Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Të mendosh në mënyrë të lirë, të pakushtëzuar, do të thotë të mos besosh në MBINATYRSHMËRI apo "elementë të saj" dhe mos TË KUSHTËZOSH jetën tënde bazuar në këto "ndjesi", qofshin këta elementë (apo "ndjesi") zota, xhinda, engjëj, shtriga apo dragonë të përbindshëm.

    Do të thotë të mos kesh hipokrizi në ushtrimin e propagandës "Pan-Fetare" mqs lart kemi një shembull sesi delja besimtare ka zgjedhur bariun e saj, dhe kjo del sikur është më e rëndësishme në "sytë" e këtij bariu fiktiv dhe imagjinar.

    Ti Albo, "harron" (për hir të propagandës pan-fetare, pra) preçizionin maniakal që po ky "Bari", kërkon në zgjedhjen e llojit të barit ku do të kullosë delja e tij e dashur besimtare..

    Pa guxo ti Albo, dhe provo një ditë të gdhihesh dhë të shpallësh në mendjen tënde se allahu dhe muhameti janë shenja të mbinatyrshmërise (etj etj, formulat islamike).. ai çifuti mbi ato shkopa, nuk do të ta falte kurrë..së bashku me babanë e tij. (megjithëse nuk e besoj se qielli do të ulërinte 'Sotiiiiiiir' - në këtë rast).


    Në të vërtetë nuk do të ndodhë asgjë, por nuk kam idenë ç'kuptim do i gjeje vetes pastaj.. duke qenë se me këto mendime që ke, do të të priste ..e trishtueshmja.


    Nejse, së paku i rezervon vetes shpresën ..ne ateistët/mos-besimtarët as këtë nuk kemi. Mjerë ne, dhe (sigurisht) lum ju.





    a) Përse i rezervon vetes të drejtën për të dhënë gjykim, kush është budalla e kush jo?! e ke SHPREHIMISHT të ndaluar nga figura jote e dashur dhe me rëndësi të paçmueshme, por e trilluar, judaike, që sipas fantazive të Mateut (7:1) të është drejtuar me fjalët "Mos gjyko dhe nuk do të gjykohesh".. apo harrove që të ndjek hap pas hapi (si kudo në jetën tënde) "ai..lart"?

    Hoxha, prifti apo rabini... (?!)

    Sipas TEORISË TUAJ (besimtare, në shumës) 2/3 e këtij konglomerati mashtruesish, me siguri që do kalojë përjetësinë mes flakësh e torturash të gjithfarlloj djajsh a shpirtërash, për shkak të versionit të tmerrshëm dhe djallëzor të fjalës së asaj perëndie konfuze dhe psikopate (përshkrim biblik apo kuranor, ndyrësia është e njëjtë!) që ka dashur të përhapë, duke mos përkrahur, dëgjuar, (madje deri luftuar), version e drejtë që për vite me rradhë ka propaganduar një pjesë tjetër e kësaj fjale të këtij perëndie specifikisht AZIATIK kaq të rrëmujshëm sa vështirë të gjendet.






    Nqs misioni i njeriut është ky që thua, je për të ardhur keq. ( E them mqs unë i lejoj vetes të gjykoj, pa censurë porosish judaike..apo arabe).





    Ateisti flet për mirëmbajtjen shëndetsore mendore të njerëzve, pra diçka që është e pakonceptueshme nga ju, delet e perëndisë, që shijoni barin e mënçurisë dhe ndjenjës, në kullotat e këtij perëndie (që çuditërisht ka karakter dhe mizori tipike shkretinore).




    ..e në fakt, harrojmë që mençurinë e gjejmë tek ju, që përgatisni jetën në përjetësi..

    të mjerët ne
    Shkrim i bukur .E kam shijuar si te kisha përpara një HENNESSY RICHARD.
    Darwin shkruan rrall dhe përmall

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    18
    Jungjatjeta.

    Me vemendje lexova shkrimet e disa diskutueseve ne temen dallimet mes besimtarit dhe ateistit, apo thene mes teizmit dhe ateizmit.
    Sipas mendimit tim, mes teizmit dhe ateizmit ekzistojne dallime rrenjesore saqe nuk perputhen askund ne asnje pike.
    Tezimi apo teoria e besimit, njohjes se Krijuesit absolut eshte e lindur me njeriun dhe nevoje imanente e tij, kurse ateizmi eshte si teori e cila ka bere perpjekje qe te zevendesoj te paren, por si duket kot. Te besosh ne Zot don te thot te ndihesh me i qete, me i lumtur, me i fuqishem, me i guximshem, me pragmatik ne jete, etj, kurse te mos besosh ne asgje do te thote te jesh skepik, i pikelluar dhe i friguar nga cdo send ne jete, bile edhe nga vet hija e tij fizike.
    Te nderuar, Ateizmi ishte teori e pavertetuar dhe si e tille ne start deshtuese sepse nuk ka krijese ne rruzulluz qe shijon jeten e te mos besoj ne dicka, atehere do te ishte anakronike dhe jonjerzore qe qenia me e persosur e quajtur njeri te mos besoj ne asgje. Sipas meje, ateizmi nuk ekziston, porse ajo qe ekziston eshte mosbesimi ne Zot te vertete, dhe zevendesimi i besimit me dic tjeter. edhe marksistat e leninistat nuk ishin ateist, sepse edhe ata besuan ne dicka pavaresisht se besimi i tyre ishte i drejte apo jo. Nese dikush ka vuajtur nga ateizmi do te kisha thene i imponuar dhe ligjor atehere ato jane shqiptaret. Themi i imponuar sepse dogma e besimit nuk eshte pragmatike porse ndjenje e brendshme e individit, pra enveri e largoi fene nga praktika duke mbyllur kisha e xhami, por nuk pati mundesi ta largoje besimin nga zemrat e njerzve.

  3. #23
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Karl Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Enver Hoxha mendonin kaq "lirshem" si ty. Edhe ata nuk besonin ne Zot dhe ishin ateiste dhe i cliruan edhe besimtaret nga Zoti duke u mbyllur kishat e xhamite, duke pushkatuar, helmuar, burgosur e internuar klerin, dhe duke u ndaluar besimtarëve që të zinin në gojë emrin e Zotit.
    Qesharake përpjekja për njësimin e ateizmit me komunizmin, por si duket është i vetmi ding-dong që arrihet të tundet mirë, nga më të lartësuarit shpirtërisht.

    Për dijeni, nuk është gabim të fillohet me Diagora, Anaksagora, Sokrati, Epikuri, Lukreci, pavarërisht se për fatin tuaj të keq nuk besoj se mund të akuzohen për komunistë këta individë, pasi dhe kjo ideologji nuk kishte lindur akoma.

    Por edhe në rastin e atyre individëve psikopatë komunistë të lartpërmendur, ajo (ideologjia) që ata krijuan dhe zbatuan çuditërisht e gjen zanafillën e saj tek..

    ..bibla. (Do të kesh mirësinë që mos të çuditesh, pasi do të të shpjegohet më poshtë).


    Flet Pa(v)l(l)i yt tek letra e dytë drejtuar Korintasve, kapitulli 8, kur duke lavdëruar bujarinë e kishës së Maqedonisë, hedh hijen e fajit mbi Korintasit:

    11 Tani përfundojeni edhe bërjen që, ashtu si qe dëshira për të dëshiruar, kështu të jetë edhe për ta përfunduar sipas mundësive që keni.

    12 Sepse, në qoftë se ekziston gatishmëria për të dhënë, ai është i mirëpritur sipas asaj që ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.

    13 Por jo që ju të shtrëngoheni që të lehtësohen të tjerët,

    14 por të ndiqet vetëm një kriter barazimi; që tani mbushullia juaj të plotësojë nevojat e tyre, kështu që edhe mbushullia e tyre të plotësojë nevojat tuaja, që të ketë barazi,

    15 sikurse është shkruar: "Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak".


    Kurse pjesa tjetër që vijon, arrin të fusë armën më të dashur të personazhit Jehovah (shto dhe emërtimin Allah, pasi metodat janë të njëjta).. nëse bolshevikët të sekuestronin pasurinë, të kërcënonin ose merrnin jetën, lirinë e të tjera, judenjtë e krishterë dhe zoti i tyre psikopat dhe sadist, shkon ku e ku më larg.. dhe që realisht, mos ta përdorësh më këmborën e komunizmit ndaj ateizmit, fillo mëso pak metodat e përshkruara në librin tënd të mrekullueshëm judaik, nëpërmjet të të cilave zoti trekëndor duke shfrytëzuar komsomolas fanatikë si Pjetri dhe Pa(v)l(l)i (ky super-egoist!), vret në çast Ananian dhe gruan e tij, Safirën..

    Citim Postuar më parë nga Veprat e Apostujve, kapitulli 5
    1 Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,

    2 por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.

    3 Por Pjetri i tha: "Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?

    4 Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!".

    5 Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.

    6 Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.

    7 Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç`kishte ndodhur.

    8 Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: "Më thuaj, a e shitët arën për kaq?". Dhe ajo u përgjigj: "Po, për aq".

    9 Atëherë Pjetri i tha: "Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!".

    10 Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.

    11 Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.

    Kam përshtypjen se nuk e ke lexuar mirë librin më të lartësuar të ekzistencës tënde.


    Mua si besimtar nuk më shqetëson aspak fakti që ti je një ateist, pasi unë e vendos lirinë në dimensionin e duhur dhe më të lartë, dimensionin shpirtëror, dimensionin e njeriut përballë Perëndisë, krijesës përballë Krijuesit. Dhe Perëndia e krijoi njeriun me Vullnet të Lirë, që edhe një njeri si puna e darwin, që në sytë e Perëndisë mund të jetë më i pavlerë se sa një kokrizë rëre, të jetë i lirë të zgjedhi një jetë me apo pa Perëndinë: të zgjedhi ta besojë e ti lutet, apo të zgjedhë ta bllasfemojë me një guxim budallai.
    Qerthullin llogjik të besimit tuaj, e kanë shpjeguar qartësisht fare të tjerë, por dhe unë në sa e sa tema. Aty janë, mund dhe t'i lexosh. Në fund të fundit, nuk është virtyt të kesh një besim falls.


    Dhe ajo që është më e bukura është se ti as e njeh dimensionin shpirtëror të lirisë: nuk është aq e ngushtë sa liria e fjalës e mendimit, është liria për të qënë Bij të Perëndisë! Jo skllevër, jo shërbëtorë, Bij të Perëndisë!
    Për të ta shpjeguar se sa gabim je mbi njohjen e konceptit të "tufës së bagëtisë së perëndisë", duhen qindra citime nga bibla (të cilës nuk i lëviz asnjë presje, apo jo?) dhe pak mungesë frike absurde nga ana jote.


    Ai "Bariu imagjinar në qiell" është shumë herë më i frikshëm se sa ai bariu që ta sheh ty syri, të cilit ti e kushdo i paguani taksat dhe i keni edhe frikën se mos ju kap prej zverku dhe ju hedh në burg dhe ju merr fund pastaj "liria".

    Kush është hipokriti në këtë mes?

    Me siguri që frymëzimin për këto fjalë ta jep paragrafi vijues:

    Galatasve 2:16 - duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.


    Faji, shpikje e mrekullueshme. Damka që mbartim që nga Adami, thoni ju..
    A nuk është rast tipik mazokizmi ky që inkurajojnë vargjet e mësipërme?


    Ashtu si prindi yt të lindi, të rriti, të ushqeu, e të mësoi, që sot ti thuash "ik se nuk dua të më tregosh se si të jetoj jetën time". Shumë kokëshkretë e kanë marrë këtë rrugën e përbuzjes së prindërve, por ka ardhur një moment në jetën e tyre që i kanë thënë vetes: "ah sikur t'i kisha vënë veshin këshillës së prindit, nuk do të isha në këtë gjendje që jam sot".
    Morali i individid varet në masë të madhe nga edukimi familjar, por vendimtar në formimin e individit është arsyetimi personal. Ky është mendimi im, kështu që 'predikimi' i mësipërm është i pavend.

    Perëndia nuk i imponohet njeriut por thotë: "...kush ka veshë, le të dëgjojë..."
    1 e Gjonit 4:6 "Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit."

    është një temë që quhet "A e kufizon ideja e zotit konceptin e lirisë?".

    Përgjigjet janë aty.


    Ke qënë ndonjëherë mysliman në jetën tënde? Ke qënë ndonjëherë i krishterë? E ke marrë ndonjëherë mundimin të kërkosh e të zbulosh Perëndinë? Kur ta bësh këtë gjë hajde e na ndrico edhe ne të tjerët. Por mos bëj komente për gjëra që nuk i njeh e as nuk i ke përjetuar.
    A) jo B) jo c) mund të jem tunduar, por duhet ta lexoja më parë.

    Sic të thashë edhe më lart, dallimi midis atij besimtarit që beson në një fe të rreme dhe teje, është që atij besimtarit të fesë së rreme Perëndia do ti tregojë më shumë mëshirë se sa ty. E di pse? Sepse ai e mori mundimin ta kërkojë Perëndinë packa se gaboi, kurse ti nuk e ke marrë mundimin fare.

    Ferri për ty fillon që tani mbi tokë.
    Letra e parë drejtuar Korintasve, kapitulli 15:

    13 Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.

    14 Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.


    Prandaj edhe Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, shteti i vetëmshpallur ateist i botës, nxori aq njerëz "mendjeshëndoshë" pas 50 vjetësh izolimi komunist dhe 25 vjetësh eksperimentimi të ateizmit të dhunshëm.

    Lum unë për bashkëatdhetarë mendjendritur e mendjeshëndoshë si puna juaj!

    Albo
    Kjo kërkon një temë tjetër, krejtësisht, por premisën e lidhjes së ateizmit me komunizmin, shpresoj se e ke të qartë që nuk mundesh ta zbatosh me jo-delet e perëndisë.


    - - - - - - -


    Nga ty Shejban, më mjaftojnë këto fjalë që ke shkruar.

    a)Tezimi apo teoria e besimit, njohjes se Krijuesit absolut eshte e lindur me njeriun dhe nevoje imanente e tij, kurse ateizmi eshte si teori e cila ka bere perpjekje qe te zevendesoj te paren, por si duket kot.

    b)Te besosh ne Zot don te thot te ndihesh me i qete, me i lumtur, me i fuqishem, me i guximshem, me pragmatik ne jete, etj, kurse te mos besosh ne asgje do te thote te jesh skepik, i pikelluar dhe i friguar nga cdo send ne jete, bile edhe nga vet hija e tij fizike.
    a) e thotë vetë çasti yt i ndershmërisë.

    b) e diskutueshme dhe e debatueshme.


    Edhe një i dehur, është më i lumtur se një njeri esëll, në 99% të rasteve. Nuk të thotë asgjë kjo?
    Prektora

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Të solla parasysh emrin e Marksit e Engëlsit që të ta vë gishtin atje ku ty të dhemb, tek vakumi yt shpirtëror. Duke i mohuar vetes si njeri një botë shpirtërore brenda vullnetit tënd të lirë si individ, ti (dhe kur them ty kam parasysh gjithë ateistët) mundoheni të qetësoni shpirtrat tuaj të trazuar duke sulmuar besimet, besimtarët dhe vetë Zotin. Prandaj një ateist si puna tënde, në këtë forum dhe në këtë temë harxhon më shumë kohë duke cituar Biblën dhe Zotin e të krishterëve që nuk e beson, se sa harxhon duke shpalosur botëkuptimin e tij njerëzor si ateist.

    Unë ta bëra të qartë edhe më lart, ti nuk kupton edhe sikur të duash të kuptosh besimet e tjera fetare, pasi as nuk ke qenë, as nuk je, as nuk dëshiron që të njohësh këto besime. Interesi yt i vetëm është që të interpretosh sipas radakes tënde atë që lexon si libër jashtë cdo konteksti historik, apo kishtar. Dhe unë jam nga ata pak të krishterë që nuk e harxhoj fjalën mbi besimin tim me një njeri që nuk di e as nuk do të mësojë, e le të qetë në injorancën e tij. Prandaj mos prit që unë të të komentoj e të të shpjegoj citatet që ke sjellë nga Bibla.

    Dhe kur zë në gojë Shën Pavlin, shko e lexo e mëso jetën e tij, se si nga Saul, kryepersekutori i të krishterëve në Jeruzalem dhe një nga judenjtë më të ndricuar dhe nderuar të kohës së tij, u kthye në Apostullin më të palodhur të Krishtit. Lexoje jetën e Shën Pavlit se ke për të gjetur vetveten në të. Kuptohet, nëse je i interesuar të mësosh.

    Albo

  5. #25
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nietzsche thoshte qe dil iher andej nga pavioni i te cmendurve qe te bindesh se besimi nuk provon asgje(ketu ai kishte te drejte).......................nuk po fyej asnje e............dhe nietzche per vete u çmend ne fund te jetes
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    nietzsche thoshte qe dil iher andej nga pavioni i te cmendurve qe te bindesh se besimi nuk provon asgje(ketu ai kishte te drejte).......................nuk po fyej asnje e............dhe nietzche per vete u çmend ne fund te jetes
    Kjo është edhe një nga dallimet e tjera kryesore midis ateistëve dhe besimtarëve: ateistët e vënë theksin tek FJALËT apo IDETË apo MENDIMET e filozofëve, ideologëve, shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar, besimtarët e vënë theksin tek JETA dhe VEPRA e profetëve, Zotit Krisht, apostujve apo shenjtorëve.

    Jeta dhe vdekja, dy eskstremet mes të cilave njeriu e gjen veten, nuk përjetohen dhe as nuk kapërcehen me fjalë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-04-2008 më 16:43

  7. #27
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Une mendoj se dallimi me kjart eshte tek Morali ,ky dallim ne moral e bene qe te ndryshoj edhe koncepti ndaj jetes te nje Ateisti...

    Dikush mund te thotë se une jam Ateist ,mirpo kam Moral dhe sjellje te mira???

    Ti bre djal nuk je ateist,mund ta konsiderosh veten ateist mirpo realishte nuk je sepse akoma ke gjene te trasheguara nga Prinderit tuaj besimtar ,te cilet te kan edukuar me moral dhe sjellje qe ne femijeri dhe pastaj keto vese apo shprehi te mira te kan mbetur si dhuratë,dhe nuk mund te konsiderohen si produkte te kesaj ideologjie te re qe ke perqafuar...

    Shumica e atyre qe pretendojn se jan Atesita ,asnjeri nuk eshte ateist i komletuar por jan dashamires te ketij Koncepti ,qe bazohet ne deshirat,epshet dhe interesat njeriut duke i perjashtuar ndikimet me karakter moral qe vijn nga Fetaret,d.m.th ato ndalesa qe i jep feja,nuk i pranojn duke pretenduar se kjo jete eshte e rastesishme dhe duhet te jetohet si nje kafshe ,pa ndalesa ne epsh dhe deshira te liga...

    Besimtari shumicen e veprave te mira qe i bene dhe e ndalon veten nga ato vepra te keqija e bene sepse e konsideron si opsion per te jetuar,pas vdekjes ne jeten ardhshme siq eshte parajsa dhe ferri...
    Por Besimtari e jeton kete jete ne kuader te nje morali,sepse e konsideron si nje koncept jete me te sigurt dhe me menqur per ta jetuar ...

    Ishte mendimi im!!!

  8. #28
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te jesh ateist do te thote
    Ateistet nuk jane grup qe karakterizohen me tipare te njejta apo te peraferta, me qellime dhe menyre jetese te ngjashme; prandaj, edhe nuk mund te i futesh te gjithe ne nje thes, sidomos ne thesin e qepur nga feja. Secili Ateist ndryshon nga tjetri, jane botra te ndryshme dhe rralle here kane dic te perbashket pervec qe nuk besojne ne Zot. Te jesh Ateist, mund te thote infinit gjera.

    Te jesh Ateist nuk do te thote mungese morali apo mungese besimi. Edhe Ateistet besojne, mbase edhe me shume se besimtaret por nuk besojne ne Zotin te cilin feja (cilado fe) e pershkruan. Por, nuk e perjashtojme mundesine e ekzistimin se ligjeve, fizike, kimike e biologjike, apo te kombinuara, te panjohura per ne dhe qe qendrojne me lart se inteligjenca jone momentale; te cilat mund te ushtrojne ndikim ne rrjedhen e jetes, ama, deri sa te behen te njohura, do te qendrojne te panjohura per ne. Pranon sepse eshte mendjehapur, madje edhe per argumente logjike per ekzistencen e Zotit.

    Ne Ateistet besojme se jeten do t'a beje me te mire me ndihmen e njerzve tjere e jo me ndihmen e Zotit. Ateisti beson, mendon dhe refuzon te pranon se friga nga ferri eshte gjeneratori i tij motivues per miradashje. Ateisti refuzon qe nje njeri, gjysme Zot apo edhe vet Zoti te merr persiper mekatet e tij. Ateisti deshiron te beson ne Zot, deshiron te gjen prehje dhe shprese ne premtimin per nje bote me te mire se kjo por, ja qe dic brenda tij e ndalon. I vetedijshem se mbase e ka gabim, se mbase ka Zot after all; prapeseprap, refuzon te pranoj verberisht cdo "keshille" te Zotit, pa e analizuar, pa filtruar neper mendjen e tij edhe atehere kur Zoti eshte duke qendruar prane tij. Ateisti nuk beson ne dhune, prandaj ne mendjen e tij nuk ka vend per ferr, zjarr qe kurre nuk shuhet dhe njerez qe denohen perjetsisht.


    Ateisti beson se religjioni ndan njerzit dhe alkoholi i afron.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #29
    kristiani Maska e krishterprizren
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    250
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Po ne shpesh na ndalon besimi per disa gjera po juve kush ju ndalon ?

    duhet pasur kujdese te kemi kujdes se njerez jemi dhe duhet pasur respekt per njeri tjetrin ndonjeher duhet edhe armiqte ti bekojme edhe te lutemi per ta na ka mesuar Jezusi per kete sa per ateistet dhe besimtaret qe besojn ne zot ka shume dallime

    te jesh Ateist eshte e rrezikshme - jeta pa zotin nuk ka kuptim
    Ndryshuar për herë të fundit nga krishterprizren : 23-04-2008 më 08:55
    Zoti është dashuri

  10. #30
    kristiani Maska e krishterprizren
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    250
    ata dy vllezerit ne shekullin e kaluar qe e shpiken formulen e adn -se por ja qe nuk e shpiken por qe e dalluan e kuptuan qe ekziston nje molekule ata qe te dy ishin ateist edhe a e dini se qa thane

    "menyra se si mund te ishte jeta e njeriut rastesi nga kjo qe ne zbuluam nga molekula e adn-se eshte - sikur nje boing 707 te behet vetevetiu pa e krijuar askush me gjith ato motor e sa kabllo qe ka e sa miljona elemente ashtu eshte edhe formula e adn-se te behej rastesisht por ja qe edhe ata nuk besonin te zoti por edhe vdiqen ateist
    Zoti është dashuri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •