RAMIZ ALIA eshte Goran, gjakprish me i llaf ashtu si Enver Hoxha e shumica e atyre qe na kane drejtuar e na drejtojne. Rrini flini ate beni, kur ta gjeni veten duke fol cdo gjuhe pervec shqipes.
RAMIZ ALIA eshte Goran, gjakprish me i llaf ashtu si Enver Hoxha e shumica e atyre qe na kane drejtuar e na drejtojne. Rrini flini ate beni, kur ta gjeni veten duke fol cdo gjuhe pervec shqipes.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Postuar mė parė nga Genesis
Futja kot tashi, ai s'eshte goran. ku e pas lexu e ku e paske degju iher.
Goran i famshem vetem Namik Dokle qe eshte.
Ehe, njashtu Jack-o njashtu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 18-07-2007 mė 19:15
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Kapllan Murati
Edhe ky eshte Goran
Sa te peshtire jeni ore njerez po perse duhet qe te diskutoni se kush jane goranet. Atije qe padashje me qellim e ka hapur kete teme koti. Ore zoteri ti qe jeton ne Kukes perse nuk thua pakez me mire se ne vitin 1999 mbi 200 familje gorane ne Kukes Ne qytetin e Kukesit kan strehuar mijra Vllezer kosovare dhe nuk e di se perse ti thua qe je nga Kukesi dhe nuk e dije se ka Goran. Ne zonen e verilindore ne Shqiperi Goranet jan njerez me te respektuar nga te gjithe kuksjanet dhe miredashesit e tyre. Po ashtu bazohuni ne kete beme te madhe qe ne vitin 1944 kur behej ndarja e kufijve me kosoven U ra dakorte qe piramidat te vendoseshin ne Gradishte duke perfshire 6 fshatra gorane ne territorin e ish jugosllavis , por pasi lajmi ka mberitur tek goranet kryetari i fshatit dhe komunes te asaj kohe te shishtavecit ka mbledhur te gjithe kryetaret e fshatrave pereth the u ka thene se ata do te duhet te levizin piramidat . Fakte jane edhe keto une jam Goran I LINDUR EDHE RITUR NE SHISHTAVEC TE KUKESIT por prejardhja ime 4 breza me pare stergjyshi ka shitur pronat e tije ne Permet dhe ka ardhur ne shishtavec ku eshte mirepritur nga njerzit e ketij vendi dhe ka vendosur te blej nje cope toke aty.Ne shishtavec ose ne cdo fshate te Gores edhe pse gjuha eshte gjetur aty dhe tani e perdorim "te gjithe jane te ardhure por te gjithe flasin Gorance mikpritjen edhe vete integrimin emigracioni dhe shume gjera te pas viteve te komunizmit e kane bere kete vend dhe njerezit te kulturuar desha te shtoje dicka qe Z. Neritan Ceka ne nje takim jo politik ne Shishtavec ka deklaruar se nqs do te shkojme drejte Europes duhet te vijme ne neper Shishtavec sepse mentaliteti i njerezve ndryshon shume.
Po perse nuk e pyet gjyshin ore melez dhe ai do te te tregoj se kush jan Goranet
Lidhjet martesore ne gore jane si ne cdo vend te shqiperis, Ne Tirane edhe Durres Fier Edhe Lushnje numerohen me shume se 1700 familje nga zona e Gores, por edhe keto familje cdo vere vijne aty ku kane lindur me mall e kalojne ate kohe qe jane aty.
Regjime te ndryshme qe kane kaluar ne shqiperi gjithe keta vjet kan lene gjurmet edhe ne Gore por duket se ringjallja e gurbetit aty ka filluar te jape edhe shenjat e veta njerezit nuk duan tia dine per politiken. Nuk i intereson se pse dhe kush eshte ne krye te karriges, Civilizimi i gores tani eshte ne persosmerine e tije . Keta njerez qe ju te dashur kolege i quani serbe dhe te huaj jane me shqiptare dhe krenar qe jane shqiptare se cdo njeri prej juve. A nuk mjaftonte Ndihma e Gores PER LUMEN E KUQE kunder serbo sllaveve por mesa duket se njohuria juaj eshe aq sa pamja dhe keshtu nuk mund te argumentohet.
Ne kohen e regjimit komunist Gora dhe kooperativat qe kane qene aty cdo vite kane permbushur planet e tyre . Ne ardhjen e demokracise dhe pikerishte ne vitin 1994-1996 pas regjimit komunist erdhi regjimi Berisha ku nxori nga puna me shume se 170 punonjes vetem se ishin me origjine Gorane duke i quajtur se ata ishin tradhtare edhe pse keta cuna kishin mbaruar specialitet e tyre ne deget perkatese. Nje informacion i marre nga Drejtoria e shkolles se mesme ne Shishtavec tregon se deri ne vitin 1993 kapaciteti i nxenesve Goran ka qene mbi 85% dhe kjo ka perbere rekord ne cdo shkolle te shqiperise, Por pas viteve te 1994 -1996 dhe heqja nga pune a ushtarakeve dhe administrates per te gjithe at qe ishin Gorane Shkolla e mesme ne Shishtavec kishte nje rekord per student qe nuk perbushnin as 20% sepse e dinin mire se edhe sikur te kryenin shkollen e mesme do te perfundonin ne rruge.
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
Ose me (ish) shqipėtarėt nė Mal tė Zi (Sanxhak), tė cilėt, ndonjė brez mė parė, harruan shqipen dhe tash thonė se janė "musliman", ose "Boshnjak"!
Mė kujtohet njė udhėtim pėr nė Zhur, fshat afėr Prizerenit, nė kufi me Shqipėrinė, por qė andej shkohet edhe pėr nė Gorė dhe Opojė. Me ne ishte edhe njė punėtorė shkencorė i Institutit Albanologjik tė Prishtinės, i cili, sic thonė, i njihte me pėllembė ato anė, edhe ato fshatra tė Gorės dhe Opojės! Tregonte! Pashė njėherė njė "goran" malėsorė nė njė fshat tė Gorės dhe kishte nga veshja e tij kombėtare ( nė tirq, xhamadan, apo mitan... kjo nuk mė kujtohet pėr cilėn pjesė tė veshjes rrėfente eksperti i Institutit Albanologjik) njė shėnjė tė zezė, paksa e vecant nga veshjet e krahinave pėr rreth! E pyeta malėsorin pėrse ėshtė kėshtu e ai ma ktheu: Mbajmė zi ende pėr Gjergjin, Skenderbeun, qė kur vdiq ai!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 30-11-2007 mė 18:17
Goranet i kan traditat e shqipetarve veshjen darsmat Por nuk jan shqipetar Disa goran e kan zemren e shkaut Ka prej atyne se jan te mir dhe jan pro shqipetar jan puntor I lexova disa shkrime ketu po Si thon e shqiperi mos ja futni kot te thoni ate se nuk edini Ata nuk jan boshnjak e as maqedon Po shkurt ata jan malesor Per at ju thon Goran Un per vete njoh shum Goran nga prizreni e Dragashi po nuk jan te kqi jan puntor e nuk perzihen ne politik Ata vet ethon se ka ne mesin e tyne qe bashkpunojn me UDBen e serbis se i kan familjet ne serbi shkurt i njoh mir gorant Nuk mun te them se jan te gjith te kqi
hamza
Jo vetem shqiptaret e Sanxhakut qe sot t'i thuash se jane shqiptar ta hekin koken
ne ate kryen e tyre eshte pjekur se jane musliman ose boshnjak
Sikur musliman goran kjo nuk egiston sikur komb,
gjithashtu shqiptaret e jugut qe jane asimiluar ne grek
por mos te zgjas JEMI SIKUR LULEDIELLI KA NA VJEN ME MIRE ATY DHE KTHEHEMI
TE MJERET NE.
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
Pershndetje Forumist te nderuar!
Gora eshte nje regjion ne jug te Prizrenit, shqiptaret goran e banoj ate, kufizohen me Zhupen ne jug-perendim me Opojen ne Lindje, dhe me kufirin me Maqedonin dhe pak te Shqiperise e qe aty nje cep i regjionit te Lumes kufizohet me te.
Mirepo Gora etnike arberore shtrihej pertej kufijve ne Maqedonin perėndimore para vitit 1913 ku edhe eshte vendosur per kufijte ne konferencen e amabadoreve ne Londer.
Origjina e goraneve ne baz te burimeve materiale eshte ilire sepse neper fshatrat e saja gjendet toponimia qe lidhet me lokalitetet ilire si: Kitka, Suka, Livadhi i Pjetrit, Guri i Kuq, Kulla, etj. Kurse ne baz te burimeve te shkruara-dokumentuese ata permenden qysh ne shek. XIII-XIV ne krisobulat e manastirit te Hilandarit, te Stefan Deēanit, Car Dushanit ku permenden arbanaset se bashku me popullsin vllehe e ardhur ne viset tona kah shek. XII-XIII e cila eshte asimiluar me kohen ne shqiptar per shkak se edhe ata ashtu si edhe arberoret ishin popull blegtor dhe kishin afersi gjuhe dmth iliro-thrakase.
Pra popullsia e kesaj ane ishte shqiptare e ritit ortodoks.
Gjat fuqizimit te principatave arberore ne fund te shek XIV ky territor i perkiste edhe Gjon Kastriotit i cili ne nje dokument te vitit 1426 i dhuron manastirit te Hilandarit dy fshatra te rajonit te Gostivarit-Gores, gje qe tregon shtrirjen e kesaj zone ne shtetin arberor. Sipas medievistit dhe historianit te njohur Dr. Kasem Biēokut kjo vij e kufirit shkonte permes famullise se Prizrenit qe shkonte ne jug te kufijve te tanishem do te thot deri tek Tetova e lumi Vardar. Kjo tregon se ne ket mes hyjn edhe Gora edhe Zhupa.
Ne kronikat mesjetare, kronistet bizantin si Leonik Hallkondilli, Gjergj Sfrances, Mihal Dukasi popullsine arberore te ritit ortodoks e quanin TRIBAL-TRIBALLOI-, e tribalet ishin fis ilir te cilet dikur kishin jetuar ne kufi me dardanet dhe kishin pasur pothuajse kultur te njejte materiale.
Marin Barleci, humanisti i shquar arberor, ne vepren "Historia dhe veprat e Skenderbeut, princit te Epirit" - Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Princepis, kur flet per ekspeditat e Skenderbeut ne anen e malesise se Tetoves Dibres dhe fushes se Pollogut ket popullsi e quan pikerisht TRIBALE e qe dmth se ishin arberor ortodoks.
Gjat sundimit osman kjo treve hyri ne kuader te sistemit timar te P. Osmane dhe sigurisht qe i ka takuar Sanxhakut te Prizrenit. Ne defteret kadastral osman te shek XVI vitit 1571 aty figurojn fshatrat qe gjenden edhe sot e kesaj dite me toponimi pikerisht shqiptare, por me ndikim nga ortodoksizmi.
Kategorizimi i shqiptareve ne sistemin e MILETIT ishte fatal per shqiptaret e shek XIX, duke pasur parasysh qe ne ate kohe ata ishin qeshtje e brendshme e P. Osmane dhe ishin te emeruar si banor mysliman. Shtetet pansllaviste Rusia, Bullgaria dhe Serbia i kishin duart e lira te vepronin duke u bazuar se ato po e qlironi keta banor nga osmanet dhe sundimi i tyre.
Kjo na u hakmorr si duket bumerang!
Humbjet e P. Osmane ishin humbjet e shqiptarėve, sepse ata prekeshin direkt nga ekspansioni i Serbise dhe Rusise ne krye me pansllavizmin.
Keshtu ne fund te shek XIX ne Prizren do te hapet konsullata ruse dhe do te ndertohet kisha ortodokse-serbe e Shen Gjergjit mu ne qender te Shadervanit. Konsuli rus Ivan Jastrebovi pseudo shkencetari famkeq kishte shetitur kete ane te Gores dhe Zhupes dhe ne shkrimet e tija kishte bere degjenerime shkencore duke i shtremberuar faktet se kinse kjo popullsi eshte serbe ortodokse e myslimanizuar!!!
Keto studime pansllaviste i rrezon vet toponimia, Patronimia dhe antroponomia e regjionit te Gores e cila eshte kryekeput shqiptare.
Asimilimi me i madh i tyre ndodh ne kohen e mbreterise serbe SKS te kohes se Aleksandrit ku hapen shkolla serbe dhe i nxisin me dhun banoret e kesaj ane te shkollohen ne serbisht. Kjo ka vazhduar edhe pas L.II.B mirepo politikani dhe veprimtari i njohur Zhupes ILjas Kurteshi beri qe keta te mesojn ne gjuhen shqipe pas demonstratave te 68 dhe kushtetutes se Kosoves 1974. Atje hapen shkolla shqipe etj
Mirepo kjo u nderpre gjat viteve te 80 ku banoret e frikesuar nga UDB u kthyen ne serbisht, e sidomos gjat v. 90 ata veqse ishin kamufluar ne regjimin serb. Por kjo ka ardhur nga presioni i vazhdueshem, nga aparteidi dhe dhuna qe e ushtronte makineria shoviniste serbe.
Sot ata jan nje pjese si pakice gorane, nje pjese e quan veten myslimane kurse tjetra boshnjake. Nje Zot e di kush eshte ne krye te ketyre lojerave te cilat zhvillohen ne dem te Historise Shqiptare dhe te origjines se ketyre banoreve!!!
Besoj se isha sadopak i qarte per forumistet megjithese kjo teme eshte mjaft e gjat dhe kerkon hulumtive arkeologjike, arkivore, etnologjike, antropologjike etj.
Personalisht jam duke u marrur me keto dy treva "Zhupen dhe Goren gjat mesjetes" qe nje kohe dhe besoj do te del ndonje publikim apo liber per keto krahine dhe keta banor fatkeq te cilet sot po manipulohen nga lojerat e politikaneve te ndryshem te Gores.
Krijoni Kontakt