Close
Faqja 20 prej 53 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 529
  1. #191
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Kjo "kush" "kė" ėshtė pėrkthim direkt nga anglishtja.
    Ne fakt ai, eshte perkthim i drejtperdrejte nga budallishtja!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #192
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Rina, "kush" perdoret per njerez, kurse "cfare" perdoret per sende dhe fjale abstrakte.

    Kush e hengri marmalaten ? - E hengri Agimi me Bledin.

    Cfare demi beri bresheri sot ? - I ka shpuar te gjitha lapat e duhanit ne are.



    Por ti mos u ēudit pse dikush shkruan "Kush teme ju pelqen ?". Sepse keta tipat qe flasin keshtu i mendojne temat si te gjalla, si frymore. Dikush eshte aq shume i dashuruar pas "temes" saqe e ngaterron me "t'emen". Temat me te dashuruara jane temat ku ata bien ne dashuri vete. Nje shkelje syri, nje rrahje zemre, dhe hop ! tema kthehet ne nje diēka te gjalle. Nga ku vjen dhe "kush".


    Jack Watson, fjalori qe kam permendur une eshte Fjalori i Akademise se Shkencave dhe Institutit gjuhesor, 2004. Si gjithmone nga i pavdekshmi Androkli Kostallari. Keta fjaloret elektronike, nuk di gje deri tani. Di qe ca plakushe akademish shkllahen duke shikuar shalet e Ildes ne BB, dhe jo te ulen e te perpilojne mire e mire nje fjalor TE PLOTE te gjuhes shqipe - me te gjitha. Qe te jete nje reference per te gjithe : per shkollaret, per shkrimtaret, perkthyesit, lexuesit.

    Sepse sot ne Shqiperi gjithkush shkruan siē ia thote rradakja vete. Mirepo, kur lexuesi permetar merr te lexoje romanin e nje tropojani, ai do te ndeshe ne ndonje fjale qe nuk e kupton. Dhe atehere ai hap fjalorin. E fjalori ka gjithfarelloj fjalesh - edhe fjalen sovkoz, psh - dhe jo fjalet puro shqipe te Bjeshkeve te Nemuna. E keshtu, permetari e mbyll librin ne faqen e dyte, dhe i ve vizen shkrimtarit. Dhe jo vetem shkrimtarit, por gjithe tropojaneve dhe gegeve ne pergjithesi. E tek klubi i fshatit ai do t'i thote Cimit, shokut te vet : po lere o Cimi se ata geget nuk merreshin vesh fare, nuk e di ēfare shkruajne ata.

    E nga erdhi kjo ? Sepse Koēollari, Kostallari, Stefanllari dhe Qylollari nuk e kane marre mundimin te bejne nje fjalor me rrenje e me dege.

    Por keta llaret qe permenda ketu e kalojne gjithe diten e dites para dyerve te ndonje dere ambasade per t'i nisur nipat ne USA apo Itali e Greqi, dhe jo atje ne ate zyren e tyre te vogel duke punuar per ēka marrin rrogen.

    Akademia e Shkencave eshte emri i dyte i Asistences Sociale - njerez te pamundur qe iu jepet nje shume parash per te jetuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 14-04-2008 mė 12:15

  3. #193
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kush e hengri marmalaten ? - E hengri Agimi me Bledin.
    Kjo ėshtė' mirė, po fjala ke pėr diēka tjetėr.

    Kush person e han mė shumė marmelatėn? - E han mė shumė Agimi me Bledin.

    Kjo ishte ēėshtja.

  4. #194
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Kjo eshte gegnishte shume e dobet..vec edhe ama si perdoret kush, ke nga disa shqiptare eshte shuuume katastrofike..edhe plus qesharake, seriozisht e kam.
    Ne fakt eshte gegnishte e personalizuar, dhe me vone e korruptuar e cila buron nga menyrat personale te individeve te shkathte per nga menyra e te shprehurit te vecante e cila kalon ne shprehi foljore dhe fillon te imitohet nga te tjeret.

    E qe doli nga formulimi origjinal sintaksor i :
    "Qe tash po e lexoj qe kete liber"

    e qe ne zberthim i bie:
    "qe tash" = pikerisht ne po kete moment; [qe po bisedojme]
    "po e lexoj" = jam duke e lexuar;
    "qe kete liber" = [po ate] te njejtin liber [ne fjale]; librin qe e/ta permend-e/a; librin per te cilin po bisedojme;

    e qe e zberthyer do te tingellonte:
    Pikerisht ne po kete moment [qe po bisedojme] jam duke e lexuar te njejtin liber qe e/ta permend-e/a;

    Ne pjesen e trete fuqia e variables se perdorur merr te gjitha kuptimet e nevojshme te kontekstit aktual ne lidhje me subjektin e bisedes.

    Megjithese gjymtyra e fyndit e fjalise origjinalisht rrjedh nga "shih (nje) kete'" e jo "qe kete" qe eshte deri dikund ekuivalent kuptimor i formes burimore per t'u kuptuar me lehte ne shembull. Prandaj ajo ne procesin e shkurtimit perjeton edhe nje korruptim tingullor shtese duke dhene: qi't liber.

    Qetash po e lexoj q'it liber = Pikerisht ne kete moment (derisa po bisedojme) jam duke e lexuar po kete/ate liber.

    Vereni forcen shprehese qe ia dhuron paskajorja "po e lexoj" per dallim nga "jam duke e lexuar" sintakses se formulimit semantik pastaj krahasoni...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #195
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Me sa di une asht percjellorja qe ban "tuj e lexu" (geg) kunderjt percjellores tjeter "duke e lexuar" (tosk). Ndersa paskajorja eshte "me lexu", psh po ulem me lexu. dhe mbas 5 minutash vjen percellorja - paj jom tuj lexu.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #196
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Me sa di une asht percjellorja qe ban "tuj e lexu" (geg) kunderjt percjellores tjeter "duke e lexuar" (tosk). Ndersa paskajorja eshte "me lexu", psh po ulem me lexu. dhe mbas 5 minutash vjen percellorja - paj jom tuj lexu.
    Krejt flaken ia ke qite!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 14-04-2008 mė 21:38
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #197
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po mesoj si gjuhen perlat.

    Seriozisht tani, me duket se nuk ka paskajore ne toskerisht " po rri me lexu" psh, andaj perdoret pjesorja/percjellorja duke/lexuar. Kjo eshte arsyeja pse e mbaj mend. Po mbase gabohem se u be gjate kohe.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #198
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Me sa di une asht percjellorja qe ban "tuj e lexu" (geg) kunderjt percjellores tjeter "duke e lexuar" (tosk). Ndersa paskajorja eshte "me lexu", psh po ulem me lexu. dhe mbas 5 minutash vjen percellorja - paj jom tuj lexu.
    me ngel ke gegnishtja e vjeter do na duhej me pas pėrkthyes.
    gjuha eshte si nje peme e vogel qe rritet e rritet.

  9. #199
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    me ngel ke gegnishtja e vjeter do na duhej me pas pėrkthyes.
    gjuha eshte si nje peme e vogel qe rritet e rritet.
    drague ne qe flasim edhe gegerisht edhe toskerish i bie qe ne flasim nje gjuhe te huaj
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  10. #200
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga elsaa Lexo Postimin
    drague ne qe flasim edhe gegerisht edhe toskerish i bie qe ne flasim nje gjuhe te huaj
    Keshtu sygjeronin demagoget komuniste me parollen "nje komb nje gjuhe" duke pretenduar se ne paskemi qene dy kombe te ndryshme dhe paskemi pasur dy gjuhe te ndryshme e jo dialekte te se njejtes. [keshtu per ta njesuar -hoqen njeren!]

    Arshi Pipa,
    (ne artikullin te shteku qe kallnoi caladero).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 20 prej 53 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •