Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 168
  1. #131
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Xhamia (per nick qe ke vene) ta shikoj syrin se ku do te dalesh. Por mos harro, ky nenforum e ka shkenca dhe jeta. Nese do te nxjerresh ate qe do ti atehere shko tek agnosticizmi/ateizmi dhe ke nje teme te hapur aty po per evolucionin. Mund te diskutosh sa te duash aty per fuqine hyjnore dhe derivatet e saj. Jo ketu.
    me vjen keq darius qe e keqkuptuar kete vetem prej nikut tim sepse kjo nuk paraqet asgj se kush mund te jem un ne te vertet
    sepse per nik mund te vesh qka te deshirojsh dhe ajo nuk paraqet ate qka je
    e di un qe eshte edhe nje tem per evulucionin po kjo mu duk shum me e pershtatshme per diskutim
    dhe un nuk e bere kete pyetje nga ana e per te tu lidhur diqka me fen jo
    un e bere se te teoria e evulocionit thuhet se kafshet jan zhvilluar nga nje qeliz e vetme qe eshte krijuar ne para oqean nje her si prokariote dhe mandej eshte zhvilluar ne ekuariote dhe ne nje rastesi eshte bere organizmi shum qelizor duke filluar nga algat e bakteret e etj
    tana jan zhvilluar bimet e detit mbas andej duke u terhequr deti jan evoluar ne bim tokesore
    per kafshe: jan zhvilluar se pari ne deti tana jan krijuar ujetokesoret edhe ata ne nje rastesi qe nuk din si ta shpjegojn as shkencetar e sotem
    prej ujetokesorve jan krijuar kafshet tokesore etj
    e deri tani si fund final eshte krijuar njeriu

  2. #132
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    po e kuptoj qka don me thene me kete "natyra nepermjet evolucionit ka tendence te krijoje specie te reja" po duke zhdukur specie te tjera sepse nuk mund ti rezistojn konkurences
    ta imagjinojm nje skene " po e zeme se nga ujku po krijohet nje specie shum me e afte per te zene ushqim dhe shum me e fort per ti kundershtuar ambientit te jashtem dhe rrezikut nga speciet tjera . kjo d.m.th se tani ujku eshte shum me i rrezikuar nga mungesa e ushqimit dhe eshte i rrezikuar nga vet ajo specie e re qe eshte krijuar se nuk mundet ti rezistoj forces dhe shkathtesis qe ka ajo ne krahasim me ujkun dhe keshtu ujku shkon ne zhdukje e siper deri sa ne fund zhduket teresishte "
    a kjo ne natyr nuk shihet sepse jasht eshte krej diqka tjeter ska nevoj ta tregoj se qdo specie e ka ushqimin e vet por edhe eshte ushqim i dikujt tjeter ne kete menyr ruhet ekuilibri i natyres
    por me nderhyrjen e njeriut eshte prishur ky ekuiliber

    po e mar nje shembull : ne amerik ne shek e 15 kan egzistuar 15 000 000 bizon kurse sot jan vetem afersisht 400 kjo ka ndikuar qe te shtohet bari ne ato fusha sepse nuk ka pasur kush te kullot aty pari
    me kete ka pasur edhe pasoj sepse eshte zhdukur edhe ajo specie qe eshte ushqyer me mish te bizonit

    ku deshta te dal me kete se ne natyr pa nderhyrjen e njeriut ka pasur nje ekuiliber qe eshte zhvilluar prej fillimit dhe nuk eshte krijuar per nje kohe te gjat

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e soft-master
    Anëtarësuar
    18-06-2007
    Postime
    54
    Miredita!
    Desha te dija nesi dikush ka ndonje informacion se si e shpjegon Teoria e Darvinit, formimin e organit te syrit. Dmth, te syrit ne pergjithesi, duke filluar nga organizmat me te thjeshte deri tek ato te nderlikuarit.
    Computer Engineering
    DEU

  4. #134
    Ka shume fakte shkencore qe jane kundra evolucionit. Nje fakt psh eshte krijimi i organit te syrit. Si u krijua, pse u krijua, c'faktore ndikuan ne krijimin e tij, pse u krijua pikerisht ne ate vend te trupit te njeriut ku ndodhen edhe pjesa me e madhe e shqisave?!! Keto jane pyetje qe i kane vene shkencetaret ne dileme te madhe. Madje vet Darvini thoshte "Tmerrohem kur mendoj per krijimin e organit te syrit". Nuk ka pergjigje shkencore per kete. Ka pasur tentativa por larg nje perfundimi te sakte
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ka shume fakte shkencore qe jane kundra evolucionit. Nje fakt psh eshte krijimi i organit te syrit. Si u krijua, pse u krijua, c'faktore ndikuan ne krijimin e tij, pse u krijua pikerisht ne ate vend te trupit te njeriut ku ndodhen edhe pjesa me e madhe e shqisave?!! Keto jane pyetje qe i kane vene shkencetaret ne dileme te madhe. Madje vet Darvini thoshte "Tmerrohem kur mendoj per krijimin e organit te syrit". Nuk ka pergjigje shkencore per kete. Ka pasur tentativa por larg nje perfundimi te sakte
    fakt shkencor e quan ti "nuk dime se si u krijua syri"?
    dmth injoranca = fakt shkencor.

    Ke ndonje fakt shkencor ti qe te ka krijuar zoti ?

    Evolucioni eshte nje realitet i shemtuar, kurse Kreacioni nje perralle e bukur.

  6. #136
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    fakt shkencor e quan ti "nuk dime se si u krijua syri"?
    dmth injoranca = fakt shkencor.

    Ke ndonje fakt shkencor ti qe te ka krijuar zoti ?

    Evolucioni eshte nje realitet i shemtuar, kurse Kreacioni nje perralle e bukur.

    Ne fakt ke te drejte. Nuk eshte fakt por kundrafakt. Persa i perket krijimit te Zotit secili njeri sheh realitetin e gjerave te nderthurrur me faktet e shkences dhe me sa tru ka vlereson nese kjo bote eshte krijuar nga Zoti apo nga hici.

    Tani faktet e tjera shkencore ose kundrafaktet me mire.

    1. Si shpjegohet qe gjithe aminoacidet (perberesit e proteinave) te trupit te gjallesave kane simetri kimike te majte dhe jane te lidhura ndermjet tyre?!!! Kur dihet qe mundesia teknike qe nje aminoacid me simetri kimike te majte te kete te njejten aftesi lidhjeje me nje aminoacid tjeter sikurse edhe nje me simetri kimike te djathte. Por nese nje gje e tille si kjo e fundit (aminoacid i djathte) lidhet ne vargun polipepdidik (vargu aminoacideve) e gjithe proteina kthehet ne proteinoide (proteine e pavlefshme). Por kjo nuk ndodh gjithsesi ne trupin e gjallesave!!!.

    2. Le te shkojme ne nje nivel akoma me te ulet te trupit te gjallesave. Nukleoditet (perberesit e geneve). Si shpejgohet qe gjithe nukleoditet kane simetri kimike te djathte?!!!. E njejta gje si me lart ku mundesia qe keto te lidhen me nukleodite me simetri kimike te majte eshte e barabarte por nese ndodh demtohet informacioni gjenetik dhe e kthen vargun e ADN-se ne nje varg te pavlefshem. Por kjo s'ndodh ose s'ndodhi gjate evolucionit qe besojne shkencetaret!!!!. Pse?!!!

    3. Evolucioni thote qe linden lendet e para kimike qe me vone bashkevepruan me njera tjetren per te krijuar bazat e para aminike dhe purinike dhe me vone ADN-ne dhe qelizat e para primitive. Derisa u arrit te krijoheshin gjallesat e sofistikuara. Pra shkenca thote qe me bashkeveprimin e rastesishem te lendeve kimike ne natyre u krijua jeta (?!!!!!!!!). Pse nuk u krijua nje makine BMW ose nje Benz Mercedez nga bashkimi i rastesishem i materialeve?!!! A e di ti qe nga ana matematikore kjo gje eshte shumefish me e lehte se sa te krijohej jeta ne toke?!!!

    4. Si shpjegohet qe mungojne format e ndermjetme midis gjallesave te sotme dhe atyre qe jetuan qindra miliona vite para?!!!!. Gjehen kockat e dinosaureve qe jetuan disa dhjetra apo qindra miliona vite para, poashtu gjehen kockat e njeriut te Neandertalit apo mamutheve ose gjallesave te tjera qe jetuan disa dhjetra apo qindra mijra vite para, por nuk gjehen gjallesat qe cuan ne krijimin e gjallesave te sotme dhe qe lidhen edhe me te parat.


    E pra djale i dashur te tera keto si dhe shume te tjera, perfshire dhe ceshtjen e krijimt te syrit, jane fakte ose kundrafakte shkencore mese te shendosha dhe qe e vejne ne dyshim te madh teorine e Evolucionit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 20-10-2007 më 22:26
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e po mire pra, pergjigja e atyre pyetjeve te mesiperme eshte "zoti".

    Siç e thashe me siper, fakti qe ne nuk arrijme akoma ta kuptojme ato pse-te me siper nuk do te thote teoria e evolucinit nuk eshte e vlefshme. Nje dite do arrijme ta kuptojme pse.

    Jeta organike dhe inorganike ne te gjitha format eshte nje proces spontan qe i ka rrenjet ne vete ligjet me elementare te universit. Jeta eshte procesi i kundert spontanietetit te reaksionve kimike qe rrisin entropine ne univers. Jeta ul entropine.
    Do thuash ti se nje nga ligjet e termodinamikes eshte qe entropia ne univers eshte gjithmone ne rritje. Personalisht nuk jam dakord dhe se fundmi ka shkencetare qe po e hedhin poshte kete "ligj". Kjo eshte tipike e atyre qe universin duan ta shohin me nje "fillim" te panjohur dhe nje "fund" te panjohur. Kur universi fare mire mund te jete ne ekuiliber dhe i vetepermbajtur, pa fillim e pafund, mega-ekosistem-qe riciklon vazhdimisht meterien dhe energjine. John Dobson e ka hedhur kete teorine e "Steady State Universe".

    Mbase duket qe dola nga tema, por dua vetem doja te theksoja se evolucioni nuk i aplikohet vetem qenieve "te gjalla", por edhe materies "pa jete". Eshte nje proces po aq spontan sa dhe in-volucioni(e kunderta e evolucionit), dhe te dy keto procese jane ne ekuiliber me njeri tjetrin.

    Si thuhet ne filozofine kabaliste e shume te tjera, universi eshte manifesitmi i zotit te gjalle, universi eshte zoti i shfaqur, i pafund, i vetepermbajtur, NJE.

  8. #138
    """"Siç e thashe me siper, fakti qe ne nuk arrijme akoma ta kuptojme ato pse-te me siper nuk do te thote teoria e evolucinit nuk eshte e vlefshme. Nje dite do arrijme ta kuptojme pse.""""


    Patjeter. Sikurse egziston edhe ana tjeter e medaljes qe fakti qe nuk arrijme te kuptojme pse-te nuk do te thote qe patjeter do arrijme nje dite ti pergjigjemi atyre pyetjeve te bazuar ne teorine e Evolucionit. Une gjithsesi doja te perqendrohesha ne te ashtequajtur Evolucioni i jetes dhe te mos kalonim ne ceshtje te tjera edhe pse mund te kene lidhje me subjektin ne fjale. Nese feja eshte ajo qe e ka zgjidhur problemin e saj duke deklaruar krijimin e gjithckaje nga Zoti, shkenca nga ana e saj ndodhet ne ate pozicion ku i duhet te vertetoje te kunderten. Pra per sa kohe e kunderta ende nuk vertetohet une mendoj se askush nuk duhet te shmange mundesine qe kjo bote te jete krijuar edhe nga ndonje force e mbinatyrshme. Pavaresisht besimit tim personal ne kete teme, serisht mbetem nje adhurues i madh i arritjeve shkencore dhe kerkimeve te tjera te saj ne fusha te ndryshme. Jam i sigurte se feja dhe shkenca do arrijne nje dite qe te jene pjese komplementare te njera tjetres.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #139
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Perderisa feja(fete)nuk vertetojne ekzistencen e Zotit,sigurisht nuk ka pse ta vertetoje shkenca.....shkenca zhvillohet ne llojin e vet,nuk ka asnje lloj etike apo synim eshatologjik.
    Does God exist?????I don't know and who cares about it.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #140
    Feja eshte ajo qe hodhi teorite e saja te para mbi formimin e jetes ne Toke. Keshtu qe fare mire feja mund te konsiderohet si nje filozofi me vete e bazuar ne ideologjine e saj duke perdorur shumellojshmerine e fenomeneve natyrore dhe besimit personal te njerezve per te vertetuar egzistencen e Zotit. Shkenca nga ana e saj lindi me vone dhe ju desh dhe i duhet te vertetoje ato gjera te fese per te cilat nuk bie dakort. Kete ajo e ben ne te njejten menyre si dhe vete feja, pra e bazuar ne po te njejten shumellojshmeri te fenomeneve natyrore, por me ane te eksperimenteve/perfundimeve empirike dhe jo filozofise se fjaleve. Si e tille topi eshte ne fushen e shkences. I perket kesaj te fundit te japi konkluzione konkrete per kete problem dhe shume te tjerave.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •