Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Arrestohet gazetari Baton Haxhiu, Haga: Zbuloi identitetin e deshmitareve te mbrojtur

    Gazetari dhe analisti shqiptar Baton Haxhiu eshte arrestuar sot nga policia e Kosoves dhe eshte derguar menjehere ne Gjykaten e Hages per shkak te mosrespektimit te kesaj gjykate gjate procesit gjyqesor ndaj Ramush Haradinaj dhe te tjereve. Siē behet e ditur, Baton Haxhiu ka zbuluar identitetin e nje deshmitari ne nje artikull te botuar ne gazeten Express ne Prishtine ne vitin 2007.

    HAGE- Ēeshtja “Haradinaj” ēon drejt gjykates gazetarin e njohur kosovar, Baton Haxhiu. Gjykata e Hages akuzoi publicistin e njohur per zbulimin e identitetit te nje prej deshmitareve ne gjyqin kunder ish-kryeministrit te Kosoves. Haxhiu eshte arrestuar te marten dhe do te paraqitet te merkuren para trupit gjykues, ben te ditur agjencia e lajmeve Associated Press. Gjykata ka bere te diturt se Haxhiu do te deklaroje sot nese eshte fajtor apo jo per akuzat e ngritura nga prokuroret e Hages. Sipas tyre, publicisti 42-vjeēar ka publikuar emrin e nje deshmitari, identiteti i te cilit ishte fshehur nga Haga, per arsye te mbrojtjes se tij. Deshmitari duhej te dilte para gjykates per te deshmuar kunder ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ish-shefi i qeverise kosovare u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshem ne nje gjyq, qe sipas gjykatesve u zhvillua ne nje atmosfere jo te qete per deshmitaret. Pak jave me pare edhe ish-ministri i Kultures ne Kosove, Astrit Haraēija si dhe bashkepunetori i tij, Bajrush Morina, u akuzuan nga Gjykata e Hages per frikesim te deshmitareve ne gjyqin kunder Haradinajt.
    (a.r-news24/balkanweb)
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eh, fajin e kemi ne qe nuk vrame e preme, ndoshta tani do te na shperblenin me futjen ne BE dhe do te na i hiqnin vizat sic po ia bejne Serbise...
    Ne nuk kane ku na kapin dhe na kapin gazetare se kriminela lufte nuk kemi, kurse serbet hedhin valle mbi malet me kufoma qe ata kane bere...

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    baton, e di se semundje e pasheruar osht spiunlleku ?? me keq se kanceri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    \


    ahahahahahahahahahahahaha

    Xhelozia te mbyt turullaq!

    Qe tash,i erdhe rendi Batonit me na u ba HERO me brina!
    Edhe ate krejt pahiri!Jo qe e ka ba me qellim!...

    Eshte mesu Batoni me nxjerr emra e mbiemra neper gazete pa asnje pike pergjegjesie.
    Tash ka me `plas` Astrit Haraqiun me "popullaritet"


  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjykata e Hages eshte nje gjykate ku gjykohen vetem ata pjesetare te njesive apo ushtrive te armatosura qe kane kryer krime lufte, pra kane vrare ne kundershtim me rregullat konvencionale te luftes.
    Batoni kriminel lufte? Sa vete ka vrare ai? Ku i ka masakruar? C'lidhje ka Haga me gjykimin e nje gazetari? Gazetari gjykohet nga nje gjykate e vendit ti tij, dhe jo Haga. Kjo tregon se Kosova nuk ka shtet, se ne te vertete eshte nje koloni e te huajve.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka u ba me trimin e pendes.. bajrush morinen..
    per ate merakosem vertet..
    kurse batonin nuk e gjen gje se mafia paguan per te..

    apo e kan shtrydh e nuk e duan me te ngratin..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dy komente nga gazeta tema per rastin "baton"..

    kur ti lexoj do komentoj dhe une..



    --

    Fajtor si Batoni

    Nga Andi Bushati

    Pas pak ditėsh kolegu ynė, Baton Haxhiu, do tė jetė sėrish i lirė. Dikush do ta duartrokasė, dikush do vazhdojė ta kritikojė dhe tė gjithė ne do tė vazhdojmė tė ruajmė tė njėjtin mendim pėr Batonin, siē e kemi pasur pėrpara shkuarjes sė tij vullnetare nė Hagė. Por tė gjithė sot duhet tė jemi solidarė me tė. Tė gjithė gazetarėt sot duhet tė bėjnė “FAJIN” e tij dhe tė tregojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur emrin e dėshmitarit qė rrėfeu Batoni, atė tė Nazif Ramabajės, sepse ky akt ka tė bėjė me thelbin e profesionit tonė: atė tė nxjerrjes sė sekreteve, jo atė tė groposjes sė tyre. Sepse ky akt ka tė bėjė me tė vėrtetėn, sado e rėndė qoftė ajo dhe jo me fshehjen e saj.

    Nė kėtė kuptim, Baton Haxhiu ka pasur ndėrgjegjen profesionale pėr ta bėrė siē duhet punėn e tij. Nė kėtė kuptim, ai ka dhe fatin qė tė bėhet njė precedent shqiptar pėr tė mėsuar sesi ne, gazetarėt, duhet tė luftojmė pėr ta mbrojtur profesionin tonė.

    Po ēfarė faji ka bėrė nė fakt Baton Haxhiu?

    Mė 24 dhjetor tė vitit qė shkoi, ai ka botuar njė shkrim nė gazetėn “Express”, drejtor i sė cilės ishte ende nė atė kohė, ku shpjegonte se pse pėr ish-ministrin e Kulturės sė Kosovės, Astrit Haraēia, ishte hapur njė ēėshtje nga Gjykata e Hagės. Haraēia sė bashku me njė tjetėr gazetar, Bajrush Morina, akuzohej se i kishin bėrė presion njėrit prej dėshmitarėve tė Gjykatės sė Hagės nė procesin ndaj Ramush Haradinajt. Ky dėshmitar gjendej prej kohėsh nė Oslo, nė Norvegji. Njė ditė, ndėrsa procesi kundėr Ramush Haradinajt zhvillohej nė Hagė, (kėtij dėshmitari, pra Nazif Ramabajės, ish-pjesėtar i trupave tė FARK) i shkon nė shtėpi, atje larg, nė Skandinavi, Bajrush Morina. Nafiz Ramabaja i kishte njoftuar autoritetet e Hagės pėr njė gjė tė tillė dhe si pasojė e kėsaj, banesa e dėshmitarit ishte mbushur me mikrofonė tė padukshėm.

    Gjatė pėrgjimeve qė u dėgjuan nga hetuesit e Hagės rezultonte se vizitori gjendej aty i dėrguar nga ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, me njė qėllim. Tė ndėrronin dėshminė kundėr Haradinajt.

    Kur ēėshtja kundėr Haraēisė dhe Morinės ishte bėrė publike, Baton Haxhiu vendosi ta tregojė atė nė gazetėn e referencės nė Prishtinė, “Express”. Pėr herė tė parė ai pėrmendi emrin e dėshmitarit qė mbahej i fshehtė nga Gjykata e Hagės. Dhe bėri mirė. Sė pari, sepse ai tha njė tė vėrtetė, qė nuk i takonte atij ta ruante. Pėr ruajtjen, e saj, sipas ēdo tradite tė demokracive botėrore, janė tė tjerė persona pėrgjegjės. Aspak gazetarėt.

    Sė dyti, edhe sikur ky koncept i pranuar botėrisht tė mos merrej parasysh, pėrsėri Baton Haxhiu nuk ka faj. Ruajtja e emrit tė dėshmitarit ka vlerė, pėr sa kohė atė nuk e ka marrė vesh personi i akuzuar, ai qė mund tė dėnohet si pasojė e rrėfimit tė kėtij dėshmitari, ai qė mund ta kėrcėnojė direkt apo indirekt kėtė dėshmitar, por jo kur ky i akuzuar (nė kėtė rast Ramush Haradinaj) ka qenė nė dijeni.

    Ai, sipas akuzuesve tė Hagės, ka dėrguar edhe tė tjerė pėr ta ndėrruar dėshminė kundėr tij. Ndaj, nė kėtė pikė, sekreti nuk ka mė vlerė. Ai mbetet vetėm njė raport midis gazetarit dhe publikut. Dhe kėtė raport Baton Haxhiu e ka respektuar, duke respektuar njėkohėsisht edhe secilin prej nesh, qė kėrkon ta ushtrojė ndershmėrisht kėtė profesion.

    Deri kėtu kemi tė bėjmė me argumentet serioze tė kėsaj ngjarjeje, sepse pėr mė tej ajo nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė farsė qesharake. Sepse, njė gjykatė e ngritur pėr tė dėnuar kriminelėt e luftės nė ish-Jugosllavi, pėrfundon tė merret me Batonin. Do ishte e kotė tė tentoje tė tregoje dėshtimet e TPI. Ėshtė jashtė vendit dhe mundėsive tė kėtij shkrimi. Por mendoj se nuk ka njeri qė s’e kupton, nuk ka njeri qė s’i duket qesharake, kur e mendon se Haga, qė tashmė ka liruar vrasėsit dhe zhdukėsit e kriminelėve, po mėton tė merret me ata qė thjesht kanė shkruar nė shtyp emrat e dėshmitarėve. Nėse dikush nė Hagė e ka dashur nė burg Ramush Haradinajn dhe nuk arriti ta bėjė kėtė, pėr njė gjė tė tillė sot nuk mund tė bėhet fajtor as Baton Haxhiu dhe as gazeta qė publikoi emrin e dėshmitarit. Kjo ėshtė vetėm njė shaka. Njė farsė qė nesėr do tė rrėfehet si njė nga episodet e turpit nė historinė e dėshtimeve tė kėtij tribunali. Ndaj dhe ne, gazetarėt shqiptarė, duhet ta trajtojmė kėtė histori si tė tillė. Duke treguar ditė pas dite, deri nė qesharakėzim, emrin tashmė publik tė kėtij dėshmitari, pėr tė dėshmuar sesa joserioze ėshtė e gjithė kjo histori, qė do tė pėrfundojė shpejt; pėr tė dėshmuar gjithashtu sesa solidarė jemi me njėri-tjetrin, pėr tė mbrojtur njė nga parimet e shenjta tė profesionit tonė.



    --------------







    Dhe unė do ta kisha publikuar emrin e dėshmitarit

    Nga Ilda Mara*

    Kolegu im, Baton Haxhiu, gjendet sot nė Hagė, nėn akuzėn se ka botuar nė gazetėn “Express” emrin e dėshmitarit kosovar, Nazif Ramabaja, njė prej dėshmitarėve nė gjyqin kundėr ish-kryeministrit tė Kosovės, Rramush Haradinaj.

    Mė erdhi keq, qė pėrfundimisht Gjyqi i Hagės, pasi pėrzieu shumė emra, pasi shndėrroi Millosheviēin nė hero tė patjetėrsueshėm tė Serbisė, pasi mbajti padrejtėsisht nė pranga ish-kryeministrin kosovar, Rramush Haradinaj, pėr ta shpallur mė pas tė pafajshėm, pasi ende s’ka kapur pėrgjegjėsit e vėrtetė tė krimeve tė luftės nė ish-Jugosllavi Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē, njė nga arsyet pėr tė cilat kjo gjykatė u ngrit, sot arreston njė gazetar tė pafajshėm nėn akuzėn se ka bėrė punėn e tij, sepse ka informuar publikun nė lidhje me njė ēėshtje tė rėndėsishme pėr Kosovėn.

    Fjala e lirė, nė pranga

    Jo rrallėherė kam qenė nė njė mendje me tė, madje kemi pasur shpesh mospėrputhje idesh nė tė shumtėn e rasteve, po ajo qė nuk mund t’i mohohet Baton Haxhiut ėshtė kuraja e tij prej tė marri pėr tė nxjerrė nė faqe tė parė lajmin sensacional.

    Sot, Gjykata e Hagės po shkel me tė dy kėmbėt fjalėn e lirė, ashtu si Millosheviēi shkatėrroi dhe dogji nė vitin 1999 gazetėn qė ai drejtonte, “Kohėn ditore” dhe vrau rojen e saj, qė e vėrteta mbi Kosovėn tė mos dilte. Pikėrisht sot, Gjyqi i Hagės po dhunon shtypin e lirė, duke arrestuar njė gazetar, i cili s’ka bėrė tjetėr gjė veēse ka pėrmbushur misionin e tij tė informimit tė publikut. Sigurisht, mbajtja sekret e emrit tė dėshmitarit vlen, pėr sa kohė atė nuk e ka marrė vesh personi i akuzuar, ai qė mund tė dėnohet si pasojė e rrėfimit tė kėtij dėshmitari, sepse mund tė paraqesė njė kėrcėnim pėr kėtė dėshmitar, por kur Baton Haxhiu e ka marrė vesh, kjo ēėshtje nuk qe mė sekret. Dhe ai s’ka bėrė asnjė krim, ai ka thėnė tė vėrtetėn! Nėse emri i dėshmitarit ka dalė nė shesh, kjo sė pari ėshtė pėrgjegjėsi e bashkėpunėtorėve tė Hagės, tė cilėt e kanė nxjerrė kėtė informatė e jo e gazetės, as e gazetarit qė e botoi atė. A nuk ishte pikėrisht Baton Haxhiu, qė nė vitin 1999, pas luftės sė Kosovės, u nderua me Ēmimin Ndėrkombėtar tė Lirisė sė Shtypit nė Nju-Jork, pėr kurajėn e tij nė pasqyrimin e krizės sė Kosovės nė gazetėn qė ai drejtonte, “Koha Ditore”, me gjithė kėrcėnimet serioze pėr jetėn e tij?

    Media dhe drejtėsia, ndėrthurje pushtetesh

    Roli i shtypit, sidomos i atij tė shkruar, ėshtė tė bėjė kėrkime, investigime dhe tė shkojė sa mė larg qė tė jetė e mundur. Nė ndėrthurjen e pushteteve reale apo tė supozuara, pikėpyetjet etike dhe praktike pėrplasen me njėra-tjetrėn. Njė koncepsion “hermetik” i themeleve tė demokracisė na shfaqet dhe na jep njė konfiguracion tė komplikuar. Tė sakrifikosh informacionin, ėshtė tė sakrifikosh nevojat vitale tė ēdo shoqėrie. Kohėt kanė ndryshuar dhe nevoja pėr informacion nuk ėshtė njė ide nė ajėr, sidoqoftė “mediat” qė pėrfshijnė pothuajse gjithēka nė sferėn e shoqėrisė moderne, prekin ndonjėherė dhe “ēėshtje” deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė tyre dhe pikėrisht kėtė mision Baton Haxhiu e ka respektuar.

    Pėrplasjet e mediave me pushtetin e drejtėsisė janė pėrplasje reale dhe nga dita nė ditė sekreti i hetimeve dhunohet pa frikė pėrditė nga trupi gjykues, tė cilėt shpesh janė ata qė informojnė gazetarėt, para sesa drejtėsia tė bėjė punėn e saj nė qetėsi, me rrezikun qė tė destabilizojė individėt.

    Ēėshtja “Haradinaj” dhe “Haxhiu” nuk janė veēse derivate tė rrėnjėve tė dobėta tė drejtėsisė ndėrkombėtare, e cila pėr mendimin tim ende ndodhet nė njė fazė konsolidimi e ende s’e ka fituar njė fizionomi tė sajėn, por, nė vend tė vėrė drejtėsinė e pritur nga popujt e vuajtur nga lufėtrat, ajo vazhdon tė hedhė baltė mbi njėrin apo tjetrin lider. Pėrfundimisht, mediat duhet tė zgjedhin ose tė heshtin mbi njė ngjarje, ose t’i shkojnė deri nė fund nxjerrjes tė sė vėrtetės. Edhe unė, po ta kisha emrin e dėshmitarit, do ta kisha botuar atė nė Francė. Liria e fjalės dhe e informacionit nuk mund tė futet nė pranga, ajo mbrohet me ligj.




    Autorja ėshtė studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze “Politique Internationale”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Vazhdojm te vuajm nga budallellaku si komb,batoni po ti kishte dy kokrra mend ne kok dhe po te deshironte ti ndihmonte ramushit ai nuk do ta bente publike ne gazet deshmitaret e mbrojtur.
    Kete e ka ber vetem nga fukaralleku i dijes,apo edhe me keq per ta demtu ramushin sepse nuk ka se si te kuptohet ndryshe e gjith kjo loj.
    Frigohem shume qe nga batoni gjykata do mesoj me shume se kaq dhe radhe per tu rikethu prap ne hag i mbetet ramushit per fat te keq.
    Jo vetem ky rast por edhe ne rastet me te renda gjat luftes shqiptaret i hangren koken njeri tjetrit,kjo po vazhdon edhe sot dhe kjo behet ne munges te vetedijes.
    Te shpresojm qe kjo te perfundoj me pak dhimbje,por dhimbje gjithesesi do te ket deri sa kemi njerz qe punojn per djallin
    Dikush kete ngjarje e quan cenim te drejtes se fjales se lir,nuk eshte ashtu fare edhe liria e te shprehurit e ka nje limit dhe po te kalohet(siq eshte rasti batonit)ateher denohet ne baz ligjit,tjeter eshte se ne shqiptaret nuk njohum ligj fare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po sjell nje shkrim nga gazeta korrieri..


    ----

    “Express” publikon artikullin e plotė, pėr tė cilin akuzohet nga Gjykata e Hagės gazetari kosovar Baton Haxhiu

    Prej tri ditėsh, gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ndodhet nė Hagė, i akuzuar pėr shpėrfillje tė gjykatės, duke publikuar emrin e njė dėshmitari tė mbrojtur nė gjykimin ndaj ish-kryeministrit kosovar, Rramush Haradinaj. Nėse shpallet fajtor nga Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve pėr ish-Jugosllavinė, redaktori i tė pėrditshmes kosovare “Express” pėrballet me njė dėnim minimal prej 7 vjetėsh heqje lirie dhe njė gjobė deri nė 100 mijė euro. Ndėrsa u paraqit nė gjykatė dje, ai mohoi akuzat, duke deklaruar pafajėsinė. “Nuk jam absolutisht fajtor”, -ėshtė cituar tė ketė thėnė ai nga “Associated Press”. Sipas prokurorėve, raportimi i tij ndaj gjyqit kundėr Haradinaj dhunoi urdhrin e gjykatės pėr tė ndaluar publikimin e identitetit tė njėrit prej dėshmitarėve. Bėrja publike e emrit tė tij ėshtė ende e ndaluar nga gjykata. Gazeta e tij “Express” publikoi dje artikullin pėr tė cilin akuzohet ish-drejtori i saj. Sipas gazetės, Gjykata e Hagės kėrkon tė mbrojė identitetin e njė dėshmitari, emrin e tė cilit e kanė ditur tė gjithė ata qė kanė qenė tė interesuar, muaj pėrpara publikimit tė kėtij artikulli, tė cilin po e publikojmė tė plotė.

    Shkrimi i botuar mė 23 dhjetor 2007 nė “Express”, pėr tė cilin Tribunali i Hagės akuzon Baton Haxhiun.

    Emri i dėshmitarit tė mbrojtur, shteti dhe qyteti ku ndodhet ai “ka rrėshqitur” nga teksti. Rrėshqitja ėshtė e qėllimshme, pėr tė evituar edhe ndonjė udhėtim tjetėr pėr nė Hagė, sepse Tribunali, pas dėshtimeve spektakolare, me krejt forcat i ka shpallė luftė mediave dhe jo kriminelėve.

    Gjykohet nė Hagė

    Ministri Astrit Haraqija do t’i pėrgjigjet Tribunalit tė Hagės mė 10 janar, me akuzėn pėr “presion nė dėshmitarėt” e rastit Ramush Haradinaj. Nėse vėrtetohet kjo, ai mund tė dėnohet me 4 vjet burg, ose me 100 mijė euro. Nė njė prononcim pėr “Express”, Haraqija konfirmon pjesėmarrje nė Hagė, por mohon akuzėn.

    Prishtinė, 23 dhjetor, ditėn kur po hapej fushata zgjedhore e LDK-sė, njėri nga anėtarėt e kryesisė mungonte nė sallėn “1 Tetori”. Astrit Haraqija. Dikush e quajti si protestė mungesėn e tij, ndėrsa tė tjerėt e cilėsuan si mungesė pėrgjegjėsie. Ministri i Kulturės pėr dy ditė iu pėrgjigj dhjetėra pyetjeve tė hetuesve tė Tribunalit tė Hagės, pėr atė qė tashmė kishte rrėfyer N. N. dhe Bajrush Morina, lidhur me aktakuzėn e ngritur ndaj Ramush Haradinajt. As vetė nuk kishte besuar se njė dėshirė e mirė pėr tė ndėrmjetėsuar pėr paqėsim, do tė shndėrrohej nė njė hetim tė gjatė kundėr tij, dhe mė pas nė akuzė pėr presion ndaj dėshmitarėve tė mbrojtur. Burime tė “Express”-it nga Tribunali kanė pohuar se N. N., qė pėrfaqėsonte krahun e “FARK”-ut, ishte mbuluar me mikrofona tė vegjėl incizues, nė njė shtėpi nė…, derisa kishte pritur nė vizitė njė mysafir nga Kosova. Ai kishte lajmėruar policinė se po priste njė tė njohur tė tij qė vinte nga Prishtina, Bajrush Morinėn. E kishte njohur gazetarin kosovar prej kohėsh dhe ishte habitur sesi i kishte rėnė nė gjurmė vendndodhjes sė tij. Prej muajsh nuk i kishte treguar askujt se… ishte vendi i tij i sė ardhmes, i jetės dhe familjes sė tij. Emri i tij ishte gjendur nė konfidencialitet tė plotė nė listėn e atyre qė do tė dėshmonin kundėr grupit tė Ramush Haradinajt. Por as qė i kishte shkuar ndėrmend se dikush nga LDK-ja do t’i kėrkonte atij qė tė heqė dorė nga lista e dėshmitarėve. Njė zyrtar i Tribunalit ka thėnė se dy bileta avioni, nė relacion Prishtinė-Vjenė-…, ishin rezervuar nė emėr tė ministrit Astrit Haraqija dhe redaktorit tė sė pėrditshmes “Bota sot”. Udhėtimi pėr nė… e kishte njė mision: pėr ta bindur mikun e vjetėr qė tė hiqte dorė nga dėshmia e tij. Vetėm disa ditė mė herėt, para udhėtimit pėr nė…, thuhet se ministri i Kulturės kishte mėsuar emrin e N. N.-sė si dėshmitar i mbrojtur nė rastin Haradinaj. E kishte takuar shumė herė gjatė luftės. Si militant i LDK-sė, Haraqija kishte njohur tė gjithė njerėzit e “FARK”-ut. Edhe pas luftės, kishte qėndruar afėr tyre. I kishte takuar me Presidentin Ibrahim Rugova dhe u kishte dhėnė kurajė, duke ua hequr frikėn se mund t’u ndodhė ndonjė hakmarrje nga njerėzit e UĒK-sė. Por N. N., me gjasė, kishte mbetur i betuar se do tė pėrballej nė ēfarėdo momenti kohor me krahun tjetėr tė luftės, UĒK-nė. Mllefi i tij ishte zbrazur me mijėra herė gjatė pasluftės, por nuk kishte pasur fuqi qė tė bėnte asgjė mė shumė se aq. E kishte gjetur momentin e tij: nė procesin kundėr Daut Haradinajt dhe mė vonė kundėr Ramush Haradinajt. Paslufta atij i kishte dhėnė fuqi tjetėr: fitorja e Rugovės dhe e LDK-sė, por dhe afėrsia me stafin e Presidentit. Por nė politikė, siē dihet, nuk ka armiqėsi tė pėrhershme dhe miqėsi tė pėrhershme. Ramush Haradinaj bėhet kryeministėr i qeverisė, pas njė koalicioni tė pagėzuar nga Ibrahim Rugova. Rrėfimi i N. N. tashmė ishte shkruar dhe incizuar nė tėrėsi nga hetuesit ndėrkombėtarė. Nuk mund tė hiqej se nuk kishte deklaruar asgjė. Pas 100 ditėsh, njė fotografi e habitshme pėrshkroi mediat nėpėr botė. Kjo foto e kishte befasuar edhe N. N. Ishte Astrit Haraqija me lot nė sy, derisa Ramush Haradinaj po i dorėzohej Hagės. Ata qė e njihnin ministrin Haraqija, nuk mund tė besonin se po qante pėr njė kryeministėr, tė cilin s’e kishte pėlqyer aspak para, gjatė dhe pas luftės. Ishin lot tė dhembjes pėr njeriun qė e kishte ndėrprerė mandatin e kryeministrit tė Kosovės. Por, kush ishin ata qė do tė dėshmonin kundėr Ramush Haradinajt? Askush nuk mund tė thoshte emra konkretė dhe 100 pėr qind tė sigurt, njėsoj siē askush nuk mund tė dinte se kush kishte dėshmuar gjatė muajve tė pasluftės. Njė natė tė gjatė bisede, nė njė ndejė kosovare, siē pohojnė burime tė gazetės, njė emėr ishte lakuar nga zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Steven Schook, i cili po ashtu ėshtė duke u hetuar pėr presion ndaj dėshmitarėve tė rastit, Ramush Haradinaj. Ai kishte pyetur nėse njihte dikush njė njeri me emrin N. N., pėr tė cilin thuhej se kishte dėshmi tė rėndė kundėr Ramush Haradinajt. Kjo fjali kishte rėnė nė veshėt e ministrit Astrit Haraqija. E kishte konsultuar Bajrush Morinėn dhe kishte marrė vendimin qė tė bėjė misionin e paqėsimit midis N. N. dhe Ramush Haradinajt. Bajrush Morina niset pėr nė Vjenė dhe pastaj nė…, kurse Haraqija lakon rrugėn dhe merr drejtimin pėr nė Tiranė. Nuk dėshiron tė takohet me N. N., por i dėrgon njė mesazh miqėsie nė emėr tė tij dhe familjes Rugova. “Mos e bėj atė qė nuk duhet ta bėsh”, kishte qenė porosia e ministrit Haraqija. Kaq i ėshtė dashur Bajrush Morinės, qė ta pėrforcojė pozitėn e tij negociuese me njeriun qė e njihte prej kohėsh. N. N. e kishte pritur me kėnaqėsi mikun nga Prishtina. Kishte qenė i afėrt, miqėsor dhe dashamirės, por asnjėherė nuk kishte menduar se do t’i shkonte dikush me njė propozim pėr dėshminė e tij qė i kishte dhėnė Tribunalit tė Hagės. I armatosur me mikrofona pėrgjues para vetes, ishte gjetur pėrballė njė kosovari qė kishte shkuar nė mision paqėsimi: Bajrush Morinėn. Ai po fliste me emra dhe po jepte porosi nė emėr tė ministrit Haraqija. I gjithė muhabeti ishte incizuar nga policia… N. N. kishte premtuar se nuk do tė dėshmonte asgjė, pėr shkak tė respektit pėr njerėzit e Presidentit Rugova. Pas njė kohe, hetues tė Tribunalit tė Hagės i nxjerrin Bajrush Morinės pėrballė bisedėn e incizuar nė… E dėgjon me veshėt e tij atė qė kishte thėnė. Tutje tregon gjithė historinė e shkuarjes tek dėshmitari i mbrojtur N. N. Nė katin e pestė tė ndėrtesės sė UNMIK-ut, javėn e kaluar, ministri Astrit Haraqija ka kaluar orė tė tėra pėr tė dėshmuar edhe pėr dy persona tjerė qė nuk i kishte dėgjuar asnjėherė. Mirėpo, nė njė prononcim pėr “Express”, Astrit Haraqija ka thėnė qė asgjė tė mos jetė e vėrtetė. “Nuk kam bėrė asnjė gabim dhe nuk kam marrė pjesė nė asnjė mėnyrė nė atė qė quhet presion ndaj dėshmitarėve”, ka pohuar ai. Por ai ka pranuar se sė shpejti do tė shkojė nė Hagė pėr gjykim dhe atje do tė pėrgjigjet pėr atė qė akuzohet. Mė 10 janar, ministri Haraqija pritet tė dėrgohet nė Hagė. Nėse vėrtetohet ajo pėr ēfarė akuzohet, ai mund tė dėnohet mė 4 vjet burg, ose me 100 mijė euro. Ministri i Kulturės sė Kosovės do tė bėjė pushimin e vitit tė ri. Pastaj, rrugėtimi i tij ėshtė Haga.



    “EXPRESS”

    --



    desha tju pyes..kur e ka botuar ekspresi kte shkrim a e ka vu emrin e vet batoni apo ka qen anonim shkrimi..
    sic shihet nga artikulli lart.. shkrusi..pra batoni ka qene krejtesish qellim keq. ndyresisht i lig ne ate shkrim..

    pra me perforcohet bindja qe kam pasur se ky batoni pamvaresisht se pse vajti ne hage.. ka qene dhe do mbetet nje funderrine.. e plehut kosovar e shqiptar ne pergjithsi..

    ketyre pisave nje dit do tu behet gjyqi nga vet shqiptaret.. se hagave keta u shpetojn lehte..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-05-2008 mė 06:40

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Unė nė Hagė para gjykatės do ta vėja vet Tribunalin e Hagės!
    S'po mundem me kuptuar njė gjė: Nėse ky Nazif Ramabaja ka qenė dėshmitar i Mbrojtur i Tribunalit tė Hagės atėherė si ka mundėsi qė njė gjė tė tillė ta marrin vesh Bajrush Morina dhe Astrit Haraqija?
    Pra kush u tregojė kėtyre dyve se cili qenka dėshmitari dhe atė para se tė dal ai nė gjyq pėr tė dėshmuar!
    Nėse, kjo gjė do tė ngjante pas dėshmis sė Gjyqit, do tė ishte normale qė tė kuptohej sepse gazetarėt hulumtues, kanė mundesin e zbulimit apo marrjes sė informatave, nepermjet kanaleve tė ndryshme siq janė: Tė afėrmit e tė tė gjykuarve, pėrkthyesit, gardianėt, intuita!
    Pra, Baton Haxhiu ka pas mundėsi tė informohet direkt edhe nga vet Haraqija apo Morina!
    Por ajo qė mua do t'mė interesonte ėshtė kjo gjė: Si e diten Bajrush Morina dhe ASTRIT HARAQIJA akoma pa dal nė gjyq Ramushi dhe tė tjerėt se cilėt janė dėshmitarėt Sekret dhe tė Mbrojtur tė Hagės?

    Si e kuptuan kėta dy kėtė gjė?
    Ekziston vetėm njė alternativė e ajo ėshtė qė kėtė dėshmitarė e kanė udhėzuar pėr ta bėrė atė gjė klani politik i kėtyre dyve sepse ky klanė ka qenė i vetmi qė ka ditur vend-ndodhjen e Ramabajės!
    Baton Haxhiu vetėm ka bėrė detyren e gazetarit po njėsoj sikur gazetarėt amerikan tė cilėt me aferėn Uotergejt e rrėzuan Niksonin nga posti i Presidentit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kapet me 65 kg heroinė, sekretari i ambasadės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:56
  2. Ēfarė duhet tė veprojė haxhiu para se tė shkoj nė haxh
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 20:37
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  4. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 06:01
  5. Zbulimet Dhe Shpikjet E Mileniumit Te Dyte.
    Nga elda nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •