Tiranė, 4000 marrin drogė
Tiranė- Pėrdorues tė drogės nė kryeqytet, rezultojnė nė shifra marramendėse. Nga informacionet qė disponon Ministria e Rendit, mėsohet tė jenė mbi 4000 persona qė drogohen vetėm nė Tiranė. Ndonėse sipas publikimeve tė kėtij viti, rezultojnė vetėm 10 raste ndalimi nga policia, tė shpėrndarėsve tė lėndės narkotike. Zbulimet kanė sjellė nė pranga 13 persona me 600 gramė heroinė tė presuar dhe tė bėrė gati pėr tregėtim. Sipas ekspertėve tė antidrogės, bėhet e dituir se muajt e fundit ka ndryshuar gjeografia e shpėrndarjes. Gjithashtu, burimet tregojnė se po punohet edhe pėr zbulime rrjetesh , funksionimi i tė cilėve shtrihet deri nė Fier e Vlorė.

Funksionimi i rrjeteve
Ndonėse shifrat flasin pėr konsumim tė 1 kilogrami heroine nė muaj nga pėrdoruesit qė blejnė nė Tiranė, vetėm muajin janar, u ndaluan nga forcat e antidrogės 3 furnitorė me sasi tė mėdha lėnde. Edhe pse policia mendon se e ka tė qartė mėnyrėn se si funksionojnė komponentėt e rrjetit, prej tyre ende nuk ėshtė dhėnė njė goditje pėrfundimtare. Kėshtu, sipas ekspertėve, mėsohet se rruga qė bėn lėnda deri tek pėrdoruesi, ėshtė e gjatė. Nga furnitorėt, ajo vjen nė duart “rregullatorėve”, tė cilėt realizojnė pėrpunimin dhe presimin e saj. Njerėz tė abonuar pranė kėtyre punishteve apo banesash, kryejnė shpėrndarjen tek qendrat e spikatura prej tyre, ku mund tė arrijnė tė gjejnė edhe numrin mė tė madh tė pėrdoruesve.

Vatrat e nxehta
Ndonėse dy vitet e fundit problem sipas policisė kanė qėnė vendet ku grumbulloheshin tė rinjtė darkave, kėtė vit mendohet se vatrat mė tė nxehta tė shpėrndarjes, kanė dalė jashtė qyteti. Nga Korpusi, zona e Bllokut apo Shkolla e Bashkuar, tregtimi i drogės ėshtė zhvendosur nė rrethinat e Tiranės. Policia, sipas informacioneve qė disponon, si vendin mė tė dyshimtė shikon Fushėn e Aviacionit. Ndėrsa brenda unazės, shqetėsim pėr to mbeten rr. Bardhyl dhe rr. e Durrėsit, pa pėrjashtuar asnjėherė edhe lagjen “Ali Demi”.

Prangosjet
Aksionet e organizuara nga Zyra Rajonale e Antidrogės sė Tiranės, pėr vitin 2003, prangosen pėrvec shpėrndarėsve e pėrdoruesve edhe 3 persona furnitorė. Pėrvec tyre, u ndaluan nė Rinas dy shtetase tė huaja me 53 kg. hashash. Furnitorėt e rėnė nė grackė muajin e kaluar, ishin shtetasit Bashkim Lika, Laro dhe njė shtetas grek, emri i tė cilit nuk u bė i ditur. Ndėrsa dy femrat e arrestuara nė aeroport, janė grekja Panajota Giorgiu, e cila mbante me vete 13 kg dhe shtetasja angleze qė me dy ēanta qė kapnin sasinė e 40 kg. E gjendur pėrballė akuzės si trafikante droge, ajo shfajėsohet dhe e hedh pėrgjegjėsinė mbi njė femėr tjetėr qė ia kishte lėnė nė duar dy cantat me 4 pako dhe mė pas ėshtė zhdukur duke mbetur e tillė edhe sot. Nga sekuestrimi i cantave, u bė e ditur se lėnda ishte e pėrgatitur, presuar dhe e sistemuar.
Ndėrsa numri i tė arrestuarve nė rolin e tregtarėve, shėnon vetėm 10 persona, tė cilėt kapen nė afėrsi tė qendrės, kryesisht nė bulevard Zogu i Parė dhe nė “Ali Demi”. Por nga mbi 4000 persona qė mendohen tė jenė pėrdorues nė Tiranė, prej tyre nė duart e policisė kanė rėnė vetėm 13. Ndėrkohė qė nė ēdo orė tė ditės apo tė natės, nėpėr rrugė, qoshe godinash dhe lokalesh hasen viktima tė mbidozave tė marra. Shtrirja e problemit, sipas eksperteve te antidroges, nuk mbetet vetem nė kuadrin e shkatėrrimit tė atyre qė janė “abonentė” tė rregullt ose tė sapo filluar nga konsumimi e saj, por edhe nė shqetėsim familjar. Rasti mė tipik i mosdurimit tė marrjes sė “ushqimit” tė pėrditshėm, ėshtė edhe 23 vjecari Dashamir Bushpepa, i arrestuar pak ditė mė parė. Ky pėrdorues i pėrhershėm i drogės torturonte dhe kėrcenonte me vdekje tė ėmėn, vetėm se ajo nuk i jepte lekė nga shtėpia. Ndonėse nuk e dinte se pėr cfarė I duheshin pėrditė sasia e parave tė kėrkuara prej tij, ajo u ankua nė polici pėr tentativat e vazhdueshme tė djalit pėr ta vrarė mė thikė. Vetėm pas hetimeve u mėsua se tė hollat 23 vjecari I kėrkonte pėr tė blerė drogėn. Me persona tė tillė mendohet tė pėrballen secila prej familjeve qė ka tė paktėn nga njė ushqyes droge nė shtėpi.
Ndonėse nga luftuesit e kėtij fenomeni premtohet shumė, shifrat e kėti fillimviti nė krahasim me 2002, janė frikshme. Kėtu nuk pėrjashtohen as kapjet me sasi tė mėdha tė lėndėve narkotike qė marrin rrugėn e jashtė kufinjve, pėr kalimin e sėcilės pėrdoren furgona ose maune.
Nikoleta Kovaci