Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 203
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Broklyn , ti i ke 800.000 shqiptar ne Gayreqi dhe ata jan greket potencial , femijet andej gjithnje e me pak po e dijn gjuhen shqipe dhe gjithnje e me shum te tjer po turperohen ta qujn veten shqiptar.
    Duke marr per analiz edhe ata qe turperohen nga emrat shqiptar (sepse populli andej ku po jetonkan smunden ti theksojn mire ) , pra si mund ta qujsh shqiptar nje person me emrin Jorgos , nuk din shqip , turprohet dhe sdon ta quj veten shqiptar dhe qe sdon ta marre me mend te kthehet ndonjeher ne Shqiperi ??? Sipas disa analizave gjysma prej ktyre 800.000 sdojn te kthehen ne Shqiperi .

    Ne kemi nevoj per nje parti nacionaliste , e cila mendon per popullin , kujdeset per popullin dhe jo per interesat personale , parti e cila ngrit zerin kunder cdo atij shteti qe na kercenon sovranitetin , parti e cila burgos gjith ata qe rrezojn tabelat ne gjuhen shqipe , debon gjith ata prifterinj e hoxhallar te cilet vijn nga shtete te cilet kan pretendime teritoriale, parti e cila kujdeset per shqiptaret e diaspores.
    Kemi nevoj per nacionalizem dhe per partiotizem.

    GayREQIA esht kanceri qe po e shkatrron popullin shqiptar dhe patjeter sa me shpejt te merren masa preventive , sepse met vertet jemi shum te rrezikuar.
    Ne vend qe ta kthejm Camerin , ne po e humbim edhe Korcen sic thot me lart antari Korcar-L1

    Korca do behet qyteti i pare minoritar
    Jo faleminderit , Korca dot behet qyteti i par , ku luftaret shqiptar do ta pastrojn nga berllogu kombetar sikur qe pastruan kroatet Kninin nga serbet.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #22
    Me duket se qe te dy, Barat dhe Renea, keni dale ne konkluzione te gabuara persa i perket shkrimit tim te meparshem. Ajo qe u mundova te them eshte se nuk mund te greqizohen shqiptaret pse disa shtetas shqiptare kane deklaruar (nga halli) se jane te kombesise greke dhe pse kane ndryshuar emrat. Kur te vije koha e rregjistrimit te pergjithshem te popullsise aty do te tregohet se sa greke apo cdo gje tjeter ka Shqiperia. Ai eshte i vetmi dokumentacion konkret se sa eshte numri i minoritetit ne nje vend. Deklaratat e njeres shoqate apo njeres organizate persa i perket numrit te minoriteteve jane asgje me shume por opinione qe me teper kane formen e pallavres.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    disa popuj jan si delet , nji e ben beeee tjeret ecin pas tij !..........
    ani thuni na beni turku me dajak JO JO shqiptari ec ku ka pale
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Nuk i kuptoj kta bollanot, pse nuk trasferohen ne greqi dhe te na lene rehat me kto budalleqet e tyre. Po kta qeveritaret tane pse nuk marrin masa per te mbrojtur kulturen, identitetin tone, qysh mund te lejojne qe ne guiden zyrtare te himares te shkruhet " qytetaret e himares protestuan ashper kunder vendimit te fuqive te medha per tia len himaren shqiperise" dhe faqja zyrtare e nje bashkie shqiptare ti ket njoftimet e lajmet teresisht greqisht etj etj. Ky esht nje perdhunim i frikshem qe i behet sovranitetit te shqiperise, nga disa batakcinj qe duhen ndaluar me cfaredolloj menyre. Ku esht par ndnnjeher qe nje krxetar bashkie te shkul tabelat rrugore ???
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Me duket se qe te dy, Barat dhe Renea, keni dale ne konkluzione te gabuara persa i perket shkrimit tim te meparshem. Ajo qe u mundova te them eshte se nuk mund te greqizohen shqiptaret pse disa shtetas shqiptare kane deklaruar (nga halli) se jane te kombesise greke dhe pse kane ndryshuar emrat. Kur te vije koha e rregjistrimit te pergjithshem te popullsise aty do te tregohet se sa greke apo cdo gje tjeter ka Shqiperia. Ai eshte i vetmi dokumentacion konkret se sa eshte numri i minoritetit ne nje vend. Deklaratat e njeres shoqate apo njeres organizate persa i perket numrit te minoriteteve jane asgje me shume por opinione qe me teper kane formen e pallavres.
    Kam regjistrimin e fundit te popullsise qe eshte bere ne Shqiperi. Ka qene viti 1989 atehere. Numri i grekeve ne Shqiperi nuk i kalon 60 000. Po e gjeta nga e kam lene do e sjell edhe ketu qe te shihet se sa jane e ku jane. Gjirokastra e Saranda jane rrethet qe kane me shume minoritare.

    Nese ne kete regjistrimm te ri qe do te behet, na dalin 200 000 - 300 000 grek si i behet hallit?
    Cfare ka ndodhur?
    1-Kane lindur nga 4-5njake ne cdo dy-tre muaj deri sa kapen shifren me shume zero (bie si variant)
    2-Sistemi i kaluar ka genjyer (kjo bie sepse eshte ne loje edhe faktori i huaj qe ka shifra per kete gje, por me pak marifet grket mund ta manipulojne)
    3-Regjistrimi aktual (dmth ai qe do behet se shpejti) eshte i rreme sepse bazohet te vetdeklarimi (ketu diskutimi behet qesharak)
    Pra te gjendur ne nje situate te tille, ku sipas regjistrimit ti nuk ke me shume se 100 000 minoritare (me mik kjo shifer), na del se jane ne Greqi nja 100 mije te tjere plus.
    Greket e dine te verteten. Ne e dime po ashtu. Kush e ha? Emigrantet. Behen greke sic u bene gjenerata te tera me arvanitas. Dihet mire se sa nevoje ka greku per tu "ushqyer" me shqiptare. Te na urrente nuk do jepte kartat e homogjeneve, por ai synon me shume djallezi qe pasardhesit e emigranteve te mohojne prejardhjen e tyre shqiptarem sepse do ndihen te turperuar qe jane shqiptaro-turq. Po nese ata do te ndiheshin te turperuar, pse nuk ka turp shteti grek ateher? Ka leverdi. Ne kete menyre kombi(copa-copa) grek mbijeton. Kjo eshte pergjigja. Kurse Shqiperia, deri ne momentin qe nuk do te jete e forte ekonomikisht e ushtarakisht(sabotimi behet edhe nepermjet pushtetareve tane llumra qe kane shitur jo vetem 2lekshin por edhe shpirtin), deri ne ate moment ...do te vuaje.

    ps
    Brooklyn, a do te pranojne shqiptaret te futen ne BE me nje qeveri ku greket (te tipit Bolano, Dhule, Karamele ) te jene dominues? Pas atyre 10 viteve qe thua ti do kesh tabel dygjuheshe edhe ne Tirane e Durres, madje edhe ne Vaun e Dejse kane hapur shkolle minoritaresh me duket.
    Ne rast te kundert VETO greke dhe bye bye NATO, BE etj etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 20-04-2008 më 13:00

  6. #26
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Nuk i kuptoj kta bollanot, pse nuk trasferohen ne greqi dhe te na lene rehat me kto budalleqet e tyre. ???
    Nuk transferohet sepse ka disa plane tjera. Pra krijimin e nje minoriteti grek ne shqiperi. Tue pas parasysh se shqipatret jane pis milet dhe i kthejne shpinenen eres kah fryn ajo, jam pesimist se ne si shqiptar kemi mindesi te preventojme kete.
    Me 1997 pas trazirave ne shqiperi, nje arkitekt grek me te cilin punoje me tha pasi e provokova me fjalet "se nuk arritet ta coptoni Shqiperine" me tha po deshtuam por do nderrojme strategjine. Une nuk punoj me me ta, por sa here lexoj per keso manevrimesh greke me kujtohet z. arkitekt grek.

    Pensionet, Janullatosi, bankat, emigracioni shqiptar ne Greqi, lobi shum i fuqishem greko-amerikan etj.....etj....Por ne fund te fundit orthodoksit shqiptar e kan topin ne pjesen e tyre........une si katolik skam gje ne dore....sidomos tue pas parasysh se as nuk jam nga Shqiperia............

    Pra shqiptar orthodoks.........ju jeni ne potez.............

  7. #27
    Barat, une po flas per shqiptare qe ndryshojne kombesine nga halli dhe qe neser marrin pashaporte greke dhe c'rregjistrohen nga te qenurit shtetas shqiptare. Crregjistrim qe automatikisht do te sillte dhe eleminim te se drejtes per te marre pjese ne votime dhe statistikat e rregjistrimit te popullsise shqiptare. Pra i bie qe te jene karte e djegur qe s'pine uje gjekundi. Per kete e kisha fjalen. Nese neser behet rregjistrimi i popullsise dhe na del nje minoritet grek 100 mije banore (2.9%) une sdo te habitesha se s'me duken dhe aq shume sa per te shpallur pavaresine e te ashtequajtures Epir i Veriut. Ndryshimi i kombesise se qytetareve shqiptare eshte shqetesues, por jo ne ato ritme te rrezikshme qe mund te vente ne pikepyetje sigurine tone kombetare dhe kufitare. Eshte shume me i madh numri i shqiptareve neper bote qe braktisin njehere e pergjithmone qytetarine shqiptare. Kjo me duket me shqetesuese se problemi qe trajtohet ketu dhe qe ka tendence ta zbraze Shqiperine nga banoret e saj.

    Dhe dicka persa i perket NATO-s dhe BE-se. Shqiperia do te futet ne NATO ndoshta ne fillim te vitit tjeter ose e shumta 2 vjet qe tani. Jo se e meriton, por sepse jane politikat e kohes te dirigjuara nga perendimi i larget qe e diktojne nje gje te tille. Futja ne NATO do te sjelle llogjikisht dhe anetaresimin e pershpejtuar ne BE. Per fatin e keq te Bollanove dhe Karameleve dhe te shqiptareve gjithashtu keto jane gjera qe i ka tjeter kush ne dore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 20-04-2008 më 13:55
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    eto jane gjera qe i ka tjeter kush ne dore
    Ketu eshte gjithe thelbi. Po me mire do te ishte qe "gjerat" ti mbanim ne duart tona

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Ketu eshte gjithe thelbi. Po me mire do te ishte qe "gjerat" ti mbanim ne duart tona

    Atehere na duhet te presim per Skenderbeun ose Enver Hoxhen e rradhes
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Atehere na duhet te presim per Skenderbeun ose Enver Hoxhen e rradhes
    Skenderbu eshte tjeter prerje. S'ka lidhje me Hoxhen. Ky i fundit krijoi shtet ama (pavarsisht nga lloji).
    Normal qe do te dalin te tjere. Per nja tre breza ama. Keshtu qe mos prit kot

    ---------------------

    Nje lexim tjeter i ngjarjes se Himares

    Mentor Nazarko-gazeta shqip 20-04-2008

    "Ka një përcaktim të zonave të minoritetit nga qeveria shqiptare... Zëvendësministri i Jashtëm ka të drejtë t‘i takojë minoritarët kudo qofshin ata, siç u tha në komunikatën zyrtare. Sa për agjendën,... një vizitë treditore, ishte përgatitur mirë nga të dy palët". Prej kësaj deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kucumakos mund të kapësh përfundimin më interesant në lidhje me ngjarjen e Himarës, të parë brenda vizitës së zëvendësministrit Kasimis. Ndërsa shumë komente të mediave shqiptare po merren me Bollanon, dhe interpretime joprofesionale të historisë së Himarës, askush nuk merret me domethënien e vizitës së zëvendësministrit Kasimis, pra me mesazhet e vizitës së tij, lidhjen e saj me ngjarjen e Himarës dhe implikimet për të ardhmen. Po bëjmë një sforco të parë për të ndriçuar diçka.

    Për këdo që e njeh diplomacinë, nisur dhe nga çfarë ka thënë më sipër zëdhënësi i qeverisë greke, Kucumakos, mësëpari mbeten për t‘u sqaruar disa pika, që nesër mund të përkthehen në qëndrime apo zhvillime të rëndësishme në lidhje me Himarën dhe minoritetin grek në Shqipëri. E para, ç‘domethënë një vizitë treditore e zëvendësministrit grek në vendin tonë, vetëm fare pak kohë pasi Shqipërinë e vizitoi ministrja e Jashtme Bakojanis? Një vizitë e përgatitur mirë, madje edhe siç pretendon Kucumakosi, me dijeninë dhe bashkëpunimin e autoriteteteve shqiptare, gjatë së cilës për herë të parë, zyrtarisht grekët shpallin edhe Nartën e Korçën si zona ku banon minoriteti grek. Një vizitë, që qartësisht ka si qëllim të shpallur kontaktin me minoritetin grek në gjithë zonat e pretenduara historikisht, në një hartë që po zgjerohet edhe më sipas një agjende të bekuar nga autoritetet tona. Madje, në tolerimin e një agjende të tillë, nëse Kucumakosi nuk gënjen, demokratët po kalojnë vijën e demarkacionit të socialistëve që kishin refuzuar rregullisht të shoqëronin homologët e tyre grekë në Himarë. Duke mos lejuar vizita atje të autoriteteve greke. Sigurisht, socialistët e sotëm të politikës së re kanë mëkate të tjera: Kanë lejuar PBDNJ të fitojë në Himarë dhe në Nartë!

    Është e vërtetë që përgjithësisht Kasimis u tregua diplomat në mesazhet e bëra publike, duke u këshilluar vetëpërmbajtje protestuesve, që kërkonin të votonin në Greqi, por dardha greke veçanërisht e ka bishtin më mbrapa se të tjerat. A thua, vizita e Kasimis shërbeu për përgatitjen e vizitës së Presidentit Papulias? Nëse do të ishte kështu, nuk ka çudi të presim që dhe Papulias të vizitojë këto zona, duke ndërkombëtarizuar përfundimisht ato si zona të minoritetit grek.

    Në ngjarjet e Himarës sigurisht pati një protestë, që me shumë gjasa mund të jetë nxitur nga Bollano, por në publik nuk pati asnjë deklaratë të dënueshme të tij, që të justifikojë histerinë ndaj tij. Ne duhet të mësohemi të mos ua hedhim fajin të tjerëve - Bollano është shqiptari jonë, por i greqizuar - , kështu që duhet ta konsiderojmë "tjetri që është ai që është". Duhet të mësohemi me idenë se një grup njerëzish në Himarë, me mëdyshjen e identitetit të tyre, me joshjen e pensioneve, vizave ‘Shengen‘, shtetësisë etj, kërkojnë deri autonominë e të ashtuquajturit Vorio-Epir. Autonomi deri në shkëputjen e veriut në Itali ka kërkuar dhe Bosi, një italian 400 karatësh, por sot askush nuk e merr seriozisht për ta dënuar me burg, dhe ai është forcë qeverisëse. Problemi është si të shfrysh, të eleminosh arsyet pse qytetarë të tu kërkojnë gjëra të tilla dhe jo të konsiderosh të dënueshme penalisht deklarimet për autonomi të 50 vetëve të ardhur me autobus apo të joshur në vendin ku banojnë. Duhet të mendosh për zhvillimin e tyre, për rrugë, për turizmin në zonat ku banojnë, t‘u krijosh mirëqenie, të mos i vjedhësh pronat e tyre, dhe jo t‘i shash domosdoshmërisht për t‘u dukur patriot.

    Po pse kjo butësi e autoriteteve tona?

    50 vetët e Himarës apo dhe më shumë, nuk do të bënin ato që bënë nëse atyre nuk u ofrohet zhvillim në vend të dokrrave nacionaliste. Por jo vetëm. Edhe nëse ne do të tregojmë më shumë dinjitet në marrëdhëniet me Greqinë që i inkurajon protestuesit të bëjnë atë që bënë për të simuluar skena keqtrajtimi të minoritarëve "të rremë" në Shqipëri. Viti që kemi hyrë duket i rëndësishëm, qoftë për firmosjen dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, qoftë ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Është një vit para zgjedhjeve dhe qeveria e PD e interpreton në këtë situatë, rëndësinë e firmës së Greqisë në këto dy akte, si vendimtare. Ose të paktën justifikon veten pse pranon vizita si këto të Kasimisit. Pse pranon - duhet ta supozojmë - ndërtime varrezash të tjera ushtarësh grekë në Jug të Shqipërisë, apo pse do të pranojë akoma kërkesa të tjera absurde të grekëve. Me shumë gjasa do të shohim këtë avancim të agjendës historike greke, ndërsa agjenda ekonomike, biznesi grek po tkurret prej ekspansionit të atij turk apo me flamur tjetër. E gjitha kjo, kur koniunktura ndërkombëtare është totalisht në favor të shqiptarëve, siç u duk me pavarësimin e Kosovës dhe ftesën për NATO. Duket shumë qartë se amerikanët nuk do të tolerojnë hapje kapitujsh minoritetesh në Shqipëri, siç e tregoi frika e zëvendësministrit Kasimis për të guxuar më shumë në takimin me njerëzit e vet në sheshin e Himarës. E tregoi dhe vetëpërmbajtja e zëdhënësit grek, Kucumakos, në konferencën e 16 prillit, ku nuk pati arrogancë të shpallur. Që amerikanët nuk tolerojnë pozicionime antishqiptare e tregon dhe fakti që Greqia nuk pengoi Shqipërinë të merrte ftesën, por vetëm Maqedoninë, me lutjen ndaj të mëdhenjve, se "pranimi i Maqedonisë do të sillte rënien e qeverisë në Greqi". Por kjo nuk do të thotë se kjo shumicë politike në pushtet në vendin fqinj nuk po punon në rrogoz në zgjerimin e pretendimeve të veta formale me natyrë historike. Dhe kjo punë në rrogoz po lehtësohet nga servilizmi i pakuptueshëm antihistorik i demokratëve në pushtet, që nuk kanë guxuar të kërkojnë asgjë, as sa në 1996, as dhe ato pretendime që janë të ligjshme, sipas studimeve të shkencëtarëve seriozë grekë, shpallur në shkurt, në mes të Athinës. Rezultati i parë më i dukshëm i këtij servilizmi ishte protesta e inskenuar televizive e Himarës, dhe imuniteti që fituan dhunuesit e ligjit atje, të inkurajuar jo me fjalët në publik, por me praninë e zëvendësministrit Kasimis dhe mesazhet në takimet e mbyllura. Imagjinoni se sa të paprekshëm do të jenë ata nesër, kur me bekimin dhe heshtjen servile të autoriteteve tona do të shndërrohen në shtetas grekë, siç po duket me procesin masiv të shpërndarjes së pasaportave ç‘mund të ndodhë nesër me 100 mijë a më shumë shtetasit grekë në territorin tonë?

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •