akoma eshte ne tradite.

    Mendoj qe eshte nje feste Pagane?.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Nje ekspert i UNESCO-s pas luftes ne Kosove duke i shikur demet e luftes ne trashegimin kulturore kosovare ka pas thene :
    "Si eshte e mundur qe te kete kaq shume ngjajshmeri ne teknikat e perdorura ne ndertimin e kishave ortodokese me ato te ndertimit te kullave shqiptare . Sa mire i paskan trasheguar keto teknika .Po si eshte e mundur qe asnje shtepi apo objekt banimi serb , qofte edhe me i vjetri ne Kosove te mos kete perdorur te njejten teknike . Ata te gjitha shtepite i kan te ndertuara me balte dhe qerpiq !!!? "

    Mos me nxini per fjale po kjo eshte vetem nje pjese e bisedes qe e kam degjuar ne mes te ketij eksperti franqez te UNESCO dhe nje kolegu te tij kosovar . Kurse kosovari u pergjigj me rrudhje krahesh dhe me nje buzeqeshje qe donte te thoshte " A thua si eshte e mundur " . Po i shkreti nuk ishte ne pozite qe te debatoj me te ne lidhje me kete teme .

  10. #40
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Un mendoj per kete teme duhet investuar shum me shum! Vetem do postoj disa afreske nga manastiri i Decanit ne Kosove. Menyra sesi Malsoret Shqiptar e ruajten manastirin nenkupton shume edhe menyra e ndertimit te tij.
    Gjith shqiptaret e Kosoves e din si jan ndertuar shtepit e shkaut.
    Thjesht dida foto sepse ketu mungojne!

    Ktu esht ne nji kishe ortodokse te pejes.

    Kush mundet e dallon plisin ( qeleshen ) heh heh



    Shikoni te rreshti i dyt. Ktu esht Sainta Sava. plisat.

    A ka ndonje serb ne Decan per meshen e se djeles? foto e shek XIX
    Ndryshuar për herë të fundit nga bklyn_kid : 03-10-2008 më 22:15

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •