Me afrimin e zgjedhjeve te parakoheshme ne Maqedoni po ngritet tensioni edhe ketu ne forum.Si po e shihni po tentoj te mbaj nje rregull, por per shkak te frekuentimit te madh te anetareve eshte e domosdoshme te intervenohet pothuajse ne cdo 5 minuta.Ju kisha lutur qe per shkak te nivelit te Forumit Shqiptar qe ne boten virtuele njihet si Forumi me i madh i shqiptareve ne bote te permbaheni nga ofendimet dhe sharjet.Poashtu ju lus te mos hapni tema per cdo gje qe ndodh ne lidhje me keto zgjedhje.
Nese sharjet dhe ofendimet vazhdojne do te kerkoj nga koleget e mij te FSH-se qe te me ndihmojne ne monitorimin e ketij nenforumi dhe do te kerkoj qe cdo kush qe shan dhe ofendon te perjashtohet pa pardon nga forumi.Kete do ta bejme per ta ruajtur nivelin e forumit si dhe per shkak te dinjitetit te shumices se shqiptareve te Maqedonise te cilet jane te frustruar dhenjekohesisht shume te brengosur per shkak se nje pakice militante e partive tona na e kane nxire fytyren para bashkekombasve tane ne bote.
Edhe nje here, diskutoni e postoni lajme, informacione, deklarata e komente per zgjedhjet por pa sharje dhe ofendime.
Krijoni Kontakt