65. PLISI I MBĖSHTJELL NĖ FLAMUR
Tahir Topilla u lind nė Gllanasellė tė Drenicės para 75 vjetėsh. Ka tė kryer shkollėn fillore para lufte dhe ėshtė njohės i mire i gjuhės italiane. Nė kohėn e okupimit Italian do tė punojė si hekurudhar nėpėr Drenicė, ku do tė njihej me rrjedhat politike tė kohės. Nė kėtė periudhė tė pėrthyerjeve tė mėdha angazhohet pėr ēlirimin
FOTO E SEFER BERISHĖS ME BASHKĖSHORTEN
kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės dhe nė kėtė kontekst do tė bisedojė me patriotė tė njohur tė Drenicės. Ky burrė i zgjuar martohet me njėrėn nga vajzat e Shaban Polluzhės dhe mikut tė tij do ti mbetet besnik deri nė fund. Mė 1945 merr pjesė nė rezistencėn e njohur tė Drnicės. Me shuarjen e saj, do tė ndiqet kudo e gjithkund nga i ashtuquajturi pushtet popullor. Nė gjyqin ushtarak nė Prishtinė, Tahir Topilla do tė dėnohet me 20 vjet burg. Kur bėhet amnestia e pėrgjithshme, edhe ky do tė lirohet, por do tė burgoset prapė nga organet e OZN-ės dhe tė UDB-ės. Familja e tij, si dhėndėrr i Shaban Polluzhės, so tė izolohet dhe do tė mbetet nėn kontrollin e pėrhershėm tė organeve tė sigurimit deri nė rėnien e politikės rankoviqiane.
Valėt e jetės Tahir Topillėn do ta pėrplasin pamėshirshėm nėpėr furtuna tė mėdha, dhe jo vetėm kėtė, por edhe shumė drenicas tė tjerė. Tė gjitha kėtyre stuhive tė pushtetit do tu bėjė ballė pa u luhatur asnjėherė. Shpirti i tij do tė rėnkojė gjithmonė pėr ēlirimin kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės. Pėr kėtė ideal ishte i gatshėm tė flijojė veten dhe familjen. Si i ri do tė mėsojė shumė ngjarje tė sė kaluarės sė shqiptarėve, e sidomos nė jetėn e tij do tė lėnė mbresa tė pashlyeshme Azem Bejta, Mehmet Delia e Lutė Gllanasella. Nė periudhėn 1941-1945, Tahir Topilla me interesim do tė pėrcjellė ngjarjet dhe rrethanat politike. Duke qenė dhėndėrr i Shaban Polluzhės, do tė jetė i lidhur ngusht me tė dhe familjen e tij. Nė kujtimet e tij qė mban pėr Shaban Polluzhėn, Tahir Topilla thotė: Mė 1943 shtėpia e Shaban Polluzhės rrethohet nga shumė xhandarė tė
FOTO E TAHIR TOPILLĖS DHE E SHEFKIJE POLLUZHĖS
serbicės (kujto okupimin gjermano-italian). Shabani me dy djemtė e tij Tafėn dhe Ahmetin, arrijnė tė largohen nga rrethimi, kurse familjen ia internojnė nė kullėn e Sheremtit nė Pejė. Internohen: Hanifja dhe Hajrija (grate e Shabanit), Hajrija, Sala dhe Hanifja (rejat), Nifa (vajza). Ndėrkaq, Hajrija, gruaja e Shabanit ishte shtatėzėnė dhe lirohet. Pas internimit tė familjes, xhandarmėria djeg kullėn trikatėshe tė tij nė Polluzhė. Me tė dėgjuar pėr kėtė, dy vėllezėrit Hetem e Rrustem Kastrati nga Logja 9tė fisit tė Shabanit) intervenojnė nė prefekturėn e Pejės dhe marrin nė shtėpinė e tyre familjen e Shaban Polluzhės, duke lėnė si garancė tė 64 anėtarėt e familjes sė tyre. Unė me disa tė afėrm tė miqve tė mi, vizituam familjen e Shabanit dhe u dėrguam veshmbathje e gjėsende tė tjera tė nevojshme. Nė Logjė do tė mbesin gjashtė javė, prej nga kthehen nė Polluzhė. Nė ndėrkohė, Shabani rrinte te ne nė Gllanasellė. Me vete kishte edhe dy djemtė, Tafėn dhe Ahmetin. Pėr ēdo natė bėnim roje, se frikėsoheshim pėr ndonjė bastisje tė xhandarmėrisė.
Nė njė rast, kur burgose Ahmeti, djali i Shabanit, Hajrija i thotė burrit: A po e sheh Shaban, djalin po duan te na pushkatojnė, e ti po rri duarkryq. Ndėrkaq, Shabani iu pat pėrgjegjur gruas: Edhe ata tė tjerėt qė janė nė burg e po pushkatohen kanė nėnė dhe babe sikurse djali yt.
Tahir Topilla pėrkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenė i tillė, gėzon autoritet nė gjithė Drenicėn dhe mė gjerė. Nė plis mbante flamurin kombėtar, tė cilin nė asnjė moment nuk do ta heqė. Shaban Polluzha do tė vritet dhe me tė do tė vdes qė nuk e pa Kosovėn tė lire.
Tahiri do tė marrė pjesė nė Luftėn e Drenicės dhe do tė pėrjetojė tėrė tmerrin e saj. Kjo luftė ishte e pabarabartė, ngase nė Drenicė, aso kohe u koncentruan forca tė mėdha tė ushtrisė jugosllave, qėllimi i tė cilave ishte likuidimi i shqiptarėve. Nuk ėshtė e rastit pra, qė menjėherė nė Kosovė hapen burgje e inagurohen kasaphana. Ishte vėrtetė luftė e vėshtirė. Njerėzit e Shabanit, njė pjesė e tyre nuk kishte armė, e nė anėn tjetėr as bukė e veshmbathje. Nganjėherė, si thotė Tahiri, hanim miser tė thatė, sa pėr tė mbajtur shpirtin.
Nga rrėfimet e Tahir Topillės shihet se pat momente tejet dramatike:
-Kur ktheheshim nga Shala e Bajgorės pėr nė Drenicė, duhej tė kalonim
nėpėr urėn e Pestovės, i vetmi vendkalim. Mirėpo, nė urė dhe rreth saj ishin koncentruar forca tė mėdha tė ushtrisė jugosllave e nė duhej tė kalonim patjetėr, se edhe ashtu ishim hetuar nga ta dhe mund tė na shkaktonin humbje tė mėdha. Nė njė luftė tė rreptė arritėm tė depėrtojmė, duke u shkaktuar humbje shumė tė mėdha forcave jugosllave. Nga ky rrezik shpėtojmė nė sajė tė vendosmėrisė se doemos duhej shpėrthyer frontin. Ndryshe, do tė pėsonim katastrofė.
Po atė natė kur vritet Shaban Polluzha nė Tėrstenik, tregon Tahir Topilla, e sjellin kalin e tij nė shtėpinė tone. Tė nesėrmen, ēika e Shabanit, Shefkija, e lan kalin me ujė tė vakėt se i tėri ishte i pėrgjakur nga plagėt qė kishte marrė dhe mbi tė kishte vdekur babai i saj. Pas dy ditėshkali ēohet nė Berishė. Duke ditur OZNA se Tahir Topilla ishte dhėndėrr i Shabanit dhe duke mos pasur informatėn se a ishte vrarė trimi i Drenicės shkojnė nė Gllanasellė pėr tė shikur se mos po i bien nė gjurmė. Mirėpo, aty gjejnė dhėndrrin e tij dhe e kontrollojnė se mos ishte i plagosur, ngase dyshonin se edhe ai do tė ketė marrė pjesė nė Luftėn e Drenicės. Pas kontrollit tė bėrė thotė Tahir Topilla, dhe pas marrjes nė pyetje donin tė mė ēonin nė burg, por pėr fat kasha njė vėrtetim tė vjetėr qė vite mė pare ma kishte lėshuar njė shok nė Serbicė si organizator i hekurudharėve. Ky vėrtetim vetėm shtyri burgosjen time pėr disa ditė. Mė vonė OZNA pa kurrėfarė argumentesh mė qet nė gjyqin ushtarak nė Prishtinė dhe ai gjyq mė dėnon me 20 vjet burg, pėrkujton Tahiri atė periudhė tė ndjekjeve tė shqiptarėve ku ishin e ku sishin. Kur bėhet amnestia e pėrgjithshme, do tė lirohet edhe Tahir Topilla, por do ti merren pėr 5 vjet tė drejtat civile dhe politike. Pason lėēitja e familjes dhe vėshtirė se guxonte tia mėsyjė dikush shtėpisė sė tij pėrveē ndonjė miku tė rrallė. Pas njė kohe Tahirin do ta akuzojnė se gjoja ka plagosur njė njeri tė OZN-ės dhe do tė dėnohet 13 muaj, kurse nė vitin 1950 dėnohet 26 muaj pa proces gjyqėsor. Nė aksionin e armėve do tė maltretohet nė mėnyrė tė vrazhdė dhe do tė pėrcillet hap mė hap nga organet e UDB-ės deri nė rėniėn e politikės renkoviqiane.
Tahiri, sot nė moshėn 75 vjeēare pėr ēdo ditė qet nė letėr nga njė fragment tė jetės sė tij tė pėrvuajtshme, por natyrisht heroike e tė madhėrishme, nė vitin e mbrapsht 1945.
Krijoni Kontakt