Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 203
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam dakord me diocleziano, ça te bejne shqiptaret e shkrete , te vdesin per buken e gojes? Edhe une do kisha pranuar te deklarohesha grek per favore ekonomike, per te siguruar jeten. Te jemi realist.

  2. #42
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    une pranoj dhe kerkoj(dhe si une bejne te gjithe)çfaredolloj shtetesie(madje dhe po te me vene si kusht te heq dore nga shtetesia shqiptare)qe mua me nxjerr nga mizerja.
    sigurisht keto gjera nuk mund ti kuptoje nje qe i ka xhepat plot,qe ta kuptoni mire ju qe i keni xhepat e fryre, duhet tju a zbrazin,tju godasi varferia deri ne palce,te katandiseni deri ne ate pike qe kur tju semuret nje i afermi juaj,mos keni as 2000 leke te vjetra ti jepni infermjeres se pashpirt si ryshfet,kur tju ndodhi kjo,ajdeni me mua dhe flasim per patriotizem sa te duash,sepse une si kam dhe aq bosh xhepat tani.

    absolutisht nuk e kane fajin njerezit qe marrin cdolloj dokumenti(qofte dhe shtetesine)per te mbijetuar.

    ps.e keni pyetur veten pse mbi 90%e Shqiptareve sikur te jete e mundur e braktisin menjehere vendin(pra te kene lirine e levizjes).....kush e ka fajin qe shqiperia ka mbetur vendi me i varfer i europes?gjejeni!!!.....

    varferia eshte arsyeja qe une ka kaq vjet qe kam lene shqiperine................arsye e paster ekonomike(do preferoja 100 here me shume te jetoja ne vendin tim,te pakten me kushtet elementare te jeteses,mua me ngrihen nervat kur fiken dritat pa pritur ne 8 te darkes,dhe zhurma e gjeneratorit ma shpif)
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 21-04-2008 më 08:44
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    E zeme se u gjeten fajet dhe u caktuan fajtoret - kjo nuk ndryshon asgje. Kjo, gjithashtu, nuk eshte teza e temes. Teza e temes eshte qe shqiptaret, per cfaredolloj arsye, hiqen si minoritare, me ose pa detyrim dhe nxisin trazira si ato te Himares, duke sjelle edhe me shume fatkeqesi (sociale, ekonomike, politike) ne kete vend.

  4. #44
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    - Cili është ndryshimi midis atij emigrantit që merr nënshtetësinë italiane, gjermane, belge, hollandeze, britanike, turke apo amerikane me atë shqiptarin që merr nënshtetësinë greke?
    - Kush është "tradhëtar" më i madh, një fshatar nga Korça që mori kartën e homogjinitetit, apo ai shqiptari emigrant në Greqi që ka 2 dekada që punon e jeton në shoqërinë greke dhe pret legalizimin në shtetin fqinj?

    Karta e homogjenitetit i jepet atyre qe aplikojne per te duke vertetuar me dokumenta, te cilat e dijne ata qe i paraqesin, se ku i kane mare (blere), se jane te kombesise greke. E ketu ndahet qarte mes nenshtetesise dhe kombesise si dhe midis rruges normale te marrjes se nenshtetesise si emigrant ne nje shtet te huaj (ploteson vitet e qendrimit dhe punes ne vendin perkates, qenien ne rregull me ligjin) dhe rruges se dyte qe eshte ajo duke vertetuar se ke kombesine e shtetit, ne te cilin kerkon nenshtetesine.
    Prandaj eshte dhe ajo loja gjigande me te drejten e vetedeklarimit te kombesise ne Shqiperi qe kombinuar me lehtesine e marrjes se kartes se homogjenitetit perben "lethal weapon" ne doren greke.

    Albo, ke filluar te besh si injorant tani duke bere sikur nuk njeh ndryshimin e termave nga njeri-tjetri?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 21-04-2008 më 08:53

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Jam dakord me diocleziano, ça te bejne shqiptaret e shkrete , te vdesin per buken e gojes? Edhe une do kisha pranuar te deklarohesha grek per favore ekonomike, per te siguruar jeten. Te jemi realist.
    Ketu qendor pislliku. Njerez te deshperuar perballe nje plani djallezor kishtaro-greko-nacionalist.
    Eshte shteti grek ai qe i nxit keto gjera. Nese do te ishin kaq zemergjere, pse nuk japin viza pune afatgjata, por kerkojne me cdo kusht qe shqiptaret te jene greke per te marre nje kart

  6. #46
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Nuk me çudit me zelli grekofil i Albos, me çudisin arsyetimet e tij qe ngjasojne me shtrydhjen e ca limonave qe kurre s'kane patur leng. Gjithesesi Albollano vazhdon avazin e tij i udhehequr nga parimi se nje njeriut po t'i thuash dhjete here qe eshte budalla fillon ta besoje vertet kete, jo me pastaj t'i thuash tetembedhjete vjet rresht qe je grek, ai behet me grek se greket. Mirembetsh Albollano! Ti je me emernderruar se se ata te kartave greke.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  7. #47
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Ketu qendor pislliku. Njerez te deshperuar perballe nje plani djallezor kishtaro-greko-nacionalist.
    Eshte shteti grek ai qe i nxit keto gjera. Nese do te ishin kaq zemergjere, pse nuk japin viza pune afatgjata, por kerkojne me cdo kusht qe shqiptaret te jene greke per te marre nje kart
    pikerisht,i ke rene ne koke.
    por pervecse aty,kush e ka fajin indirekt?kujt i intereson te mbetemi gjithmone te varfer?te pa integruar ne europe.
    pse te gjithe emigrantet shqiptare prosperojne ekonomikisht kur jane jashte shqiperise?a nuk jam une i njejti person?po te kisha ngelur ne shqiperi do isha troke fare, zorethare.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    pikerisht,i ke rene ne koke.
    por pervecse aty,kush e ka fajin indirekt?kujt i intereson te mbetemi gjithmone te varfer?te pa integruar ne europe.
    pse te gjithe emigrantet shqiptare prosperojne ekonomikisht kur jane jashte shqiperise?a nuk jam une i njejti person?po te kisha ngelur ne shqiperi do isha troke fare, zorethare.
    Kalaja merret nga brenda. Sa me te dobet keshtjellaret aq me pak zgjat rrethimi.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    A e di ti mesuesi grek Panajotis Kokkalis?

    Po te drejtohem ty, kolegu im, mesuesi grek, sepse ta njoh rolin tend te mesise (mestar) midis shpirtit dhe posikologjise se popullit fqinje dhe politikes se qarqeve qe eshte e kunderta e shfaqes se demokracise se lashte dhe asaj te sotme qe ka popullata juaj. Cudia dhe shqetesimi jane filiza te zinj te dy dhjetevjecareve te fundit pasi periudha 1945-90 e shekullit te kaluar mbylli prej nesh Kakavijen, ndersa ju, per arsye te ndryshme, futet ne konservim lakmite, orekset dhe iluzionet.

    Shkolla shqiptare e viteve te diktatures, per arsye te ndryshme, na beri pak kozmopolit dhe njohem hisotrite, gjeografite, ekonomite e shume popujve te globit, respektivisht edhe ato te Greqise. Brezi im mund te jap faqe te tera te historive te Ballkanit, te Europes dhe te botes, por s’dime ne se, ju mesueset grek, keni mesuar te pakten historine tuaj apo e shihni ate nen lentet e legjendave te shekullit 6 e te 5 para eres se re, nen ethet e shovinizmit grek te shekullit te 19 dhe gjysmes se pare te shekullit te 20. Pyetjen po ua drejoj i bindur se nje popull qe s’di, ose qe ka te turbullt se nga vjen, po ashtu s’di, ose ka te turbullt edhe vendi edhe rrugen ku shkon. Qofsha i gabuar, po ju ushqeni, ngopni e rritni breza te tere me lavdine e pa merituar dhe te merituar greke.
    A mund te me thuash ti, mesuesi grek, pse e keni kete semundje patologjike per te pervetesuar ate qe s’eshte juaja? Nuk keni gje tuajen (gje qe s’eshte e vertete) apo uria eshte aq e madhe sa kalon ne format e pangopesise apo te grykesise?

    Ju pengoni sot Maqedonine te mbaje emrin qe i takon si shtet. Une te pyes: “A e lexoni, a e mesoni historine, te pakten tuajen?”. Homeri, sipas Herodotit i quan maqedonasit Paon baraz Ilir. Aristoteli, Demosteni, 4-5 shekuj para se te lindte Krishti i quanin barbar, pra nuk ishin grek sepse nuk flisnin greqisht. Filipi, qe bota ia shpjegon emrin me fjalen kuajdashes eshte emer qe shpejgohet me dy fjale shqipe. Fill, baraz menjehere dhe hip- folje qe ka formuar edhe emrat Hipokrat, Hipothon, Hiperbole, Hipizem. Gruaja e tij Olimpia ishte princeshe epirote, domethene came, dhe emrin e saj familjar e kishte Mirtal, qe formohet prej shqipes mire dhe perendise ilire te humorit dhe te shakase Talia- sot thuhet tallie. Vete Aleksandri eshte emer, qe shpjegohet me fjaline shqipe: “ Eshte le si ander”, por ne familje sic, thote studiuesja jone, Kocaqi, quhej Miriam. Me shqip s’kemi ku te gjejme sepse kete emer shqipetaret e kane edhe sot gjithe diten. A e njihni 12 filipket, panfletet me te cilat Demosteni perpiqesh te poshteronte armikun e Greqise Filipin e II aq shume sa qe kur e pushtoi Aleksandri Athinen, Demosten e bleu vrimen e miut 500 grosh. Pra thuhet kur e pushtoi Athinen, se Maqedonia ishte Iliro-Pellazge dhe kishte kryeqytet Pelien.

    Artur Vajgal, autor gjerman, thote se edhe Roksana gruaja e pare e Aleksandrit ishte came ashtu si dhe, ndoshta ,gjyshja e tij. Kur eshte bere Maqedonia Greqi dhe Aleksandri i madh grek? Po te shtyhemi gati 1000 vjete para Aleksandrit, na dele perpara Troja iliro-pellazge qe bente lufte me fiset iliro-pellazge ketej detit. Dy anet e kampit nuk kishin nevoje per perkthyes dhe emrat e vendeve dhe te njerezve qe na vinin nga ajo deri tek emrat e kuajve shpjegon me gjuhen shqipe. Mesoni se japonezi Mjamoto analizon kodin zakonor te Shqiperise dhe parimet e luftes se Trojes si besa, buka, nderi, mikpritja, hakmarrja dhe ato ngjajne si dy pika uje, ,e zakonet me Shqiperise. Por Pisistrati (shqip shtrati i zi) e ktheu Homerin ne doganen e kohes dhe i dha pashaporte greke.

    A e dini ju mesuesi grek se trashegimia kulturore e Greqise, nje mrekulli e koheve ka nenvekte nje nenshtrese iliro-pellazge te vertetuar, kohet e fundit, pas shkences gjermane e franceze dhe nga shkenca amerikane e shekullit te kaluar? A e dini se korpusi i kultures bizantine s’eshte e tere nga brumi grek, sic nuk ishte kultur sovjetike e tere ruse ose kultura e Komunuellthit s’eshte e tere Angleze? A mund te thoni pse keni zgjedhur si simbol te flamurit tuaj figuren e Jezuzit, simbolin e madh te krishterimit ortdoks dhe katolik? Ndoshta ngaqe Izrali quhet armik i tij dhe Palestina eshte myslymane e bete Greqine strehe vorfnore per ortodoksine apo toka dhe populli grek ka nevoje per lavdine e tij? A nuk ka Greqia nje simbol (ne te vertete ka shume, ca te sajat e ca te tjereve) qe tu sherbejne si tharme lidhjeje per etnit qe jetojne ne diellin grek? Shume tahma te madhe keni deri sa veten e quani bij te Heli-osit = diellit e vendin tuaj Hellade. Te tjereve ose u mbeti hena (e kane zene turqit) ose erresira. Ideja se Krishti gabimisht lindi ne brigjet e detit te Vdekur e jo ne Athine, ju nxit ose te mos ja fali kete gabim ose per te kompesuar te gjithe besimtaret Jezusit e kesaj bote ti rreshtonin ne radhe dhe tu jepnin pasaprote greke.

    Zoti koleg. Nje nga dobesite njerezore, te cilen edhe Jezusi me zor e falte eshte, mosmirnjohja qe ju padrejtesisht ua keni kultivuar brezave neper shekuj. Dhe cudite qe vine nga toka greke s’kane fund. A mund te me thoni koleg pse mohoni pranine dhe kontributin e elementit shqipetare ne te mire te kombit grek? Per te mos u larguar neper mijravjecar per te me mos etiketuar si ekstremist po ju jap dy tre mendime te europianeve: Falmerajen ne 1864 thote: “Asnje pike e gjakut Helen nuk rrjedh ne damarte e grekeve te sotem”. Franzezi Shatobrijan: “ Kame vajtur gjashte here ne Athine dhe nuk kam takuar asnje grek. Nje tjeter francez:” Athina eshte nje fshat i piste, por shqiptar”. Ju mohoni rolin e gjeniut nga Tepelena te Ali Pashes dhe heroive, te tjere shqipetare per clirimin e Greqise. Fyeni Kolokotron himariotin dhe Marko Bocarin nga Suli se gjoja turperuan Shqiperine. A e dine nxenesit dhe studentet grek se pa Aliun “Shoqeria e miqeve te Greqise” do te ishte ushqim per peshqit turq? A e dini cila eshte pyetje e pare e rregistruar ne protokollin e parlamentin te pare grek 1829-‘32:”Ne c’gjuhe do te zhvillojme punimet ne shqip apo ne greqisht”. Dhe fitoi greqishtja si gjuhe e shkruar por ju dueht tua mesoni kete femijeve grek.

    A e di te pakten ti mesuesi grek, pjese e pjeses me te shkolluar te atij kombi qe s’je as politikan, as i palecitur se ne themel te shtetit grek eshte gjaku, djersa, mendja dhe leku shqipetar? Nga kryeministri i pare tek i njezeti, deri tek gjashte presidentet e Greqise kane qene Arvanitas. Banken e pare, floten greke i kane krijuar shqipetaret aq sa deri ne 1940, detarita greke i jepte urdherat ne shqip.

    Ju sot flisni per minoritetin grek ne Shqiperi. Dhe mire beni. Po e dini se s’jane te trojet e tyre aterore? A e dini se kane ardhur si punetore me meditje, refugjate per te punuar ne tokat e bejlereve te Gjirokastres e te Libohoves, ndaj edhe banesat i kane te ndertuara ne vende joprodhuese? A e dini koleg se ne mes te vitete ’50 Gjirokastra dhe te gjithe qytetet tane kishin kater ore drite ne njezet e kater, ndersa Dropulli minoritar llamburiste gjithe naten? A e dini se kater kategori, garda, kufiri, nafta dhe minoriteti grek kishin norme te larte ushqimi ne raport me popullsine tjeter? A e dini se nenkryetarja e kuvendit popullor, Vitori Curi ishte minoritare, e dhejtra bije te kesaj popullate drejtuan si deputet, zvendes ministra, kryetare, shefa, drejtor, Dr. e Prof. pa dallimin me te vogel diskriminues. Banoret minoritar e pranojne se kane qene te privilegjuar brenda sistemit te qeverisjes. Atehere per cfare diskrimin flisni? Dhe nese ju, si ca birbo ketej kufirit do te dilnin me teorine........ po te ishnin ne toke greke, po te ishte sistem tjeter........ une do te thoshja se ne Jug te Shqiperise ka nje shprehje: “Po te kishte halla k.o.q.e, do te quhej xhaxha”. Kultura e lashte e quajtur greke u perkthye dhe u botua me se miri ne shqip. Janis Ricos Kazazaqis, Mikis Teodoraqis deri tek kengetarja Marinela ishin nje pjese e vogel e kultures se re greke qe konsumohej ne Shqiperi. Sot, te djathtet, me nje psikollogji, filozofi, praktik me bolshevike se bolsheviket hedhin vetem balte mbi kohen dhe drejtusit e diktatures. Por, lidhur me mardheniet tona me Greqine duhet t’ju kujotj: Dhe ai, Enver Hoxha, eshte drejte e kujdo te kete vlersimin e tij, shkroi nje liber me titull “Dy popuj miq”. Pra dhe komunsitet i shtrine doren miqesise greke. Pos ketyre, kur keni ndjere ndonje agresion shqipetar drejt Greqise? A keni bere ju qofte edhe nje te dhejten e saj qe ka bere Shqiperia per Greqie? Apo vazhdoni t’ju genjej mendja se jeni bij te diellit dhe pas ardhes te Krishtit. Per fatin tuaj te keq ju vazhdoni te rritni kompleksin e epersise greke mbi shqipetaret dhe te inferiotetit biologjik, ekonomik, shoqeror madje edhe ushatarak te Shqiperise ndaj Greqise. Por kjo ndjenje si edhe mendjemadhesia eshte e zeza e te zotit qe e ka. Sa per kuriozitet gjysmeshkencor mund te kumtoj se jo vetem emrat e lashte te krahineve dhe qyeteteve (deri tek Athine) por edhe te njerezve tuaj vijne nga shqipja. Sot na vizitojne ca grek me mbiemrat Merkuri, Fushas, Kokosis, Kokkalis, Dora, Papa Nderu te cileve po tu heqsh pullen greke –Osis dalin mbiemra shqipetar.

    I nderuar koleg. Pas Lufte se Dyte Boterore, nje vale rrefugjatesh grek gjeti pune ne Gjermanine e shkaterruar e te mbetur pa burra. A keni degjuar ndonjehere per ndonje perpjekeje vetjake, kolektive a shteterore per tu nderruar emigranteve emrin, kombesine, besimin, gjuhen e nenes tyre? A ka politike te tille Spanja me afrikanet, Franca, Anglia, SH.B.A.? Si del politika juaj po te ballafaqohet me ate te ketyre shteteve? A mendoni se eshte rastesi fakti qe, te gjithe fqinjet, turqit myslymane, bullagaret e maqedonasit gjysme sllave, shqipetaret me tre besime ne liste, por pagan ne shpirt ju i keni ne konfilkt? Nuk ju shqeteson kjo?

    A mendoni ju, si intelektua grek, se mardheniet tona me Greqine, pas demokracise jane rastesi:

    - Qe ju ruani ligjin e luftes, kur lufta ka mbi gjashtedhjete vjet qe ka mbaruar dhe agresionin e bene fashisti italian dhe jo populli shqipetar.

    - Qe ju ne emer te ortodoksizmit ndertoni kisha te stilit ruso-bizantin dhe atje ku kombesia jone eshte myslymane; qe me kryepeshkopin Janullatos keni perkur autoqefalin (pavarsine e kishes shqipetare); qe ju deshtoi klonimi i eshtrave te femijeve ne Kosine te Permetit te cilat donit ti shinsi si kocka te ushtareve grek “Clirimtar te Vorio - Epirit”. Qe s’eshte rastesi shperndarje e pensioneve ne zonen e jugut per ate brez qe politika e sotme shqipetare ua kthe djersen ne hi? Qe s’eshte rastesi rekrutimi i disa zagareve per te nxjerr gjah nga pylli i politikes shqipetare? Ne cdo vend, komb, popull ka Buzo, Balo, Ballano (emra qenesh ne Laberi) qe per nje kocke qe u hedh i zoti, jane gati te shqyejne edhe nenen e tyre. Nje skot e tille meriton per ta falenderuar. Per te gjetur nje kafshe te humbur ne pyll, cobanet tane i varin ne qafe nje zile kembore, ndersa keta qener, lehin vete, se e ndjejne eren e koskave dhe s’na mundojne ti zbulojme.

    - Qe s’eshte rastesi fakti qe Himaren e shpallin greke, ndersa porblemin cam me nje te rene te lapsit politika greke e con ne mosekzistence.


    Presidenti juaj shkoi ne Livadhiar te Shqiperise, ne vendlindje (ka edhe nje Livadhja ne Greqi) (qe vjen nga fjala shqipe livadh) , por perfaqesuesei i qarqeve shoviniste greke ne vitin 2006 camet nuk i lejon te shohin pragun nga u largun me dhune para ’60 vjetesh. A eshte kjo demokracia e lashte e Athines apo e reja europiane? A keni degjuar, mesuesi grek, si i pritem dhe i trajtuan ne bashkekombesit tuaj ne vitet ’46-’60 dhe c’kushte u krijuam? A e dini ju se ne mjetet tona te transportit, ne dasmat, ne mbremje bucet kenga greke pa me te voglin kompleks? Kush qendron me lart, ne qe s’i trembemi kultures greke apo nxenesit tuaj qe i tmerron kultura dhe gjuha shqieptare? Pse kjo frike patologjike dhe a eshte vetem per fqinje verior? S’besoj. Kush e ushqen nacionalizmin grek ne shpritin e popullit grek? A ngrihet dot inteligjenca juaj mbi semundjen e epersise ndaj popujve te tjere? Si ka mundesi? A jane bijte e nenave greke keta djem? A vall ju mendoni si ne Europe do te hyni me ate hymn makaber qe kendojne ushtaret tuaj? Imagjinoni nje maratonomak te diteve tona qe ne kembe ka lekure, jo prej lope, por nga lekura e njerezve shqipetare dhe ne vend te pishtarit te lirese mbajne kamzhik te thurur me zorret e turqeve. Turp per demokracine e vjeter greke qe trashegohet nga keta pinjoll kanibal te shekullit 21. Si mund te pretendoje per bashkejetese me popujt e tjere te Europes te bashkuar, nje popull qe rrit ujqer te tille? Dhe Jezusi ne asnje prej fjaleve te tij s’ka propoganduar kurre te tille veprime. Por politika juaj ngriehet mbi Jezusin.

    I nderuar koleg. Jepini fund politikes se gozhdes se Nastradinit ne Shqiperi. Elementi i lashte shqipetar, ai i mesjetes dhe emigrantet e rinj si edhe minoritaret tuaj ketu le te behen mestar miqesie jo shkak grindjesh. Dua t’ju kujtoj se pashaportat, emrat, fene, mund tua nderroni shqipetareve, por genin, qe kane ne gjak, nuk ua beni dot transfuzion. Ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar bete prove force ne 1949-’68-’97 sic kishit bere edhe ne 1914. Si ka mundesi t’ju genjej mendja? Bijte e atyre qe shporren pa asnje ndihme hordhite e Hitlerit dhe te Duces do tju lene te insataloni nje skllaveri greke ne token shqipetar ne kete fillim shekulli? Mendoni se ata qe kane gjak shqipetari e po lulezojne Greqine do te zbaviten duke ju pare ju te dhunoni nenat, motrat, grate dhe token shqipetare sic bene serbet e Miloshevicit? Si mund tju shkoj mendja per armiqesi dhe pushtim mbi popujt e tjere perfshire edhe Shqiperine kur keni license si vend demoktratik dhe keni hyre ne BE? I nderuar koleg une po ju ftoj: Ne kellef te pistoletave vini celularet.


    Miku juaj, mesuesi penisonist

    Lirim Muhaj

    Fier, me 08/06/2007

  10. #50
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Kalaja merret nga brenda. Sa me te dobet keshtjellaret aq me pak zgjat rrethimi.
    kete kam dashur te them gjithe kohes,veshtiresite ekonomike,shfrytezohen politikisht.

    por njerezit ne veshtiresi ekonomike une i kuptoj perfekt pse e bejne,per motiv te paster ekonomik,jo sepse tradhetojne kombin.

    te gjejme fajin aty ku eshte
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •