Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 168
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Evolucioni: Fakt dhe Teori

    Evolucioni: Fakt dhe Teori

    Kur personat qe nuk jane biologe diskutojne rreth evolucionit, ata shpesh ngaterojne dy aspekte te ndryshme te perkufizimit. Nga njera ane kemi te bejne me ceshtjen se nese organizmat kompleks moderne jane evoluuar nga organizma te lashte apo speciet moderne po ndryshojne me kalimin e kohes. Nga ana tjeter, perballemi me ceshtjen e mekanizmit te ndryshimeve te vrojtuara: si ndodh(i) evolucioni?

    Biologet e konsiderojne ekzistencen e evolucionit si nje fakt,sepse mund te vertetohet sot dhe ne baze te evidencave derrmuese te se shkuares. Por, ajo per te cilen biologet nuk jane te sigurt eshte mekanizmi i proceseve evolucionare. Per kete arsye, ekzistojne disa teori ne lidhje me shpjegimin e mekanizmave evolutive.

    Shkencetari S. J. Gould, ka pohuar se: "...evolucioni eshte nje teori. Por eshte edhe nje fakt. Dhe faktet e teorite jane dy gjera te ndryshme, qe nuk shpalosin ndonje shkalle sigurie ne rritje. Faktet jane te dhenat e botes. Teorite jane ide te strukturuara qe shpjegojne dhe interpretojne faktet. Faktet nuk zhduken teksa shkencetaret debatojne rreth teorive konkurruese qe t'i shpjegojne ato (faktet). Per shembull, Teoria e Gravitetit e Einstein-it e zevendesoj teorine perkatese te Newtonit, por molla bie prape se prapi ne toke. Dhe qeniet njerezore kane evoluuar nga krijesa qe i ngjajne majmunit, qofte sipas mekanizmit te propozuar nga Darvini, qofte me ndonje tjeter mekanizem qe duhet specifikuar (pra, fale ndonje teorie tjeter).

    Per me teper, 'fakt' nuk do te thote siguri absolute. Vertetimet perfundimater te logjikes e matematikes rrjedhin ne menyre deduktive nga premisa te paracaktuara dhe arrijne siguri vetem sepse nuk flasin rreth botes empirike. Evolucionistet nuk bejne pohimi rreth se vertetes se panderprere, teksa kreacionistet shpesh bejne te kunderten (dhe na atakojne me falsitete duke perdorur nje stil argumentimi qe vete ata favorizojne). Ne shkence, 'fakt' ka vetem nje kuptim: 'i konfirmuar deri ne ate mase sa do te ishte perverse te refuzoje miratimin provizional'. Supozoj se molla mund te filloje te mos bjere ne toke te nesermen, por gjasat e kesaj nuk meritojne nje shpenzim te njejte kohe neper kurset e fizikes.

    Qe nga fillimi, evolucionistet kane qene me se te qarte rreth ketij dallimi te faktit dhe teorise, vetem sepse ne e kemi pranuar se sa larg jemi nga te kuptuarit e plote te mekanizmave (teorive) fale te cileve evolucioni (fakti) ndodhi. Darvini vazhdimisht theksonte dallimin midis dy arritjeve te tij te medha: themelimi i evolucionit si fakt, dhe propozimi i nje teorie - perzgjedhjes natyrore - si nje shpjegim i mundshem i mekanizmit te evolucionit.
    "

    Ekziston nje argument epistemologjik se evolucioni nuk mund te jete kurre nje fakt, sepse autori, H. J. Muller, ka vertetuar se probabiliteti qe evolucioni te jete nje fakt eshte 99.9999...9%, por kurre 100%. Ne te vertete, kjo ka vlere vetem nga ana filozofike, por asnjehere nuk mund te qendroje si argument ne boten reale, sepse, sic thote Stephen J. Gould (shih me lart): "Nje 'fakt' do te thote dicka qe ka nje probabilitet aq te larte sa mospranimi i tij do te ishte i trashe."

    Me pak fjale, evolucioni eshte nje fakt, por ekzistojne disa teori qe mundohen te shpjegojne mekanizmat e tij.

    (Burimi: Pjese te perkthyera nga TalkOrigins.org)

  2. #152
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Borix, je duke thene surealizma të marra bga disa evolucioniste qe kane deshtuar me kohe me argumentet e tyre te ceketa dhe aspak te bazuara ne fakte. Nese je i afte te me japesh nje prove paleontologjike te formave kalimtare, ose prove biokimike, biogjenetike, biogjeografike; mund te bisedojme gjeresisht me fakte dhe argumente.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Gjithcka eshte induktive dhe cdo ligj e teori eshte dinamike. Thelbi eshte qe faktet jane shume here me statike, reale. Fakte ke shume; te ftoj te vizitosh muzeumet e historise natyrore neper bote - kjo per makroevolucionin. Pervec ketyre, ke fakte te mikroevolucionit, sic eshte kanceri (gje e pakontestueshme kjo, sepse eshte provuar edhe matematikisht). Kjo eshte per sa i perket drejtimeve shkencore. Por mua me shqeteson logjika juaj:

    Borix, je duke thene surealizma të marra bga disa evolucioniste qe kane deshtuar me kohe me argumentet e tyre te ceketa dhe aspak te bazuara ne fakte.
    Sinopsi i mesiperm i artikujve per publikun e gjere joshkencor eshte dhene per te bere nje dallim kryesor - faktin dhe teorine. Kjo pike eshte kyce dhe i meshohet ne cdo program shkencor (natyror, social, etj.). Pra, thelbi i kesaj permbledhje eshte te percaktoje dallimin midis teorive te evolucionit qe ekzistojne ne bote (si psh. Darwini, neodarvinizmi, etj.) dhe faktit qe evolucioni ekziston ne natyre dhe eshte hasur realisht. Ajo qe te duket ty dhe te tjereve surrealiste eshte teoria, dhe nuk eshte fakti. Pra, ty te duket "surrealiste" dhe "aspak e bazuar ne fakte" teoria e Darwinit, le te themi. Ne fakt, teoria mund te jete edhe absurde, sepse mund te duket sikur nuk shpjegon faktin. Pas disa shekujsh mund te linde nje teori tjeter qe ta shpjegoje faktin e evolucionit me nje shkalle realizmi dhe jo-absurditeti.

    Meqenese ke perseritur nevojen per te vezhguar faktin e evolucionit, shoqeruar edhe me argumente racionale dhe hulumtime induktive, atehere une te keshilloj te studiosh me thelle vepra moderne per t'u njohur me te tilla evidenca. Ne fund te fundit, barra bie mbi ty.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #154
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Unë kam 2 vite qe lexoj literaturen evolucioniste dhe ate kunder-evolucioniste, dhe jam mese i bindur se pseudo-teorite per evolucionin jane fals dhe te pambeshtetura ne fakte. Eklektizmi juaj dhe i evolucionistit qe citove me larte eshte i dukshem dhe i shfrenuar. Kur nje teori kundershtohet me fakte asaj automatikisht i hiqet emri teori. Ku e merrni ju kete te drejte absurde te thoni "teorite" duke ditur se shume nga keto "teori" kundershtojne njera- tjetren? Zgjidhjet deos ex machine qe japin evolucionistet mbi fakte mbeten thjeshte te paverteta. Ata arrijne gjer ne ate pike sa thone qe mutacioni eshte i dobishem. Turp!
    Me jep nje prove nga ato qe te kerkova me larte dhe e diskutojme sebashku.
    Mos u shqeteso per fuqine time akademike qe sipas jush e paska barre te rende te informohet. Me siguri keni ngaterruar adrese.

  5. #155
    Borix kjo teme ishte hapur me pare ne kete nenforum dhe ska kuptim qe te krijohen dy tema te njejta. I bashkova dhe mund te vazhdohet ketu.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga G.D Lexo Postimin
    Unë kam 2 vite qe lexoj literaturen evolucioniste dhe ate kunder-evolucioniste, dhe jam mese i bindur se pseudo-teorite per evolucionin jane fals dhe te pambeshtetura ne fakte. Eklektizmi juaj dhe i evolucionistit qe citove me larte eshte i dukshem dhe i shfrenuar. Kur nje teori kundershtohet me fakte asaj automatikisht i hiqet emri teori. Ku e merrni ju kete te drejte absurde te thoni "teorite" duke ditur se shume nga keto "teori" kundershtojne njera- tjetren? Zgjidhjet deos ex machine qe japin evolucionistet mbi fakte mbeten thjeshte te paverteta. Ata arrijne gjer ne ate pike sa thone qe mutacioni eshte i dobishem. Turp!
    Me jep nje prove nga ato qe te kerkova me larte dhe e diskutojme sebashku.
    Mos u shqeteso per fuqine time akademike qe sipas jush e paska barre te rende te informohet. Me siguri keni ngaterruar adrese.
    mutacioni ndodh dhe esht fakt. keto regjistrojne shkenctaret. mbi fakte ngrihet teoria qe duhet argumentuar me fakte, independently replicated, zgjeruar ... ose hedh posht nese mungojn faktet. dhe faktet s'i hedhim dot posht vetem se nuk na pelqejn. evolution shpjegon faktet ekzistuese.
    esht i mir i keq dobishem demshem jane interpretime dhe jasht fushes se shkences.
    nga kto qe thu kam ca dyshime se si i ke lexu librat
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  7. #157
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Jeto Jeten, mos ia fusni kot dhe te me tregoni aftesite e mia per te lexuar... Une o sinaps-prishur nuk thashe qe mutacioni nuk ndodh, thashe qe eshte gjithnje i demshem.
    Tani ti paske imagjinate dhe njohuri te forta o zoteri. Puna eshte se ke mungese acetilkoline ne sinapse dhe i shpreh pak me defekte keto njohurite tua te famshme.
    Fushen e mutagjeneve jam i bindur se e njoh me mire se ju. Mos lini gafa por jepni ato prova qe vertetokan se ka evolucion organik.

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga G.D Lexo Postimin
    .....
    Zgjidhjet deos ex machine qe japin evolucionistet mbi fakte mbeten thjeshte te paverteta. Ata arrijne gjer ne ate pike sa thone qe mutacioni eshte i dobishem. Turp!
    Me jep nje prove nga ato qe te kerkova me larte dhe e diskutojme sebashku.
    Mos u shqeteso per fuqine time akademike qe sipas jush e paska barre te rende te informohet. Me siguri keni ngaterruar adrese.
    Ja nje prove mbi mutacionet e dobishme: http://en.wikipedia.org/wiki/Mutatio...cial_mutations

    Gjithashtu, besoj se e ke keqkuptuar anetarin borix, ne lidhje me "barren". Lexoje mire se nuk ka dashur fare te ve ne diskutim fuqine tuaj akademike.

  9. #159
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    http://en.wikipedia.org/wiki/Mutatio...cial_mutations

    Gjithashtu, besoj se e ke keqkuptuar anetarin borix, ne lidhje me "barren". Lexoje mire se nuk ka dashur fare te ve ne diskutim fuqine tuaj akademike.[/QUOTE]


    Si fillim adresa qe me dhe nuk funksionon por e kuptoj ku doni te dilni: tek rastet e lopeve, hiv, disa shpende dhe disa flutura e shume te tjera si keto...
    Problemi eshte se nga keto raste nuk kemi te perftuar nje gjallese te re e cila nuk hyn ne rezonance me llojin nga i cili doli.
    Mund te me thuash ndonje rast kur eshte formuar ndonje lloj i ri nga nje mutacion dhe une te them bravo, fitove dhe po dorezohem.

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Nuk e kuptoj pse s'te punon linku. Pjesa qe s'duket eshte aty eshte Mutation#Beneficial_mutations.
    Tani une s'jam i fushes, por vetem po te them qe behet fjale per mutacion tek njerezit i quajtur CCR5 dhe qe i ben ata me rezistent ndaj AIDS.

    As evolucioni nuk thote qe nje specie e re formohet vetem nga nje mutacion, keshtu nuk e kuptoj pse ma ben mua kete pyetje. Ideja eshte qe mutacione pas mutacionesh (te dobishme) ne miliona vite, speciet ndahen duke iu pershtatur keshtu mjediseve te ndryshme ku ata jetojne.

    Edhe dicka tjeter. Biologet nuk kundershtojne njeri tjetrin per te gjithe teorine e evolucionit me sa kam degjuar (ketu perjashtoj kreacionistet). Ata vetem kane debate mbi % te vogla te saj dhe kjo eshte normale ne shkence. Kreacionistet pastaj eshte histori tjeter. Ata kane vetem nje pergjigje dhe jo vetem per bilogjine, por edhe fiziken, gjeologjine e cdo gje tjeter.

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •