Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Një nga keto cilësi eshte:kur unë bëj diçka, e bëj se ma thotë zemra ose truri im dhe jo hoxha dhe popi.Tem e bukur.ciao Xfiles
    Bashkohem me mendimin e xfiles edhe te drague.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #12
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Fontan Ofendimesh...
    touche! niiiiiceee, aj lajk it
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Une mendoj se dallimi eshte tek skizofrenia. Ne disa raste bile eshte shume e thekshme. Kjo verehet me se miri ketu ne forum. Ose edhe te pyesim se cili eshte dallimi ne mes te iluzionit dhe realitetit?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    qefi
    se ateistet se ken harram qefin
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Shume e thjeshte fisnik, nuk ka asnje cilesi qe e dallon nje besimtar nga nje ateist. Eshte e kote ti ndash njerezit ne besimtare dhe jo, nuk ka asnje kuptim, sepse ashtu si ka kriminele qe besojne ne zot, ashtu si ka terroriste qe besojne ne zot, ashtu ka dhe njerez te mire qe besojne ne zot. Ashtu si ka ateiste kriminele , ashtu ka ateiste qe jane njerez te mire.
    Atehere, ça kuptimi ka ti ndajme?
    Te jesh ateist do te thote te mos besosh ne Zot, ne ekzistencën e Zotit. Të jesh besimtar, pavarësisht nga besimi fetar që beson, të paktën ke një gjë të përbashkët, besimin në të Mbinatyrshmin, forcën e padukshme, atë që e quajmë Zot.

    Ti je ateist dhe je i ndare nga ai besimtari jo se ai besimtari te vecoi, por se ti zgjodhe te hedhesh poshte Zotin e te mos besosh as ne ekzistencen e tij. Dhe nese nuk te vjen mire kur te "vecojne" besimtaret mbi toke, prit të mësosh ç'ka për të thënë ai Zoti "inekzistent" kur të dalësh para tij.

    Është njeriu që e vecon veten nga Perëndia, jo Perëndia nga njeriu.

    Një nga keto cilësi eshte:kur unë bëj diçka, e bëj se ma thotë zemra ose truri im dhe jo hoxha dhe popi.Tem e bukur.ciao Xfiles
    Budallai ngelet budalla përjetë jo se ka lindur i tillë, por se nuk bën njeri më të zgjuar se vetja dhe detyrimisht, nuk mëson nga gabimet dhe arritjet e njerëzve rreth vetes. Hoxha, prifti apo rabini nuk percjellin fjalen e mendjes se tyre, por Fjalen e Perëndisë, të cilit i shërbejnë.

    Nese nuk ben dicka thjesht nga frika se do shkosh ne ferr pas vdekjes nuk eshte e moralshme. Thjesht po ben dicka per interes personal, per te qene me mire per vete me vone.
    Parajsa nuk është gjë tjetër vecse JETA NË PRANI TË PERËNDISË! Ferri nuk është gjë tjetër vecse JETA LARG PERËNDISË! Të sakrifikosh në këtë botë për hir të asaj botës tjetër të drejtë në prani të Perëndisë, ku misteri i Perëndisë do të na jetë zbuluar, është në vetvete misioni dhe misteri i njeriut.

    Në kopshtin e Edenit, Eva dhe Adami jetonin në prani të Perëndisë.

    Une mendoj se dallimi eshte tek skizofrenia. Ne disa raste bile eshte shume e thekshme. Kjo verehet me se miri ketu ne forum. Ose edhe te pyesim se cili eshte dallimi ne mes te iluzionit dhe realitetit?
    Skizofrenia më e madhe është kur në një forum fetar, lexon mendimet autoritare të një ateisti për besimin fetar që nuk e ka dhe nuk e njeh. Ai besimtari mysliman flet për besimin e tij mysliman. Ai besimtari i krishterë flet për besimin e tij të krishterë. Po ti si ateist, për besimin e kujt flet, apo për atë besimin "Made in Mendja Ime"?

    Në sytë e një skizofreni të gjithë njerëzit përreth janë budallenj, pasi vetëm kështu vetë skizofreni del më i zgjuari në botë!

    Albo

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Une kam perdoru fjalen " NE DISA RASTE", bile qe te thek ne zemer.

    Personalisht nuk mendoj qe jam ateist, por agnostik. Une bej dallim nga feja dhe besimi tek nje IntelligentDesign.Per mue jane qesharake sqarimet qe disa fetar i bejne. Psh. per gjera qe tregohen ne librat e perrallave hebreje ose arabe( qe eshte kopiim i modifikuar i te pares).Nje pjese e fetareve e shohin (imagjinojne) Zotin, here te mire e here "gogol". Here te gjithepushtetshem, here me i ppafuqishem se shejtani. Te fale, te vret, te ndeshkon, te shperblen... Krijon engjuj, shejtan....Keto per mendimin tim jane perralla e asgje tjeter.

    Mori Albo nuk eshte ketu vendi te diagnostikojme njerzit, e as nuk e kisham kete per ty, por per disa njerez qe na bombardojen me citate te ndryshme nga libra te ndryshem. Ti keshtu po shprehesh per fete, por ne disa raste je shprehur shume negativisht, ne veçanti per njeren nga fete!!! E drejta e secilit eshte te besoje ne çka te done, por edhe te shpreh mendimin e vet. Due te bej nje krahasim me Suedine dhe vendet, ne dash ortodokse ose edhe muslimane. Ketu deklarohen 70% ateist, por mendoj se sadopak e dini se si jetojne ketu dhe si jetojne ne ato vendet tjera, Poashtu mund te bejme krahasime se sa human jane njerezit ketu dhe gjetke, sa ka korrupcion ketu dhe gjetke...........Nuk po zgjatem se besoj se mjafton kjo, por deshta te them se ndoshta edhe une jam skizofren, por me Perendine nuk kam pasur kontakt. Sidoqofte per mue nuk eshte bota bardhe e zi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te jesh ateist do te thote te mos besosh ne Zot, ne ekzistencën e Zotit. Të jesh besimtar, pavarësisht nga besimi fetar që beson, të paktën ke një gjë të përbashkët, besimin në të Mbinatyrshmin, forcën e padukshme, atë që e quajmë Zot.

    Ti je ateist dhe je i ndare nga ai besimtari jo se ai besimtari te vecoi, por se ti zgjodhe te hedhesh poshte Zotin e te mos besosh as ne ekzistencen e tij. Dhe nese nuk te vjen mire kur te "vecojne" besimtaret mbi toke, prit të mësosh ç'ka për të thënë ai Zoti "inekzistent" kur të dalësh para tij.

    Është njeriu që e vecon veten nga Perëndia, jo Perëndia nga njeriu.
    Ketu ne po flasim per CILESI qe besimtaret kane dhe jo-besimtaret nuk i kane. Besimi nuk eshte nje cilesi, dhe kur me flet mua per zotin kur un nuk i besoj je komplet jashte rruge.
    Ne flasim per cilesite njerezore, ate qe e ben nje njeri NJERI, per mardheniet mes njerezve. Kusha ka deshire te kete dhe nje mardhenie me Perendine le ta bej, po nese ky njeri qe beson aq shume me njerezit sillet si kafshe, me thuaj sa vlen?

    Sipas teje, me mire nje ateist qe nuk ben keq dhe ndihmon te tjeret, apo nje besimtar qe ben keq, shikon interesat e veta, perfiton nga te tjeret, etj etj.
    Dhe besimtare te tille ka plot, per te mos thene shumica.

    Prandaj, aty ku dua te dal, nese miresia e nje njeriu nuk eshte aspak e lidhur me faktin nese beson ne zot apo jo, pse duhet te kategorizohemi ne besimtare dhe jo-besimtare?
    Perveç besimit ne Zot qe ti permende(dhe qe nuk eshte fare cilesi) , a me thua nje cilesi te nje besimtari qe eshte pasoje direkte e besimit dhe qe nje jo-besimtar nuk e ka?

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    MendoJ :

    Morali eshte ajo Cilesi qe i bene te ndryshem keto Krijesa me bindje te ndryshme...

  9. #19
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te jesh ateist do te thote te mos besosh ne Zot, ne ekzistencën e Zotit. Të jesh besimtar, pavarësisht nga besimi fetar që beson, të paktën ke një gjë të përbashkët, besimin në të Mbinatyrshmin, forcën e padukshme, atë që e quajmë Zot.

    Ti je ateist dhe je i ndare nga ai besimtari jo se ai besimtari te vecoi, por se ti zgjodhe te hedhesh poshte Zotin e te mos besosh as ne ekzistencen e tij. Dhe nese nuk te vjen mire kur te "vecojne" besimtaret mbi toke, prit të mësosh ç'ka për të thënë ai Zoti "inekzistent" kur të dalësh para tij.

    Është njeriu që e vecon veten nga Perëndia, jo Perëndia nga njeriu.
    Të mendosh në mënyrë të lirë, të pakushtëzuar, do të thotë të mos besosh në MBINATYRSHMËRI apo "elementë të saj" dhe mos TË KUSHTËZOSH jetën tënde bazuar në këto "ndjesi", qofshin këta elementë (apo "ndjesi") zota, xhinda, engjëj, shtriga apo dragonë të përbindshëm.

    Do të thotë të mos kesh hipokrizi në ushtrimin e propagandës "Pan-Fetare" mqs lart kemi një shembull sesi delja besimtare ka zgjedhur bariun e saj, dhe kjo del sikur është më e rëndësishme në "sytë" e këtij bariu fiktiv dhe imagjinar.

    Ti Albo, "harron" (për hir të propagandës pan-fetare, pra) preçizionin maniakal që po ky "Bari", kërkon në zgjedhjen e llojit të barit ku do të kullosë delja e tij e dashur besimtare..

    Pa guxo ti Albo, dhe provo një ditë të gdhihesh dhë të shpallësh në mendjen tënde se allahu dhe muhameti janë shenja të mbinatyrshmërise (etj etj, formulat islamike).. ai çifuti mbi ato shkopa, nuk do të ta falte kurrë..së bashku me babanë e tij. (megjithëse nuk e besoj se qielli do të ulërinte 'Sotiiiiiiir' - në këtë rast).


    Në të vërtetë nuk do të ndodhë asgjë, por nuk kam idenë ç'kuptim do i gjeje vetes pastaj.. duke qenë se me këto mendime që ke, do të të priste ..e trishtueshmja.


    Nejse, së paku i rezervon vetes shpresën ..ne ateistët/mos-besimtarët as këtë nuk kemi. Mjerë ne, dhe (sigurisht) lum ju.


    Budallai ngelet budalla përjetë jo se ka lindur i tillë, por se nuk bën njeri më të zgjuar se vetja dhe detyrimisht, nuk mëson nga gabimet dhe arritjet e njerëzve rreth vetes. Hoxha, prifti apo rabini nuk percjellin fjalen e mendjes se tyre, por Fjalen e Perëndisë, të cilit i shërbejnë.

    a) Përse i rezervon vetes të drejtën për të dhënë gjykim, kush është budalla e kush jo?! e ke SHPREHIMISHT të ndaluar nga figura jote e dashur dhe me rëndësi të paçmueshme, por e trilluar, judaike, që sipas fantazive të Mateut (7:1) të është drejtuar me fjalët "Mos gjyko dhe nuk do të gjykohesh".. apo harrove që të ndjek hap pas hapi (si kudo në jetën tënde) "ai..lart"?

    Hoxha, prifti apo rabini... (?!)

    Sipas TEORISË TUAJ (besimtare, në shumës) 2/3 e këtij konglomerati mashtruesish, me siguri që do kalojë përjetësinë mes flakësh e torturash të gjithfarlloj djajsh a shpirtërash, për shkak të versionit të tmerrshëm dhe djallëzor të fjalës së asaj perëndie konfuze dhe psikopate (përshkrim biblik apo kuranor, ndyrësia është e njëjtë!) që ka dashur të përhapë, duke mos përkrahur, dëgjuar, (madje deri luftuar), version e drejtë që për vite me rradhë ka propaganduar një pjesë tjetër e kësaj fjale të këtij perëndie specifikisht AZIATIK kaq të rrëmujshëm sa vështirë të gjendet.



    Parajsa nuk është gjë tjetër vecse JETA NË PRANI TË PERËNDISË! Ferri nuk është gjë tjetër vecse JETA LARG PERËNDISË! Të sakrifikosh në këtë botë për hir të asaj botës tjetër të drejtë në prani të Perëndisë, ku misteri i Perëndisë do të na jetë zbuluar, është në vetvete misioni dhe misteri i njeriut.

    Nqs misioni i njeriut është ky që thua, je për të ardhur keq. ( E them mqs unë i lejoj vetes të gjykoj, pa censurë porosish judaike..apo arabe).


    Skizofrenia më e madhe është kur në një forum fetar, lexon mendimet autoritare të një ateisti për besimin fetar që nuk e ka dhe nuk e njeh. Ai besimtari mysliman flet për besimin e tij mysliman. Ai besimtari i krishterë flet për besimin e tij të krishterë. Po ti si ateist, për besimin e kujt flet, apo për atë besimin "Made in Mendja Ime"?

    Ateisti flet për mirëmbajtjen shëndetsore mendore të njerëzve, pra diçka që është e pakonceptueshme nga ju, delet e perëndisë, që shijoni barin e mënçurisë dhe ndjenjës, në kullotat e këtij perëndie (që çuditërisht ka karakter dhe mizori tipike shkretinore).


    Në sytë e një skizofreni të gjithë njerëzit përreth janë budallenj, pasi vetëm kështu vetë skizofreni del më i zgjuari në botë!
    ..e në fakt, harrojmë që mençurinë e gjejmë tek ju, që përgatisni jetën në përjetësi..

    të mjerët ne
    Prektora

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Të mendosh në mënyrë të lirë, të pakushtëzuar, do të thotë të mos besosh në MBINATYRSHMËRI apo "elementë të saj" dhe mos TË KUSHTËZOSH jetën tënde bazuar në këto "ndjesi", qofshin këta elementë (apo "ndjesi") zota, xhinda, engjëj, shtriga apo dragonë të përbindshëm.
    Karl Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Enver Hoxha mendonin kaq "lirshem" si ty. Edhe ata nuk besonin ne Zot dhe ishin ateiste dhe i cliruan edhe besimtaret nga Zoti duke u mbyllur kishat e xhamite, duke pushkatuar, helmuar, burgosur e internuar klerin, dhe duke u ndaluar besimtarëve që të zinin në gojë emrin e Zotit.

    Mua si besimtar nuk më shqetëson aspak fakti që ti je një ateist, pasi unë e vendos lirinë në dimensionin e duhur dhe më të lartë, dimensionin shpirtëror, dimensionin e njeriut përballë Perëndisë, krijesës përballë Krijuesit. Dhe Perëndia e krijoi njeriun me Vullnet të Lirë, që edhe një njeri si puna e darwin, që në sytë e Perëndisë mund të jetë më i pavlerë se sa një kokrizë rëre, të jetë i lirë të zgjedhi një jetë me apo pa Perëndinë: të zgjedhi ta besojë e ti lutet, apo të zgjedhë ta bllasfemojë me një guxim budallai.

    Dhe ajo që është më e bukura është se ti as e njeh dimensionin shpirtëror të lirisë: nuk është aq e ngushtë sa liria e fjalës e mendimit, është liria për të qënë Bij të Perëndisë! Jo skllevër, jo shërbëtorë, Bij të Perëndisë!

    Do të thotë të mos kesh hipokrizi në ushtrimin e propagandës "Pan-Fetare" mqs lart kemi një shembull sesi delja besimtare ka zgjedhur bariun e saj, dhe kjo del sikur është më e rëndësishme në "sytë" e këtij bariu fiktiv dhe imagjinar.
    Ai "Bariu imagjinar në qiell" është shumë herë më i frikshëm se sa ai bariu që ta sheh ty syri, të cilit ti e kushdo i paguani taksat dhe i keni edhe frikën se mos ju kap prej zverku dhe ju hedh në burg dhe ju merr fund pastaj "liria".

    Kush është hipokriti në këtë mes?

    Ti Albo, "harron" (për hir të propagandës pan-fetare, pra) preçizionin maniakal që po ky "Bari", kërkon në zgjedhjen e llojit të barit ku do të kullosë delja e tij e dashur besimtare..
    Ashtu si prindi yt të lindi, të rriti, të ushqeu, e të mësoi, që sot ti thuash "ik se nuk dua të më tregosh se si të jetoj jetën time". Shumë kokëshkretë e kanë marrë këtë rrugën e përbuzjes së prindërve, por ka ardhur një moment në jetën e tyre që i kanë thënë vetes: "ah sikur t'i kisha vënë veshin këshillës së prindit, nuk do të isha në këtë gjendje që jam sot".

    Perëndia nuk i imponohet njeriut por thotë: "...kush ka veshë, le të dëgjojë..."

    Pa guxo ti Albo, dhe provo një ditë të gdhihesh dhë të shpallësh në mendjen tënde se allahu dhe muhameti janë shenja të mbinatyrshmërise (etj etj, formulat islamike).. ai çifuti mbi ato shkopa, nuk do të ta falte kurrë..së bashku me babanë e tij. (megjithëse nuk e besoj se qielli do të ulërinte 'Sotiiiiiiir' - në këtë rast).
    Ke qënë ndonjëherë mysliman në jetën tënde? Ke qënë ndonjëherë i krishterë? E ke marrë ndonjëherë mundimin të kërkosh e të zbulosh Perëndinë? Kur ta bësh këtë gjë hajde e na ndrico edhe ne të tjerët. Por mos bëj komente për gjëra që nuk i njeh e as nuk i ke përjetuar.

    Sic të thashë edhe më lart, dallimi midis atij besimtarit që beson në një fe të rreme dhe teje, është që atij besimtarit të fesë së rreme Perëndia do ti tregojë më shumë mëshirë se sa ty. E di pse? Sepse ai e mori mundimin ta kërkojë Perëndinë packa se gaboi, kurse ti nuk e ke marrë mundimin fare.

    Ferri për ty fillon që tani mbi tokë.

    Ateisti flet për mirëmbajtjen shëndetsore mendore të njerëzve, pra diçka që është e pakonceptueshme nga ju, delet e perëndisë, që shijoni barin e mënçurisë dhe ndjenjës, në kullotat e këtij perëndie (që çuditërisht ka karakter dhe mizori tipike shkretinore).
    Prandaj edhe Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, shteti i vetëmshpallur ateist i botës, nxori aq njerëz "mendjeshëndoshë" pas 50 vjetësh izolimi komunist dhe 25 vjetësh eksperimentimi të ateizmit të dhunshëm.

    Lum unë për bashkëatdhetarë mendjendritur e mendjeshëndoshë si puna juaj!

    Albo

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •