Vlore, shkrumbohen ish-polici dhe miku i tij
Ardian Kajmaku, ish-inspektor i policise kriminale dhe Agim Hatia nga Fieri jane gjetur te ekzekutuar dhe djegur prane varrezave te Babices.
Refuzimi i te afermve per te terhequr kufomat, deshmite per ngjarjen dhe 4 pistat e hetimit te policise
Ardian DAUTI
Ferdinand DERVISHI
Mengjesin e djeshem, policia e Vlores u lajmerua per gjetjen e dy kufomave te djegura, prane varrezave te qytetit. Ne nje makine "Audi" me targa FR 2705 A, te cilat nuk korrespondonin me makinen e gjetur, jane gjetur te shkrumbuar Ardian Kajmaku, 35-vjec dhe djali i tezes se tij Agim Hatia nga Mbrostari i Fierit. Pas lajmerimit nga kalimtare te rastit, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka marre te gjitha provat e mundshme. Pervec policise ne vendngjarje kane ardhur edhe prokurore te Vlores. Aty jane gjetur ora zviceriane e tipit "Citizen" dhe nje byzylyk flori i rende, prone e ish-policit nga Trevllazeri, Ardian Kajmakut. Keto, kane qene provat qe munden te indentifikonin kufomen. Ish-polici eshte gjetur ne vendin e shoferit dhe ishte totalisht i djegur, kurse kushuriri i tij, eshte gjetur edha ai djegur ne bagazh te makines. Te dy kufomat jane mbledhur ne dy thase plasmasi, pasi djegia i kishte asgjesuar pothuajse totalisht, dhe jane percjelle per ne morgun e qytetit. Menjehere policia kriminale ka filluar hetimet. Eshte gjetur makina prone e ish-inspektorit te krimeve tip "FORD", e cila ishte parkuar prane pallatit te sportit dhe afer lokalit "ZYHRIU". Ne pamundesi per te gjetur celesat e makines, policia e ka transportuar me mjetet e nevojshme ne komisariat.
Rrefimet e deshmitareve
Banori i nje prej shtepive qe banojne afer varrezave pohon per "Korrieri": "Dje ne darke, qente e mi kane lehur prej ores 19.00 deri ne mesnate, por une pertova te dal e te shoh, sepse gjithmone ne darke, ata lehin. Me vone degjova krisma automatiku dhe nje shperthim te fuqishem si bombel gazi. Megjithese kufomat jane gjetur ne rrugen, qe te con per ne "Babicen e Vogel", shume afer varrezave, askush nuk i ka pare ne ate ore te vone te nates. Te gjithe banoret e fshatit Babice kane degjuar krismat e automatikut "Kallashnikov", por kane menduar per qitje te zakonshme me rastin e festave te Vitit te Ri. Burime te policise se Vlores, thone se ish-polici eshte larguar nga detyra i akuzuar per lidhje te tij me skafiset, por akuza nuk ishte vertetuar kurre. Ai ishte nga fshati Trevllazer dhe kishte tre femije. Ishte nje djale i qeshur dhe kishte shume njohje ne qytet. Kurse djali i tezes se tij, banor i qytetit te Fierit, kryesisht jetonte ne Vlore. Sipas policise, viktimat, jane sjelle te vrare dhe me pas jane djegur, per motive ende te panjohura. Por deshmimtare qe nuk duan te identifikohen, pohojne se "te dy personat jane marre me force nga nje lokal, qe kane frekuentuar dhe jane futur ne makine". Pasi jane torturuar dhe rrahur, njerin prej tyre e futin ne bagazhin e makines te lidhur. Sipas nje hipoteze mendohet se ata jane torturuar dhe kercenuar te ndare nga njeri-tjetri per motive parash ne shuma te medha. Pasi nuk jane bindur, i kane vrare me automatik dhe pastaj jane sperkatur me benzine duke i djegur. Perderisa fieraku u gjend ne bagazh, mendohet qe ai te jete shkaku i ngjarjes, dhe ndaj kusheririt te tij polic eshte bere presion sepse mendohet qe ka qene deshmitar i torturimit te njeriut te tij.
25/12/2002
---------------------------
-----------------------------
Familjaret nuk marrin mbeturinat e trupave
Skene te tmershme kane perjetuar punonjesit e spitalit kur familjaret nuk kane pranuar te marrin trupat e viktimave pasi ende nuk besonin qe ata ishin bijte e tyre. Trupat e viktimave jane lene ne spital nga familjaret. Tre vellezerit e fierakut te djegur kane ardhur ne spital te alarmuar, por edhe ata nuk kane marre vellain e tyre. Ne zbulimin e kesaj vrasjeje po punojne te dyja policite te Fierit dhe te Vlores. Mesohet se eshte identifikuar pronari i makines, qe eshte nga Fieri dhe po pyetet per arsyen e gjetjes se makines se tij ne vendngjarje. Njarje te tilla po vazhdojne te jene prezente ne qytet. Prej dy javesh, ka humbur nje skafist. Ne pyllin e Pishe-Poros eshte gjetur nje kufome dhe nje dore njeriu, ndersa nje tjeter qytetar hidhet ne ere ne mes te qytetit, duke sjelle frike dhe panik ne qytet.
Kater pistat e hetimit te policise
1- Nje prej pistave te hetimit te policise, mbase ajo ne krye, eshte ajo e lidhjes se saj me vrasjen para pak ditesh te personazhit te njohur ne Vlore, Ardian Muhos te njohur me nofken Dap-Dapi. Sipas policise edhe Muho, por edhe ish-oficeri i policise kriminale Ardian Kajmaku, kishin qene ne nje lokal prane stadiumit te qytetit, ne afersi te te cilit ishte vrare para nje viti Elton Tato, i akuzuar si vrases me pagese (18 viktima te hipotezuara). Sipas te njejtit burim miq te Tatos ne shenje hakmarrjeje, duke dyshuar te te gjithe te pranishmit ne lokal, kane filluar goditjen e tyre pa vecuar askend.
2- I njejti burim policor vrasjen e Ardian Kajmakut e lidh me nje ngjarje te vitit 1998, e cila ne rast se vertetohet e klasifikon vrasjen e tij "per shkak te detyres". Ardiani me guximin e vet ishte bere shpetimtari i nje grupi te forcave speciale duke u perplasur paskesaj me ata qe tentuan carmatosjen e ketij grupi, te cilet duket priten largimin e tij nga policia.
3- Burime policore e lidhin ekzekutimin e djeshem edhe me nje perplasje te Agim Hatise me perfaqesues te nje fisi tjeter te njohur ne Fier, para pak javesh, ku mbeti i plagosur nje perfaqesues i ketij fisi. Ndersa ish-polici eshte viktime e pafajshme.
4- Te njejtat burime lidhin ngjarjen me nje vrasje ne rrugen nacionale qe kalon ne
fshatin Mrostar (vendbanimi i Agim Hatise) te ndodhur ne vitin 1997. Ngjarja kishte ndodhur ne kohen kur nje karvan makinash nga Vlora po percillte nje xhenaze (te vdekur). Ndersa kalonte, karvani ishte sulmuar nga disa persona qe kishin shkaktuar nje te vrare. Nje fature e cila i kishte mbetur per shpagim pikerisht Agim Hatise.
Korrieri
25/12/2002
------------------------
--------------------------
Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt