Islamizimi ne mase i katolikeve filloi pas luftes Turko-Austriake dhe Marreveshjes se Karlowitz-it. Ushtria turke e thye ne kete lufte (duke humbur mjaft territore) ndersa Austria u konsolidua si perandori me synime territoriale ne Ballkan (me vone mori edhe Bosnjen), synime qe do te vazhdonin deri ne fillim te Shek te 20). Gjate kesaj lufte, ushtria austriake arriti deri ne Kosove dhe shume shqiptare katolike (rreth 6000 luftetare-stergjysher te ketyre xhihadisteve te forumit

, sipas arkivave austriake) iu bashkangjiten (p. Bogdani ishte nxites i ketyre kryengritjeve) ne lufte kundra turqve. Pas terheqjes austriake nga Kosova, turqit kishin kuptuar se katoliket e Ballkanit (qe deri atehere ishin thjesht burim financiar nepermjet takses-xhizje) mund te perbenin rrezik potencial permanent, nen ndikimin austriak, dhe se islamizimi i tyre ishte nevoje imediate. Pikerisht ne kete kohe, fund i Shek te 17, fillim i Shek te 18 u ngrit presioni mbi katoliket (zhvarrosja e Bogdanit ne Prishtine, trupi te cilit iu dha qenve per ushqim, ishte tregues i klimes qe mbizoteronte) , te cilet filluan konvertimet ne mase gjate ketij shekulli (shumica e Kosovareve, paraardhesin e tyre te fundit katolik e gjejne diku nga rreth viteve 1750-1800).
Gjate kesaj kohe, orthodokset e Ballkanit (edhe Shqiptaret orthodokse, mes tyre) gezonin deri diku tolerimin e otomaneve (ne fakt, krysisht sepse perbenin burim te ardhurash per shtetin feudal osman). Gjendja ndryshoi shpejt me fuqizimin e Rusise (qe shpalli veten "mbrojtese te orthodokseve te Ballkanit") dhe luftes Ruso-Turke ne fund te Shek te 18. Pasoje e kesaj lufte ishte qe Turqia te vazhdonte te tkurrej, duke humbur Krimene dhe zoterimet e Detit te Zi, ndersa orthodokset e Ballkanit filluan levizjet e tyre separatiste, cka do te thoshte se tanime shtrohej si nevoje gjeopolitike islamizimi i tyre, duke rritur presionin mbi ta ne menyra te ndryshme. Karakteristik eshte fakti se, nga fundi i Shek te 18, kreret e fshatrave te Laberise i dergojne leter Katerine se Madhe te Rusise per t'i ndihmuar (si orthodokse te ishin) ne kryengritjen e tyre kunder Portes se Larte. Vetem pak dekada me vone, nga mesi i Shek te 19, fshatrat (dhe mbiemrat e njerezve) qe permenden ne kete leter figurojne tashme si myslimane.
Konvertimet e dhunshme ose nen presion vazhduan, mgjs filluan te beheshin me te rralla pas mesit te Shek te 19 (prania e gjere dhe presioni e konsujve te fuqive evropiane luajti rol te rendesishem). Konvertimet u nderprene plotesisht pas largimit te administrates otomane nga rajonet shqiptare.
Krijoni Kontakt