
Postuar mė parė nga
Brari
ja dy komente nga gazeta tema per rastin "baton"..
kur ti lexoj do komentoj dhe une..
--
Fajtor si Batoni
Nga Andi Bushati
Pas pak ditėsh kolegu ynė, Baton Haxhiu, do tė jetė sėrish i lirė. Dikush do ta duartrokasė, dikush do vazhdojė ta kritikojė dhe tė gjithė ne do tė vazhdojmė tė ruajmė tė njėjtin mendim pėr Batonin, siē e kemi pasur pėrpara shkuarjes sė tij vullnetare nė Hagė. Por tė gjithė sot duhet tė jemi solidarė me tė. Tė gjithė gazetarėt sot duhet tė bėjnė FAJIN e tij dhe tė tregojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur emrin e dėshmitarit qė rrėfeu Batoni, atė tė Nazif Ramabajės, sepse ky akt ka tė bėjė me thelbin e profesionit tonė: atė tė nxjerrjes sė sekreteve, jo atė tė groposjes sė tyre. Sepse ky akt ka tė bėjė me tė vėrtetėn, sado e rėndė qoftė ajo dhe jo me fshehjen e saj.
Nė kėtė kuptim, Baton Haxhiu ka pasur ndėrgjegjen profesionale pėr ta bėrė siē duhet punėn e tij. Nė kėtė kuptim, ai ka dhe fatin qė tė bėhet njė precedent shqiptar pėr tė mėsuar sesi ne, gazetarėt, duhet tė luftojmė pėr ta mbrojtur profesionin tonė.
Po ēfarė faji ka bėrė nė fakt Baton Haxhiu?
Mė 24 dhjetor tė vitit qė shkoi, ai ka botuar njė shkrim nė gazetėn Express, drejtor i sė cilės ishte ende nė atė kohė, ku shpjegonte se pse pėr ish-ministrin e Kulturės sė Kosovės, Astrit Haraēia, ishte hapur njė ēėshtje nga Gjykata e Hagės. Haraēia sė bashku me njė tjetėr gazetar, Bajrush Morina, akuzohej se i kishin bėrė presion njėrit prej dėshmitarėve tė Gjykatės sė Hagės nė procesin ndaj Ramush Haradinajt. Ky dėshmitar gjendej prej kohėsh nė Oslo, nė Norvegji. Njė ditė, ndėrsa procesi kundėr Ramush Haradinajt zhvillohej nė Hagė, (kėtij dėshmitari, pra Nazif Ramabajės, ish-pjesėtar i trupave tė FARK) i shkon nė shtėpi, atje larg, nė Skandinavi, Bajrush Morina. Nafiz Ramabaja i kishte njoftuar autoritetet e Hagės pėr njė gjė tė tillė dhe si pasojė e kėsaj, banesa e dėshmitarit ishte mbushur me mikrofonė tė padukshėm.
Gjatė pėrgjimeve qė u dėgjuan nga hetuesit e Hagės rezultonte se vizitori gjendej aty i dėrguar nga ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, me njė qėllim. Tė ndėrronin dėshminė kundėr Haradinajt.
Kur ēėshtja kundėr Haraēisė dhe Morinės ishte bėrė publike, Baton Haxhiu vendosi ta tregojė atė nė gazetėn e referencės nė Prishtinė, Express. Pėr herė tė parė ai pėrmendi emrin e dėshmitarit qė mbahej i fshehtė nga Gjykata e Hagės. Dhe bėri mirė. Sė pari, sepse ai tha njė tė vėrtetė, qė nuk i takonte atij ta ruante. Pėr ruajtjen, e saj, sipas ēdo tradite tė demokracive botėrore, janė tė tjerė persona pėrgjegjės. Aspak gazetarėt.
Sė dyti, edhe sikur ky koncept i pranuar botėrisht tė mos merrej parasysh, pėrsėri Baton Haxhiu nuk ka faj. Ruajtja e emrit tė dėshmitarit ka vlerė, pėr sa kohė atė nuk e ka marrė vesh personi i akuzuar, ai qė mund tė dėnohet si pasojė e rrėfimit tė kėtij dėshmitari, ai qė mund ta kėrcėnojė direkt apo indirekt kėtė dėshmitar, por jo kur ky i akuzuar (nė kėtė rast Ramush Haradinaj) ka qenė nė dijeni.
Ai, sipas akuzuesve tė Hagės, ka dėrguar edhe tė tjerė pėr ta ndėrruar dėshminė kundėr tij. Ndaj, nė kėtė pikė, sekreti nuk ka mė vlerė. Ai mbetet vetėm njė raport midis gazetarit dhe publikut. Dhe kėtė raport Baton Haxhiu e ka respektuar, duke respektuar njėkohėsisht edhe secilin prej nesh, qė kėrkon ta ushtrojė ndershmėrisht kėtė profesion.
Deri kėtu kemi tė bėjmė me argumentet serioze tė kėsaj ngjarjeje, sepse pėr mė tej ajo nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė farsė qesharake. Sepse, njė gjykatė e ngritur pėr tė dėnuar kriminelėt e luftės nė ish-Jugosllavi, pėrfundon tė merret me Batonin. Do ishte e kotė tė tentoje tė tregoje dėshtimet e TPI. Ėshtė jashtė vendit dhe mundėsive tė kėtij shkrimi. Por mendoj se nuk ka njeri qė se kupton, nuk ka njeri qė si duket qesharake, kur e mendon se Haga, qė tashmė ka liruar vrasėsit dhe zhdukėsit e kriminelėve, po mėton tė merret me ata qė thjesht kanė shkruar nė shtyp emrat e dėshmitarėve. Nėse dikush nė Hagė e ka dashur nė burg Ramush Haradinajn dhe nuk arriti ta bėjė kėtė, pėr njė gjė tė tillė sot nuk mund tė bėhet fajtor as Baton Haxhiu dhe as gazeta qė publikoi emrin e dėshmitarit. Kjo ėshtė vetėm njė shaka. Njė farsė qė nesėr do tė rrėfehet si njė nga episodet e turpit nė historinė e dėshtimeve tė kėtij tribunali. Ndaj dhe ne, gazetarėt shqiptarė, duhet ta trajtojmė kėtė histori si tė tillė. Duke treguar ditė pas dite, deri nė qesharakėzim, emrin tashmė publik tė kėtij dėshmitari, pėr tė dėshmuar sesa joserioze ėshtė e gjithė kjo histori, qė do tė pėrfundojė shpejt; pėr tė dėshmuar gjithashtu sesa solidarė jemi me njėri-tjetrin, pėr tė mbrojtur njė nga parimet e shenjta tė profesionit tonė.
--------------
Dhe unė do ta kisha publikuar emrin e dėshmitarit
Nga Ilda Mara*
Kolegu im, Baton Haxhiu, gjendet sot nė Hagė, nėn akuzėn se ka botuar nė gazetėn Express emrin e dėshmitarit kosovar, Nazif Ramabaja, njė prej dėshmitarėve nė gjyqin kundėr ish-kryeministrit tė Kosovės, Rramush Haradinaj.
Mė erdhi keq, qė pėrfundimisht Gjyqi i Hagės, pasi pėrzieu shumė emra, pasi shndėrroi Millosheviēin nė hero tė patjetėrsueshėm tė Serbisė, pasi mbajti padrejtėsisht nė pranga ish-kryeministrin kosovar, Rramush Haradinaj, pėr ta shpallur mė pas tė pafajshėm, pasi ende ska kapur pėrgjegjėsit e vėrtetė tė krimeve tė luftės nė ish-Jugosllavi Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē, njė nga arsyet pėr tė cilat kjo gjykatė u ngrit, sot arreston njė gazetar tė pafajshėm nėn akuzėn se ka bėrė punėn e tij, sepse ka informuar publikun nė lidhje me njė ēėshtje tė rėndėsishme pėr Kosovėn.
Fjala e lirė, nė pranga
Jo rrallėherė kam qenė nė njė mendje me tė, madje kemi pasur shpesh mospėrputhje idesh nė tė shumtėn e rasteve, po ajo qė nuk mund ti mohohet Baton Haxhiut ėshtė kuraja e tij prej tė marri pėr tė nxjerrė nė faqe tė parė lajmin sensacional.
Sot, Gjykata e Hagės po shkel me tė dy kėmbėt fjalėn e lirė, ashtu si Millosheviēi shkatėrroi dhe dogji nė vitin 1999 gazetėn qė ai drejtonte, Kohėn ditore dhe vrau rojen e saj, qė e vėrteta mbi Kosovėn tė mos dilte. Pikėrisht sot, Gjyqi i Hagės po dhunon shtypin e lirė, duke arrestuar njė gazetar, i cili ska bėrė tjetėr gjė veēse ka pėrmbushur misionin e tij tė informimit tė publikut. Sigurisht, mbajtja sekret e emrit tė dėshmitarit vlen, pėr sa kohė atė nuk e ka marrė vesh personi i akuzuar, ai qė mund tė dėnohet si pasojė e rrėfimit tė kėtij dėshmitari, sepse mund tė paraqesė njė kėrcėnim pėr kėtė dėshmitar, por kur Baton Haxhiu e ka marrė vesh, kjo ēėshtje nuk qe mė sekret. Dhe ai ska bėrė asnjė krim, ai ka thėnė tė vėrtetėn! Nėse emri i dėshmitarit ka dalė nė shesh, kjo sė pari ėshtė pėrgjegjėsi e bashkėpunėtorėve tė Hagės, tė cilėt e kanė nxjerrė kėtė informatė e jo e gazetės, as e gazetarit qė e botoi atė. A nuk ishte pikėrisht Baton Haxhiu, qė nė vitin 1999, pas luftės sė Kosovės, u nderua me Ēmimin Ndėrkombėtar tė Lirisė sė Shtypit nė Nju-Jork, pėr kurajėn e tij nė pasqyrimin e krizės sė Kosovės nė gazetėn qė ai drejtonte, Koha Ditore, me gjithė kėrcėnimet serioze pėr jetėn e tij?
Media dhe drejtėsia, ndėrthurje pushtetesh
Roli i shtypit, sidomos i atij tė shkruar, ėshtė tė bėjė kėrkime, investigime dhe tė shkojė sa mė larg qė tė jetė e mundur. Nė ndėrthurjen e pushteteve reale apo tė supozuara, pikėpyetjet etike dhe praktike pėrplasen me njėra-tjetrėn. Njė koncepsion hermetik i themeleve tė demokracisė na shfaqet dhe na jep njė konfiguracion tė komplikuar. Tė sakrifikosh informacionin, ėshtė tė sakrifikosh nevojat vitale tė ēdo shoqėrie. Kohėt kanė ndryshuar dhe nevoja pėr informacion nuk ėshtė njė ide nė ajėr, sidoqoftė mediat qė pėrfshijnė pothuajse gjithēka nė sferėn e shoqėrisė moderne, prekin ndonjėherė dhe ēėshtje deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė tyre dhe pikėrisht kėtė mision Baton Haxhiu e ka respektuar.
Pėrplasjet e mediave me pushtetin e drejtėsisė janė pėrplasje reale dhe nga dita nė ditė sekreti i hetimeve dhunohet pa frikė pėrditė nga trupi gjykues, tė cilėt shpesh janė ata qė informojnė gazetarėt, para sesa drejtėsia tė bėjė punėn e saj nė qetėsi, me rrezikun qė tė destabilizojė individėt.
Ēėshtja Haradinaj dhe Haxhiu nuk janė veēse derivate tė rrėnjėve tė dobėta tė drejtėsisė ndėrkombėtare, e cila pėr mendimin tim ende ndodhet nė njė fazė konsolidimi e ende se ka fituar njė fizionomi tė sajėn, por, nė vend tė vėrė drejtėsinė e pritur nga popujt e vuajtur nga lufėtrat, ajo vazhdon tė hedhė baltė mbi njėrin apo tjetrin lider. Pėrfundimisht, mediat duhet tė zgjedhin ose tė heshtin mbi njė ngjarje, ose ti shkojnė deri nė fund nxjerrjes tė sė vėrtetės. Edhe unė, po ta kisha emrin e dėshmitarit, do ta kisha botuar atė nė Francė. Liria e fjalės dhe e informacionit nuk mund tė futet nė pranga, ajo mbrohet me ligj.
Autorja ėshtė studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze Politique Internationale
Krijoni Kontakt