Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Post Emrat dhe Cilesite e Zotit!

    Besimi i Ehli Sunnetit nė Emrat dhe Cilėsitė e Allahut



    “Dhe tė Allahut janė tė gjithė emrat mė tė bukur, kėshtu qė luteni Atė me ta...” [Al-A’raf: 180]

    “Ai fillon krijimin, pastaj do ta pėrsėrisė atė (pasi tė jetė zhdukur) dhe kjo ėshtė shumė e lehtė pėr Tė. Atij i takon El Methelul A’la المثل الأعلى (pėrshkrimi mė i lartė) nė qiej dhe nė tokė. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi mė i Urti Gjithėgjykues” (Err-Rrumė 27).

    “Asgjė nuk i pėrngjan Atij dhe Ai ėshtė i Gjithėdituri, Gjithėshikuesi” (Esh Shura 11).


    Autori

    Ismail BARDHOSHI

    www.alb-islam.com



    Rėndėsia e njohjes tė Emrave tė bukur tė Allahut dhe cilėsive tė Tij tė larta.


    Si mundet tė nxjerrė nė pah pena e robit tė dobėt e tė paaftė, dobitė e madhėrishme qė i arrin njeriu, me anė tė studimit tė kėsaj teme.
    Ata qė e njohin Allahun dhe janė tė vetėdijėshėm pėr Madhėrinė dhe pėrkryerjen e Tij, kanė diskutuar rreth mirėsisė tė madhe qė e kanė arritur duke njohur Allahun, ciėlėsitė dhe emrat e Tij. Megjithėse me retorikėn e tyre nė kėtė fushė, i kanė mahnitur mendjet, njohuria e tyre, qė ka ndriēuar zemrat dhe ka udhėzur mėndjet, mbetet njė pikė uji nga deti..

    Tekstet e Kur’anit dhe tė sunnetit, mbartin sekrete dhe drita, tė cilat i shushasin mendjet dhe i ndriēojnė zemrat e njerezve.
    Tė mjafton qė tė kuptosh kėtė qė po sqrojmė fakti, se Njeriu mė i ditur rreth Zotit tė Tij Muhamedi, i cili ėshtė mė i frikėsuari i tyre prej Zotit, ka theksuar se nuk mundet ti llogarisė lavditė, tė cilat i meriton Zoti i robėrve. Ai ka thėnė duke iu drejtuar Zotit tė tij: "Nuk i llogaris dot lavditė e Tua". Nė rreshtat qė vijojnė, do tė pėrmendim disa pika, ku do tė sqarojmė frytet dhe dobitė, qė i arrijnė robėrit me anė tė njohjes sė emrave dhe cilėsive tė Allahut.

    E para

    Rruga pėr njohjen e Allahut, ėshtė njohja e emrave dhe cilėsive tė Tij.

    Nė qoftėse robėrit dėshirojnė tė njohin Zotin e tyre dhe tė shtojnė dijen e tyre rreth Tij, nuk kanėė rrugė tjetėr, pėrveēse ta njohin Atė me anė tė argumenteve tė sheriatit, qė e pėrshkruajnė atė dhe i deklarojnė emrat dhe veprat e Tij, sepse Allahu nuk shikohet nė kėtė botė.

    Shikoje fjalėn e Allahut ku na bėn tė njohur veten e Tij :
    "Allahu ėshtė Ai i Cili nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Tij. Ai ėshtė El Haj-ju El Kaj-jum (i Pėrjetėshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtėsi dhe Mbrojtėsi i gjithēkaje qė ekziston). As kotje as gjumė nuk e kap Atė, e Atij ėshtė ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė. Kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pėrveēse me lejen e Tij. Ai di se ēfarė u ndodh krijesave tė Tij nė kėtė botė dhe ēfarė do t'u ndodhė atyre nė botėn tjetėr. Ata kurrė nuk do tė pėrfshijnė ndonjė gjė nga dija e Tij, pėrveē asaj qė Ai dėshiron. El Kurrsij-ja e Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. Ai nuk ndjen aspak lodhje nė ruajtjen dhe nė mbrojtjen e tyre. Ai ėshtė mė i Larti, mė Madhėshtori" [El Bekare: 255].
    Ky ajet njihet me emrin : " Ajetul Kursijj". Ai ėshtė ajeti me i madh i Kur’anit siē ka ardhur nė hadith tė saktė. mbi madhėshtinė e kėtij ajeti, dijetarėt kanė thėnė: " Ai pėrmban besimin e drejtė nė adhurimin e Allahut dhe nė emrat e cilėsitė e Tij.”. Pėr mė gjėrė, shiko hadithet qė ka pėrmėndur Ibnu Kethiri mbi komentimin e kėtij ajeti, si dhe shpjegimin qė i ka bėrė.

    Shiko gjithashtu tre ajetet e fundit tė sures Hashėr:
    "Allahu ėshtė Ai, veē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, i Gjithėdituri i gajbit (i ēdo tė fshehte dhe tė panjohure) dhe tė shfaqurės (i ēdo tė njohure). Ai ėshtė Gjithmėshirshmi, Mėshirploti. * Allahu ėshtė Ai pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, Mbizotėruesi, i Shenjti, i Gjthpėrsosuri pa asnjė tė metė, Gjithėdhuruesi i sigurisė (besimit), Gjithėvėzhguesi mbi krijesat e Tij,i Gjithfuqishmi, Urdhėruesi i Papėrballueshėm, mė i Larti Suprem. Lavdi i qoftė Atij. I Lartė ėshtė Ai nga gjithė ēfarė i mveshin dhe i bashkojnė Atij. *Ai ėshtė Allahu, Gjithėkrijuesi, Shpikėsi i pashembullt i ēdo gjėje, Formėsuesi i gjithēkaje. Tė Tij janė emrat mė tė bukur dhe mė tė lartė. Gjithė ēėshtė nė qiej dhe nė tokė lavdėrojnė Atė. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithgjykues." [Hashėr: 22-24]

    Shiko ēfarė thotė Allahu pėr veprat e Tij nė Univers: “A nuk e kanė ditur ata qė mohojnė se qielli dhe toka ishin tė bashkuara,pastaj ne i ndamė ata?dhe ne kemi bėrė ēdo gjė tė gjallė, ēdo lloj gjallese prej ujit. A nuk do tė besojnė atėherė,pra? Ne kemi vendosur nė tokė male tė qėndrueshėm, se pėrndryshe ajo do tė dridhej me gjithė ta: Ne vendosėm nė tė edhe vend kalime tė gjėra (qafa malesh) pėr ta pėr tė kaluar, qė tė mund tė udhėzohen. Ne e kemi bėrė qiellin ēati, tė sigurtė dhe tė mbrojtur mė sė miri, megjithėatė ata u kthejnė shpinėn shenjave tė tij (dielli, hėna, yjet erėrat, retėe tjer)” [El Enbija 30 – 33.]

    Kur e pyeti Faraoni Musain pėr Zotin e Tij qė e ka dėrguar tek njerėzit. Musai ia bėri tė njohur atij Zotin me anė tė emrave, cilėsive dhe veprave tė Tij. “Faraoni tha: E ēfarė ėshtė Zoti i botėve. Musai u tha: Zoti i qiejve dhe i tokės dhe i gjithēkaje qė ndodhet ndėrmjet tyre, nėse kėrkopni tė bindeni plotėsisht. Faraoni u tha njerėzve pėrreth tij :A nuk e dėgjoni se ēfar thotė? Musai u tha: Zoti juaj dhe Zoti i baballarėve tuaj tė parė! Faraoni tha vėrtetė qė i Dėrguari juaj qė ėshtė sjellė tek ju ėshtė i ēmendur! Musai u tha : Zoti i lindjes dhe i perėndimit dhe i gjithēkaje qė ndodhet ndėrmjet tyre, veē sikur ta kuptoni!” [Esh shuara 23- 28.]

    Tekstet e sheriatit, qė kanė ardhur nė lidhje me kėtė teme janė tė shumtė. Madje i gjith Kur’ani bėn fjalė pėr Allahun. Thelbin e mesazheve tė larta qiellore, Kur’ani e ka pėrmbledhur nė njė ajet.

    "Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se ; nuk ka Zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni" [ El Enbija: 25]

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė, duke pėrmbledhur thelbin e asaj qė ia shpalli tė Dėrguarit Tij Muhamedit: “Thuaju: Mua mė ėshtė shpallur se i adhuruari juaj ėshtė njė i adhuruar i vetėm. A do ti nėnshtroheni Atij pra.” [El Enbija: 108]

    Robėrit nuk munden qė ta konceptojnė realitetin e adhurimit, ta zbatojnė atė nė fjalėt dhe punėt e tyre, nė qoftėse nuk do tė njohin cilėsitė e Krijuesit tė Lartėsuar .

    Nga kjo qė sqaruam arrrijmė tė njohim krimin e madh qė e kanė bėrė ata qė mohojnė cilėsitė e Allahut, emrat e Tij dhe veprat e Tij ose diēka prej tyre. Sepse nė kėtė mėnyrė ata bllokojnė rrugėn e njohjes sė Allahut.

    E dyta:

    Pastrimi i shpirtėrave dhe edukimi i tyre, qė tė adhurojnė Allahun njė, tė vetėm.

    Mesazhet e zbritura nga Allahu, synojnė tė rregullojnė gjendjen e njeriun dhe rruga e rregullimit ėshtė, qė tė edukohen robėrit nė adhurimin e Allahut. Ēelėsi, me tė cilin hapėn tė Dėrguarit zemrat e njerėzve, ishin ajetet e Allahut, tė cilat flisnin rreth Zotit tė tyre dhe i lidhnin zemrat e tyre me Tė. Kėshtu drejtohen zemrat dhe fytyrat e robėrve, pėr tek njė Zot i vetėm.

    Boshti rreth tė cilit, sillet i gjithė Kur’ani, ėshtė pėrmbledhja e cilėsive tė Allahut, pėrmbledhja e veprave tė Tij nė univers, sqarimi i Madhėrisė sė Allahut, ftimi i njerėzve pėr t’iu pėrgjigjur ligjeve tė Allahut dhe pėr t’iu larguar gjėrave qė tėrheqin zemėrimin e Allahut si dhe sqarimi i shpėrblimit, qė ua jep Allahu atyre qė i binden dhe ndėshkimin, me tė cilin do tė ndėshkojė tė ata qė e kundėrshtojnė.
    Ky diskutim sikurse ka ardhur nė Kur’an, ka qėnė dhe do tė jetė faktori qė lėviz zemrat, trondit nefset ( vetet ) dhe zhduk ndyrėsirat dhe pisllėqet, qė pengojnė nga e mira.

    Lexoje fjalėn e Allahut, e cila tregon pėr ndikimin qė lėnė, nė shpirtrat e tė mirėve tė umetit, kėta ajete tė zbritura nga Allahu: “Allahu zbriti fjalėt mė tė shkėlqyera, njė Libėr pjesėt e tė cilit i pėrngjasin njėra-tjetrės, nė mirėsi e vėrtetėtsi, shpesh i pėrsėritur. Lėkurat e atyre qė kanė frikė zotin e tyre, dridhen prej tij. Pastaj lėkura dhe zemra e tyre, zbutet me kujtimin e Allahut “.[Ez Zumer: 23]

    Njohja e emrave dhe cilėsive tė Allahut, tė mbron nga rrėshqitja nė gabime, tė ngren pas rėnies nė gabim (gjynah) tė hap derėn e shpresės, tė ndihmon pėr durim dhe tė mbron nga pesimizmi dhe dembelizmi.

    Zemrat e njerėzve, ndoshta dėshirojnė tė veprojnė gjynahe, por kur kujtojnė se Allahu i sheh dhe se do tė dalin para Tij, tėrhiqen dhe largohen nga gjynahu. Njeriu bie nė gjynah pastaj kujton mėshirėn e madhe tė Allahut dhe nuk vazhdon nė veprimin e gjynahut, nuk zhytet mė shumė nė rrugėn e shkatėrrimit, por kthehet tek Zoti i Tij, i Cili e pranon teuben (pendimin) e robėrve dhe i mėshiron ata.

    Robin e prekin fatkeqėsira dhe gjėra tė urryera, por ai nuk shqetėsohet dhe nuk shfaq panik. I mbėshtetet Allahut dhe i pėrballon gjėrat e urryera me zemėr tė kėnaqur. Ibnul Kajim ka thėnė: "Prej sekreteve tė Kur'anit tė madhėrishėm, ėshtė se ai u drejtohet njerėzve, me shprehje tė cilat u shfaqin Zotin e Lartėsuar njerėzve, nėpėrmjet cilėsive tė Tij. Nė disa ajete, Allahu u shfaqet njerėzve, me anė tė cilėsive tė madhėrisė dhe tė lartėsisė. Kėta i bėjnė njerėzit, qė tė nėnshtrohen, tu thyhen zemrat, ti drejtohen Atij me zėra tė pėrkushtuar dhe tu shkrihet mendjemadhėsia, siē shkrihet kripa nė ujė.

    Nė disa ajete u shfaqet me anė tė cilėsive tė bukurisė dhe pėrkryerjes, tė cilat tregojnė pėr bukurinė dhe pėrkryerjen e qėnies. Kjo bėn qė njerėzit ta duan Allahun, me tė gjithė fuqinė e dashurisė, qė kanė sipas njohurive tė tyre rreth bukurisė dhe pėrkryerjes, sė cilėsive tė Allahut. Kėshtu qė zemra e robit, boshatiset nga ēdo gjė tjetėr, pėrveē dashurisė pėr Allahun.

    Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė mėshirės, bamirėsisė dhe butėsisė, lėviz fuqia e shpresės nga zemrat e robėrve dhe angazhohen pėr tė punuar sa mė shumė, qė tė arrijnė mirėsitė e Allahut.

    Kur u shfaqet me cilėsitė e drejtėsisė, hakmarrjes, zemėrimit, urrejtjes dhe ndėshkimit, frenohet nefsi qė urdhėron pėr tė keqe, dobėsohet fuqia e tij pėr epsh, zemėrim,lojė dhe lakmi pėr haram dhe i shtohet frika, nga ndėshkimi i Allahut.

    Kur u shfaqet Allahu me anė tė cilėsive tė urdhėrimit, ndalimit, besės, porosisė, dėrgimit tė tė dėrguarve, zbritjes sė librave dhe ligjvėnies. Atėherė lėviz dėshira dhe fuqia e robėrve pėr tė zbatuar, pėr tė pėrcjellė tė vėrtetėn dhe pėr tė besuar lajmet me tė cilėt kanė ardhur tė Dėrguarit.

    Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė dėgjimit, shikimit dhe dijes, rigjallėrohet dhe aktivizohet tek robi, fuqia e turpit. Ai turpėrohet nga Zoti i tij, qė ta shikojė atė qė e urren Ai, ose tė dėgjojė atė qė e urren Ai, ose tė fshehė nė zemrėn e tij atė qė e bėn tė urryer tek Allahu. Kėshtuqė do tė bėhen lėvizjet, thėniet dhe mendimet e Tij, sipas kritereve dhe standarteve tė sheriatit.

    Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė mjaftimit, dashurisė, rregullimit tė gjėrave nė interes tė tyre, shmangies se fatkeqėsive prej tyre, ndihmimit tė tė dashurve tė Tij dhe mbrojtjes se tyre, rigjallėrohet tek robi fuqia per t’iu mbėshtetur Allahut, pėr ti dorėzuar, sukseset dhe rezultatet e punėve nė dorė tė Tij dhe pėr tu kėnaqur me atė qė e vepron Allahu ndaj robit .

    E treta:

    Njohuria me e lartė, ndėr tė gjitha njohuritė, ėshtė njohja e Allahut.

    Qė nė tė kaluarėn, po ashtu edhe nė tė tashmen, njerėzit kanė patur zell tė madh pėr dituri dhe njohuri. Ata kėrkojnė nėpėr gėrmadha dhe shpella, pėr tė njohur ngjarjet e popujve tė kaluar dhe gjendjet e tyre. Studiojnė profecitė qė flasin pėr tė fshehtėn, qė tė njohin ngjarjet qė do tė ndodhin. Shpikin satelitė pėr tė njohur yjet dhe planetet, madje kanė dėrguar anijet kozmike, tė cilat ecin nė hapėsirė pėr tė mbajtur njerėz apo mjete, qė tė zbulojnė universin dhe tė sqarojnė atė qė nuk dihet rreth tij.

    Njerėzit kanė hulumtuar tokėn, malet, kodrat, shtresat e tokės. Janė zhytur nė dete, pėr tė njohur kafshėt dhe sekretet, qė gjėnden nė ta. Kanė studiuar pėrbėrjen e njeriut, bimėve dhe kafshėve. Ata kanė pėrpiluar libra, pėr tė regjistruar njohuritė, qė kanė marrė gjatė kohėravė dhe kanė shkruajtur shkencat e ndryeshme, si historinė, gjeografinė, astronominė, kiminė, fizikėn, mjekėsinė etj..

    Pėrderisa lartėsia e njohurisė, ėshtė sipas lartėsisė sė tė njohurės, atėherė padyshim njohuritė qė na bėjnė tė njohur Zotin tonė, janė njohuritė mė tė larta. Ai qė ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, ėshtė mė i mirė se ai qė ka njohuri rreth yjeve, shtresave tė tokės, njerėzve, kafshėve e tjerė.

    Ka thėnė Ibnul Arabi (Allahu e mėshiroftė): "Lartėsia e dijes, ėshtė sipas lartėsisė sė tė diturės. Krijuesi ėshtė mė i larti i gjėrave tė ditura, si rrjedhojė dituria rreth emrave tė Tij, ėshtė dituria mė e lartė.".

    Islami i fton pasuesit e Tij pėr dituri, vėzhgim dhe hulumtim nė univers. Por ai i shan ata qė dituria e tyre, qėndron nė kufijt e jetės dhe nuk i kalon kufijt e jetės, pėr tė njohur Krijuesin e jetės dhe pėr tė kuptuar qėllimin e krijimit tė jetės dhe gjallesave.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Ata dinė vetėm pamjen e jashtme tė jetės sė kėsaj bote dhe janė krejt tė pavėmendshėm, pėr fundin e punėve nė Jetėn e Pėrtejme.” [Err-Rrum: 7]

    Nėqoftėse njohuritė fetare, janė njohuritė mė tė mira dhe mė tė larta, padyshim se njohuria, qė na bėn tė njohur Zotin tonė, ėshtė mė e larta ndėr tė gjitha njohuritė. Prandaj ajetet, qė na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilėsive tė Tij, janė ajetet mė tė mira tė Kur’anit. Ajeti El Kursij, sikurqė ėshtė pėrcjellė nė hadith tė saktė, ėshtė ajeti mė i mirė nė librin e Allahut. Sureja Ihlas, ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur’anit. Kėta ajete nuk janė madhėruar, pėrveēse nga fakti qė bėjnė fjalė, pėr Allahun, tė Adhuruarin e vetėm me tė drejtė.

    E katėrta:

    Njohja e emrave dhe cilėsive tė Allahut, ėshtė origjina (baza) pėr njohjen e ēdo gjėje tjetėr.

    Allahu i Lartėsuar, ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje dhe Ai ėshtė Urdhėruesi, qė jep urdhėrat "El keumij-jeh" pėr krijimin dhe formimin e gjėrave, si dhe urdhėrat fetare, qė duhet tė zbatohen siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: " Padyshim qė i Tij ėshtė Krijimi dhe Komandimi ( urdhėrimi). [El A'raf: 54]

    Kėshtu, ai qė nuk e njeh Allahun, me anė tė emrave dhe cilėsive tė Tij, ai nuk njeh origjinėn e krijimit dhe urdhėrimit. Pra nuk njeh bazėn pėr tė njohur ēdo gjė tjetėr pėrveē Allahut.

    E pesta:

    Shtimi i Besimit.


    Besimi shtohet me dije dhe me punė. Sa mė shumė qė tė njohė robi rreth Allahut dhe ajeteve te Tij, aq mė shumė i shtohet besimi. Po kėshtu kur robi i pėrgjigjet urdhėrave tė Allahut, i shtohet besimi.

    Besimi sikurse shtohet me dije dhe me punė, ai pakėsohet pėr shkak tė mangėsisė sė dijes dhe tė punės. Allahu i lartėsuar ka thėnė: Sa herė zbret ndonjė sure, disa prej tyre (hipokritėve) thonė: Cilit prej jush iu shtua besimi? Sa pėr ata qė besojnė ajo e ka shtuar besimin e tyre dhe ndjejnė kėnaqėsi. Por sa pėr ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje (medyshije, mosbesim, hipokrizi), ajo do tė shtojė dyshim e mosbesim nė mosbesimin e tyre. [Et-Teube: 124- 125]

    Besimtarėt i besojnė ajetet e zbritura tė Allahut dhe njohuritė e ligjet, qė pėrmbajnė dhe vendosin tė zbatojnė atė qė ftohen pėr t’a zbatuar. Kjo padyshim ua shton besimin. Ndėrsa munafikėve ua shton kufrin, ngaqė ata pėrgėnjeshtrojnė dhe nuk pranojnė t’i pėrgjigjen Allahut.

    Nuk ka dyshim se Emrat dhe Cilėsitė e Allhut janė prej gjėrave mė tė madhėrishme qė kanė sqaruar argumentat fetare. Kėshtu, ai qė beson, kupton domethėnien e tyre dhe punon sipas saj, atij i shtohet besimi shumė.


    E gjashta:

    Ai qė mėson pėrmėndėsh, emrat e Allahut, kupton domethėnien e tyre dhe punon sipas domethėnies sė tyre merr shpėrblim tė madh.

    Ebu Hurejre ka transmetuar se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Vėrtet Allahu ka nėntėdhjet e nėntė emra njėqind pa njė emėr, tė cilėt janė tė tillė qė kush i mėson pėrmendėsh, e kupton se ēdo tė thonė dhe punon sipas domethėnies sė tyre hyn nė xhenet.'' Transmeton Buhariu.

    Ibnul Kajim ka thėnė, se fjala “ihsa احصاء” qė ėshtė pėrmendur nė hadithin e Buharit: "Me tė vėrtet Allahu ka 99 emra tė cilėt kush u bėn “ihsa احصاء” hyn nė xhenet.”
    Ka pėr qėllim tre kuptime:

    1- Mėsimi i kėtyre emrave pėrmendėsh. Siē ka ardhur nė njė transmetim tjetėr: " Kush i mėson ato pėrmendėsh hyn nė xhennet".
    2- Kuptimi i domethėnieve tė kėtyre emrave.
    3- Lutja e Allahut me kėta emra dhe adhurimi i Tij, sipas domethėnies sė tyre.

    E shtata:

    Tė madhėrosh Allahun dhe ti lutesh Atij, me emrat e bukur dhe cilėsitė e larta.

    Emrat e bukur dhe cilėsitė e larta tė Allahut, tregojnė pėr Madhėrinė e Allahut, prandaj emrat dhe cilėsitė e Allahut, janė tė shumtė. Pėrderisa emrat e Allahut dhe cilėsitė e Tij u tregojnė robėrve madhėrinė e Krijuesit dhe pėrkryerjen e Tij, nuk ka dyshim se ata janė rruga mė e madhėrishme, qė e marrin robėrit pėr madhėrimin dhe lutjen e Allahut.

    Allahu i Lartėsuar na ka urdhėruar nė Kur’an, qė t’i lutemi Atij, me anė tė emrave tė Tij tė bukur. Ai ka thėnė: “Dhe tė Allahut janė tė gjithė emrat mė tė bukur, kėshtu qė luteni Atė me ta...” [Al-A’raf: 180]

    Lutja mė madheshtore, me tė cilėn robi i drejtohet Allahut ėshtė, t’i lutet me emrat e Tij tė bukur. Allahu ka thėnė: “Dhe tė Allahut janė tė gjithė emrat mė tė bukur, kėshtu qė luteni Atė me ta...” [Al-A’raf: 180]
    Prandaj prej rregullave tė lutjes ėshtė, qė robi tė lutet me anė tė emrave tė bukur. Madje nuk plotėsohet besimi nė emrat e bukur tė Allahut, derisa robi tė lusė Allahut me ta.

    Lutja ėshtė dy llojesh: Dua’ul mes’eletu (lutja e kėrkimit) si dhe duaja e adhurimit dhe e lavdėrimit “duaul ibadeti ve thena دعاء العبادة و الثناء.”

    Duaja e kėrkimit (duaul meseleti) ėshtė: “tė kėrkojė robi arritjen e asaj qė qė i bėn dobi dhe largimin e shmangien e asaj qė i bėn dėm”. Pėrsa i pėrket emrave tė bukur tė Allahut “duaul meseleti” (lutja e kėrkimit) bėhet duke i kėrkuar Allahut, nė ēdo kėrkesė apo nevojė qė e kemi, me emrin qė i pėrshtatet asaj nevoje (kėrkese). Gjithashtu duke iu drejtuar Allahut me anė tė emrave tė Tij tė bukur nė lutje, si pėr shembull lutja e robit: “O Allah mė fal mua dhe mė mėshiro se vėrtetė Ti je Mėkatfalės, Mėshirbėrės.” Kėshtu na kanė ardhur lutjet nė Kur’an dhe Sunnet, si p.sh. fjala e Allahut: "Zoti ynė mos i bėn zemrat tona tė shmangen nga e vėrteta pasi Ti na ke udhėzuar dhe na dhuro mėshirė nga mėshira Jote. Vėrtetė Ti je Dhuruesi mė i Madh (El-Uehab)." [Al-Imran 8]

    Gjithashtu lutja, tė cilėn Profeti alejhi selam, ia mėsoi Aishes qė ta thonte nė natėn e kadrit: “O Allah Ti je Falės. E do faljen e gabimeve e tė gjynaheve prandaj mė fal mua.” Transmeton Tėrmidhiu dhe tė tjerė dhe hadithi ėshtė i saktė.

    Duaja e adhurimit (duaul ibadeti), do tė thotė qė ta adhurosh Allahun dhe ta lavdėrosh Atė, me anė tė emrave tė Tij tė bukur. Pra ta adhurosh dhe ta lavdėrosh Allahun me ēdo emėr tė Tijin, sipas domethėnies sė tij. P.sh.Tė pendohesh vazhdimisht sepse Ai ėshtė “et-Tevab”.
    Tė bėsh dhikėr vazhdimisht sepse Ai ėshtė Gjithėdėgjues “Es-Semiė’-السميع”.

    Ka thėnė Ibnu Kajim El-Xheuzije:

    "Me tė vėrtetė njeriu, qė bėn adhurimin mė tė pėrkryer ndaj Allahut, ėshtė ai i cili e adhuron Allahun, me tė gjithė emrat e Tij, tė cilėt i dinė njerėzit.

    Nė temat e ardhėshme inshaAllahu do tė kemi shumė ajete dhe hadithe tė cilėt pėrmbajnė madhėrimin e Allahut me anė tė emrave dhe cilėsive tė Tij si dhe lutjen me anė tė emrave dhe cilėsive tė Tij.

    E teta:

    Njohja e Allahut nė pėrputhshmėri me metodėn e Kur’anit dhe tė sunnetit tė Profetit.

    Ėshtė shkak pėr mėkėmbjen nė tokė dhe devijimi nga kjo rrugė ėshtė shkak pėr humbje, poshtėrim dhe dekadencė.
    Njohja e Allahut tė Lartėsuar, konform metodės sė Kura’nit dhe Sunnetit, e forcon besimin e drejtė nė Allahun dhe i bėn robėrit tė ecin nė rrugen e drejtė. Ecja nė rrugėn e drejtė i afron robėrit drejt Zotit tė tyre. Kėshtuqė Allahu do tė kėnaqet me ta, do tė zbresė mbi ta mirėsitė e Tij dhe kjo do tė bėhet shkak pėr triumfim, fitore dhe mėkėmbje tė mulimanėve nė tokė. Si rrjedhojė do tė realizohet premtimi i Allahut tė Lartėsuar: ”Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj, qė besojne dhe punojnė mirėsi e drejtėsi, se Ai patjetėr do t’u sigurojė atyre, vazhdimėsi nė tokė, ashtu siē jua siguroi Ai kėtė atyre, pėrpara tyre dhe se ai do t’u sigurojė fuqinė pėr tė zbatuar e permbushur fenė e tyre, tė cilėn Ai e ka zgjedhur pėr ta. Dhe padyshim qė Ai, do t’u japė atyre nė shkėmbim, siguri e ruajtje pas frikės sė tyre. Kėta besimtarė tė mė adhurojnė vetėm Mua dhe tė mos bashkojnė gjė tjetėr me Mua. Por kushdo qė nuk beson pas kėsaj, kėta janė fasikunė (tė pabindur).” [En-Nur: 55]

    Nėqoftėse muslimanėt, do tė devijojnė nga e drejta, qė Allahu ka pėlqyer pėr ta, kjo do tė jetė padyshim shkak pėr rėnien e sovranitetit dhe pushtetit tė tyre si dhe mėkėmbjes sė armiqve kundra tyre.

    Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit tregojnė, qė pėrhapja e kufrit, shirkut, bidadit moszbatimit tė islamit tė saktė dhe pėrēarja, ėshtė shkaku kryesor i prapambetjes dhe i poshtėrimit.

    Gjithashtu edhe ngjarjet tragjike, qė i ka kaluar bota islame dhe vazhdon tė jetė nė shumė prej tyre, dėshmojnė se largimi nga islami i saktė dhe pėrhapja e koncepteve tė gabuara rreth islamit ėshtė shkaku kryesor i tyre.
    Ibnu Tejmija ka dhėnė shembuj tė shumtė, pėr pasojat shkatėrruese tė humbjeve, devijimeve, dhe bidateve nė botėn islame. Ai ka thėnė se: “Qeverija ‘Umuuije’ ka rėnė pėr shkak tė bidatit tė Xhaėd ibni Derhem i cili mohonte cilėsitė e Aleut”.

    Nė fundin e shekullit tė pestė tė hixhrit, kryqėtarėt filluan tė pushtonin fiset ‘shame’ njėra pas tjetrės, derisa e morėn “Bejtul Makdesin” dhe mė pas e rrethuan Damaskun, kėshtuqė banorėt e Shamit ishin nė gjendjen mė tė rėnduar, midis kafirėve tė krishterė dhe hipokritėve ateistė.

    Ibnu Tejmija nė lidhje me kėto ngjarje, ka sqaruar: “Shfaqja e hipokrizisė, bidateve dhe e shthurjes, gjėra qė bien nė kundėrshtim me fenė e tė dėrguarve, ka qėnė shkak pėr tė sunduar armiqtė mbi muslimanėt.”

    Nga ana tjetėr ai ka sqaruar, se si ka ndikuar shfaqja e devocionit fetar dhe ndjekja nė mėnyrė tė pėrpikt e fesė, nė kohėn e Nured-din Eshehid dhe Salahud-din Ej-jubi pėr luftimin e “Elubejdij-jin”, renegatėve, njerėsve tė prishur dhe kryqėtarėve.

    Dijetari i shekullit Albani (Allahu e mėshiroftė), pasi qė ka sqaruar rėndėsinė e besimit sipas asaj qė ka ardhur nė Kur’an dhe nė Sunnetin e saktė ka thėnė: “Shumica e davetēijve tė Islamit sot, i lėnė muslimanėt tė pėrēarė nė idetė dhe mendimet e tyre dhe nuk interesohen pėr ti bashkuar nė Islamin e saktė, qė ka ardhur nė Kur’an dhe Sunnetin e saktė. Disa prej tyre, kryesisht interesohen pėr t’i orientuar nė sjelljen Islame dhe disa tė tjerė nuk kanė punė tjetėr pėrveēse t’i arsimojnė pasuesit e tyre nė politikė, ekonomi dhe tė tjera sfera, rreth tė cilave vėrtitet fjala e shumicės sė shkrimtarėve sot. Ndėrmjet tyre vėrejmė njerėz, qė nuk falin namazin dhe megjithatė ata pretendojnė, se do tė krijojnė shoqėrinė Islame dhe do tė gjykojnė me ligjin e Allahut! Sa larg qė janė! Padyshim qė njė shoqėri e tillė, ku do tė gjykohet me ligjin e Allahut, nuk mund tė realizohet, vetėm nėqoftė se propoganduesit do tė fillojnė me atė qė filloi i Dėrguari i Allahut, duke ftuar nė rrugė tė Allahut sipas asaj qė ka ardhur nė Kur’an dhe qė e ka sqaruar i Dėrguari i Allahut.”

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Pjesa e parė:


    1. Bazat e Emrave tė Allahut tė Lartėsuar
    2. Nėntėdhjet e nėntė Emra tė Allahut tė marrė nga Kur’ani dhe Sunneti i saktė.




    Bazat e Emrave tė Allahut tė Lartėsuar

    Baza e parė:Emrat e Allahut janė tė gjithė tė bukur, tė pėrkryer dhe tė pėrsosur.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė: " Me tė vėrtetė Allahut i takojnė emrat e pėrkryer e tė bukur prandaj luteni Atė me ta" [El-Isra: 110]

    Ata janė tė tillė, sepse pėrmbajnė kuptime dhe cilėsi, tė cilat janė tė pėrkryera dhe tė pėrsosura.

    Shprehjet pėrsa i pėrket kuptimit tė tyre ndahen nė tre grupe:

    1) Shprehje apo fjalė, tė cilat kanė nė mėnyrė absolute, gjithmonė kuptim tė bukur, tė pėrkryer. Emrat e Allahut janė tė gjithė tė tillė.
    2) Shprehje apo fjalė, tė cilat kanė herė kuptim tė mirė dhe herė kuptim jo tė mirė.
    3) Shprehje apo fjalė, tė cilat kanė gjithmonė kuptim tė mangėt, jo tė mirė.

    Nuk ka dyshim, se emrat e Allahut janė prej shprehjeve tė grupit tė parė.
    Ēdo emėr i Allahut pėrmban cilėsi tė pėrsosura, tė pėrkryera.

    Tė sjellim disa shembuj pėr kėtė: Emri i Allahut الحي – El haj –( i Gjalli - i Pėrjetshmi).
    Ky emėr i Allahut, pėrmban jetėn e pėrsosur dhe tė pėrkryer tė Allahut tė Madhėruar, e cila nuk ka fillim dhe mbarim. Nuk i ka paraprirė Atij mosekzistenca nė tė kaluarėn dhe kurrė nuk do Ti vijė nė tė ardhmen.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė: "Dhe mbėshtetu tek i gjalli i Cili nuk vdes".

    Po ashtu Allahu nė Kur’an ka thėnė: "Ai Allahu ėshtė Njė i vetėm dhe i pashok i Gjallė i Pėrjetshėm ".

    Jeta e Allahut nė mėnyrė tė pashmangshme tregon pėr dijen, shikimin, dėgjimin dhe tė tjera prej cilėsive tė Tija tė pėrsosura dhe tė pėrkryera.

    Emri i Allahut العليم - El Alijm – (i Gjithėdituri) pėrmban dijen e pėrkryer tė Allahut. Atij nuk i ka paraprirė padituria, asgjė nuk ka qenė jashtė dijes sė Tij dhe nuk do tė jetė mė vonė. Ai nuk mund tė harrojė asgjė.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė:
    "Dija e tyre ėshtė tek Zoti im nė shkresėn e duhur Zoti im nuk ėshtė i pavetėdijshėm dhe Ai nuk harron." [Taha: 52]

    "Dhe tek Ai janė ēelėsat e tė fshehtės qė nuk i di ato askush pėrveē Tij, Ai di ēfarė ka nė tokė dhe nė det, nuk ka asnjė gjethe qė bie dhe Ai tė mos ketė dijeni pėr tė. Nuk ka asnjė grimcė nė errėsirėn e tokės, asgjė tė njomė ose tė thatė qė tė mos jetė shkruar nė shkrim tė qartė " [El-Enam: 59]

    "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin asaj. Ai e di vendbanimin dhe vendruajtjen e saj e tė gjitha kėto janė nė librin e qartė" [Hudė: 6]

    "Me tė vėrtetė Allahut nuk i fshihet asgjė nė qiej e as nė tokė".
    "Ai e di gjithēka qė ėshtė nė qiej e nė tokė dhe e di atė tė cilėn e fshihni dhe e shfaqni, me tė vėrtetė Allahu ėshtė i ditur pėr atė qė fshehin gjokset." [Et-Tegabun: 4]

    Emri i Allahut الرحمن –Er-Rahman, ( i Gjithėmėshirshmi.), ėshtė njė prej emrave tė bukur tė Allahut. Pėrmban cilėsinė e mėshirės sė pėrkryer pėr tė cilėn Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ka thėnė. "Me te vėrtetė Allahu ėshtė mė i mėshirshėm pėr robėrit e Tij se sa kjo grua pėr fėmijėn e saj".
    Bėhet fjalė pėr njė nėnė, qė e gjeti foshnjėn e saj ndėrmjet robėrve, e mori atė, e vendosi nė prehrin e saj dhe i dha gji. Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem, pasi vuri re veprimin e nėnės sė foshnjės tha fjalėt e lartėpėrmendur.

    Emri الرحمان Er-Rrahman tregon se mėshira e Allahut, ėshtė Gjithpėrfshirėse. Allahu thotė nė Kur’an: "Mėshira Ime ka pėrfshirė ēdo gjė".
    Pėr duanė qė melaiket e bėjnė pėr besimtarėt Allahu ka thėnė:

    "Zoti ynė ke pėrfshirė ēdo gjė me mėshirė dhe dije ".

    Ēėshtje:

    Ēdo emėr i Allahut, duke e marr parasysh mė vete ka bukuri dhe pėrkryerje. N.q.s do tė pėrmendet sėbashku me njė emėr tjetėr, ky bashkim pėrbėn njė bukuri dhe nje pėrkryerje tjetėr, mbi bukurinė dhe pėrkryerjen qė ka ēdo emėr mė vete. P.sh: emri i Allahut العزيز - El-Aziz tregon pėr fuqinė dhe krenarinė e plotė dhe tė pėrkryer tė Allahut. Ndėrsa Emri الحكيم- El-Hakim tregon pėr gjykimin me drejtėsi tė Allahut dhe pėr urtėsinė e Tij. Kur kėta dy emra pėrmenden sė bashku, kjo tregon pėr njė pėrkryerje tjetėr. N.q.s. i Gjithfuqishmi, Krenari, i Lartėsuari, nuk do tė ishte i Urtė dhe gjykues i drejtė mund tė bėnte padrejtėsi, sikurse ndodh me njerėzit e lartė nė kėtė dynja e N.q.s. gjykuesi i drejtė dhe i Urtė, nuk do tė ishte i Lartė, i Fortė, Krenarė, ai mund tė cilėsohej si i dobėt, i paaftė siē cilėsohen krijesat qė janė tė drejta dhe tė urta por jo tė fuqishme. (Nuk do tė pranohej gjykimi i tij)

    Tė gjithė emrat e Allahut, kanė domethėnie tė qartė, pra tė gjithė janė محكمة "muhkeme" qė do tė thotė:
    “Tė qartė, tė kuptueshėm".

    Pėrsa i pėrket cilėsive, tė cilat i pėrmbajnė kėto emra, ato janė محكمة "muhkemetun"nga njė anė dhe متشابه "muteshabihe" tė pakuptushme pėr nga ana tjetėr.
    Cilėsitė janė محكمة muhkemetun" pėr sa i pėrket domethėnies sė tyre dhe متشابهة "muteshabihe" (tė pakuptueshme, tė pakonceptueshme) pėr sa i pėrket pėrshkruarjes sė formės dhe mėnyrės se si ato janė. Mė gjėrė rreth kėsaj teme do tė flasim nė kapitullin e cilėsive.

    Baza e dytė: Besimi nė emrat e Allahut ka tre kushte. Kush nuk plotėson kėto tre kushte, besimi i tij nė emrat dhe cilėsitė e Allahut ėshtė i pasaktė:

    Kushti i parė: “Besimi nė emrat e Allahut.”.

    Ky kusht pėrmban dy rregulla:

    A- Pohimi i emrave tė Allahut nė mėnyrė konkrete.

    Si p.sh Errahman الرحمن-, Errahijm – الرحيم tė dy kėta emra ia pohojmė realisht Allahut.
    Ka thėnė Shejhu Islam ibnu Tejmie رحمه الله: "Tė gjithė ata, tė cilėt ia pohojnė emrat Allahut tė Madhėruar, besojnė se Ai ėshtė "الحي El-Haj" (i Gjalli, i pėrjetshmi") realisht dhe"العليم – El-Alijm"(i Gjithėdijshėm) realisht dhe kėshtu me radhė nė tė gjithė emrat e Tij.

    B-Prej besimit nė emrat e Allahut ėshtė besimi qė Allahu nuk u pėrngjason krijesave.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Asgjė nuk i ngjason atij ”.

    Kushti i dytė: “Besimi nė domethėnien (kuptimin) e emrave tė Allahut dhe nė cilėsitė qė pėrbajnė emrat e Allahut.

    Ai qė beson, vetėm nė emrat e Allahut dhe nuk beson se kėto emra kanė domethėnie tė kuptueshme pėr ne, besimi i tij nė emrat e Allahut nuk ėshtė i saktė. Pėr kėtė tregojnė dy fakte;

    a- Mosbesimi nė domethėniet qė kanė emrat e Allahut ėshtė الإلحاد - " ilhadi " (devijimi) mė i madh nga e vėrteta nė emrat e Allahut.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė:
    "Lėri ata tė cilėt devijojnė nė emrat e Allahut, ata do tė shpėrblehen pėr atė qė kanė vepruar".( Araf 180 )

    b- Ne kemi thėnė, nė rregullin e parė qė emrat e Allahut janė tė bukur me domethėnie tė pėrkryer. Siē dihet emri i bukur nga emri jo i bukur dallohet nga domethėnia dhe sikur emrat e Allahut mos tė pėrmbanin domethėnie dhe cilėsi tė pėrkryera sikurse thonė grupet e humbura atėhere nuk do tė ishin tė bukur nė kulmin e bukurisė.

    Ēdo emėr i Allahut ėshtė "علم – Alem" (Emėr i pėrveēėm qė tregon pėr qėnien e Allahut) dhe وصف" - uesfun "(Atribut qė tregon pėr njė cilėsi dhe domethėnie tė caktuar).

    Emrat e Allahut janė tė pėrveēėm duke marrė parasysh faktin qė ato tregojnė pėr qėnien e Allahut dhe atribute duke marrė parasysh domethėniet dhe cilėsitė qė tregojnė pėr to. Atėherė tė gjithė emrat e Allahut janė sinonime pėrsa i pėrket faktit qė ato tregojnė pėr njė qėnie tė vetme (Allahun), kurse pėrsa i pėrket cilėsive dhe domethėnieve qė tregojnė pėr to janė tė ndryshme, sepse ēdo emėr tregon pėr njė cilėsi dhe kuptim qė nuk tregon pėr to emri tjetėr.
    Ibnu Uthejmini رحمه الله ka thėnė:” Pėr kėtė tregon Kur’ani dhe gjuha arabe. Nė njė ajet tė Kur’anit Allahu thotė:
    " Ai ėshtė Mėkatėfalėsi, Mėshirbėrėsi " [Junus: 107]

    Kurse nė njė ajet tjetėr thotė:
    " Zoti yt ėshtė mėkatfalėsi( El-Gafurr) qė ka mėshirė (rrahme) ".

    Emrin الرحيم" – Err-Rrahijm tė pėrmendur nė ajetin e parė e ka shpjeguar nė ajetin e dytė me fjalėn e tij: ذوالرحمة – qė ka mėshirė. Kjo tregon se, emri i Allahut الرحيم – Err-Rrahiim e ka kuptimin: Allahu ka Mėshirė.

    Sikurse Err-Rrahiim po ashtu edhe ēdo emėr tjetėr i Allahut ka domethėnie.”
    Tė gjithė dijetarėt e gjuhės arabe dhe tė gjithė njerėzit me llogjikė tė shėndoshė e mbėshtesin kėtė qė e thamė.Nuk mund ti thuhet الحي" – El-Haj"( i Gjalli), vetėm atij qė ka jetė dhe nuk mund ti thuhet العليم" – El-Alijm "( i Gjithėdituri), vetėm atij qė ka dije,e jo atij qė nuk ka dituri.

    Nga kjo qė sqaruam, del nė pah (bėhet i qartė) devijimi dhe humbja e muėtezilive, tė cilėt i kanė mohuar domethėniet dhe cilėsitė qė i pėrmbajnė emrat e Allahut. Muėtezilitėt thonė se: po t’i pohonim Allahut shumė cilėsi,kjo do tė thonte se qėniet e pafillimta janė shumė, kur dihet qė i pafillimtė ėshtė vetėm Allahu i Lartė.
    Kjo arsye ėshtė e pasaktė dhe e pallogjikshme. Argumentet e Kur’anit dhe tė sunnetit, si dhe llogjika e shėndoshė e hedhin poshtė kėtė.

    1- Pėrsa i pėrket Kur’anit dhe sunnetit, Allahu i Lartė e ka pėrshkruar veten e Tij nė Kur’an, me shumė cilėsi e atribute.

    N.q.s kėto cilėsi, do tė tregonin se ka shumė tė pafillimtė krahas Allahut, atėherė Allahu nuk do tė kishte pėrmendur nė Kur’an se Ai ėshtė i cilėsuar me kėto cilėsi. Allahu thotė nė Kur’an:

    " Me tė vėrtetė goditja e Zotit tėnd ėshtė e fortė. Me tė vėrtetė Ai ėshtė i Cili e fillon dhe e pėrsėrit krijimin dhe Ai ėshtė qė i fal mėkatet dhe ėshtė i dashur. Ai ėshtė Zot i arshit madhėshtor dhe gjithėveprues i asaj qė dėshiron punon." [Buruxh: 12-15]

    Gjithashtu Allahu ka thėnė nė Kur’an:

    "Madhėroje emrin e Zotit tėnd mė tė Lartit i Cili krijoi (gjithēka) dhe pastaj e pėrpjestoi drejt (kėtė krijim)" [El- A’ėla: 1-2]
    Nė kėto ajete Allahu na ka bėrė tė njohur pėr veten e tij disa cilėsi. Sikur tė ishte e saktė ajo qė thonė muėtezilitėt, nuk do t’ia kishte atribuar vetes sė Tij kėto cilėsi.

    2- Llogjika:

    Llogjika e shėndoshė tregon, se cilėsia e njė qėnie nuk ėshtė e shkėputur nga ajo por ėshtė veti (atribut) thelbėsore dhe e pėrhershme e saj. Prandaj cilėsitė janė veti (atribute) tė Allahut i Cili ėshtė cilėsuar me to.

    Mendja e njeriut nuk mund tė pėrfytyroj asnjė ekzistencė tė pa cilėsuar me disa veti tė saj. Ēdo qenie domosdoshmėrisht ėshtė e cilėsuar me vetitė e mėposhtme;

    1- Cilėsia e ekzistimit .
    2- Qėnia e ekzistimit tė saj i mundshėm ose i domosdoshėm,( i detyrueshėm).
    3- Kjo ekzistencė ėshtė cilėsi e njė trupi ose ėshtė trupi vetė.


    Pasi sqaruam, qė emrat e Allahut janė tė gjthė tė bukur, sepse pėrmbajnė domethėnie tė pėrkryera, bėhet e ditur qė (الدهر – Ed-dehru) "koha", nuk ėshtė prej emrave tė Allahut. Kjo fjalė (koha) nuk pėrmban domethėnie tė bukur dhe tė pėrkryer qė tė jetė prej emrave tė Aleut dhe sepse الدهر׳ –Ed-dehėr׳ ėshtė emėr i kohės, koha ėshtė e krijuar, ajo ėshtė – ” kalimi i ditėve dhe i netėvė”.

    Allahu Teala thotė nė Kur’an pėr mohuesit e ringjalljes:

    " Ata thanė se kjo nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se jetė e kėsaj bote, vdesim e ngjallemi dhe nuk na shkatėrron (zhduk) vetėm se(الدهر Ed-dehėr) koha."

    Kėtu bėhėt fjalė se shkatėrruese ėshtė “ed-dehr الدهر׳” e cila ėshtė :“kalimi i ditėve dhe i neteve”:. Ndaj -Ed-dehėr׳ (koha), nuk ka ndonjė domethenie tė bukur, tė pėrkryer qė tė jetė emėr prej emrave tė bukur tė Allahut.

    Pėrsa i pėrket hadithit tė Profeti s.a.u.s, ku thuhet se Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
    " Mė bėn keq Mua biri i Ademit (mė shan, nuk mė lartėson, pastron, dlirėson nga tė metat), ai e shan kohėn kur Unė jam koha. Nė dorėn time ėshtė komandimi dhe rregullimi i ēėshtjeve. Unė bėj ndryshimin e natės dhe tė ditės."
    Ky hadith nuk tregon se koha ėshtė prej emrave tė Allahut. Ajo qė shanin disa nga bijtė e Ademit, ėshtė; “koha nė tė cilėn ndodhin ngjarje tė ndryshme dhe e cila pėrbėhej nga kalimin i ditės dhe i natės”. Tė gjitha kėto janė tė krijuara prandaj fjala e Allahut nė hadith - "…Unė jam koha..." - ėshtė shpjeguar me fjalėt qė kanė ardhur pas saj - "…nė dorėn time ėshtė komandimi dhe rregullimi i ēėshtjeve, Unė bėj ndryshimin e natės dhe tė ditės.".

    Kjo tregon se, Allahu me fjalėn “koha ed-dehėr” ka patur pėr qėllim; “ Unė jam krijuesi i kohės, bėj ndryshimin e ditės dhe tė natės.”. Nė hadith, koha ėshtė pėrshkruar si diēka qė ndryshon dhe rrotullohet. Allahu nuk mund tė jetė Ai qė ndryshon dhe rrotullohet, por Ai qė bėn ndryshimin dhe rrotullimin.
    Tė gjitha kėto fakte, tregojnė se koha nuk ėshtė perj emrave tė bukur tė Allahut.


    Kushti i tretė: Besimi dhe pohimi i veprimeve, i ndikimeve dhe pasojave qė rrjedhin nga emrat e Allahut.

    P.sh: Emri i Allahut: "الرحيم Err-Rrahim, Mėshirbėrėsi", tregon se Allahu ka "حمة - rrahmet, mėshirė", dhe si rrjedhojė e mėshirės sė Tij ėshtė mirėbėrja ndaj krijesave tė Tij. Futja e disa prej tyre nė xhennet, zbritja e shiut e tė tjera pasoja, ndikime e veprime qė rrjedhin nga mėshira e Allahut. Gjurmėt e mėshirės sė Allahut nuk mund tė numėrohen.

    Jo tė gjithė emrat e Allahut kanė veprime, ndikime,gjurmė dhe pasoja qė rrjedhin prej tyre, porse nė lidhje me kėtė ēėshtje, emrat e Allahut ndahen nė dy grupe:

    Grupi i parė: Emrat prej tė cilėve rrjedhin, veprime, pasoja, ndikime, domethėnia e tė cilėve mund tė quhet kalimtare, veprore.

    Si pėr shembull emri i Allahut "الرحيم – Err-rrahiim, Mėshirbėrėsi". N.q.s domethėnia e emrave tė Allahut ėshtė veprore kalimtare atėherė duhet tė pohojmė tre gjėra.

    a- Pohimi qė ky ėshtė emėr i Allahut.
    b- Pohimi i cilėsisė qė pėrmban ky emėr.
    c- Pohimi i veprimit, ndikimit dhe i pasojės qė pėrmban ky emėr.


    Prandaj, dijetarėt islam kanė thėnė: "Nėse kaēakėt (banditėt), qė dalin nė rrugė pėr tė frikėsuar njerėzit, pėr t’i grabitur, apo pėr t’i vrarė, pendohen para se t’i kapin organet kompetente, masa penale qė e ka obliguar sheriati pėr raste tė tilla nė tė drejtėn e tyre nuk zbatohet, por ata falen .

    Allahu thotė nė Kur’an:
    " Pėrveē atyre, tė cilėt pendohen pėrpara se t’i kapni (tė hyjnė nėn pushtetin tuaj), atėherė dijeni se Allahu ėshtė Mėkatfalės, Mėshirbėrės."

    Dijetarėt, kėto dy emra i kanė marrė si argument, qė tregon se Allahu u ka falur mėkatet atyre dhe i ka mėshiruar me moszbatimin e dispozitės sė sheriatit nė tė drejtėn e tyre.

    Ibnu Kajim El Xhevzijetu ka thėnė: "Vėreni, nė veprimet, ndikimet dhe gjurmė e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė mėshirės sė Allahut. Ai me Mėshirėn e Tij na ka dėrguar tė Dėrguarit dhe na ka zbritur librin, na ka mėsuar pasi ishim tė paditur dhe na ka bėrė tė shikojmė pasi ishim tė verbėr e na ka udhėzuar pasi ishim tė humbur. Me Mėshirėn e Tij na ka lajmėruar pėr cilėsitė, emrat dhe veprat e Tij, kėshtu qė ta njohim Atė me to. Me mėshirėn e Tij na ka mėsuar atė qė nuk e dinim. Me mėshirėn e Tij ka bėrė pėr ne diellin dhe hėnėn, ditėn dhe natėn.

    Grupi i dytė: Emrat qė nuk rrjedhin prej tyre veprime, pasoja dhe ndikime, domethėnien e tė cilėve mund ta quajmė joveprore, jo kalimtare.

    Nė lidhje me kėto emra duhet tė pohojmė dy gjėra:

    a- Besimi (pohimi) i emrit tė Allahut.
    b- Besimi (pohimi) i cilėsisė qė e pėrmban ai.


    Shembull, emri i Allahut " الحي El-Haj, i Gjalli i Pėrjetshmi ", nė lidhje me tė cilin duhet pohuar.

    1- Emri “الحي, Elhaj"
    2- Cilėsia qė e pėrmban:" الحياة El-hajat, jeta”.

    Baza e katėrt: Emrat e Allahut janė tė gjithė "teukifije -توقيفية" (Teukifij’jetu do tė thotė: Emrat e Allahut merren vetėm nga Kur’ani dhe Sunneti i saktė).

    Mendja e njeriut nuk ka tė drejtė ta emėrtojė Allahun, me emra tė cilėt nuk kanė ardhur nė Kur’an dhe Sunnet, sikur kanė bėrė filozofėt, disa prej muėtezilive dhe sufitė...Por duhet, qė emrat e Allahut Teala tė merren vetėm prej Kur’anit dhe Sunnetit tė saktė.

    Ta quajmė Allahun, me emra qė nuk kanė ardhur, as nė Kur’an dhe as nė Sunnet ėshtė padrejtėsi nė tė drejtėn e Allahut Teala. Ėshtė detyrė tė jemi tė edukuar me Allahun Teala dhe tė qėndrojmė nė tekstet e Kur’anit dhe tė Sunnetit. Ka thėnė Allahu i lartėsuar nė Kur’an:

    "Dhe mos e thuaj atė pėr tė cilėn nuk ke dituri, se me tė vėrtetė tė dėgjuarit, tė shikuarit dhe zemra tė gjitha kėto janė pėrgjejgjėse. Secila prej tyre do tė pyetet." [El-Israė’: 36]

    "Thuaj: (Por nė tė vėrtetė) gjėrat qė i ka ndaluar Zoti im janė El-Fahisha (gjynahet e mėdha, ēdo lloj afrimi me gratė jashtė martesės etj.) qė kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera tė ēdo lloji), shtypja pa tė drejtė, vėnia shok Allahut nė adhurim (adhurimi i tė tjerėve pėrkrah a pėrveē Atij), gjė pėr tė cilėn Ai nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė dhe asnjė provė si dhe pėrfolja pėr Allahun pėr gjėra pėr tė cilat ju nuk keni asnjė dijeni. " [Al-A’raf: 33]

    "O njerėz! Hani nga ēfarė ėshtė e ligjshme dhe e mirė nė tokė dhe mos ndiqni gjurmėt e shejtanit. Padyshim qė ai ėshtė pėr ju armik i hapur. *Shejtani ju urdhėron ju vetėm tė keqen dhe Fahsha (ē’ėshtė gjynah dhe e dėnueshme) (si) dhe qė ju tė thoni kundėr Allahut ēfarė ju nuk e dini." [El-Bekare: 168-169]

    Basa e pestė: Emrat e Allahut, nuk janė tė kufizuar me ndonjė numėr tė caktuar.


    Pėr kėtė tregon hadithi i trasmetuar nga Abdullah Ibnu Mes’udi, se Profeti alejhi selam ka thėnė: "Nuk e kap ndonjėrin kurrė ndonjė brengė, pikėllim apo vėshtirėsi dhe thotė: “O Allah unė jam robi yt, biri i robit tėnd dhe biri i robėreshės tėnde. Unė jam nė dorėn tėnde dhe nė tė drejtėn time zbatohet gjykimi Yt. Caktimi Yt pėr mua ėshtė i gjithė i drejtė. Tė lus Ty me ēdo emėr qė Ti e ke, me tė cilin e ke quajtur vetenTėnde, ose e ke zbritur nė librin Tėnd. Ia ke mėsuar ndonjėrit prej krijesave tė Tua, ose e ke ruajtur nė dijen Tėnde tė fshehtė, e cila ėshtė tek Ti. Ta bėsh Kur’anin e Madhėruar pranverėn (gjallėrimin, gjelbėrimin) e zemrės time dhe dritėn e gjoksit tim.Tė tillė qė tė mė largojė brengėn, mėrzitjen dhe vėshtirėsinė time.” Vetėm se Allahu e zhduk brengėn, mėrzitjen dhe vėshtirėsinė e tij dhe ia zėvendėson atė me gėzim e lumturi.” (Tr. Ahmedi, Hakimi dhe Shejkh Albani e ka bėrė tė saktė.)

    Ky hadith tregon qė emrat e Allahut nuk janė tė kufizuar me ndonjė numėr tė caktuar, sepse emrat qė i di Allahu, tė cilėt janė nė dijen e Tij tė fshehtė, nuk i di asnjėri prej krijesave tė Tij. Prandaj nuk i lejohet askujt, qė tė kufizojė emrat e Allahut me ndonjė numėr tė caktuar.

    Pėrsa i pėrket hadithit, ku Profeti alejhi selam thotė: "Me tė vertetė Allahu ka 99 emra tė cilėt kush i mėson pėrmendėsh hyn nė xhenet.” (Tr. Muslim), nuk tregohet nė tė, se emrat e Allahut janė tė kufizuar nė 99.
    Imam Neveviu ka thėnė: "Tė gjithė dijetarėt janė tė njė mendimi; “ ky hadith nuk tregon se emrat e Allahut janė tė kufizuar nė 99”, sepse qėllimi i Profetit nė kėtė hadith nuk ėshtė qė emrat e Allahut janė tė kufizuar nė 99 dhe nuk ka emra tė tjerė pėrveē tyre, por qėllimi i Profetit ėshtė se Allahu ka 99 emra prej emrave tė Tij, tė cilėt kush i mėson pėrmendėsh Allahu e fut nė xhenet.

    Kjo nuk do tė thotė qė, nuk ka emra tė tjerė, por kėto 99 emra janė tė tillė qė nėse njeriu i mėson, i kupton dhe punon me ta hyn nė xhennet. Kjo ėshtė e ngjashme me fjlalėt e mėposhtme: "Filani ka 100 derhemė tė pregatitur pėr ti dhėnė sadaka.” Kjo nuk do tė thotė se ai nuk ka derhemė tė tjerė, tė cilėt nuk i ka llogaritur t’i japė sadaka. Pra fjala e Profetit alejhi selam nė hadith "…kush i mėson ato pėrmendesh hyn nė xhennet " ėshtė plotėsim i fjalisė sė parė e jo fillim i njė fjalie tė re.

    Si pėrfundim qėllimi i Profetit ėshtė lajmėrimi pėr hyrjen nė xhennet me mėsimin e kėtyre emrave pėrmendėsh dhe jo lajmėrimi pėr kufizimin e emrave tė Allahut.
    Pėrcaktimi i 99 emrave nuk ka ardhur as nė Kur’an e as nė sunnet tė saktė.

    Kurse hadithi i transmetuar nga Tirmidhiu e ky nga Veli bin Muslim pėr pėrcaktimin e 99 emrave ėshtė i dobėt, sepse Velidi ėshtė i dobėt.
    Shejkhu Islam ibnu Tejmie ka thėnė: “Tė gjithė dijetarėt qė kanė dituri rreth shkencės sė hadithit, janė tė njė mendimi se Profeti nuk i ka pėrcaktuar 99 emrat, ndėrsa hadithi qė ka transmetuar Velidi ėshtė i dobėt.”.
    Nė njė vend tjetėr nė fetaua ai ka thėnė: “Velid bin Muslim i ka marrė kėto emra prej disa mėsuesve tė tij nga Shami sikurse ėshtė sqaruar nė disa prej rrugėve tė hadithit tė tij.”.
    Ibn Haxher Elaskalani ka thėnė: “Defekti qė shkakton dobėsin e hadithit, sipas mendimit tė Buhariut dhe Muslimit, nuk ėshtė vetėm fakti qė atė e transmeton vetėm Velid bin Muslim, (i cili ėshtė i dobėt) por ka edhe difekte tė tjera si: "idtirrab" (mosmarrveshje nė lidhje me trasmentimin e tij), "idrraxh"(shtesa ne tekst) dhe Velid ėshtė "mudel-lis".


    Baza e Gjashtė: Devijimi nė emrat e Allahut (Ilhadi)

    Pėrkufizimi i Ilhadit ėshtė: Devijimi nė emrat e Allahut, me mohimin ose shtrembėrimin e realiteteve tė tyre dhe tė domethėnieve tė tyre, nga e vėrteta qė ėshtė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet.

    Ilhadi (devijimi) nė emrat e Allahut, ndahet nė 4 lloje:

    1- Ta emėrtosh Allahun Teala me emra qė nuk kanė ardhur as nė Kur’an e as nė Sunnet ėshtė devijim, sepse ne kemi thėnė se emrat e Allahut janė teukifije. Pėr shembull siē kanė vepruar kristjanėt tė cilėt e quajtėn baba Allahun, ose siē vepruan filozofėt qė e quajtėn “arsyeja vepruese”.

    2- Tė nxjerrėsh nga emrat e Allahut emra pėr idhujt, ėshtė devijim gjithashtu, sepse kėto emra janė tė veēantė pėr Allahun Teala, ashtu sikursė ibadeti i takon vetėm Atij. Prandaj emėrtimi i tė tjerėve me kėto emra, nė atė mėnyrė qė i takojnė vetėm Alllahut, me qėllim qė tu kushtohet adhurimi pėrveē Allahut, ose tu dedikohen cilėsi qė nuk u takojnė, ėshtė “Ilhad”. Si psh.: Veprimi i mushrikėve, tė cilėt nxjerrnin nga emri i Allahut " العزيز El-Azijz – I Potfuqishmi, emėr pėr idhullin e tyre "El-uz’za" dhe El-lat. Nga emri i Allahut "El-Ilah"– I Adhuruari. Menat nga emri i Allahut "El-Menan"– Dhuruesi.

    3- Tė mohosh emrat ose domethėniet dhe cilėsitė qė i pėrmbajnė ata, si dhe tė mohosh rregullat dhe veprimet, qė rrjedhin prej tyre, ėshtė gjithashu deviijim, sepse besimi nė emrat e Allahut nuk plotėsohet vetėm se duke besuar nė tė gjithta kėto.

    P.sh.Devijimi) “Ilhadi” i جهمية i Xhehmive, ėshtė mohimi i emrave dhe cilėsive tė Allahut.(Devijimi) “Ilhadi” i المعتزلة Muėtezilėve, ėshtė mohimi i cilėsive qė pėrmbajnė emrat e bukur tė Allahut. Ata thonė: “Allahu ėshtė Mėshiruesi (Err-rrahman), pa mėshirė.

    4- Ti pėrngjasosh cilėsitė qė pėrmbajnė kėta emra me cilėsitė e krijesave ėshtė devijimi nė emrat e Allahut, sepse ngjasimi i Allahut me krijesat, ose i cilėsive tė Tij me ato tė krijesave ėshtė diēka e pamundur dhe jo e saktė.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė: "Asgjė nuk i pėrngjan Atij, Ai ėshtė Dėgjuesi Shikuesi".
    Nuejm bin Hamad El Huzai ka thėnė: "Kush e pėrngjason Allahun me krijesat e tij bėn kufėr dhe kush i mohon cilėsitė, me tė cilat Allahu ka cilėsuar veten e Tij, bėn kufėr.

    Nuk ka dyshim, se cilėsitė qė Allahu, ka pėrshkruar me to veten e Tij, nuk janė tė ngjashme me ato tė krijesave.”

    Kėta ishin katėr llojet e “Ilhadit”. (Divijimi)“Ilhadi”, me tė gjitha llojet e tij ėshtė i
    palejuar, sepse Allahu i ka kėrcėnuar pėr ndėshkim tė rėndė, ata qė devijojnė ( bėjnė ilhad) nė Emrat e Tij.

    Allahu i lartėsuar ka thėnė: “Allahut i takojnė emrat mė tė bukur, ndaj luteni atė me ta dhe largohuni shoqėrisė sė atyre tė cilėt i pėrgėnjeshtrojnė Emrat e Tij. Ata do tė shpėrblehen pėr ēfarė kanė vepruar”. [El A’raf:180]
    E kundėrta e njėsimit tė Allahut, nė emrat dhe cilėsitė e tij (teuhidul esma ues’sifat), ėshtė shirku dhe ilhadi (Devijimi).

    Shirku nė cilėsitė e Allahut, do tė thotė ti vėsh ortak ose rival nė cilėsitė e Tij, ndėrsa “Ilhad-in”(Devijimin) e sqaruam mė lart.

    Pėr tė cilėsuar njė person tė veēantė (i cili pretendon se ėshtė musliman, sipas termit tė dijetarėve tė akides: prej ehlul kible) si qafir, nuk lejohet tė nxitohemi, derisa tė plotėsohen kushtet e tekfirit dhe tė elminohen pengesat e تكفير tekfirit. Jo ēdo njeri qė bie nė kufėr, bėhet qafir.

    Njeriu mund tė thotė thėnien e kufrit, ose tė bėjė punėn e kufrit, por nuk cilėsohet qafir, pėrderisa nė tė drejtėn e tij, nuk janė plotėsuar kushtet dhe nuk janė eleminuar pengesat e tekfirit. Prej pengesave mė tė rėndėsishme tė tekfirit, nė lidhje me kėtė temė, ėshtė interpretimi dhe imitimi. Pėr mė gjerė rreth rregullave tė tekfirit mund tė kthehemi nė librat e akides.

    “Kufri nė emrat dhe cilėsitė e Allahut, bėhet me mohimin e ndonjė emri ose cilėsie, qė ka ardhur nė argument tė saktė, pas informimit rreth tyre (d.m.th; mbėrritjes sė argumentit ). Gjithashtu bėhet me“ilhad-in” (devijimi dhe shtrembėrimi i tyre nga e vėrteta ), duke ndryshuar domethėnien, qė tekstet e tyre tregojnė pėr tė, pa ndonjė dilemė(mėdyshje), e cila ėshtė e tillė, qė personi mund tė justifikohet me tė”.(Marrė nga komisjoni i pėrhershėm i fetvasė.)

    Shejkh ibnu Uthejmin ka thėnė: "Mohimi i emrave dhe i cilėsive tė Allahut ėshtė dy llojesh.


    Lloji i parė: Mohim me karakter pėrgėnjeshtrimi. Ky pa dyshim ėshtė kufėr. Sikur ndonjėri, tė mohonte njė emėr prej emrave tė Allahut, ose njė cilėsi prej cilėsive tė tij, qė ka ardhur nė Kur’an dhe nė Sunnetin e saktė, si p.sh, tė thotė njė person; “Allahu teala nuk ka dorė”, ai ėshtė qafir pa kundėrshtim tek tė gjithė muslimanėt. Pėrgėnjeshtrimi i lajmit tė Allahut dhe tė i Dėrguarit tė Tij ėshtė kufėr qė tė nxjerr nga feja.

    Lloji i dyte: ėshtė mohim me karakter keq interpretimi (d.m.th. tė mos i pėrgėnjėshtrojė por t’i mohojė) nė kėtė lloj kemi tė bėjmė me dy raste:

    1. Rasti i pare: qė ky interpretim tė jetė i lejueshėm nga ana gjuhėsore (d.m.th: interpretimi qė i kanė bėrė fjalės tė jetė njė ndėr variantet e kuptimit tė fjalės nė gjuėn arabe ). Nė kėtė rast interpretimi nuk ėshtė kufėr.

    2. Rasti i dytė: interpretimi tė mos jetė i lejuehėm nė gjuhėn arabe (d.m.th. tė mos ketė asnjėfarė lidhje gjuhėsore ndėrmjet fjalės nė gjuhėn arabe dhe interpretimti qė i kanė bėrė). Nė kėtė rats ėshtė kufėr sepse mohimi ėshtė absolut. Ky interpretim nė realitet ėshtė pėrgėnjeshtrim. Shembulli i kėtij rasti ėshtė sikur tė thotė nė fjalėn e Allahut: “Pėrkundrazi tė dy duart e Tij janė gjerėsisht tė shtrira” (el Maide 64), tė thotė: Qėllimi me dy duart ėshtė: qiejt dhe toka. Me kėtė keqinterpretim ai bėhet qafir, sepse ky nuk ėshtė i saktė nė gjuhėn arabe, pra ai ėshtė mohues, pėrgėnjėshtrues. Ndėrsa shembulli pėr rastin e parė ėshtė sikur tė thotė nė interpretimin e dy duarve: janė Mirėsia dhe Fuqia e Allahut, me kėtė interpretim nuk bėhet qafir sepse dora nė gjuhėn arabe pėrdoret edhe nė kuptimin “ En-nieme – Mirėsia” por ėshtė nė kundėrshtim tė domethėnies sė saj tė drejtpėrdrejtė. (marrė nga El Mexhmeuth-Themin 2:62-63).

    Lexo nė fundin e kėtij libri Gjykimi ndaj mohuesit tė cilėsive

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Nėntėdhjet e nėntė Emra tė Allahut tė marrė nga Kur’ani dhe Sunneti i saktė.

    Pasi sqaruam nė bazėn e pestė, qė 99 emrat e Allahut nuk janė pėrcaktuar (pėrmendur) nė ndonjė hadith tė saktė, do tė pėrpiqemi qė tė pėrmendim 99 emra prej emrave qė kanė ardhur nė Kur’an dhe Sunnetin e saktė sipas principeve qė i kanė vendosur dijetarėt pėr marrjen e tytre nga Kur’ani dhe sunneti. Para se tė fillojmė duhet tė sqarojmė tri ēėshtje:

    1. Kemi pėrmendur qė emrat e Allahut nuk janė tė kufizuar me ndonjė numėr tė caktuar, sepse sikurqė ka ardhr nė hadithin e Ibn Mesudit ka emra qė i din vetėm Allahu dhe askush tjetėr pėrveē Tij dhe ka emra qė Allahu ia ka mėsuar vetėm disa prej krijesave dhe jo tė tjerėve. Pas tė gjithė kėtij sqarimi lind pyetja: Emrat e Allahut tė pėrmendur nė Kur’an dhe nė sunnet (pa i llogaritur tė tjerėt), a janė tė kufizuar me 99 apo janė mė shumė? Dijetarėt kanė dhėnė dy mendime:
    Mendimi i parė: Ėshtė qė nė Kur’anė dhe sunnet janė pėrmendur mė shumė se 99 emra derisa Ibnul Arabi nė “Ahkamul Kur’an” ka pėrmendur 146 emra dhe ka thėnė qė ka edhe mė shumė. Pastaj pėrsa i pėrket pėrcaktimit tė 99 prej tyre kanė dhėnėdy mendime:

    I pari : Duhet ti mėsosh tė gjithė emrat qė kanė ardhur nė Kur’an dhe nė sunnet,qė tė qėllosh 99 emrat sepse janė tė pėrcaktuar, por janė fshehur si ora e ditės sė xhumah,nata e Kadrit e tė tjerė.

    I dyti: Mjafton qė tė mėsosh nga tė gjithė emrat 99 prej tyre. Kushdo qė i mėson kaq emra e meriton atė shpėrblim sepse qėllimi ėshtė tė mėsohen 99 emra prej atyre qė kanė ardhur nė Kur’an dhe nė sunnet pa pėrcaktim.

    Mendimi i dytė: Ėshtė qė : Emrat qė kanė ardhur nė Kur’an dhe nė sunnet janė tė kufizuar me numrin 99 dhe nuk ka mė shumė.
    Prej studimit tė tėrėsishėm tė argumenteve tė Kur’anit dhe sunnetit rezulton qė nė to janė pėrmendur mė shumė se 99 emra, kėshtu qė ai qė mėson 99 emra tė papėrcaktuar nga emrat qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė sunnet shpresojmė qė tė arrijė shpėrblimin e pėrmendur nė hadithin e Ebi Hurejres.
    2. N.q.s kemi disa emra tė cilėt janė marrė nga njė cilėsi e vetme ēdo emėr do tė numurohet nė vete si p.sh emri i Allahut :-
    El-Kadir-القادر
    El-Kadijr-القدير =
    El-Muktedir-المقتدر
    Cilėsia e kėtyre emrave ėshtė El-Kudretu القدرة, (dhe pikėrisht kjo ėshtė edhe rrėnja e fjalės).
    ose emri i Allahut tė lartėsuar:

    El-A'ėla-الأعلى
    El-Alij-j العلي
    El-Muteal-المتعال
    Cilėsia ėshtė El-Uluu العلو -I lart.

    Ndryshimi nė disa shkronja, ose shtimi i disa shkronjave bėn qė tė ketė njė farė ndryshimi edhe nė kuptim prandaj dijetarėt janė tė gjithė tė njė mendimi se: الرحمن" - Rrahman" dhe الرحيم " - Rrahim" janė dy emra edhe pse janė marrė nga njė cilėsi e vetme (nga e njėjta rrėnjė, fjale) e cila ėshtė "الرحمة - Rrahme". Ky sqarim ėshtė marrė nga dijetari i famshėm Ibnu Haxher Elaskalani.

    3. Kur pėrmenden dy emra tė Allahut tė Lartėsuar tė shoqėruar me njėri –tjetrin, atėherė duhet ti pėrmendim tė dy sėbashku, por ēdo njėrin e numėrojmė emėr nė vete sepse ēdonjėri prej tyre ka njė kuptim qė nuk e ka tjetri si p.sh emrat e Allahut, " الباسط القابض El-Kabid – El-Basit”,” المؤخر المقدم, El-Mukadim– El-Muekhirr".Ata duhet tė pėrmenden sėbashku, sepse qė tė dy bashkė pėrbėjnė njė domethėnie e cila tregon se Allahu ėshtė gjithrregulluesi i ēėshtjeve krijuesi i vetėm, se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij dhe domethėnia e tyre nuk mund tė jetė e bukur, e pėrkryer vetėm se duke u pėrmendur tė dy sėbashku.
    Siē kemi thėnė; “Allahu ka emra tė bukur dhe tė pėrkryer”, n.q.s ne, do tė pėrmendim ēdonjėrin pa e shoqėruar me tjetrin, nuk do tė ishte lavdėrim dhe pėrkryerje pėr Zotin tonė.

    1- الله -Allah.

    Ėshtė pėrmendur nė shumė vende tė Kur’anit. Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    " Thuaj Ai Allahu ėshtė Njė." [El-Ikhlas: 1].

    Disa dijetarė kanė thėnė se ky emėr nuk pėrmban ndonjė domethėnie, por ky ėshtė njė emėr i pėrveēėm qė tregon pėr qėnien e Allahut. Ky mendim nuk ėshtė i saktė sepse origjina e kėtij emri nė gjuhėn arabe ėshtė " ilah" اله, qė do tė thotė "i adhuruar", rrėnja e fjalės إله “ilah” ėshtė " ألوهة و إلهة يأله أله “elihe, je’lehu, ilaheten dhe uluheten” qė do tė thotė; “adhuroi, adhuron, adhurim” kėshtu qė emri Allah الله ėshtė i pėrbėrė nga pjesėza “أل” “eli” dhe fjala: “إله” “ilah” (i adhuruar) si rrjedhojė kuptimi i emrit “Allahu” ėshtė: “i Adhuruari.”.

    Ibnu Abazi ka thėnė: "Allahu ėshtė Ai tė Cilit i takon ta adhurojnė tė gjitha krijesat.”.

    2- الاحد - El Ehad – njė, i vetėm.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut:

    "Thuaj, Ai Allahu ėshtė Njė, i Vetėm." [El-Ihklas: 1].

    3- الأعلى - El-Eala – mė i Larti.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: " Madhėroje Emrin e Zotit tėnd mė tė Lartit." [El-A’la: 1].

    4- لإلها - El-Ilah – i Adhuruari.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: "Dhe Ilahu (i Adhuruari) juaj ėshtė Njė i Adhuruar i vetėm." [El-Bekareh: 163]

    5- البارئ -El-Barri’ – Shpikėsi i pashėmbullt i ēdo gjėje.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: "Ai Allahu ėshtė Gjithėkrijuesi, Shpikėsi i Pashembullt i ēdo gjėje." [El- Hashėr: 24]


    6- الأكرم- El-Ekrem – mė Fisniku, mė Bujari.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: " Lexo dhe Zoti yt ėshtė mė Bujari." [Al-’Alak: 3].


    7- البر- El-Berru- Bamirėsi, Dhuruesi i madh.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: "Me tė vėrtetė Ai ėshtė El-Berr-rru (Bamirėsi, Dhuruesi i madh, Mėshirėbėrėsi…)." [Et-Tur:28].

    8- البصير-El-Basir – Gjithėshikuesi.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: "Ai ėshtė Gjithėshikuesi, Gjithėdėgjuesi." [Esh-Shura].

    9- السميع- Es-Semiė – Gjithėdėgjuesi.

    Argument pėr tė, ėshtė ajeti i mėposhtėm.

    "Ai ėshtė Gjithėshikuesi, Gjithėdėgjuesi." [Esh-Shura].



    10- التواب- Et-Teuab - Pranuesi i pendimit prej robėrve tė Tij.

    Ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut: "Me tė vėrtetė Ai ėshtė "Et-Teuabu" (Pranues i pendimit prej robėrve tė Tij),Mėshirėbėrėsi." [El-Bekare:38]








    11- الجبار- El-Xheb-bar, kuptimi i kėtij emri ėshtė:

    a- Madhėshtori, i Gjithėfuqishmi.
    b- Rregulluesi i ēėshtjeve tė robėrve tė Tij. E pasuron tė varfėrin, e shėron tė sėmuarin, ia mbyll plagėn tė plagosurit e tjerė.
    c- Urdhėruesi, tė cilit nuk mund t’i kthehet urdhėri.

    Argument ėshtė ajeti i parafundit nė suren Hashėr: "Allahu ėshtė Ai pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar,Mbizotėruesi, i Shenjti, i Gjithpėrsosuri pa asnjė tė metė, Gjithėdhuruesi i sigurisė (besimit), Gjithėvėzhguesi mbi krijesat e Tij, El-Xheb-baru(Urdhėruesi i papėrballueshėm, i Gjithėfuqishmi)." [El-Hashėr:23]

    12-الجواد-El-Xheuad – Ai qė jep dhe dhuron shumė.

    Argument ėshtė fjala e Profetit alejhi selam: "Vėrtet Allahu ėshtė Xheuad (Dhurues i Madh) qė e don dhėnien dhe bujarin.” Transmeton Ebu Nuajmi nė “Elhilje” dhe hadithi ėshtė pėrmendur nė "Sahiul Xhamiė"

    13 - الجميل El-Xhemil – i Bukuri.

    Profeti alejhi selam ka thėnė nė hadith:
    " Me tė vertetė Allahu ėshtė i Bukur dhe e do tė bukurėn." Transmeton Muslim

    Prej kėtij emri ėshtė marrė cilėsi “dhatije” El-Xhemal (Bukuria) .

    Allahut tė Lartėsuar i takon bukuria absolute. Bukuria e krijesave me tė gjitha ngjyrat, llojet dhe artet e saj tė shumta, ėshtė njė pjesė e gjurmėve tė bukurive tė Tij. Allahu ėshtė mė me meritė dhe mė i denjė, qė tė jetė bukuria atribut i Tij, sesa ēdo i bukur.

    Ai qė u ka dhuruar bukurinė qėnieve patjetėr qė ėshtė kulminacioni i bukurisė. Allahu ėshtė i bukur me qėnien e Tij, emrat e Tij, cilėsitė e Tij dhe veprat e Tij.
    Bukuria e qėnies, ėshtė aq e madhe, saqė asnjė krijesė nuk mund tė shprehė qoftė edhe diēka prej saj. Tė mjafton si argument pėr kėtė, tė dish se banorėt e xhennetit, megjithėse gjenden nė begati tė pėrhershme, kėnaqėsi dhe gėzime, qė nuk mund tė pėrshkruhen, kur shikojnė Zotin e tyre kėnaqen me bukurinė e Tij dhe harrojnė tė gjitha kėnaqėsitė qė gjenden nė to saqė do tė dėshirojnė qė tė qėndrojnė vazhdimisht, duke shikuar Allahun.

    Tė gjithė Emrat e Allahut janė, emrat mė tė bukur dhe mė tė pėrkryer. Ata tregojnė pėr pėrkryerjen e lavdisė, lartėsisė, bukurisė dhe madhėshtisė.
    Bukuria e cilėsive tė Allahut qėndron, nė pėrkryeshmėrinė, lartėsinė, lavdinė dhe madhėshtinė, qė i karaktėrizon tė gjitha ato.

    Pėrsa i pėrket bukurisė sė veprave tė Allahut, ato vėrtiten (sillen) ndėrmjet bamirėsisė, bujarisė dhe mirėbėrjes, pėr tė cilat lavdėrohet e falenderohet dhe drejtėsisė pėr tė cilėn lavdėrohet. Kjo ėshtė nė pėrputhje me urtėsinė dhe lavdinė e Tij.

    Pra nė cilėsitė e Allahut nuk ka kotėsi, marrėzi dhe padrejtėsi. Pėrkundrazi tė gjitha janė mirėsi, mėshirė, udhėzim, orjentim, drejtėsi dhe urtėsi.
    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Nuk ka dyshim qė Zoti im ėshtė nė udhėn mė tė drejtė (nė tė vėrtetėn)." [Hud: 56]

    Pėrkryerja e veprave tė Allahut rrjedh nga pėrkryerja e qėnies sė Allahut dhe cilėsive tė Tij, sepse veprat janė gjurmė e cilėsive. Cilėsitė sikur thamė, janė cilėsitė mė tė pėrkryera, prandaj nuk ėshtė e ēuditshme qė veprat e Tij, tė jenė veprat mė tė pėrkryera.

    14- الحسيب El-Hasijb – Ai qė i kėrkon llogari robėrve tė Tij pėr veprat e tyre. Ai qė i mjafton robėrve tė Tij nėse do tė mbėshteten tek Ai.

    Allahu thotė nė Kur’an: "Allahu ėshtė i mjaftueshėm pėr Llogaritės (Hasib)." [En-Nisa’:6]

    15-الحفيظ - Elhafiidh – Ruajtėsi i ēdo gjėje. Mbikqyrėsi mbi ēdo gjė. Nuk i humbet Atij asgjė prej punėve tė robėrve tė Tij.


    Allahu thotė nė Kur’an: "Me tė vėrtetė Zoti yt ėshtė mbi ēdo gjė "Hafiidh" Ruajtės." [Hud:57]

    16 الحق -El-Hak – i Vėrteti, i Pėrhershmi, i Pandryshueshmi.


    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Dhe ata do ta marrin vesh se Allahu, Ai ėshtė i Vėrteti i Qarti (El-hakk).” [En-Nur: 25]

    17-الحكم El-Hakem – Gjykuesi, tė Cilit nuk mundet askush qė t’ia kthejė dhe t’ia pėrballojė gjykimin dhe caktimin e Tij.

    Argument ėshtė fjala e Profetit alejhi selam: "Me te vėrtetė Allahu ėshtė “El-Hakem.”. Transmeton En-Nesaiu. Albani ka thėnė qė isnadi ėshtė i mirė.


    18- الحكيم El-Hakiim – Mė i Urti, Gjithėgjykuesi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "…Ai Allahu ėshtė (Azijz) i Gjithėfuqishėm (ElHakim), i Urti, Gjithėgjykuesi." [Sebe’ė: 27]

    19-الحليم El-Halijm – I Buti, i Durueshmi, i cili nuk nxiton nė ndėshkimin e robėrve tė Tij.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "Dhe me tė vėrtetė Allahu ėshtė (Alijmun) i Gjithdijshėm, (Halimun) i Durueshėm, i Butė."

    20-الحميد El-Hamijd – I Denji pėr tė gjitha lavdėrimet. I Lavderuari qė i meriton tė gjitha lavdėrimet.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: " Me tė vėrtetė Allahu ėshtė mė i Pasuri (i lirė nga ēdo nevojė). I denjė pėr tė gjitha lavdėrimet."

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    21-الحي El-Hajj – i Gjalli, i Pėrjetshmi.
    \

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė suren Ali Imran: "Allahu la Ilahe il-lahuve El HajulKaj-jum."
    Gjithashtu ka thėnė: "Tė gjitha fytyrat do tė nėnėshtrohen para ElHaj-ju, ElKaj-jum." [Taha: 111]


    22-الحيي- El-Hajijj – Shumė i Turpshmi.


    Ka thėnė El-Menave: “El-Hajijj ėshtė Ai qė ka shumė turp. Ka thėnė Profeti alejhi selam: " Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Elhajij- i Turpshėm….". Transmeton Ebu Daudi. Albani nė "Sahihul xhami" ka thėnė: “Ėshtė i saktė.”


    23-الخبير El-Khabijr – I Gjithėnjohuri pėr ēdo gjė.


    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė mė i Buti, mė dashamiri dhe gjithėnjohėsi i ēdo gjėje (Latifun Habirun)." [Haxh-xh: 63]

    24-الخالق El-Khalik – Gjithėkrijuesi.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai ėshtė Allahu, Gjithėkrijuesi ….". [El-Hashėr: 24]. [/colot] Duhet tė jemi tė qartė se krijimi si veprim i Allahut ėshtė gjė tjetėr , dhe pasojat e krijimit(krijesat) janė gjė tjetėr. Kėshtu qė krijimi ėshtė veprim i Allahut me tė cilin atribuohet qėnia e Allahut, ndėrsa pasojat e krijimit ( krijesat ) janė tė ndara, tė shkėputura nga Allahu.
    [ Marre shkurtimisht nga Mexhmul- fetua”]kap:12/435/436.
    Njė kuptim tjetėr i kėtij emri ėshtė: “Pėrcaktues i gjėrave sipas dėshirės sė Tij.”, siē ka pėrmendur Sheukani nė tefsirin e tij.


    25-الخلاق El-Khal’lak – Gjithėkrijuesi i ēdo gjėje.


    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: [color=blue] "A nuk ėshtė Ai i Cili krijoi qiejt dhe tokėn, i Zoti tė krijojė (pėrsėri) si ata? Po. Nuk ka pikė dyshimi dhe Ai ėshtė Gjithėkrijuesi, i Gjithėdituri (El-Khal’laku El-Alijm)." [Ja-Sin: 81]



    26-الرازق Err-Rrazik, Gjithėfurnizuesi.


    Ka thėnė Profeti alejhi selam: " Me tė vėrtetė Allahu ėshtė ElKhalik, ElKabid, ElBasit, Err-Rrazik (Gjithėfurnizuesi) ElMusai-ir (ēmim vėnėsi, Ai qė i vendos, i ngre dhe i ul ēmimet e gjėrave).". Transmeton Ebu-Daudi dhe Tirmidhiu. Ka thėnė Albani nė "SahihulXhamiė" se hadithi ėshtė i saktė.


    27-الرب Err-Rrab – Gjithėkrijuesi, Sunduesi, Gjithėrregulluesi i ēėshtjeve.


    Argument ėshtė hadithi, qė transmeton Muslimi: Profeti alejhi selam ka thėnė: "Pėrsa i pėrket rukusė nė tė madhėroni "Err-Rrab” (Zotin)."


    28-الرحمان Err-Rrahman – i Gjithėmėshirshmi.

    29-الرحيم-Err-Rrahijm – Mėshirbėrėsi.


    Allahu nė Kur’an ka thėnė: "Lavdėrimet dhe Falenderimet i takojnė Allahut Zotit tė botėve, i Gjithmėshirshmi, Mėshirbėrėsi." [Al-Fatiha:1-2]


    30-الرزاق Err-Rrez’zak – Gjithėfurnizuesi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Vėrtetė qė Allahu ėshtė "Err-Rrez-zak" Gjithėfurnizuesi, Zotėruesi i Fuqisė, mė i Forti." [Edh-Dharijat: 58]


    31-الرفيق Err-Rrafijk – Dashamirėsi, i Buti.


    Profeti alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė "Rrafijk" (Dashamirėsi), i Buti dhe e do butėsinė." Transmeton Muslimi.



    32-الرقيب Err-Rrakijb – Mbikqyrės i ēdo gjėje, Gjithėvėshgues.


    Allahu nė Kur’an ka thėnė:
    "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė "Rrakijb" Mbikqyrės, Gjithėvėzhgues mbi ju." [En-Nisa: 1]


    33-. الرؤوف Err-Rrauuf – Mėshirmadhi, Dashamirėsi

    Ibnul Farisi ka thėnė: “Err-Rrauf” rrjeth nga fjala ”rre’fetun” e cila tregon pėr butėsi dhe mėshirė.”. Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Rrauuf, Rrahijm." [Nur: 20]


    34-السبوح Es-Sub’buuh – I Pėrsosur, pa tė meta, pa mangėsi, pa shok dhe pa rival.”.

    Profeti alejhi selam thonte nė ruku dhe nė sezhde: "Sub-buhun, Kud-dusun, Rab-bul melaiketi ue Rr-rruh (Subuuhun, Kuduusun, Zoti i engjėjve dhe i Xhibrilit)." Transmeton Muslimi. Ka thėnė imam En-Neueuiu nė shpjegimin e kėtyre dy emrave "Subuuhun, Kuduusun - kuptimi i tyre ėshtė " مسبح Museb’bah, مقدس Mukad’des" i lartėsuari, i pastėrti, i Dliri, i Shenjti, larg tė gjitha mangėsive dhe tė metave. I Pėrsosur, pa tė meta, pa mangėsi, pa shok dhe pa rival.”.



    35-الستير Es-Sit’tir, Ai qė i mbulon dhe i fsheh tė metat dhe gabimet e robėrve.


    Argument ėshtė fjala e Profetit alejhi selam: "Vėrtet Allahu ėshtė Hajji’jun (i Turpshėm),Sit’tirun (Mbulues i tė metave dhe gabimeve tė robėrve). E do turpėrimin dhe mbulimin. Prandaj, kur tė lahet ēdonjėri prej jush le tė mbulohet (nė mėnyrė qė mos t’ia shikojnė pjesėt e turpshme njerėzit kur lahet)." Transmeton Ebu Daudi Nesaiu e tė tjerė dhe hadithi ėshtė i saktė.


    36-السلام Es-Selamu.

    Argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an:
    "Ai ėshtė Allahu, i Cili nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Tij, El-Melikul Kud-dus-Selamu (Gjithėsunduesi, i Shenjti i Gjithpėrsosuri pa asnjė tė metė)…" [El-Hashėr: 23]
    Kuptimet i kėtij emri:
    a- I Pastėrti dhe i Dliri nga tė metat e mangėsitė (i Gjithpėrsosuri pa asnjė tė metė).
    b- Ai qė u jep selam robėrve tė Tij nė xhenet.
    c- Ka thėnė Allahu nė Kur’an:

    "(Do tu thuhet): Selam (Paqja qoftė mbi ju).- Fjalė nga Zoti (Allahu), Mėshirbėrėsi." [Ja-Sin: 58].

    c-Ai i Cili i ka shpėtuar robėrit e Tij nga padrejtėsia e Tij, sepse Ai ia ka ndaluar padrejtėsinė vetes sė Tij.
    d- Shpėtuesi i robėrve tė Tij..



    37-الشافي Esh-Shafi- Gjithėshėruesi.


    Transmeton Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj) se kur ankohej ndonjė njeri nga sėmundja tė Dėrguarit (alejhi selam). Ai e fshinte (e prekte me tė djathtėn e tij) dhe pastaj thonte: "O Allah, Zoti i njerėzve, zhduke kėtė sėmundje dhe shėro, Ti je “Esh-Shafi” Gjithėshėruesi, nuk ka shėrim pėrveē shėrimit tėnd. Shėroje me njė shėrim qė nuk lė aspak sėmundje." Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.


    38 – الشاكر Esh-Shakir – Vlerėsuesi i veprave tė mira, tė cilat i veprojnė robėrit e Tij. Ai qė shpėrblen robėrit e Tij, pėr punėt qė veprojnė, qofshin pak apo shumė.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    "Kushdo qė bėn mirė me vullnetin e tij, atėhere pa dyshim qė Allahu ėshtė "Shakirun" Vlerėsues pėr gjithēka, i Gjithėditur." [El-Bekare: 158]



    39- الشكور Esh-Shekur – Ai i cili, vlerson dhe ua ēmon punėt robėrve. Ai i Cili e shpėrblen atė qė i bindet, duke ia shumfishuar shpėrblimin.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Allahu ėshtė "Shekurun", i Duruari.” [Et-Tegabun: 17]



    40-الشهيد Esh-Shehijd – Gjithėdėshmuesi, i Dituri pėr ēdo gjė.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Padyshim qė Ti je Gjithėdėshmuesi, i Dituri pėr ēdo gjė (Shehid)." [El-Maide: 116]



    41- الصمد Es-Samed,

    Kuptimi i kėtij emri ėshtė:

    a- Atij qė i drejtohen krijesat pėr ēdo nevoje, meqenėse ai ėshtė i Fuqishėm ti kryejė.
    b- I Pėrkryer. I ka tė gjitha cilėsitė, tė pėrsosura nė shkallėn mė tė lartė. Ai i Cili nuk ka asnjė tė metė.
    c- I Pėrhershmi. Ai i Cili ėshtė, i pafillim dhe i pambarim.
    d- Ai qė nuk ka nevojė pėr asgjė e tė gjitha krijesat kanė nevojė pėr Tė.
    h- Ėshtė Ai, qė nuk ka brendėsi. Shumė Selefė (paraardhės) kanė thėnė: Es-Samed ėshtė Ai i Cili nuk ka brendėsi.
    Ikrima ka transmetuar se ibnu Abazi ka thėnė: "Es-Samed ėshtė Ai, tė cilit i drejtohen krijesat pėr nevojat e tyre. Domethėnė pėr zgjidhjen e nevojave tė tyre."
    Ka thėnė ibnu Abazi: "Es-Samedu ėshtė: Zotėriu i Cili ėshtė i pėrkryer nė zotėrinė e Tij. Ai ėshtė i Shenjti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė shenjtėrinė e Tij. Ėshtė Madhėshtori, i Cili ėshtė i pėrkryer nė madhėshtinė e Tij. Ai ėshtė i Buti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė butėsinė e Tij. Ai ėshtė i Urti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė urtėsinė e Tij dhe Ai ėshtė i Dituri i Cili ėshtė i pėrkryer nė diturinė e Tij.".



    42– الغفار El-Gaf’far – Ėshtė Ai i Cili fal mėkatet e robėrve tė Tij dhe ua mbulon tė metat.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Zotit tė qiejve dhe tė tokės dhe i gjithė ēfarė gjendet ndėrmjet tyre. I Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]


    43-الغفور El-Gafuurr – Mėkatfalėsi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "Me tė vėrtetė Zoti im ėshtė Gafuurr- Mėkatfalės Rrahijm." [Jusuf-53]


    44- العزيز El-Azijz – I Gjithėfuqishmi, Ngadhnjimtari, Dominuesi mbi ēdo gjė.

    Argument ėshtė ajeti
    "Zotit tė qiejve dhe tė tokės dhe i gjithė ēfarė gjendet ndėrmjet tyre. I Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]

    45 – العالم El-Alim – i Gjithėdituri.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Pėr ēdo gjė Ne jemi tė Gjithėditur." [El-Enbija: 81]


    46 –العليم El-Alijm – i Gjithėdituri.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "…Me tė vėrtetė Ai ėshtė (Hakijm, Alijm) i Urti, i Gjithėdituri." [Edh- Dharijat: 30]



    47 – العظيم El-Adhijm – Mė Madhėshtori.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "…Dhe Ai ėshtė (El-Alijm, El-Adhijm) mė i Larti, mė Madhėshtori." [El-Bekare: 255].



    48 – العلي El-Alij’j – Mė i Larti.

    Argument ėshtė ajeti

    "…Dhe Ai ėshtė (El-Alijm, El-Adhijm) mė i Larti, mė Madhėshtori." [El-Bekare: 255].


    49 – القادر El Kadir – i Gjithėfuqishmi, i Plotfuqishmi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’anė:
    "Thuaj Ai ėshtė “El-Kadiru” i Fuqishėm tė dėrgoj ndėshkim mbi ju nga lart ose nėn kėmbėt tuaja…" [En-Aam: 65]


    50 – القاهر El-Kahir – Ngadhnjimtari, i Papėrballueshmi.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė “El-Kahiru”, i Papėrballueshmi, mė i Larti pėrmbi robėt e Tij dhe Ai ėshtė mė i Urti Gjithgjykues, i Mirnjohuri me ēdo gjė." [En-Am: 18]


    51 – القهار El-Kah’har – i Papėrballueshmi, Ngadhnjimtari.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an per Jusufin:
    "O shokėt e mi tė burgut! A janė mė mirė shumė zota tė ndryshėm, apo Allahu Njė i Vetėm “El-Kah-har” i Papėrballueshmi, mė i Larti." [Jusuf: 39]



    52 – القدير El-Kadijr - i Gjithėfuqishmi, i Plotfuqishmi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "…dhe Ai ėshtė “El-Kadijrr” i Plotfuqishėm pėr tė bėrė ēdo gjė." [El-Mulk: 1]


    53 – العفو El-Afu’u – Ai qė i fshin mėkatet e robėrve tė Tij.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "…Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Afuvun, Gafuurr (Ai qė i fshin dhe i fal mėkatet)." [Haxh: 60}


    54 – الغني El-Ganijj – Ai qė nuk ka nevojė pėr krijesat, por tė gjitha krijesat kanė nevoj pėr tė.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Allahu ėshtė Ganijun (Ai qė nuk ka nevoj pėr asgjė), Halim i Butė, Durimtar)." [El-Bekare:263]


    55- الفتاح El-Fet’tah – Gjithgjykuesi me tė drejtėn.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė El-Fet’tah, El-Alim." [Sebe’ė: 26]


    56– القدوس El-Kud’duus – i Shenjti, i Pastėrti nga tė gjitha tė metat e mangėsitė.

    Argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an: "Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar. Mbizotėruesi, El- Kudus (i Shenjti), i Gjithpėrsosuri pa asnjė tė metė." [El-Hashėr: 23]


    57 – الطيب Et-Taj’jib – i Miri.

    Profeti alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Ta’jjib, i Mirė nuk pranon pėrveēse tė mirėn." Transmeton Muslimi.


    58– القريب El-Karijb – i Afėrti ndaj atyre qė dėshiron tu afrohet prej krijesave tė Tij.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Dhe kur robėrit e Mi, tė pyesin ty (o Muhamed) pėr Mua, atėhere (pėrgjigju atyre): “Vėrtetė Unė (Allahu) jam “Karib” Aferti, Unė u pėrgjigjem duave (lutjeve) tė lutėsit kur ai mė drejtohet Mua me lutje.” [El-Bekareh: 186].

    Tė qenurit e Allahut i lartėsuar mbi krijesat dhe afėrsia e tij ndaj atyre qė dėshiron tu afrohet, janė dy cilėsi, tė cilat nuk bien nė kundėrshtim me njėra tjetrėn.
    Ai ėshtė i Larti nė afėrsinė e Tij dhe i Afėrti nė lartėsin e Tij (pėr mė gjatė, shiko nė kapitullin e cilėsive, cilėsinė e afėrsisė dhe tė afruarit e Allahut ndaj krijesave qė don tu afrohet).


    59– المجيب El-Muxhijb – Ai qė i pėrgjigjet lutjeve tė robėrve tė Tij.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Me tė vėrtetė qė Zoti im ėshtė i Afėrti (Karijb), Pėrgjigjėsi (qė i pėrgjigjet thirrjes ndaj tij)." [Hud: 61]


    60 - المحسن El-Muhsin – Mė Mirėbėrėsi.

    Profeti alejhi selam ka thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Muhsin-Bamirės dhe e do bamirėsinė (mirėbėrjen).” Transmeton Taberani dhe e ka bėrė tė saktė Shejkh Albani nė "Sahihul Xhami" dhe nė "Elir’ua".


    61 – المقتدر El-Muktedir – i Gjithėfuqishmi.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Nė kuvendin e sė vėrtetės (nė Xhenet) pranė (Melik) Sunduesit, (Muktedir) tė Gjithfuiqishėm." [El-Kamer: 55]


    62 - المليك El-Melijk - Mbisunduesi, Gjithėsunduesi.

    Argument ėshtė ajeti
    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Nė kuvendin e sė vėrtetės (nė Xhenet) pranė (Melik) Sunduesit, (Muktedir) tė Gjithfuiqishėm." [El-Kamer: 55]


    63-الملك El-Melik – Mbisunduesi.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "Allahu ėshtė Ai, veē tė cilit nuk ka tė adhuruar tė merituar, Mbisunduesi “El-Melik” …" [El-Hashėr: 23]


    64 – المتين El-Metijn – Shumė i Fuqishėm, shumė i fortė.


    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Vėrtetė qė Allahu ėshtė Gjithfurnizues, Zotėruesi i fuqisė, shumė i Fuqishėm“El-Metijn”." [Edh-Dharijat: 58]


    65 – القيوم El-Kaj-juum – I Vetėqėndrueshmi, i Cili i mban tė gjitha krijesat dhe i bėn tė qėndrojnė. Ai i Cili rregullon ēėshtjet e krijesave dhe i mbron ato, i ruan dhe kujdeset pėr to.

    Argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an: "Allahu ėshtė Ai, i Cili nuk ka tė adhurar tjetėr me tė drejtė pėrveē Tij “El-Haj-jul”, “El-Kaj-juum”…" [El-Bekareh: 255]


    66 – اللطيف El-Latijf – Mė i Buti, mė Dashamirėsi, Gjithnjohėsi. Ai i Cili e njeh ēdo gjė, qoftė e vogėl, apo e madhe.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė “El-Latifu”, “El-Habiru”." [En-Am: 103]


    67 – المحيط El-Muhijt – Gjithėpėrfshirėsi i ēdo gjėje me dijen e Tij.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Dhe Allahu mbi ēdo gjė ėshtė Muhijt." [En-Nisa: 108]


    68 – المصور El-Musauir – Ai qė i ka dhėnė formėn ēdo gjėje, Formuesi i gjithēkaje.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai ėshtė Allahu, Gjithkrijuesi, Shpikėsi i Pashembullt i ēdo gjėje, Formuesi i gjithēkaje “Elmusavir”." [El-hashėr: 24]


    69 – المبين El-Mubijn – i Qarti.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    "Dhe ata do ta kuptojnė se Ai Allahu, ėshtė i Vėrteti i Qarti “El- Mubin”." En-Nur: 25]


    70 – المجيد El-Mexhijd – I Lavdishmi, mė Madhėshtori, mė i Larti nė lavdi.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Vėrtetė Ai ėshtė “Hamidun”Zotėruesi tė gjitha lavdėrimeve, “Mexhidun” i Lavdishmi, mė Madhėshtori nė lavdi." [Hud: 73]


    71 – الكبير El-Kebijr – Mė i Madhi.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    "…dhe se vėrtet Allahu Ai ėshtė mė i Larti, mė i Madhi." [Lukman: 30]



    72 –المتكبر El-Mutekeb’bir – Mė i Larti Suprem, i Pastėrti nga ēdo e keqe, mangėsi dhe ēdo gjė qė nuk i pėrshtatet Madhėrisė sė Tij. I Vetmi nė cilėsitė e madhėrishme.

    Ky emėr nė gjuhėn arabe, rrjeth nga fjala “El-kibėr”, domethėnia origjinale e sė cilės ėshtė mospranimi dhe mosnėnshtrimi. Kjo cilėsi, (El-kibėr) kur i dedikohet Allahut ėshtė lavdėrim, kurse kur i dedikohet krijesave ėshtė sharje dhe poshtėrim. Argument pėr kėtė emėr tė Allahut ėshtė ajeti i parafundit i sures Hashėr:
    "… Ai ėshtė El-Xheb’bar, El-Mutekeb’ bir …" [El-Hashėr: 23]


    73 – المتعالي El-Muteali – Mė i Larti.

    Allahu nė Kur’an ka thėnė: "I Gjithdituri pėr ēdo gjė, tė padukshme dhe tė dukshme, mė Madhėshtori, mė i Larti (El-Muteali)." [Er-Rad: 9]

    Ka thėnė Sheukanėi ky emėr do tė thotė: “Ėshtė i lartėsuar nga ēdo gjė qė thonė mushrikėt dhe i Lartė mbi tė gjitha krijesat me madhėshtinė e Tij dhe fuqinė e Tij.”.



    74 – القوي El-Kauij – Mė i Forti, Fuqiploti.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Kauijjun, Azijzun.” [El-Muxhadele: 21]


    75– المقيت El-Mukijt. -I Plotfuqishmi, Ruajtėsi, Gjithdėshmuesi. Ai qė i jep ēdo njeriu ushqimin e tij (Kuptimi i fundit ėshtė pėrmendur nga El-Ferra).

    Argument ėshtė fjala e Allahut nė suren En-Nisa’: "Dhe Allahu ėshtė mbi ēdo gjė “Mukijt” (i Plotfuqishėm, Gjithdėshmues, Ruajtės)."



    76– المهيمن El-Muhejmin – Gjithėvėzhguesi i ēdo gjėje.

    a- Gjithėdėshmuesi i ēdo gjėje.
    b- I Ngadhėnjyeshmi, i Larti.
    c-
    Ka thėnė Allahu nė Kur’an, nė ajetin e parafundit tė sures El-Hashėr:
    "…El-Muėminu-Muhejminu …" [El-Hashėr: 23]


    77– المنان El-Men’nan – Dhuruesi i madh, Ai i Cili jep pa kėrkuar shpėrblim.

    Argument ėshtė hadithi i Enes ibėn Malikut i cili thotė: "Isha i ulur me Profetin nė xhami, ndėrkohė qė njė burrė ishte duke u falur. Ai burri tha: “O Allah unė tė lutem Ty sepse Ty tė takon lavdėrimi. Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Teje, (المنان–El-Menan) Dhuruesi i Madh, Krijuesi i qiejve dhe i tokės. O Ti qė je gjithė madhėshti dhe gjithė lavdi. O i Gjalli, o i Pėrjetshmi.” Atėhere Profeti alejhi selam tha: “E luti Allahun me emrin e Tij mė tė madh me tė cilin kur robi i lutet me tė Allahut, Allahu i pėrgjigjet dhe kur i kėrkon me tė Allahu i jep.”. Transmeton En-Nesaiu, Ebu Davudi etj.. Albani nė “Sahih Sunnen Ebi Davudi thotė qė hadithi ėshtė i saktė.


    78 – المؤمن El-Mu’min.

    a – Ai, i cili verteton besnikėrinė e Profetėve tė Tij, me mrekullitė qė ua jep. Ai, i cili mban premtimin ndaj robėrve tė Tij.
    b – Ai, i cili i siguron nga frika robėrit e Tij besimtarė, nė Ditėn e Gjykimit.

    Thotė Allahu nė Kur’an nė ajetin e fundit tė sures El-Hashr: "…Es-Selamu, El-Muėminu…" [El-Hashr: 23]


    79– المولى El-Meula – Pėrkrahėsi, Mbrojtėsi, Ai, tė Cilit i mbėshtetemi.

    Allahu thotė nė Kur’an: "Atėherė dijeni se Allahu ėshtė “Meula” (Mbrojtėsi, Pėrkrahėsi) pėr ju, sa Mevla i Shkėlqyer dhe sa ndihmues i shkėlqyer ėshtė Ai." [El-Enfal: 40]


    80 – النصير En-Nesijr – Ndihmuesi.


    Argument ėshtė ajeti .

    "Atėherė dijeni se Allahu ėshtė “Meula” (Mbrojtėsi, Pėrkrahėsi) pėr ju, sa Mevla i Shkėlqyer dhe sa ndihmues i shkėlqyer ėshtė Ai." [El-Enfal: 40]


    81 – الهادي El-Hadi – Udhėzuesi, nė dorėn e tė Cilit ėshtė udhėzimi.

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "…mėse i Mjaftueshėm, ėshtė Zoti yt, si Udhėzues dhe Gjithndihmues." [El-Furkanė:31]


    82 – الواحد El-Uahid – Njė i Vetėm (i pa shok).

    Ka treguar Allahu nė Kur’an fjalėt e Jusufit nė burg: “O shokėt e mi tė burgut! A janė mė mirė shumė zota tė ndryshėm, apo Allahu “El-uahidu”Njė i Vetmi, i papėrballueshmi (mė i Larti)? " [Jusuf: 39]


    83– الوارث El-Uarith – Gjithėtrashėguesi, Ai i Cili trashėgon tokėn dhe ēdo gjė qė ndodhet nė tė, pasi t’i shkatėrroj krijesat e tij sepse Allahu ėshtė i Pėrhershmi, i Pėrjetshmi.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Ne jemi Ata qė ngjallim dhe sjellim vdekjen dhe Ne jemi Gjithtrashėguesit." [El-Hixhėr:23]



    84– الواسع El-Uasi’

    1- I Gjithėmjaftueshmi pėr tė plotėsuar nevojat e krijesave tė Tij.
    2- Ai qė ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij,

    siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij."

    3- Ka thėnė Sheukanėi ky emėr tregon pėr mėshirėn gjithpėrfshirėse tė Allahut, i Cili nuk i ka ngarkuar me atė tė cilėn nuk e veprojnė dot, dhe i ka bėrė tė gjitha ritet e fesė tė lehta.
    4- Ka thėnė El-Furadu: "Ai ėshtė Bujari, Dhuruesi mė i Madh i Cili ka pėrfshirė ēdo gjė me dhuntinė e Tij.” Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    "Vėrtetė Allahu ėshtė Uasiun, Alijm." [El-Bekare:115]



    85– الوكيل El-Uekijl.


    a – Ai tė Cilit i mbėshtetemi, pėr tė rregulluar tė gjitha ēėshtjet tona.
    Ka thėnė imam Sheukanėi:"El-Uekijl ėshtė Ai, tė Cilit i dorėzojmė punėt (ēėshtjet) tona.
    b – I Gjithmjaftueshmi, i Cili kujdeset pėr ne.
    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "…dhe thanė: “Allahu na mjafton ne dhe pėr ne Ai ėshtė Rregulluesi mė i mirė i punėve”.". [Ali Imran: 173]



    86 – الولي El-Uelij’j – Ai, i Cili i rregullon ēėshtjet nė atė mėnyrė, qė t’i bėjnė dobi robit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė El-Uelij, El-Hamijd." [Esh-Shuara: 28]



    87 – الوتر El-Uiter – i Vetmi, (Teku).

    Profeti alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtet Allahu ėshtė Vitėr-Tek (i Vetėm) dhe e do tekun." Bukhari,
    Ibnu haxheri ka thėhė : Kuptimi i kėtij emri ėshtė ;qė Allahu ėshtė njė pa shok, pa shembull. Ai ėshtė i vetmuar, i ndarė dhe i shkėputur me qėnien dhe cilėsitė e Tij nga krijesat e Tij. Pra Allahu ėshtė njė, tek,ndėrsa tė gjitha krijesat e Tij janė ēift. Allahu ka thėnė: Dhe nga ēdo krijesė ne kemi krijuar dy palė.[Dharijat;49]. Fjala e tij nė hadithė e do tekun do tė thotė:Allahu e do Tekun nė ēdo gjė, edhe sikur gjėrat tek tė bėhen shumė. Prandaj ka urdhėruar qė shumė punė tė pėrfundojnė “tek” si p. sh.:Pesė namazet, vitri i natės, numri i herėve tė pastrimit, qefinosja e tė vdekurit. Teku gjendet nė shumė krijesa si ;qiejtė dhe toka e tjerė. [Marrė nga Elfeth]



    88 – الوهاب El-Uehab – Dhuruesi mė i madh.


    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Me tė vėrtetė Ti je (Uehab), Dhuruesi mė i Madh." [Ali Imran: 8]


    89-90 – الأول El-Eu’uelu dhe الآخر El-Akhiru.

    El-Eu’uelu– I Pari, i Cili nuk ka fillim dhe para tė Cilit nuk ka pasur asgjė.
    El-Akhiru – I Fundit, i Cili ėshtė i Pambarim dhe pas tė cilit nuk ka asgjė.


    Kėto dy emra tregojnė, se Allahu ėshtė i Pafillim dhe i Pambarim. I Pėrhershmi, i Pėrjetshmi. Tregojnė, qė Allahu e ka pėrfshirė kohėn.



    91-92 –الظاهر Edh-Dhahir dhe الباطن El-Batin.

    Edh-Dhahiru – Mė i Larti, mbi tė Cilin nuk ka asgjė. Ngadhėnjyesi.
    El-Batin – Mė i Afėrti (nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ai me dijen e Tij. Nuk ka asnjė pengesė ndėrmjet Tij dhe krijesave tė Tij. Ai e di ēdo gjė qė fshehet, apo ndodh brenda gjėrave).

    Kėto dy emra tregojnė, se Allahu i ka pėrfshirė krijesat e Tij. Ai ėshtė lart krijesave me qėnien e tij dhe mė afėr tyre se ēdo gjė, me dijen e Tij.
    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai ėshtė mė i Pari (ska asgjė para Tij, Ai ėshtė i Pafillim), edhe mė i Fundit (ska asgjė pasTIj, Ai ėshtė i Pambarim), edhe mė i Larti (ska asgjė mbi Tė), edhe mė i Afėrti (nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ai me dijen e Tij, nuk ka asnjė pengesė ndėrmjet Tij dhe krijesave tė Tij). Dhe Ai ėshtė i Gjithėdituri pėr ēdo gjė." [El-Hadid: 3]

    Komenti i kėtyre katėr emrave, ka ardhur nė njė hadith nga Ebu Hurejra se: "Fatimja ka ardhur tek Profetit alejhi selam, pėr tė kėrkuar shėrbėtor. Profeti alejhi selam i tha thuaj: O Allah Krijuesi i shtatė qiejve dhe tokės. Zotėruesi i Arshit madhėshtor. Zotėruesi ynė dhe Zotėruesi i ēdo gjėje. Ai qė bėn ēarjen e farės dhe tė bėrthamės. Zbritėsi i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanėit. Kėrkoj mbrojtje tek Ti prej tė keqes sė ēdo gjėje, balli i sė cilės ėshtė nė dorėn Tėnde (prej sherrit tė tė gjitha krijesave). O Allah Ti je i Pari (I Pafillim) qė s’ka pasur para Teje asgjė. Ti je i Fundit (i Pambarim) qė s’ka asgjė pas Teje, Ti je i Larti qė s’ka mbi Ty asgjė. Ti je mė i Afėrti, nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ti. Laji borxhet tona dhe na pasuro qė mos jemi tė varfėr ( nevojtar). Transmeton Muslimi.
    Nė kėtė hadithė profeti i ka sqaruar katėr emrat, me njė koment tė shkurtėr dhe tė qartė. Kėta emra tregojnė se Allahu ka pėrfshirė ēdo gjė.
    Dy emrat El-Eu’uel dhe El-Akhir tregojnė se ka pėrfshirė kohėn, kurse dy emrat Edh-Dhahir dhe El-Batin tregojnė se Allahu, ka pėrfshirė tė gjitha vendet me dijen e tij. Ibnul Kajjim ka thėnė: “Kėto katėr emra janė tė kundėrt (tė anasjellta). Dy tė parėt tregojnė, se ai ėshtė i Pafillim dhe Pambarim.

    Dy tė tjerėt tregojnė, se ai ėshtė lart, mbi tė gjitha krijesat e Tij dhe mė i afėrti ndaj tyre me dijen e Tij. Allahu ėshtė i Pafillim. Ekzistenca e Tij u paraprinė tė gjitha egzistencave. Ai ėshtė i Pambarim. Pafundėsia e Tij do tė thotė, qė Ai ėshtė i qėndrueshėm pėrjetėsisht, pas ēdo gjėje.
    Emri i Tij Edh-Dhahir tregon, se ai ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe emri i Tij El-Batin tregon, se Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij. Ai me dijen e Tij, ėshtė mė afėr gjėrave se sa vetė ata ndaj vetvetes. Kjo afėrsi nėnkupton pėrfshirjen e pėrgjithshme.



    93-94– القابض El-Kabid dhe الباسط El-Basit.

    El-Kabit, ėshtė Ai i Cili ia ngushton rrizkun krijesave, kuj tė dėshirojė dhe si tė dėshirojė.
    El-Basit, ėshtė Ai i Cili ia shton rrizkun krijesave, kuj tė dėshirojė dhe si tė dėshirojė.


    Ka thėnė Profeti alehji selam: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė El-Khalik, El-Kabid, El-Basit, Errazik, El-Musijr.” Transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu, hadithi ėshtė i saktė.


    95– 96 – المقدم El-Mukad’dim dhe المؤخر El-Muekhir.

    Kėta dy emra tregojnė se:
    a- Allahu afron kė tė dėshirojė pėr ta mėshiruar dhe pėr ta udhėzuar, e nuk mėshiron dhe udhėzon kė tė dėshirojė. Kėtė e ka pėrmendur imam Neveviu.
    b- Allahu ngre atė qė deshiron nė gradėn e njerėzve tė mirė e tė parė dhe ul atė qė dėshiron nga grada e tyre.
    Argument ėshtė hadithi qė transmeton Ebu Musa Elesh’ari se Profeti alejhi selam bėnte lutje me kėtė dua: "O Allah mė fal mua gjynahun tim, paditurinė time, teprimin tim nė punėt e mia dhe mė fal atė pėr tė cilan je mė i Ditur sesa unė rreth saj.. O Allah mė fal mua atė qė e kam bėrė serjozisht dhe atė qė e kam bėrė joserjozisht, atė qė e kam bėrė gabimisht dhe atė qė e kam bėrė me dashje e tė gjitha kėto gjenden tek unė. O Allah mė fal mua mėkatet e kaluara dhe mėkatet e vonuara, ata qė i kam fshehur dhe ata qė i kam publikuar dhe ata qė ti i di mė mirė se unė. Ti je El-Mukadim dhe Ti je El-Muah-hir dhe Ti je Fuqishėm mbi ēdo gjė." Transmeton Buhari dhe Muslimi, ky version ėshtė i Muslimit.


    97 – السيد Es-Sej’jid,- Zotėruesi.

    Transmeton Abdullah ibnu Shekhijrr i cili thotė: "Shkova sė bashku me delegacionin e Beni Amirit, pėr tek i Dėrguari i Allahut alejhi selam dhe i thamė: ti je zotėriu ynė (sej-jidi ynė). Ai tha: Zotėriu ynė (sej-jidi ynė) ėshtė Allahu i Lartėsuar. " Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Albani e ka saktėsuar hadithin nė “Sahihul Xhamiė”.


    98 – الديان Ed-Dej’jan – Ai, qė i shpėrblen krijesat e Tij, pėr punėt e tyre.


    Ka thėnė Profeti alejhi selam: "Do tė tubohen njerėzit nė ditėn e gjykimit tė zhveshur, tė pa bėrė sunnet, pa asgjė pastaj Allahu u thėrret me njė zė, qė e dėgjon ai qė ėshtė larg, sikurqė e dėgjon ai qė ėshtė afėr: “Unė jam “El-Melik” (Sunduesi), Unė jam Ed-Dej-jan"
    Transmeton Ahmedi dhe Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė i saktė.


    99 – الودود El-Ueduud – Dashamirėsi mė i Madh.


    Allahu ka thėnė nė Kur’an:
    "Dhe Ai ėshtė “El-Gafurru” (Falėsi i Madh), “El-Veduud” Gjithėdashuri pėr robėt e Tij." [El-Buruxh: 14]

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Dijetarėt i kanė ndarė emrat e Allahut nė disa grupe pėrsa i pėrket kuptimeve dhe cilėsive qė i pėrmbajnė:

    I pari: Emri i pėrveēėm i cili ėshtė “All-llah”.

    Me tė drejtė dijetarėt kėtė emėr e kanė vendosur nė njė grup mė vete ndėrmjet emrave tė Allahut sepse ai i pėrmban kuptimet e tė gjithė emrave tė bukur tė Allahut, prandaj tė gjithė emrat i atribuohen kėtij emri siē ka thėnė Allahu:

    “ Allahu ėshtė Ai vec tė cilit nuk ka tė adhuruar tjetyėr me tė drejtė vetėm ai, i Gjithedituri i gajbit dhe tė tė shfaqures.Ai ėshtė i Gjithemsshirshmi, mėshireploti.”

    “ Allahu ėshtė ai veē tė cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm ai, Mbizoteriuesi, i Shenjti, i Gjithpersosuri pa asnjė tė metė, Gjithedhuruesi i sigurisė, Gjithevėzhguesi mbi krijesat e Tij i Gjithefuqishmi, Urdheruesii i papaeballueshėm, mė i larti Suprem.Lavdi i qoftė Atij! i lartė ėshtė Ai nga gjjithė cfarė i mveshin dhe i bashkojnė Atij!”

    ” Ai ėshtė Allahu Gjithekrijuesi, Shpikėsi i pashėmbullt i ēdo gjėje, formėsuesi i gjithckaje. tė Atij janė emrat mė tė bukur e mė tė lartė.Gjithėēfarė ėshtė nė qiell dhe nė tokė e lavderon Atė.Dhe Ai ėshtė i Gjithefuqishmi, mė i urti Gjithegjykues.”” [El-Hashėr: 22-24]:

    I dyti: Emrat qė tregojnė pėr cilėsitė “dhatije” si pėr shembull: Gjithėdėgjuesi, Gjithėshikuesi etj.

    I treti: Emrat qė tregojnė pėr cilėsitė “fiėlijeh” si pėr shembull: El-Khalik (Gjithėkrijuesi), Err-Rrazik (Gjithėfurnizuesi) etj.

    I katėrti: Emrat qė tregojnė pėr dėlirjen dhe lartėsimin e Allahut tė cilat pėrmbajnė mohimin e mangėsive dhe tė cilėsive qė nuk i pėrshtaten Allahut. Si shembull pėr kėta emra kemi emrin El-Kud-dus, Es-Selam etj.

    Ibnul Kajim ka shtuar edhe dy grupe tė tjera:

    I pari: Emrat qė tregojnė pėr shumė cilėsi dhe pėr shumė kuptime tė larta si p.sh: “Es-Samed”.
    I dyti: Emrat qė janė pėrmendur sė bashku tregojnė pėr njė cilėsi qė nuk tregon pėr tė ēdo emėr prej tyre mė vete si p.sh: “El-Azizul Hakim”.



    Emri mė i madh i Allahut.

    Dijetarėt, pėrsa i pėrket pėrcaktimit tė emrit mė tė madh tė Allahut, kanė dhėnė disa mendime, por mė tė pranueshmet janė dy.

    1- الله Allah
    2- الحي القيوم El-Haj El-Kaj-juum.

    Mendimin e dytė, e ka zgjedhur dijetari ibnul Kajim El-xhevzije dhe disa dijetarė tė tjerė.
    Kanė ardhur disa hadithe, tė cilat bėjnė fjalė pėr emrin mė tė madh, me tė cilin n,q,s robi i kėrkon Allahut, Ai jep e nėse e lut Ai i pėrgjigjet. Ata janė siē vijon:

    1- Transmeton Burejdetu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) se: "I Dėrguari i Allahut alejhi selam dėgjoi njė burrė duke thėnė:“O Allah unė tė lutem Ty, dhe dėshmoj se vėrtetė Ti je Allahu, nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Teje, Njė i Vetėm, Es-Samed (Ai qė i drejtohen krijesat pėr tė gjitha nevojat e tyre dhe Ai nuk ka nevoj pėr asgjė, Absoluti me tė gjitha cilėsitė e pėrsosura nė shkallėn mė tė lartė), i Cili as nuk lind dhe as nuk ėshtė i lindur dhe s’ka asgjė tė barabartė, ose tė krahasueshme me Ty.”

    Atėherė Profeti alejhi selam tha: “Betohem nė Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im! Ai, i ka kėrkuar Allahut, me emrin e Tij mė tė Madh, me tė Cilin kur njeriu i lutet Allahut, Ai i pėrgjigjet lutjes sė tij dhe kur i kėrkon me tė Allahu i jep atė qė e kėrkon. " Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe El-Hakimiu ka thėnė hadithi ėshtė i saktė sipas kushtit tė Buharit dhe Muslimit. Albani ka thėnė hadithi ėshtė i saktė.

    Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) i cili ka thėnė: 1- "Isha njė ditė me Profetin alejhi selam nė xhami, ndėrkohė qė njė njeri ishte duke u falur dhe filloi ta luste Allahun duke thėnė: "O Zoti im, unė tė lus ty, sepse Ty tė takon falenderimi, lavdia, nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Teje, Dhuruesi i madh (ElMen-nanu) krijuesi i qiejve dhe i tokės. O Ti qė je gjithė madhėshti dhe lavdi, o i Gjalli i Pėrjetshmi.” Profeti atėhere tha: I ėshtė lutur Allahut me emrin e Tij mė tė madh, tė cilin kur robi i lutet me tė Allahut Ai i pėrgjigjet dhe kur i kėrkon me Tė Ai i jep atė qė e kėrkon." Transmeton En-Nesaiu, Ebu Davudi, Ahmedi dhe El-Hakimiu e ka saktėsuar. Dhehebiu e ka aprovuar gjykimin e Hakimit dhe Albani gjithashtu e ka konfirmuar gjykimin e tyre.

    2- Hadithi i Ebij Umame, i cili ka thėnė se Profeti alejhi selam ka thėnė:
    “Emri mė i madh i Allahut ėshtė nė tre sure tė Kur’anit: El-Bekare, Ali Imran dhe Taha.” Transmeton Ibnu Maxheh dhe ka thėnė Albani hadithi ėshtė i saktė. Ka thėnė njėri prej transmetuesve tė hadithit:

    "E kėrkova emrin mė tė madh nė kėto tre sure dhe vėrejta,qė ai ėshtė “El-Haj, El-Kajuum”."

    2- Transmeton Esma Bint Jezijd, se Profeti alejhi selam ka thėnė: "Nė kėto dy ajete, ėshtė emri mė i madh i Allahut dhe lexoi ajetin 163 tė sures Al-Imran; “Dhe Allahu (i Adhuruari) juaj ėshtė njė i Adhuruar i Vetėm. Nuk ka tė Adhuruar tjetėr tė merituar pėrveē Atij, I Gjithmėshirshmi, Mėshirploti.” si dhe fillimin e sures Ali imran; “Elif lam mim. Allahu ėshtė ai, i cili nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrvec Tij, I Gjalli, Pėrjetėshmi, I Pafillim dhe I Pambarim. Mbajtėsi dhe mbrojtėsi i gjithēkaje qė ekziston ".

    Duke vėrejtur dhe duke bėrė krahasimin ndėrmjet haditheve tė kaluara. Bėhet e qartė qė emri “Allah” ėshtė pėrmendur nė tė gjithė hadithet, ndėrsa emri “El-Haju El-Kajuum” ėshtė pėrmendur vetėm nė disa prej tyre. Prandaj mė e afėrta ėshtė, qė tė thuhet se emri mė i madh i Allahut ėshtė “Allah” e pėrsa i pėrket hadithit tė Ebi Umames, pėrcaktimi i emrave nė tė ėshtė thėnie dhe ixhtihad (mendim) i transmetuesit.
    Imam Tahaviu ka thėnė:
    "Ka mundėsi, qė emri mė i madh i Allahut nė suren Ta Ha, mos tė jetė nė ajetin qė e ka pėrcaktuar transmetuesi, por mund tė jetė nė fjalėn e Allahut: "Dhe nėse ti (o Muhamed alejhi selam) e thua me zė duanė, nuk ka dyshim qė Ai e di tė pashfaqurėn dhe atė ē’ėshtė akoma mė e fshehtė nė thellėsi. Allahu! La ilahe ila Huve (nuk ka asnjė tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveēAtij)…" [Ta-Ha: 7-8]

    Si rrjedhojė emri Allah qė ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Tij Ta-Ha "Allahu la ilah il-la huve". Po ashtu, ėshtė pėrmendur edhe nė suren El-Bekare dhe Al-Imran "Allahu la ilah il-la huve", prandaj emri mė i madh gjendet nė to.
    Nga kjo kuptojmė, se transmetuesi i hadithit, ėshtė pėrpjekur qė tė caktojė, emrin mė tė madh, por ka gabuar, sepse kemi hadithe tė tjera nė tė cilat ėshtė theksuar se gjendet nė to emri mė i madh i Allahut dhe nuk gjėndet nė to emri El-Haj-j El-Kajuvm. Ndėrsa emri Allah, ėshtė pėrmendur nė tė gjtha hadithet.
    Ėshtė transmetuar nga disa selefė, se emri mė madh i Allahut ėshtė “Allah”. Prej kėtyre dijetarėve pėrmendim: Eshaėbi dhe Xhabir ibni Zejd.

    Sqarim: Kėta hadithe nuk tregojnė, se pranohet lutja e ēdo robi qė lutet me emrin mė tė madh, sepse qė robit ti pranohet lutja duhet tė plotėsojė kushtet e pranimit tė lutjes, si p.sh. sinqeriteti dhe mosngrėnja e haramit, dhe tė eleminojė (evitojė) pengesat e pranimit tė lutjes.














    Disa dobi nė lidhje me emrat e Allahut:

    a- Pėrfundimi i ajeteve Kur’anore me emrat e Allahut Teala ka njė domethėnie tė madhe. Pėr tė kuptuar, se cila ėshtė domethėnia, ēfarė urtėsie dhe kush ėshtė lidhja ndėrmjet emrave, me tė cilėt ka pėrfunduar ajeti dhe kuptimit tė ajetit, duhet t’i kthehemi librave tė tefsirit.

    b-Kuptimi i domethėnieve tė emrave tė Allahut, futet tek " الاحصى-el-ihsa" siē thamė. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme, qė tė jemi tė interesuar, pėr tė njohur domethėniet e emrave tė Allahut Teala dhe pėr tė njohur veprimet qė rrjedhin nga emrat e Allahut si dhe influencėn e ndikimin e tyre. Ti ndjejmė ata vazhdimisht nė zemrat tona dhe ti bėjmė ata tė pranishėm nė vetvetet tona.

    Ka thėnė Eliz bin Abduselam رحمه الله: "Njohja dhe kuptimi i emrave tė Allahut, ėshtė mėnyra me anė tė sė cilės bėhen lidhjet me Allahun Teala, duke kuptuar mirė frytet qė rrjedhin nga kėto emra. Si p.sh.; mbėshtetja, shpresa, frika, dashuria etj.
    c- Nuk plotėsohet besimi i robit nė emrat e Allahut dhe nuk u bėn “ihsa” (احصاء) atyre plotėsisht derisa kėto emra tė ndikojnė nė adhurimin qė e bėn njeriu me zemėr dhe me gjymtyrėt e tij.

    Sh.-1: Pėrderisa dimė qė Allahu, ėshtė i Vetėm nė krijim dhe furnizim, nė sjelljen e dobisė dhe largimin e dėmeve, duhet t’i mbėshtetemi vetėm Atij dhe tė kėrkojmė vetėm prej Tij.

    Sh.-2: Pėrderisa robi e di, qė Allahu ėshtė Shikuesi, Dėgjuesi, I Gjithdituri, atėherė duhet t'i frikėsohet atij, nė tė gjitha veprat, thėniet, mendimet dhe gjendjet. Kur ėshtė vetėm dhe kur ėshtė nė publik, kur ėshtė nė vendin e tij dhe kur ėshtė jasht vendit tė tij, nė udhėtim, kur ėshtė duke bėrė ibadet apo ndonjė vepėr a punė tė kėsaj dynjaje. Pra nė tė gjitha punėt, tė ndjejė se Allahu e shikon, e dėgjon dhe e di, ēka po punon.

    g- Ndryshimet ndėrmjet emrit tė Al-llahut dhe cilėsisė sė tij:
    I pari; Emrat e Allahut, tregojnė pėr qėnien dhe pėr cilėsitė e Tij tė pėrkryera, tė cilat pėrmbahen nė kėta emra. Kurse cilėsitė e Allahut, tregojnė vetėm pėr domethėnien qė ėshtė veti (atribut) i Allahut Teala.

    Pra Emri tregon pėr dy gjėra.

    1-pėr qėnien e Allahut.
    2- pėr cilėsinė qė pėrmban.


    Kurse cilėsitė tregojnė vetėm pėr njė gjė dhe ajo ėshtė, se kėto cilėsi janė veti (atribute) tė Allahut. Si psh. dėgjimi, shikimi, urtėsia.

    I dyti; Nga ēdo Emėr rrjedh Cilėsi dhe jo nga ēdo Cilėsi rrjedh Emėr.
    P sh. zbritja, ardhja e Allahut janė dy cilėsi nga tė cilat nuk rrjedh Emėr.

    I treti: Emrave tė Allahut u lutesh dhe kėrkon prej tyre kurse cilėsive nuk lejohet nė asnjė mynyrė qė t’i lutesh apo tė kėrkosh prej tyre. Nuk lejohet p.sh. tė thuhet: “O fuqia Allahut, o dėgjimi i Allahut mė fal.” Ndėrsa: “O Gafurr (Mėkatfalės)” lejohet tė thuhet.
    Ibnu Tejmija nė librin e tij “Err-rred’du alel bekrij’j” ka thėnė, se kjo ėshtė kufėr (d.m.th: Tė kėrkosh prej cilėsive).
    Vėrejtje: Tė kėrkosh prej cilėsive nuk lejohet por duhet tė kemi parasyshė gjėrat qė vijojnė:
    1- Lejohet “El-istigathetu الاستغاثة” (kėkimi i ndihmės dhe i shpėtimit) me anė tė cilėsisė si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "O Haj-ju, o Kaj-jum me mėshirėn tėnde kėrkoj ndihmė dhe shpėtim! Rregulloje tė gjithė gjendjen time dhe mos mė ler mua pėr veten time, as sa njė vezullim i syrit (sa njė hapje e mbyllje e syrit)."

    Gjithashtu lejohet, kėrkimi i mbrojtjes “El-istiadhetu الاستعاذة me anė tė cilėsisė. Si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "Mbrohem me kėnaqėsinė tėnde, nga hidhėrimi Yt."

    2- Lejohet “teues’sul-i” (pėrafrimi, t’i drejtohesh Allahut nė dua) me anė tė cilėsisė. Si p.sh. hadithi i Profetit alejhi selam: "O Allah me dijen Tėnde rreth tė Fshehtės dhe me fuqinė Tėnde mbi krijesat, mė ler tė jetoj, pėrderisa jeta tė jetė mė e mirė pėr mua dhe ma merr jetėn, nėqoftėse vdekja ėshtė mė e mirė pėr mua." Transmeton En-Nesaiu dhe tė tjerė.

    3- Lejohet betimi nė cilėsinė e Allahut.

    4- Lejohet ti lutesh Allahut, me anė tė cilėsive tė Tij tė veēanta, me tė cilat nuk mund tė cilėsohet ndonjė tjetėr pėrveē Tij. Si p.sh. duaja e Profetit alejhi selam: "O Allah, o Ti qė ke zbritur librin, ke lėvizur retė dhe bėn tė humbasin grupet (e armiqve), mundi ata (bėri tė mundur nė luftė) dhe na ndihmo ne kundra tyre." Transmeton Buhari.

    I katėrti; Nuk lejohet qė ti dedikohet, veprimi - cilėsisė sė Allahut. Si p.sh: “Ka dėshiruar fuqia e Allahut qė tė bėhej kėshtu.” Ndėkohė qė, dedikimi i veprimit - Emrit tė Allahut lejohet. Si p.sh.: “Ka dashur i Fuqishmi qė tė bėhej kėshtu.”.

    e- Ka ndryshim ndėrmjet emrave tė Allahut dhe lajmėrimit rreth Tij. Ndėr mė tė rėndėsishmit janė kėta qė vijojnė:

    I pari; Emrat dhe cilėsitė janė "teukifije", kurse lajmėrimi rreth Tij ėshtė mė i gjėrė dhe nuk ėshtė kusht qė tė jetė tevkifije. Nuk lejohet nė fakt qė tė emėrtohet Allahu dhe tė cilėsohet, pėrveēse me atė qė ka ardhur nė Kur’an dhe nė Sunnet, ndėrsa lajmėrimi rreth Allahut ėshtė mė i gjerė.

    P.sh.: Nė qoftė se, ndonjėri do tė mohojė ekzistencėn e Allahut (qė Ai ėshtė موجود), atij do t’i pėrgjigjemi se Allahu ėshtė “meuxhud موجود ekzistent”, megjithėse kjo fjalė, nuk ėshtė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet. Pra ky ėshtė njė shembull, i lajmėrimit rreth Allahut, me njė fjalė qė nuk ka ardhur nė Kur’an dhe nė Sunnet.

    Shembull tjetėr: Nė qoftėse ndonjėri do tė thotė se Allahu nuk ėshtė qėnie i themi se Allahu ėshtė qėnie(ذات).

    Ibnul Kaj’jim ka thėnė: “Emrat dhe cilėsitė, qė ia dedikojmė Allahut janė teukifije ndėrsa fjalėt dhe shprehjet qė i pėrdorim pėr lajmėrim rreth Allahut nuk ėshtė e detyrueshme qė tė jenė teukifije. Si p.sh. “القديم El-Kadijm – i Pafillimtė”, “الموجود El-Meuxhud Ekzistent”.

    I dyti: Allahut i lutesh me emrat e Tij dhe bėn dua me ta, kurse nuk lejohet, qė tė bėsh lutje dhe tė kėrkosh prej shprehjeve tė pėrdorura pėr lajmėrim rreth Allahut.

    Psh. Lejohet tė thuash o i Gjallė, i Pėrjetshėm, por nuk lejohet tė thuash o Qėnie, o Ekzistues, sepse kėto, janė shprehje qė pėrfshijnė ēdo ekzistencė.


    I treti: Emrat e Allahut tė gjithė janė tė bukur dhe me domethėnie tė plotė. Pėrkryeshmėria dhe bukuria e tyre ėshtė absolute, kurse lajmėrimi rreth Allahut, pa dyshim qė nuk bėhet me fjalė qė kanė domethėnie tė keqe, por mund tė bėhet me fjalė dhe shprehje pėr tė cilat mund tė gjykohet se domethėnie nuk e kanė tė pėrkryer.

    Ka thėnė Shejkhu islam ibnu Tejmija: "Lajmėrimi rreth Allahut nuk bėhet me fjalė qė kanė domethėnie tė keqe, por bėhet me fjalė qė kanė domethėnie (kuptim) tė plotė e tė pėrkryer dhe me fjalė qė domethėnien nuk e kanė tė keqe edhe pse nuk gjykohet qė e kanė tė pėrkryer, si psh:
    Qėnie, Ekzistues.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    1. Baza e Cilėsive tė Allahut
    2. Cilėsitė e Allahut






    Bazat e cilėsive tė Allahut.


    Baza e parė: Tė gjitha cilėsitė e Allahut janė tė pėrkryera, tė plota, nuk ka nė to asnjė mangėsie e tė mete, si p.sh:الحياة “Jeta”, العلم“Dija”, القدرة“Fuqia”, السمع“Dėgjimi”, الرحمة“Mėshira”, العزة“Krenaria”, الحكمة“Urtėsia”, العلو“Lartėsia” etj.

    Pėr kėtė bazė tregojnė tre lloj argumentesh:

    1. Lloji i parė: Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit:

    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: “ Pėr ata qė nuk besojnė nė botėn e pėrtejme ėshtė pėrcaktuar shembulli i mė tė keqės, ndėrsa pėr Allahun ėshtė “El-Methelul a’la "المثل الأعلى mė i larti shembull dhe mė i larti pėrshkrim dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues.” (En Nahl 60)

    Gjithashtu Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ai fillon krijimin, pastaj do ta pėrsėrisė atė (pasi tė jetė zhdukur) dhe kjo ėshtė shumė e lehtė pėr Tė. Atij i takon El Methelul A’la المثل الأعلى (pėrshkrimi mė i lartė) nė qiej dhe nė tokė. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi mė i Urti Gjithėgjykues” (Err-Rrumė 27).

    El Halil nė komentin e kėtij ajeti ka thėnė: Allahu ėshtė i njohur me cilėsimin, pėrshkrimin mė tė lartė nė qiej dhe nė tokė.Ibnu Uthejmini ka thėnė: المثل الأعلى"El Methelul Eala, ėshtė : pėrshkrimi mė i lartė.

    2. Lloji i dytė: Argumenti llogjik

    Ai ėshtė siē vijon:
    Ēdo ekzistencė patjetėr ka cilėsi. Kjo cilėsi qė e ka, ose do tė jetė e pėrkryer dhe e plotė ose nė tė kundėrt do tė jetė e mangėt. E dyta ėshtė absurde, e pamundur (e paarsyeshme llogjikisht) pėrsa i pėrket Allahut, sepse Ai ėshtė i Plotė, i Pėrkryer, i Vetmi qė meriton tė adhurohet, prandaj Allahu e ka hedhur poshtė adhurimin e idhujve nė Kur’an me faktin qė ata janė tė mangėt, tė paaftė dhe me tė meta. Allahu ka thėnė: “Kush ėshtė mė i humbur se sa ai i cili lut nė vend tė Allahut tė atillė qė nuk do ti pėrgjigjen atij deri nė Ditėn e Ringjalljes dhe tė cilėt madje janė krejt tė pavetėdishėm pėr lutjet qė u bėhen atyre.” (El Ahkafė 5).

    Gjithashtu Allahu ka thėnė: “ Ata (idhuj tė adhuruar tė tjerė ēfarėdo e kushdo qoftė veē Allahut Njė e tė Vetėm) tė cilėt ata (mushrikėt) i adhurojnė e i lusin nė vend tė Allahut, nuk kanė krijuar ndonjė gjė; madje ata vetė janė tė krijuar. (Ata – idhujt dhe tė adhuruarit e tjerė janė) tė vdekur, pa jetė dhe as nuk e dinė se kur do te ngrihen.” (En Nahl 20-21).

    Gjithashtu Allahu na ka treguar pėr Ibrahimin se Ai i sillte argumente babait tė tij duke i thėnė: “O babai im! Pse adhuron atė qė as nuk dėgjon, as nuk sheh dhe nuk tė sjell dobi pėr asgjė?” (Merjem 42)

    Ndėrsa pėr popullin e tij Allahu ka pėrmendur se Ibrahimi u ka thėnė: “(Ibrahimi) u tha: “A adhuroni atėherė ju pėrveē Allahut gjėra qė, as nuk ju sjellin juve ndonjė tė mirė dhe as nuk ju dėmtojnė? Turp pėr ju dhe pėrmbi ata qė ju adhuroni nė vend tė Allahut! A nuk keni mend, pra ?” (El Enbija 66-67)

    Nė tė gjitha ajetet e lartėpėrmendura vėrejmė, se Allahu xh.sh e ka hedhur poshtė adhurimin e idhujve me faktin se ata janė tė mangėt, tė paaftė, me tė meta si p.sh: Nuk dėgjojnė, nuk shikojnė, nuk pėrgjigjen, nuk sjellin dobi, nuk bėjnė dėm etj. Atėherė kjo tregon se Ai qė meriton adhurimin patjetėr ėshtė i Plotė, i Pėrkryer, larg ēdo tė mete. Pastaj ne kemi vėrtetuar me anė tė shqisave dhe vėshtrimit se krijesat kanė cilėsi tė pėrkryera si p.sh: “Shikimi”, “Dėgjimi” etj, padyshim qė kėto cilėsi tė pėrkryera ua ka dhėnė Allahu. Pėrderisa kėto cilėsi tė pėrkryera ua ka dhėnė Allahu, kjo tregon se Ai ėshtė mė me meritė pėr tė qėnė i cilėsuar me to, sepse dhėnėsi i njė cilėsie tė pėrkryer ėshtė mė me meritė dhe mė i denjė tė jetė i pėrshkruar me tė.
    Njė bazė tjetėr logjike pėr tė cilėn kanė rėnė dakort tė gjithė tė menēurit thotė: Ai qė nuk posedon diēka nuk mund t’ua japė atė tė tjerėve. "فاقد الشيء لا يعطيه". Kjo tregon se nqs Allahu nuk do tė ishte i Pėrkryer nė cilėsitė e Tij, Ai nuk mund t’u jepte krijesave cilėsi tė pėrkryera.

    3. Lloji i tretė. “El Fitra” ( Natyrshmėria, instikti)

    Njerėzit me natyrėn e drejtė nė tė cilėn janė krijuar, e duan Allahun, e Madhėrojnė dhe e adhurojnė. A mundet qė tė duash, tė madhėrosh dhe tė adhurosh pėrveēėse atė pėr tė Cilin e din se ėshtė i atribuar me cilėsi tė pėrkryera, tė pėrsosura, tė cilat i pėrshtaten tė Qenurit tė Tij Krijuesi, Sunduesi, Gjithėrregulluesi i ēėshtjeve dhe i Adhuruari i Vetėm me tė drejtė.
    Nė qoftė se cilėsia ėshtė e mangėt, e papėrkryer, ėshtė e pamundur qė ajo tė jetė cilėsi e Allahut tė Lartėsua si p.sh. vdekja, padituria, harresa, paftėsia, verbėria etj.

    Mė poshtė po pėrmendim disa ajete nė tė cilat Allahu ia mohon vetes sė Tij mangėsitė dhe tė metat. Ka thėnė Allahu: “Dhe mbėshtetu e vėri shpresat (O Muhammed) tek i Pėrjetshmi i Cili nuk vdes kurrė dhe madhėro Lavdinė e Tij” (El Furkanė 58).

    Ka thėnė Allahu: “(Musai) i tha: “Dija pėr ta ėshtė me Zotin tim me shkresėn e duhur. Zoti im as nuk ėshtė i pavetėdishėm dhe Ai as nuk harron.” (Ta Ha 52)

    Gjithashtu ka thėnė Allahu: “....dhe Allahu nuk ėshtė i tillė qė Atij t’i shpėtojė ndonjė gjė nė qiej ose nė tokė....” (El Fatir 44).
    “Apo mos mendojnė se Ne nuk i dėgjojmė tė fshehtat e tyre dhe kėshillimet e tyre tė ngushta? Patjetėr (qė Ne dėgjojmė gjithēka) dhe tė Dėrguarit Tanė (melekė tė caktuar me pėrgjegjėsi pėr njerėzit qė tė shėnojnė ēdo punė tė tyre) janė pranė tyre duke shkruar.” (Ez – Zuhruf 80)


    Edhe profeti nė thėniet e tij i ka mohuar cilėsitė e mangėta dhe si shembull kemi tre hadithet qė vijojnė:

    1. “Vėrtetė Dexh-xhali ėshtė me njė sy dhe Zoti i juaj nuk ėshtė me njė sy (d.m.th: Zoti ynė ka dy sy). Trs. Buhariu dhe Muslimi.

    2. “O njerėz duke bėrė dhikėr uleni zėrin, sepse ju nuk po i luteni ndonjė shurdhi dhe as ndonjė tė papraninshmi.” Trs. Buhariu dhe Muslimi.

    3. “Allahu nuk fle dhe ėshtė e pamundur qė Ai tė flejė.”

    Allahu i ka ndėshkuar ata qė i atribuan mangėsi siē ka thėnė nė ajetet e mėposhtme:

    1. “Ēifutėt thonė: Dora e Allahut ėshtė e lidhur (e shtėrnguar, Ai nuk dhuron dhe nuk shpenzon nga Begatitė e Tij.) qofshin tė lidhura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar ata pėr ēfarė u nxori goja! Pėrkundrazi, tė dy duart e Allahut janė gjerėsisht tė shtrira. Ai shpenzon nga begatitė e Tij siē do Ai” (El Maide 64).

    2.”Nuk ka dyshim se Allahu e ka dėgjuar fjalėn e atyre tė cilėt thanė:” Vėrtet Allahu ėshtė i varfėr e ne jemi tė pasur!” Ne do ta regjistrojmė atė ēfarė thanė ata si edhe vrasjen padrejtėsisht prej tyre tė profetėve dhe ne do tu themi atyre:”Shijoni dėnimin djegės” (Ali Imran 181):”

    Nė shumė ajete Allahu e ka lartėsuar, pastruar Veten e Tij nga mangėsitė qė ia atribuojnė tė paditurit, tė padrejtėt. Mė poshtė po pėrmendim dy prej tyre:

    1. ”Lavdi Zotit tėnd, Zotit tė Nderimit dhe tė Fuqisė! Nga gjithė ēfarė ata ia mveshin Atij. Dhe paqja qoftė mbi tė Derguarit! (Es Saffat 180-181):”

    2. ”Asnjė fėmijė nuk lindi Allahu dhe nuk gjindet asnjė tė adhuruar ( ilah) tjetėr perkrah me Tė; Po tė kishin qėnė shumė zota atėherė ē’tė shihje ? Secili zot do tė kishte hequr mėnjanė ēfarė do tė kishte krijuar dhe disa do tė perpiqeshin tė mposhtinin tė tjerėt! I Lartesuar ėshtė Allahu mbi cdo gjė qė ata ia mveshin dhe ia ngjisin Atij! ” (El Mu’minun 91):


    Nqs cilėsia ėshtė e pėrkryer nė njė rast dhe e mangėt (e papėrkryer) nė njė rast tjetėr, nuk ia atribuojmė Allahut nė mėnyrė absolute dhe nuk ia mohojmė nė mėnyrė absolute, por patjetėr bėjmė sqarime. Ajo cilėsi i atribuohet Allahut nė rastin kur ėshtė e pėrkryer dhe nuk i atribuohet nė rastin kur ėshtė mangėsi.
    Kėto cilėsi janė p.sh: El mekr (kurthvėnia, kurdisja e planeve), El kejd (planifikim, kurdisje planesh), El Hidaė - (Mashtrimi) etj.

    Kėto cilėsi janė tė pėrkryera nėse bėhen pėr pėrballimin e atyre qė veprojnė me tė njėjtėn gjė, sepse nė kėtė rast ato tregojnė se vepruesi i tyre ėshtė i aftė dhe i fuqishėm pėr pėrballimin e armikut tė tij me njė veprim tė njėjtė si veprimi i tij, ose edhe mė tė fortė. Ndėrsa nė rastet e tjera pėrveē rastit tė mėsipėrm, janė mangėsi, prandaj kėto cilėsi Allahu nuk i ka pėrmendur nė mėnyrė absolute, por i ka pėrmendur nė pozicionin e pėrballimit tė atyre qė veprojnė ndaj Tij dhe ndaj tė dėrguarve tė Tij me tė njėjtėn gjė.

    Nė ajetet qė vijojnė janė pėrmendur disa nga kėto cilėsi:

    “Kujto edhe kur mosbesimtaret thurėn komplot kundėr teje pėr tė tė mbajtur ty nė pranga, pėr tė tė vrarė ose pėr tė tė pėrzėnė nga shtėpia jote; ata po kurdisnin plane, por edhe Allahu po thurte plane, dhe Allahu ėshtė mė i Miri i planifikuesve. (El Enfal 30)

    Nė kėtė ajet ėshtė pėrmendur المكر “El Mekr” (kundėrvėnia).

    “Ata qė nuk pranojnė ajetet Tona, ne pak e nga pak do t’i mbėrthejme me dėnim nga rrugė qė as nuk do ta kuptojnė: Dhe Unė do t’u jap kohė. Padyshim qė plani Im ėshtė i fuqishėm.” (El Araf 182-183):”

    Nė kėtė ajet ėshtė pėrmendur الكيد “El kejd” (planifikimi i kurtheve).

    “Thonė me tė vėrtetė jemi me ju, nė tė vėrtetė ne vetėm talleshim. Allahu tallet me ta dhe ua shton mė shumė tė kėqiat qė tė sorollaten verbėrisht” (El Bekare 14-15).

    Duke marrė parasysh sqarimin qė e bėmė del nė pah arsyeja pse nuk ka pėrmendur Allahu nė Kur’an qė Ai i tradhėton ata qė e tradhetojnė , por ka thėnė: “Nėqoftėse ata mundohen tė tė tradhėtojnė ty, ata vėrtetė qė kanė tradhėtuar Allahun, kėshtu Ai tashmė tė dha forcė mbi ta. Dhe Allahu ėshtė i GjiėthėDituri, mė i Urti, Gjithėgjykuesi.” (El Enfal 71).

    Pra ka thėnė: “Tė dha forcė mbi ta” dhe nuk ka thėnė: “Dhe Ai i tradhėtoi”, sepse tradhėtia ėshtė mashtrimi nė diēka qė tė ėshtė besuar, tė ėshtė lėnė amanet, kėshtu qė ajo ėshtė mangėsi nė tė gjitha raste.

    Baza e dytė:

    Tema e cilėsive tė Allahut ėshtė mė e gjėrė se tema e emrave tė Tij. Cilėsitė e Allahut tė Madhėruar qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe sunnet, janė mė shumė se emrat e Allahut qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe sunnet, sepse ēdo emėr pėrmban cilėsi siē ėshtė sqaruar nė bazat e emrave tė bukur tė Allahut dhe sepse prej cilėsive tė Allahut janė edhe veprat e Tij. Veprat e Tij nuk mbarojnė, sikurse edhe fjalėt e Tij nuk mbarojnė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe sikur tė gjitha pemėt dhe tokėt tė ishin pena dhe deti me shtatė dete pas tij, pėr t’ju shtuar atij, prapėseprapė fjalėt e Allahut nuk do tė shteronin.Me tė vėrtetė Alalhu ėshtė i Gjithėfuqishėm, mė i Urti Gjithėgjykues.” (Lukman 27).

    Nga cilėsitė e Allahut tė cilat janė vepra (punė) tė Tij, po pėrmendim kėto qė vijojnė:
    1. الإتيان El Itjan (ardhja).

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kur’an: “A mos presin atėherė pėr ndonjė gjė tjetėr veēse tu vijė Allahu .” (El Bekare 210).

    Nė fjalėn e Tij: “Tė vijė Allahu” bėhet fjalė pėr cilėsinė e Tij "El Itjan". .

    2. Shtrengimi (ndeshkimi) البطش “El Batshu”.

    Allahu Lartėsuar ka thėnė nė Kur’an “Vėrtetė shterngimi (ndeshkimi) i Zotiti tėnd ėshtė i ashpėr” (El Buruxhė 12). Nė kėtė ajet ka pėrmendur “El Batshu”..

    3. الإمساكEl Imsak. (Kapja mbajtja).

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ai e mban qiellin tė mos bjerė nė tokė, veēse me dėshirėn dhe lejen e Tij” (El Haxh 65)

    4. الأخذEl Ekhdhu. Marrja (nė ndėshkim, shkatėriimi i atij qė Allahu dėshiron ta shkatėrrojė pėr shkak tė gjynaheve tė tij.)

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Kėshtu qė Allahu i mori, i mbėrtheu me ndėshkim, shkatėrrim pėr shkak tė mėkateve tė tyre” (Ali Imran 11).

    5. الإرادة El Irradetu. (Dėshira).


    Allahu ka thėnė: “Allahu dėshiron pėr ju tė lehtėn dhe Ai nuk dėshiron pėr ju tė vėshtirėn.” (El Bekare 185)

    6. المجيءEl mexhi. Ardhja.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “ Dhe vjen Zoti yt me melekėt rrallė rrallė.” (El Fexhėr 22)

    7. النزولEn Nuzulu.(Zbritja).

    Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ka thėnė nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejrja: “Zoti ynė zbret pėr nė qiellin e dynjasė nė 1/3 e fundit tė natės” (Buhariu dhe Muslimi)

    Kėto vepra ia atribuojmė Allahut si cilėsi tė Tij, ashtu siē kanė ardhur nė argumente dhe nuk e emėrtojmė Allahun me to. Si p.sh.: nuk lejohet tė themi, se prej emrave tė Allahut ėshtė: الجائي -ardhės, marrė nga vepra e Tij El Mexhij, Ardhje" dhe as النازل -En Nazil, Zbritės marrė nga vepra e Tij En Nuzul (Zbritja) etj.
    Megjithėse ėshtė e lejuar tė lajmėrohet me kėto fjalė rreth Allahut, si p.sh. tė thuhet الجائي El Xhai,( Ardhėsi), النازل El Nazilu, (Zbritėsi), duke mos patur pėr qėllim emėrtimin e Allahut me to, por lajmėrimin pėr veprėn qė trrgojnė pėr tė.


    Baza e tretė:
    Cilėsitė e Allahut ndahen nė dy lloje:

    1. Lloji i parė: صفات ثبوتيةCilėsi tė pohuara.
    2. Lloji i dytė: صفات سلبية (منفية)Cilėsi tė mohuara.


    Cilėsitė ثبوتية “Thubutijje” (e pohuara) janė tė gjitha cilėsitė qė Allahu ia ka pohuar (atribuar) Vetes sė Tij me anė tė Kur’anit dhe haditheve tė sakta tė Profetit.

    Cilėsitė “Thubutijje” (e pohuara) janė tė gjitha tė pėrkryera, tė pėrsosura dhe nuk ka nė to asnjė lloj mangėsie.Disa shembuj pėr cilėsitė “Thubutijje” kemi: العلم El Ilm, Dija, القدرة El Kudretu, Fuqia, الاستواء على العرش El Istiua, (Lartėsimi mbi Arsh), النزول إلى سماء الدنيا En Nuzul, (Zbirtja nė qiellin e dynjasė), الوجه El Uexhh (Fytyra), اليد El Jed (Dora), etj.

    Kėto cilėsi, ėshtė detyrė qė t’ia pohojmė (atribuojmė) Allahut tė Madhėruar, siē i pėrshtatet Madhėshtisė sė Tij. Pėr kėtė tregojnė argumentet fetare الدليل السمعي dhe argumenti llogjik:

    a. الدليل السمعي Argumenti fetar :ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: “ O ju qė keni besuar! Besoni Alalhun dhe tė Dėrguarin e Tij, dhe librin tė cili Ai ia ka zbritur tė derguariut tė Tij dhe librat e parė tė cilėt Ai ua zbriti atyre para tij. Dhe kushdo qė mohon Allahun, meleket e Tij, librat e Tij, tė Dėrguarit e Tij dhe ditėn e Fundit, atėherė Ai vėrtet ka humbur rrugėn tepėr larg.” (En Nisa 136).

    Besimi nė Allahun, pėrmban edhe besimin nė cilėsitė e Tij, besimi nė librin (Kur’anin), qė e zbriti mbi tė Dėrguarin e Tij, pėmban besimin nė tė gjitha cilėsitė qė janė pėrmendur nė tė dhe besimi qė Muhamedi sal-lAllahu alehji ue sel-lem ėshtė i dėrguar i Allahut pėrmban besimin nė ēdo gjė qė ka lajmėruar pėr tė Dėrguarin e Tij, i Cili ėshtė Allahu. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Thuaju: A ju e dini mė mirė apo Allahu?” (El Bekare 140)

    Pėr sa i pėrket tė Dėrguarit tė Allahut ne e kemi detyrė tė besojmė nė ēdo gjė qė ai na ka lajmėruar rreth Allahut, sepse ai nuk ka folur nga dėshira e nefsit tė tij por ka folur sipas shpalljes. Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Ai nuk flet nga dėshira. Ėshtė vetėm shpallje qė i frymėzohet.” (En Nexhm 3-4):

    b. الدليل العقلي -Argumenti logjik. Allahu na ka lajmėruar qė ėshtė i atribuar me kėto cilėsi, pa dyshim qė Ai i din mė mirė nga tė tjerėt Cilėsitė e Tij. Askush nuk mundet tė thotė fjalė mė tė drejta dhe mė tė vėrteta se Allahu. Allahu i Lartrėsuar ka thėnė nė Kur’an: “Dhe kush ėshtė mė i vėrtetė nė fjalė se Allahu?” (En Nisa: 87).
    Prandaj ėshtė detyrė qė t’ia pohojmė cilėsitė e Tij siē ka lajmėruar, pa lėkundje sepse lėkundjet nė besimin e njė lajmi lind kur lajmi buron nga njė qė mundet tė jetė i paditur, tė gėnjenjė dhe tė jetė i paaftė pėr tė shprehur atė qė dėshiron. Tė gjitha kėto tė meta janė tė pamundura nė tė drejtėn e Allahut tė Lartėsuar, prandaj ėshtė detyrė tė pranohet lajmi i Tij ashtu siē ka lajmėruar pa hezitim.

    Po kėshtu themi pėr cilėsitė qė Profeti ia ka atribuar Zotit tė lartėsuar, sepse Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ėshtė mė i dituri i njerėzve rreth Zotit, mė i drejti dhe mė i besueshmi nė lajmin qė e pėrcjell dhe mė i afti pėr ta shprehur qartė atė qė dėshiron, atėherė ėshtė detyrim tė pranohet lajmi rreth cilėsive tė Allahut ashtu siē ka lajmėruar.

    Cilėsitė سلبية“Selbij-je” (e mohuara) janė tė gjitha cilėsitė tė cilat Allahu ia ka mohuar Vetes sė Tij nė Kur’an ose me anė tė haditheve tė sakta tė Profetit. Tė gjitha cilėsitė e mohuara (Selbij-je) janė mangėsi (tė papėrkryera, me tė meta) nė tė drejtėn e Allahut, prandaj Allahu e ka mohuar atribuimin e qėnies sė Tij me to, sepse Ai ėshtė i pėrkryer nė Qėnien dhe cilėsitė e tij. Prej cilėsive qė Allahu ia ka mohuar Vetes sė Tij ėshtė: الجهل padituria, النسيان harresa, العجز paaftėsia, التعب lodhja, الموت vdekja etj.

    Ėshtė detyrė qė cilėsitė “Selbij-je” t’ia mohojmė Allahu duke pohuar tė kundėrtat e tyrė nė mėnyrėn mė tė pėrkryer dhe mė tė plotė, sepse Allahu me cilėsitė qė ia ka mohuar Vetes sė Tij ka pasur pėr qėllim mohimin e tyre pėr tė pohuar dhe pėr tė theksuar tė kundėrtėn e kėtyre cilėsive dhe jo vetėm thjesht pėr t’i mohuar,sepse mohimi nuk ėshtė pėrkryeshmeri vetėm nqs bėhet pėr tė treguar tė kundėrtėn e tij, prej pėrkryerjes dhe pėrsosmėrisė. Pra mohimi i cilėsive “Selbij-je” nuk bėhet thjesht pėr tė mohuar por pėr tė pohuar dhe pėr tė theksuar tė kundėrtėn e tyre prej pėrkryerjes dhe pėrsosmėrisė.

    Arsyet qė tregojnė se mohimi i thjeshtė nuk tregon pėrkryeshmėri:

    1. Mohimi i thjeshtė tregon pėr mosekzistencė (ėdem عدم ) dhe mosekzistenca (ėdem العدم ) nuk tregon pėr asgjė ekzistente e jo mė, tė tregojė pėr pėrkryeshmėri. النفي عدم و العدم ليس بشيء


    2. Mohimi i njė atributi tė njė trupi mund tė bėhet pėr shkak tė paaftėsisė sė tij pėr tė vepruar. Ky mohim nuk tregon pėrkryeshmėri p.sh: sikur tė thuash "الجدارلا يظلم":“El xhidaru la judhlimu”(muri nuk bėn padrejtėsi).

    Kjo nuk tregon qė muri ėshtė i drejtė sepse padrejtėsia nuk ėshtė mohuar pėr tė treguar drejtėsinė por pėr tė treguar paaftėsinė e murit pėr tė vepruar .

    3. Sepse mohimi, mund tė bėhet pėr shkak tė pamundėsisė, pėr tė bėrė diēka, siē ka thėnė poeti: قبيلة لا يغدرون بذمة و لا يظلمون الناس حبة خردل
    “Ėshtė njė fis qė nuk e thyen besėn. Dhe nuk u bėn padrejtėsi njerėzve qoftė edhe njė grimcė.”


    Ky varg nuk ėshtė lavdėrim pėr kėtė fis, sepse poeti dėshiron tė thotė me kėtė se ata nuk kanė mundėsi tė thyejnė besėn dhe tė bėjnė padrejtėsi, meqėnėse kanė frikė fiset e tjera dhe jo sepse nuk duan tė thyejnė besėn dhe tė bėjnė padrejtėsi, pasi e kanė mundėsinė pėr kėtė gjė.

    Atėhėrė nė tė gjitha kėta raste, mohimi tregon pėr mangėsi dhe jo pėr pėrkryeshmėri, prandaj metoda e Kur’anit nė mohim, ėshtė qė tė mos mohohet asnjė cilėsi nė tė drejtėn e Allahut me njė mohim tė thjeshtė, qė nuk pėrmban cilėsi tė lavdėruar dhe tė pėrkryer. Pra nė Kur’an dhe nė Sunnet, nuk mohohet ndonjė cilėsi mangėsie, vetėm nėse pėrmban cilėsi tė pėrkryer, tė lavdėruar, ndryshe nga ajo qė veprojnė disa grupe tė cilėt mohojnė cilėsi nė tė drejtėn e Allahut me njė mėnyrė krejtėsisht tė thjeshtė, pa marrė parasysh se cilėsia qė e kanė mohuar, a tregon pėr pėrkyeshmėrinė e tė kundėrtės sė saj apo jo?

    Tė pėrmendim disa shembuj nė lidhje me kėtė qė pėrmendėm:

    1. Fjala e Allahut: “Mbėshtetuni tek i pėrjetshmi, i Gjalli (El Haj-j), i Cili nuk vdes kurrė” (El Furkanė 58).

    Pra mohimi i vdekjes nėnkupton pėrkryeshmėrinė e jetės (El hajat).

    2. Fjala e Allahut: “Zoti yt nuk i bėn askujt padrejtėsi” (El Kehf 49).
    Mohimi i padrejtėsisė nėnkupton pėrkryeshmėrinė e drejtėsisė.

    3. Fjala e Allahut: “Allahu nuk ėshtė i tillė qė ta bėjė tė paaftė,(pa mundėsi pėr tė vepruar) ndonjė gjė nė qiej ose nė tokė” [El Fatir 44].
    Mohimi i “El axhz” (paaftėsisė, pamundėsisė), nėnkupton pėrkryeshmėrinė e drejtėsisė dhe tė fuqisė sė Tij, prandaj pas kėtij fragmenti nė ajet ka thėnė: “Padyshim qė Ai ėshtė i Gjithėditur, i Gjithėfuqishėm.”. Sepse العجز “El axhz” (paaftėsia, pamundėsia( shkaktohet ose nga injoranca rreth shkaqeve (faktorėve, elementeve) tė krijimit, ose nga pamundėsia pėr tė krijuar.

    Nga kjo arrijmė nė pėrfundimin se pėrkryeshmėria e dijes sė Allahut dhe fuqisė sė Tij, tregon se Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm pėr tė bėrė atė qė dėshiron dhe se asgjė nuk mund ta bėjė Atė tė paaftė pėr ta vepruar atė qė e dėshiron. Nga shembulli i fundit ne mėsuam se ka prej cilėsive “Selbij-je” (tė mohuara) tė cilat nėnkuptojnė mė shumė se njė pėrkryeshmėri.

    Nė pėrfundimin e kėsaj ēėshtje, themi se ēdo cilėsi qė Allahu i ka mohuar Vetes sė Tij ose qė ia ka mohuar i Dėrguari i Tij, ajo detyrimisht tregon pėr njė ose mė shumė cilėsi “thubutij-je” (tė pohuara, tė pėrkryera), pėr tė cilat lavdėrohet Allahu i Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar nuk i ka mohuar diēka Vetes sė Tij nė mėnyrė krejtėsisht tė thjeshtė, pa nėnkuptuar cilėsi “thubutij-je” (tė pohuara, tė pėrkryera). Kjo na bėn tė kuptojmė qartė, se ata qė e teprojnė nė pėrmendjen e mohimeve (tė cilat i quajmė: Es sulub) gabojnė, sepse mohimi nuk pėrmban lavdėrim dhe pėrkryerje, pėrderisa nuk nėnkupton cilėsi tė pohuara “thubutij-je”. Baza qė vijon kėtė e sqaron edhe mė shumė.

    Baza e katėrt: Cilėsitė “thubutij-je” janė tė gjitha cilėsi tė pėrkryera, tė pėrsosura sa mė shumė qė tė jenė dhe sa mė tė llojllojshme qė ti kenė kuptimet aq mė shumė shfaqet pėrkryerja e tė atribuarit me to (Allahut tė Lartėsuar). Prandaj cilėsitė thubutijje qė ia ka atribuar Allahu Vetes sė Tij nė Kur’an dhe nė sunnet janė mė shumė se cilėsitė “Selbijje” qė ia ka mohuar vetes sė Tij.

    Kryesisht cilėsitė “Thubutij-je” janė pėrmendur nė mėnyrė tė shkoqitur (me “Tefsil”). Shembujt e “Tefsilit” pėr pohimin e cilėsive tė Allahut nė Kur’an dhe nė sunnet janė tė shumtė, prej tyre ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar nė fundin e sures El Hashr: “Allahu ėshtė Ai, veē tė Cilitt nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, i Gjithėdituri i gajbit (i ēdo tė fshehte dhe tė panjohure) dhe tė shfaqurės (i ēdo tė njohure). Ai ėshtė Gjithmėshirshmi, Mėshirploti. Allahu ėshtė Ai pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, Mbizotėruesi, i Shenjti, i Gjthėpėrsosuri pa asnjė tė metė, Gjithėdhuruesi i sigurisė (besimit), Gjithėvėzhguesi mbi krijesat e Tij, i Gjithfuqishmi, Urdhėruesi i Papėrballueshėm, mė i Larti Suprem. Lavdi i qoftė Atij. I Lartė ėshtė Ai nga gjithė ēfarė i mveshin dhe i bashkojnė Atij. Ai ėshtė Allahu, Gjithėkrijuesi, Shpikėsi i pashembullt i ēdo gjėje, Formėsuesi i gjithēkaje. Tė Tij janė emrat mė tė bukur dhe mė tė lartė. Gjithė ēėshtė nė qiej dhe nė tokė lavdėrojnė Atė. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithgjykues.” [Hashėr: 22-24]

    Kėto ajete pėrmbajnė mė shumė se 15 emra, ēdo emėr pėrmban njė cilėsi, dy ose mė shumė. Gjithashtu ajetet e sures El Haxh: “Eshtė e vėrtetė se Ai do ti bėje ata tė hyjne nė njė vėnd nė tė cilin ata do tė jenė tė kėnaqur, sepse Allahu ėshtė i Gjithėdituri, tepėr i Durueshėm.”
    “Kjo kėshtu ėshtė! Dhe kushdo qė shpaguan me tė njėjtėn masė tė asaj qė ka vuajtur dhe pastaj persėri i ėshtė bėrė padrejtėsi, ėshtė e sigurtė se Allahu do ta ndihmojė atė. Vėrtet qė Allahu ėshtė ai qė ju ndjen, gjithnjė falės i madh.”
    “ Kjo ngaqė Allahu ndėrfut natėn tek dita dhe Ai ndėrfut ditėn tek nata. Dhe vėrtet Allahu ėshtė gjithėdėgjues, Gjithevėzhgues.
    “Kjo ngaqė Allahu, Ai ėshtė i vėrteti i Pėrhershmi dhe gjithēka qė ata lusin nė vend tė Allahut, ose pėrkrah Tij ėshtė batil9e pavlefshme) dhe vėrtet Allahu ėshtė mė i Larti , mė i Madhi.”
    A nuk e shihni se Allahu zbret ujė nga qielli dhe pastaj toka bėhet e blertė ? Vėrtet qė Allahu ėshtė me i Buti dhe mė Dashamirėsi, i Gjithėnjohuri pėr ēdo gjė.
    “ Tė Atij janė tė gjitha ēfarė ėshtė nė qiej dhe gjithė ēfarė ėshtė nė tokė dhe me tė vėrtetė qė Allahu, Ai ėshtė mė i Pasuri, i denjė per tė gjitha lavderimet.”
    “ A nuk e shihni se Allahu ka nėnshtruar pėr ju gjithė ēfarė ėshtė nė tokė, se edhe anijet tė lundrojnė nė det me urdhėrin e Tij?- A e mban qiellin qė tė mos bjerė nė tokė, veēse me dėshirėn dhe me lejen e Tij. Vėrtet qė Allahu ėshtė ndaj njerėzimit gjithė mirėsi, Mėshirėplotė.” [El haxh 59-65].



    Tė gjitha kėto ajete kanė pėrfunduar me nga dy emra prej emrave tė bukur tė Allahut, ēdo emėr pėrmban njė cilėsi, dy ose mė shumė. Ndoshta cilėsitė “Thubutij-je” mund tė pėrmenden nė mėnyrė tė pėrgjithshme (me ixhmal) , por janė pėrmendur mė shumė nė mėnyrė tė shkoqitur se sa tė pėrgjithshme. Si shembull pėr “Ixhmalin” kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Tė Allahut janė tė gjithė emrat mė tė bukur kėshtu qė luteni Atė me ta.” (El A’rafė 180) dhe fjalėn e Tij: “Atij i takon المثل الأعلى pėrshkrimi mė i lartė.” [Err Rrumė 27].Ndėrsa cilėsitė “Selbijje” (e mohuar), qė Allahu ia mohon vetes sė Tij, kryesisht janė mohuar nė mėnyrė tė pėrgjthshme, sepse kjo ėshtė mė e fortė (lartė) nė Madhėrimin e Allahut dhe mė e pėrkryer nė Lartėsimin e Tij. Nuk ka dyshim qė mohimi nė mėnyrė tė shkoqitur, pa ndonjė shkak domethėnės, ėshtė tallje dhe mangėsim, ndaj atij qė e pėrshkruan.

    Ēfarė mendon sikur tė lavderoje njė mbret duke i thėnė: ...Ti je bujar, trim, i fortė, i papėrballueshėm nga armiqtė... e tė tjera prej cilėsive tė lavdėrimit? Kjo do tė ishte ndėr mėnyrat mė tė madhėrishme pėr lavdėrimin e tij dhe pėr shfaqjen e tė mirave tė tij, gjė e cila e bėn tė dashur dhe tė respektuar, sepse ia ka pohuar cilėsitė e lavdėruara nė mėnyrė tė shkoqitur.

    Nga ana tjetėr sikur t’i thuhet; ...ti je njė mbret jo koprac, as frikacak, as i varfėr, as shitės nė Pazar, as pastrues mbeturinash e tė tjera prej gjėrave tė shkoqitura, qė pėrmenden pėr mohimin e tė metave tė papėrshtatėshme. Kjo do tė konsiderohet tallje me tė dhe mangėsim ndaj tij prandaj poeti ka thėnė: ألم تر ان السيف ينقص قدره إذا قيل إن السيف أمضى من العصى A nuk e vėren qė shpatės i mangėsohet vlera. Nėqoftėse do tė thuhej qė shpata ėshtė mė e mprehtė sesa shkopi.

    Shembujt e mėnyrės sė pėrgjithshme tė mohimit janė tė shumtė nė librin e Allahut. Ne po shkėpusim vetėm disa prej tyre:

    1. “Adhuroje atė dhe bėhu i durueshėm dhe i vazhdueshėm nė adhurimin e Tij. A mos din ndonjė qė ėshtė i ngjahsėm me Tė (qė tė meritojė si emri i Tij).” (Meriem 65).

    2.
    “Dhe s’ka asnjė tė barabartė ose tė krahasueshėm me Tė (NJė, i Vetėm, i Pashok).” (El Ikhlas 4).

    3. “Atėherė, mos i vini shok Allahut (nė adhurim) kur ju e dini (se vetėm Ai ka tė drejtė tė adhurohet e askush tjetėr).” (El Bekare 22).

    4. “Asgjė nuk i ngjason Atij” (Esh Shura 11).

    Ėshtė e mundur qė cilėsitė “Selbijje” tė pėrmenden nė mėnyrė tė shkoqitur (me Tefsil) pėr disa shkaqe. Prej shkaqeve janė kėta qė vijojnė:

    1. Mohimini i asaj qė pretendojnė gėnjeshtrat nė tė drejtėn e Allahut,

    si p.sh. fjala e Allahut: ““Qė ata i mveshin dhe i emėrojnė bir tė Gjithemėshirshmit. Dhe kurrė nuk i shkon tė Gjithėmėshmit, qė ai tė lind e tė ketė bir.” [Merjem 91-92].

    2. Shmangia e imagjinimit tė mangėsisė nė pėrkryerjen e Allahut

    si p.sh. fjala e Allahut tė lartėsuar: “Dhe me tė vėrtete qė Ne i krijuam qiejt dhe tokėn dhe gjithēka ka ndėrmejt tyre nė gjashtė ditė dhe nuk na preku e nuk ndjejmė aspak lodhje.” [Kaf :38]. dhe fjala e Tij: “Dhe Ne nuk i krijuam qiellin dhe token dhe gjithė ēfarė ėshtė ndėrmjet tyre pa qėllim! Ky ėshtė Gjykimi i atyre qė nuk besojnė. Pra mjerė pėr ata qė nuk besuan nga Zjarri” [Sad 27].”


    Si pėrfundim nga sqarimi i kaluar dalim nė konkluzionin se kryesisht mohimi nė Kur’an dhe Sunnet nuk ka ardhur pėrveē nė raste qė vijojnė:

    1. Pėr tė treguar tėrėsinė dhe pėrgjithshmėrinė e pėrkryerjes dhe pėrsosjes sė Allahut. Ky ėshtė mohimi i tė metave dhe mangėsive nė mėnyrė tė pėrgjithshme (me ixhmal).

    2. Mohimi i asaj qė e pretenduan gėnjėshtarėt nė tė drejtėn e Tij.

    3. Shmangia e imagjinimit tė mangėsisė nė pėrkryerjen e Tij.

    Tė gjithė kėtė bazė, mund ta pėrmbledhim nė pikat e mėposhtme:

    a. Cilėsitė “thubutij-je” tė cilat Allahu ia ka atribuar vetes sė Tij janė mė shumė se cilėsitė “selbij-je” qė Allahu ia ka mohuar Vetes sė Tij.


    b. Cilėsitė “thubutij-je” kanė ardhur nė Kur’an tė shkoqitura dhe tė pėrgjithshme por shkoqitja (tefsili) nė to ėshtė mė shumė se pėrgjithėsimi (ixhmali). Cilėsitė “selbij-je” kanė ardhur nė mėnyrė tė pėrgjithėshme dhe nė mėnyrė tė shkoqitur, por pėrgjithėsimi (ixhmali) nė to ėshtė mė shumė sesa shkoqitja. Kryesisht cilėsitė “selbij-je” nuk janė pėrmendur pėrveēse nė rastet e lartėpėrmendura.Ēdo cilėsi “selbij-je” (e mohuar mangėsie) patjetėr nėnkupton pėrkryerjen e tė kundėrtės sė saj.


    Shejkhul Islam ibnu Tejmije, nė lidhje me kėtė ēėshtje nė librin e tij “Et Tedmurij-je” ka thėnė: “Allahu i ka dėrguar tė Dėrguarit e Tij, me pohimin e shkoqitur dhe mohimin e pėrgjithshėm, prandaj ata ia pohuan Allahut cilėsitė e pėrkryera, nė mėnyrė tė shkoqitur dhe ia mohuan Atij cilėsitė qė nuk i pėrshtaten si pėrngjasimin me krijesat dhe pėrshkruarjen e formės dhe mėnyrės se si janė cilėsitė.”.


    Shtojcė.
    Ibnu Tejmije nė bazėn e gjashtė tė librit tė tij “Et Tedmurij-je” ka thėnė: “Cilėsitė e Allahut vėrtiten ndėrmjet mohimit dhe pohimit, prandaj duhet vendosur patjetėr njė princip (rregull, normė) pėr mohimin dhe pohimin.”.

    Principi i mohimit, ėshtė t’i mohohet Allahut .

    sė pari ēdo cilėsi e metė, si verbėria, gjumi, shurdhimi, vdekja, etj.

    Sė dyti, ēdo mangėsi nė pėrkryerjen (pėrsosjen) e Tij, si psh: mangėsia e jetės sė Tij, dijes sė Tij, fuqisė sė Tij, urtėsisė sė Tij, etj.

    Sė treti: ngjashmėria e Tij me krijesat. Pra mos tė besohet psh: se dija e Tij ėshtė si dija e krijesave, fytyra e Tij si fytyra e krijesave, Lartėsia e Tij mbi Arsh (istiua) si lartėsia e krijesave, etj..

    Prej argumenteve tė mohimit tė sė parės ėshtė fjala e Allahut: “Allahut i takon “El methelul a’la”(pėrshkrimi, cilėsimi) mė i lartė.” [Err Rrum 27]
    Fakti qė Ai ėshtė cilėsuar me cilėsitė mė tė larta, detyrimisht tregon mosekzistencėn e asnjė tė mete.

    Prej argumenteve tė mohimit tė sė dytės, ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: “Dhe me tė vėrtete qė Ne i krijuam qiejt dhe tokėn dhe gjithēka ka ndėrmejt tyre nė gjashtė ditė dhe nuk na preku e nuk ndjejmė aspak lodhje” [Kaf 38]

    Prej argumenteve tė mohimit tė sė tretės, ėshtė fjala e Allahut: “Asgjė nuk i pėrngjan Atij.” [Esh Shura]

    Ndėrsa principi (rregulli) i pohimit ėshtė;

    Qė t’i pohohen Allahut cilėsitė e pėrkryera qė ka atribuar me to Veten e Tij, pa asnjė lloj mangėsie.


    Argument ėshtė fjala e Allahut: “Allahut i takon pėrshkrimi cilėsimi mė i lartė” .

    El methelul a’la ėshtė pėrshkrimi, cilėsimi mė i lartė qė nuk i pėrngjan asgjė.

    Nuk mjafton pėr dlirsinė dhe lartėsimin e Allahut nga mangėsitė, qė tė bazohemi vetėm nė mohimin e pėrngjasimit “teshabihit”.

    Kemi dy parime tė lidhur ngushtė qė s’mund tė shkėputen nga njėri tjetri lidhur me kėtė temė.

    I pari: Cilėsimi i Allahut me cilėsitė qė ka cilėsuar me to veten e Tij dhe me cilėsitė qė e ka cilėsuar me to i Dėrguari i Tij.

    I dyti: Mohimi i pėrngjasimit tė cilėsive tė Allahut, me cilėsitė e krijesave.

    Nuk ėshtė e mjaftueshme qė pohuesit e cilėsive, tė bazohen krejtėsisht nė mohimin e pėrngjasimit, pa marrė parasysh parimin e parė; qė tė mos e cilėsojmė Allahun, pėrveēse me cilėsitė qė kanė ardhur nė argumente. Nėqoftėse kjo do tė ishte e lejueshme, atėhere do tė lejohej qė t’i atribuoheshin Allahut gjymtyrė e vepra, qė ėshtė e pamundur tė jenė cilėsi tė Tij, tė cilat nuk mund tė llogariten dhe t’i mohohej pėrngjasimin me krijesat. Pra qė tė bazohesh vetėm nė parimin e dytė, do tė thotė t’i atribuosh (japėsh) Allahut mangėsi qė nuk lejohet ta cilėsosh me to dhe tė mohosh pėrngjasimin me krijesat. Si p.sh. tė thuash se Ai qan, jo si qajnė njerėzit. Ai uritet jo si uriten njerėzit. Ai pi jo si pijnė e njerėzit etj. Kėtij njeriu qė e cilėson Allahun me mangėsi, duhet t’i thuash: “E ke gabuar rrugėn dhe ke devijuar nga e drejta, sepse pasi i ke atribuar Allahut tė meta e mangėsi, nuk tė bėn dobi mohimi i pėrngjasimit tė tyre me krijesat. Nė refuzimin e kėtyre cilėsive nuk ke nevojė pėr mohimin e pėrngjasimit, por duhet t’i mohosh krejtėsisht, sepse ato janė cilėsi tė mangėta.” (Marrė nė mėnyrė tė pėrmbledhur nga “Mexhmuul fetaua”)


    Baza e pestė: Cilėsitė “thubutij-je” ndahen nė dy lloje:

    1. صفات ذاتيةCilėsi “dhatij-jeh”
    2. صفات فعليةCilėsi “fielij-jeh”
    .

    Cilėsitė “dhatij-jeh” janė cilėsitė qė Allahu, ka qėnė dhe do tė jetė vazhdimisht i cilėsuar me to. Kurrė nuk mund tė pėrfytyrohet shkėputja e tyre nga Qėnia e tij, psh: Dija, shikimi, urtėsia, lartėsia, madhėria, etj.

    Cilėsitė “fielij-jeh” janė cilėsitė qė varen nga dėshira e Allahut, nėse Ai dėshiron i vepron dhe nėse nuk dėshiron nuk i vepron, si psh: lartėsia mbi Arsh dhe zbritja pėr nė qiellin e dynjasė. Kėto cilėsi janė quajtur cilėsi “fielij-je” sepse janė vepra tė Allahut.

    Cilėsitė “fielij-jeh” duke marrė parasysh faktin qė janė atribute tė Qėnies sė Allahut, ato quhen cilėsi “dhatij-jeh” dhe duke pasur parasysh faktin qė ato kanė tė bėjnė me veprat dhe fjalėt qė rrjedhin prej qėnies sė Tij quhen “fielij-jeh” si p.sh. cilėsia e tė folurit “El kelam”: Tė folurit pėrsa i pėrket origjinės dhe llojit ėshtė cilėsi “Dhatij-jeh” (atribut i qėnies) sepse Allahu ka qenė dhe do tė jetė vazhdimisht Folės “Mutekelim” dhe pėrsa i pėrket njėsive tė tė folurit (d.m.th njė tė folure tė vetme) ėshtė cilėsi “fielijjeh” sepse “El Kelam” (tė folurit) varet nga dėshira e Allahut. Ai flet kur dėshiron dhe pėr atė qė dėshiron, siē ka thėnė Allahu i Lartėsuar nė Kur’an” [Jasin 82].
    Veprat e Allahut nuk kanė fund. Allahu ka thėnė nė Kur’an: “ ... dhe Allahu vepron atė qė dėshiron.” si rrjedhojė cilėsitė e Allahut “El fielij-jeh” nuk kanė kufizim. Ēdo cilėsi “El fielij-jeh” Allahu e vepron me urtėsi.

    Ndoshta mundet ta njohim urtėsinė e veprės sė Allahut dhe ndoshta nuk mundemi ta perceptojmė (ta njohim) urtėsinė, por jemi tė bindur qė ēdo gjė qė e dėshiron Allahu, ėshtė nė pėrpuethshmėri me urtėsinė e Tij. Pėr kėtė tregon fjala e Allahut tė Lartėsuar: “Por ju nuk mund tė dėshironi, veēse po dėshiroi Allahu. Vėrtetė Allahu ėshtė i Gjithėditur, i Urtė”


    Baza e gjashtė: Cilėsitė e Allahut tė Lartėsuar pėrsa i pėrket argumenteve tė pohimit tė tyre ndahen nė dy lloje:

    a. صفات خبرية Cilėsi “Khaberij-jeh”
    b. صفات سمعية عقلية Cilėsi “Semij-jetun aklij-jetun”
    .

    Cilėsitė “Khaberij-jeh”, janė cilėsitė qė nuk ka mėnyrė pėr pohimin tyre, pėrveē lajmet e Kur’anit dhe Sunnetit. Kėto cilėsi mund tė jenė “Dhatij-jeh” si p.sh.; Fytyra dhe Dy Duart ,, dhe mund tė jenė “Fielij-jeh” si p.sh.: Gėzimi dhe Qeshja.

    Cilėsitė “Semij-jetun aklij-jetun” janė ato qė i pohojnė argumenetet fetare (Kur’ani dhe Sunneti) dhe argumenetet llogjike, mundet qė tė jenė “Dhatijjeh” si p.sh. “El Hajat” (Jeta) “El Ilm” (Dija) “El Kudretu” (Fuqia) ,, dhe mundet qė tė jenė “Fie’lijjeh” si p.sh.: “El Khalk” (Krijimi) dhe “El I’ėta” (dhėnia)


    Baza e shtatė: Nė pohimin e cilėsive tė Allahut duhet tė ruhemi nga dy gjėra tė ndaluara rreptėsisht.

    1. التمثيل“Temthijli” Pėrngjasimi.
    2. التكييف“Tekjifi” Dhėnia formė cilėsisė ose pėrshkrimi i mėnyrės se si ėshtė.



    Temthili, ėshtė besimi qė cilėsitė e Allahut u pėrngjasojnė cilėsive tė krijesave, si p.sh.; besimi qė Dy Duart e Allahut janė si dy duart e krijesave, Fytyra e Tij si fytyra e krijesave, shikimi i Tij si shikimi i krijesave etj. Ky besim ėshtė i pasaktė, i kotė, atė e kanė hedhur poshtė argumentet e Kur’anit dhe tė logjikės.

    Pėrsa i pėrket Kur’anit kemi ajetet e mėposhtme:
    1. “Asgjė nuk i pėrngjan Atij dhe Ai ėshtė i Gjithėdituri, Gjithėshikuesi” (Esh Shura 11)


    2. “A ėshtė njėsoj atėherė Ai i Cili krijon me atė qė nuk krijon? A nuk do tė pėrkujtoni atėherė (begatitė e Allahut) e tė vini mend?” (En Nahl 17)


    3. “A mos din ndonjė qė ėshtė i ngjashėm me tė (qė tė meritojė si emri i Tij)” (Merjem 65)

    4. “S’ka asnjė tė barabartė ose tė krahasueshėm me tė (Njė, i Vetėm, i Pashok)” (El Ikhlas 4)


    Ndėrsa argumentet llogjike janė anėt qė vijojnė:

    a. Domosdoshmėrisht dihet qė qėnia e Allahut (dhatull-llah) ndryshon nga qėniet e krijesave, kjo tregon qė edhe cilėsitė e Allahut ndryshojnė (dallojnė) nga cilėsitė e krijesave, sepse cilėsia (atributi) i pėrshtatet qėnies qė i dedikohet. Ne shumė qartė e konceptojmė ndryshimin (dallimin) ndėrmjet cilėsive tė krijesave qė ndryshojnė nė qėniet e tyre, si p.sh: fuqia e devesė ndryshon nga fuqia e milingonės, pėrderisa ndryshimi (dallimi) ndėrmjet krijesave ėshtė i qartė megjithėse ekzistenca e tė gjithave ėshtė e mundshme (jo e detyrueshme, jo e domosdoshme) atėherė ndryshimi (dallimi) ndėrmjet krijesave dhe Krijuesit ėshtė mė i qartė.

    b. T’i thuhet atij qė e pėrngjason Allahun me krijesat: Si mundet qė Gjithėkrijuesi, i Pėrsosuri t’i pėrngjajė nė cilėsitė e Tij krijesės sė robėruar, tė dobėt, tė mangėt qė ka nevojė pėr dikė qė ta pėrsosi? A mundet tė jetė gjė tjetėr ky besim pėrveēse mangėsim nė tė drejtėn e Allahut , sepse pėrngjasimi i tė pėrkryerit me tė mangėtin, e bėn tė pėrkryerin tė mangėt.



    c. Ne vėshtrojmė krijesa tė tilla tė cilat emrat i kanė tė pėrbashkėt, por realitetet, format dhe mėnyrat se si janė ndryshojnė, p.sh: vėshtrojmė qė njeriu ka dorė e cila ndryshon nga dora e elefantit, ka fuqi e cila ndryshon nga fuqia e devesė, megjithėse kanė tė njėjtat emra, kjo ėshtė dorė dhe ajo ėshtė dorė, kjo ėshtė fuqi dhe ajo ėshtė fuqi por ndėrmjet tyre ka ndryshim nė formė dhe nė pėrshkrim. Nga kjo mėsojmė qartė qė tė qėnurit e emrit i njėjtė nuk tregon detyrimisht qė realitetet janė tė njėjta.

    Tekjifi ėshtė besimi qė forma e cilėsive tė Allahut ėshtė kėshtu dhe kėshtu ose mėnyra sesi janė ėshtė kėshtu dhe kėshtu pa e kufizuar me ndonjė tė ngjashėm . Ky besim ėshtė i pasaktė, pėr kėtė tregojnė argumentet e Kur’anit dhe tė llogjikės.


    Pėrsa i pėrket Kur’anit, kemi ajetet qė vijojnė



    1. “Ata kurrė nuk do tė pėrfshijnė gjė nga Dija e Tij.” (Taha 110)

    2. “Mos ndiq (mos fol, mos bėj) atė gjė pėr tė cilėn s’ke dijeni. Me tė vėrtetė qė tė dėgjuarit, tė shikuarit dhe zemra, pėr secilėn prej tyre do tė pyetet (Nga Allahu nė ditė e llogarisė).” [El Isra 36].


    Dihet qė ne nuk kemi dijeni rreth “kefij-jes” (formės, mėnyrės) sė cilėsive tė Allahut, sepse Ai na ka lajmėruar pėr cilėsitė dhe nuk na ka lajmėruar pėr “kefij-jen” (formėn, mėnyrėn se si janė), kėshtu dhėnia formė cilėsive tė Allahut ose pėrshkrimi i mėnyrės se si janė do tė thotė tė ndjekėsh atė qė nuk ke pėr tė dijeni dhe tė thuash atė qė nuk mund ta pėrfshijė dija jote. Ndėrsa argumenti logjik ėshtė ky qė vijon:

    Njohja e formės sė diēkaje ose mėnyrės se si ėshtė ajo, nuk mund tė arrihet pėrveēse me anė tė kėtyre tre gjėrave:

    1. Ose tė njohėsh formės e qėnies sė saj.
    2. Ose tė njohėsh diēka tė ngjashme me tė qė ėshtė e barabartė me tė .
    3. Ose tė tė lajmėrojė njė i besueshėm rreth formės sė saj.


    Qė tė tri kėto mėnyra, nuk ekzistojnė pėr tė njohur formėn e cilėsive tė Allahut, sepse askush nuk e njeh formėn e qėnies sė Tij, Ai nuk ka tė ngjashėm dhe nuk ka lajm tė besueshėm qė na lajmėron rreth formės sė cilėsive tė Tij. Prandaj ėshtė detyrė qė “tekj-jifi” tė hidhet poshtė dhe tė konsiderohet i pasaktė, kufėr. Ēfarėdo lloj forme qė tė mendosh apo tė pėrfytyrosh pėr cilėsitė e Allahut, dije se Allahu ėshtė larg dhe i Pastėr nga forma qė ti i jep. Pėr ēfarėdo lloj forme qė tė pėrcaktosh pėr cilėsitė e Allahut do tė jesh gėnjeshtar, sepse pėr kėtė nuk ke dijeni. Nga kjo rezulton se ėshtė detyrė qė tė ndalohemi nga “tekjifi” rreptėsisht nė tė gjitha rastet.


    Fakti qė ne nuk e njohim “kejfij-jen” e cilėsive tė Allahut, nuk do tė thotė qė ato nuk kanė “kejfij-je”. Ato kanė “kejfij-je”, por atė i di vetėm Allahu. Kėshtu qė nė kėtė kapitull mohohet dijenija ynė rreth “kejfij-jes” dhe jo vetė “kejfij-ja”.
    Kur u pyet imam Maliku: “I Gjithėmėshirshmi Isteua (u ngrit lart) mbi Arsh”, si u ngrit mbi Arsh? Nga nevrikosja dhe sikleti e uli kokėn e tij derisa i dolėn djersėt pastaj tha: “El Isteua” (lartėsia mbi arsh) ėshtė e njohur (si cilėsi, si domėthėnie), mėnyra, forma se si ėshtė ngritur ėshtė e panjohur, besimi nė tė ėshtė vaxhib dhe pyetja rreth saj ėshtė bidat . Kjo thėnie ėshtė transmetuar gjithashtu edhe nga mėsuesi i imam Malikut, Rebia.

    Ruaju nga “Tekjifi” ose pėrpjekja pėr ta bėrė atė sepse n.q.s e bėn atė, bie nė njė shkretėtirė prej sė cilės nuk mund tė dalėsh dhe n.q.s shejtani e hedh nė zemrėn tėnde dije qė ėshtė prej ngacmimeve tė tij, prandaj kėrkoji Allahut tė tė ruaj nga ngacmimet e tij. Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kur’an: “Dhe nėse ndonjė pėshpėritje e ligė nga shejtnai mundohet tė tė largojė ty, atėhere kėrko mbrojtje tek Allahu. vėrtet Ai ėshtė Gjjithėdėgjuesi i Gjithėdituri (Fus-silet 36)”.

    Baza e tetė: Cilėsitė e Allahut tė Lartėsuar janė توقيفية :teukifije, d.m.th qė merren vetėm nga Kur’ani dhe Sunneti i Profetit. Nuk lejohet qė njeriu me anė tė mendjes sė tij t’i dedikojė Allahut cilėsi qė nuk kanė ardhur nė Kur’an dhe nė Sunnet.

    Imam Ahmedi ka thėnė: “Allahu nuk pėrshkruhet (cilėsohet) pėrveēse me ato cilėsi qė ka cilėsuar Veten e Tij dhe qė e ka cilėsuar i Dėrguari i Tij, pra nuk tejkalohet Kur’ani dhe hadithi.”

    Pėr mė gjėrė rreth kėsaj baze kthehu tek baza e tretė e bazave tė emrave tė bukur tė Allahut tė Lartėsuar.

    Pėr pohimin e cilėsive tė Allahut tė Lartėsuar nė Kur’an dhe Sunnet gjejmė tri mėnyra:

    1. Tė deklarohet cilėsia qartė, si p.sh: Err rrahmetu (mėshira). .

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Ai ėshtė Mėkatfalėsi qė ka mėshirė (rahmeh)” El Izzeh (Krenari), El Kuve (forca), Fytyra, Dy Duart, etj.


    2. Tė pėrmendet emri qė pėrmban cilėsinė sepse ēdo emėr pėrmban cilėsi, si p.sh: El Gafur pėrmban cilėsinė El Magfireh (mėkatfalja), Essemiė pėrmban cilėsinė Es semė, etj

    3. Tė deklarohet njė veprim i Allahut qė tregon pėr cilėsitė e Tij,


    si p.sh: “Lartėsia mbi Arsh”, Alahu i Lartėsuar ka thėnė: “I Gjithėmėshirshmi lart mbi Arsh u ngrit” (Ta Ha 5), “Zbritja nė qiellin e dynjasė” Profeti ka thėnė nė hadith: “Zoti ynė zbret nė qiellin e dynjasė.” Transmeton Buhariu, Muslimi etj.


    Nė temėn e emrave tė bukur tė Allahut dhe cilėsive tė Tij tė larta kanė humbur dy grupe:

    1. Grupi i parė “El muatileh”. Janė ata qė i kanė mohuar cilėsitė e Alahut tė Lartėsuar duke pretenduar qė pohimi i cilėsive do tė thotė: tė pėrngjasosh Allahun me krijesat e Tij. Nė kėtė grup futen xhehmitė, Mu’tezilėt, Esharitė, Maturiditė, etj.

    2. Grupi i dytė: “El mushebihe”. Janė ato grupe qė i kanė pohuar cilėsitė e Allahut duke besuar se ato u pėrngjajnė cilėsive tė krijesave.
    Ndėrsa haku, e vėrteta ėshtė midis kėtyre dy grupeve, i pohojmė cilėsitė e Allahut dhe mohojmė pėrngjasimin e tyre me krijesat siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Asgjė nuk i pėrngjason Atij, dhe Ai ėshtė Gjithėdėgjues, Gjithėshikues.” Ky ėshtė besimi i Ehli sunneh uel xhemah nė lidhje me kėtė temė.



    Disa baza tė rėndėsishme tė cilat ndihmojnė pėr tė detyruar mohuesit e disa cilėsive ose tė gjitha cilėsive, pėr t’i pohuar.

    1. Baza e parė: Besimi ynė nė cilėsitė e Allahut ėshtė si besimi ynė nė “dhatullah”, qėnien e Tij.

    Allahu i Lartėsuar ka “dhat”, (Qėnie) qė nuk u pėrngjan qėnieve tė krijesave po ashtu edhe cilėsitė e Tij dhe veprat e Tij nuk u pėrngjasojnė cilėsive tė krijesave dhe veprave tė tyre.

    Ai qė pohon se Allahu ėshtė qėnie konkrete qė nuk i pėrngjan krijesave, ėshtė i detyruar tė pohojė qė Allahu flet, shikon, dėgjon, etj, dhe nė tė gjitha kėto nuk u pėrngjan krijesave tė Tij. Nė qoftėse ndonjėri do tė thotė qė unė e mohoj lartėsinė e Allahut mbi Arsh, dėgjimin, shikimin e tė tjra prej cilėsive, nga frika se po e pėrngjasoj me krijesat, do t’i thuhet: Mohoje ekzistencėn e Allahut dhe qėnien e Tij sepse edhe krijesat ekzistojnė dhe kanė qėnie, kėshtuqė pohimi i ekzistencės dhe i qėnies( sipas teje) do tė thotė ta pėrngjasosh Allahun me krijesat e Tij.

    Do tė thotė: Ekzistenca e Allahut ėshtė e veēantė dhe nuk u pėrngjason ekzistencės sė krijesave, dhe qėnia e Tij ėshtė e veēantė dhe nuk u pėrngjan qėnieve tė krijesave.

    Do t’i themi: Kėshtu janė edhe cilėsitė e Tij: Ato janė tė veēanta dhe nuk u pėrngjasojnė cilėsive tė krijesave.

    2. Baza e dytė: Besimi nė disa cilėsi ėshtė si besimi nė cilėsitė e tjera.

    Nė kėtė bazė u kundėrvihemi disa grupeve:

    a. Atyre qė pohojnė disa cilėsi dhe mohojnė disa tė tjera, si psh pohojnė: Jetėn, dijen, fuqinė, dėgjimin, shikimin, tė folurit, dėshirėn. Kėto cilėsi i besojnė si cilėsi reale, dhe kundėrshtojnė pohimin e dashurisė, kėnaqėsisė, Zemėrimit, urrejtjes etj duke i besuar si shprehje metaforike ose duke thėnė qė interpretimi i tyre ėshtė dėshira pėr tė bėrė mirėsi ose dėshira pėr tė ndėshkuar.
    Atyre u themi: Nuk ka ndryshim ndėrmjet cilėsive qė i keni pohuar dhe cilėsive qė keni mohuar, sepse ajo qė mund tė thuhet pėr cilėsitė qė i keni pohuar, mund tė thuhet edhe pėr cilėsitė qė i keni mohuar. Me fjalė tė tjera mund tė thuhet: baza (principi) qė keni vendosur pėr pohimin e disa cilėsive pėrfshin edhe cilėsitė qė keni mohuar, prandaj qė tė mos jeni kontradiktorė ose pohoni tė gjitha ose mohoni tė gjitha. Nė qoftėse thoni qė: jeta e Tij ėshtė si jeta e krijesave atėherė duhet tė thoni tė njėjtėn gjė edhe pėr kėnaqėsinė, dashurinė dhe zemėrimin e Tij dhe nė qoftėse thoni qė jeta e Tij nuk i pėrngjan jetės sė krijesave atėherė duhet tė thoni pėr kėnaqėsinė dashurinė dhe Zemėrimin e Tij tė njėjtėn gjė. Nė qoftėse do tė thoni qė: El gadab ( zemėrimi) ėshtė qarkullimi i furishėm (i vrullshėm) i gjakut tė zemrės pėr hakmarrje do t’u themi se po kėshtu edhe dėshira ėshtė anim i zemrės nga ajo gjė qė i realizon njė interes ose i shmang njė dėm.

    Nėqoftėse do tė thoni: kjo ėshtė dėshirė krijese , atėherė ne do t’u themi: edhe kjo qė pėrmendėt pėr El gadab (zemėrimin) ėshtė zemėrimi i krijesės ndėrsa zemėrimi i Krijuesit ndryshon nga zemėrimi i krijesės.


    b.
    Atyre qė pohojnė emrat dhe mohojnė cilėsitė, tė cilėt thonė: ėshtė “Haj-j” (I Gjallė) pa “hajat” (jetė), “Alim”(I Dijshėm) pa “ilm” (dije) etj. Kėtyre u thuhet: Nuk ka ndryshim ndėrmjet pohimit tė emrave dhe pohimit tė cilėsive sepse nėse do tė thonė pohimi i jetės, dijes, fuqisė, tregon pėr pėrngjasim me krijesat (teshbih) dhe pėr trupėzim (texhsim), pėr arsye se nuk vėrejmė tė atribuar me cilėsi pėrveēse atė gjė qė ėshtė trup (xhism ). Do t’u themi: Po kėshtu edhe emrat, nuk vėrejmė tė emėrtuar si “Haj-j” (i Gjallė) “Alim” (i Dijshėm) “Kadir” (i Fuqishėm), pėrveēse ato gjėra qė janė trup, prandaj mohojini emrat qė tė mos jeni kontradiktor. Nėqoftėse do tė thonė: Kėto janė emra qė i pėrshtaten pėrkryerjes sė Allahut dhe Madhėrisė sė Tij. Do t’u themi: Po kėshtu janė edhe cilėsitė e Tij.


    c. Atyre qė mohojnė emrat dhe cilėsitė e Allahut duke pretenduar qė mohimi i tyre bėhet pėr tė mos e pėrngjasuar Allahun me ekzistencat . Do t’u themi: “Ju i mohuat emrat, si: “Alim” (i Dijshėm), “Haj-j” (i Gjallė), dhe mohuat cilėsitė si: Dijen dhe jetėn nga frika se mos e pėrngjasonit Allahun me ekzistencat, por besimi juaj do tė thotė ta pėrngjasosh Allahun me inekzistencat, pra u larguan nga njė gjė dhe ranė nė diēka qė ėshtė mė e keqe dhe mė e rrezikshme se e para. Ky ėshtė pėrfundimi i atyre qė devijojnė nga Kur’ani dhe sunneti.

    Baza e nėntė: Tė qėnurit e emrave tė pėrbashkėt nuk do tė thotė detyrimisht qė nė realitete tė jenė tė njėjta dhe tė barabarta.


    Pėr tė sqaruar kėtė bazė do tė japim disa shembuj:
    1. Jemi tė bindur qė gjėrat qė na ka lajmėruar Allahu pėr to nė xhennet si qumėshti, mjalti, hyritė, pallatet etj, janė realitete. Kėto realitete megjithėse kanė tė njėjtat emra me realitetet qė ekzistojnė nė dynja, ato nuk u pėrngjasojnė realiteteve tė dynjasė,por ndėrmjet tyre ka ndryshim (dallim) tė tillė qė vetėm Allahu e di se sa ėshtė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kur’an: “Askush nuk e di se ēfarė ėshtė ruajtur pėr ta nga kėnaqėsitė e syrit si shpėrblim pėr ēfarė ata punuan.” [Es Sexhde 17].

    Gjithashtu ka thėnė nė hadith kudsi: “Pėr robėrit e mi tė mirė kam pėrgatitur atė qė nuk e ka shikuar ndonjėherė syri, nuk ka dėgjuar pėr tė ndonjėherė veshi, dhe nuk ka menduar mendja e ndonjė njeriu pėr tė.”


    Ibnu Ab-basi ka thėnė: “Nuk ka nė dynja prej gjėrave qė gjenden nė xhennet pėrveēse emrat.”

    Pėrderisa emrat e gjėrave tė xhennetit megjithėse janė tė pėrbashkėta me emrat e gjėrave tė dynjasė nuk tregojnė qė realitetet e Ahiretit dhe dynjasė janė tė njėjta, por pėrkundrazi ndėrmjet tyre ka ndryshim tė tillė qė nuk e di vetėm Allahu se sa ėshtė. Atėherė ndryshimi ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės ėshtė mė i madh, mė i qartė dhe mė i arsyeshėm llogjikisht .


    2. Shembulli i dytė: Shpirti qė ėshtė shkaku i jetės nė trupin e njeriut, i cili ėshtė gjėja mė e afėrt te njeriu, ai ėshtė pėrshkruar nė tekstet e Kur’anit dhe sunnetit me shumė atribute (cilėsi) si psh: Kapet nga trupi, bėhet ngritja e tij nė qiellin e dynjasė, kthehet nė trup, askush prej muslimanėve nuk e mohon ekzistencėn e tij realisht.

    Njerėzit nuk munden qė ta konceptojnė (ta njohin) realitetin e tij perveē cilėsive qė janė njohur me anė tė shpalljes. Pra megjithėse shpirti ekziston dhe argumentet fetare na kanė njohur me disa cilėsi tė shpirtit ne nuk mundemi ta konceptojmė relitetin e tij siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Dhe tė pyesin ty pėr ruhun; Thuaj:” Ruhu ėshtė prej atyre gjerave, dija pėr tė cilat ėshtė vetėm tek Allahu, ndėrsa nga dija ju ėshtė dhėnė vetėm fare pak.” [Isra 85].


    Pėrderisa shpirti ėshtė njė realitet i atribuar me cilėsi reale tė pėrmendura nė Kur’an dhe sunnet i cili nuk i pėrngjan trupave qė ne i shikojmė dhe njerėzit janė tė paaftė pėt tė konceptuar realitetin e tij. Atėherė atribuimi (cilėsimi) i Allahut me cilėsitė e pėrkryera qė i meriton, tė cilat ndryshojnė nga cilėsitė e krijesave ėshtė shumė mė i arsyeshėm dhe shumė mė i llogjikshėm dhe paaftėsia e mendjes sė njeriut pėr ta kufizuar Allahun ose pėr t’i pėrshkruar formė dhe mėnyrė se si ėshtė, ėshtė mė e qartė se sa paaftėsia e saj pėr tė kufizuar shpirtin dhe pėr t’i pėrhkruar formė atij.


    Pėrderisa ai qė mohon cilėsitė e shpirtit ėshtė pėrgėnjeshtrues, mohues dhe ai qė e pėrngjason me krijesat qė i shikon ėshtė injorant dhe pėrngjasues, atėherė ėshtė mė e logjikshme dhe mė e arsyeshme qė tė jetė ai qė i mohon cilėsitė e Allahut: pėrgėnjeshtrues dhe mohues, dhe ai qė i krahason (barazon) me cilėsitė e krijesave tė Tij tė jetė: injorant, pėrngjasues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 22-07-2005 mė 11:11

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Bazat e argumenteve qė merren prej tyre emrat dhe cilėsitė e Allahut.

    Baza e parė: Argumentet qė bazohemi nė to pėr tė pohuar emrat dhe cilėsitė e Allahut janė Kur’ani dhe sunneti i saktė i Profetit dhe asgjė tjetėr pėrveē tyre. Kėshtu qė ajo qė ėshtė pohuar nė Kur’an dhe sunnet ėshtė detyrė qė ta pohojmė dhe ajo qė ėshtė mohuar nė Kur’an dhe sunnet ėshtė detyrė qė tė mohohet, duke pohuar pėrkryerjen e tė tė kundėrtės sė mohuar.

    Fjalėt dhe shprehjet qė nuk janė pohuar dhe as qė janė mohuar nė Kur’an dhe sunnet ėshtė detyrė qė tė ndalemi nė tė shprehurit e tyre , as nuk i pohojmė dhe as nuk i mohojmė (nė tė drejtėn e Allahut) sepse nuk ka ardhur nė Kur’an dhe sunnet as pohimi dhe as mohimi i tyre, ndėrsa pėrsa i pėrket domethėnies dhe kuptimit qė ėshtė synuar me kėto fjalė ose kėto shprehje kėrkojmė tė bėhet shkoqitje: Nėqoftėse me to ėshtė synuar kuptim i drejtė qė i pėrshtatet Allahut tė Lartėsuar pranohet dhe nė qoftėse me to ėshtė synuar kuptim qė nuk i pėrshtatet Madhėrisė sė Allahut refuzohet.

    Prej cilėsive qė i janė pohuar Allahut tė Lartėsuar nė Kur’an dhe sunnet janė tė gjitha cilėsitė qė tregojnė pėr to emrat e bukur tė Allahut. Praj tyre janė tė gjitha cilėsitė qė tregojnė pėr to veprat (punėt) e Allahut si p.sh: isteuaja ( lartėsimi) mbi Arsh, zbritja nė qiellin e dunjasė, ardhja nė Ditėn e Gjykimit, e tė tjera prej veprave tė Allahut qė nuk mbarojnė, siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Dhe Allahu vepron atė qė dėshiron” (Ibrahim 27).

    Prej tyre janė: Fytyra, dy Sytė dhe dy Duart etj.
    Prej tyre janė: tė folurit, dėshira
    Prej tyre janė: kėnaqėsia, dashuria, Zemėrimi, urrejtja, e tė tjera.
    Prej cilėsive qė i janė mohuar Allahut nė Kur’an dhe sunnet pėr tė pohuar pėrkryerjen e tė kundėrtės sė tyre ėshtė : gjumi, vdekja, kotja, paaftėsia etj.
    Prej shprehjeve dhe fjalėve qė as nuk janė pohuar dhe as nuk janė mohuar nė Kur’an dhe sunnet ėshtė fjala الجهة “El xhihetu” (ana)
    Sikur njė person tė pyeste: A e pohojmė qė Allahu ėshtė nė ndonjė anė (xhihetun). Pėrgjigjia ynė ėshtė: Fjala “xhihetun” (anė) nuk ėshtė pėrmendur nė tė drejtėn e Allahut nė Kur’an dhe sunnet as me pohim dhe as me mohim. Argumentet qė kanė ardhur nė Kur’an dhe sunnet tė cilat tregojnė qė Allahu ėshtė nė lartėsi e bėjnė tė panevojshme pėrdorimin e kėsaj fjale. Ndėrsa pėrsa i pėrket domethėnies sė saj: ose do tė jetė synuar me tė ana e poshtme, ose ana e lartėsisė qė e pėrfshin Allahun, ose ana e lartėsisė qė nuk e pėrfshin Allahun.

    E para (ana e poshtme): ėshtė e pasaktė, e papranueshme dhe e pamundur, sepse bie nė kundėrshtim me argumentet e Kur’anit, sunnetit, logjikės, fitres (natyrshmėrisė) dhe ixhmait qė tregojnė se Allahu ėshtė nė lartėsi.
    E dyta: ėshtė e pasaktė, e papranueshme dhe e pamundur gjithashtu sepse Allahu ėshtė mė i Madhėrishėm sesa ta pėrfshijė diēka nga krijesat e Tij.
    E treta: ėshtė e saktė, e vėrtetė, e pranueshme sepse Allahu ėshtė i lartėsuar mbi tė gjitha krijesat e Tij dhe Atė nuk e pėrfshin asgjė nga krijesat.


    Argumentet e kėsaj baze janė nga Kur’ani dhe nga llogjika.

    Argumentet e Kur’anit janė kėto qė vijojnė:
    1. “Edhe ky ėshtė libėr i bekuar tė cilin ne e kemi zbritur, kėshtuqė ndiqeni atė dhe kijeni frikė Allahun me qėllim qėtė merrni mėshirėn.” (El En Am 155):”
    2. “Thuaj: “ O njerėz! Vėrtetė qė unė jam sjellė tek ju tė gjithė si i derguari i Allahut, tė Cilit i takon mbisundimi i qiejve dhe i tokės. Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Tij. Ai ėshtė qė jep dhe sjell vdekjen. Kėshtu pra besoni nė Allahun dhe nė tė derguarin e Tij, profetin qė nuk di shkrim e as kendim i cili beson ne Allahun dhe nė fjalėn e Tij, dhe ndiqeni pra atė qė tė mund tė jeni tė udhėzuar.” (El A’raf 158):”
    3. “ Dhe ēfarėdo qė tu japė i derguari, merreni atė dhe ēfarėdo qė ai jua ndalon juve hiqni dorė prej saj dhe kini frikė Allahun.Vėrtet qė Allahu ėshtė i Ashpėr nė ndėshkim.”” (El Hashr 7):”
    4. “Ai qė i beson dhe i bindet tė derguarit, vėrtet ai i ka besuar dhe i ėshtė bindur edhe Allahut, por pėr atė qė shmanget atėherė ne nuk tė kemi dėrguar ty si roje e vėzhgues pėr ta.” (En Nisa 80):”
    5. “O ju qė keni besuar! Bindjuni Allahut dhe tė derguarit dhe atyre prej jush tė cilet janė nė drejtimin dhe udheheqjen tuaj. Nėse keni mosmarėveshje pėr ndonjė gjė mes jush, drejtohuni Allahut dhe tė derguarit, nėse besoini nė Allahun dhe nė ditėn e fundit. Kjo ėshtė mė mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr pėrcaktimin e fundit.” (En Nisa 59):”
    6. “Dhe nė kėtė mėnyrė gjyko mes tyre me atė qė tė ka shpallur ty Allahu dhe mos u shko pas dėshirave tė tyre tė kota, por tregohu i vėmėndshėm ndaj tyre qė tė mos tė tė kthejnė e tė tė largojnė nga disa gjėra tė cilat Allahu ti ka zbritur ty. Por nėse ata largohen, atėherė dije se ėshtė dėshira e Allahut pėr t’i ndėshkuar ata pėr disa mėkate tė tyre. Dhe vėrtet shumica e njerėzve janė fasikunė (tė prishur).” (El Maide 49)


    E tė tjera prej ajeteve tė Kur’anit tė cilat tregojnė qė ėshtė detyrė tė besojmė nė atė qė ka ardhur nė Kur’an dhe sunnet.
    Ēdo argument qė tregon se ėshtė detyrė tė besojmė nė atė qė ka ardhur nė Kur’an ai ėshtė argument qė tregon qė ėshtė detyrė tė besojmė nė atė qė ka ardhur nė sunnet, sepse prej argumenteve qė kanė ardhur nė Kur’an ėshtė urdhėri pėr tė ndjekur Profetin dhe pėr t’iu referuar atij pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve.
    Gjatė jetės sė tij kthimi dhe referimi bėhej tek ai vetė, ndėrsa pas vdekjes sė tij kthimi dhe referimi bėhet tek sunneti i tij.
    Ku e ka besimin nė Kur’an ai qė nuk kthehet pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve tek Profeti megjithėse Allahu ka udhėruar pėr tė nė Kur’an.

    Ndėrsa argumenti logjik ėshtė siē vijon:

    Shkoqitja e asaj qė ėshtė detyrė t’i atribuohet Allahut, ose asaj qė ėshtė e pamundur t’i atribuohet, ose asaj qė ėshtė e lejueshme t’i atribuohet Allahut ėshtė prej ēėshtjeve tė gajbit (tė fshehtės) tė cilat nuk mundet tė konceptohet nga llogjika prandaj ėshtė detyrė qė tė ktheshesh tek ajo qė ka ardhur nė Kur’an dhe sunnet.

    Baza e dytė: ėshtė detyrė qė tekstet e Kur’anit dhe sunnetit qė kanė tė bėjnė me emrat dhe cilėsiė e Allahut tė besohen sipas domethėnies sė tyre tė drejtpėrdrejtė pa u bėrė tahrif dhe ta’tilė emrave dhe cilėsive qė tregojnė pėr to.

    Tahrifi ėshtė: Ndryshimi i fjalėve (shprehjeve) tė emrave dhe cilėsive ose ndryshimi i domethėnieve (kuptimeve) tė tyre si p.sh: xhehmijėt e kanė ndryshuar fjalėn استوى isteua duke shtuar njė lam nė tė nė: استولى“isteula” . Disa bidatēinj e kanė ndryshuar domethėnien e “El Gadab” (zemėrimit) nė tė drejtėn e Allahut nė kuptimin: dėshira pėr hakmarrje dhe “Err Rrahmeh” (mėshira) nė kuptimin: dėshira pėr tė bėrė mirė. Tė gjitha kėto quhen: “tahrif” (keqinterpretim, deformim).


    “Tahrifi”
    siē u vu nė dukje edhe nė pėrkufizimin e tij ėshtė dy llojesh:
    1. تحريف لفظي“Tahrif lafdhi” i cili ėshtė ndryshimi i shprehjes duke shtuar shkroja nė tė, duke pakėsuar ose duke ndryshuar zanoret e fjalės si p.sh: Ēifutėt e ndryshuan fjalėn e Allahut nga حطة “Hit-tatun” حنطة “Hintatun” duke shtuar nė tė shkrojėn: ن “nun”, xhehmitė e ndryshuan fjalėn e Allahut “isteua” “isteula” duke shtuar njė “lam”.

    2. تحريف معنوي“Tahrif ma’neui” i cili ėshtė: ndryshimi i domethėnies sė saktė tė teksteve tė emrave dhe cilėsive, si p.sh: thėnia qė “el gadab” (zemėrimi) nė tė drejtėn e Allahut ėshtė dėshira pėr hakmarrje etj.


    “Ta’til” تعطيل ėshtė mohimi i cilėsive tė Allahut (duke i keqinterpretuar tekstet e Kur’anit dhe sunnetit nė atė mėnyrė qė pėrbėn mohimin e cilėsive. Xhehmijėt dhe grupet qė kanė ndjekur rrugėn e tyre ia kanė mohuar Allahut cilėsitė e Tij prandaj janė quajtur: “El Muatileh”.

    Pėr kėtė bazė tregojnė argumentet e Kur’anit, argumenti logjik dhe ixhmai i selefėve.

    Argumentet e Kur’anit janė kėto qė vijojnė:

    a. “Tė cilin ruhu(Xhibrili) i besueshėm e ka zbritur. Nė zemrėn tėnde qė tė mund tė jesh prej kėshilluesve, nė gjuhėn e qartė arabe.” [Esh Shuara 193-195]
    b. “Nuk ka dyshim qė ne e zbritėm Kur’anin arabsiht me qėllim qė ju tė mund tė kuptoni.” [Jusuf 2]
    c. “Me tė vėrteteė, ne e bėmė atė Kur’anin nė arabisht qė tė keni mundėsi ta kuptoni” [Ez Zuhruf 3]


    Kėto argumente tė Kur’anit tregojnė qė duhet ta kuptojmė Kur’anin ashtu siē tregon domethėnia e tij e drejtpėrdrejtė nė guhėn e qartė arabe, vetėm nėqoftėse ekziston ndonjė argument qė e pengon t’i pėrmbahemi domethėnies sė drejtpėrdrejtė tė ajetit. Allahu i ka poshtėruar ēifutėt pėr shkak tė “tahrifit” tė tyre dhe ka sqaruar se “tahrifi” qė ata i bėnė argumenteve i bėri qė tė jenė ndėr njerėzit mė tė larguar nga besimi. Ai ka thėnė: “A lakmoni ju qė ata do tė besojnė nė fenė tuaj edhe pse njė grup prej tyre gjitnjė e dėgjuan fjalėn e Allahut ( teuratin), pastaj ata vetė e ndryshuan atė vazhdimisht me dije tė plotė pasi e kishin kuptuar atė?” [El Bekare 75]

    Gjithashtu ka thėnė: “Ka nga ēifutėt edhe prej atyre tė cilėt ua ndėrrojnė vednin e vėrtetė fjalėve dhe thonė: “ne e dėgjuam fjalėn tėnde dhe nuk bindemi.” Dhe: “Dėgjo dhe mos dėgjo asgjė ti (Muhamed) dhe “raina” (me nje perdredhje tė gjuhės dhe si perqeshje pėr fenė. Dhe sikur tė kishin thėnė : “dėgjuam dhe u bindėm.” Dhe: na bėj qė tė kuptojmė, do tė kishte qėnė mė e mirė pėr ta dhe mė e drejtė, por Allahu i ka mallkaur ata pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, kėshtu qė ata nuk besojnė perveē fare pak” [En Nisa 46]

    Argumenti logjik ėshtė siē vijon: Ai qė i ka thėnė tekstet e cilėsive e di mė miri se ēfarė ka pasur pėr qėllim nga tė tė tjerėt. Ai na ka folur nė gjuhėn arabe tė qartė, prandaj duhet t’i pranojmė fjalėt e Tij sipas domethėnies sė tyre tė drejtėpėrdrejtė sepse pėr ndryshe do tė kishim mendime tė ndryshme nė interpretimin e tyre dhe do tė pėrēahej umeti.
    Tė gjithė selefėt e kėtij umeti e kanė besuar tekstet e cilėsive sipas domethėnies sė tyre tė drejtėpėrdrejtė pa u bėrė “tahrif” dhe pa u bėrė “ta’til”.

    Nuajm ibn Ham – mad el Huzai, mėsuesi i Buhariut ka thėnė: “Kush e pėrngjason Allahun me krijesat ka bėrė kufėr dhe kush i pėrgėnjeshtron cilėsitė qė Allahu ka cilėsuar me to Veten e Tij ka bėrė kufėr. Vėrtetė cilėsitė qė Allahu ia ka atribuar Vetes sė Tij ose qė ia ka atribuar i Dėrguari i Tij, nuk tregojnė pėrngjasim me krijesat.”

    Ka thėnė imam Esh-Shafiu: “Kam besuar nė Allahun dhe nė atė qė ka ardhur nga Allahu sipas qėllimit tė Allahut dhe kam besuar nė tė Dėrguarin e Allahut dhe nė atė qė ka ardhur nga i Dėrguari i Allahut sipas qėllimit tė tė Dėrguarit tė Allahut.”

    Nė lidhje me domethėnien e drejtėpėrdrejtė tė teksteve tė cilėsive, njerėzit janė ndarė nė tre grupe:

    Grupi i parė: Janė ata qė (dhahirin) domethėnėijen drejtėpėrdrejtė qė bie ndėrmend menjėherė nga argumenti, e kanė kuptuar nė mėnyrė tė vėrtetė qė i pėrshatet Madhėshtisė sė Allahut. Me fjalė tė tjera: Ata i janė pėrmbajtur kuptimit qė shkrep menjėherė nė mendje nga argumenti. Domethėnia qė haset menjėherė nė mendje ėshtė e vėrtetė qė i pėrshtatet madhėrisė sė Allahut.

    Kėta janė selefėt (tė parėt e kėtij ummeti) tė cilėt janė tė bashkuar nė ndjekjen e asaj qė ka ardhur nga Profeti dhe Sahabėt. Kėta janė Ehli Sunneh uel Xhemah.

    Kjo qė u pėrmend mė lartė ėshtė besimi unanim i tė gjithė selefėve Ibnu Abdilberr-rri ka thėnė: “Ehli Sunneti unanimisht i pohojnė cilėsitė qė kanė ardhur nė Kur’an dhe Sunnet. Ata i besojnė ato duke u dhėnė atyre kuptimin real dhe jo metaforik veēse nuk japin formė dhe as nuk i kufizojmė.

    Ky ėshtė besimi i vėrtetė pėr dy arsye:

    1. Vetėm nė kėtė mėnyrė zbatohen tėrėsisht argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit qė e obligojnė tė besohet ēdo emėr dhe ēdo cilėssi qė ėshtė pėrmendur nė Kur’an dhe Sunnet. Ai qė e studion kėtė temė me dije dhe paanėsi e pohon kėtė qė e thamė.

    2. E vėrteta ėshtė nė atė qė e kanė thėnė selefėt ose nė atė qė e kanė thėnė tė tjerėt !? Varianti i dytė ėshtė i pavlefshėm (i pasaktė) sepse ai do tė thotė qė sahabet dhe tabiinėt kanė shprehur besimin e pavlefshėm (e pasaktė) nė fjalėt e tyre tė qarta ose nė kuptimin e drejtėpėrdrejtė tė fjalėve tė tyre dhe asnjėherė nuk e kanė shprehur besimin e vėrtetė as nė fjalė tė qarta dhe as nė kuptimin e drejtėpėrdrejtė tė fjalėve tė tyre, si rrjedhojė kjo tregon qė ata ose nuk e dinė tė vėrtetėn ose e dinin atė por e fshehėn. Qė tė dyja kėto janė tė pavlefshme sepse selefėt kanė qenė mė tė diturit e kėtij ummeti rreth tė vėrtetės dhe mė besnikėt nė pėrcjelljen e tė vėrtetės. Si pėrfundim e vėrteta gjėndet tek ajo qė e kanė thėnė selefėt dhe jo tė tjerėt.

    Grupi i dytė: Janė ata qė dhahirin (domethėnien e drejtėpėrdrejtė) tė teksteve tė cilėsive e kanė bėrė (kuptim) tė pavlefshėm dhe e kam pėrngjasuar Allahun me krijesat e Tij. Ky grup quhet “El mushebihe”
    Mėnyra e tyre nė tė kuptuarit e argumenteve ėshtė e pavlefshme dhe e pasaktė pėr shkak tė argumenteve qė vijojnė:

    Kjo ėshtė krim ndaj argumenteve dhe mohim i kuptimit tė vėrtetė qė ėshtė synuar me to. Si mund qė tė jetė synuar me to pėrngjasimi ndėrkohė qė Allahu ka thėnė: “Krijuesi i qiejve dhe i tokės. Ai ka bėrė pėr ju shoqet nga vetė ju, dhe po kėshtu edhe per bagėtitė. Nė kėtė mėnyrė Ai ju krijon ju. Asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe ai ėshtė Gjithėdėgjuesi, Gjithėshikuesi.” [Esh Shura 11]

    Argumenti logjik tregon qė Krijuesi ndryshon nga krijesat nė qėnien e Tij dhe nė cilėsitė e Tij, atėherė si tė gjykohet se tekstet tregojnė pėr pėrngjasimin ndėrmjet tyre?

    Kjo qė e ka kuptuar pėrngjasuesi nga argumentet bie nė kundėrshtim me atė qė e kanė kuptuar selefėt prej tyre si rrjedhojė ajo ėshtė e pavlefshme. Nė qoftė se pėrngjasuesi do tė thotė: Unė nuk kuptoj nga zbritja e Allahut dhe dora e Tij pėrveēse zbritje dhe dorė si ato tė krijesave. Allahu nuk na ka folur pėrveēse me atė qė ne e njohim dhe e kuptojmė ?

    Atij do tė pėrgjigjemi me faktet qė vijojnė:
    I pari: Ai qė na ėshtė drejtuar me ajetet dhe hadithet e cilėsive po Ai ka thėnė pėr veten e Tij : “asgjė nuk i pėrngjan Atij”. Fjalėt e Allahut janė tė gjitha tė vėrteta ato e vėrtetojnė njėra tjetrėn dhe nuk kontraditohen.

    I dyti: T’i thuhet: A nuk e koncepton qė Allahu ka qėnie qė nuk u pėrngjan qėnjeve tė tjera? Do tė thotė: Po si jo. Atėherė do t’i thuhet: Po kėshtu duhet tė konceptosh qė cilėsitė e Allahut nuk u pėrngjajnė cilėsive tė krijesave dhe ai qė bėn dallimin ndėrmjet qėnies dhe cilėsive ėshtė kontraditor !!

    I treti: T’i thuhet: A nuk vėren ndėr krijesat tė tilla qė emrat i kanė tė pėrbashkėt dhe nė realitet e formė ndryshojnė? Do tė thotė: Po si jo. Atėherė do ti thuhet: Pėrderisa e koncepton ndryshimin ndėrmjet krijesave nė realitete dhe forma, pse nuk e koncepton ndėrmjet krijuesit dhe krijesės megjithėse ndryshimi ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės ėshtė mė i qartė dhe mė i madh, madje pėrngjasimi ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės ėshtė i pamundur (i papranueshėm logjikisht) siē ėshtė sqaruar nė bazėn e gjashtė tė cilėsive.

    Grupi i tretė: Janė ata qė e dhahirin (domethėnien e drejtėpėrdrejtė) e teksteve tė cilėsive e kanė bėrė kuptim tė pavlefshėm qė nuk i pėrshtatet Allahut. Dhahiri sipas tyre ėshtė teshbihi (pėrngjasimi). Pėr kėtė arsye ata i kanė mohuar domethėniet e teksteve tė cilėsive qė i pėrshtaten Allahut.
    Kėta janė “El muatileh” (mohuesit e cilėsive). Nė kėtė grup futen ata qė i kanė mohuar emrat dhe cilėsitė krejtėsisht ose pjesėrisht, ata qė kanė mohuar emrat dhe cilėsitė dhe ata qė kanė mohuar vetėm cilėsitė ose disa cilėsi.

    Kėta ndryshuan domethėniet e drejtėpėrdrejta tė teksteve dhe u dhanė atyre kuptime, qė i pėrcaktuan me mendjet e tyre. Nė pėrcaktimin e kuptimeve tė ndryshuara, kanė patur shumė lėkundje e mosmarrveshje. Kėtė ndryshim qė bėnė, e emėrtuan “te’uil” (interpretim), por nė realitet ai ėshtė tahrif (keqinterpretim, deformim).

    Mėnyra e tyre nė tė kuptuarit e argumenteve tė cilėsive dhe nė interpretimin e tyre, ėshtė e pavlefshme pėr arsyet qė vijojnė:

    1- Ky ėshtė krim ndaj argumenteve, sepse ata kanė thėnė qė tergojnė pėr domethėnie tė pavlefshme, e cila nuk i pėrshatet Allahut dhe tė cilėn Allahu nuk e ka patur pėr qėllim.

    2- Kjo qė kanė bėrė ndaj argumenteve tė cilėsive, konsiderohet ndryshim i fjalės sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij nga “Dhahiri” i tyre, megjithėse dihet se Allahu na ka folur nė gjuhėn arabe tė qartė, qė tė konceptohet fjala e Tij dhe tė kuptohet sipas domethėnies sė saj tė drejtėpėrdrejtė nė gjuhė arabe. Profeti ka folur mė qartė se ēdo njeri, prandaj ėshtė detyrė qė fjala e Allahut dhe e tė Dėrguarit tė Tij tė kuptohet sipas domethėnies sė saj tė drejtėpėrdrejtė nė gjuhėn arabe, duke pasur parasysh qė tė mbrohet nga “Tekfiji” dhe “temthili” nė tė drejtėn e Allahut.

    3- Ndryshimi i fjalės sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij nga “dhahiri” i tyre pėr nė njė kuptim tė ndryshėm, ėshtė prej tė folurės rreth Allahut pa dije dhe kjo ėshtė haram, sepse Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Thuaj : Gjėrat qė i ka ndaluar Zoti juaj janė: el-fahisha (gjynahet,) qė kryhen hapur ose fshehur, gjynahet, shtypja pa tė drejtė, vėnia shok Allahut ne adhurim, gjė pėr tė cilėn ai nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė dhe asnjė provė si dhe pėrfolja pėr Allahun pėr gjėrat pėr tė cilat ju nuk keni asnjė dijeni.” (El Araf 33) Gjithashtu ka thėnė: “Dhe mos ndiq atė gjė pėr tė cilėn nuk ke dijeni. Me tė vėrtetė qė tė dėgjuarit, tė shikuarit dhe zemra, pėr secilėn prej tyre njeriu secila prej tyre do tė pyetet.” (El Isra 36)

    Ai qė e ndryshon fjalėn e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, nga ‘dhahiri’ i tyre pėr nė njė kuptim tjetėr, ka ndjekur atė pėr tė cilėn nuk ka dijeni dhe ka thėnė pėr Allahun atė qė nuk di pėr dy aspekte:

    I pari: Sepse ka pretenduar qė qėllimi i fjalės sė Allahut nuk ėshtė kėshtu, megjithėse ky ėshtė “dhahiri” i fjalės sė Tij.

    I dyti: Sepse ai pastaj ka pretenduar qė qėllimi i fjalės sė Allahut ėshtė kėshtu, duke i dhėnė njė kuptim tjetėr, qė nuk tregon pėr tė ‘dhahiri’ i fjalės sė Allahut, kur dihet qė nėse do tė kemi njė fjalė qė ka dy variante tė barabarta pėr tu intrepretuar t’i jepet pėrparėsi njėrit para tjetrit, do tė thotė tė interpretosh pa dijeni, atėherė ēfarė mendon kur i jepet pėrparėsi njė varianti qė ka mundėsinė mė tė vogėl pėr tė qenė i saktė pėrpara kuptimit tė drejtėpėrdrejtė tė fjalės.

    Si shembull pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar drejtuar Iblisit: “ Allahu i tha; O Iblis! Ēfarė tė ndaloi ty qė tė mos i biesh nė sexhde atij qė Unė e krijova me dy duart e Mia? A je tepėr kryelartė apo je prej tė larteve?” (Sad 75).
    Nė qoftė se do tė ndryshojė tekstin nga “dhahiri” i tij duke thėnė, se nuk ka patur pėr qėllim dy duar reale por ka patur pėr qėllim kėshtu dhe kėshtu!! Do t’i themi; ku e ke argumentin pėr atė qė e mohove dhe ku e ke argumentin pėr atė qė e pohove? Nuk ka dyshim qė nuk do tė sjellė argument si pėrfundim del nė pah qė ka thėnė pėr Allahun ata qė nuk kanė pėr tė dije.

    4- Ndryshimi i dhahirit tė teksteve tė cilėsive, bie nė kundėrshtim me rrugėn e Profetit, sahabeve, selefeve tė kėtij Ummeti dhe dijetarėve tė Tij tė famshėm si rrjedhojė ėshtė i pavlefshėm sepse e vėrteta pa dyshim ėshtė rruga dhe menhexhi i tė Dėrguarit tė Allahut, sahabeve, selefeve dhe dijetarėve qė i kanė ndjekur ata.

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Pasojat e metodės sė “El muatileh” nė ndryshimin e teksteve tė cilat tregojnė pavlefshmėrinė e saj.

    1)Ata kuptuan nga tekstet cilėsi qė u pėrngjajnė cilėsive tė krijesave dhe kanė menduar qė ky ėshtė kuptimi i tekstit, ky ėshtė kuptim i gabuar, sepse cilėsia qė tregon pėr tė argumenti i pėrshatet Allahut dhe nuk u pėrngjan krijesave. Pėrngjasimi i Allahut me krijesat ėshtė kufėr dhe lajthitje sepse ai konsiderohet pėrgėnjeshtrim i fjalės sė Allahut tė Lartėsuar “Asgjė nuk i pėrngjan Atij”. Nuk mundet qė dhahiri i teksteve tė jetė kufėr dhe humbje sepse Alalhu ka thėnė: “Kėshtu Allahu ju sqaron fjalėt e Tij qė tė mos humbisni (tė mos gaboni)” (En Nisa 176)

    2)Ata kanė bėrė krim ndaj teksteve sepse kanė mohuar cilėsitė e Allahut qė tregojnė pėr to, pastaj u kanė dhėnė kuptime nga vetvetet e tyre pėr tė cilat nuk tregon kuptimi i drejtėpėrdrejtė i tekstit.

    3)Ata i kanė mohuar cilėsitė qė i pėrmbajnė tekstet e Kur’anit dhe sunnetit pa dije prandaj pėr kėtė arsye ata kanė thėnė rreth Allahut atė qė nuk kanė pėr tė dijeni. Kjo ėshtė e ndaluar me argument tė qartė nga Kur’ani dhe me Ixhmaul ummeh.
    Allahu i lartėsuar ka thėnė nė Kur’an: “Thuaj : Gjėrat qė i ka ndaalur zoti juaj janė: el-fahisha(gjynafet) qė kryhen hapur ose fshehur, gjynahet, shtypja pa tė drejtė, vėnia shok Allahut ne adhurim, gjė pėr tė cilėn ai nuk ka dhėnė asnjė tė drejtė dhe asnjė provė si dhe pėrfolja pėr Allahun pėr gjėrat pėr tė cilat ju nuk keni asnjė dijeni.” (El Araf 33).

    4) Nėse do tė mohojnė cilėsitė e pėrkryera tė Allahut qė tergojnė pėr to tekstet e Kur’anit dhe sunnetit kjo tregon se Allahu ėshtė i cilėsuar me tė kundėrtėn e tyre prej mangėsive. Kjo pasojė arsyetohet me faktin qė: nuk ka asnjė ekzistencė tė pa cilėsuar me atribute, nuk mundet tė ekzistojė asnjė qėnie e zhveshur nga cilėsitė (pa cilėsi), nė qoftė se do tė mohohen cilėsitė e pėrkryera atėherė kjo detyrimisht tergon qė ėshtė e cilėsuar me mangėsi. Si rezultat ata qė i kanė mohuar cilėsitė e pėrkryera qė tregojnė pėr to argumentet janė tė padrejta ndaj Allahut sepse kanė bashkuar ndėrmjet mohimit tė cilėsive tė Tij tė pėrkryera dhe pėrngjasimit tė Tij me qėniet e mangėta ose inekzistencat madje ndoshta e teprojnė mė shumė nė mohim derisa ta pėrngjasojnė me ato qė ekzistenca e tyre ėshtė e pamundur.

    5) Sipas kėtij mendimi libri qė Allahu e zbriti sqarim pėr ēdo gjė, adhėzim dhe shėrim pėr atė qė gjendet nė gjokse nuk i ka sqaruar emrat dhe cilėsitė e Allahut qė duhet ti besojnė robėrit, por sqarimin e kėsaj teme ua ka lėnė llogjikave tė tyre qė ti pohojnė Allahut atė qė dėshirojnė dhe ti mohojnė Atij atė qė dėshirojnė! Padyshim kjo ėshtė metodė e pavlefshme, e pasaktė.

    6) Sipas kėtij besimi Profeti shokėt e Tij dhe Selefėt e ummetit nuk e kanė njohur tė vėrtetėn rreth cilėsive tė Allahut ose e kanė neglizhuar njohjen e saj sepse nga ata nuk ėshtė transmetuar qoftė edhe njė shkronjė nė lidhje me ndryshimin e kuptimit tė teksteve tė cilėsive siē kanė bėrė “El muatileh” tė cilin e quajnė “teuil” (interpretim). Atėherė ose Profeti dhe shokėt e tij ishin tė paditur rreth cilėsive tė Allahut dhe tė paaftė pėr tė sqaruar ose e kanė neglizhuar sqarimin e kėtyre termave umetit. Nuk ka dyshim qė tė dyja janė tė pavlefshme,tė pasakta.

    7) Metoda e tyre nė interpretimin e fjalės sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij pėr tė mohuar cilėsitė do tė thotė qė fjala e Allahut dhe e tė Dėrguarit nuk ėshtė pikė (bazė) referimi pėr njerėzit nė atė qė besojnė rreth Zotit tė tyre dhe tė adhuruarit tė tyre, njohja e tė Cilit ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė e pėrmbajnė sheriatet e tė dėrguarve, madje ėshtė thelbi i mesazheve tė Allahut, por pika e referimi janė mendjet e tyre tė luhatshme dhe kontraditore. Si rrjedhojė ēdo gjė qė bie nė kundėrshtim me llogjikat e tyre ose do ta pėrgėnjeshtrojnė nėse ju jepet mundėsia ose do ta keqinterpretojnė kur nuk munden ta pėrgėnjeshtrojnė.

    Vėrejtje: Nga sqarimi i kaluar mėsuam se ēdo mohues i cilėsive, ėshtė pėrngjasues dhe ēdo pėrngjasues i Allahut me krijesat ėshtė mohues.
    Pėrsa i pėrket mohimit qė bėn mohuesi ėshtė i qartė, ndėrsa pėrsa i pėrket pėrngjasimit tė tij, ai rezulton nė faktin se: mohimin e ka bėrė pėr arsye tė besimit tė tij se pohimi i cilėsive do tė thotė pėrngjasim me krijesat prandja fillimisht i ka pėrngjsuar pastaj sė dyti i ka mohuar, kjo nga njė aspekt. Aspekti tjetėr ėshtė se ai me mohimin e cilėsive e ka pėrngjasuar Allahun me qėniet e mangėta.

    Pėrngjasimi i pėrngjasuesit ėshtė i qartė, ndėrsa pėrsa i pėrket mohimit tė tij ai vėrehet nė tre aspekte:

    I pari: Ai ka mohuar vetė argumentin qė me tė ka pohuar cilėsitė, sepse e ka bėrė tregues pėr pėrngjasim, megjithėse argumenti nuk tregon pėr pėrngjasim, por tregon pėr cilėsi qė i pėrshtaten madhėrisė sė Allahut tė lartėsuar.

    I dyti: Ai e ka mohuar ēdo tekst qė tregon se Allahu nuk u pėrngjason krijesave.

    I treti: Ai ia ka mohuar Allahut pėrkryerjen e detyrueshme (e domosdoshme) sepse e ka pėrngjasuar atė me krijesėn e mangėt.

    Baza e tretė: Dhahiri i teksteve tė cilėsive ėshtė i njohur pėr ne nga njė aspekt dhe ėshtė i panjohur pėr ne nga njė aspekt tjetėr.
    Pėrsa i pėrket kuptimit ai ėshtė i njohur ndėrsa pėrsa i pėrket formės (kejfijes) ėshtė i panjohur.

    Pėr kėtė tregojnė argumentet e Kur’anit dhe argumenti llogjik. Pėrsa i pėrket Kur’anit kemi ajetet qė vijojnė:

    1) “Njė libėr gjithė bekime e mirėsi, tė cilin ne ta kemi zbritur ty me qėllim qė ata tė mendojnė e tė thellohen nė vargjet e tij dhe qė njerėzit e brumosur me mendje tė shėndoshė tė mund tė pėrkujtojnė.” (Sad 29):

    2) “Feja(adhurimi) e vėrtetė, e sinqertė ėshtė vetem pėr Allahun. Dhe ata qė zgjedhin pėr mbrojtės e ndihmues tė tjerė nė vend tė Tij thonė: “ ne i adhurojmė ata vetem qė ata tė mund tė na afrojnė tek Allahu.Pa dyshim qė Allahu do tė gjykojė mes tyre nė lidhje me atė pėr ēfarė ata ndyshuan. Sigurisht qė Allahu nuk e udhėzon atė qė ėshtė gėnjeshtar, mohues.” ( Ez Zummer 3)

    3) “Ne i dėrguam tė Dėrguarit me shenja tė qarta dhe me libra, ndėrsa edhe ty me pėrkujtuesin me kėshilla Kur’anin), qė ti tu shpjegosh njerėzve qartė se ēfarė ju ėshtė zbritur atyre dhe qė ata tė mendojnė.” (En Nahl 44):


    Pėrderisa Allahu na ka urdhėruar tė mendojmė mbi Kur’anin dhe tė thellohemi nė tė, kjo tregon se ne arrijmė ta kuptojmė atė.
    Fakti qė Kur’ani ėshtė zbritur nė gjuhėn arabe pėr ta kuptuar ai qė njeh gjuhėn arabe tregon se kuptimi i tij ėshtė i njohur, sepse ndryshe nuk do tė kishte dallim ndėrmjet zbritjes sė tij nė gjuhėn arabe ose nė njė gjuhė tjetėr.

    Sqarimi qė Profeti i ka bėrė Kur’anit pėr njerėzit pėrfshin sqarimin e shprehjes (fjalės) dhe tė kuptimit tė saj. Ndėrsa argumenti logjik ėshtė siē vijon: Ėshtė e pamundur qė Allahu tė zbresė njė libėr, ose i Dėrguari tė thotė fjalė, me tė cilėt kanė pėr qėllim qė tė jenė udhėzim, pėr krijesat dhe nė gjėrat mė tė madhėrishme, mė tė rėndėsishme, mė tė domosdoshme tė jenė tė panjohur, nė rangun e shkronjave alfabetike prej tė cilave nuk kuptohet asgjė. Kjo ėshtė marrėzi qė e refuzon urtėsia e Allahut.
    Allahu i Lartėsuar ka thėnė pėr librin e Tij: “Elif, Lam ra. Ky ėshtė njė libėr, vargjet e tė cilit janė tė persosura dhe pastaj tė shpjeguar me imtėsi nga njė i cili ėshtė Mė i urti Gjithėgjykues, i Mirėnjohur .” (Hud 1)

    Kėto ishin argumnetet e Kur’anit dhe tė llogjikės qė tregojnė se arrijmė tė njohim kuptimet e teksteve tė cilėsive. Ndėrsa argumentet fetare dhe llopgjike, qė tregojnė se ne nuk i njohim tekstet e cilėsive pėrsa i pėrket formės se si janė cilėsitė, ata janė pėrmendur nė bazėn e gjashtė tė cilėsive tė Allahut.

    Nė qoftėse do tė thonte ndonjėri: Cila ėshtė pėrgjigjia juaj ndaj fjalės sė Allahut tė lartėsuar: “Ėshtė Ai i cili tė ka zbritur ty Librin. Nė tė ka vargje plotėsihst tė qarta tė cilat janė themelet e Librit dhe tė tjera jo krejt tė qarta pėr tu kuptuar nga njerėzit (muteshabihat). Kėshtu sa pėr ata nė zemrat e tė cilėve ka largim nga e vėrteta, ata ndjekin atė qė nuk ėshtė plotėsisht e qartė, nė kėtė mėnyrė duke kėrkuar Fitneh (mosbesim, sprovim, trazira, fatkeqsi etj) dhe duke kėrkuar interpretimin e saj, por askush nuk e di intrepretimin e saj pėrveē Allahut. Ata qė jnaė plotėsiosht tė vendosur nė dije thonė: “Ne besojmė nė tė i tėrė (Ajetet e qarta e tė paqarta) ėshtė nga Zoti ynė. (Kjo sipas variantit tė qėndresės nė fjalėn, “por askush nuk e din interpretimin e saj pėrveē Allahut” ndėrsa pėrsa i pėrket variantit tė mosqėndresės nė kėtė frazė dhe vazhdimit tė leximit komenti ėshtė: por askush nuk e din interpretimin e tyre pėrveē Allahut dhe atyre qė janė tė mėkėmbur nė dije). Nuk marrim mėsim veēse ata qė jnaė tė brymosur me mendje tė shėndoshė” (Ali Imran 7).

    Ky ajet tregon se nė Kur’an ka ajete tė paqarta (tė pakuptueshme) qė nuk e di kuptimin e tyre askush pėrveē Allahut.
    Pėrgjigjia ėshtė: “Selefėt nė lidhej me qėndrimin, nė frazat e kėtij ajeti , kanė dy mendime.

    Mendimi i parė: Qėndrimi i bėhet nė fjalėn e Allahut ( إلا اللهil-lallah). Ky ėshtė mendimi i shumicės se dijetarėve, si rrjedhojė kuptimi i te’uilit (intrepretimit) nė fjalėn e Allahut “Dhe askush nuk e din teulin e tyre pėrveē Allahut” ėshtė realiteti i kuptimit tė fjalės dhe jo komentimi i fjalės pėr tė sqaruar domethėnien e saj. Atėherė duke u bazuar nė kėtė qė sqaruam, te’uili i ajeteve tė cilėsive ėshtė: realiteti i cilėsive, forma e tyre dhe mėnyra se si janė. Kjo ėshtė prej ēėshtjeve tė gajbit tė cilat nuk mundet ti konceptojė mendja dhe nuk jan pėrmendur nė argumnetet fetare prandaj nuk i di askush pėrveē Allahut.
    Mendimi i dytė: Mosqėndrimi nė kėtė frazė dhe vazhdimi i leximit. Sipas kėtij mendimi nuk qėndrohet nė fjalėn e Allahut (il-lallah). Ky ėshtė mendimi i disa dijetarėve nga selefėt dhe Halefėt . si rrjedhojė me fjalėn te’uil nė ajetin “Dhe askush nuk e din teulin e tyre pėrveē Allahut dhe atyre qė janė tė mėkėmbur nė dije”, ėshtė synuar komenti, pėr tė sqaruar kuptimin e ajeteve.

    Komenti pėr tė kuptuar fjalėt dhe shprehjet e ajeteve ėshtė njė njohuri qė e zotėrojnė tė fortėt, tė siguruarit dhe tė mėkėmburit nė dije, siē ka thėnė Ibnu Ab-basi “Unė jam prej Err-Rrasihinėve (tė mėkėmburve, tė fortėve, tė siguruarve” nė dije tė cilėt e njohin te’uilin.

    Muxhahidi ka thėnė: “ia ka paraqitur mushafin Ibn Ab-basit nga surja Fatiha deri nė fundin e tij, i kėrkoja tė qėndronte nė ēdo ajet dhe e pyesja pėr komentin (kuptimin, shpjegimin e tij).”

    Nga ajo qė u pėrmend mė lartė qartėsohet fakti qė ajeti nuk tregon se nė Kur’anė ka diēka qė nuk e din kuptimin e saj askush tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Por ajeti tregon qė nė Kur’an ka gjėra qė nuk e din realitetin e tyre (formėn se si janė) askush pėrveē Allahut kjo sipas mendimit tė qėndrimit nė frazėn “il-lAllah”. Ndėrsa sipasmn mendimit tjetėr, ajeti tregon qė tė mėkėmburit i dinė kuptimet e ajeteve ‘El muteshabihe (tė paqarta)’ tė cilat nuk i dinė shumė njerėz.

    Pasi e vėrtetuam parimin qė nė Kur’an nuk ka diēka tė pakuptueshme tė cilėn nuk e din kuptimin e saj askush tjetėr pėrveē Allahut mbetet tė vėmė nė dukje pavlefshmėrinė e idesė sė المفوضة “Elmufeuidah” tė cilėt ia lėnė (ia dorėzojmė) Allahut dijen (njohurinė) rreth kuptimit tė ajeteve tė cilėsive, sepse sipas tyre kuptimin e ajeteve tė cilėsive e din vetėm Allahu. Ata pretendojnė qė ky ėshtė besimi i selefėve. El mufeuidah kanė devijuar nė besimin e tyre dhe kanė gėnjyer nė atė qė ua atribuan selefėve sepse selefėt i kanė bėrė tefuid (i kanė dorėzuar, i kam lėnė) Allahut vetėm dijen rreth realitetit, formės “Kejfijes” dhe jo njohurinė rreth kuptimit.

    Thėniet e selefėve nė lidhje me pohimin e kuptimit tė teksteve tė cilėsive nganjėherė nė mėnyrė tė pėrgjithshem dhe nganjėherė nė mėnyrė tė shkoqitur janė tė shumta.

    Prej thėnieve tė pėrgjithshem ėshtė fjala e tyre: Besojini siē kanė ardhur pa diskutuar rreth Kejfijes (formės sė cilėsive)

    Prej thėnieve tė shkoqitura ėshtė fjala e Imam Malikut nė lidhje me lartėsinė e Allahut mbi Arsh.

    Ibn Tejmijjeh nė librin e tij “Diru tearudil akl ven-nakl” ka thėnė “Ndėrsa pėrsa i pėrket tefuidit: Dihet qė Allahu na ka urdhėruar pėr tė medituar nė Kur’an, na ka nxitur ta kuptojmė. Atėherė si kėrkohet nga ne me anė tė idesė sė “tefuidit” qė tė mos e kuptojmė dhe tė mos e njohim !?” Derisa ka thėnė: “Sipas thėnies sė tyre, tė Dėrguarit nuk i dinin kuptimet e teksteve qė ua zbriti Allahu, as Melaiket nuk i dinin dhe as tė parėt e sahabėve, si rrjedhojė profetėrit nuk i dinin kuptimet e cilėsive, qė Allahu ia ka atribuar vetės sė Tij, por thonin fjalė qė nuk e kuptonin domethėnien e tyre.”

    Gjithashtu ka thėnė: “Dihet qė kjo ėshtė shpifje ndaj Kur’anit dhe profetėve, sepse Allahu e zbriti Kur’anin dhe ka lajmėruar se e ka bėrė udhėzim dhe sqarim pėr njerėzit. Tė Dėrguarin e urdhėroi qė ta pėrcillte nė mėnyrėn mė tė qartė, qė t’u sqarojė njerėzve atė qė u ėshtė zbritur. Nė shumė ajete nė Kur’an na ka urdhėruar qė tė thellohemi nė meditimin e Kur’anit dhe ta kuptojmė atė. Me tė gjitha kėto qė pėrmendėm, si mundet qė ajetet mė tė larta dhe mė tė rėndėsishme tė Kur’anit, nė tė cilat Allahu na ka lajmėruar pėr cilėsitė e Tij ose pėr tė qėnurit e Tij Krijuesi i ēdo gjėje, i Gjithėdijshėm, ose pėr gjėrat qė kanė tė bėjnė me botėn tjetėr, mos ta dijė kuptimin e tyre asnjeri. Kjo do tė thotė tė mos kuptohet Kur’ani, tė mos meditohet dhe i Dėrguari tė mos u ketė sqruar njerėzve atė qė u ėshtė zbritur dhe tė mos u ketė pėrcjellur mesazhin nė mėnyrė tė qartė.”

    Sipas kėsaj ideje mund tė thotė ēdo i devijuar ( bidatēi)se e vėrteta nė ēdo gjė ėshtė ajo qė e kam njohur me mendimin tim dhe me llogjikėn time. Tekstet e Kur’anit nuk bien ndesh me kėtė qė kam kuptuar, sepse kėto tekste janė tė paqarta, tė pakuptueshme, asnjėri nuk e di kuptimin e tyre. Tekstet qė asnjėri nuk e di kuptimin e tyre nuk lejohet qė tė merren pėr argument.

    Si rezultat kjo ide, mbetet bllokadė qė e pengon udhėzimin dhe sqarimin qė vjen nga ana e profetėve dhe i hap rrugėn atij qė i kundėrshton profetėt dhe thotė se, vėrtetė udhėzimi dhe sqarimi vjen nga ana ynė dhe jo nga rruga e profetėve sepse ne e njohim atė qė e themi dhe e sqarojmė me argumente llogjike, ndėrsa profetėt nuk e kanė njohur atė qė kanė thėnė, aq mė tepėr qė tė sqarojnė qėllimin e tyre.
    Si pėrfundim ėshtė bėrė e qartė se ideja e “El mufeuidah”, tė cilėt mendojnė se ndjekin sunnetin dhe selefėt, ėshtė prej mendimeve me tė kėqija tė bidatēijve dhe tė devijuarve.” Pėrfundoi fjala e Ibn Tejmijes Allahu e mėshiroftė.

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Te’uili (interpretimi)




    Nga ana gjuhėsore “Te’uil” do tė thotė: “Kthimi i ēdo gjėje nė objektivin qė ėshtė synuar me tė.”

    Nga ana terminologjike ėshtė: “Kthimi i fjalės pėr nė qėllimin e synuar prej saj, duke shpjeguar kuptimin e saj ose duke u realizuar ajo qė kėrkohet prej saj.”

    Te’uili ėshtė pėrdorur nė tre kuptime:

    1. Tefsiri (komenti), i cili ėshtė sqarimi i fjalės duke pėrmendur domethėnien qė ėshtė synuar. Te’uili me kėtė kuptim ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar pėr dy shokėt e burgut tė Jusufit tė cilėt i thanė Jusufit: "Na trego pėr te’uilin (shpjegimin, komentin) e saj." [Jusuf: 36].

    Gjithashtu nė fjalėn e Profetit pėr Abdullah ibn Abbasin: “O Allah jepi atij fikh nė fe dhe mėsoji atij te’uilin (komentimin)”

    Nė kapitullin e kaluar pėrmendėm fjalėn e Ibn Abbasit: “Unė jam prej tė mėkėmburve nė dije tė cilėt njohin te’uilin e tyre.” D.m.th komentimin e ajeteve tė paqarta.

    Kėtė kuptim ka edhe fjala e Ibnu Xheririt dhe tė tjerėve prej komentatorėve tė Kur’anit: “Te’ulil i fjalės sė Allahut” d.m.th tefsiri (shpjegim, komentim) i saj.

    Te’uili me kėtė kuptim ėshtė i njohur tek dijetarėt

    2. Realiteti i diēkaje. Te’uili sipas kėtij kuptimi nė tė drejten e Allahut ėshtė: “Realiteti qenies sė Allahut dhe i cilėsive tė Tij tė cilat nuk i din askush pėrveē Tij.”
    Me kėtė kuptim te’ulili ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "A mos presin vetėm se te’uilin e tij ." Qė do tė thotė: Pėrgėnjėshtruesit nuk presin gjė tjetėr, veēse qė tė ndodhė realiteti i gjėrave pėr tė cilat janė lajmėruar, si ringjallja dhe shpėrblimi.

    Kėtė kuptim ka fjala te’uili nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar pėr Jusufin: "O babai im! Ky ėshtė realiteti i ėndrrės sime tė dikurshme" (Jusuf:101).

    Nėn kėtė kuptim futet dhe zbatimi i njė gjėjė qė kėrkohet pėr ta vepruar. Si shembull pėr kėtė kemi thėnien e Aishes radiAllahu anhu: Profeti shpesh nė ruku dhe nė sexhde thoshte: “Subhaneke allahum-me ue bihamdike, Allahum-me gfirli” Me kėto fjalė ai i bėnte te’uil Kur’anit, d.m.th zbatonte atė qė e ka urdhėruar Allahu nė fjalėn e Tij: “Kur tė vijė ndihma e Allahut dhe ēlirimi. Dhe kur ti shohesh njerėzit tė hyjnė nė fenė e Allahut tufa-tufa, atėherė lartėso lavditė dhe madherimet e Zotit tėnd dhe kėrko faljne e Tij.Vėrtet qė ai ėshtė i cili pranon pendimin dhe Ai i cili fal.” (En Nasr 1-3)
    .
    Te’uili nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar nė suren Ali Imran: "askush nuk e di te’uilin e tyre pėrveē Allahut. Ata qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije thonė: Ne besojmė nė tė, i tėri ėshtė nga Zoti ynė (kjo sipas njė varianti nė komentin e ajetit, ndėrsa sipas variantit tjetėr: Askush nuk e di te’uilin e tyre pėrveē Allahut dhe atyre qė janė plotėsisht tė vendour nė dije)" (Ali Imran 7).
    Mundet qė tė marrė kuptimin “tefsir” dhe mundet qė tė marrė kuptimin “realiteti e diēkaje”. Kėto dy variante kanė lindur si rrjellojė e qėndrimit nė ajet ose tė mosqėndrimit (vazhdimit tė leximit). Sipas variantit tė qėndrimit nė fjalėn e Allahut: “il-l-Allah” detyrimisht me fjalėn te’uil ėshtė synuar realiteti i cilėsive tė Allahut dhe i gjėrave tė botės tjetėr sepse realitetin e tyre nuk e njeh askush pos Allahut.
    Sipas variantit tė mosqėndrimit nė frazėn e sapo pėrmendur (vazhdimit tė leximit), detyrimisht kuptimi duhet tė jetė tefsiri (shpjegimi i kuptimit), sepse ata qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije, e njohin tefsirin.

    Ne e njohim qė kuptimi i “isteuasė” ėshtė lartėsimi, ngritja (mbi Arsh). Ky ėshtė te’uili i njohur pėr ne, ndėrsa realitetin dhe formėn (mėnyrėn) se si ėshtė lartėsuar mbi Arsh ne nuk e njohim prandaj ky ėshtė te’uili qė ne nuk e njohim. Po kėshtu ne e njohim kuptimin e tė gjithė emrave dhe cilėsive tė Allahut, e dallojmė qartė se ēfarė kuptimi ka ēdo emėr dhe ēdo cilėsi si p.sh: Ne e dinė kuptimin e El hajat - jetės, El Ilm - dijes, El Kudreh - fuqisė etj. Por ne nuk e njohimi realitetin se si janė cilėsitė e Allahut.
    Vetėm kėto dy kuptime tė te’uilit gjendet nė Kur’an, nė sunnet dhe nė fjalėt e selefėve.

    Kuptimi i tretė: Kthimi (ndryshimi) i fjalės nga domethėnia e saj e drejtpėrdrejtė (dhahir), pėr nė njė variant (kuptim) qė ėshtė nė kundėrshtim me dhahirin, pėr njė argument qė kėtė ndyshim e bėn tė detyrueshėm.
    Te’uili sipas kėtij kuptimi ėshtė termi qė e pėrdorin shumė prej dijetarėve tė kohės sė fundit tė cilėt kanė diskutuar rreth fik’hut dhe parimeve tė tij, pikėrisht ky ėshtė te’uili qė e kanė pėr qėllim shumica e dijėtarėve tė shekujve tė fundit nė interpretimin (te’uilin) e teksteve tė cilėsive. Ky te’uil a ėshtė i lavdėruar apo i sharė? A ėshtė i drejtė, i vlefshėm apo i pavėrtetė dhe i pavlefshėm?

    E vėrteta ėshtė siē vijon:
    Nėse ka argument tė saktė qė tregon pėr kėtė lloj te’uili, ai ėshtė i saktė, i vlefshėm, i lavdėruar dhe punohet me tė. Nė kėtė rast ai konsiderohet prej kuptimit tė parė tė te’uilit i cili ishte: tefsiri, sepse tefsiri i fjalės do tė thotė: ta interpretosh atė siaps kuptimit qė e ka pasur pėr qėllim folėsi i saj, qoftė nė pėrputhshmėri me domethėnien e drejtpėrdrejtė ose nė kundėrshtim me tė, pėrderisa dimė qė ky ėshtė qėllimi i folėsit. Si shembull pėr kėtė kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Dhe kur tė lexosh Kur’anin kėrkoji Allahut tė tė mbrojė nga shejtani i mallkuar” (En Nahl 98). Domethėnia e drejtpėrdrejt (dhahir) ėshtė: “Kur tė pėrfundosh leximin”, porse qėllimi i ajetit ėshtė: “Kur tė dėshirosh tė lexosh sepse Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem i kėrkonte mbrojtje Allahut (thonte; eudhubil-lahi ....) para se tė filonte tė lexonte dhe jo pasi tė mbaronte leximin.”

    Ndėrsa nėse nuk ka argument tė saktė qė tregon pėr tė, ai ėshtė i pavėrtetė, i pavlefshėm, i sharė dhe ėshtė me meritė tė quhet keqinterprteim (tahrif) dhe jo interpretim (te’uil). Si shembull pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut tė lartėsuar: “Mėshiruesi qė u lartėsua (u ngrit) mbi Arsh.” (Ta Ha 5).

    Kuptimi i drejtpėrdrejtė i fjalės isteua mbi Arsh ėshtė “Allahu u lartėsua, u ngrit mbi Arsh me njė lartėsim (ngritje) qė i pėrshtatet madhėrisė sė Tij”. Interpretimi i kėtij ajeti pėr nė kuptimin: mbizotėroi, (istevla) ėshtė te’uil i pavėrtetė, i pavlefshėm, i sharė dhe deformim i fjalėve tė Allahut, sepse pėr kėtė interpretim nuk tregon ndonjė argument i saktė.


    Ihkami dhe teshabuhi i Kur’anit.

    Allahu e ka pėrshkruar Kur’anin
    1- Qė ėshtė “Muhkem ” i gjithė nė fjalėn e Tij: “Ky ėshtė njė libėr ajetet e tė cilit janė tė pėrsosura (d.m.th shprehjet, fjalėt e Kur’anit janė mė tė pėrkryerat nė stilin e tyre, nė elekuencėn dhe retorikėn e tyre si dhe pėrmbajnė kuptimet mė tė pėrkryera, mė tė madhėrishme dhe mė tė dobishme pėr krijesat)” [Hud: 1]

    Gjithashtu dhe nė fjalėn e Tij: “Kėto janė vargjet e librit tė pėrsosur (tė pėrkryer nė tė gjitha aspektet)” [Lukman: 2]

    2. Qė ėshtė “muteshabih ” nė fjalėn e Tij: “Allahu zbriti fjalėn mė tė shkėlqyer, njė libėr (muteshabih) pjesėt e tė cilit i pėrngjajnė njėra tjetrės nė mirėsi, vėrtetėsi dhe pėrpuethshmėri nė tėrėsinė e Tij.” (Ez Zumer 23).

    3. Qė njė pjesė e tij ėshtė “Muhkem” dhe njė pjesė ėshtė muteshabih nė fjalėn e Tij: “Ai ėshtė i Cili tė ka zbritur ty librin, nė tė ka vargje plotėsisht tė qarta tė cilat janė themelet e librit dhe tė tjera jo krejt tė qarta (pėr tu kuptuar)...”

    Nė pėrshkrimin e kur’anit i gjithė si Muhkem Allahu ka pasur pėr qėllim pėrsosjen, pėrkryerjen nė shprehje dhe nė kuptim. Shprehjet e Kur’anit janė tė gjitha nė stilin, elokuencėn dhe retorikėn mė tė pėrkryer dhe kuptimet e tij janė kuptimet mė tė pėrkryera, mė tė madhėrishme dhe mė tė dobishme pėr krijesat.

    Fjalėt e Allahut janė tė pėrkryera nė vėrtetėsinė e lajmeve dhe nė drejtėsinė e ligjeve, rregullave qė janė pėrmendur nė to, siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Fjala e Zotit tėnd ėshtė plotėsuar me vėrtetėsi dhe drejtėsi.” (El En Am 115)

    Nė pėrshkrimin e Kur’anit, i gjithė si “Muteshabih” Allahu ka pasur pėr qėllim qė pjesėt, vargjet e Kur’anit i pėrngjajnė njėra tjetrės nė pėrsosje, pėrpuethshmėri dhe nė harmoni. Rregullat e Kur’anit nuk kundėrshtojnė njėra tjetrėn dhe lajmet e tij nuk pėrgėnjėshtrojnė njėra tjetrėn, siē ka thėnė Allahu: “A nuk mendojnė thellė pėr Kur’anin? Po tė kishtė qėnė prej dikujt tjetėr e jo prej Allahut, sigurisht qė do tė kishin gjetur nė tė mjaft kundėrthėnie.” (En Nisa 82).

    Nė pėrshkrimin e Kur’anit qė ėshtė Muhkem Allahu ka patur pėr qellim qartėsinė e kuptimit tė Tij nė tė cilėn nuk dyshon asnjeri. Ajetet e qarta janė shumė si nė lajmėrime po ashtu edhe nė rregulla.
    Si shembull pėr lajmet kemi fjalėn e Allahut: “Muaji i Ramazanit nė tė cilin u zbrit Kur’ani..” [Bekare: 185]. Ēdo njėri e njeh muajin e Ramazanit dhe ēdo njėri e njeh Kur’anin.

    Si shembull pėr rregullat po marrim ajetin: “Dhe me prindėrit tė sillesh mirė (ti respektosh)” [El-Isra:23]. Ēdo njėri i njeh prindėrit dhe ēdo njėri e njeh rrespektimin e prindėrve.

    Nė pėrshkrimin e njė pjese tė Kur’anit si “muteshabih” Allahu ka patur pėr qėllim paqartėsinė ose fshehtėsinė e kuptimit nė tė drejtėn e njerėzve, pėrveē atyre qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije (Errasihunė).


    Qėndrimi ynė ndaj pėrshkrimeve tė ndryshme qė Allahu i ka bėrė Kur’anit dhe mėnyra e pajtimit ndėrmjet tyre.

    1) Pėrshkrimi i Kur’anit nė tėrėsi si “Muhkem” (i pėrkryer, i pėrsosur), dhe “Muteshabih” (i pėrngjashėm) nuk bie nė kundėrshtim. Pajtimi ndėrmjet dy pėrshkrimeve bėhet siē vijon: “Fjala ‘muhkeme’ (e pėrkryer, e pėrsosur) i pėrngjan njėra tjetrės nė pėrkryerje dhe vėrtetėsi. Kur’ani nuk ėshtė kondraditor nė rregullat e tij dhe lajmet e tij nuk e pėrgėnjeshtrojnė njėra tjetrėn.

    2)Ndėrsa pėrshkrimi i Kur’anit njė pjesė si ‘muhkeme’ dhe njė pjesė ‘muteshabih’ kjo absolutisht nuk ėshtė kontraditore sepse ajetet qė janė pėrshkruar ‘muhkeme’janė tė tjera dhe ajetet qė janė pėrshkruar ‘muteshabihe’ janė tė tjera. Njė pjesė e Kur’anit ėshtė muhkem me kuptim krejtėsisht tė qartė dhe njė pjesė ėshtė muteshabih me kuptim jo krejtėsisht tė qartė.

    Njerėzit pėrsa u pėrket qėndrimit tė tyre ndaj ajeteve muteshabihe u ndanė nė dy grupe:

    1. Errasihune (ata qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije) thonė: “Besojmė nė to. Tė gjitha janė nga Zoti ynė. Pėrderisa janė nga zoti ynė ato nuk mundet tė pėrmbajnė pėrzierje, dyshime qė tregon pėr humbje dhe kundėrthėnie.” Pėr tė komentuar ajetet muteshabihe ata u kthehen (u referohen) ajeteve muhkeme, sepse ato janė themelet e librit, si rrjedhojė ajetet (muteshabihe) qė nuk janė plotėsisht tė qarta bėhen krejtėsisht tė qarta.

    2.Tė humburit dhe tė devijuarit ndoqėn ajetet muteshabihe dhe i bėnė ato stimulues tė dyshimeve, prandaj humbėn vetė dhe i humbėn pasuesit e tyre.
    Nė ajetet “muteshabiha” ata imagjinuan kuptime tė tilla qė nuk i pėrshtaten Allahut, as librit tė Tij dhe as tė Dėrguarit tė Tij.

    Po japim dy shembuj pėr tė sqaruar metodėn qė ndoqėn grupet e humbura nė lidhje me ajetet muteshabihe:

    Shembulli i parė: Fjala e Allahut nė Kur’an: “Nuk ka dyshim se Ne u japim jetė tė vdekurve” [Ja-Sin:22], “Vėrtet Ne e kemi zbritur pėrkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim qė Ne do tė jemi Gjithėruajtės tė tij.” [El-Hixhėr:9] dhe tė tjera ajete nė tė cilat Allahu i Madhėruar i ka dedikuar vetes sė Tij diēka duke u shprehur nė numrin shumės.

    Tė krishterėt ndoqėn kėto ajete muteshabihe dhe pretenduan se kjo tregon pėr mė shumė se njė Zot. Ata thanė kėto tregojnė pėr “trinitetin” se Allahu ėshtė i treti i tė tretėve. Ndėrsa ajetet, krejtėsisht tė qarta, qė tregojnė se Allahu ėshtė njė i lėnė.

    Errasihune nė dije thanė: Veprimi i shprehur nė numrin shumės qė Allahu ia dedikon vetes sė Tij tregon pėr madhėrim, pėr arsye se cilėsitė e Allahut janė shumė dhe tė madhėrishme. Ajetet me kuptim jo krejtėsisht tė qartė, qė u pėrmendėn mė lartė, i kthejnė tek ajetet krejtėsisht tė qarta qė tregojnė se Ai ėshtė njė i vetėm si p.sh. fjala e Allahut: “Dhe i Adhuruari juaj ėshtė Njė i Adhuruar i Vetėm, nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Atij, i Gjithėmėshirshmi, Mėshirploti.” [El-Bekare: 163].

    Ata u thonė tė krishterėve pėr kėtė pretendim qė lindi nga ndjekja e asaj qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė pėr tė nxitur dyshime, Allahu ju pėrgėnjeshtroi dhe ju bėri kafira.

    Dėgjojeni fjalėn e Allahut nė Kur’an:

    “Vėrtet qė mohuan edhe ata tė cilėt thanė: Allahu ėshtė i treti nė treshen (nė trinitetin). Por nuk ka Ilah (Zot, tė adhuruar, qė ka tė drejtė tė adhurohet) veē Njė Ilah (Njė Zot tė vetėm, Allah) e tė vetėm.Dhe nė qoftė se ata nuk ndalen nga ajo qė thonė, padyshim se pėr ata nga mesi i tyre qė nuk besojnė, do tė ketė dėnim tė dhembshėm.” [El-Maide: 73]

    Shembulli i dytė: Fjala e Allahut drejtuar tė Dėrguarit tė Tij: “Vėrtetė ti nuk urdhėzon atė qė dėshiron” [El-Kasas: 56] dhe fjala e Allahut: “Vėrtetė qė ti udhėzon pėr nė rrugėn e drejtė.” [Esh-Shura: 52].

    Nė kėto dy ajete mundet tė imagjinohet kundėrthėnie si rrjedhojė e ndjek ai qė ka devijim nga e vėrteta nė zemėr dhe mendon qė ndėrmjet tyre ka kundėrthėnie sepse nė ajetin e parė ka mohuar atė qė e ka pohuar nė ajetin e dytė. Si pėrfundim thonė nė Kur’an ka kundėrthėnie.

    Ndėrsa Errasihune nė dije thonė: “Nuk ka kundėrthėnie ndėrmjet dy ajeteve sepse me fjalėn udhėzim nė ajetin e parė ėshtė synuar suksesi dhe mbarėsia, kėtė llojė udhėzimi nuk e zotėron askush tjetėr pėrveē Allahut. Ndėrsa nė ajetin e dytė me fjalėn udhėzim ėshtė synuar orientimi, tregimi pėr nė rrugėn e drejtė.

    Ky lloj udhėzimi bėhet nga Allahu dhe nga tė tjerėt, pra sipas kėtij kuptimi udhėzojnė Profetėt dhe trashėgimtarėt e tyre prej dijetarėve tė sinqertė.”
    Nė lidhje me ata qė ndjekin ajetet qė nuk janė krejtėsisht tė qarta pa iu referuar ajeteve plotėsisht tė qarta Profeti pasi ka lexuar ajetin 7 tė surės Ali Imran ka thėnė: “Kur tė vėreni ata qė ndjekin atė qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė ruhuni prej tyre sepse kėta janė ata qė i ka pėrmendur Allahu (nė ajet.)”
    Pyetje: Cila ėshtė urtėsia e tė qėnurit tė disa ajeteve tė Kur’anit “muteshabiha” (jo krejtėsisht tė qarta)?

    Pėrgjigjia: Urtėsia ėshtė sprovimi i robėrve qė tė dallohet i ēiltėrti nė besimin e tij, i vendosuri plotėsisht nė dije, i cili beson nė Allahun dhe nė fjalėn e Tij, e din qė nė fjalėt e Allahut nuk ka kundėrthėnie dhe kundėrshtim, prandaj i kthen ajetet “muteshabihe” pėr tek ajetet “muhkeme” pėr ti kuptuar mirė qė tė bėhet i gjithė “muhkem” (krejtėsisht i qartė), pra qė tė dallohet nga dyshuesi, injoranti, i devijuari, i cili ndjek atė qė nuk ėshtė krejtėsisht i qartė prej Kur’anit qė ti pėrplasė ajetet e Kur’anit me njėri tjetrin, pėr tė humbur vetė dhe pėr t’i humbur tė tjerėt, tė jetė prijės pėr nė humbje dhe mjerim, pėr t’i nxjerrė njerėzit nga feja e tyre dhe pėr t’i zhytur ata nė dyshim dhe mėdyshje, qė tė sprovojnė dhe tė nxjerrin njėri tjetrin nga feja. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

    “Ėshtė Ai i Cili tė ka zbritur ty (o Muhamed) librin (Kur’anin).Nė tė ka vargje plotėsisht tė qarta tė cilat janė themelet e librit (kėta janė vargjet e Ahkamit-urdhėrat e tjer; tė Faraidit- detyrat dhe detyrimet; Hududet- ligjet pėr ndėshkimet e vjedhėsve, imoralėve e tė tjer), dhe tė tjera jo krejtėsisht tė qarta (pėr tu kuptuar nga njerėzit). Kėshtu, sa pėr ata, nė zemrat e tė cilėve ka largim nga e vėrteta, ata ndjekin atė qė nuk ėshtė plotėsisht e qartė, nė kėtė mėnyrė duke kėrkuar fitneh (mosbesim,sprovime, trazira, fatkeqėsi e tjer) dhe duke kėrkuar pėr kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta veē Allahut. Dhe ata qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije, thonė: ‘Ne besojmė nė tė, i tėri (ajete tė qarta e tė paqarta) ėshtė nga Zoti ynė’. Dhe nuk marrin mėsim, veēse ata qė janė tė brumosur me mėndje tė shėndoshė.(Tefsir Et-Tabari). *(Ata thanė) ‘Zoti ynė mos na i lėr zemrat tona tė shmangen nga e vėrteta pasi Ti na ke udhėzuar dhe na dhuro mėshirė nga mėshira Jote. Vėrtet Ti je Dhuruesi mė i Madh.” [Ali-Imran: 7-8]

    Shtojcė plotėsuese.

    “Teshabuhi”(paqartėsia, mosnjohja e kuptimit)
    qė gjendet nė Kur’anė ndahet nė dy lloje: Teshabuhi real dhe Teshabuhi relativ.

    Teshabuhi real ėshtė ai qė nuk e din askush tjetėr pėrveē Allahut si p.sh.: Realiteti i cilėsive tė Allahut dhe i lajmeve rreth botės tjetėr. Ne megjithėse i njohim kuptimet e cilėsive dhe tė lajmeve tė botės tjetėr, nuk i dimė realitetet e tyre siē ka thėnė Allahu pėr veten e Tij: “Ai Allahu e di ēfarė u ndodh atyre krijesave tė Tij) nė kėtė botė dhe ēfarė do t’u ndoedh atyre (nė jetėn e fundit) dhe ata kurr nuk do tė pėrfshijnė gjė nga dija e Tij.” [Ta-Ha: 110] Gjithashtu ka thėnė: “Atė nuk e pėrfshijnė shikimet dhe Ai i pėrfshin shikimet (Asnjė ide, asnjė parashikim nuk mund ta pėrfshijė, ta kapė Atė si ėshtė etj.) .” [El-Enam: 103]

    Pėr gjėrat qė gjenden nė botėn tjetėr ka thėnė: “Askush nuk di se ēfarė ėshtė ruajtur pėr ta nga kėnaqėsitė e syrit si shpėrblim pėr ēfarė ata punuan.” [Es-Sexhde: 17]

    Nė hadithin kudsi qė ėshtė transmetuar nė dy sahihat Profeti ka thėnė se Allahu ka thėnė: “Pėr robėrit e mi tė mirė kam pėrgatitur atė qė nuk e ka shikuar ndonjė sy, nuk ka dėgjuar pėr tė ndonjė vesh dhe nuk ka imagjinuar pėr tė ndonjė mendje.”

    Pėr kėtė lloj teshabuhi, tė cilin nuk e din askush pėrveē Allahut, nuk pyetet sepse njohja e tij ėshtė e pamundur. Ndėrsa pėrsa i pėrket teshabuhhit relativ (paqartėsia relative) ai ėshtė nė tė drejtėn e disa njerėzve dhe jo tė tjerėve. Errassihune nė dije dhe nė besim dinė atė qė nuk e din tė tjerėt pėr arsye tė ndryshme si p.sh.: mangėsi nė dijen e tyre, ose neglizhenca nė kėrkimin e saj, ose paaftėsia pėr tė kuptuar, ose keqkuptimi qėllimisht. Ky ėshtė njė lloj teshabuhi qė pyeten Errasihune nė dije pėr sqarimin e tij, sepse mundėsia pėr ta kuptuar ekziston ngaqė nuk ka asgjė nė Kur’an qė nuk e di kuptimin e saj askush prej njerėzve.

    Si mundet tė ndodh kjo kur Allahu ka thėnė nė Kur’an:

    “(Dhe kujto) Ditėn kur ne do tė ngremė nga ēdo popull dėshmues kundėr tyre dhe ne do tė sjellim ty (o Muhamed) si dėshmues kundėr kėtyre. Dhe Ne ta kemi zbritur ty librin (Kur’anin) si pasqyrim tė ēdo gjėje, shpjegues tė gjithēkaje si dhe udhėheqės, pėrkujtim, mėshirė si dhe pėrgėzues pėr Muslimanėt (tė nėnshtruar ndaj vullnetit tė Allahut si muslimanė).”En-Nahl: 89]

    Gjithashtu ka thėnė: “Ky (Kur’ani) ėshtė fjalė e qartė pėr njerėzimin, udhėheqje dhe mėshirė pėr muttekinėt (tė pėrkushtuarit nė besimin e pastėr).” [Ali-Imran: 138]

    Pėr kėtė lloj ka shembuj tė shumtė nė ēėshtjet e akides dhe tė rregullave praktike. Shumica e ēėshtjeve, qė njerėzit kanė mosmarrveshje nė to, ose tė gjitha janė tė kėtij lloji.

  10. #10
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Cilėsitė e Allahut

    1. 2. الإتيان و المجيء El-Itjanu & El-Mexhiu (ardhja) janė dy cilėsi fielije. Argumentet e tyre nga Kur’ani: “A mos presin atėherė pėr ndonjė gjė tjetėr veēse t’u vijė Allahu” [El-bekare:210] dhe “Dhe vjen zoti yt me melaiket radhė-radhė” [Fexhr :22].

    3. الإحاطة El-Ihata- ėshtė cilėsi qė e pėrmban emri i Allahut El-Muhit. Ajo ėshtė cilėsi dhatije.
    Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Dhe se vėrtet Allahu e ka perfshirė ēdo gjė me dijen e tij.“ [Et-Talakė:12]

    Esbahani nė el-Huxhel ka thėnė: El-Muhit- ėshtė Ai i cili ka perfshirė fuqia e Tij. Tė gjitha krijesat e Tij, ai qė ka perfshirė cdo gjė me dijen e Tij dhe Ai qė ka petrfshirė cdo gjė nė llogaritje e numėr.

    4.الأحدية El- Ehadijetu- ėshtė cilėsi qė e pėrman emri i Allahut (El- Ehad)
    5. الأخذ El-Ekhdhu- ėshtė cilėsi fielije e pėrmendur nė Kur’an dhe sunnet. Ajo ėshtė permdnur nė dy kuptime:

    a-Marrja me dore,e cila ėshtė e kunderta e dhėnies.
    b-Kapja, mbėrthimi, shtrėngimi. Argumentet e kėsaj cilėsie nga Kur’ani: “Perkujto kur Zoti yt (nxori), mori nga bijte e Ademit, nga shpinat e tyre pasardhesit e tyre”.[ El-Araf:172] “Kėshtuqė Allahu e kapi atė me ndėshkim pėr tejkalimin e fundit dhe tė parin.“ [En-Nazijatė:25]


    Argumentet nga sunneti:
    Transmeton Abdullah ibn Umer nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thėnė: Allahu i Lartesuar merr qiejt dhe tokėn me dy Duart e Tij dhe thotė: “Unė jam Allahu, Unė jam Sunduesi”.
    Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thėnė kėtė fjalė i mblodhi gishtėrinjtė e dores sė tij dhe i hapi.- Trans, Muslimi.

    2. Hadithi i Ebu Hurejres: Nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thėnė : “Asnjėri nuk jep nga sadakaja e tij e mire e kėndshme (e fituar hallall) dhe Allahu nuk pranon pervec se tė mirėn. Veēse i Gjithemėshirshmi e merrr atė me tė djathtėn e Tij...” Trs Muslimi.

    6. الأذن El- edhenu (dėgjim me vėmėndje).
    Argument ėshtė hadithi i Ebu Hurejres se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Allahu i lartėsuar nuk ka degjuar ndonjė gjė me aq vėmendeje saē e dėgjon njė profet kur e kėndon Kur’anin bukur dhe me zė tė ngritur” Trans, Buhariu& Muslimi.

    7. الإرادة و المشيئة El-Irradetu & El- Meshietu (dėshira): jane dy cilėsi fielije qė kanė ardhur nė shumė argumente tė Kur’anit dhe sunnetit. nė dy ajetet qė vijojne ėshtė pėrmendur (el-irrade):

    “Dhe atė qė dėshiron Allahu ta udhėzojė, Ai ia hap atij gjoksin pėr islamin.” [ El-Enamė:125]
    “Sigurisht qė Allahu urdhėron ēfar dėshiron.” [El-Maide:1]


    Nė dy ajetet e mėposhtme ėshtė pėrmendur el-meshietu;

    “Por ju nuk mund tė dėshironi, veēse po dėshiroi Allahu.” [El- Insan:30]. “Ti i jep mbretėrim atij qė dėshiron.” [Ali Imran:26]

    8. الاستهزاء بالكافرين El- Istihzau bil kafirinė (tallja me kafirėt).
    Ėshtė cilėsi fielije qė nuk i pohohet Allahut nė mėnyrė absolute, por tė kufizuar. Pėr tė ditur se si i pohohet kjo cilėsi Allahut, kthehu patjeter bazės sė parė nė cilėsitė e Allahut tė Lartėsuar.

    Allahu ka thėnė: “Ndėrsa kur takohen me ata qė besojnė, u thonė: ne besojmė,por kur janė vetėm me shejtanėt e tyre, thonė Nė tė vėrtetė ne jemi me ju, nė tė vėrtetė ne vetėm talleshim. Allahu tallet me ta dhe vetėm ua shton mė shumė tė kėqiat qė tė sorollaten verbėrisht.“ [El-Bekare:14-15]


    9. الاستواء على العرش El-Isteua (lartesimi, ngritja mbi arsh).


    Kjo ėshtė njė cilėsi fielije qė ka ardhur nė 7 ajete nė Kur’an dhe nė disa hadithe tė Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem).

    Ajetet Kur’anore ku ėshtė permendur kjo cilesi:

    “I Gjithėmėshirshmi u ngrit lart mbi Arsh.“ [Ta ha:5]
    “Pastaj Ai u ngrit lart mbi Arsh (Fronin e Tij madhėshtor)“ [El- Arafė:54, Junus:3, Rrad:2, Furkanė:59, Es- Sexhde:4, El-hadidė:4]


    Nga sunneti kemi hadithin e Ebu hurejrės se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e mori per dore dhe i tha: o Ebu Hurejra, vėrtetė Allahu i krijoi qiejt dhe tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre nė gjashtė ditė dhe pastaj u ngrit mbi Arsh nė ditėn e shtatė.”- trs En- Nesaiu dhe Albani ka thėnė se isnadi (zinxhiri i transmetimit) i tij ėshtė i mirė.

    Buhariu ka transmetur nga Muxhahidi qė isteua do tė thotė: u ngrit lart mbi arsh. Nė lidhje me kėtė transmetim Albani thotė: Kjo thėnie ėshtė kundėrpėrgjigje ndaj disa shkrimtarėve bashkekohore tė cilėt i ē’orirentojnė dhe mashtrojnė njerėzit duke ju thėnė se selefet nuk kanė folur rreth ajeteve dhe cilėsive dhe nuk i kanė komentuar ato absolutisht.
    Sipas tyre selefet vetem i lexuan pa u thelluar nė meditimin dhe nė kuptimin e tyre. Kjo ėshtė ideja e “tefuidit”- qė e ka hedhur poshte Ibn Tejmije nė librat e tij.
    Ėshtė ė vertetė se selefėt nuk i kanė komentuar me komente te shoqėruara me pėrngjasim dhe pėrshkrim tė formės madje kėtė e kanė ndaluar rreptėsisht siē ka ardhur nga Imam Maliku dhe tė tjerė.

    El- lalekaj-ju nė es- Sunneh ka transmetuar nga Bishėr Ibn Umer (i cili ėshtė thikatun-i besueshėm dhe ka vdekur nė vitin e 207 tė hixhrit) se ka thėnė: kam degjuar mė shumė se njė nga mufesirėt ( komemtatorėt e Kur’anit) duke thėnė: “mėshiruesi Isteua mbi arsh. Qė do tė thotė: U ngrit mbi arsh.”

    Shtojcė:


    Arshi ėshtė krijesa mė e madhe qė e ka krijuar Allahu i Lartėsuar e ka pėrmendur nė shumė vende nė Kur’ansi p.sh. nė fjalėn e Tij : "Zotėruesi i Arshit tė lavdishėm." [Buruxh: 15] dhe nė fjalėn e Tij: "Dhe melekėt do tė jenė nė anėn e Tij dhe tetė melekė atė ditė dotė mbartin lart Arshin e Zotit tėnd."..." [El-Hakkah: 17]

    Po ashtu edhe Profeti e ka pėrmendur nė hadithe tė sakta si p.sh. hadithi nė sahihun e Buharit: “Kur ti kėrkoni Allahut xhenetin i kėrkoni Atij xhenetin ‘Elfirdeus’, sepse ai ėshtė mė i larti xhenet dhe mė i mesmi xhenet, mbi tė gjendet Arshi i tė Gjithmėshirshmit.”

    Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė interpretohet Arshi si diēka qė nėnkkupton pushtetin e Allahut, sepse nėse do tė ishte kėshtu si do tė komentohet fjala e Allahut: “Dhe melektė do tė jene nė anėt e atij; dhe tetė melėkė atė ditė do tė mbartin lart Arshin e Zotit tėnd.” [El-Hakkah: 17] dhe fjala e Tij: “Dhe Arshi ishte mbi ujė.” [Hud: 7]. A mund tė thuhet qė atė ditė pushtetin e Tij do ta mbajnė tetė melekė?! A mund tė thuhet qė pushteti i Tij ishte mbi ujė?! A mund ta bėjė kėtė interpretim ai qė arsyeton dhe e din ēfarė thotė?
    Ėshtė e rėndėsishme tė dijė ēdo njeri qė Allahu nuk e ka krijuar Arshin (fronin) dhe nuk ėshtė lartėsuar mbi tė sepse ka nevojė pėr tė apo sepse Arshi e mban Atė,apo se Arshi e kufizon. Tė gjitha kėto janė imagjinata tė pasakta. Ato mund tė pėrfytyrohen nė tė drejtėn e njeriut sepse ka nevoj pėr fron ndėrsa Allahu ėshtė i pėrkryer nuk ka nevojė pėr asgjė. Ai ka thėnė nė Kur’an: "Vėrtet Allahu nuk ka nevojė pėr asgjė prej gjithėsisė." [Al-Imran: 97]

    Madje Arshi dhe tė gjitha krijesat kanė nevojė qė ti mbajė Allahu. Imam Tahaui ka thėnė: “Allahu nuk ka nevojė pėr Arshin dhe pėr asgjė tjetėr pėrve tij. Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė dhe ėshtė mbi ēdo gjė dhe asgjė nuk mundet ta pėrfshijė Allahun.

    Si pėrfundim Allahu nuk ėshtė i lartėsuar mbi Arsh se ka nevojė pėr tė, por ėshtė lartėsuar pėr urtėsinė qė i di Ai vetė.

    Vėrejtje:

    Nė lidhje me fjalėn e Allahut: “Ai ėshtė i cili krijoi pėr ju gjithēka nė tokė pastaj Ai Isteua ila (u ngrit lart mbi) qiell.” [El bekare] do tė bėjmė dy sqarime:

    I pari: Nė komentin e fjalės isteua ila nga dijetarėt e selefėve janė transmetuar dy komente:

    Komenti i parė: U ngrit lart mbi qiell. Ky ėshtė transmetuar nga shumica e tyre.

    Komenti i dytė: Synoi krijimin e qiellit. Kėtė koment e ka pėrmendur Ibnu kethiri nė tefsirin e tij. Megjithėse komenti i parė ėshtė mė i saktė sikur qė ka thėnė Ibnu Tejmije, komenti i dytė nuk do tė thotė qė ėshtė ndryshuar kuptimi i drejtpėrdrejtė i tekstit tė cilėsive tė Allahut sepse para fjalės isteua ėshtė pėrmendur parafjala ila e cila e bėn kuptimin: “synoi” tė pranueshėm dhe tė pėrshtatshėm. Dijetarėt e selefėve qė kanė dhėnė kėtė komentim pėr kėtė arsye e kanė dhėnė. Atyre nuk u shkonte ndėr mend se kuptimi i drejtperdrejtė i teksteve tė cilėsive tregon pėr pėrngjasim prandaj ta interpretonin siē mendojnė tė humburit! Kėta dijetarė mėgjithėse pėr kėtė ajet dhanė kėtė koment besojnė qė Allahu ėshtė mbi Arsh, kjo tregon qė qėllimi i tyre nuk ka qėnė ai qė e mendojnė tė humburit.

    I dyti: Allahu i lartėsuar para se tė krijonte krijesat dhe ndėr to edhe Arshi ka qėnė nė lartėsi, sepse lartėsia ėshtė “dhatij-jeh” (e pėrherėshme, e pa shkėpuetshme) kėshtu qė pas krijimit tė Arshit u Lartėsua mbi tė me njė Lartėsi e cila cilėsohet e veēantė. Kjo ėshtė pėrgjigjia qė i jepet atij qė mendon se lartėsia e pėrherėshme bie nė kundėrshtim me lartėsimin mbi Arsh. [Marrė nga Mexhmuul fetaua]

    10. الأسف El- Esefu – Zemėrimi.
    Kjo ėshtė prej cilesive fielije tė permendura nė Kur’an. Allahu ka thėnė: “Kėshtu kur ata na zemėruan Ne i ndėshkuam dhe i mbytem qė tė gjithė bashkė.” [-Ez-Zuhruf:55]

    11. الأصابع El- Esabiu. (gishtėrinjtė)-
    janė prej cilėsive dhatij-je, khaberije qė janė pėrmendur nė hadithe tė sakta.

    Hadithi:1
    Trans, Abdull-llah Ibn Amer Ibn El- Ass i cili thotė: Kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Vėrtet zemrat e bijve tė Ademit tė gjitha janė ndėrmjet dy gishtėrinjve prej gishtėrinjve tė Gjithemėshirshmit si njė zemėr e vetme, dhe Ai i rrotullon ato si tė dėshirojė.” Trs. Muslimi.

    Ka thėnė Ibn Uthejmini: “Ehli sunneti e besojnė kuptimin e drejpėrdrejtė tė kėtij hadithi dhe thonė: Allahu ka gishtėrinj real dhe ia atribuojnė Atij ashtu siē ia ka atribuar Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) .

    Tė qėnurit e zemrave ndermejt dy gishtave prej tyre nuk tregon qė janė tė prekshėm ndermjet tyre nė mėnyrė qė tė thuhej se hadithi ėshtė shkak iluzioni (perceptim tė shtrembėruar) pėr panteizėm, prandaj duhet tė ndryshojmė kuptimin e drejtpėrdrejtė dhe t’i japim njė kuptim tjetėr. Kjo sepse ne shprehemi qė retė janė ndermjet qiellit dhe tokės megjithese nuk prekin as qiellin e as tokėn. Gjithashtu thuhet: hėna mes Mekės dhe Medinės megjithese ndėrmejt hėnės dhe mekės dhe Medines ka largėsi tė madhe.
    Atėherė zemrat e bijve tė Ademit jane ndermjet dy gishterinjeve prej gishterinjve tė tė Gjithemėshirshmit dhe kjo nuk tregon per prekje, unifikim apo panteizėm.

    Hadithi:2
    Trs Abdullah ibn Mesudi se nje grua cifute erdhi tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe i tha: O Muhamed vėrtet Allahu i mban (kap) qiejt me njė gisht, tokat me njė gisht, malet me njė gisht, pemėt me njė gisht, krijesat me njė gisht, pastaj thotė: Unė jam Sunduesi. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi aq sa iu duken dhėmballėt e tij pastaj lexoi fjalėn e Allahut: “Ata nuk e vlerėsuan madhėrinė e Allahut ashtu siē i takon qė tė vlerėsohet.“ [Ez- Zummer:67.]

    Nė njė trans, tjeter ka ardhur se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi nė shenjė habie dhe vėrtetimi (konfirmimi) tė fjalėve tė saj. Trans, Buhariu dhe Muslimi.

    El-Begaui nė Sherhu sunneh pas pėrmendjes sė hadithit tė kaluar ka thėnė: “Gishti i pėrmedur nė hadith ėshtė cilėsi prej cilėsive tė Allahut dhe po kėshtu edhe tė gjitha cilesitė e tjera qė kanė ardhur nė Kur’an dhe sunnet, si nefsi, fytyra, syri dora, kėmba, ardhja, zbritja ne qiellin e dynjasė, lartėsimi, (isteua) mbi Arsh, qeshja dhe gėzimi.
    Ibn Kutejbe pasi ka konfirmuar besimin e ehli sunnetit nė pohimin e kėtyre cilėsive ka thėnė: Nuk themi: gisht si gishtėrinjtė tanė e as dora si dora ynė, sepse cilėsitė e Allahut nuk u pėrgjajnė cilesive tona.

    12. الأمرEl- Emru- (urdherimi, komandimi)- urdhėri ėshtė njė cilėsi e Allahut siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: “padyshim qė i Tij ėshtė krijimi, urdhėrimi e komandimi” [ El- Arafė:54]

    Gjithashtu ka thėnė: “Sigurisht qė urdhri i Tij kur Ai do njė gjė, ėshtė vetėm se Ai t’i thotė asaj; Bėhu! dhe ajo bėhet.” [Jasin:82]
    Ebul hasen el- Eshari ka thėnė: Tė gjithė dijetarėt e selefėve besojne qė urdheri dhe fjala e Tij janė cilėsi tė Tij tė pakrijuara.

    Duhet tė kemi parasysh se jo gjithmonė kur permedet fjala “emėr”- (urdhėr) nė Kur’an dhe sunnet, i dedikuar Allahut, ėshtė cilėsi e Tij, sepse ka raste qė me fjalen urdher synohet pėrsosja e urdhėrit tė Allahut dhe jo vetė urdhėri i Allahut. Pasoja e urdhėrit ėshtė e krijuar me urdherin e Tij, ndėrsa urdhėri ėshtė cilėsi e tij, ashtu sikurse edhe mėshira ėshtė cilėsi e Allahut, por ka raste qė pasojave tė mėshirės u thuhet mėshirė.
    Pėr mė gjerė shiko nė “Mexhmua Fetua” - tė ibn Tejmijes 6/17.

    13. الإمساك El- Imsak ( kapja,mbajtja).
    Allahu mban qiejt dhe tokėn dhe krijesat e tjera nė atė mėnyrė qė i pėrshtatet Madhėshtisė sė Tij.
    Arg, ėshtė fjalė e Allahut ne Kur’an: “Sigurisht qė Allahu i mban qiejt dhe tokėn qė tė mos shkėputen( lėvizin) nga vendet e tyre.”- [El- Fatir :41]
    Si dhe hadithi i Abdullah Ibn Mesudit qė e pėrmendėm si argument, pėr gishtėrinjntė.

    14.الأنامل El-Enamilu- ( majat e gishtėrinjve) - janė cilėsi “dhatij-jeh”- khaberije, tė permendura nė hadithe tė sakta. TrsMuadh ibn Xhebel i cili thotė: “Njė ditė nė kohėn e sabahut, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) nuk doli pėr tė falur namazin e sabahut me ne derisa gati sa nuk shikuam diellin. Atėherė ai doli me shpejtėsi. U thirri kameti dhe Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e fali namazin duke e shkurtuar shumė, ndryshe nga ēfarė vepronte vazhdimisht, pastaj kur dha selam u kthye nga ne thirri me zėrin e tij; qėndroni nė rreshtat tuaj ashtu siē jeni dhe tha: Do t’ju lajmeroj per arsyen qė mė pengoi tė dilja herėt nė kėtė mėngjes. Unė u ēova natėn, mora abdes dhe u fala, aq sa mė ishte caktuar pėr tė falur. Nė namaz u pėrgjuma, derisa pėrgjumesia mė mundi, atėherė papritur shikova Zotin tim tė Lartesuar ne formėn mė tė bukur e mė tė perkryer dhe mė tha: O Muhamed. Thashė: tė pėrgjigjem o Zoti im. Tha: Pėr ēfarė gjėje debaton paria mė e lartė? I Thashė: Nuk e di o Zoti im.
    Allahu e pėrsėriti tre herė , pastaj propfeti tha: Atėherė e shikova tė vendosė shuplakėn( pėllėmbėn e dorės ndėrmjet dy shpatullave tė mia derisa e ndjeva tė ftohtin e majave tė gishtėrinjve tė Tij.( el-emamil), nė kraharorin tim .Mu shfaq ēdo gjė dhe unė e njoha .( ka ardhur nė njė trans, tjetėr: dhe mėsova ēdo gjė nė qiell dhe nė tokė,” nė njė tjetėr ka ardhur:” ēdo gjė ndėrmejt lindjes dhe perėndimit.”) pėr ēfarė debatonte paria e lartė. Pastaj mė tha: O Muhamed: I thashė: tė pėrgjigjem o Zoti im. Tha: pėr ēfarė gjėje debaton paria mė e lartė?- thashė: Nė punėt qė fshijnė gjynahet. Tha: kush janė ato?- I thashė: Ecja e kėmbėve pėr nė xhemate, ulja nė xhamia pas namazit dhe pėrkryerja e abdesit nė tė ftohtin e madh, tha: po pastaj pėr ēfarė?- Thashė: pėr ushqimin e tė varfėrve, butėsinė nė fjalė dhe namazin natėn kur njerėzit jane nė gjumė. Mė tha: kėrko. I thashė: O Allah tė kėrkoj qė tė mė mundesosh veprimin e punėve tė mira, largimin nga punėt e keqija, tė kem dashuri pėr tė varfėrit, qė tė mė falėsh mua dhe tė mė mėshirosh dhe nėse dėshiron ta sprovosh njė popull me humbje ose ndeshkim ma merr shpirtin mua pa u prekur nga kjo sprovė. Tė kėrkoj tė mė bėsh qė tė tė dua Ty (ose kuptimi ėshtė: tė mė duash), tė dua atė qė tė don ty, dhe tė dua punėn qė tė afron nė dashurinė tėnde. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) nė fund tha: Kjo ėndėrr ėshtė e vėrtetė (sepse ėndėrrat e profetėve janė shpallje), mėsojeni atė pėrmedėsh dhe mėsojeni kuptimin e saj.“ Trans, Amedi, Tirmidhiu Ibnu Hurejme, Ibn Ebi Asim. Tirmidhiu ka thėnė: hadithi ėshtė i sakte e i mire, kam pyetur Muhamed ibn Ismailė el- Bukharin pėr tė dhe mė tha se ėshtė i saktė. Prej dijetarėve qė e kanė saktėsuar kėtė hadith ėshtė: Ibn Tejmije, Ahmed Shakir dhe Albani.

    15. الانتقام من المجرمينEl- Intikamu. (hakmarrja ndaj kriminelėve)- Kjo ėshtė njė cilėsi fielije. Ajo i atribuohet Atij ashtu siē i pėrshtatet madhėshtisė sė Tij. Allahu i ka thėnė nė Kur’an: “Sigusisht qė ne do tė hakmerremi ndaj kriminelėve.- [Ess- Sexhde:22.]

    16. بديع السماوات والارض bedius- semauati uel- erd- (Krijuesi, shpikėsi i qiejve dhe i tokės nė kulmin e bukurisė, perkryerjes dhe nė njė sistem tė mahnitshėm, tė pėrsosur).

    Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Krijuesi, shpikėsi i qiejve dhe i tokės kur ai vendos pėr njė gjė, vetėm i thotė: bėhu! dhe ajo bėhet. [Bekare:117]-

    17. البركة والتبارك El berekatu& Et- tebaruku.
    El Bereke – do tė thotė: bereqeti-mirėsia.
    Ndėrsa tebarekell-llahu do tė thotė: I bekuar ėshtė Allahu, gjithė bereqet dhe mirėsi, prandaj dijetarėt kanė thėnė qė : et-tebaruku- nėnėkupton se e gjithė mirėsia dhe bereqeti vjen nga Allahu. Disa dijetarė kanė thėnė se kuptimi i “tebaruk“- ėshtė Allahu ėshtė i Lartėsuari me madhėshti. Arg, pėr kėtė cilėsi ėshtė fjala e Allahut: Mėshira e Allahut dhe bekimet e Tij qofshin mbi ju o familja e (Ibrahimit)- [Hud:73]
    Ndėrsa pėr cilėsinė “tebarruku” argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an: I bekuar, gjithė mirėsi dhe bereqet ėshtė ai nė dorė tė tė Cilit ėshtė mbisundimi, dhe ai ėshtė i Gjithėfuqishėm pėr tė bėrė ēdo gjė.- [Mulk:1]Mjafton si argument pėr kėto dy cilėsi pėrshėndetja islame: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.(paqja, meshira dhe bereqetet e Allahut qofshin mbi ju).
    Ibnul kajjimi nė bedaiul feuajid ka thėnė: ndėrsa cilėsia tebareke ėshtė cilėsi e veēantė e Tij ashtu siē ia ka atribuar vetes sė Tij.


    18. البشبشة El- beshbeshetu- gėzimi i plotė). Argument ėshtė hadithi i Ebu Hurejres se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Nuk shkon ndonjė burrė vazhdimisht nė xhami, dhe tė qėndrojė nė tė perveē se Allahu gėzohet me ardhjene e tij nė xhami (sa herė qė vjen), ashtu sikurse gėzohet familaja e udhėtarit (kurbetit) kur vjen kurbetqari dhe takohen me tė.”- trans, ibn maxheh, Ahmedi etj.- Albani thotė se hadithi ėshtė i saktė.

    Grupet e humbura kur pėrballen me hadithe tė tilla tė sakta pėrpiqen t’i keqinterpretojnė sikur qė i ka orientuar njė ndėr tė parėt e tyre: ka thėnė imam Ed-darimi: jemi informaur se disa shokė tė Bishėr el merisit i thanė atij: Si vepron me kėto senede tė mira tė cilat i pėrdorin si argument pėr t’iu kundervėnė ideve tona si pėr shėmbull: hadithet qė transmeton Sufjan nga Mensur, nga Eh Zuhri dhe ky i fundit nga salim ose hadithet qė i transmeton Ejubi nga Ibn Sirinė ose ammer ibnu Dinnari nga Xhabiri e tė tjerė senede. El Merisi tha:’ mos i refuzoni senedet sepse demaskoheni, por mashtrojini, ē’orientojini me anė tė te’vilit (keqinterpretimit). Nė kėtė mėnyrė i keni refuzuar me butėsi.”

    19. البغض El Bugdu-( urrejtja)- ėshtė ciėlsi fielije, e pėrmendur nė hadithe tė sakta : prej ketyre haditheve janė dy hadithet qė vijojnė:

    1. Trans, Ebu Hurejra i cili thotė: “Ka thėnė i derguari i Allahut: vėrtet Allahu kur e do njė rob, thėrret Xhibrilin dhe i thotė: Vėrtet Unė e dua filanin prandaj duaje, atėherė e don atė xhibrili, pastaj thėrret nė qiell dhe thotė: Vėrtet Allahu e do filanin prandaj duajeni atė.Atėherė e duan banoret e qiellit, pastaj ai bėhet i pranueshėm edhe nė tokė. Ndėrsa kur Allahu e urren njė rob e thėrret xhibrilin dhe i thotė: Vėrtet Unė e urrej filanin prandaj urreje edhe ti, atėherė xhibrili e urren pastaj thėrret ndėr banorėt e qiellit: Vėrtet Allahu e urren filanin prandaj urrejeni atė, atėherė atė e urrejnė banorėt e qiellit dhe si rrjedhojė e urrejnė njerėzit nė tokė.” Trans, Muslimi.

    2. Transmeton Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė:”Pjesėt mė tė dashura tė vendeve tek Allahu janė xhamitė, dhe pjesėt me tė urryera tė vendeve tek Allahu janė pazaret.- Trans. Muslimi.
    Ibnul Kajjimi ka thėnė: vėrtet cilėsitė qė Allahu ia ka atribuar vetes sė Tij si : dashuria, kėnaqėsia, zemėrimi, gėzimi dhe urrejtja janė prej cilėsive mė tė madherishme.

    20. البقاء El- bekau- ( perjetėsia, pavdekėsia), ėshtė cilesi dhatije, e veēantė vetėm pėr Allahun. Allahu ka thėnė:Ndėrsa do tė mbetet pėr gjithmonė fytyra e Zotit tėnd gjithė madhėshti e lavdi.[Err- rrahman:27]

    21. التردد Et- terred-dudu- ngurrimi, hezitimi – ngurimi nė tė drejtėn e Allahut do tė thotė: qė tė jetė njė gjė e dėshiruar pėr tu bėrė nga njėra anė dhe e urrejtur nga ana tjetėr, megjithėse patjetėr do tė bėhet ajo qė dėshiron Allahu.
    Kjo cilėsi ėshtė fielije, ajo i pohohet Allahut ashtu sic i pėrshattet madhėshtisė sė Tij dhe nuk i pėrngjan ngurrimit tė krijesave.
    Argumentet per kėtė cilėsi ėshtė hadithi i Ebu hurejres i cili thotė;” Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė: Vėrtet Allahu ka thėnė: Kush armiqson njė tė dashur timin Unė e kam paralajmeruar per luftė. Robi Im nuk afrohet tek unė me dicka mė tė dashur tek unė se sa ato qė Une ia kam bėrė farz, e ai vazhdon tė kėrkojė afrimin tek Unė me anė tė nafileve qė i vepron derisa ta dua, dhe kur Unė e dua atėherė bėhem tė dėgjuarit e tij me tė cilin dėgjon, tė shikuarit e tij me tė cilin shikon, dora e tij mė tė cilen kap, mėsyn dhe vepron, dhe kėmba e tij me tė ciėen ecėn. Nėqoftėse do tė kėrkojeė prej meje, unė do ti jap atė qė kėrkon, dhe nėse kėrkon qė ta mbroj, unė do ta mbroj. Nuk kam ngurruar ne ndonjė gjė qė do tė bėj si ngurrimi nė kapjen e shpirtit tė besimtarit: ai e urren vdejejn dhe Unė e urrej t`ia bėj atė qė ėshtė e keqe, e dėmshme.”- trs Buhariu.

    Kuptimi i drejtpėrdrejtė i fjalės sė tij nė hadith: “ bėhem tė dėgjuarit e tij me tė cilin dėgjon….” – ėshtė qė Allahu e drejton, e orienton dhe i jep sukses kėtij eulijaje.( besimtar tė devotshėm), nė tė dėgjuarit e tij nė tė shikuarit e tij dhe nė punėn e tij nė mėnyrė qė tė gjitha gjerat qė i arrin t’i njohė me tė degjuarit dhe tė shikuarit dhe tė gjitha punet qė i bėn me dorė dhe me kėmbė tė jenė tė gjitha sinqerisht vetėm pėr Allahun dhe nė pėrpue thshmeri me sheriatin e tij.
    Pėr dy arsye kuptimi kuptimi i drejtpėrdrejtė ėshtė ai qė e pėrmendėm mė lart.

    1. Sepse Allahu ka thėnė:” ai vazhdon tė kėrkojė afrimin tek Unė me anė tė nafileve derisa ta dua dhe nė fund tė hadithit ka thėnė: nėse do tė kėkoje prej Meje Unė do t`ia jap atė qė kėkon dhe nėse mė kėrkon ta mbroj, Unė do ta mbroj.)
    Nė kėto dy fragmente Allahu ka theksuar se ka rob dhe tė adhuruar, synues qė kerkon tė afrohet dhe tė synuar pėr t’iu afruar me ibadet, dashurues dhe tė dashur, kerkues, dhe tė kėrkuar, kėrkues mbrojtjeje dhe mbrojtės, lutės dhe tė lutur.Tė gjitha kėto tregojnė pėr dy qėnie tė ndara, tė shkėputura dhe tė ndryshme nga njėra tjetra. Ato tregojnė se ėshtė e pamundur qė njėra prej tyre tė jetė atribut i tjetrės ose njė pjesė prej pjesėve tė saj.

    2. Tė dėgjuarit e eulijasė, tė shikuarit e tij, dora e tij, kėmba e tij, tė gjitha janė atribute tė krijesės qė ėshtė krijuar, pasi nuk ekzistonte. Asnjė i menēur nuk mund tė kuptojė qė Krijuesi i pafillim tė jetė tė dėgjuarit, tė shikuarit, dora dhe kėmba e njė krijese, madje kjo ėshtė diēka qė njeriu neveritet ta pėrfytyrojė.
    Komenti qė e permendem mė lart ėshtė transmetuar nga selefet dhe siē e pamė, ai ėshtė kuptimi drejtpėrdrejtė i hadithit, kėshtu qė nuk kemi tė bėjmė as me te’uil (interpretim dhe as me ndryshim tė kuptimit tė drejtpėrdrejtė tė hadithit.
    Nė lidhje me fragmentet e fundit ku ėshtė permendur “ngurrimi” ėshtė pyetur Ibn Tejmija dhe nė “El- Fetua Mexhmua” ėshtė pėrgjigjur : Ky ėshtė njė hadith i lartė. Ai ėshtė hadithi mė i lartė nė pershkrimin e cilesive tė euliajve. Disa njerėz e kanė refuazuar fragmetin ku pėrmendet nė tė ngurrimi dhe kanė thėnė: ngurrimi nuk ėshtė cilėsi e Allahut sepse ėshtė prej cilėsive tė atyre qė nuk njohin pėrfundimet e punėve. Allahu di ēdo gjė, prandaj kjo nuk mund tė jetė cilėsi e tij, por e vėrteta ėshtė se: “fjala e tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė e drejtė dhe asnjėri nuk ėshtė mė i ditur rreth Allahut sesa i dėrguari i Tij dhe as mė i sinqertė nė kėshillimin e ummetit dhe as mė i aftė pėr tu shprehur si ai.” Perderisa ėshtė keshtu atėherė ai qė e refuzon fjalėn e tij ėshtė ndėr njerėzit mė tė paditur dhe mė tė humbur dhe mė tė paedukuar. Duhet tė edukohen dhe tė merren masa ndėshkuese ndaj tyre. Ėshtė detyrė tė mbrohet fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem) nga mendimet e kota dhe besimet e prishura. Kjo qė kanė kuptuar ata prej hadithit ėshtė e pasaktė sepse lėkundja dhe ngurrimi lind tek krijesat si rrjedhojė e mosnjohjes sė perfundimit tė punėve. Ndėsa cilėsitė qė Allahu ia ka atribuar Vetes se Tij nuk jane si cilėsitė e krijesave tė Tij. Allahut nuk i pėrngjason asgjė as nė qėnien e Tij dhe as nė atributet e tij dhe as nė veprat e tij. Pastaj thėnia e tyre: qė ngurrimi lind nga mosnjohja pėrfundimit se si do jetė dhe pėr kėtė arsye nganjėherė hezitojmė ta bėjmė pėr shkak tė pėrplasjes sė interesave dhe dėmeve nė tė. Dėshirojmė tė veprojmė pėr arsye tė dobisė dhe interesit qė realizohet me tė dhe e urrejmė veprimin pėr arsye tė dėmit qė shkaktohet. Pra jo pėr arsye se nuk e njeh pėrfundimin, por pėr arsye se e dėshiron nga njėra anė dhe e urren nga ana tjetėr.

    Si pėr shėmbull: I sėmuri i dėshiron ilaēet pėr interesin e shėrimit dhe tė shėndetit dhe i urren ato pėr shkak i bėn robi tė cilat i urren nefsi janė tė tilla,prandaj Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė nė hadithin e saktė: “Zjarri ėshtė i rrethuar me epshe, dhe dėshira dhe se xheneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė urryera”- Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Lufta ėshtė bėrė detyrim pėr ju (xhihadi) megjithėse ju nuk e pėlqeni atė.”- [El Bekare:216]Duke marrė parasysh arsyen e dytė tė lindjes sė ngurrimit del nė pah kuptimi i tij nė kėtė hadith. Robi u bė i dashur tek Allahu fillimisht me veprimin e farzeve tė cilat i don Allahu, pastaj me pėrpjekjet e tij pėr tė vepruar nafilet qė i do Allahu dhe e don vepruesin e tyre.”

    Allahu e urren atė qė e dėshpėron robin e Tij dhe tė dashurin e Tij, vdekja ėshtė njė gjė e keqe pėr robin prandaj Allahu e urren atė, por pėr arsye qė ajo ėshtė caktuar, Ai e dėshiron dhe ajo patjetėr do tė ndodhė. Pra Allahu e dėshiron vdekjen e tė dashurit tė Tij, sepse ėshtė diēka e shkruar, nga ana tjeter ai e urren sepse ėshtė diēka e keqe dhe dėshpėruese, pėr robin e tij. Si rjedhojė Allahu e dėshiron vdekjen e besimtarit tė devotshėm nga njėra anė dhe e urren nga ana tjetėr. Ky ėshtė realiteti i ngurimit nė tė drejten e Allahut ashtu siē ėshtė pėrmendur nė kėtė hadith.

    22. الترك Et- terrku- lėnia. Kjo ėshtė cilėsi e pėrmendur nė Kur’an. Allahu ka thėnė :“Kjo ngjason si me atė qė ndezi zjarrin dhe pasi ai ndriēoi gjithėandej rreth tij, Allahu ua mori dritėn dhe i la nė errėsirė.(Kėshtuqė ata nuk mund tė shihnin.“ [El- Bekare;17]

    23. التقرب و القرب و الدنو Et- tekarrub-bu. El- Kurrbu dhe Ed- dunuvu ( afrimi dhe afėrsia ndaj krijesave qė dėshiron Allahu tu afrohet ).

    Kėto cilėsi janė pėrmendur nė Kur’an dhe sunnet.
    El- Karrib ėshtė prej emrave tė bukur tė Allahut qė merret prej tij cilesia: el- kurrb ( afėrsia). Allahu ka thėnė: Dhe kur robėrit e mi tė pyesin ty pėr Mua,atėherė pėrgjigju atyre; Vėrtetė Unė jam afėr tyre, Unė u pėrgjigjem duave tė lutėsit kur ai mė drejtohet mua me lutje. [El bekarre:186]

    Trans. Ebu Hurejra i cili thotė: “ka thėnė profeti : Allahu thotė Unė jam i Fuqishėm qė tė veproj ndaj robit Tim, atė qė ai mendon se Unė do tė veproj ndaj tij. Unė jam me tė kur mė pėrmend Mua, nėse do tė mė pėrmende nė veten e tij ( fshehurazi jo nė publik) Unė e pėrmend nė vetveten time dhe nėse do tė mė pėrmendė nė njė grup, Unė e pėrmend nė njė grup mė tė mirė se ata, dhe nėse mė afrohet njė pėllėmėbė do ti afrohem njė krah, nėse mė afrohet njė krah, unė do t’i afrohem njė pash dhe nėse do tė mė vijė duke ecur do ti vij duke ecur mė shpejt dhe mė me nxitim.( Herueleten)- trs , Buhariu & Muslimi.

    Gjithashtu trs, Aishja nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ai ka thėnė: Nuk ka ndonjė ditė nė tė ciėn Allahu lėshon robėr nga zjarri mė shumė se sa ditėn e Arafatit, ai afrohet ndaj (robėrve tė tij), pastaj krenohet me ta tek melaiket dhe thotė:ēfarė kanė dashur kėta?- Trs Muslimi.

    Nė kėtė hadithė ėshtė pėrmendur Ed- Dunuvu ( afrimi).

    Ehli sunneh uel xhamaah tė cilėt janė selefėt dhe mbarė ehlul hadithi besojnė se Allahu ėshtė afėr krijesave qė dėshiron tu afrohet. Ky afrim ėshtė real ashtu siē i pėrshtatet madhėrisė sė Tij dhe megjithėse ėshtė afėr ai ėshtė mbi arshin e Tij, i ndarė dhe i shkėputur nga krijesat e Tij. Ata besojnė se Allahu u afrohet krijesave qė dėshiron tu afrohet realisht .

    Pėrsa i pėrket afėrsisė sė Allahut ndaj krijesave qė dėshiron tu afrohet duhet tė kemi parasysh keto gjėra qė vijojne:

    1. Afėrsia dhe afrimi i Allahut ndaj besimtarėve nuk do tė thotė se Allahu ėshrtė nė tokė, apo ai gjendet nė vendin qė ėshtė nė tė njeriu apo qė ai ėshtė nė ēdo vend apo qė ai ėshtė i trupėzuar dhe i pėrzier me krijesat, apo qė ai ėshtė vetė krijesat siē besojnė panteistėt. Tė gjitha kėto janė kufėr mosbesim, sepse Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat, i ndarė i shkėputur, jashtė krijesave siē tregojnė argumentet e prera dhe tė padiskutueshme tė cilat do ti pėrmendin nė cilėsitė e Allahut.

    2. Nė tė drejtėn e Allahut duhet tė bashkojmė ndėrmjet tė qėnurit tė Tij mbi Arsh dhe afėrsisė sė Tij ndaj krijesave qė dėshiron tu afrohet pėr arsye tė madhėrisė sė tij. Shtat qiejtė nė dorėn e Tij janė si njė farė mustarde nė dorė e robit. Si tė jetė e pamundur nė tė drejtėn e Tij (kur kjo qė e pėrmendėm ėshtė diēka nga madhėria eTij) qė tė jetė lart mbi Arshin e Tij dhe tė afrohet nga krijesat e Tij qė dėshiroh si tė dėshirojė,duke qėnė i lartėsuar mbi arsh. Afėrsia e Allahut ndaj krijesave qė i don nuk e kontraditon tė qėnurit e Tij mbi Arsh sepse cilėsitė e Allahut nuk u pėrngjajnė cilėsive tė krijesave .Bashkimi ndėrmjet kėtyre dy cilėsive nė tė drejtėn e Tij ėshtė prej veēorive tė Tij. Ai ėshtė i lartėsuari nė afėrsinė e Tij dhe ėsht i afėrti nė lartėsinė e Tij.

    3. Nė qoftėse ndonjėrit i shkon ndėr mend (nė pohimin e kėtyre cilėsive) tė imagjinojė se si ėshtė e mundur qė tė jetė mbi krijesat e Tij dhe tu afrohet atyre qė dėshiron prej tyre, le ta dijė se kjo imagjinatė ėshtė gabim sepse ajo ka lindur nga krahasimi i Allahut me krijesat e Tij. Ky krahasim ėshtė i pasaktė sepse Allahut nuk i pėrngjan asgjė.

    Ibnu Tejmije ka thėnė ; pėrsa i pėrket afrimit tė Allahut ndaj disave prej robėrve tė tij, kėtė e pohojnė ata qė pranojnė tė atribuarit e Allahut me veprat e vullnetshme qė ia ka atribuar vetes sė Tij si : ardhja nė ditėn e gjykimit, zbritja, tė lartėsuarit mbi arsh e tjer, siē ėshtė besimi i dijetarėve tė selefėve dijetarėve tė shquar tė Islamit, Ehlul hadithit.
    Thėniet dhe transmetimet e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje janė tė shkallės muteuatir.

    Vėrejtje:- Jo nė ēdo argument qė Allahu ka pėrmendur nė tė afėrsinė ndaj krijesave bėhet fjalė pėr afrimin e Tij realisht sepse ndoshta bėhet fjalė pėr afėrsinė e melaikeve. Kjo varet nga konteksti, bashkėrendimi dhe treguesit nė tekst. Ibnu Tejmije ka thėnė: fakti qė afėrsia ėshtė njė cilėsi e Tij reale nuk do tė thotė se nė ēdo vend ku pėrmendet afėrsia tė bėhet fjalė pėr afėrsinė e vetes sė Tij.Kjo ėshtė prej gjėrave qė duhen studiuar nė tekstin e trs metuar, nėqoftėse tregon pėr afėrsinė e Allahut, i japim kėtė kuptim dhe nėse tregon pėr afėrsinė e diēkaje tjetėr i japim atė kuptim.

    Si shembull, pėr kėtė qė e ka sqaruar Ibnu Tejmije po marrim dy ajete nga Kur’ani:
    1. “Sigurisht qė Ne e kemi krijur njeriun dhe Ne e dime se ēfarė i pėshpėrit atij vetvetja( nefsi i vet dhe ne jemi mė afėr atij se sa vena e qafės),.“ [Kaf:16/17]

    Fjala e Allahut ne ajetin:17 “( Mbani mend) se dy marrėsit ( melekėt shkrues) marrin ( shkruajnė veprat )„ , tregon se bėhet fjalė pėr afrimin e dy melekėve qė shkruajnė punėt.

    2. “Por Ne jemi mė afėr atij se sa ju, por ju nuk shikoni „ - [El uakia :85 ].

    Nė kėtė ajet bėhet fjalė pėr afėrsinė e melaikeve, pikėrisht pėr melekun e vdekjes dhe ndihmuesit e tij. Sepse ata qė i afrohen njeriut nė kohėn e daljes sė shpirtit janė melaiket siē ka thėnė Allahu nė Kur’an : “Derisa kur ndonjėrit prej jush ti afrohet vdekja, tė Dėrguarit Tanė (melekėt e vdekjes) ia marrin shpirtin atij. Ata kurrė nuk janė tė pakujdesshėm ndaj detyrės sė tyre.„ [Elenam;61] .Pastaj fjala e Allahut nė fundin e ajetit, ėshtė argument i qartė qė tregon pėr afėrsinė e melaikeve, sepse i afruari ėshtė nė tė njėjtin vend por nuk e shikojnė . Kjo e pėrcakton nė mėnyrė tė padiskutueshme se qėllimi ėshtė afėrsia e melaikeve, sepse ėshtė e pamundur njė gjė e tillė nė tė drejtėn e Allahut.
    Arsyja qė Allahu afėrsinė ia ka dedikuar vetes sė Tij, megjithėse bėhet fjalė pėr afėrsinė e melaikeve ėshtė, se afėrsia e tyre bėhet me urdhėrin e Tij dhe ata janė ushtarėt e Tij dhe tė derguarit e Tij .
    Si dy ajetet e kaluara edhe nė kėtė ajet: “Kur ne ta lexojmė atė ty, atėherė ndiqe leximin e tij „ .[El Kijame:18] nuk bėhet fjalė pėr Allahun. Kėtu padyshim bėhet fjalė pėr xhibrilin, i cili i lexonte Kur’anin Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem), por pėr arsye se e lexonte me urdhėrin e Allahut, ai ia dedikon leximin vetes sė Tij.
    Pėr mė gjerė rreth hadithit tė Ebu Hurejres shiko cilėsinė El- herueletu.”

    24. الجلال El Xhelalu. ( Madhėshtia, lartėsia)

    Kjo ėshtė cilėsi dhatije. Allahu i lartėsuar ka thėnė: Ndėrsa do tė mbetet pėr gjithmonė fytyra e Zotit tėnd gjithė madhėshti e lavdi.[Err rrahman :27]

    Vėrejtje:

    El- Xhelil nuk ėshtė prej emrave tė Allahut, megjithėse disa e kanė konsideruar tė tillė sepse nuk ka ardhur si emėr nė ndonjė argument tė saktė.

    25. الحب و المحبة El- Hub-bu dhe El-mehabetu ( dashuria) Ka thėnė; Allahu nė Kur’an: “Bėni mirėsi sepse vėrtet Allahu i do mirėbėrėsit”- [El bekare:195]

    26. الحثو El Hathvu.( dhėnia me tė dy grushtat e dorės). Kjo ėshtė cilėsi fielije e pėrmendur nė hadithė tė saktė. Ka trs metuar Ebi Umametu el Bahili se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė:” mė ka premtuar Zoti im pėr tė futur nė xhenet nga ummeti im, 70.000 veta pa llogari dhe pa ndėshkim sė bashku me ēdo 1000 (prej tyre), do tė ketė edhe 70.000 tė tjerė dhe tre grushta prej grushtave te Zotit tim.”- trs. Et-Tirmidhiu, Ibnu Maxheh, Ahmedi etj. Hadithi ėshtė pėrmedur nė sahih sunen et- Termidhi.

    27. الحجزة والحقو El- Huxhzetu- El- haku`u ( Ija).

    Janė dy cilėsi”dhatij-jeh”tė pėrmendura nė hadithe te sakta. Trans meton Ahemdi me sened te mirė nga Ibnu Abazi se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė:’ Vėrtet farefisnia ėshtė njė degė e kapur pėr Ijėn e tė Gjithemėshirshmit.( rrahmanit), i Cili ( i Gjithemshirshmi) e ndihmon dhe i bėn mirė atij qė mban lidhej me farefisin ( i viziton, i ndihmon) dhe e ndėrpret bamirėsinė dhe ndihmėn ndaj atij qė ndėrpritet nga farefisi. Nė ketė hadith ėshtė pėrmendur cilėsia „el- huxhzetu“.

    Buhariu ka transmetuar nga Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė: Allahu i krijoi krijesat dhe pasi i pėrfundoi dhe i pėrsosi “ u ēua farefisnia( err-rrahim), u kap pėr Ijėn e tė Gjithemėshirshmit. I Gjithėmėshirshmi i tha: Mos! Farefisnia tha:” kėtu jam ngritur pėr tu mbėshtetur ty dhe pėr tė kėkruar mbrojtje dhe strehim tek Ti, prej atij qė i ndėrpret lidhjet farefisnore. Allahu i tha: A nuk kėnaqesh qė ti bėj mirėsi dhe tė ndihmoj atė qė tė viziton, qė mban lidhje me ty dhe ta ndėrpres ndihmen dhe bamirėsinė nga ai qė ndėrpritet nga ty?- tha : Posi jo, o Zoti im. Atėherė Zoti tha; kjo do tė jepet ty. Pastaj Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) tha;” Lexoni nėse dėshironi: A do tė bėnit ju pabesi dhe tė kėqija nė tokė dhe tė cėnonit lidhjet e afėrsisė, po t’u jepej sundimi? [Muhamed:22]

    Nė ketė hadith ėshtė permendur el – hakuu. Ibnu Tejmija ka thėnė: Ky ėshtė njė prej haditheve tė cilėsive, qė dijetarėt e selefėve pėr to tekstualisht kanė theksuar: besohen siē kanė ardhur.

    Njė person pas leximit tė hadithit tė lartpėrmedur nė praninė e imam Ahmedit tha: Kam frike se mos ke bėrė kufėr. Imam Ahmedi pasi i dėgjoi fjalėt e tij tha pėr tė: Ky ėshtė xhehmij.

    28. لحافظ El-Hafidh – Ruajtėsi. Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
    "Allahu ėshtė Ruajtėsi mė i mirė." [Jusuf:64]

    29. الحاسب El-Hasib – Llogaritėsi.
    Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Dhe jemi mė se tė Mjaftueshėm Ne si Llogaritės." [El-Enbija’:47]

    30. الحفي El-Hafij’j – Mirėpritėsi, Shumėbamirės, Dashamirėsi i Madh
    .
    Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Se vėrtetė qė, Ai ėshtė pėr mua gjithnjė (Mirėpritės) Bamirės, Dashamirė." [Merjem: 47]

    31. الحنان El- Hananu.( mėshira mirėdashja, dhembshuria, pėrdėllimi dhe dashuria)
    Kjo ėshtė cilėsi fielije e pėrmendur nė Kur’an dhe nė hadithė tė sakta. Allahu ka thėnė : “O Jahja mbahu fort pas librit tė parė ( Teuratit) .Ne i dhamė atij urtesi duke qėnė akoma fėmijė dhe ( e bėmė ) atė tė dashur tė dhembshur, tė mėshirshėm ndaj njerėzve si dashuri e mėshirė nga ne. E bėmė tė pastėr nga gjunahet dhe ai qe i drejtė, i devothsėm”.[ Mejrem:12/13]

    Trs. Ebu Said el Hudri i cili thotė : Kam dėgjuar Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thėnė:” vendoset ura e siratit mbi zjarrin e xhehenemit, pastaj ndėrmjetėsojnė profetėt pėr ēdo njeri qė ka dėshmuar sinqerisht se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē Allahut, dhe i nxjerrin nga zjarri, pastaj Allahu i pėrdėllen( i mėshiron) me mėshirėn e Tij, ata qė gjenden nė tė dhe nuk le nė tė asnjė rob qė ka nė zemrėn e tij sa njė grimcė fare prej besimit perveēse e nxjerr prej tij.” - trs. Imam Ahmedi me insad te mire siē ka thėnė Arnauti nė recenzimin e senedit.
    El- hananu nuk ėshtė emer i Allahut sepse nuk ėshtė pėrmedur nė hadithė tė saktė si i tillė.

    32. الخداع لمن خادعه Mashtrimi i atij qė pėrpiqet qė tė mashtrojė Allahun ose besimatrėt.

    Kjo ėshtė cilėsi fielije e cial nuk i atribuohet Allahut nė mėnyrė absolute, por i atribuohet vetėm nė rastin kur ėshtė lavdėrim dhe pėrkryerje argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an nė :Padyshim qė hipokritėt mundohen tė mashtrojnė Allahun por ėshtė Allahu ai qė i mashtron ata. [Nisa:142]


    33. الخلة El Khuletu (dashuria e pastėr, e madhe, miqėsi e ngushtė).


    Kjo ėshtė cilėsi fielije e pėrmendur nė Kur’an dhe nė sunnet. Allahu don dhe afron me dashuri tė madhe atė qė dėshiron dhe e urren atė qė e dėshiron. Ka thėnė Allahu nė Kur’an:” Vėrtet Allahu e bėri Ibrahimin halil ( mik tė ngushtė)- [En- Nisa:125] Muslimi ka transmetuar nė sahihun e tij, se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thėnė: Vėrtet Allahu shokun tuaj e bėri khalil ( mik tė ngushtė). Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) kishte pėr qėllim veten e tij.
    34. الرؤية Err- rru’jetu- ( shikimi)- Kjo ėshtė cilėsi”dhatij-jeh”e pėrmendur nė shumė argumente. Allahu i lartėsuar ka thėnė: Ai u tha ; Mos u frikėsoni padyshim qė unė jam me ju tė dy duke dėgjuar e shikuar ēdo gjė. [ Taha:46]

    35. Tė shikuarit e Allahut nga besimtarėt nė botėn e pėrtejme.
    Ehli sunneh uel xhemaah besojnė qė besimtarėt do ta shikojnė Allahun me sy nė botėn e pėrtejme, kėtė e tregojnė shumė argumente nga Kur’ani dhe sunneti.









    Argumentet e Kur’anit:

    1- “Disa fytyra atė ditė do tė shkėlqejnė (Nadireh) duke parė Zotin e tyre (Allahun) „[El- Kijame:21/22]

    2-“Besimtarėt nė frone tė larta duke parė„ [ Mutafifinė:35] Fjala e tij nė ajet “duke parė”- pėrfshin edhe shikimin e tyre tek Allahu sepse ėshtė e pėrgjithshme.

    3. “Pėr ata tė cilėt punuan tė mirėn ėshtė mė i miri ( xheneti) dhe pėr mė tepėr (shikimi tek Allahu)…… „ [ Junus :26.]

    Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) fjalėn “Zijade”-( edhe mė tepėr) e ka komentuar qė: ėshtė shikim tek Allahu siē ka ardhur nė hadithin e Suhejbit i cili thotė: Lexoi i Dėrguari i Allahut kėtė ajet: “Pėr ata tė cilėt punuan tė mirėn ėshtė mė i miri ( xheneti) dhe pėr mė tepėr (shikimi tek Allahu) „ [Junus:26]
    Dhe tha: "Kur tė futen banorėt e xhenetit ne xhenet dhe banorėt e zjarrit nė zjarr thėrret njė thirrės: O banorėt e xhenetit ! vėrtet pėr ju ėshtė njė premtim tek Allahu qė dėshiron tua plotėsojė.”thonė : cili ėshtė ai?- A nuk na i ka rėnduar peshoret (me tė mira, a nuk na i ka zbardhur fytyrat, a nuk na ka futur nė xhenet, a nuk na ka ruajtur nga zjarri?), atėherė Allahu e zbulon perden dhe ata e shikojnė. Allahu nuk u jep atyre ndonjė gjė mė tė dashur pėr ata se sa shikimi tek Ai. Kjo ėshtė; “ ez-zijade”- trs. Muslimi.

    4- “Atje ata do tė kenė ēfarė tė duan dhe ne kemi (mbi kėtė) mė tepėr.( pėr ta: shikimin tek Allahu”).[Kaf:35.]

    5- “Sigurisht qė kafirėt do tė pengohen nga tė shikuarit e Zotit tė tyre atė ditė” [El Mutafifinė:15]

    Imam Shafiu ka thėnė: “Pėrderisa kafirė pengohen nga shikimi i Allahut pėr shkak se Ai ėshtė i hidhėruar prej tyre. Kjo tregon se besimtarėt e shikojnė, sepse Allahu ėshtė i Kėnaqur prej tyre.”
    Z-zxhaxh ka thėnė: “Ky ajet ėshtė argument qė besimtarėt e shikojnė Allahun nė Ahiret, sepse sikur tė mos ishte kėshtu, atėhere ky ajet nuk do tė kishte dobi.”

    Argumentet e sunnetit.

    1- Trs , Xheriri i cili thotė: "Ishim tė ulur me Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) nė natėn e 14, ai shikoi hėnėn ( tė plotė ) dhe tha: Vėrtet ju do ta shikoni Zotin tuaj siē shikoni hėnėn, nuk do tė hasni mbipopullim (padrejtėsi, dėmtim), prandaj nėse ėshtė e mundur qė tė pėrgatiteni pėr namazin para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė tij dhe tė evitoni shkaqet qė pengojnė nga falja e tyre si gjumi dhe ( preokupimet), veproni. Pastaj Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) lexoi ajetin e Kur’anit: "Bėn durim pra pėr gjithēka qė ata thonė dhe lartėso Lavditė e Zotit tėnd para lindjes sė diellit dhe para perėndimit". [Kaf:39] „Trs , Buhariu& Muslimi


    2- Trs. Ebu Hurejra se disa njerėz thanė: O i derguari i Allahut a e shikojmė Zotin tonė diten e Gjykimit?- Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) tha: A hasni dėmtim( vėshtirėsi prej mbipopullimit, dyndjes sė njerėzve ) nė shikimin e hėnes sė plotė?- I thanė : Jo o i derguari i Allahut. Ai u tha: A hasni dėmtim dhe vėshtirėsi nė shikimin e diellit kur ndermjet jush dhe ndėrmjet tij nuk ka re?- thanė: Jo. Ai u tha: Ju kėshtu do ta shikoni Zotin tuaj.-Trs. Buhariu & Muslimi.

    Dijetarėt kanė thėnė se hadithet e trs metuara nga Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe shokėt e tij nė lidhje me shikimin e Allahut nė botėn e pėrtejme janė muteuatir.
    Ata i kanė trasmetuar autorėt e librave tė sakta tė hadithit tė mesanidėve dhe tė suneneve.Pėrafėrsisht hadithet e tė shikuarit tė Allahut nga besimtaret i kanė transmetuar 30 sahabė. Ai qė pėrvetėson njohjen e tyre bindet nė mėnyrė tė prerė se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) i ka thėnė:
    Nė hadithet e lartpėrmendura nuk ėshtė pėrngjasuar Allahu me diellin dhe hėnėn por ėshtė pėrngjasuar shikimi i muslimanit tek Allahu nė botėn e pėrtejme me shikimin e tij tek hėna nė dynja, pra ėshtė pėrngjasuar shikimi me shikimin dhe jo i shikuari me tė shikuarin.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilesite e nje bashkeshorte te mire per martese
    Nga shkodranja.1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 13:29
  3. Teori te besimit per bektashijte
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:34
  4. Cilėsitė e ēifutėve sipas Kur'anit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:09
  5. Cilat jane cilesite qe duhet te kete nje lider
    Nga peshkaqeni33 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 02:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •